MUJI PRET BAJLOZIN E DETIT TE ZI
O,lum e lum ,o zot ,i lumi zot/
E qėnka qenė ky baloz i zi
E kalon krejt Detin e Zi
e qė del nė kufi tė Jutbinės
dhe banrrėn Jutbinės ja rrėzon
rrafsh me tokė ,thiu ,e ka rrėzue
banrrėn e vet ai e ka vėnė
mbapsh ,thiu ,ėshtė kthye
dhe tri ditė a ndal me pushue
nė vend njė letėr e ka shkrue
te qiraxhitė ,thiu ,e qėnkqa shkue
-Qiraxhi ,kur jini duke udhėtue
mbas bagėtive kemi me shkue
Ē’ka po kėrkoni kėt letėr me ēue?
ndonjė dukat ke me na pague
-Emin Agės nė dorė me ja ēue
shpejt te Aga letrėn ma kanė ēue
e merr letrėn aga me e kėndue
lot pėr faqe t’mjerit janė duke i shkue
s’po di arsyen se ēka me mbarue
Nė beden tė kullės aga ka hyrė
E po e zbraz pushkėn e haberit( lajmit)
Kreshnikėt shokėt e e tij e kanė dėgjue
E tė gjithė mire qėnkan shtrėngue
E tek Emin Aga shpejt qėnka shkue
Emin Aga para u ka dale
E qoftė pėr hajėr lajm na ke ēue
Ēfarė lajmi thonė me na kallxue?
-Lajmi i zi na ka ardh
jua nxjerr letrėn pėr ta kėndue
Osman Aga nė kėmb na u ēue
E merr letrėn pėr me kėndue
-Haj medet ne ēka paska shkrue
Njėmijė copa gjedh ju a due
posht katėrqind kile njė eksiq se due
dhe tė majme duhet tė qėllojnė
dhjete varganė(karvan) me grurė me i qėrue
dhjetė varganė grurė me i ngarkue
dhe nė kufij me mi ēue
ja nė mejdan me mė dale mue
Ah tanė kreshnikėt kryet e kanė ungjė(ulė)
Ja nė mejdan me mė dale mue
Ja ē ‘ka kam lyp ,ju mos me ma ēue
krejt Jutbinėn kam me e farue !
Osman Aga ja ka nis e po flet:
-Hajmedet ēka na ka gjet
O njė nė mejdan atij s’mundemi me i dalė
Shtatėdhjetė mbretėri ai thi i ka marrė
Te tanė haraēin janė duke ja ēue
Duhet mallin ēka lyp me ja ēue
O hajmedet qėnkan kujtue:
-Duhet mallin me ja ēue
dhe ka nis mallin me ja nda
njėmijė copė thiut ma ja ba
nėn katėrqind kile mėposht nuk i due
edhe tė majme for me qėllue
Dhjetė karvanė me grurė me ja qėrue
Edhe me ato bukė me ja pėrgatit
Pėr njė mot kena me u lirue !
Ja kanė nis bagėtinė e po ja ndajnė
Po mė ish kanė dhe Mujė fukaraja
E dy vllazėn ata ishin kanė
Mujin e Halilin jetim baba i ka lanė
Tetėmbėdhjet vjet Muji i pat lanė
Fukara Muji ka qėllue
Kur po gatisin bagėtinė Muji po I tubon
Gja Mujit nuk mund me i shkrue
-Atė gja ai me na i rue
Tana gjatė ja kanė nis me i da
U kanė nisė gjanė tu Emin Aga me i ēue
Te Emini i kanė tubue
Edhe Mujin rrogėtar e kanė shkrue
N’ Bjeshkė tė Zeza pėr me i ēue
Me i kullotė Muji mirė me i rue
Edhe Muji gjanė nė agim po i merr
E nė Bjeshkė t’Zeza po m’i qet
S a ka qėnė dita Muji i ka kullot
Nė mbrėmje te shpija i ka ēue .
Emin Aga gjėsė para u ka dal
Ja ka nis gjėnė e po i numėron
-Ore Muji bre djalė !-i ka thėnė
dy gja nė bjeshkė i paske lėnė
ato tė dyja sonte ti me m’i pru
ja kryet mrena ,tybe ,nė ket shpi!
Sa fort Muji paska pritue
Mirė mobuzėn nė krah po e qet
E nė Bjeshkė t’Zeza Muji po del
Pėrrue mė pėrrue o breg mė breg
Duke i lyp hiē kurkund s’i gjet.
E nė njė pėrrue Muji kur po shkon
Dy fėmij i gjen tuj bėrtit
Sa po mundin fėmijtė po piskasin .
Ngadalė Muji nė atė prue po shkon
Te fėmijtė kur ka shkue
Britmė tė madhe fėmija paskan ēue.
Ndėrmjet djepave Muji mė ish hi
Tė dy lidhun djepat ishin kanė
Ja ka nis fėmijt po i pėrkund
Edhe vajin fėmijtė e kanė ndalė.
Edhe gjumi aty Mujin po e merr
E ja ka nis kerrshi po kėrcet
Edhe gjumi Mujit po i del
Nja dy Zana ,tha ,Muji po i sheh,
si dy diella ato qė po bėjnė,
ashtu dritė zanat si po bėjnė!
Prap Muji n’gjumė ėshtė ra me fjet
Krisėm kerrshit e ushtimė po i shkon
Ato zana te djepat po vijnė
Afėr ato kur janė afrue
–Kuku motėr,ēka u marue?
Ndėrmjet djepave dikush tek ėshtė ra
Tė dy djemt ,oj motėr i ka mbyt!
Duke brit zanat dhe duke shkue,
I gjejnė djepat tė dy mbulue ishin kanė
Edhe djepat shpejt kur i shpalojnė
Edhe gjumi fėmijtė mi ka zėnė .
Shqelm Mujit zanat i kanė rėnė
Muji shpejt more qėnka ndreq
-Po ty kėtu ,n’kėt vakt ,kush t’ ka pru?
Dy gja nė mal mė kanė mbetur mua
Po unė jam dalė sonte me i lypė,
E nė kėt pėrrue kur jam hi,
I kam gjet tue britė kėta dy fėmijė
Gjynah i madh m’ka ardh mue
E kam ardh i kam pėrkund
Ato gjumi o i ka zan
Unė jam ndal kėta fėmij me i rue .
-Ori motėr kėti ēka t’i bajmė?
Duhet shpėrblim ,oj motėr ,me i dhėnė,
Shpėrblim tė madh kėti duhet me i dhanė.
-Fol bre djalė ēka po don ?
a don mall,sa duhesh me tė dhanė
A po don kerrsh ,dukat ta bajmė?
A po don fuqi me tė dhanė?
E me krali ti me u mbrojt,
Ku ah n’mejdan
ty s’mundet me tė dale
Se krejt harab ti ke me i ba!
A ndal Muji e ėshtė kujtue
< Me lypė mall –o sa due unė
vjen balozi ka me mi marrė
kėtė kerrsh dukat me ma ba
vjen balozi thiu e ma zapton
ēka mė ngjan e gjė mbi dhe nuk m’i len>
-E n’paē takat(fuqi)mirė me mė dhanė,
me krajli unė me e prapue ?
Motra e madhe te voglės i ka thanė
Je ma e re e gjinin ma tė forte ma ke
Epi gji ,lum motra ,qė tė pine,
E fuqi kėtij djali me i dhanė,
Nder krajli djali me davranue !
-Hajde djalė thithe gjirin (cicėn)!
Ka shkuar Muji ka nisė me pi
Pikė mė pikė nji cicė e kish pi
-Kape gurin ,djalo ,njėmijė kile
Njėmijė kile gurin me peshue !
E t’ja ngjit gurit njėmijė kile
Deri n’krye Muji ma ka ēue
Epi hov ku mujsh me gjue!
E pesė metra larg gurin ma ka gjue.
-A don ma fuqi ty me tė dhanė?
Po sa tė kesh takat
mue me mė dhanė
se me krajli unė kam me luftue!
Tjetrėn sisė ,zana po ma nxjerrė,
ja ka nisė Muji po ma thithė,
pikė mė pikė edhe kėtė ma ka pi.
-Rroke gurin ,djalo,njėmijė kile!
E rrok gurin Muji njėmijė kile
I ep hov e mundet me e qitė;
Tetėdhjetė metra larg po e qet.
Motra e madhe ,zana ,po bėrtet:
-Shumė fuqi kėti tha i ke dhėnė,
Ėshtė i ri e mend dro a qė e lanė
krejt harabe ai kėtė dyje e ban!
edhe Muja ,gajle , thotė se kam
-Ore djalo! –po m’i paska thanė,
e ti emrin ,djalė si e ke ?
-Unė emrin Muj e kam
E shumė fat ,bre djalė,ti paske pas
E me ne ,more ,ti je vllaznue
Shumė fuqi ty kemi me tė dhėnė
sa te jetė jeta ti ke me qėnė
kėnga jote Muj ka me u kėndue
e pėr gėzime ,Kėngė kanė me tu kėndue
E emir yt Mujė s’ka me u harue !
Ore Mujė bre !-djalit mi kanė thanė
Motra me ty duam me u ba ,
e sa herėn ngusht ,ti ke me qenė
o motėra na ty kemi me tu ba
vetėm se fėmijtė ti na i ke rue
Dy lopėt zana ja kanė lėshue
I merr lopėt Muji e ka fillue
E pėr shtėpi o m’i ka ēue .
Dielli besa nalt ėshtė ēue
Emin Aga vet ka dalė
Gjashtė ēoban me vete mi ka marrė
Po e shohin Mujin gjėnė qė po e bjen
Mujin ēobant ngjau qe shumė po shajnė
Mujit mėrzi m’i ka ardhė,
Pėr krahėsh Muji kur jua ngjet
Fluturim ,besa ,larg po i qet !
Emin Aga sa mundet po ik
-Ikni shokė! –Emini u paska thanė
edhe mėnt Mujin e paskan lanė!
E te Emin Aga Muji kur ka shkue
Tė tanė kreshnikėt aty qėnkan ardhė,
Fjalėn Muji e ka marrė:
Kėta gja ju kini me i marrė,
Vetė bajlozit pritėn kam me ja xanė
E me tė unė dua me da mejdan.
Emin aga Mijit i ka thėnė:
-Dorinė e mejdanit ty ta paēa dhanė
shpatė e nizdrak tė mijat t’i kam dhanė
Dy kobure nė shokė ja ka dhanė
E pėr hajėr more Mujit ja kanė ba .
Edhe Muji qėnka shtrėngue
E po shkon Bajlozit nė prit me I dalė:
-Prite Mujin e ka me ardhė
e ka ndėrmend neser me dalė.
Dorisė nė shpin Muja ju ka gjue
Ka marrė udhėn te balozi ka shkue
Tre sahat kur iu kish afrue :
-Haram tė qoftė ,gjog, mbajten qė tė kam ba
ne vend te tagjisė oriz aga tė ka dhanė!
E rrapllimė tė madhe ti me ēue ,
Tokėn nėn gurė balozit me ja lue
Jargėt nė gjyk atij me jagjue !
Ja nis gjogu po turfullon
Jargėt bajlozit n’grykė po ja qet
Rrapėllimė tė madhe paska ēue,
Tokė e krresh ,bajlozit ,po ja lue;
Piskamė tė madhe Muji paska ēue
Dymbėdhjet zana n,gjoks Mujit i kanė le
Piskamė tė madhe trimi ka marue ,
Atė piskamė bajlozi e ka ndėgjue
Prej njeriut kjo piskamė nuk ėshtė
Prej kudreti ē’ka tek unė po vjen !
O ,thotė bajlozi ,e si vetėtim asht ēue
Edhe topuz bajlozi ja qet;
Jam tehir (gati) nė mejdan me tė dalė!
Aspak Mujin topuzi se ka marrė
N’shpinė tė sharkut bajlozi i ka ra
Hov tė madh Muji ka ba
Shumė stėrvit gjokun e kish mėsue
E nė dy gjunj gjoku asht palue
O afėr Muji ju kish afrue
edhe me shpatė nė krye mi ka mėshue
gjysmėn e kresė ja ka shkurtue
e me sy tė prishun nė gjog ja ka gjue ,
prej dories nė tokė e koka ka ra
bajlozit koka ka qėnė tuj shpurthė
kryet Muji ja ka kėputė,
nė dueq kryet ja ka shti
gjak i madh aty ish ba
krejt gjaku Mujin e ka mbulue
Askund Mujin s’ka mujt me varrue
Po n‘shtat dorinė ja kish plague.
Ka marrė udhėn Muji pėr ship me ardhė
Kryet e bajlozit nė bigė ja ka marrė;
Ka marrė udhėn nė Jutbinė ka shkue
E pėrpara Mujit shokėt mi kanė dale
Krejt i kuq Muji ish qenė mbarue
Nė kullė te hekrit trimi kur ka shkue .
_Shihni kryet e bajlozit e kam marrė
e dy ēopash kryet ja kam da
me shpatė kryet ja kam shkurtue
ma bajloz s’ka me sundue !
Krijoni Kontakt