Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 97
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    MUJI PRET BAJLOZIN E DETIT TE ZI


    O,lum e lum ,o zot ,i lumi zot/
    E qėnka qenė ky baloz i zi
    E kalon krejt Detin e Zi
    e qė del nė kufi tė Jutbinės
    dhe banrrėn Jutbinės ja rrėzon
    rrafsh me tokė ,thiu ,e ka rrėzue
    banrrėn e vet ai e ka vėnė
    mbapsh ,thiu ,ėshtė kthye
    dhe tri ditė a ndal me pushue
    nė vend njė letėr e ka shkrue
    te qiraxhitė ,thiu ,e qėnkqa shkue
    -Qiraxhi ,kur jini duke udhėtue
    mbas bagėtive kemi me shkue
    Ē’ka po kėrkoni kėt letėr me ēue?
    ndonjė dukat ke me na pague
    -Emin Agės nė dorė me ja ēue
    shpejt te Aga letrėn ma kanė ēue
    e merr letrėn aga me e kėndue
    lot pėr faqe t’mjerit janė duke i shkue
    s’po di arsyen se ēka me mbarue
    Nė beden tė kullės aga ka hyrė
    E po e zbraz pushkėn e haberit( lajmit)
    Kreshnikėt shokėt e e tij e kanė dėgjue
    E tė gjithė mire qėnkan shtrėngue
    E tek Emin Aga shpejt qėnka shkue
    Emin Aga para u ka dale
    E qoftė pėr hajėr lajm na ke ēue
    Ēfarė lajmi thonė me na kallxue?
    -Lajmi i zi na ka ardh
    jua nxjerr letrėn pėr ta kėndue
    Osman Aga nė kėmb na u ēue
    E merr letrėn pėr me kėndue
    -Haj medet ne ēka paska shkrue
    Njėmijė copa gjedh ju a due
    posht katėrqind kile njė eksiq se due
    dhe tė majme duhet tė qėllojnė
    dhjete varganė(karvan) me grurė me i qėrue
    dhjetė varganė grurė me i ngarkue
    dhe nė kufij me mi ēue
    ja nė mejdan me mė dale mue
    Ah tanė kreshnikėt kryet e kanė ungjė(ulė)
    Ja nė mejdan me mė dale mue
    Ja ē ‘ka kam lyp ,ju mos me ma ēue
    krejt Jutbinėn kam me e farue !
    Osman Aga ja ka nis e po flet:
    -Hajmedet ēka na ka gjet
    O njė nė mejdan atij s’mundemi me i dalė
    Shtatėdhjetė mbretėri ai thi i ka marrė
    Te tanė haraēin janė duke ja ēue
    Duhet mallin ēka lyp me ja ēue
    O hajmedet qėnkan kujtue:
    -Duhet mallin me ja ēue
    dhe ka nis mallin me ja nda
    njėmijė copė thiut ma ja ba
    nėn katėrqind kile mėposht nuk i due
    edhe tė majme for me qėllue
    Dhjetė karvanė me grurė me ja qėrue
    Edhe me ato bukė me ja pėrgatit
    Pėr njė mot kena me u lirue !
    Ja kanė nis bagėtinė e po ja ndajnė
    Po mė ish kanė dhe Mujė fukaraja
    E dy vllazėn ata ishin kanė
    Mujin e Halilin jetim baba i ka lanė
    Tetėmbėdhjet vjet Muji i pat lanė
    Fukara Muji ka qėllue
    Kur po gatisin bagėtinė Muji po I tubon
    Gja Mujit nuk mund me i shkrue
    -Atė gja ai me na i rue
    Tana gjatė ja kanė nis me i da
    U kanė nisė gjanė tu Emin Aga me i ēue
    Te Emini i kanė tubue
    Edhe Mujin rrogėtar e kanė shkrue
    N’ Bjeshkė tė Zeza pėr me i ēue
    Me i kullotė Muji mirė me i rue
    Edhe Muji gjanė nė agim po i merr
    E nė Bjeshkė t’Zeza po m’i qet
    S a ka qėnė dita Muji i ka kullot
    Nė mbrėmje te shpija i ka ēue .
    Emin Aga gjėsė para u ka dal
    Ja ka nis gjėnė e po i numėron
    -Ore Muji bre djalė !-i ka thėnė
    dy gja nė bjeshkė i paske lėnė
    ato tė dyja sonte ti me m’i pru
    ja kryet mrena ,tybe ,nė ket shpi!
    Sa fort Muji paska pritue
    Mirė mobuzėn nė krah po e qet
    E nė Bjeshkė t’Zeza Muji po del
    Pėrrue mė pėrrue o breg mė breg
    Duke i lyp hiē kurkund s’i gjet.
    E nė njė pėrrue Muji kur po shkon
    Dy fėmij i gjen tuj bėrtit
    Sa po mundin fėmijtė po piskasin .
    Ngadalė Muji nė atė prue po shkon
    Te fėmijtė kur ka shkue
    Britmė tė madhe fėmija paskan ēue.
    Ndėrmjet djepave Muji mė ish hi
    Tė dy lidhun djepat ishin kanė
    Ja ka nis fėmijt po i pėrkund
    Edhe vajin fėmijtė e kanė ndalė.
    Edhe gjumi aty Mujin po e merr
    E ja ka nis kerrshi po kėrcet
    Edhe gjumi Mujit po i del
    Nja dy Zana ,tha ,Muji po i sheh,
    si dy diella ato qė po bėjnė,
    ashtu dritė zanat si po bėjnė!
    Prap Muji n’gjumė ėshtė ra me fjet
    Krisėm kerrshit e ushtimė po i shkon
    Ato zana te djepat po vijnė
    Afėr ato kur janė afrue
    –Kuku motėr,ēka u marue?
    Ndėrmjet djepave dikush tek ėshtė ra
    Tė dy djemt ,oj motėr i ka mbyt!
    Duke brit zanat dhe duke shkue,
    I gjejnė djepat tė dy mbulue ishin kanė
    Edhe djepat shpejt kur i shpalojnė
    Edhe gjumi fėmijtė mi ka zėnė .
    Shqelm Mujit zanat i kanė rėnė
    Muji shpejt more qėnka ndreq
    -Po ty kėtu ,n’kėt vakt ,kush t’ ka pru?
    Dy gja nė mal mė kanė mbetur mua
    Po unė jam dalė sonte me i lypė,
    E nė kėt pėrrue kur jam hi,
    I kam gjet tue britė kėta dy fėmijė
    Gjynah i madh m’ka ardh mue
    E kam ardh i kam pėrkund
    Ato gjumi o i ka zan
    Unė jam ndal kėta fėmij me i rue .
    -Ori motėr kėti ēka t’i bajmė?
    Duhet shpėrblim ,oj motėr ,me i dhėnė,
    Shpėrblim tė madh kėti duhet me i dhanė.
    -Fol bre djalė ēka po don ?
    a don mall,sa duhesh me tė dhanė
    A po don kerrsh ,dukat ta bajmė?
    A po don fuqi me tė dhanė?
    E me krali ti me u mbrojt,
    Ku ah n’mejdan
    ty s’mundet me tė dale
    Se krejt harab ti ke me i ba!
    A ndal Muji e ėshtė kujtue
    < Me lypė mall –o sa due unė
    vjen balozi ka me mi marrė
    kėtė kerrsh dukat me ma ba
    vjen balozi thiu e ma zapton
    ēka mė ngjan e gjė mbi dhe nuk m’i len>
    -E n’paē takat(fuqi)mirė me mė dhanė,
    me krajli unė me e prapue ?
    Motra e madhe te voglės i ka thanė
    Je ma e re e gjinin ma tė forte ma ke
    Epi gji ,lum motra ,qė tė pine,
    E fuqi kėtij djali me i dhanė,
    Nder krajli djali me davranue !
    -Hajde djalė thithe gjirin (cicėn)!
    Ka shkuar Muji ka nisė me pi
    Pikė mė pikė nji cicė e kish pi
    -Kape gurin ,djalo ,njėmijė kile
    Njėmijė kile gurin me peshue !
    E t’ja ngjit gurit njėmijė kile
    Deri n’krye Muji ma ka ēue
    Epi hov ku mujsh me gjue!
    E pesė metra larg gurin ma ka gjue.
    -A don ma fuqi ty me tė dhanė?
    Po sa tė kesh takat
    mue me mė dhanė
    se me krajli unė kam me luftue!
    Tjetrėn sisė ,zana po ma nxjerrė,
    ja ka nisė Muji po ma thithė,
    pikė mė pikė edhe kėtė ma ka pi.
    -Rroke gurin ,djalo,njėmijė kile!
    E rrok gurin Muji njėmijė kile
    I ep hov e mundet me e qitė;
    Tetėdhjetė metra larg po e qet.
    Motra e madhe ,zana ,po bėrtet:
    -Shumė fuqi kėti tha i ke dhėnė,
    Ėshtė i ri e mend dro a qė e lanė
    krejt harabe ai kėtė dyje e ban!
    edhe Muja ,gajle , thotė se kam
    -Ore djalo! –po m’i paska thanė,
    e ti emrin ,djalė si e ke ?
    -Unė emrin Muj e kam
    E shumė fat ,bre djalė,ti paske pas
    E me ne ,more ,ti je vllaznue
    Shumė fuqi ty kemi me tė dhėnė
    sa te jetė jeta ti ke me qėnė
    kėnga jote Muj ka me u kėndue
    e pėr gėzime ,Kėngė kanė me tu kėndue
    E emir yt Mujė s’ka me u harue !
    Ore Mujė bre !-djalit mi kanė thanė
    Motra me ty duam me u ba ,
    e sa herėn ngusht ,ti ke me qenė
    o motėra na ty kemi me tu ba
    vetėm se fėmijtė ti na i ke rue
    Dy lopėt zana ja kanė lėshue
    I merr lopėt Muji e ka fillue
    E pėr shtėpi o m’i ka ēue .
    Dielli besa nalt ėshtė ēue
    Emin Aga vet ka dalė
    Gjashtė ēoban me vete mi ka marrė
    Po e shohin Mujin gjėnė qė po e bjen
    Mujin ēobant ngjau qe shumė po shajnė
    Mujit mėrzi m’i ka ardhė,
    Pėr krahėsh Muji kur jua ngjet
    Fluturim ,besa ,larg po i qet !
    Emin Aga sa mundet po ik
    -Ikni shokė! –Emini u paska thanė
    edhe mėnt Mujin e paskan lanė!
    E te Emin Aga Muji kur ka shkue
    Tė tanė kreshnikėt aty qėnkan ardhė,
    Fjalėn Muji e ka marrė:
    Kėta gja ju kini me i marrė,
    Vetė bajlozit pritėn kam me ja xanė
    E me tė unė dua me da mejdan.
    Emin aga Mijit i ka thėnė:
    -Dorinė e mejdanit ty ta paēa dhanė
    shpatė e nizdrak tė mijat t’i kam dhanė
    Dy kobure nė shokė ja ka dhanė
    E pėr hajėr more Mujit ja kanė ba .
    Edhe Muji qėnka shtrėngue
    E po shkon Bajlozit nė prit me I dalė:
    -Prite Mujin e ka me ardhė
    e ka ndėrmend neser me dalė.
    Dorisė nė shpin Muja ju ka gjue
    Ka marrė udhėn te balozi ka shkue
    Tre sahat kur iu kish afrue :
    -Haram tė qoftė ,gjog, mbajten qė tė kam ba
    ne vend te tagjisė oriz aga tė ka dhanė!
    E rrapllimė tė madhe ti me ēue ,
    Tokėn nėn gurė balozit me ja lue
    Jargėt nė gjyk atij me jagjue !
    Ja nis gjogu po turfullon
    Jargėt bajlozit n’grykė po ja qet
    Rrapėllimė tė madhe paska ēue,
    Tokė e krresh ,bajlozit ,po ja lue;
    Piskamė tė madhe Muji paska ēue
    Dymbėdhjet zana n,gjoks Mujit i kanė le
    Piskamė tė madhe trimi ka marue ,
    Atė piskamė bajlozi e ka ndėgjue
    Prej njeriut kjo piskamė nuk ėshtė
    Prej kudreti ē’ka tek unė po vjen !
    O ,thotė bajlozi ,e si vetėtim asht ēue
    Edhe topuz bajlozi ja qet;
    Jam tehir (gati) nė mejdan me tė dalė!
    Aspak Mujin topuzi se ka marrė
    N’shpinė tė sharkut bajlozi i ka ra
    Hov tė madh Muji ka ba
    Shumė stėrvit gjokun e kish mėsue
    E nė dy gjunj gjoku asht palue
    O afėr Muji ju kish afrue
    edhe me shpatė nė krye mi ka mėshue
    gjysmėn e kresė ja ka shkurtue
    e me sy tė prishun nė gjog ja ka gjue ,
    prej dories nė tokė e koka ka ra
    bajlozit koka ka qėnė tuj shpurthė
    kryet Muji ja ka kėputė,
    nė dueq kryet ja ka shti
    gjak i madh aty ish ba
    krejt gjaku Mujin e ka mbulue
    Askund Mujin s’ka mujt me varrue
    Po n‘shtat dorinė ja kish plague.
    Ka marrė udhėn Muji pėr ship me ardhė
    Kryet e bajlozit nė bigė ja ka marrė;
    Ka marrė udhėn nė Jutbinė ka shkue
    E pėrpara Mujit shokėt mi kanė dale
    Krejt i kuq Muji ish qenė mbarue
    Nė kullė te hekrit trimi kur ka shkue .
    _Shihni kryet e bajlozit e kam marrė
    e dy ēopash kryet ja kam da
    me shpatė kryet ja kam shkurtue
    ma bajloz s’ka me sundue !

  2. #42
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Tė paktėn dy krahina quhen Krahinė por tė deformuar nė shkinishte: Kranjska nė Slloveni dhe Kraina e Jutbinės.

    Duket se kur sllavėt formuan "sklaviniat" e tyre, kreshnikėt veē i kishin tė formuara "krahinat" e tyre.

    Krahina e Jutbinės, aty ku jetuan vėllezėrit Basha, sot quhet Kraina dhe banohet nga serbė tė vendosur aty gjatė sundimit osman.

  3. #43
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Ja edhe nje permbledhje te kengeve te kreshnikeve te perkthyera edhe ne anglisht nga Robert Else, ku nder te tjera flitet edhe per origjinen e ketyre kengeve.

    http://www.amazon.com/Songs-Frontier...5164126#reader

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #44
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Per te mos e pershkruar kenget po ua sjelli disa krahina te kenduara nga rapsodet tone qe me aq dashuri dhe frymezim i kendojne krahinat per Mujen e Halilin. Degjojeni krahinen e Nikoll Bajraktarit , te cilen e ka kenduar rapsodi yne i nderuar Sefe Mleqani, qe ishte rapsodi qe me se miri i kendonte krahinat .
    Degjojeni qfare thesari ka rujate populli yne .




    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #45
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Arnaut Osmanit e kenduar nga rapsodi me i madh i krahinave ( kengeve te kreshnikeve ) Sefe Mleqanit




    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #46
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Kralit te Zadranit e kenduar nga Sefe Mleqani



    ATDHEU MBI TE GJITHA

  7. #47
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Kenge Krahinash nga Rapsodet e mirenjohur Feriz dhe Ali Krasniqi. Poashtu Salih , Feriz dhe Ali Krasniqi ishin duajen te kendimit te krahinave per Mujen e Halilin. Keto variante jane variantet me origjinale qe jane kenduar dhe kendohen ende nga rapsodet anembane Kosoves.





    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #48
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Talit kur eshte zane jesir ( rob ) , kenduar nga rapsodet e mirenjohur Salih dhe Feriz Krasniqi , interpretimi me i mire i kesaj krahine ,





    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. #49
    Krahina e Jutbines sipas studiusve ndodhet ne Kroacine e sotme. Ndersa "ngjarjet" zhvillohen diku nga shekulli i 5-te apo i 6-te pas Krishtit ose me vone, por jo para shekulit te 5-te. Per faktin se aty flitet per luftra kunder sllaveve, dhe historia na meson se sllavet erdhen ne Ballkan rreth shekullit te 5-te pas Krishtit. Natyrisht si Mujo-Halili si edhe Gjergj Elez Alia, konsiderohen si mitologji dhe jo si histori. Nuk ka prova historike te ekzistences se ketyre luftetareve. Gjeto Basho Muji, nuk eshte gje tjeter por vetem nje krijim mitologjik popullor. Ku perdoret shume metafora dhe hiperbolizimi. E njejta gje ndodh me vone me Gjergj Elez Aline, qe paraqitet si nje njeri i madh dhe shume i forte, qe lufton kunder Balozit te Zi. Balozi i Zi qe vjen nga deti, perfajqeson pushtuesin turk, turqit e zije qe vijne nga deti ne trojet shqiptare. As per Gjergj Elez Aline nuk ka prova historike per ekzistencen e tije.

  10. #50
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Neqofte se bazohemi ne gojdhenat popullore se te paret e shumices se fiseve te veriut kane ardhur nga Bosnja dhe Dalmacia pas shek. XV, mund te kete ndodhur qe krahinat ( apo kenget e Krahines ) te pershkrujane ngjarjet qe jane zhvilluar gjate periudhes turke, perkatesisht lufterave qe jane zhvilluar mes popullesise se mbetur ilire qe u islamizua dhe krajlave sllav dhe hungareze, ne zonen kufitare te Krahines ne te cilen dokumentohet se ka pasur konflikte te vazhdueshme. Pasi keto fise e humben luften filluan te largohen nga Krahina, Klladusha, Jutbina dhe te migrojne drejt lindjes dhe jugut duke marre me vete edhe kete thesar. Poashtu eshte interesant se edhe boshnjaket e e njohin kete melos per te vetin dhe . Gjithashtu nuk perjashtohet mundesia qe ky epos eshte mbishtresim i eposit te meparshem qe lidhet edhe me luften dhe qendresen qe e kane bere fiset ilire gjate ardhjes se sllaveve.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  11. #51
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    ēfar gjuhe jan keta emra Mujo, Halil, Hajkune etj. ... ose Elez e Ali (Gjegj Elez Alia) ???

  12. #52
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Kenga e Pavle Harambashit e kenduar nga doajente e foklorit shqiptar Salih dhe Feriz Krasniqi nga fshati Drenovc i Malisheves- Krahina e Llapushes.







    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  13. #53
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Kenga e Ali Bajraktarit e kenduar nga Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenoci i Llapushes




    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  14. #54
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Vazhdon nga postimi i fundit:



    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  15. #55
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Ymerit djalit te Mujes - kenduar nga rapsodet Feriz dhe Ali Krasniqit nga Drenovci i Llapushes.









    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  16. #56
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga SHKOZA Lexo Postimin
    Ja edhe nje permbledhje te kengeve te kreshnikeve te perkthyera edhe ne anglisht nga Robert Else, ku nder te tjera flitet edhe per origjinen e ketyre kengeve.

    http://www.amazon.com/Songs-Frontier...5164126#reader

    SHKOZA nga Prizreni
    E gjeta nje shkrim per Robert Elsie, fillon keshtu:


    Cdo gja e mire Shqiptareve u vjen prej Shkjeve
    Cdo gja e keqe Shqiptareve u vjen prej Tartareve
    -- Robert Elsie--


    e pastaj vazhdon ma poshte dikund:


    ROBERT ELSIE

    Sot Robert Elsie shkruen per authenticitetin tone sikur ai me qenė vete Lek Dukagjini. Ne fjalorin e termave tė librit tė tij “Songs of Frontier Worriors” (SFW), Kange Kreshnikesh ("KK") ai refuzon me e identifikue Gjeto Basho Mujin si hero i mitologjise shqiptare. Ai jep vetem reference per emnin Mujo. Gjithashtu Ai refuzon me identifikue Sokol Halilin si Sokol, dhe jep vetem referenca per Halil (SFW, 370). Areseja qė ai refuzon me i identifikue keta dy emna kaq popullore nė Malcine e Madhe, Rugove, Dukagjin e Kosove asht se kjo do ta shtynte autencitetin e Epikes drejt burimeve shqiptare, cka asht e papranueshme per Elsien.
    Ne spjegimin e Mujit, tue lane mbas doret fjalen shqiptare me mujte, Elsie thote se emni Mujo vjen prej emnit Mustafe. (Ai e permende kalimthi se shqiptaret thone se emni Mujo/Muji vjen prej fjales me mujte por e kalon kete fakt si dicka tė parandesishme -- natyrisht kur shqiptaret flasin per vetvetin s'u duhet vu mendja). Elsie shkruen se emni Gjeto asht huajte prej fjales Turko- Serbe ćetobaśha, kryetar cetet (se sa tė aferta janė serbishtja e turkishtja dihet), ndersa Basho asht marre prej emnit BylykBashi, nji titull Turk. ...


    Me teper mund te lexoni ketu:



  17. #57
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Galanit e kenduar nga Rapsodi Salih Krasniqi






    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  18. #58
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Ahmet Bylykbashit e kenduar nga rapsodi Salih Krasniqi






    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  19. #59
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Mujes kenduar nga rapsodi Bajram Baja nga Banja e Llapushes




    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  20. #60
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Krahina e Millosh Kapetanit e kendojne rapsodet Osman dhe Imer Sefa nga Mleqani i Llapushes






    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •