Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Një veçori e metodës së Çabejt në studimet folklorike është zbatimi i parimit diakronik. Kështu, në Esenë shkencore për baladën e njohur “Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut”, ai krahas analizës së thelluar të motivit kryesor dhe përqasjeve me simotrat ballkanike, trajton edhe etimologjinë e emrit të personazhit kryesor, shtresimet kulturore. Variantet arbëreshe janë më të hershme, ndërsa tek emri Ymer Ago (ose Imer Ago) shikon një ndikim islamik. Dijetari Eqrem Çabej, në referencë të një studiuesi hungarez, Karl Kerenji, na thotë se “prehistoriani i dëgjuar gjerman, Karl Shuhard shikon tek Odiseu “ilirin e vërtetë’, sepse ky mbretëron mbi ishuj që janë të sferës ilire dhe dallohet me urtësinë e me gjakun e ftohtë të tij prej heronjve të Iliadës”. (Vep. cit., f.208)
    Kontributi i Prof. Eqrem Çabejt në fushën e Etnokulturës është i veçantë, origjinal dhe shkencor.
    Ai ka trajtuar një rreth të gjerë problemesh të kulturës folklorike shqiptare nga një këndvështrimi kritik dhe ka dhënë teza dhe mendime që i kanë qëndruar kohës. Po përmendim studimet e tij si: “Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare”, “Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut”, “Djana dhe zana”, “Vatra dhe Bota në poezinë e De Radës”, “Themelet kulturore-historike: Populli dhe poezia e tij”, etj.
    Kur flet për një nga pasuritë kulturore më të gjera dhe më të çmuara të kombit tonë, këngëve të kreshnikeve ose “çifti vëllazëror, Muji e Halili”, gjen aty jo vetëm ndikime të islamizmit, por edhe gjurmë të kohës bizantine, madje shkon edhe më tej, gjen gjurmë tepër të lashta, gjurmë ilire. Ai shkruan se “Mua te Muji e Halili më pëlqen të shoh analogjinë shqiptare të lashtë e ndofta ilire të atij çifti vëllezërish trima që ndeshim te grekët (Dioksurët), keltët, gjermanët dhe indët (Açvins) si dhe në epopenë heroike armene: Sanazar dhe Aslimetik, të bijtë e mbretit Senekerin”. (Sh.Demiraj, f.40-41). Duke kuptuar kompleksitetin e origjinës dhe përhapjen e këtyre këngëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në vende të tjera të Europës dhe më tej, Çabej i madh thotë: “Ka shenja edhe për rolin dhënës të poezisë popullore shqiptare brenda këtij qerthulli epik”. (Po aty, f.41). Këtu sjell si argument ndërtim tri-pjesësh të emrave të heronjve të këtij cikli si: Gjergj Elez Alia, Destar Osman Aga, Sokol Hali Aga etj, etj; që barazohen me emrat e tyre tri-pjesësh me emra shqiptarë të Veriut si Ded Gjo Luli, Prek Bib Doda, Prelë Memë Ujka, (ky në Kosovë) me emra labe Metat Gjonligu, Isa Gjonzeneli, etj. Emra tri-pjesësh të personave ka pasur në Shqipëri edhe në kohën e mesme, si Gjin Bue Shpata, Tanush Muzak Topia, etj. Emra tri-pjesësh të personave, që i kanë së bashku, si Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, janë gjurmë të lashta të njësisë së dikurshme shqiptare. (Vep. e cit., f.41)
    Dijetari i talentuar nënvizon edhe një fakt tjetër se Gjergj Elez Alia, heroi popullor aq i kënduar ndër shqiptarë, boshnjakët muhamedanë e bullgarë, rron te këta dy popuj sllavë me emrin e parë shqiptar, Gjergj, Gerg.
    Studiuesit e këtij cikli kanë vënë re se figura dhe motive karakteristike për poezinë popullore jugosllave mungojnë në poezinë e sllavëve të tjerë. Çabej mendon se “rrjedhin prej nënshtrese ilire, të cilët sllavët jugorë e ndeshën kur pushtuan këto vise.” Këto analiza të mprehta krahasuese e kanë shpënë dijetarin Çabej në përfundimin madhor se “procesi sllavo-shqiptar i huamarrjes do të ketë qenë këtu i dyfishtë… Sllavët, në simbiozën që bënë me shqiptarët e moçëm, do të kenë marrë lëndën e këngëve të këtyre dhe do t’ua kenë kthyer pastaj rishtas në një trajtë http://www.albatlanta.com/webpub/pub...ub.asp?ID=1399

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi për postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  3. #82
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    A din dikush me naj shkru tekstet e kangëve të krahinave që janë aty sipër, se nuk kuptohen?

  4. #83
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Histori kurrë e shkrueme (AT ZEF PLLUMI)

    Histori kurrë e shkrueme

    AT ZEF PLLUMI


    Në një ditë, duke kujtuar fratin katolik At Zef Pllumi në tre vjetët e ndarjes nga jeta - risjellim një tekst të shkruar prej tij mbi një nga monumentet e kulturës shqiptare – “Eposin e kreshnikëve”, që u propozua dje për ta dërguar në UNESCO, si sugjerim për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë shpirtërore botërore





    Simbas udhëzimeve të At Bernardinit (Palaj), në ato vrojtimet e mia, që po i shkruej për të parën herë, mue më del se Cikli Legjendar i Kreshnikëve, asht një mbeturinë, fragment, ose reminishencë e nji eposi homerik. Ndërsa Homeri i këndoi mënisë së Akilit, këtu në eposin tonë kemi dy vllazën, Mujin dhe Halilin, që kanë të njajtat tipare me Hektorin dhe Lekë Paridin. Tanusha e Krajlit asht Helena e Trojës. Kotorret e Reja (Hercegnovi) asht Troja. Ashtu siç ishte i mbrojtun Akili nga zotat, përveç thembrës, po ashtu asht Gjeto Basho Muji i mbrojtun nga zanat.

    Simbas mendimit tem, ky Epos, i pashkruem ndonjiherë, por vetëm i transmetuem nëpërmjet nji trashëgimie gojore, brez mbas brezi, natyrisht ka ardhë tue pësue ndryshime, përshtatje të kohëve dhe adaptime nga ma të ndryshmet, ku përshkruhen të gjitha epokat. Gjergj Elez Alija paraqet rezistencën kundër invazionit saraçen. Dueli i tij me Harapin bahet sambas të gjitha rregullave e mjeteve kalorsiake të asaj kohe mesjetare të hershme që i paraprijnë shume dokeve dhe luftave antiturke, të cilat përshkruhen në eposin sllav. Gjithashtu në koleksionin: Benardin Palaj-Donat Kurti, dalin në pah disa heronj legjendarë, të cilët nuk kanë të bajnë me ciklin e dy vllazënve Muji dhe Halili, sikur janë: Lule Frangu, Gjergj Elez Alia etj. Fragmentet e mbledhuna të këtij Eposi shihet mirë se kanë nji origjinë arbnore, sepse ndër to nuk paraqitet lufta kundër nji invazioni të huej, por luftohet për bjeshkët, kullosat dimnore ose bregdetare, për nuse e vajza të grabituna, dashuni njerëzore e mbrojtje të nderit burrnor.

    Duhet të theksojmë se gjatë shekujve të fundit të mesjetës, prepotenca e të gjitha religjioneve kërkonte “Dishminë e fesë”. Kështu u desht që të gjitha kangët e Eposit të Kreshnikëve të fillonin me Dishminë e fesë:



    Lum për ty, oi madhi Zot

    Që s’jem kanë e Zoti na ka dhanë.




    Por fill mbas këtyne vargjeve zhvillohet Eposi i Kreshnikëve, i cili nuk njeh Zot, Krisht as Muhamet, por asht krejtësisht pagan, ku fuqitë e mbinatyrshme janë Orët, Zanat e Shtojzovallet, Dielli e Hana edhe tri dhitë me brina të artë, që kullosin ndër Lugje të Verdha, ku rrin forca e msheftë e Zanave; na dërgojnë në paralelizëm te mitologjia e popujve Hititë, ndoshta edhe te dashi me lkurë të artë në mitologjinë greke.

    Në këtë Eposin tonë Legjendar kemi edhe dy çashtje të tjera të randësishme: emnat muslimanë si dhe gjeografinë e vendosjes së ngjarjeve.

    Sa për emnat muslimanë, duhet të themi, se në kohën e turkut, ato ishin të imponuem. Marrim nji shëmbull. Në legjendat tona këndohet: Kostandini dhe Garentina. Ndërsa në motërzime sheh veprën Halili e Garria. Atëhere pvesim: çfarë ndryshimi ka Garentina me “Garria”?

    Pra shekujt kanë ba punën e vet, por gjurmët kanë mbetë të pashlyeshme. Kthejmë te emni i kryeheroit: Gjeto Basho Muji, i cili në versionet sllave thirret Çeto Basho Muji. Veprimet që nuk e kalojnë shekullin XVI. Thuhet se Çeto Basho Muji dhe Halili ishin persona historikë dhe i kanë vorret në Banja Lluka të Kranjës. Mund të jetë e vërtetë, sepse emnat e heronjëve legjendarë përdoren shpesh nga prindët për fëmijët e tyre. Ndërsa eposi ynë asht krejtësisht legjendar, pa kurrgja historike, krejt mitologjik. Gjeto asht emni shqiptar: i gjetuni, sepse edhe ky pësoi fatin e shumë herojve legjendarë si p.sh. Romuli e Remi, por këtë në vend që ta mbante ulkoja, muer gji prej Zanës së malit e kështu u ba drague. Por edhe emni islamik Mujo pothuajse asht nji përkthim i emnit shqip, sepse prijësi i madh i popullit të Izraelit kje edhe ai fëmijë i gjetun e i vunë emnin Moiseh. Kështu shkurtimi i emnit Musaja bahet Mujo (Moises).

    Megjithkëtë emnat muslimanë ishin nji mburojë pothuejse e domosdoshme për të sigurue lirinë e kangëve. Këto kangë nuk ishin vetëm kangë, por shkolla të vërteta ku malsorët shqiptarë mësojshin se çka asht burrnia, bujaria, trimnia, ndera, drejtësia e virtuti, doket e kanunet. Në çdo shtëpi shqiptari aty në mur qëndronte e varun lahuta. Mbasi rehatoheshin bagëtitë, aty rreth votrës ndizej zjarri flakada. I zoti i shtëpisë merrte lahutën dhe këndonte mirë apo keq, ashtu siç dinte, kangën e parë. Mbas tij e merrshin lahutën djemtë, kushrinjtë ose nipat, ndërsa ma të vogjlit, me vëmëndjen ma të madhe, ndigjojshin kangën kreshnike që shqiptohej dalëngadalë, përcjellë me tonin monoton të lahutës.

    Nuk ishte përrallë, por ishte mësimi ma i madh: çdo shqiptar ishte lindun për më u ba kreshnik, pra me to formoheshin idealet e jetës.

    Ky Epos Legjendar i Kreshnikëve shtrihej vetëm në një zonë të caktueme të Veriut të Shqipërisë. Nuk këndoheshin këto kangë as në Zadrimë, as në Pukë, as në Mirditë dhe as në Bregun e Bunës. Ishin veçori vetëm e malsorëve të Malësisë së Madhe ose të Lekëve. Këto fise janë Hoti, Gruda, Triepshi, Shkreli, Kelmendi (Vukël, Selcë, Nikç e Bogë), Kastrati si dhe Nikaj-Curraj e Krasniqja; Paci e Bytyçi janë Shkrel. Edhe në Dukagjin këndohet ky Cikli Legjendar, por vetëm për induksion, sepse ishte nji pykë mbrenda territorit ku zunë vend Lekët e Malsisë së Madhe dhe martesat midis tyne tashma ishin të zakonshme.

    Në rininë time kam folë me shumë pleq të Malsisë së Madhe. Të gjithë pa përjashtim, më kanë thanë se kishin ardhë nga Bosnja. Tradita ka, ndoshta, ma vlerë se nji dokument arkival. Simbas traditës, Lekët e Malsisë së Madhe banojshin në Klladushë, Jutbinë e Krahinë (Krajna), tri qendra shqiptare, tre ishuj të mbetun mbrenda nji territori tashma të banuem prej sllavëve. Ishin të gjithë çobanë delesh. Ndër ata ishuj shqiptarë asht ruejtë kostumi shqiptar “xhubleta”, e cila gjindet në “Kulturën Mikene”.

    Ekzistenca e këtyne fiseve shqiptare dëshmohet nga dokumenti i parë i gjuhës shqipe, kur në gjykatën e Republikës Raguziane pyetet dishimitari: “Kur e more vesh vrasjen e filanit?”. Ai përgjigjet: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”. (Ndigjova nji za në mal që thërriste në gjuhën shqipe). Pra, po ato doke që shqiptarët i kanë përdorë deri në gjysmë të shekullit XX për me lajmue vdekjen e çdo njeriu. Kështu në shekullin XIII vërtetohet nji ishull banorësh shqiptarë përmbi Raguzë. Nga historiani Gelcich në librin “La Zeddla e dinastia dei Balscidli” merret njoftimi se sa herë që Balshajt kishin luftë me Republikën e Raguzës, këto grupe shqiptarësh i shkojshin në ndihmë, kundër Raguzës, dhe u binin forcave të saj mbas shpine.

    Dihet historikisht se Republika e vogël e Raguzës nuk kishte lidhje të mira me Serenissima të Venecias, por bashkëpunonte me fuqitë e Evropës qendrore si Austria e Hungaria. Duket se qyteti Hercegnovi (Kotorret e Reja), u themelue nën mbrojtjen hungareze e austriake dhe pengonte kullotat dimnore bregdetare të barinjëve shqiptarë. Në Eposin legjendar gjejmë se kreshnikët shqiptarë vishen “maxharisht”, pra me kostumin patronë të vendit. Kotorri vërtet ishte nji komune indipendente, që kishte edhe monedhën e vet, njilloj si Ulqini, Shkodra etj. Asht nji histori e mbulueme me mjegulla ajo e komunave dalmato-shqipare.

    Nga dy ekspedita, që kam ndërmarrë në këto vitet e fundit, më del se vendet e përshkrueme nga rapsodët ma t’izoluem të botës, si ato të Currajve t’Epër, janë krejstsisht të sakta me ta dhanat gjeografike. Në historinë kishtare të Shqipnisë kemi edhe nji tjatër të dhanë të çuditshme që na e përforcon ndodhjen e grupeve shqiptare nalt mbi Raguzë, ndërmjet saj, Splitit e Zarës, pra shi ku ndodhen Klladusha, Jutbina e Krajna (krahina që përmënden në Rapsoditë Legjendare). Në vitin 1455 Imzot Pal Engjëlli, Ipeshkëv i Drishtit, emisari ma i randësishëm i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skandërbeut, emnohet Ipeshkëv i Krajnas. Vetë historiani, që e sjell këtë fakt, Farlati, mbetet i çuditun sepse mendonte për Krajën afër Shkodrës, e cila po aty ngjitun kishte Arqipeshkëvinë e Tivarit, Primat i Shqipnisë dhe i Serbisë, si dhe dy dioqeza të tjera, Ulqinin dhe Shasin. Megjithkëtë përkufizimet e nxjerruna nga dokumentat e Vatikanit e përcaktonin Arqipeshkëvinë e Krajnës të kufizueme me Raguzën, Splitin e Zarën, atje ku ndodhej dioqeza. Pra asht e kjartë se Imzot Pal Engjëlli, nji ndër njerëzit ma të shquem të asaj kohe, ish transferue te shqiptarët që banojshin jashtë territorit shqiptar si arqipeshkëv i tyne dhe me detyrën e Internuncit Apostolik, tue mbajtë titullin arqipeshkëv i Krajës dhe ipeshkëv i Drishtit. Kështu na e sjell Farlati, se me këtë detyrë të re u emnue nga Papa Nikolla V në vitin 1455 dhe e mbajti këtë titull derisa vdiq.

    Guxoj me shprehë mendimin se gjatë kësaj kohe duhet të ketë fillue edhe eksodi i gjatë i një pjese të kësaj popullsie shqiptare nëpër rrugën e gjatë: Bosnje, Sanxhak e Kosovë, deri që kanë mbërrijtë në ato vende që kanë sot, tue lanë kështu rrugës fragmentet e këtij Eposi të rrallë, i cili pësoi edhe ndryshimet e kohës. Me guxim historik e parashtrova këtë mendim, sepse tue lexue Farlatin shoh se mbas vdekjes së klerikut të madh, nuk emnohet ndonji tjetër shqiptar në vendin e tij, por nji kroat, dhe mbas pak vitesh ajo seli ipeshkënore u shue krejt.

    Tue lexue fragmente të Eposit të Kreshnikëve Legjendarë mbledhë e botue nga At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, më vjen vetvetiu nji pyetje: ç’lidhje e përputhje kanë këto me doket e maleve, të botueme nga At Gjeçovi? Në Kanunin e Lekë Dukagjinit (botim i 1933) nuk përmendet askund “bejlegu”, dueli, ose “fusha e mejdanit”. E, pra, të shumtën e herës, nderi i marrun, grueja e grabitun e kufijt e tokës, nuk janë zgjidhë me pleq kanuni, por vetëm në fushë të mejdanit, tue i hjedhë kundërshtarit “mollën e kafshueme” ose “mollën e bejlegut”. Sigurisht që Gjeçovi nuk mund e shtinte këtë në Kanunin e Lekës, sepse më kujtohet mirë se në “Arkivin Françeskan” ishte dosja e dokumentave që fliste për nji bejleg që do zhvillohej në vitin 1904 apo 1905 në Grudë të Malsisë së Madhe, me tagana, si motit. Dosja përmbante letrën që frati i Grudës i dërgonte Arqipeshkvit të Shkodrës dhe i kërkonte udhëzime se si të vepronte. Arqipeshkvi lëshoi nji letër qarkore për të gjithë klerikët e Dioqezës së Shkodrës që të viheshin në veprim për ta ndalue këtë doke antinjerëzore dhe për këtë, porosiste ai, të përdoreshin të gjitha mjetet që kishte në dispozicion kisha katolike, si me kërcënimet me zjarrin qiellor, me mallkimet ma të mëdhaja që do t’I jepeshin edhe atyne qqë do të shkojshin me e pa këtë ngjarje mizore, se për të dy bejlegtarët as që mund të flitej, mbasi ata vetë, vullnetarisht, ia kishin falë mishin e shpirtin djallit të mallkuem. Porositeshin të gjithë klerikët e Dioqezës, kryesisht të Malsisë, që me krenë e burra të urtë të të gjitha bajraqeve të mblidheshin ndër kuvende të burrave e t’u shpjegohej mirë se ç’dënime të tmerrshme do të vinin nga Zoti i gjithëfuqishëm për shkak të kësaj dokjeje mizore, që tashma ishte zhdukë gjithkund. Gjithashtu porositeshin klerikët që me anë të burrave ma të urtë që kishte Malsia, të këshilloheshin e të vihej mes atyne dy bejlegtarëve pajtimi. Mbas nji veprimi tepër të zellshëm në të gjithë Malsinë, u mbërrit që ky bejleg i Grudës të mos ndodhte dhe kjo qe i mbrami ndër të gjithë malet, e që atëhere u hoq nga Kanuni i Lekëve. Unë nuk di në se kjo doke e shëmtueme shtrihej edhe ndër male të tjera të Dukagjinit, Lumës, Hasit, Dibrës, Malsisë së Lezhës, Mirditës, Këthellës, Kurbinit, Zadrimës etj. ku në të vërtetë ky Cikël i Kreshnikëve Legjendarë ishte i panjohun, prandaj mendoj që edhe At Gjeçovi nuk e përfshiu ndër doket e maleve, por vetëm si nji veçori tepër krahinore.

    Përsëri po kthehem te emnat e kreshnikëve të Eposit Legjendar. Cikli i Mujit e Halilit në përgjithësi asht islamizue ndër emna gjatë eksodit nëpër Bosnjë, Sanxhak e Kosovë e deri në fillim të shekullit XX edhe në disa rite të fesë islame, sambas krahinave. Ndërkaq mbetet i pandërruem emni i kreshnikut Gjergj Elez Alia, i cili nuk ban pjesë në këtë Cikël; nji hero human, i përmasave gjigande, që preferon vdekjen, por jo kurrë robninë, as marren familjare e personale, ose turpin. Lufton për nderin dhe lirinë, pra kemi të bajmë me nji luftë antifeudale.

    Së fundi do të vij te çështja kryesore, se cila asht origjina e kangëve të kreshnikëve dhe cilit popull i përkasin ato.

    Sipas mendimit tim, ndoshta edhe i gabuem, kurrkush nuk mund të lavdohet për nji origjinë të pasigurt. Dihet se njerëzit, që në fillimet e veta, me anë të fjalës artistike, shprehën dishirat, gëzimet, vuejtjet e heroizmat, të cilat janë të përbashkëta ndër të gjithë popujt.

    Kështu ngjet që i njëjti motiv, si për shembull “Rozafa e murosun”, të gjindet ndër shumë vende të Gadishullit Ballkanik e ndoshta më larg, tue fillue që nga ndërtimi i ndonji kishe në Rumani, me Urën e Shejtit shpesh nëpër Serbi e ndërtime të tjera të mëdha përgjithë vend. Mendoj se të gjitha këto legjenda kaq të bukura, janë reminishenca ose e kanë rranjën diku larg, në fillimet e historisë, ku çdo vepër e madhe njerëzore kërkonte flijimin njerëzor. Gjithashtu si në letërsitë biblike kemi prijsin ushtarak Jefte që flijon vajzën e vet e po ashtu në letërsinë klasike ku Agamemnoni flijon Ifigjeninë. Ndër të gjitha këto kuptimi i vërtetë vjen nga se populli e di se të gjitha veprat e mëdha të botës kërkojnë sakrifica tepër të kushtueshme për ndjenjat familiare të çdo populli.

    Po si ky motiv kemi edhe atë të Halil Garrisë ose Kostandini e Garentina ose Doruntina.

    Po të njëjtën gjë e mendoj edhe për kangët e Ciklit tonë të Kreshnikëve. Tue lexue ato të mbledhuna e të botueme kam formue idenë sikur këto të ishin fragmente të nji poemi të përmasave homerike, i coptuem dikund atje ndër mallet Dinarike. Sllavët e shqiptarët kanë marrë e trashëgue copa të këtij Eposi të madh. Nuk rrahet ma çështja e origjinës së tyne të dyshimtë ose të panjohun, sepse ato pijnë ujë në të njëjtin burim. Çashtja kryesore asht ajo e studimeve krahasuese dhe këto studime krahasuese na përkasin vetëm ne shqiptarëve, sepse sllavët i botuen ato pothuej njëqind vjet para nesh, dhe para botës atyne u njihet autorësia. Nuk asht puna vetëm te autorësia. Randësi kryesore ka cilësia, kryesisht etike, estetike, juridike, poetike dhe filozofike-historike. Për këtë punë madhore duheshin përgatitë shkencëtarët të përsosun ndër të gjitha dëgët e historisë, kritikës, të vështrimit të gjuhësive. Mendoj se kjo do të ishte kanë detyra kryesore e Institutit të folklorit, dhe jo kultivimi i folklorit të ri në festivalet propagandistike ku buçiste zani idioto-servil:

    “Enver Hoxha, tungjatjeta

    N’ato male, n’ato shkrepa!”



    Në përfundim mendoj se do të kemi parasysh:

    a) Pjesa më a emadhe e letërsisë klasike greke e botnore ashtë frymëzue dhe zhvillue mbi traditën e mitologjisë e të folklorit; si rrjedhim mendoj se nuk mund të ketë letërsi artistike të nji populli pa tabanin në folklorin e zgjedhun kombëtar.

    b) Krahas studimeve të gjithanshme të këtyre visareve të vjetra, duhet t’i ruejmë dhe t’ua lamë trashëgim breznive të reja të këtij populli. Ndër shkolla tona përmenden këto?


    28/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  6. #84
    “Eposi i Kreshnikëve”, një vështrim ndryshe

    Prof. dr. Agron XHAGOLLI

    Kërkimet, botimet dhe studimet e eposit të kreshnikëve te shqiptarët janë relativ isht të vona. Për më tepër, ato janë realizuar në një kohë tejet të shtyrë, krahasimisht me praktikimin e tyre të mirëfilltë dhe për fat të keq, jo atëhere kur eposi gëzonte qarkullimin më aktiv. Nisur edhe nga kjo e vërtetë, mendojmë se jo të gjitha përfundimet e arritura janë të plota, të drejta dhe të padiskutueshme. Të gjitha sa janë thënë për eposin e kreshnikëve, duke vënë në dukje ndihmesën dhe vlerësimin e të gjithë atyre që janë marrë me ndriçimin e këtij lloji folklorik, natyrisht që kanë qenë të kushtëzuara nga një njohje reale, por relative, e arealeve shqiptare, të cilat e kanë praktikuar atë.

    Thellimi i kërkimeve

    Deri përpara Luftës së Dytë Botërore ka pasur përpjekje të vlerësueshme nga individë të përkushtuar1 për të kryer kërkime rreth këngëve të kreshnikëve, por ato kanë qenë të kufizuara, në hapësira të caktuara dhe jo gjithë përfshirëse. Përgjithësisht përmes tyre krijohet një tablo e përgjithshme rreth tematikave që përcjell cikli shqiptar i kreshnikëve, ndonëse jo në mënyrë shterruese, por nuk mund të përftohet një hartë e plotë e shtrirjes dhe e praktikimit të këngëve të tij. Fakti që deri në atë periudhë ishin mbledhur gjithësej vetëm 160 tekste këngësh të kreshnikëve është dëshmia më bindëse e një tabloje të tillë.
    Një punë më sistematike dhe e organizuar për këngët e kreshnikëve fillon pas ngritjes dhe funksionimit të institucioneve shkencore në Tiranë dhe në Prishtinë, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke mundur të realizohen kërkime në mjedise të gjera dhe përfaqësuese. Por, gjithsesi, ndarja e shqiptarëve në hapësira të ndryshme politike, nuk krijonte mundësi për të ndërmarrë kërkime të bashkëzanuara dhe sa më shterruese. Ndaj ka pasur edhe përfundime jo të plota dhe gjithëpërfshirëse. Le të kujtojmë këtu se deri vonë ka qenë e pohuar dhe pranuar se përgjithësisht këngët e kreshnikëve janë praktikuar ndër shqiptarë në një hapësirë që përgjithësisht është shtrirë në Veri të lumit Drin, thënë konkretisht në këtë mënyrë: “Këngët për kreshnikët shtrihen në një truall të caktuar, i cili ndodhet mbi lumin Drin. Në këtë shtrirje tokësore, Malsia e Madhe (Hoti e Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati), Kraja, Rranxat e Shkodrës, Dukagjini, Postrriba, Shllaku, Nikaj-Mërturi, Malsia e Gjakovës (Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyçi), Kosova, përbëjnë trevën e mirëfilltë të ciklit të kreshnikëve”2. Në vazhdim është pohuar se “Subjekte të këtij cikli kanë hyrë në repertorin e epikës legjendare edhe të krahinave më në jugë: Kukës, Dibër, Mat, Krujë; ndonjë këngë, si ajo e Brahim Ketës së ri, ka zbritur deri në zonat veriore të Tiranës dhe të Elbasanit”3. Po të njëjtët studiues kanë pranuar, se “Si fenomen i bartur nga malësorët e veriut dhe emigrantët kosovarë, vendosur në krahinat jugëperëndimore të rrethit të Shkodrës, në Malin e Kalajt dhe në Bregun e Matit të rrethit të Lezhës, në rrethin e Krujës, të Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Lushnjes dhe të Fierit kënga për kreshnikët ruhet edhe në këto vise, po deri më tani vetëm midis bartësve, pa u përhapur në banorët vendas”4. Në këtë mënyrë, mbi bazën e arritjeve te deriatëhershme, janë shprehur Z. Sako dhe Q. Haxhihasani, në parathënien e vëllimit të parë të këngëve legjendare.
    Duke e respektuar së tepërmi punën dhe realizimet e dy profesorëve të nderuar të folkloristikës shqiptare, duhet pranuar gjithashtu se ata nuk patën mundësi që ta përcillnin realisht jetën e këtij cikli në tërë arealet e praktikimit të tij ndër shqiptarë. Pohimi i tyre se këto këngë praktikoheshin edhe në Kosovë, pa bërë përcaktimet konkrete se në cilat krahina etnografike të Kosovës janë praktikuar këngët e kreshnikëve, apo mospërmendja e hapësirave të shqiptarëve në Maqedoni, të cilat janë praktikuese të këtyre lloj këngëve, besojmë se përbëjnë dëshminë më të mirë të asaj që shprehëm dhe më lart... Por nuk vonoi, kur studiesit në Kosovë, pas realizimit të ekspeditave të ndryshme, arritën në përfundimin se këngët e kreshnikëve në Kosovë janë praktikuar konkretisht jo në të gjithë Kosovën. Këtë e shohim nga vendburimi i regjistrimeve në tekstet e këngëve të botuara, por dhe përmes ndonjë informacioni të shkruajtur5. Po kështu, studiues të caktuar kanë realizuar kërkime edhe për këngët e kreshnikëve ndër shqiptarët në Maqedoni, duke ndriçuar së tepërmi hapësirat e praktimit, jo në treva të kufizuara, por në një shtrirje të gjerë6, gjë e cila e shton dukshëm dhe bindshëm përmasën e hapësirës praktikuese të eposit legjendar shqiptar.
    Në këtë mënyrë, kërkimet e ndryshme, të kryera nga individë të ndryshëm, kohë pas kohe, e kanë zgjeruar së tepërmi bazën aktive të praktikimit të këngëve të kreshnikëve. Por gjithësesi, dëshmitë e ndryshme rreth praktikimit të këngëve të kreshnikëve na kanë ardhur në mënyrë të fragmentarizuar, pasi secili prej mbledhësve e ka përcjellë këtë lloj kënge vetëm në ato hapësira ku ka punuar, duke mos e krijuar dot të plotë atlasin gjeografik të praktikimit të këngëve të kreshnikëve. Tashmë, besojmë se ka ardhur koha që prej tërësisë së punës së tyre të çmuar është krijuar mundësia për shqyrtime më të plota, më gjithëpërfshirëse. Prej këtej pastaj mund të nxjerrësh përfundime më të përgjithshme, të cilat, pa dyshim janë një ndihmesë e rëndësishme për folkloristikën shqiptare dhe më gjerë, pasi dukuria nuk paraqitet më aq e izoluar, siç mendohej dikur.

    Jo vetëm lahuta

    Zgjerimi i hapësirave etnografike në të cilat është praktikuar kënga e kreshnikëve ndër shqiptarët ka shtruar nevojën e shikimit të tyre në kompleksitetin e jetës së tyre reale. Duke bërë fjalë për këngët e kreshnikëve është pohuar se “Vegla me të cilën shoqërohen këto këngë është lahuta”7. Dhe, ndonëse ky instrument është mjaft I përhapur ngado në botë8, janë bërë përpjekje për të nxjerrë në pah origjinalitetin e tij te shqiptarët, sikur pastaj ky argument do të nxirrte bindshëm përparësitë e eposit të kreshnikëve te shqiptarët. Mosnjohja e hapësirave reale të praktikimit të këtyre këngëve, rrjedhimisht as e mënyrave të të kënduarit, nuk lejonte shikimin në këndvështrime të tjera, jashtë ngulmimeve për origjinalitetin e instrumentit të lahutës ndër shqiptarë. Përveç shoqërimit me lahutë, si më tipiku, është pranimi se vetëm në kohë më të vona kjo lloj kënge është përcjellë edhe me sharki e çifteli. Mirëpo, kërkimet më të vona kanë sjellë informacione më të plota. Midis të tjerash, janë sjellë dëshmi me shumë interes rreth mënyrës së të kënduarit të këtyre këngëve. Por në asnjë rast nuk është dhënë ndonjë njoftim rreth pranisë së shumëzërëshit në të kënduarit e këtyre këngëve, pa asnjë lloj shoqërimi instrumental. Për herë të parë këtë lloj informacioni shumë të rëndësishëm e kemi përcjellë përmes punës së studiuesve nga Kërçova, të cilët kanë pohuar një realitet krejt të veçantë. Ndonëse Kërçova shtrihet në hapësirat gege, dhe prej këtej do të duhej që këngëtimi të ishte në të parametra të njëjtë, si tek të gjitha krahinat e tjera gege, gjë që e kemi përcjellë gjatë dy ekspeditave në fshatra të ndryshme të saj, së bashku me kolegun R. H. Bogdanin, hasim këtu një mënyrë të dallueshme këndimi, dhe kjo jo vetëm për këngët e kreshnikëve.
    Jo me më pak interes është dhe njoftimi se në Martanesh ndonjë këngë e qerthullit të kreshnikëve, siç është konkretisht ajo e Brahim Ketës së ri, është kënduar pa shoqërim instrumental, me një zë, gojë më gojë, pra në homofoni9.
    Nëse vëzhgimet e mëhershme kanë përcaktuar se përgjithësisht kënga e kreshnikëve është kënduar nga një individ, kryesisht mashkull, i cili njëkohësisht luante dhe në instrumentin e lahutës, siç e thashë më lart, kërkimet më të vona kanë dëshmuar se këto këngë janë praktikuar edhe në grup burrash, në shumëzërësh, por dhe nga gratë.
    Sidoqoftë, ndonëse mendojmë se për këngët e kreshnikëve duhen kërkime edhe më të thelluara dhe më të zgjeruara në të gjitha hapësirat shqiptare, përkatësisht lëndës folklorike që kemi tani për tani në duar, mund të pohojmë se kënga e kreshnikëve është praktikuar në një hapësirë shumë më të gjerë se sa ka qenë e njohur deri vonë dhe se kjo lloj kënge është praktikuar jo vetëm me shoqërimin e lahutës, dhe jo vetëm nga burrat. Pikërisht, edhe rastet e përmendura më lart janë dëshmi bindëse, që meritojnë shqyrtime më të thelluara.

    Vendas dhe të ardhur

    Shkitazi në një kumtim të paradisavitëshëm kam përmendur praninë në këngët e kreshnikëve tek banorët e Kelmendit të një numri këngësh, në të cilat përcillen përplasjet midis vendasve dhe të ardhurve nga deti. Dhe kam theksuar se “Përjashtimi gjithnjë të shtyn të dyshosh. Mos vallë këto krijime paraqiten të kontaminuara”?10 Dhe më tej, duke pasur parasysh pikërisht këtë tip kënge, kam shprehur hipotezën: “Këto këngë e kanë bazën e tyre në një periudhë më të hershme se sa ajo e dyndjeve sllave. Kur këta të fundit u paraqitën krejt të ndryshëm nga ç’ishte menduar e vepruar fillimisht, atëhere përkundër tyre u vu i gjithë arsenali material e shpirtëror. Midis të tjerash, edhe këngët e përmendura më lart, si shprehëse të raporteve të vendasve me ardhësit nga deti, të një periudhe më të hershme, në thelbin e tyre u shfrytëzuan për të shprehur raporte e qëndrime të caktuara. Përveç përshtatjes, natyrisht që nuk mund të mos kishte edhe krijime të reja, gjithnjë mbi bazën e arritjeve më të mira në periudha të mëparshme”11. Gjithnjë e më shumë kohët e fundit, në saje të publikimeve të ndryshme, është shtuar numri i këngëve të kreshnikëve në të cilat i huaji është ardhës nga deti. Kjo e përforcon atë që e kemi thënë më herët se në rastin e krijimeve të tilla ndofta kemi të bëjmë me një bazë krijuese më të hershme. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se krijimet e përmendura kanë shprehur dhe pasqyruar pikërisht përplasjet vendas – ardhës nga deti, të cilat, siç dihet, janë realitete historike të dëshmuara. Dhe në përsëritje faktike të situatave të ngjashme, dihet se folklori shfrytëzon gjedhe, modele, por dhe bazën krijuese, të pasuruar me dukuri të reja. Vetëm në këtë mënyrë besojmë se mund të shpjegohet prania e atyre krijimeve që shprehin apo pasqyrojnë pikërisht përplasjen vendas – ardhës nga deti.

    Lloji i vargut

    Një problem shumë i mprehtë dhe shumë i diskutueshëm ka qenë përcaktimi i llojit të vargut me të cilin janë ndërtuar këngët e kreshnikëve, jo vetëm tek shqiptarët. Besojmë se në të gjitha debatet, ngulmimet, pozicionimet e ndryshme nuk është mbajtur parasysh natyra e vërtetë e krijimeve folklorike. Edhe në ndonjë rast të veçantë kur teorikisht është pranuar se vargu i krijimeve folklorike duhet parë në bashkëjetesën e vet me melodinë, në rrafshin praktik është ndjekur po rruga tradicionale, e kjo jo vetëm në folkloristikën shqiptare. Thjesht është pohuar, duke bërë gjithfarë përpjekjesh affirmative të të quajturit varg 10-rrokësh, se këtë lloj vargu te shqiptarët e gjejmë jo vetëm te këngët e kreshnikëve, por dhe në lloje e në zhanre të tjera. Siç kuptohet, edhe në rastin e shqyrtimeve metrike të teksteve në krijimet folklorike janë ndjekur kriteret e metodikës së letërsisë. Dhe përfundimet nuk kanë qenë ato të duhurat dhe të pritshmet.
    Natyra dhe karakteri sinkretik i folklorit nënkupton se jeta e mirëfilltë e të gjitha krijimeve folklorike realizohet në harmonizimin, shkrirjen e të gjithë atyre elementeve që përbëjnë një krijim folklorik. Kjo do të thotë se dhe tekstet e këngëve të kreshnikëve jetën e tyre reale e kanë të shprehur në të kënduarit e tyre. Ndaj mendojmë se nuk do të ishte e drejtë që metri i këtyre këngëve të realizohet si për një poezi të mirëfilltë letrare, jashtë natyrës sinkretike të tyre, si një shkrirje me një melodi të caktuar. Por deri më sot kështu është ecur. Edhe për këngët e kreshnikëve, ashtu si për të gjitha këngët e tjera folklorike, janë përdorur të njëjtat kritere si për një poezi të artit të kultivuar. Por duhet thënë se kjo mënyrë përcaktuese e metrit të këngëve të kreshnikëve realisht e denatyron vetë këngën e kreshnikëve dhe nuk sjell përfundime të drejta e të sakta. Vetë gjuha me të cilën këndohen këto këngë ka karakteristika të ndryshme nga njëri popull te tjetri, ndaj theksat bien në pozicione të ndryshme dhe ndikojnë në zgjatimin apo shkurtimin e tingujve të ndryshëm. Me një fjalë, metri i vargut të kënduar duhet të përcaktohet mbi një bazë reale dhe jo hipotetike, duke shtuar apo hequr tinguj, rrokje apo fjalë onomatopeike për të arritur në ruajtjen e një metri të paracaktuar. Ndaj mendojmë se do të ishte e domosdoshme që të ndryshohet baza konceptuale e realizimit të metrit të këngëve folklorike. Besojmë se pas kësaj edhe përfundimet do të jenë më të sakta dhe më specifikuese.

    Hipotezë

    Së fundmi, duke parashtruar këto vështrime ndryshe lidhur me eposin e kreshnikëve, mund të shtrojmë edhe ndonjë hipotezë. Përgjithësisht deri tani është pranuar se këngët e kreshnikëve kanë pasur një bërthamë praktikimi të përcaktuar rreptësisht, me tendencë shtrirjen drejt zonave më periferike. Argumentet kanë qenë të lidhura me praktikimin e tyre vetëm në zonat më malore, të lidhura ngushtësisht me përdorimin e lahutës. Mirëpo, logjika e këtyre sjelljeve të reja nga terreni real, shtron nevojën e një rishikimi të konceptimit të deritanishëm, bërthamë rrezatuese, me tendencë shtrirjen periferike. Mund të ketë ndodhur edhe ndryshe. Mundet që praktikimi i këngëve të kreshnikëve, në një periudhë historike të mëkahershme, të ketë pasur një shtrirje më të gjerë dhe më përfshirëse. Me kalimin e kohëve, për shkaqe të ndryshme, në vise të caktuara kjo lloj kënge doli nga praktikimi dhe u ruajt më mirë në disa treva të caktuara, të shënuara si më të mirëfilltat. Njëkohësisht, ajo funksionoi edhe në disa “ishuj”, ku për arsye të caktuara, u ruajt dhe mbijetoi.
    Mbështetës për këtë hipotezë është dhe fakti se në këta “ishuj” janë gjetur edhe trajtesa temash të veçanta dhe origjinale. Por, gjithashtu, kemi dhe një pikëmbështetje tjetër nga etnokultura shqiptare në favor të mendimit që shprehëm më lart. Dihet tashmë, përmes studimeve të etnologëve, se veshja me fustanellë ka pasur një shtrirje mbarë shqiptare, por me kalimin e kohës ajo në vise të caktuara doli nga praktikimi12. Rrjedhimisht, supozojmë se e njëjta dukuri mund të ketë ndodhur edhe me këngët e kreshnikëve.

    Milosao
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #85
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768

    Muji dhe Halili

    Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga kënge të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").
    Tabela e përmbajtjeve
    [fshih]

    o 8.1 “Vajtimi i Ajkunës”
    * 9 "Fuqia e Mujit"



    Kryesisht trojet veriore të banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga bregdeti veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshire Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malësinë e Gjakovës, etj.

    Kënge të këtij cikli këndohen dhe në jug të Drinit, sidomos në Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset dhe në Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanit e të Librazhdit. Nëpërmjet malësoreve, të zbritur që nga fillimi i këtij shekulli e këtej, si edhe te kosovareve të shpërngulur, ato kanë ardhur deri në rrethet Elbasan, Durrës, Lushnjë e Fier.

    Në shkence ai njihet me emërtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit, kurse në popull - këngë kreshnikesh, këngë të Mujit e të Halilit, këngë të moçme trimash, këngë lahute etj.

    Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, jeton jo thjesht si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja e thelle e malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të durojë plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve popullore e të studiuesve, këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të gjata të dimrit, por edhe para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa lahute, shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton respekt.

    Për vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqërore të së kaluarës (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), që kanë kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare në atë kohe, interesi për eposin e kreshnikeve është i vone. Po të përjashtonim një fragment të shkurtër që botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) më 1896 ("Albanesiche Studien" VI), do të duhet të thoshim se mbledhja edhe botimi i këtij eposi realisht filloi në krye të shekullit tonë, sidomos në vitet 20. Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të përmendeshin : "Epika legjendare", vëllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique albanais" (antologji frëngjisht, 1983) "Këngë kreshnike" (Prishtine, 1974).

    Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit të kreshnikeve. Në fillim ato qenë kryesisht shënime të thjeshta e mbresa, që erdhën duke u thelluar e u zgjeruar disi gjatë viteve '30, për të arritur sot një nivel mjaft të kënaqshëm. Kurorëzimi i gjithë kësaj punë studimore u bë me simpoziumin "Epika heroike shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku morën pjese edhe mjaft studiues të huaj dhe materialet e te cilit u botuan të plota në përmbledhësin "Çështje të folklorit shqiptar", vëll. II dhe III (1986).
    [redakto] Tiparet kryesore

    Eposi i kreshnikeve i ka të gjitha tiparet e zhanrit, por edhe veçoritë specifike, që lidhen me klimën historike-shoqërore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri veçoritë kryesore : epizmin, frymën heroike dhe legjendaritetin.
    [redakto] Epizmi

    Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive". Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e vumë në thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet, kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës, mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit : Qyqe vetëm rrugën paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na çove atë nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalë, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit. Kanë lanë kangen zogjtë e malit, / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh për m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë më prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kërko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o !...

    Edhe rrëfimi është gjithashtu epik. Ai është plastik, monumental, i gjerë, solemn, shpesh mjaft i hollësishëm, zakonisht i shtruar, me një qetësi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me një force të brendshme e të natyrshme. Në të zëne vend të gjerë përsëritjet e formave të ndryshme ("Kqyr çka bani krajli për me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri në përsëritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgëzime të lehta. Edhe melodia që shoqëron poezinë është e qetë, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohësh të lashta. Ajo dëgjohet me endje, sepse plotësohet nga dramaticiteti i ngjarjes, nga efekti i fjalës a i figurës poetike.
    [redakto] Fryma heroike

    Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.

    Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve : Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me të dha -ne. / Tjetër t’ mir’ në t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nësh veç mos me dek’ në t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue.
    [redakto] Legjendariteti

    Këtë veçori ia jep eposit të kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazën e të cilit ai është ngjizur e që mëshiron. E ky është mendimi poetik legjendar, një tip mendimi poetik karakteristik për një shkalle të caktuar të zhvillimit shoqëror e që, siç dihet, i paraprin mendimit poetik historik.

    Ky tip mendimi përben themelin specifik të eposit të kreshnikeve si zhanër me vete, përcakton mënyrën e përvetësimit të realitetit prej këtij eposi, mënyrën e raportit midis së vërtetës artistike dhe së vërtetës historike, natyrën dhe tere sistemin e mjeteve shprehëse. Thelbin e këtij mendimi e përben fondi i gjerë i elementeve mitike, përrallore, fantastike, që e shpreh realitetin në mënyre të legjendarizuar, jo sipas parimeve të ngasjes a të mundësisë, por, në radhe të pare dhe kryesisht, sipas parimeve të së mrekullueshmes.

    Një nder shprehjet e këtij tip mendimi në eposin e kreshnikeve është prania në të e një lende të gjerë poetike që, për nga origjina, lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me mitologjinë, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morisë së elementeve të kësaj lende do të mund të përmendeshin : një varg figurash mitike, tipike shqiptare, që veprojnë në epos me cilësinë e personazheve artistike (zanat, të lumet e natës, orët, /shtojzovallet, gjarpërinjtë që u japin force kreshnikeve ose u shterojnë plagët) ; zogjtë që paralajmërojnë ngjarjet ose marrin e shpien amanete ; vende të kulteve pagane (Mrizet e Mëdha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat) ; trupat qiellore që komunikojnë me njerëzit ose "marrin ndore" (Dielli, hëna, yjet) ; "shpjegimet" e origjinës mitologjike të kreshnikeve (Muji u bë i tille, p.sh., nga që piu "tamel gjini nga zanat) ; lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik që në moshën shtatëvjeçarë) ; ngurosjet dhe çngurosjet e heronjve ; vdekjet dhe ringjalljet ; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut në qyqe) ; mjetet ndihmese të mrekullueshme ose, siç janë quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumështi i gjirit të nënës, lëngu i luleve, uji që shëron sytë, molla e arte) ; kundërshtaret përbindësha (Arapi i zi, Bajlozi) ; etj. Mbi themelet e poetikes mitike, është sajuar edhe gjithë ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.

    Duhet thëne veçse e gjithë kjo lende mitologjike në epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi në të si realitet dhe kthehet në lende estetike, në lende që ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike që ndihmon për të theksuar ide të caktuara e për të karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atëherë së eposi nuk mund të identifikohet me mitologjinë.

    Si shprehje tjetër e mendimit poetik që përmendëm, i cili përforcon karakterin legjendar të eposit, do të mund të kuptohej edhe poetika përrallore, e zhveshur nga vetëdija e mirëfillte historike dhe mbi bazën e së cilës janë krijuar me një bukuri të rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.

    Ne fakt edhe pse në epos historia ndihet qartë e buçet pas çdo situatë a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por në mënyre globale, në trajte ideali, si lëng historik ; edhe pse është e pranishme, mjegullohet, errësohet nga hija e personazheve dhe situatave madhështore. Prandaj këtu si në baladat legjendare, përrallat legjendare, koordinatave historike të kohës e të hapësirës u mungon saktësia e plotë, ka diçka të përcaktuar. Me sakte do të mund të thuhej se këtu historia përthyhet nën prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapësira janë kohë dhe hapësire epike, jo identike me kohën dhe hapësirën reale.

    Në eposin e kreshnikeve nuk kemi lëvizje lineare të kohës historike. Këtu zotëron përfytyrimi i një kohë konvencionale, që nuk i nënshtrohet datimit, që nuk e përfill kronologjinë, që rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Në epos koha mund të ndalet, të kthehet prapa, të ngadalësohet a të përshpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo bën që edhe ngjarjet të mos vijnë gjithmonë njëra pas tjetrës, sipas një rendi real kohor, por të mund të nderojnë vendet ose të ecin paralelisht. Nga ana tjetër, koha është thuajse gjithmonë e shkuar e largët, gjë që duket edhe të shprehjet : "Një here e një kohë", "Kështu m’kanë thanë se â ba moti" etj.

    Në eposin shqiptar të kreshnikeve karakterit konvencional, epik të kohës i përqaset edhe karakteri konvencional i përfytyrimeve për hapësirën. Edhe këtu kemi diçka të përcaktuar. Hapësira, si të thuash, jepet në vija të trasha e ndahet po kështu në botë të heronjve e në botë të huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit për hapësirën nuk përkon plotësisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Në të njëjtën kohë, sipas poetikes legjendare, në një bote të papërcaktuar, sidomos kur ajo është e largët, ashtu si në kohën e largët, mund të ndodhin lloj-lloj çudirash, të hasen të papritura dhe vështirësi që përballohen vetëm nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Kështu që papërcaktueshmëria dhe largësia relative kohore dhe hapësinore nuk janë vetëm rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft për ta rritur atë, për të rritur karakterin e jashtëzakonshëm dhe prestigjin epik të ngjarjeve.

    Diçka e tillë vihet re edhe tek antroponimia e të vlera e numrave. Për eposin ka rendësi jo emri i personazheve, por qenësia, përmbajtja, karakteri, profili artistik, botëkuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund të ndërrohen. Në fakt në eposin shqiptar të kreshnikeve një pjesë e mirë e personazheve mbajnë emra myslimane. Ky është rezultat i kohës së sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime të tjera të lashta poetike shqiptare, të cilat tek arbëreshet e Italisë, si dhe në mjaft krahina të vendit, ruajnë edhe sot e kësaj ditë personazhe me emra më të hershme të krishtere : Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi që rikthehet ditën e martesës së gruas), është riemëruar Ymer Aga, Kostandini tjetër (vëllai i vdekur që ringjallet për të plotësuar fjalën e dhëne, - të çoje pranë gjinisë motrën e martuar larg) është kthyer në Halil Garria, Hyseni i vogël etj. Madje në ndonjë rast procesi i islamizimit ka mbetur në mes : në një variant të baladës së rinjohjes motër-vëlla, vëllai quhet Gjon Pretrika (emër i krishterë), kurse motra Fasilet (emër mysliman) ; tek emri i një kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesën e parë e kemi të krishtere, kurse të tjerat myslimane. Edhe një varg numrash (përdorim me të gjerë kanë : 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kanë vlere reale, matematike, por janë kryesisht konvencionale, numra epike klishe (përdoren, p.sh. për të dhëne idenë e shumicës e të madhësisë).
    [redakto] Karakteri polistadial

    Vete lënda poetike e eposit shqiptar të kreshnikeve dëshmon se ai nuk është krijuar njëherësh. Si çdo fenomen tjetër artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqërinë e tij me një shtrirje të gjatë në kohë. Gjatë kësaj kohë çdo periudhë historikë i ka dhëne eposit një lende të caktuar historiko-shoqërore e poetike, ka lënë vulën e saj në të. Prandaj eposi, ashtu siç na erdhi që kur filluam ta njohim, u ngjan dëborave alpine ku shtresa zë shtresën, ose një pikture të vjetër mbi të cilën janë hedhur shtresime të reja. Kjo i jep atij karaktër të spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare që zotëron në epos, fakti që ai, si formë artistike, disi e "tjetërson" realitetin e mund të aktivizoje edhe në kohë të vona, lende me origjine poetike të stërlashte, përzierja në ndonjë drejtim i lendes së shtresave të tij, bën që këto të fundit të mos dallohen lehte ; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej këtyre shtresave.

    Gjithsesi, janë krejt të dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Në të vërtete shtresa pas pushtimit osman është tepër e hollë në krahasim me të paren. Ajo përbehet kryesisht nga emrat myslimane të disa kreshnikeve, nga armët e reja që hasen ndonjëherë (armët e zjarrit), nga ndonjë element të leksikut me prejardhje osmane, nga ndonjë incident i rralle11 ose këngë (si të tillë kemi vetëm një), që i bën jehonë konfliktit shqiptaro-osman. Kjo është një shtresë që i është hedhur eposit tonë si një farë pelerine e lehte e plot të çara, të cilën eposi mund ta rrezoje vetëm me një lëvizje të shpatullave të tij të fuqishme.

    Shtresa tjetër, paraosmane, është shtresa bazë e eposit, që i jep atij fizionominë ideoartistike si një formë e veçante folklorike. Ajo është pakrahasimisht më "e trashë", e plotë dhe e rëndësishme sa shtresa pasosmane. Është pikërisht kjo që zbulon dhe e përcakton eposin si zhanër, si formë të veçante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturën dhe formën e tij. Ajo përbëhet nga gjithë ato elemente që u përmenden më lart, kur u fol për karakterin legjendar të eposit, si dhe nga gjithë problematika themelore, lënda baze historiko- shoqërore, etnografike, muzikore etj., për të cilat do të flitet më poshtë. Por edhe brenda kësaj shtresë dallohen nënshtresa të ndryshme. Kuptohet se, për arsyet që u përmenden, dallimi i tyre është disi me i vështirë dhe kufijtë më pak të përcaktuara. Kështu, në epos gjejmë elemente të matriarkatit (vendi i veçante i nënës, në një kohë kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente të respektimit të "vijës së tamlit", vendi i veçante i dajës-avunkulati etj.), por edhe të tilla (dhe ato përbëjnë shumicën) të patriarkatit ; zana diku paraqitet në fazën e saj më lashtë, "të eger", si forcë armiqësorë për kreshniket (p.sh. të kënga "Martesa e Mujit"), por me tej njerizohet (humbet virgjinitet-in, fiton një konstitucion psikologjik si të malesoreve, - mban besën, behet vëllam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kërkon ndihme, përzihet në punët e tyre), ashtu, madje në një mase më të madhe, si perëndite e "Iliades" ; ndonjë figurë tjetër, edhe pse ruan thelbin e vet të origjinës mitologjike, në ndonjë drejtim thith lende historike relativisht të vonë. Bajlozi është një përbindësh, që vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kërkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym për tym", (ishte shkruar diçka që unë s’e kuptoja).

    Një gjendje e tillë na lejon ta përfytyrojmë rrugën e eposit shqiptar të kreshnikeve si atë të një topi dëbore që e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjatë saj, për të ndaluar diku, për t’u shkrire disi duke humbur pjesë të tera e duke "fituar" ndonjë shtrese të re. Por bërthama kryesore e këtij masivi mbeti që mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare të përcaktojnë një varg këngësh (rapsodish) që i përkasin kësaj bërthame e që, bashke me rapsodi të tjera, përbëjnë fondin e lashtë a më të vone, por, sidoqoftë, paraosman të eposit. Prej tyre po përmendim sa për shembull : "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Martesa e Halilit", "Gjergj Elez Alia", "Deka (= vdekja) e Halilit", "Omeri prej Mujit", "Muji i varruem (= i plagosur)", "Ajkuna qan Omerin".
    [redakto] Mirëfilltësia popullore (karakteri fshatarak)

    Teoria e përgjithshme e eposit ka provuar se ai lind në atë kohë, në ato vende, në ato krahina të një vendi, në atë komb, popull a shtrese të popullit ku ka probleme të mëdha, shqetësime të mëdha, ballafaqime të mëdha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla të populli shqiptar, me sakte të pjesa fshatare e tij. Ishte pikërisht kjo pjesë, që ishte e interesuar më shumë se kushdo tjetër për problemet madhore që trajton eposi. Jo vetëm kaq, por edhe zgjidhja e këtyre problemeve në epos behet nga pozitat psikologjike e botëkuptimore, kryesisht të fshatarësisë së thjeshtë, që është mësuar të jetoje me pune të ndershme, me zemër e duar të pastra. Ja pse në epos zgjidhja e problemeve që shtrohen behet përgjithësisht nga pozita e jo nga sulmi për të përfituar nga ajo që u takon të tjerëve ; nga trajtimi me dinjitet i të huajve e jo nga mendjemadhësia (në epos flitet me respekt edhe për armiqtë, vlerësohet trimëria e tyre ; ata mund të urrehen, të dënohen e të vriten, por nuk mposhten).

    Në epos jepen me plot ngjyra e saktësi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shumë" po shndrit e pak po "nxeh"), natyra që i rrethon, mënyra e jetesës së njerëzve që janë mësuar të përballojnë ashpërsinë e terrenit e të klimës, rreziqet dhe vështirësitë. Aty nuk ka as edhe një gjurmë nga mjediset e molepsura, "shkëlqimi" i jetës, mirëqenia dhe orgjitë feudale. Por ndryshon puna kur jepet, të themi, jeta e antagonisteve, të cilët notojnë në luks, ndonjëherë edhe në ves. Ja një përgjigje plot interes që i jep Kraleviç Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e të parit në saraje të mëdha e shtroje të buta : Mue shqiptarja e ashpër me lindi / Atje të dhente, në gurre të ftohte, / Me plaf të zi me mbështolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti.

    Edhe mjetet artistike me të cilat trajtohen problemet, janë tipike për folklorin fshatar ; sigurimi i gjithë arsenalit të figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqësore e nga natyra.

    Karakterin e mirëfillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartësit dhe ekzekutuesit të tij. Këta kanë qene tërësisht blegtore, bujq e fshatare të thjeshtë, që kanë kënduar për qejf të tyre. Pra, s’ka pasur rapsodë oborresh, rapsodë profesioniste e që të kenë kënduar për hesap të të "mëdhenjve", duke i lavdëruar ata, kundrejt një shpërblimi.

    Mirëfilltësinë popullore, folklorike e dëshmon edhe mungesa në epos i ndikimeve të artit të kultivuar.
    [redakto] Forma (mënyra) e ekzistencës

    Dihet se eposet njihen në dy forma : si unitete integrale, të plota, të ndërtuara si tërësi me një logjike artistike dhe kohore të caktuar, dhe në formë këngësh (rapsodish) të veçanta. Dihet gjithashtu se forma e parë është fryt i iniciativës krijuese të individëve të veçante, që bashkojnë pjesët në një të tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon të jetoje në formën e dyte. Secila prej këngëve të tij trajton një problem të veçante, një çështje, që në lindje, në rritje e gjer në zgjidhje të saj ; prandaj çdonjëra paraqitet si njësi e plotë e me vete artistike. Për këtë arsye ato janë quajtur edhe epe, edhe poema. Por të gjitha ato formojnë një mase kompakte e koherente poetike.

    Ato i bashkon tematika, fryma e përgjithshme, personazhet e kristalizuara që lëvizin në të gjithë hapësirën e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit të ngjarjeve, mjetet shprehëse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njësi artistike të mëvetësishme edhe pse ruajnë farë mirë thelbin, bërthamën kryesore e me të gjerë, kanë pësuar edhe ndryshime nga koha në kohë, nga krahina në krahine apo nga rapsodi në rapsod ; pra, ato i janë nënshtruar variacionit kohor a hapësinor, fenomen ky i njohur për të gjitha format folklorike. Kështu që eposi, edhe nga pikëpamja e formës së ekzistencës, mbeti si një zhanër i paprekur, i natyrshëm dhe i mirëfillte folklorik.
    [redakto] Tematika Rezistenca

    Tema kryesore e eposit shqiptar të kreshnikeve është rezistenca : rezistenca për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës, të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër" (kënga "Martesa e Mujit"). Në të gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca të përcaktuara etnikisht. Vetëm në një ose dy këngë si forcë e tillë dalin osmanet (kënga e dyluftimit të Musa Arbanasit me Kraleviç Markun dhe kënga "Muji dhe Halili të mbreti", për të cilat u fol). Vetën në fare pak këngë (ato mund të numërohen me gishtat e njërës dore) si forca të tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisë), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit është Bajlusi - i dërguari i Venedikut). Në te gjitha këngët e tjera si forca të huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janë shqete (shkjete) - sllavet.
    [redakto] Tema te tjera

    Mund të thuhet se temës bazë, rezistencës ndaj shqeve, i nënshtrohen te gjitha temat e tjera, si : lindja e mbinatyrshme e heronjve, mosmarrëveshjet e keqkuptimet e përkohshme midis vete kreshnikeve, marrëdhëniet familjare, rrëmbimet e ndërsjelleta të kuajve, të grave etj. Kështu, forca e jashtëzakonshme që fiton kryekreshniku Muje me ndihmen e zanave, konsumohet për t’u rezistuar shqeve ; mosmarrëveshja midis vëllezërve Muje e Halil, që gati sa nuk arrin në dyluftim (kënga "Halili i qet bejleg Mujit"), gjykohet nga nëna e tyre si diçka që do ta uronin shqete. Në këtë mënyre terë eposin e përshkon fryma e rezistencës kundër shqeve, fryma e alarmit te vazhdueshëm për shkak të tyre, fryma e pasigurte dhe e nevojës së vigjilencës së përhershme për të ruajtur botën kreshnike "mos më hy as korbi".

    Në vargun e gjatë të poemave që përbëjnë eposin, situatat ku zbërthehen temat janë nga më të larmishmet, më fantastiket, më tërheqëset, më madhoret, gati marramendëse. Kemi aty kulla hijerënda, ku gdhijnë e ngrysin ditët e armëpushimeve heronjtë ; marrëdhënie midis vëllezërve, kunatave, vëllamëve ; zjarre alarmesh që paralajmërojnë rrezikun ; zana që i afrohen kullës së kreshnikut në muzg për t’u ankuar për diçka ; festa që ndërpriten nga një kushtrim rrënqethes ; marshime të gjata, ndeshje të egra në bjeshke, dyluftime, pas mbarimit te të cilave toka mbetet djerre nga zhgërryeja e këmbeve të njerëzve e të kuajve ; ndjekje homerike midis pamjeve madhështore të natyrës ; karvanë dasmoresh që lëvizin drejt dasmash të rrezikshme ; krushq të ngrirë a të copëtuar ; endje si në ankth kreshnikesh të qorruar ; motra që kërkojnë rrugën e kthimit të vëllait të plagosur me anën e njollave të gjakut ; turma korbash që kakarisin mbi kufomat ; kronj që skuqen kur nënat lajnë rrobat e djemve të kthyer nga lufta ; varre të vetmuara e burgje të errëta ; rënkime të vdekurish që s’mund të ngrihen te ndëshkojnë fyerjet ; vajtime të madhërishme e mallkime me përmasa të përbindshme. Shkurt, siç janë shprehur me të drejt studiuesit, një aksion të ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo qindra vjet, e që përbën materien poetike të eposit.

    Se fundi, lidhur me tematiken e eposit të kreshnikeve vlen të përmendet se në asnjë rast nuk kemi konflikte fetare. Një argument plus në këtë drejtim është edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton në mënyre të gjallë e gjithë respekt dhe në elementin katolik.
    [redakto] Bota dhe jeta e kreshnikeve

    Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbinës, qytet i vogël në Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet në viset veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik (Zader, Senjë, Kotorret e reja etj). Por në epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipëria në Brigjet e Tunës (Danubit). Gjeografia e eposit përfshin, veç toponimeve të mësipërme, edhe të tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia ; madje, në raste të rralla, edhe Moskovi e Bagdadi. Veç kësaj, përmenden dendur edhe toponime të paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkët e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, që më shumë tingëllojnë si legjendare. Siç mund të vihet re, toponimia e eposit nuk përkon plotësisht me territorin e përhapjes së tij, siç e njohim që në fillim të shekullit, që kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Një dukuri të tillë shkencat shqiptare e shpjegojnë me dy shkaqe, që ndërthuren midis tyre. Njëri është i natyrës historike, tjetri i natyrës artistike.

    Dihet se Iliret, të parët e shqiptareve, dikur shtriheshin në vëri deri në brigjet e Danubit. Dyndjet në masë të sllaveve dhe përpjekjet për t’u stabilizuar në Ballkan (intensiteti i tyre më i madh i hershem u përket shekujve VI-VIII), bënë që elementi ilir e më vonë iliro-arbëror, të tërhiqet gjithnjë e më shumë në drejtimet jugperëndim, pjesërisht të asimilohet, diku-diku te mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes së elementit të shtyrë e në tërheqje, ishte gjithmonë në lëvizje. Atëherë nuk është krejt pa kuptim të supozohet, merret vesh, me një siguri mjaft relative, se bërthama e eposit shqiptar të kreshnikeve sjell jehonën e një stadi të hershem të caktuar të kësaj lëvizjeje.

    Në të njëjtën kohe, siç u tha, hapësira dhe koha e eposit, si zhanër që ka në themel legjendaritetin, janë hapësire dhe kohe epike. Për më tepër, ky zhanër i lejon vetes që, si kohën dhe hapësirën e largët, t’i përdore për të rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Në këtë kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, është plotësisht e përligjur.

    Shoqërisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit që ata përfaqësojnë janë të organizuar në bashkësi te lira fshatare : nuk i paguajnë detyrime askujt, kanë si preokupacion të përhershëm "mos me u ba raja", udhëhiqen nga prijës të zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin bashkërisht në kuvendet e mbledhjet e gjera.

    Këto bashkësi të lira jetonin në vendbanime te ngulura, që thirreshin katunde. Ndonjëherë në epos përmenden edhe lagje të veçanta, p.sh. lagjja Potureshe.

    Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Në shumë poema përmenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, përmenden kullota e tëbanat e tyre (stanet verore). Në poema të tjera tregohet se edhe vete kreshniket shpesh merreshin me gjueti (një skenë madhore gjuetie kolektive e kemi te "Martesa e Mujit"). Në poema të tjera akoma ka mjaft të dhëna që dëshmojnë se bashkësitë e lira fshatare, ku bënin pjesë kreshniket, merreshin edhe me bujqësi (figuracioni i marre nga mjedise bujqësore, - "Po a t’ kan’ plasun sytë e ballit, / Kështu me i shkrepe demat e kularit", - tregime si ai për Mujin që, kur është duke lëruar me qete e mbrehur në parmendë dhe një kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmendën me gjithë që, etj.) Pra kreshniket nuk njohin vetëm zanatin e luftës. Ata dalin kështu si reparte të armatosura të bashkësive të lira fshatare që vigjilojnë buze kufirit, por edhe, sa herë kanë mundësi, e nderojnë shpatën me kërrabën a parmendën.

    Kreshniket banojnë në kulla tipike shqiptare, kulla të ndërtuara jo vetëm për banim, por edhe për mbrojtje (me mure te trasha e frëngji) ; ushqehen me produkte blegtorale - bujqësore të përpunuara në mënyre etnikisht tradicionale (p.sh. hanë nga një dash të pjekur, pinë verë a raki) ; vishen e mbathen malësorçe (në epos kemi një rekuizite të terë veshmbathjeje dhe orendish shtëpiake karakteristike : lëkurçet, tirqit, opingat dhe kapuçi i bardhe gjysmësferik, fustanella- "fistani" -, jakucja, shtretërit prej druri, çerepët për pjekjen e bukës, mjelcet prej druri, kungujt e verës) ; ata luftojnë me topuzë, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gurë (më vonë hyjnë në epos armët e zjarrit).

    Eposi e jep botën e kreshnikeve si një botë etnikisht të veçante, të ndryshme nga ajo e të huajve, edhe në pikëpamje të veçorive kulturore ose traditave etnike, te gjithë konstitucionit etno-psikologjik.
    [redakto] Mosha e eposit

    Një varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike mjaft herët.

    Se pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmenden. Në këtë fond të lashtë do të duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të vetme që përsëritet e ndryshuar gjate këngëve, modet e gjymte dy - re - katër tingullore, karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu të hershme gjuhësore që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dërgoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin në vend te nderojnë ose nderonjen, përmbysja e gjymtyrëve të kohës së kryer - pshtue kam, dalë kanë - në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.) Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë studiuesit objektive të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikeve. Le të citojmë një konstatim të M. Lambercit : "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë të gjalla, si edhe armët e vjetra janë dëshmi kujtimesh të një datë fort të lashte".

    Shkencat shqiptare marrin në konsiderate teorinë e përgjithshme të eposit, e cila ka pranuar tashme se çdo epos me përmbajtje të tillë epiko - legjendare është fryt i periudhave historike, kur kapërcehet faza e bashkësisë primitive, e shoqërisë thjesht fisnore dhe kur bashkësi të tjera popullsish më tipare të njëjta etnike hyjnë në rrugën e kristalizimit të kombësisë. Për historinë shqiptare kjo faze përkon me periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit të kombësisë shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV është kufiri kohor kur kapërcehet historikisht ai tip mendimi poetik që plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirëfillte i kësaj poezie dhe zhduket domosdoshmëria historike që lind këtë poezi. Në prag të pushtimit osman kishin ndodhur procese të tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik - kalimi në fazën e zhvillimit të plotë të feudalizmit), te cilat po zëvendësonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi të krijoje epiken historike. Që eposi shqiptar i kreshnikeve e mbylli qerthullin e vet krijues në shekullin XIV, dëshmon edhe vete folklori shqiptar : sipas një legjende, kur Muji ndeshi një bari më pushkë dhe provoi në pëllëmbën e vet së plumbi i pushkës, i këtij "teshi" (sendi) të vogël, të shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka që kishte nevoje për ta, për heroizmin e forcën e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjerë, u fut në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më.

    Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit të kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore është rezistenca kundër trysnisë së të huajve, kryesisht të sllaveve. Historikisht dihet që kjo trysni e rezistencës filloi që në dyndjet e para të sllaveve në Ballkan në shek. VI-VII, për të vazhduar edhe më vonë, sidomos në shek. XII-XIV, në kohën e shtrirjes së sllaveve drejt jugut, perëndimit e juglindjes së Ballkanit (koha e Nëmanjideve). Sigurisht rezistenca kundër trysnisë së të huajve, në një fazë të caktuar, u gërshetua me rezistencën e fshatarësisë së lirë kundër depërtimit feudal. Por në rrethanat e Shqipërisë feudalet ishin më tepër të huaj. Ndofta pikërisht për këtë arsye në epos nuk gjejmë asnjë rast rezistencë kundër feudaleve vendas.

    Si rrjedhim do të mund të thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike që me fillimin e rezistencës kundër dyndjeve sllave, për t’u maturuar në shek. XII - XIV e për t’ia lënë vendin pas kësaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do të vazhdojë të jetojë, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si një formë artistikë me fytyrën e kryer kryesisht nga e kaluara, cilësinë e një zhanri folklorik paraosman.
    [redakto] Gjykime

    Mendohet se eposi e ka origjinën e tij në para dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit. Teksti i këngëve të ndryshme tregon për betejat e dy vëllezërve me grupe sllave, duke e bërë këtë cikël më shumë një rrëfim të rezistencës së popullsisë etnike aty, kundrejt fiseve sllave. Në këto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason shumë në formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe është Eposi i kreshnikëve një epos me vlera etnokulturore. Mendohet se këngët, në shumicën e rasteve këndoheshin për "miqtë e ardhur" si një mënyrë dëfrimi. Pa dyshim këto këngë nuk mund të mungonin në festat e ndryshme të malësorëve, edhe pse është e dyshimtë ideja se këngëtarët nuk merrnin asnjë shpërblim për të ekzekutuar këngët e kënduara.

    Jo shpesh herë dhe jo radhë herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Për momentin ideja më e saktë është se Ajkuna ishte nëna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbështetur te kënga elegji "Ajkuna qan Omerin", që është një vajtim tipik i një nëne për të birin e saj. Një debat tjetër jo shumë i përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë. Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.
    [redakto] Këngët më të njohura të eposit

    Në të vërtetë Eposi i kreshnikëve është një epos i pasur me këngë të shumta. Më poshtë paraqiten disa nga këngët më të njohura të këtij eposi :

    * Martesa e Mujit
    * Fuqia e Mujit
    * Orët e Mujit
    * Ajkuna qan Omerin
    * Martesa e Halilit
    * Muji e tri zanat e malit
    * Halili pret Pajo Harambashin

    [redakto] Literaturë
    Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur tek projekti i Librave Books-aj.svg aj ashton 01.svg


    [redakto] “Vajtimi i Ajkunës”

    Drita a dale e drite s’po ban,
    ka le dielli e nuk po nxeh :
    ça ka ba Gjeto Basho Muji ;
    Djalin n’dhe Muji e ka shti...
    A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
    nana e djalit po e pyet ;
    - Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?
    N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?
    Qyqe vetëm rrugën paska marre,
    kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !

    Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
    atëherë nana hanen ka mallkue :
    - T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,
    qe s’ma çove atë natë nji fjalë,
    n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë
    bashkë me hy n’nji varr me djalë !
    Kur ka shkue te varri i djalit,
    ka pa ahin treqind vjeç,
    ahi ishte rrema-rrema,
    nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

    Mire po pshtetet për degë t’ahit
    pikon loti mbi varr te djalit
    Kane lanë kangen zogjtë e malit,
    kane lanë kangen me veshtrue !
    - Po a s’e din se kush ka ardhe,
    qe nuk cohesh për m’u fale,
    more i miri i nanes-o ?
    Amanet, o more bir,
    dil nji here ksi burgut t’erret,

    fol me nanen që t’ka rrite
    s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !
    More Omer i nanes-o ;
    A thue gjokun me ta prue ?
    Dil nji here për me lodrue
    bjer nder gurra me u freskue
    kërko majat bashke me zana
    se ty varrin ta ruen nana,
    mori i miri i nanes-o !

    [redakto] "Fuqia e Mujit"

    Lum e lum për t’lumin Zot,
    Nu’jem kanë e Zoti na ka dhanë !
    Kurr ish’kanë Muja djalë i ri,
    M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni ;

    Coban lopesh zotnija e ka ba,
    Për gjith ditë bjeshket Muja tu’i kerkue ;
    Për gjith ditë nder gurra t’u u freskue,
    Për gjith ditë nder mriza tuj pushue
    Rruge as shtek pa njofte nuk ka lanë

    M’i çon lopët gjithhere ku s’i’n kanë
    ‘I nate lopët cobanit i paskan hupe
    E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
    Buze nji shkambit m’u ndalë asht ngushtue

    Asht ule djali aty për me fjete
    Paj dy djepa aty ki’n qillue ;
    E kan marre brimen e tuj kjajte
    M’asht avite Muja me i shikjue
    Po i pajton tuj i pekunde
    E t’dy djepat ika vun në gjumë
    Bardhe si drita dy Zana atëherë kanë ardhe
    - Ty, qysh të thonë – Mujon e kan pvete-
    Zo’ ! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete !-

    Muja atëherë shka u ka thanë
    Rrogtar lopesh un kam qillue
    Për gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
    Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
    M’kan hupe lopët, e askund s’kam mujte më i gjete
    Ktu m’xu nata e u ngja për me fjete
    S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
    Ishin kanë tuj kajte keta dy fmi
    Kurrkund carje fmia nu’m’kan lanë

    M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
    I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
    Po Zo’ ! shka jeni me gjithë ket drite ?-
    - Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
    - Tuj u sjelle na njërzvet me u ndihmue,
    Ti c’farë ndere, Mujo, po na lype ?
    Qi dy djepat na ike vu në gjumë ?
    A don force, Mujo, me qindrue ?
    A don lufte, Mujo, me luftue ?

    A don gja, Mujo, a don mall ?
    A don,dije, Mujo a don gjuhe ?
    Lyp shka te duesh Mujos te i kan thanë
    Kqyr Muji atëherë c’ka qite e ka thanë :
    - Shpesh po m’ngucin cobanija
    Shum inad cobajt si me kanë

    Paj me force me ja u kalue un due
    Njana shoqes Zanat atëherë i kan thanë :
    - Tamel gjiut Mujit për me i dhanë
    Tamel gjiut i kan dhanë me pi
    Me tri pika djalin m’a kan ngri
    E ika fale Zoti kaq fuqi
    Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
    - Kape gurin ! - Zanat i kan thanë
    Njimi okesh e ma guri ish’kanë

    E ka kap gurin njimi okesh
    Badihava peshue me duer e ka ;
    Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
    Njana shoqes Zanat atëherë i kanë thanë :
    - Edhe do tamel Mujos me i a dhanë
    E ka marre tamlin Muji e e ka pi
    E ka kape gurin me e peshue
    Deri në gju ai gurin e ka cue
    E ka ugje prap n’toke e ka pushue

    Kqyre Zana sa mire ka thanë :
    - Edhe pak gji Mujo me i a dhanë
    I ka dhanë prap gji për me pi
    Sa don Zoti t’i ka dhanë fuqi
    E e ka marre gurin me e peshue
    Deri në shoge (brez) gurin e ka cue
    E kan pa Zanat e kan kqyre
    Njana tjetrës prap te i kan thanë :
    - Opet (përsëri) Mujit gji lypet me i dhanë

    E ka marre Muji gji me pi
    O ! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
    Kenka ba si me kanë drangue
    Ka marre gurin me e peshue
    N’cep te krahit Muji e ka vdue
    Njimi okesh gurit i ka qindrue
    Njëna shoqes Zana c’ka i ka thanë :
    - Tjetër gji Mujit mos me i dhanë :
    Pse tjetër gji Mujit për me i dhanë

    E batis dyrnjan ana-m’ane,
    Atëherë Zanat Mujin po e zhgjertojne
    Se sa t’vogël qi po flasin :
    Përmbi krye hana tuj i shikjue
    Përmbas shkambit hija tu’u zgjatue
    Sa miqsisht me te kan kuvendue
    Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thanë :
    - Probatin na, Mujo, duem me te xane :
    Fol ti, Mujo tash qysh po thue ?-

    - Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue !-
    E ka fale Zoti sabahin
    Ferk e ferk Muji kanka cue
    I ka gjet lopët e në shpi ka shkue
    N’fushë t’Jutbines Muji kur a ra
    Bytym shoket e mbledhun i ka pa
    Se me Mujin aty i’n kenë msue
    Me i a mujte Mujit tuj ladrue
    Kqyre seri Muji shka ka ba :

    I a ka nise me cobaj me ladrue
    Send ma t’fortin me dore e ka kape
    Pese konope perpjete i ka dhanë
    As kurrkush me fole nuk po flet
    Se me thue kur po i bjen
    Dekun n’toke gjinden po i qëte
    Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
    Prej zotnis – burri kur asht da
    Ka dredhe n’shpi - tha – nanen për me e pa

    *Tha – I a ka nise Muji tuj punue
    *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue !
    E n’sa lufta Muji si po bjen
    Ai gjith here me ndere si po del


    Martesa e Halilit
    Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh !
    C’po e merr fryma rrapin e Jutbines !
    Bore e madhe paska ra :
    Randojne ahet për me u thye
    Kanë cetinat vetëm kreshtat
    Ushtojne lugjet prej orteqesh
    Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
    Kanë ra vashat me gja në lume

    Kanë gjete lumin ngri akull
    Kanë nise vashat me lype krojet
    Kanë gjete krojet tane ngri hej !
    Ka dalë Muji me kreshnike
    A thue ndeshet me ndoj gja malit
    Sa shpejt diellin ma zu reja !
    Shpejt ma endi njëi pelhure t’gjane e t’gjate
    E ia ka veshun majat rreth e rrotull
    Qe kur jane kap trimat-o te lumi

    Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
    Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
    Ngrine trimat, u sharruen
    Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
    T’tane për darke Muji i ka ndalë
    Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
    E ka vu një barre dru t’vogël në zjarr
    Treqind vete prihere m’u nxeh…
    Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

    Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet !
    Kanë marre llafin e po llafiten
    Kanë marre gazin e po gazmojne
    Kanë nise trimat Mujin, po pyesin
    - N’vater tande, Muje, kemi qëllue
    mos na ki rande për nji fjale…
    Qysh Halilin s’e martove ?…
    Jane martue krejt mosha e tij…
    Djemt’e tyne n’loje te tane kanë dalë

    A t’u dhimbsen paret për me i dhanë ?
    A t’u dhimben dasmat për me i ba ?
    Tutna djalin dikush po na e rre
    Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
    Rob te gjalle djalin po e zane
    Le konakun, Muje, po ta fikin
    Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
    - Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
    Se mire hallin po ma ditki, burra !…

    Ju t’pavllazen shoke s’keni qëllue
    Kujt po i dhembe dasmat për vlla t’vet ?
    Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
    Mire e njihni se asht daji trimnish-
    Atëherë djali ka nise me fole
    - Kah kam vlla e kah kam moter
    vdeksha para n’u martofsha
    se gjithë gratë e Krahines ku jane
    se gjithë vashat e Jutbines ku jane

    bash si motra që po m’duken
    dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
    po s’e mora Tanushen e kralit
    E une Tanushen vete e kam pa
    Gja ma t’mire s’sheh njëri nën kete diell
    Vetulla e saj e drejte si fiskaja
    Shtegu i ballit si shtegu i malit
    Kur merr hana me prendue
    Syni i saj si kokrra e qërshis

    E ka qërpikun si krahu i dallendeyshes
    Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
    Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
    Goja e vogël si lulja që shperthen
    Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
    Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
    Qafa e saj si qafa e pellumbit
    Shtati i saj porsi shtat cetine
    Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

    Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
    Kurrrkund nji shteg që nuk me late
    Për me dalë deri në Krajli !-

    Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue !
    Sa shpejt deti ka ndigjue !

    E e ka cue nji fryme te forte
    E e ka cue një fryme te nxehte
    Bijne orteqet nëper gropa
    Ushtojne malet si prej motit !
    Por tri dite e ma s’ka zgjate
    A shkri bora e ka ra n’lume
    Por tri jave e ma s’ka zgjate
    Cka e ka ba lumi ate te bardhe ?
    T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

    Cpo kendojne bilbilat n’mal
    c’po lodrojne femija n’fushë
    - Shpejt më dalë te t’bani (stan në bjeshke)
    se ka shperthye ahi ! –
    Atëherë djali Mujit i ka thene :
    - Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhanë…
    Atëherë djali i ka kcye gjokut n’shpine :
    - T’mire u pafshim ! – Mujit i ka thanë
    Ka marre rrugen për krali

    Dy here djalin kurkush s’e ka pa
    Kalojne male e kalojne lugje
    Kalojne brështë (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
    Kal ojne dite e kalojne nët…
    - C ’ka ka hana që s’po del ?
    Kan e pyet bilbilat e malit
    Pritni pak more zogjt e malit
    Ju me kndue tjetër pune s’keni
    Hana sonte ka ndodhe zane

    Ka nji ndore (ne mbrojtje) me përcjelle…-
    Qatëherë djali sa kish ra n’breg t’lumit
    Ka lidhe gjokun brenda në nji imshte (ahishte me drure te rinj)
    Imshta ishte tane ahishte
    Vete shatorret nëper muzg te nates po i lyp
    Kur ta mbrrite të cadra e kuqe…
    Ka zane vend përmbas nji lisi
    Rranjët e lisit shpernda në lume …
    Sa urtisht djali që po e msyn (sulmon)

    Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
    Kamba-doras asht avite…
    - Po ket fytyre ku e ka pa
    qe po me gjet me te Halilit ?-
    Ma gjate djali s’ka durue :
    - Po je a njëri që ke bese ?
    - Te thafshin krahet more djale i ri
    se fort thelle që paske hy !…
    Hajde brenda, kopil (djale i shkathet) ; - po i thote

    Se ja vdesim te dy pernjihere
    Ja te dy kemi shpetue !-
    Atëherë djali brenda ka hy
    E ka marre vasha për dore
    Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
    I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
    Krejt si cike djali po ngjan…
    N’breg te detit, përmbi shkamb
    Dymbedhjete katesh kulla e nalte

    Kurrkund shoqen nuk e kishte
    Treqind hapash kulla e gjane
    Te tana ballet guri te lemue
    Anash krejt guri te latue
    Latue shkambi prej mermeri
    Aty gurrat me flladite
    Aty kopshti me u mahite (për te kaluar kohen)
    Aty velat me valzue (për te lundruar)
    Me valzue për shpine te detit…

    Me Halilin brenda kanë hy…
    Sa fort shpejt kralica gati asht ba !…
    Kur ka pa sokol Halilin
    A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
    Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
    Fill te krali paska shkue…
    - Te kanë ardhe cubat e Jutbines
    e ty kullat t’i kanë zaptue
    erzin marre, cikat cnjërezue ! -

    Krali shpejt qënka shtrengue
    t’dy prej krahu krajli i ka kape…
    n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
    rrugen e madhe Tanushes ia ka dhanë
    Mire po e ndal Jovani (një mik) e po e pyet :
    - C’asht ky vaj Tanushe lum motra ? – i thote-
    Se kso britme kure nuk kemi ndi !
    - Rob kanë zane Halilin e Mujit
    e mue rruget tata m’i ka dhanë

    ma për t’gjalle te shpia mos me kthye !…
    Nji fjale Mujit te dera me ia cue
    Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
    Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe ! –
    E ka gjete nji njëri te beses
    Menjihere Mujit naten ia ka nisun
    N’nestret nadje djali asht kape te kulla
    Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
    T’madhe burri paska nise me qëshe :

    - A t’kam thanë taraku (dem, mezat) i Kotorrit
    se Kotorret kanë me ta hanger kryet ?…
    Ka dalë trimi në beden te kulles
    Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
    - S’kam cka u them more aget e mi
    vec me koriti sokol Halili
    Me u shtrengue burra si te mundni
    Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen ! –
    Kanë ba ashtat trimat me ushtue

    Kanë ba lumin trimat mu turbullue
    Kanë ba gjoket trimat me fluturue
    E t’jane kape te Kotorret e Reja…
    Neper rane t’detit Muji i ka shpernda :
    - Ver me goje mos guzoje kush me ba…
    Se shume njërez qënkan mbledhe n’Kotorre !
    Me kushtrim krali i ka thirre –
    Midis logut asht nji djale i ri
    Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

    Ai asht Halil aga i ri
    Mbare Kotorret me ate po qëshin :
    - A po e sheh Halil, vdekjen me sy ?
    Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qën ?
    Kuvend burrash djali paka shtrue…
    - S’asht ngushte njëriu deri n’dite te vdekjes
    - Fjalen e mbrame në pac me e fole
    se ty jeta m’at hu t’u ka sose !…
    - Pese dekika (minuta) liri me me dhanë :

    Tjetër t’mire në t’paret nuk na kanë lanë
    Kurrnji nësh mos me vdeke në shtrat
    Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
    Edhe duert mire ia shpengojne
    Ia kanë dhanë lahuten në dore
    Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
    Krejt po e kendon kangen në gjue te pareve
    Qaty Muji nëper fushë ka dalë
    E e ka ba nji piskame te madhe

    Jane shembe kullat gjer në themele
    U trand deti me hy brenda
    Kanë gjemue malet si për mot t’lig !
    Kurrnji trimat nuk po e lanë me ike
    Lufte e rrepte aty që po bahet
    Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
    Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
    Notojne kurmat thelle në det
    Notojne trupat nëper gjak

    Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
    Sa thelle trimi me paska hy !…
    Muji djalin e ka shpengue
    A turre djali si i terbue
    Gjalle me dore kralin e ka zane
    Me shpin në hu ditet i mbaroi
    Qatëherë burrat kanë rroke unat (urat e zjarrit)
    Shpejt qyteti ka marr zjarr
    Ka marre zjarr krejt në fund e në maje

    Sa fort Muji m’asht terbue !
    Aspak dhimbe trimi s’po ka
    As për kulla që rrenohen
    As për t’vdekun që shkrumbohen !…
    Tri here dielli ka prandue
    Tri here hana ka ague
    Kurrkund zjarri me pushue

    Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Eposi_i_kreshnik%C3%ABve"
    Kategoritë: Për përmirësim | Transporto
    Mjete vetjake
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 15-12-2010 më 03:53

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi për postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  9. #86
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Hakmarrja e legjendës


    Foto: Jetmir Idrizi Legjendat Muji dhe Halili, të cilët kanë jetuar vetëm në imagjinatën e shkrimtarëve, janë ringjallur në një fshat të Drenicës.

    Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me mustaqe të gjata.
    Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.

    Brez pas brezi në Marinë me rrethinë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit.
    Ndërsa profesorët e shkollës fillore nuk kanë nevojë t’ua vizatojnë nxënësve madhësinë e gurëve në dërrasë të zezë. Ata i kanë vetëm pak metra larg shkollës dhe fëmijët kanë mundësi edhe t’i shohin nga afër.

    “Së pari kur i kanë gjuajtur gurët Muji dhe Halili, si ka ra këtu njerëzit kanë menduar që është tërmet, por kur ka ra ka shpërthye uji”, rrëfen Kushtrimi i cili është në klasën e tretë.
    Marinasit këta tre gurë i ruajnë si sytë e ballit. Ata besojnë se kush i prek gurët, mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi në familje. Në këtë mënyrë, gurët janë ruajtur nga dëmtimi.

    “Nuk kanë guxu, kush e ka prek atë janë domtu të gjithë. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonë një banor i fshatit Marinë.
    Vërtetësinë e tyre nuk e konteston askush në Kosovë. Madje as të rriturit.

    Ata besojnë se këta tre gurë janë hedhur nga duart e Mujës dhe Halilit nga fshati Gradicë, i cili gjendet tri kilometra larg Marinës. “Para 150 vjetëve këta gurë janë këtu, dy këtu e një qatje. Thonë që i kanë gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja këta e Halili atë”, rrëfen Metush Hoti nga fshati Marinë, duke treguar me gisht gurët e mëdhenj.

    Madje edhe mësuesit besojnë fort në legjendën e kreshnikëve. Kamber Hoti këtë bindje çdo ditë ia transmetohen edhe fëmijëve në shkollën fillore në Marinë. Ai tregon se si kanë ardhur këta gurë në fshatin e tyre. “Është kap guri me dy duart, edhe është hulat edhe është hedh sa ka pas fuqi në lartësi shumë të madhe. Kësaj loje i kanë thënë gurapeshë”, tregon ai.

    Ndryshe nga banorët, sociologu Shemsi Krasniqi thotë se legjenda që është thurur për kreshnikët Mujin dhe Halilin ka një mesazh tjetër. “Mesazhi i vërtetë i saj është se fuqia njerëzore është shumë e madhe, dora e njeriut është shumë e fuqishme, mundet me bë çudi, mundet me bë mrekulli”, vlerëson Krasniqi.

    Pavarësisht kësaj, mësuesit dhe banorët e fshatit Marinë e kanë ndërmend t’i ruajnë këta gurë, në mënyrë që legjenda për Mujin dhe Halilin të mos vdesë kurrë. “Si punëtor i arsimit kam propozuar që t'iu sigurohet një bazë, të ruhen, por ku me gjet njerëz që do ta kryejnë atë punë”, rrëfen Sejdi Mziu, mësues i vjetër në këtë fshat.
    Këta tre gurë janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër të fshatarëve. Ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më.

    “Një person e ka shpinë qatje, ia ka hek një copë për me zidu një bunar, qatë dit iu ka sëmur një djalë , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatë gjithë jetës u kanë sakat”, rrëfen Metush Hoti, banor i këtij fshati.

    Ndërsa, mësuesi Kamber Hoti di edhe një rrëfim po kaq të errët për fuqinë mistike të gurëve. "Një shtëpi në lagjen time atje ka bë thyerjen e gurit të madh, por ajo shtëpi e atij personi që e ka thye gurin, është shuar, vetëm një djalë prej asaj familjeje ka mbijetuar”, tregon mësuesi.

    Ndërsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerëson se frika qindravjeçare e banorëve është e natyrës psikologjike. Sipas tij, mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqësi. “Fatkeqësitë gjithmonë ndodhin, por bashkësia, popullata e projekton fatkeqësitë si pasojë e një veprimi që nuk e ka respektuar kultin apo vlerën që e ka krijuar bashkësia”, shton Krasniqi.

    Ndërsa kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, është më i drejtpërdrejt. Ai thotë se banorët e Marinës janë duke bashkëjetuar me një frikë të paarsyeshme, që nuk ekziston në realitet.

    “Ky është një besim i kotë, një besëtytni, që nuk ka të bëjë absolutisht me të vërtetën. Këto janë vetëm trillime djallëzore që janë ngulitur nga imagjinata të sëmura të njerëzve se nëse lëvizet ky guri do t'i ndodhë dikujt diçka në familje”, thekson ai.

    Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovës mendon po ashtu se kjo është thjesht një legjendë.
    “Është shumë e qartë se kemi të bëjmë me një mitologji. Fuqia e Zotit mund të bëjë mrekulli, por në këtë rast, në këtë fshat, mendoj se kjo është thjesht një legjendë dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën”, thotë Zefi.

    Por, mësuesi më i vjetër në fshat, Sejdi Mziu këmbëngul se ajo në të cilën besojnë fshatarët nuk është e trilluar. Ai thotë se vërtet kanë ndodhur raste kur njerëzit kanë vdekur, për shkak se janë mundur t’i dëmtojnë këta gurë. Ai tregon disa raste të punëtorëve që kanë punuar në ndërtimin e rrugës. Sipas tij, shumica e atyre që e kanë lëvizur njërin gurë nga vendi tashmë kanë vdekur.

    “Nuk është besëtytni, është fakt se të gjithë ata që jo me qëllime të këqija, por edhe me qëllimin më të mirë, kanë pësuar. Prandaj kjo nuk është rezultat i besimit, krijimit të një bindjeje, por është e vërtetë”, rrëfen Mziu.

    Rrëfimet për gurët çdo ditë ushqehen me frikë të re. Për ta tashmë janë thurur shumë rrëfime. Sipas banorëve, dikur afër këtyre gurëve janë shfaqur edhe krijesa të papara më herët. Sipas tyre, këto krijesa kanë shërbyer si mbrojtës të gurëve të Mujit dhe Halilit.

    “Unë si unë, tash në moshën 65 vjeçare e mbaj mend gurin kur ka qenë sa grushti. Me i thanë dikujt që guri rritet ndoshta çuditet, por këta janë gurë të shenjtë”, thotë mësuesi tjetër Kamber Hoti.

    Por, në këtë teori nuk beson sociologu Krasniqi. “Nuk besoj që gurët rriten, por rriten fjalët, shtohen besimet”, thotë ai, duke nënqeshur.
    Baca Kamber ka edhe një rrëfim edhe më trishtues, që iu është thurur gurëve të Mujit dhe Halilit, që marinasit i ruajnë si sytë e ballit.

    “Shumë njerëz e kanë pa një gjarpër të madh në zgavrën e gurit të madh dhe verës prej zhegut këndon. Ka qenë me një kaqurotë, pergj shumë të madhe dhe ka dalë në kohën kah 8:00...9:00 e mëngjesit”, rrëfen Kamber Hoti.

    Por, a del dikush brenda dhe jashtë Marinës që ka guxim të dëmtojë këta gurë?
    “Jo, kurrë, se kush i ka dëmtuar, ia ka pa sherrin”, thotë Metushi i bindur në fuqinë shkatërruese të gurëve.

    Edhe mësuesi Kamber thotë se gurët e Mujit dhe Halilit nuk bën t’i prekë askush. Sipas tij, çdo njeri që i dëmton ata mund të vdesë nga mallkimi i gurëve.
    Ndërsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson në këto rrëfime të errëta të banorëve. Megjithëkëtë, ai thotë se as vetë nuk do të kishte guxim t’i dëmtojë këta gurë.

    “Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i dëmtoja në asnjë rast, as nuk do të provoja në asnjë rast t’i bindi popullatën që nuk ka nevoje t’i besojë kësaj... Lëri njerëzit le të mendojnë në mënyrën çfarë të duan”, shton ai.
    Ndërkohë, në oborrin e shkollës së Marinës vazhdojnë të luajnë fëmijët, derisa rrëfimi për mallkimin e gurëve do të rritet bashkë me ta. Më fëmijët do të rritet edhe frika e hakmarrjes së legjendave.
    Sociologu Shemsi Krasniqi vlerëson se mitet në këtë fshat vështirë se do të zhduken ndonjëherë.

    “Për faktin që fshati është i populluar dhe nuk ka tendencë të braktiset fshati, mendoj se ky kult do të vazhdojë të mbijetojë edhe në gjeneratat e ardhshme”, thekson ai.
    Në këtë janë të bindur edhe marinasit. “Miti për paprekshmërinë e tyre do të ekzistojë sa të ekzistojë njerëzimi”, thotë mësuesi Sejdi Mziu.

    Historia e Mujit dhe Halilit

    Nga malet e Çiçavicës, pasi kanë pirë qumështin e zanës, Muji dhe Halili kanë bërë garë se cili mund të gjuajë gurë më larg se tjetri. Natyrisht ata gurë kanë qenë të përmasave shumë të mëdha, por qumështi i zanës u ka dhënë atyre një fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte përfunduar pikërisht në fshatin Marinë, ngase gurët që janë gjuajtur prej tyre, janë përplasur në tokën që sot quhet Marinë. Përshkrimi i personazheve është i mbinatyrshëm; ata flasin me orët, luftojnë me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumë, i kanë mustaqet nga një pash, e hedhin topuzin me aq forcë sa ngrihet pluhur nëntë pashë lart etj. Heronjtë e këtyre legjendave janë të shumtë, por kryesorët janë Muja e Halili.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi për postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  11. #87
    Eposi i Kreshnikëve, e nominuar për të qenë pjesë e UNESKO-s

    Eposi i Kreshnikëve ose siç njihet nga populli, mënyra e të kënduarit me lahutë është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kulturës Shpirtërore për t’u nominuar për të qenë pjesë e UNESKO-s.

    Këtë n’a bënë me dije anëtari i këtij këshilli Vaso Tole me të mbaruar mbledhja. Tashmë grupi i punës i përbërë nga emrat më të njohur të albanologëvë dhe studiuesve të folklorit, epikologë, etnologë, antropologë do të fillojnë punën që “Eposi i Kreshnikëve”, monument i trashëgimisë kulturore shqiptare t’i jepet një vleëe ndërkombëtare.

    Tole është i vetëdijshëm se i pret një punë e madhe, sipas të cilit kjo pasuri shpirtërore do të prezantohet si kryevepër në rrezik pasi është në rrezik zhdukjeje, pasi vetëm 10 lahutarë ka në të gjithë vendin.

    Tole tha se “ është shumë e rëndësishme ruajtja e kësaj vlerë të rrallë kulturore e cila mësohet në mënyrë individuale, ku më i vjetri është 100 vjeç dhe mosha mesatare 40.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #88
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    çfar gjuhe jan keta emra Mujo, Halil, Hajkune etj. ... ose Elez e Ali (Gjegj Elez Alia) ???
    Shume e cuditshme ne fakt , sme kish shkuar ndonjehere ne mendje ky kombinim abstrakt emrash.

    Mujo = jomusliman.
    Halil = musliman
    Ajkuna =jomuslimane
    Omer = musliman


    Gjergj =jomusliman Elez =musliman Alia =musliman

    Ndonje ide?

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar elijsa për postimin:

    Kreksi (11-04-2015)

  14. #89
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,616

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Jam habitur edhe vetë kur një ditë papritmas gjeta kullen e Gjergj Elez Alis ?

    Kulla e Gjergj Elez Alis ne Hercegovine ?



    Mos ta marrim tani si te vertete edhe se ky emër ekziston, nuk jemi aqë të sigurt ende se, sa ka lidhje ky toponim apo jo me kullen e Gjergj-Elez Alis kjo kull por ngjajshmeria e emrit
    ="Djerdelez"=
    ="Gjergjelez kulla" na shtyn që të krahasojmi dhe pse jo të hulumtojmi me tej...?

    Siq e tham, kjo kull si shifet në imazh është gati se e rrënuar, gjëndet në Hercegovin në Luginën e Neretves, do te perpiqemi të gjëjmi historikun e kësj kulle si dhe nga vjen emri "Kula Derdelez"=Kulla Gjergjelez"

    Një rastesi mê tepër;
    Kjo kulla e ashtuquajtur "Kula Gjergjelez" për habin tonë gjendet në qytezen e njohur aty ku pretendohet nga hulmtuesi meksikan Salanas se aty gjendet Troja Homerike në Gabela, pra kjo kull gjendet po në të njejtin qytet...rastësi kjo ?

    ...shendet nga kreksi...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 11-04-2015 më 16:08
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2016
    Postime
    1

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    a mundet dikush te me shpjegoje pak rreth ciklit te kreshnikeve sepse me nevojitet per nje bisede letrare
    nese mundeni ju lutem

  16. #91
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Nga Libri i Kole Jakoves Kreshniket
    Popuili ynë e ka çmuar me shekuj pasurinë që përfaqëson.
    Cikli i Kreshnikëve.
    Ai e ka ruajtur me xhelozi këtë e ka përpunuar, ia ka përshtatur kohës duke shtuar, duke hequr dhe duke bërë seleksionimin sipas normave të artit oral kreshnik shqiptar.

    I them art kreshnik shqiptar mbasi ka karakteristikat e tija të veçanta, si në gjuhë e në shprehje, ashtu edhe në krijimin e personazheve dhe të ngjarjeve me forcë epike.
    Cikli i Kreshnikëve është i ngjeshur me legjenda, me mitologji ilire, me Orë e Zana që kanë forcë magjike, njëherit dhe kufizim të kësaj force.

    Të gjitha këto bashkë, me mënyrën e të konceptuarit të jetës, me përshkrimet e natyrës dhe te mjediseve ku zhvillohen ngjarjet, me zakonet, heroikën dhe bukurinë e virtyteve, përbëjn;,,, sëbashku atë që unë do ta quaja art kreshnik.
    Nuk kam ndër mend të bëj fjalë për historikun e këtij Cikli, për kohën kur u lind dhe u zhvillua, çfarë lidhjesh pati me eposet e ciklet e lashta të popujve të Evropës, çfarë mori dhe çfarë dha ndër ta.
    Kjo i takon shkencëtarëve.
    Unë do të shpreh këtu mendimet e mija për Ciklin.
    Ideja dhe dëshira për të shkruar një poemë për kreshnikët më ka cytë që kur isha fare i ri.
    Ëndërroja të shkruaja në bazë të varianteve të ciklit një poemë të plotë me bosht organik kompozicional, me personazhe dhe situata interesante, duke ruajtur në përgjithësi gjuhën, mjedisin dhe frymën popullore që e karakterizon ciklin e kreshnikëve.

    Në këtë mënyrë kërkoja të shkrihesha me qindra dhe qindra rapsodë popullorë, që me talentin e tyre të rallë e përcollën ciklin deri në ditët tona.

    Për këtë më duhej pa tjetër të kujdesesha në radhë të parë për të pasqyruar sa më besnikërisht mënyrën e të shprehurit të gjuhës së rapsodëve.
    Kjo gjuhë, siç dihet ruan epikën e të folmes së veriut.
    vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-11-2019 më 16:43

  17. #92
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Po të përpiqej dikush për ta kthyer këtë vepër në gjuhën e jugut, atëherë cikli do të humbte gjithë pasurinë e bukurinë e tij dhe në fakt do të bëhej i pa vlefshëm.
    Kur them këtë, kam parasysh deri në imtësi konstruktet, trajtat e deri detalet më të imta që ka gjuha e shprchjes poetike në Ciklin e Kreshnikëve.
    Siç dihet materiali i Ciklit, i ardhur nga shekujt e largët, ka kaluar nëpër mija e mija rapsod, disa të talentuar e disa më pak të talentuar, të cilët kanë shtuar, shkurtuar e vepruar mbi të ashtu si ua ka marrë mendja. Megjithatë, te ne diçka ka arritur e në disa raste kanë arritur pjesë të goditura, që janë sot xhevahire të vërteta të poezisë sonë në përgjithësi.

    Do të përmend këtu këngën epike të Gjergj Elez Alisë, e cila është krenari e poezisë sonë.
    Si kjo këngë, si dhe vajtimi i Ajkunës janë kulme poetike të paarritshëm. Unë mendoj se edhe shumë gjëra të bukura edhe kanë humbur.
    Vetë këto fragmente, si dhe vetë cikli tregojnë qartë se dikur, në motin e lashtë, ne kemi pasë të bëjmë me një epos të bukur, i cili gjatë shekujve u fragmentarizua.
    Prej ketij eposi u shkëputën mikrodrama dhe mikrotregime,
    U futën ngjarje të reja dhe, pak pa humbur fare, arritën për fatin tonë të madh në duart tona.
    Arriti një shumicë variantesh, një shumicë interpretimesh të ndryshme, të cilat shpesh nuk kishin të bënin fare me njëri-tjetrin.
    Ndër ta pasqyroheshin copëza të historisë së lashtë, të cilat duke udhëtuar ndër shekuj na jepnin shenja të një historie më të re, të islamizuar, e të përpunuar sipas situatave që kalonin variantet, pra vetë rapsodët.
    Cikli si qendër të kreshnikëve na jep Jutbinën.
    Pra edhe unë poemën time e vendos në Jutbinë dhe në ato qendra që përmend Cikli.
    Për të qenë më afër realitetit historik, aq sa del nga vetë Cikli, unë i kam vendosur ngjarjet në shekujt nëntë-dhjetë-njëmbëdhjetë.
    Këto mund të kenë ndodhur shumë më përpara dhe ndoshta jo në atë vend që përmend Cikli e që përmenden edhe në poemë, por unë krijoj sipas ciklit dhe sipas të, dhënave të mbledhura andej e këndej.
    Variantet e ndryshme të Ciklit, si të përbashkët kanë zërit Mujo dhe Halil, të cilët të kujtojnë vëllezërit Dioskurë.
    Këndej duken simptomat e një kohe shumë të lashtë të Eposit.
    Bashkë me Mujin dhe Halilin veprojnë edhe një tubë kreshnikësh të tjerë si Zuku Bajraktar, Omiri e plot të tjerë, me emra islamikë, që të kujtojnë kohën e okupacionit turk.
    Dalin edhe një sërë krajlash, kapedanësh, hambashësh, që u bien në qafë vendasve, të cilët ruajnë bagëtitë, bunet dhe shtepite e tyre.
    vazhdon

  18. #93
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Sipas ciklit del se vendasit ishin një etni ilire, që banonin në një vend pak a shumë malor andej afër Bosnjës.
    Këta kishin si kryeqendër Jutbinën e mandej me radhë Klladushën, Lugjet e Verdha bashkë me bjeshkë e kullota të pasura me mija bagëti e qindra barij e stane çonin jetën si blegtore te zot dhe trima.
    Jutbina, si kryeqendër, del në Cikël se ka pazar, pra ishte qytet me artizanat.
    Kishte berber, nallbanë, saraçë, robaqeps etj.
    Njerëzia merrej me blegtori, por punonin edhe tokën për drithra.
    Kishin vreshta, bletë dhe pemë.
    Punonin leshin dhe lirin.
    Muji me Hlilin dhe me tridhjetë agot'1 ishin gjithn, gadishmëri për të luftuar kundër cubave, që dërgonin për të grabitur bagëtitë e tyre.
    Kur vallë kenë ndodhur gjithë këto ngjarje? Sigurisht gjurmët janë të vjetra. S'është çudi që mbi skeletin e një eposi të stërlashtë, në një kohë të caktuar, lindi një epos i ri.
    Ky epos sipas mendimit tim ka lidhje me dyndjet sllave në Ballkan.' Doemos Ballkan e sidomos ai i sipërmi, nga luftrat, kryengritjet kundër
    Romes, nga epidemitë dhe mungesa e bukës u shkretua mjaft.
    Fiset ilire u rralluan, zona të tëra mbetën shkret.
    Kështu grumbuj endacakësh sllavë të ardhur që nga liqeni Bajkal, gjetën vend për të ndërtuar bunet e tyre dhe për të kullotur ato të pakta bagëti që sillnin me vete. Siç thuhet, sllavët e njihnin mirë bujqësinë.

    Prej tyre nisën të mësojnë mjaft gjëra edhe fiset ilire që kishin mbijetuar në ato anë. Edhe sllavët kishin mjaft gjëra për të mësuar nga fiset ilire, sidomos në blegtori. Bashkëjetonin pa grindje, bile e ndihmonin njëri-tjetrin. Ilirëve tashti u ksh humbur emri i vjetër d,m, quheshin arbanë.
    Sllavet i thërrisnin raban, se kështu u vinte më për mbarë. Gati si në një simbiozë, kaluan tre shekuj, pa ekcese.
    Por koha dhe rrethanat ndryshuan.
    Në Ballkan vërshoi nje shumicë e madhe sllavësh.
    Tek ata, Knjazët e dikurshëm të grupeve të vogla u bënë krajla, që kishin rreth vetes me mijëra luftëtarë, kapedanë, vojvodë dhe trima që u binin në qafë sidomos bagëtive të «rabanëve».
    Vendasit, krajlat e cubat i quanin të huaj, të ardhur që përpiqeshin t'i zbonin vendasit prej tokave të tyre ose tibenin robe.
    1. Ago — Titull fisnikrije në mesjetën e lashtë.
    Emri mbijetoi në legjendën «Ago Imiri».
    Emri Ago dëgjohet edhe sot e kësaj dite sidomos në jug.
    vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-11-2019 më 16:47

  19. #94
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Simbioza pak a shumë e qetë e dikurshme humbi.
    Vendasit, qe tashti në ato zona kishin ngelë si ishuj etnije, luftonin kundër shkjeve (sllavëve) dhe mbronin me guxim tokat, bjeshkët e nuk pranonin të bëheshin skllavë e t'u nënshtroheshin krajlave të huaj. Kështu ndodhi edhe me etninë e zonës së Jutbinës dhe të Krahinës.
    Veç të tjerave, fiset arbane e sllave kishin fe të ndryshme.
    Kristianizmi romak nuk filtrol sa duhet në fiset e vjetra ilire.
    Ilirët qenë më materialistë.
    Nuk i beskmin edhe aq jetës së përtej varrit.
    Ata mbanin fene c tyre të vjetër, që ishte më afër natyrs:.
    Besonin në, ore e zana, në qënie mitologjike, në yshtje dhe magji të trashhguara nga ilirët e lashtë.
    Sllavët e lanë fenë e vjetër dhe perqfuan fenë kristiane të Bizantit.
    Ata qenë më të dhënë pas feje.
    Në cikël feja nuk luan ndonjë rol. Luftat kanë karakter thjesht grabitqar nga ana e sllavëve dhe karakter mbrojtes nga ana e arbanëve.
    ,
    Cikli ka ardhë deri në ditët tona i vargezuar.
    Unë mbaj mend, kur ishai vogël, aty te vatra malhsore te; Dukagjinit dhe të Malesisë së Madhe flisnin për trimerin dhe bemat e Mujit dhe të Halilit.
    Ata i tregonin në forme perralle.
    Shumë rrallë i recitonin në vargje ose i përcillnin me lahut.
    Kjo ndodhtc se ata që vinin si miq në shtepi tone nuk kishin lahutë me vete.
    Kur ne të rrallë ndonjeri sIllte ndonje lahutë dhe i binte, atëherë bëmat e kreshnikeve fitonin nje bukuri të tillë malësore qe edhe sot kur i kujtoj ngjall emocione.
    Shumë nga këto tregime që unë i pata digjuar si femijë në formë përrallash, nuk i kam hasur më vone te botuara në vargje.
    Nuk i përmbante as kolona e vitit trldhjete eshtata kur qenë shtypur mjaft variante të ciklit.
    Tregime gojore tebëmave të kreshnikëve kam dëgjuar dhe kur u rita.
    Sot kjo formë e të treguarit kam frikë se ka humbur dhe me te ka rrezik të kenë humbur shumë ngjarje, shposh mjaft interesante, që nuk i ka cikli i vargëzuar.
    Në qofte se ne vepren që paraqes ka disa ngjarje si Martesa e Nores, historla e dymbëdhjetë kalamajve që kërkon t'i presë krajlo Radi dhe ndonjë tjetër, të gjitha këto janë reminishenca th tregimeve te pleqve netëve të dimrit aty te vatra kur unë nuk ikisha as dhjetë vjet.
    Në shekullin IX, X e XI, kur supozohet se kane ndodhur këto ngjarje,emri ilir kishte humbur.vazhdon

  20. #95
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Fise të ndryshme quheshin me emra të tjerë si Arb, Madhej (sigurisht nga fjala imadh)
    Këta banonin rreth Bosnjës.
    Emri arb fillon e 'del që në shekullin e pestë, afër Zadarit të sotëm. Shekuj më parë ky emër përmendej nga Ptolomeu afër Krujës.
    Emri Mujo mendoj se vjen nga fjala Mundës (Fitimtar).
    Edhe Cikli e përmend këtë dukuri.
    Përsa i përket fjalës Halil mbështetem në një lloj zbërthimi që i ka dhënë Çabej kësaj fjale.
    Ai e nxjerr si kompozitë të fjalës ilire Hal-(i shndritshëm) dhe fjalës yll,
    Përsa i përket emrit Gjergj Elez Alia ashtu dhe fjalës Halil i kam lënë në vepër ashtu siç i përmend populli.
    Unë mendoj se emri ivërtetë i heroit të popullit tonë dikur duhet të ketë qenë Gjergj Aleks Ilia.
    Emri Gjergj nuk u islamizua dot, kurse Aleks ishte e lehtë të bëhej Elez dhe Ilia të bëhej Alia. Kështu mbeti emri Gjergj, siç njihet sot në popull. Siç del edhe në vepër, etnia e vogël e Jutbinës qëndroi sa mundi për të ruajtur tokat, bjeshkët, trojet, gjuhën, zakonet dhe për të mos iu nënshtruar kurrsesi të huajit.
    Pikërisht këto lufta pasqyron edhe vepra.
    Në fund, presioni i madh, ushtria e shumtë bënë që etnia të pushtohet nga krajlat. Jutbina u dogj.
    Një pjesë e popullsisë mori rrugët duke lënë tokat, bjeshkët, trojet e me to edhe zemrat e tyre.
    Shkuan atje ku flitej gjuha e tyre dhe ku e ndjenin veten më të sigurtë. Pra shumë iu futën Rrafshit të Dukagjinit.
    Një pjesë e mirë mori rrugën e Malësisë së Madhe.
    Deri vonë malësorët pleq të Malësisë së Madhe thoshin se kemi ardhur nga Bosnja.
    Një pjesë shkuan në rrethet e Ulqinit dhe të Tivarit, kurse një pjesë tjetër iu veshën Malësisë së Krajës.
    Por shumica nuk i lëshuan trojet dhe tokat. Ndejën aty duke i rezistuar pushtetit.
    Nuk ishin pak. Sipas një ankete të shekullit të kaluar, siç del nga dorëshkrimi i studiuesit Veiz Sejko, studim me vlerë të madhe për historinë e popullit tonë (i cili me sa di flen në arkivin e Institutit të Kulturës popullore) gjashtëdhjetë për qind ishin vendas të lashtë, pra ilirë, tridhjetë për qind kroatë dhe kusuri serbë e dalmatë. Vendasit u përzien me kroatë e serbë dhe krijuan një amal-gamë dhe e quajtën veten boshnjakë.
    Pas djegies së Jutbinës dhe pas humbjes së gjuhës dhe të fesë, vendasit u sllavizuan në atë mënyrën e tyre. Pra tashti nuk mund t'i këndonin më Mujit e Halilit, siç i kishin kënduar dikur.
    Në rapsoditë e ciklit të sllavizuar Muji hyn në shërbirn të krajlave dhe lufton kundër arbanëve. Tashti cikli këndohej në gjuhën sllave. Kaluan shekuj dhe erdhi okupacioni turk. Vendasit nuk e patën të vështirë të braktisin fenë ortodokse dhe të bëheshin myslimanë. vazhdon

  21. #96
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    1,788

    Për: Cikli i Kreshnikëve

    Kjo ndodhi në përgjithësi me vendasit ilirë, tek të cilët feja nuk kishte rrënjë të thella.
    Është për t'u çuditë se si pikërisht këta, kur përfaqësuan fenë islame u bënë fanatikë të tërbuar.
    Si neofitë qëndrojnë edhe sot muslimanë(!) Nuk pranojnë se janë ilirë as sllavë por muslimanë(!).

    Shkrimtari dhe studiuesi Veiz Sejko, ka bërë një studim të thellë të ciklit të Kreshnikëve.
    Ai ka shëtitë pothuaj me këmbë gjithë Bosnjen, Kroacinë dhe Dalmacinë. Kudo nëpër Bosnje ka vërejtë toponomi iliro-arbe, pra toponomi shqiptare.
    Të tilla toponomi egzistojnë edhe sot e kësaj dite.
    Në studimin e tij Sejko vërteton ndryshimet që kanë ndodhur në cikël si-domos pas okupacronit turk.
    Cikli tashti u bë mysliman.
    Bëmat e Ciklit iu veshën Turqisë. dhe Halili u vunë në shërbime të sulltanit.

    Vërtetë këndohej në gjuhën silave, por cikli tashti nuk i këndonte më as arbve të dikurshëm, as sllavëve.
    Ai këndonte sulltanit dhe Turqisë.
    Mujin e Halilin sulltani i quante evlat. Kur binte ngusht çonte dhe i thërriste dhe këta «evlatë» të sulltanit bënin trimëritë më të çuditshme.
    Atëherë sulltani i falënderente dhe i mbushte me dhurata të çmueshme. Heronjtë e Ciklit morën emra islamikë. Vetë Muji u quajt Mustafa.
    Cikli mori një rrugë krejtësisht tjetër, i humbi karakteristikat e vjetra. Lindën bëma të tjera, të cilat iu veshën Cikiit.
    Shumica e këtyre bëmave nuk kishte të bënte fare me bëmat e dikurshme, që ishin më të bukura dhe shumë bindëse.

    Cikli që morën arbët me vete kur u dogj Jutbina mbeti me atë përmbajtje të lashtë, të luftës kundër krajlave grabitqarë.
    Pra cikli i lashtë i shqiptarëve, megjithëse mori emra islamikë prap mbeti shqiptar.
    Ai as e zë në gojë sulltanin
    Edhe kur e përmend në një këngë, tallet me të.
    Ciklit tonë, siç e thashë edhe më lart, nuk i humbi gjinaliteti.
    Ai ngeli thjesht shqiptar, si në mënyrën e të menduarit, në mitologjinë, në interpretimin e natyrës ashtu edhe në gjuhë.
    Gjuha e Ciklit me shprehjet c saja malësore është karakteristikë e malësorëve të Veriut e sidomos e Kosovës.
    Si kosovarët, si dhe malësorët, e ndjejnë në thellësi shpirt Ciklin, ashtu siç e ndjejnë dhe muzikën e lashtë origjinale të përciellur me lahutë.
    Një muzikë e duket sikur vjen nga thellësia e shekujve dhe e ka ndejen ndër bjeshkët në male plot me borë, me bar dhe me bagëti.
    Përsa i përket interpretimit të ngjarjeve të ciklit unë në këto «Dy fjalë» i kam ndejë pothuaj krejtësisht interpretimit që i bën vetë cikli këtyre ngjarjeve. Pra nuk kam pretendime që cikli të ketë pasqyruar edhe të vërtetën historike.
    8 - 9
    E them megjithë zemër se veprën e shkrova për të sotmen, por me dëshirën për t'u lënë brezave të ardhshëm një dëshmi artistike të gjenisë së këtij populli nga më të lashtët e Ballkanit dhe të Evropës.

    Dhe jam përpjekë që veprën ta bëj të kuptueshme për mbarë popullin shqiptar.
    Dëshira ime është që vepra jo vetëm të kuptohet por edhe të ndjehet nga të gjithë, të ndjehet ashtu siç do ta ndjenë kosovarët e Malësorët. Po u arrit kjo, do të jetë sodisfakcioni im më i madh në këtë fund jete.
    E ndjej për detyrë t'i kujtoj me veneracion mjeshtërit e mëdhenj popullorë që me punën e veprën e tyre më ndihmuan që në fëmijni për ta kuptuar në thellësi Ciklin, këtë monument kombëtar unik në madhështinë e tij.
    Nërkaq përkulem me nderim para kujtimit të poetit tonë të Madh e të pa krahasueshëm Fishtës, mësuesit tim të klasës së katërt fillore, i cili edhe kur ishim në moshën më të njomë na fliste në mënyrë mahnitese për bëmat e kreshnikëve dhe me veprën e tij poetike edukoi në shpirtin e popullit dashurinë për atdheun, për natyrën shqiptare, krenarinë, heroikën, epikën, bukurinë lirike dhe çdo gjë fisnike e të lartë që trashëguam nga shekujt.

    Po kështu përkulem me nderim para mësuesve të mi të gjimnazit françeskan Pader Bernardin Palajt dhe Pader Donat Kurtit, që dhanë një kontribut të çmueshëm në mbledhjen, përmirësimin, interpretimin dhe në ruajtjen me xhelozi të këtij cikli.
    Njëherësh e ndjej për detyrë shpreh mirënjohje për bashkëkohës të mij krijues e studiues, të cilët nxitën dhe vlerësuan punën time për hartimin e poemës epike «Kreshnikët». Dhe kështu, udhë të bare.«Kreshnikëve» të lashtë

  22. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2021
    Postime
    1

    Për: Histori kurrë e shkrueme (AT ZEF PLLUMI)

    Në këtë forum ka mjaftë gjëra interesante dhe mendoj se në të ardhmen do të sjelli edhe unë disa nga ato që kam hulumtuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marashi : 24-01-2021 më 17:28

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •