PERSE KEMI MALL?
Te kane pyetur ndonjehere nga buron malli i thelle i zemrave tona dhe per cfare
sherben ? Malli i nje jete te tere, te kryer, nje jete te plote vertet mbaron ne nje
menyre te tille ? Perse shume persona kane deshiren : Ah, sikur te mund
ta nisja edhe njehere nga fillimi !? Perfundimet e vazhdimit te shume besimeve
dhe ideologjive nuk jane ndoshta shprehje te mallit ? Nuk eshte ndoshta e vertete
qe te gjitha sa, Ai permban, jane ne kerkim te dickaje me shume, te ndjenjes se vertete te jetes ?
Si valle ekziston ky mall ? Ai eshte fakti i krijimit qe jeta duhet te kete gjithashtu nje ndjenje ! Psikoterapisti dhe psikiatri Viktor E. Frankl, themelues i logopedise (veshtiresi ne te folur) deklaroi :
Etja eshte deshmia e sigurt e ekzistences se ujit. Si mund te kishim etje, ne qofte se uji nuk ekzistonte ? E si mund njeriu te kerkoje ndjenjen e jetes, ne qofte se ajo nuk ekzistonte? Po ku eshte e mundur te gjendet ? Eshte nje fakt i krijimit qe njerezit nuk rrezikojne te qetesojne mallin e tyre me gjerat e kesaj bote. Jane ato besime, filozofi apo ideologji, qe perseriten ne misticizem, ne muzike apo ne ndonje art tjeter, dhe e gjithe kjo nuk kenaq per shume kohe. E gjithe kjo nuk eshte tjeter vec shprehje e mallit tone. Eshte si te rendesh vazhdimisht pas jetes i zhytur ne friken e humbjes se lumturise se madhe .
Persino Buda ka deklaruar ne fund te jetes se tij : Jam akoma duke kerkuar realitetin.
Natyrisht mund te argetohesh. Mund te qeshesh e te gezohesh me shume gjera ose te hidhesh ne aventura. Por e gjithe kjo qeteson mallin tone ? Ndoshta e gjithe kjo qe ndermarrim dhe te gjitha keto nisma qe ndjekim nuk jane me shume se nje perpjekje embytur ose ne nje fare menyre jeta jone shpirterore e zbrazet ? E megjithate, ne momentet e vetmise dhe te qetesise, rikthehemi duke menduar perseri : Nuk kam gjetur ate qe kerkoj me te vertete !
Ne nje liber ishte cituar ajo qe kishte shkruar Marilyn Monroe pak para se te vdiste : Deshiroj nje dashuri te pakufishme. Ajo kishte provuar shume gjera ne jeten e saj, ishte martuar 4 here por nuk kishte ndjere dashurine e vertete, madje kishte qene e shfrytezuar.
Bibla ka pergjigjen e pyetjes mbi ndjenjen e mallit qe eshte ne ne dhe te kerkimit tone te vertete. Psalmisti thote ne psalmin 63;1 : O Perendi, ti je Perendia im, une te kerkoj ne mengjes; shpirti im eshte i etyr per ty; ty te deshiron mishi im ne toke te thate dhe te djegur, pa uje.
Malli eshte zeri i zemres sone drejt Perendise se gjalle, pasi Ai ekziston vertet. Ai mund te jape me te vertete qe aty ne toke nje jete te kenaqshme dhe jeten e perjetshme, gje qe te gjithe ne realitet e deshirojme. Kush nuk e njojti kete Perendi te vertete ose kush nuk deshi te dije gje per Ate, provoi nje zbrazeti, nje boshllek ne shpirtin e vet. Persona te tille do te jene gjithmone ne kerkim te asgjeje ne bote.
Ralph Barton ishte nje nga vizatuesit me te njohur te filmave karton ne USA, e megjithate vrau veten. Perpara se ta bente, kishte lene nen jastek shenimin qe vijon: Kam pasur pak probleme, shume miq, shume sukses, shume gra, njeren shtepi pas tjetres, udhetime ne te gjithe boten. Jam lodhur duke sajuar vazhdimisht dicka te re per te mbushur 24 oret e cdo dite.
Bibla thote ne lidhje me kete tek Jobi 8;11-15 : A mund te rritet papirusi jashte mocalit dhe a mund te zhvillohet xunkthi pa uje ? Ndersa eshte ende i gjelber, pa qene prere, ai thahet para cdo bari tjeter. Keto jane rruget e te gjithe atyre qe harrojne Perendine; keshtu shpresa e te paudhit tretet. Besimi i tij do te pritet dhe sigurimi i tij eshte si nje pelhure merimange. Ai mbeshtetet tek shtepia e tij, ajo nuk qendron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
Vetem me Perendine dhe ne rrugen e Perendise eshte e mundur te jetoni me te vertete. Pa Te jeta jone, me te gjitha nismat njerezore qe mund te arrijme, mbetet e zbrazet, shpirti yne dhe zemra jone do te thahen.
Malli eshte prova e faktit qe ekziston nje jete qe vjen nga Perendia. Ekziston edhe per ty, dhe Perendia deshiron tua dhuroje. Nuk behet fjale per nje program fetar apo per ndonje ceremoni, por per nje takim te vertete me Perendine e Gjalle.
Matematikani i famshem dhe filozofi francez Pascal, besimtar ne Jezus Krishtin, tha: Ne zemren e cdo personi ekziston nje boshllek i krijuar per Perendine, qe nuk mund te mbushet nga asnje gje vecse nga Perendia vete, Shpetimtari, qe eshte shfaqur ne Jezus Krishtin.
Dhe Jezusi vete tha: Jua kam thene keto gjera, qe ta keni paqen ne mua (Gjoni 16:33).
Ajo qe kemi nevoje eshte paqja e Tij, paqe ne Te . E gjithe ajo qe mund te plotesoj deshirat tona me te medha dhe nevojen e jetes se vertete, e gjejme ne Jezusin. Jezus Krishti eshte pergjigja e pyetjes se ndjenjes se jetes, nje pyetje qe mbetet aktuale deri sa do te ekzistojne njerezit.
Krijoni Kontakt