Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Une qe po shkruaj,jam nje njeri deri tani Idealist qe jam munduar te kontriboj sado pak ne fushen e artit dhe te zhvillimit te artizanatit Shqiptar.Vleresimin per kete mund ta bej sejcili duke vizituar punen time qe eshte paraqitur tek faqja ime ne internet. Aresyeja e ketij shkrimi eshte sepse une kam disa vite qe goditem rrende nga ky shtet(qe vetem emrin shtet nuk e ka) duke perdorur te gjitha istitucionet e tij,per te shkateruar nje person qe ka deshire te punoje dhe te kontriboje per Shqiperine.Ky shtet qe nuk i do aspak njerezit e punes,po perdor ne rradhe te pare Tatim taksat qe vetem me godasin dhe nuk me lene te qete te punoj megjithese mundohem te jem ne rregull me te gjitha pagesat dhe taksat qe me vene me vleren maksimale qe ekziston per nje prodhues artizanati te kategorise time.Nuk mjafton vetem kjo,por kohet e fundit me jane sulur dhe policia elektrike duke me vene gjoba qe te punoj gjithe jeten dhe nuk i laje dot.Mehjithese i rregullt me pagesa,keta dine ti sajojne punet ne menyre te tille(Po nuk pagove si puna ime) qe te shkaterojne pa pike meshire.Nuk ka mjaftuar qe me kane nderprere energjine elektrike sa here ju ka dashur qejfi duke mi lene puntoret pa pune disa ore ne dite.Kjo ndermarje KESH, qe per mua eshte shkateruesi kryesor i ekonomise shqiptare,Krijuesi i sa e sa streseve te popullit shqiptar,qe ka detyruar shume vehta te largohen pergjithmone nga shqiperia.nje ndermarje ku administrata e saj e koruptuar ortake me shtetin,qe e ka konsideruar ndermarjen si nje lope qe vetem e vjelin dhe nuk investojne asgje per te ardhmen e saj,nje ndrmarje e papergjeshme qe i bene kontratat sipas qejfit te saj si ne kohen e Diktatures,ku vetem kerkon dhe nuk mban asnje pergjegjsi per ate qe nuk nuk te jep,per ato paisje qe digjen cdo dite,per ato shtepi qe digjen nga nderprerjet e vazhdueshme.Per skarcitetin qe nxjerin ndermarjet e vogla,nga nderprerjet e energjise.Nje ndermarje qe ka pronar shtetin(pra qe ska asnje pronar) qe e konsideron vehten zot qe ka jeten tone ne dore,dhe mund te tallet sa here te doje,dhe mund ta beje kete popull te urte(me i urte sec duhet) te largohet nga syte kembet per te gezuar ate pak jete qe i ka ngelur duke bredhe neper rrugeve te botes,ne vend qe te punojne per vehte dhe per shqiperine.Jam munnduar me mish e me shpirt, keto shtate vjet te punoj per te zhvilluar Artin e punimit te hekurit me dore,si dhe traditen tone te artizanatit, jam munduar te perfaqsoj Shqiperine neper panaire kombetare 8 here,dhe nderkombetare,Si ne Bari(2 here ne vitin 97 dhe 98,ku ketu kerciste kallashi),Milano(2001),Cikago(2000),New York(2001),per ti treguar botes qe dhe ne dime te punojme dhe te krijojme.Tani jam i lodhur(jam bere me tension dhe me zemer)dhe mendoj ta mbyll aktivitetin tim prodhues,sepse ketu nuk ka shtet,dhe keta qe drejtojne sot duan pa pastrojne Shqiperine nga njerezit e punes,dhe te ndershem,per ta bere kete vend nje kazino ku te luajne vetem hajdutat,pijanecat dhe kumargjijte.Do kerkoja nja ju nje keshille te vlefshme per mua,sepse nuk eshte kaq e lehte te hedhe poshte 13 vjet pune plot strese dhe nje emer te mire qe kam krijuar PEKOMERI.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    pekomer

    une nuk mund te them c'te besh, sepse ti e di me mire, por duhet te vendosesh sa fuqi te merr lufta me sistemin, taksat etj. nese eshte e madhe, e perditshme, e lodhshme dhe aq me teper te semur hajde ketej nga amerika.nje gje eshte e sigurt, qe ketu do te te nderojne per ate qe ben, do marresh ate qe te takon dhe eshte me shume qetesi ( s'ka shume politike ).tek e fundit, ti je artist dhe duhet te kesh kushtet e duhura per te krijuar.
    dashamiresisht, buna

  3. #3
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Ne rradhe te pare te falemderoj per mesazhin.Kishe nevoje te shkembeja dy fjale per streset qe kam.Mendimi juaj nuk eshte i keq.Qendrimi im ketu ne shqiperi ishte nga qe une jam shume idealist(me doza te medha).Doja te beja dicka ketu per nje pune qe po vdes(harohet).Propozimin per te punuar dhe qendruar ne SHBA e kam pasur prej kohesh qysh kur isha ne Cikago ne panair.per kete dergova djalin atje per te bere shkollen,por ai ma la ne mes.Dergova vellain i cili ka punuar ketu tek une dhe e njeh punen,por dhe ai u semur dhe tani nuk eshte per pune. Tani e shikoj qe ketu qenka e veshtire te punosh dhe te besh Art.Tek ne lulet i hane gomaret.respekte P.M

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    miredita pekomer

    per nje gje te siguroj qe ne usa do marresh ajer tjeter dhe duke mohuar te gjitha c'thone te tjeret per kapitalizmin etj, etj, une mendoj se usa eshte pothuaj vendi ideal per te jetuar.
    shtoj edhe se talenti yt eshte me permasa shume te medha dhe do kesh kenaqesine dhe krenarine per te qene ai qe je, dmth artist.
    sa per idealizma ( une jam ndoshta me keq se ty) leri menjane duke menduar se edhe rilindasit tane te medhenj vepren e tyre jashte atdheut. kurre mos harro se ke vetem nje jete.dedikoja vetes tende.
    me shume respekt, buna

    ah, e mrekulluar me punimet e tua.

  5. #5
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Te falenderoj per keshillen,tani kam arritur te mendoj qe une me idealizmin tim nuk kame bere asgje por vetem kam humbur kohe dhe kam shkateruar vehten time.Mendoj qe fillimisht do me duhej te gjej nje patner ne USA qe te ndertoj punen time gradualisht per ta shkeputur prej kendej,pra te hap fillimisht nje ekspozite(ose vend shitje),pastaj te vi dhe vete atje,ndofta duke e shfrytezuar dhe kete qe kam ndertuar ketu.Do te kerkoja ndihmen e forumustave per ndonje rekomandim te ndonje personi apo firme qe merret me artikuj te kesaj fushe ndofta dhe te ndonje ndermjetsimi.Shpresoj qe endrat e mia te behen realitet.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Petrit, gjendja ne Shqiperi eshte pak a shume njesoj per te gjithe shqiptaret si puna jote, dhe me beso ata jane shume. E keqja eshte se kjo gjendje ka egzistuar per nje kohe te gjate tani dhe njerzit ose po "cmenden" ose po ikin jashte me menyren me te pare qe gjejne. Eshte me te vertete per te ardhur keq, por nuk mbeti jave pa marre telefonata nga shoqeria jone atje (familjare me shume, moshatare me prinderit) te cilet qahen per konflikte te tilla. Ka dhe me keq se ty madje, nga ata te cilet vetem sepse jane te drejte dhe e bejne punen e tyre me pasion kercenohen dhe me vdekje...nejse.

    Me pelqyen komentet e bunes me lart, dhe mund te them se realiteti eshte pikerisht ai. Vete mosha nuk me lejon te te jap keshilla por do te thoja Amerika eshte vertet vend ideal per njerez si ty. Edhe ketu asgje nuk shtrohet me flori, por ama nq se kerkon dicka dhe lufton per te deri ne fund do te shperblehesh.

    Para se te filloje te shkruaje ne kete forum, me ka rastisur te shkoj ne disa craft stores ketu ku jetoj te cilat shesin artizanate te llojeve te ndryshme me vlere sa cereku i punimeve te tua e qe shiten shume shtrenjte. Punimet e dores vleresohen shume sot, duke qene se cdo gje po fabrikohet nga robotet.

    Tani ne lidhje me artizanatin shqiptar. Para nje viti kam lexuar se Mit'hat dibra dhe Shaban Bilali kane publikuar nje liber mbi artizanatin shqiptar. Ke njohuri mbi kete liber dhe a ka pasur punime te tuat te pasqyruar atje ?!

    Ketu eshte artikulli qe gjeta ne internet mbi kete lajm...

    ***
    Artizanati shqiptar tashmė ėshtė i pasqyruar nė njė libėr. Autorėt e tij Mit'hat Dibra dhe Shaban Bilali kanė prezantuar nė librin e tyre vlerat mė tė mira tė traditės shqiptare dhe punėn e disa firmave private tė artizanatit tė sotėm, duke pasqyruar mbase pėr herė tė parė funksionet e reja qė ka pėrvetesuar artizanati nė bazė tė kėrkesės.Nė faqet e librit nėpėrmjet fotografimeve cilėsore paraqiten kompozime interesante tė mjeshtrit artizanat nė qeramikė, punime prej alabastre, mermeri, ari, argjendi, hekuri, bronx etj. Nuk mbesin jashtė kėtyre vlerave teknika e gdhendjes se drurit, apo e pėrpunimit tė kashtės. Financimi I kėtij libri nga USAID u ka dhėnė mundėsinė autorėve qė tė pasqyrojnė me cilėsi punėn e tyre duke e kthyer librin nė njė katalog tė punimeve artizanale nė Shqipėri, i denjė pėr t'i prezantuar kėto punime brenda apo jashtė vendit. Ėshtė kjo arsyeja qė ka nxitur njė numėr tė konsiderueshėm firmash apo artizanatesh tė njohur qė tė jenė prezent nė kėtė botim.


    Me respekt

    Fiori

  7. #7
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    E nderuar Fiori,
    Ne rradhe te pare deshiroj te falenderorj per mesazhin qe me dergove ,si dhe ndarjen e stresit tim.Une konsiderohem si nje njeri i hekurt.Kur kam shkruar kete mesazh duhet te kuptosh qe ka shkuar thika deri ne palce.kam pasur probleme pa qene fajtor,por thjesht nga qe une nuk jam mesuar te jap leke kot NISH elektrikut apo tatimeve.Gjobat mu vendosen ne nje mase qe une duht te punoj 5 vjet qe ti shlyej me fitimin qer kam.Deri tani ka 5 vjet qe vazhdimisht gjobitem me pa te drejte nga administrata shqiptare.Nuk me afrohej asnje tender(me perjashtim te stolave te Tiranes,tani vone,qe une e mora me nje fitim fare te vogel,per ti treguar te gjitheve ,se cfare ben Pekomeri)Tani une jam ne nje moshe 52 vjevare qe nuk kam nerva per te duruar lojrat e ketij shteti te papergjegjshem.U mundova,punova i nxitur nga nje ideal,qe gradualisht po dobesohet.Per sa i perket librit te artizanatit,autoret e saj jane shoket e mi,kemi qene bashke dy here ne panairin e Barit te Italise.Perpara se botonin librin me erdhen dhe me thane per librin,por ne ate kohe mendova qe ky liber behej fjale per individe krijues te artizanatit,dhe mendova qe une jam ndermarje me 30 puntore dhe nuk me takonte te merja pjese aty.Nuk e di kam vepruar mire apo keq.Para 3-4 vjeteve kam qene kryetari i shoqates te njerezve te shquar te shqiperise.U mundova te beja dicka per te nxitur zhvillimin e artizanatit,ndofta per te hapur dhe nje shkolle per kete pune,por nuk gjeta mbeshtetje as nga institucionet shqiptare as nga banka boterore.Mbasi nuk bera asgje pata miresine ta dorezoja kete post te tjereve.Endrat dhe deshirat e mia kane qene shume te medha,por asnjehere per vehten time(Sepse une jam i kenaqur me pak).Koha ka qene gjithmon ne disfaforin tim.Punen e kam pasur me pasion i cili tani po bjen dangadale.Duhet te dish qe nga viti1974 deri1991 une kam qene njeri nga rrobaqepesit dhe stilistet e Tirane me nje klientele te njohur.Kam investuar tek te gjithe kalate e shqiperise per paisjen e tyre me paisje dhe orendi te periudhes para shume vitesh.Nga te gjitha sa te kam shkruar jam munduar te kontruboj sa me shume qe mundesha,por fatkeqesisht nuk kam pasur asnjehere perkrahje.Une qe i kam dhene nje pjese te mire moral per punen dhe per te ardhmen ne shqiperi,tani jam dorezuar.Me individe te vecante,kam luftuar dhe luftoj pa u dorezuar kurre,por me nje shtet nuk jam i zoti te luftoj.Punen time e njohin pothuajse te gjithe ambasadat ne Tirane dhe institucionet e tjera te Europes.por prej tyre nuk kam pasur asnjehere mbeshtetje.Shpresoj te mos ju kem merzitur.Respekte P.M

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Petrit

    Pajtohem me mendimet e Bunės dhe tė Fiorit se ardhja dhe zhvendosja jote nė Amerikė do tė tė ndihmoj ty shumė. Mė vjen shumė keq qė punėt tė shkojnė ashtu, shumė shumė keq :(

    Gjithėsesi, kėtu nė L.A. jetoj nė njė zonė qė quhet Art District, ka shumė artistė tė tė gjitha llojeve. Kėtė tė shtunė dhe tė dielė, nė gjithė lagjen do jetė "Los Angeles Art District Festival" e cila konsiston nė hapjen e tė gjitha galerive tė lagjes nė tė njėjtėn kohė. Nė banesėn time do kemi edhe ne njė Galeri tė hapur. Kėto ditė kam qėnė shumė i zėnė me kėtė punė, duke bėrė gati hapsirėn tonė pėr vizitorėt. Dje nė fakt po ndihmoja organizatoren e tė gjithė festivalit, dhe po mė thoshte se kishte shumė njėrėz qė do vinin nga shtet e largėta tė Amerikės ( :) dmth nga lindja, sepse L.A. ėshtė nė Kaliforni). Ajo e kishte atė listėn e kontakteve, sepse ėshtė vetė ajo qė e organizonte dhe i ftonte kėta njėrėz. Ēfarė tė duhet ty nė fakt Petrit ėshtė njė sponsor qė tė tė sponsorizoj punėn (duhet ta dish mė mirė sesa unė). Nuk e di sesa mund tė bėj, por do mundohem t'i them dikujt, njėrzve qė do takoj pėr punėn tėnde. Me aq sa kam mundėsi.

    Para disa ditėsh nė kefenenė e lagjes takova edhe njė hekurpunes si ty por nga Polonia. Mbase nėse e shoh prap do ta pyes sesi ėshtė rregulluar kėtu, dhe tė paktėn tė mėsoj sesi funksion puna tyre (financiare etj etj).

    Ardhja nė Amerikė nuk do tė ishte e vėshtirė po tė gjeje njė sponsor. Shteti Amerikan nė fakt e mbėshtet kėtė politkė, dmth nėse ėshtė njė kompani apo sponsor qė tė kėrkon, at'herė t'i bėjnė dokumentat menjėherė.

    Petrit, tė lutem pranoi disa fjalė nga dikush mė i ri dhe me mė pak pėrvojė se ty: "Gjėrat do tė tė shkojnė pėr mirė, por nė ambjentin e Shqipėrisė i drejti zakonisht nuk fiton" dhe njė citim nga Emersoni:

    "Nė ēdo fund ka njė fillim tė ri"

    Pėrshėndetje dhe tė uroj fat,
    sinqerisht,
    Drini.


    p.s. temėn po ta bashkėngjis kėtu :)

  9. #9
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    I dashur Drini.
    Disa punime te miat qe pata ekspozuar ne Cikago dhe New york,i kam lene ne nje shtepi te nje shoku te shokut tim ne Njuxhers.Nuk e di fatin e tyre sepse u be nje kohe e gjate pa folur ne telefon.Do te mundohem te lidhem dhe ti pyes se a ekzistojne dhe a kane mundesi per ti postuar tek ju,sepse peshojne nja 80 kg. Sidoqofte te falenderoj nga zemra per mbeshtetjen qe po me jep.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nuk e di nėse ato mund tė ekspozohen kėtu, pasi vėndi ėshtė pak i vogėl, dhe shoku im qė ėshtė piktorė do e pėrdori pėr pikturat e tij (tė shtunėn dhe tė dielėn), por megjithatė do shofim nė tė ardhmen se ēfarė mund tė bėhet. Ky shoku im e kishte edhe mė parė si ide, por sė fundi e shtyva edhe unė bashkė me ndihmėn time pėr ty kthyer njė pjesė tė loftit (nuk ėshtė shtėpi por tip magazine e vjetėr e rinovuar nė shtėpi) nė galeri, dhe mė vonė, nėse gjėrat shkojnė nė vijė, do hapim edhe njė derė tė re qė tė hyj direkte nė kėtė hapsirė.

    Sipas mundėsive Petrit, nuk mund tė premtoj shumė sepse vetė jam nė pozitėn e njė studenti qė po lufton pėr idealin e tij vetjak. Edhe unė vetė kam shumė pėr tė bėrė nga ana ime.

    Drini.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    pekomer

    te kam nisur nje e-mail privat dje. a e more?

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    I dashur Pekomeri:
    Megjithėse unė jam njeri i penės, person jo-praktik, shumė mė pėlqen rubrika juaj. Babi im ka qenė mjeshtėr i drurit, duke krijuar skulptura sidomos tė kafshėve. Artizanati ka njė vlerė tė madh, asnjė prodhim industrial nuk mund t'a zėvendėsojė. Njerėzit tė cilėt duan vetėm sende industriale janė tė varfėr .... shpirtėrisht.
    Tė rrojė artizanati shqiptar!
    Nga Suedia me shumė tė fala
    Ullmar Qvick

  13. #13
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Bravo Petrit se po vazhdon te na mrekullosh dhe do ishte humbje per artin shqiptar largimi yt ne mergim. Por nqs e ke vendosur te ikesh ndoshta ka akoma pak shpresa edhe atje ku je dhe ne fund te mund ti thuash vetes se bere gjithcka per te mbijetuar ne Shqiperi ...

    Se pari ke uzinen tende te kompletuar me makineri megjithese energjia e nderprere elektrike dhen gjobat te kane lodhur e acaruar.
    Se dyti nqs te rritet prodhimi ke krahe te lire pune...
    Gjerat andej jane akoma keq per biznesin e vogel qe perpiqet te mbijetoje mes korrupsionit, konkurrences se pandershme, por besoj jane pak me mire sec ka qene, megjithese shtet i forte do te thote edhe taksa, por edhe pergjegjesi per te perkrahur artet e rralla apo furnizim sa me korrekt me energji (kuprohet me aq sa jane mundesite se edhe kendej Kalifornia vuan per drita :)...

    Sigurisht qe ke nevoje per me teper TREGJE SHITJEJE pasi vendi yne ka kerkesa e nevoja te kufizuara. Mundesite me te medha jane per shitje e kliente ne Itali e Greqi te cilet jane edhe afer ( me treg te madh) e me te lire per eksport por te duhen agjente/ndermjetes per te lidhur kontarta e gjetur klienta...
    Tashme shume gjera behen online dhe me pelqeu faqja jote (pekomeri.com) megjithese mund te behet me mire. Ajo qe ka me teper rendesi eshte faqja ne ANGLISHT pasi Shqieria te njeh. Ndoshta nje seksion shitjeje (DYQANI online) do te te sillte ca te ardhura ...
    Po ashtu me teper FOTO te mallrave/objekteve qe ke prodhuar do ishte e pelqyer nga klientat qe duan te dine me teper per gjerat qe prodhon ...
    Po ashtu te duhen me teper FAQE REKLAMUESE. Thjesht pekomeri.com nuk e ben aq sa duhet reklamimin ne kete oqean faqesh qe jane ne internet. Nqs njeh persona qe krijojne faqe interneti me te lire (ose falas me miq apo edhe duke i krijuar vete ), mund te ishte e vlefshme te krijoje faqe qe kane ne perberje emra ne ANGLISHT si: blaksmith, wrought, iron master, customized items, any model etj etj

    Nuk e di nese e ke provuar te shesesh artikuj permes www.ebay.com por edhe kjo mund te jete nje mundesi, sidomos per artikuj te vegjel e qe peshojne pak = kushtojne me pak ne postim.

    Nqs andej artin e hane gomeret, mund te shohesh se kendej shume art hane edhe kuajt e pasur qe s'dine ceshte arti por kane para te te paguajne ashtu sic mund te punosh per nje firme qe eshte vazhdimisht ne perpjekje per te gjetur klienta. Edhe nqs do fillosh biznesin tend perseri do kesh mbi koke taksa e probleme megjithese mund te te ece mire sepse je mjeshter dhe ato qe ke krijuar flasin vete ...

    Ja disa faqe qe gjeta une duke kerkuar:

    http://www.homeandgardenwroughtiron.com/



    http://www.yucaipaforge.com/artiniron/index.html

    ... nga nje amator hekurpunues

    http://www.traditionalblacksmithing....ing/index.html

    http://www.artistinmetal.com/index.html


    http://www.regione.sardegna.it/isola...li/metalli.htm

    tjeter mjeshter:
    http://www.boquio.com/iron/wroughtiron.html


    JA nje firme nga Teksasi:

    http://www.custommetaldesign.com/


    nje tjeter:
    http://www.artofsteel.com.au/chairs.htm


    Nje faqe mbi nje reviste te posacme mbi veglat e mjeshterine e hekurpunimit:
    http://www.blacksmithsjournal.com/


    Ja edhe nder faqet me me emer ne te cilen pekomeri.com duhet te behet anetare:

    http://www.anvilfire.com/web-ring/smithring/

    http://www.anvilfire.com/



    Perseri kontakt dhe lidhje me interes:

    http://www.flash.net/~dwwilson/ntba/

    http://www.forgetools.com/links.htm



    Firme qe shet online:

    http://www.decorativeiron.com/



    ... shpresoj te dish anglisht ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  14. #14
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Te falemderoj shume mer mesazjin si dhe per keshillat qe me dhe.Faqja qe kam ne internet eshte e vjeter 4 vjecare.Kam pregatitur nje faqe te re,por nuk me jep mundesine albaniaonline per ta ndruar.Eshte e vertete qe une kam nevoje per shitsa apo menaxhere qe ta shes mallin ne Greqi dhe Itali.Deri tani nuk kam pasur fatin qe ti kem.Gjithashtu dhe nje lidhje nepermjet intenetit do te vlente,por fatkeqesisht transporti per gjera te vogla tek ne kushton.Adresat qe me dergove do ti shikoj me vemendje,dhe do te mundohem te bej dicka.Une vete nuk di anglisht por kam mbesen te punesuar qe di.Edhe nje here te faleminderit dhe shpresoj te shkembejme mesazhe prap.Une nuk i kam postuar te gjitha punimet e mia,i kam ndare ne sektore per aresye se ngarkoheshin shume dhe nuk hapej faqja.Respekte Petriti

  15. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Pekomer,

    Para se t'i provosh variantet pėr USA, mbase do tė ishte mirė t'i bėsh njė vizitė Kosovės. Tregu i Kosovės ėshtė vital dhe ka mjaft potenciale tė pashfrytėzuara. Poashtu nė Gjakovė ēdo vit mbahet Panairi Ndėrkombėtar ku prezantohen prodhues nga vende tė ndryshme. Panairi mbahet prej 1 deri 5 Tetor, nėse tė duhen informata tjera mė dėrgo email apo MP.

    P.S.
    Mund tė flasim edhe pėr webdesign. :)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 20-09-2003 mė 12:17
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  16. #16
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Do te bej nje vizite ne kosove,por me duhet te kem nje mik qe te me prese ne prishtine.Miqt e mi qe me kane ftuar disa here,qe i kam pasur ketu ne shtepine time jane ne Suareke.Sidoqofte do te njoftoj kur te nisem.

  17. #17
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    E Nisa kete teme kur isha ne lufte me vehten time,kur luftoja qe te mos pranoja qe pekomeri po vdiste.Mbas nje pune 11 vjecare te formimi te ketij emri kaq te dashur per mua,por dhe te nje serioziteti qe te detyron te mbash nje emer te gjate.Por ja qe koha nuk ecen se bashku me njerezit ne Shqiperi.Ketu koha ecen mbrapa. Tek ne koha eshte e maskarejve dhe hajdutave.Te jesh nje njeri i ndershem qenka mekat.Mbas nje lufte 6 vjecare duke pritur qe te ndertohet nje shtet ku te kem mundesi te tregoj aftesite e mia,u zhgenjeva,Sot kam aritur perfundimin qe nuk ja vlen me te sakrifikosh.Kryesorja eshte qe dua te fitoj qetesine,te kem kenaqesine dhe buzeqeshjen qe e kam haruar.Mendova qe gjeja me e mire eshte ta shes,apo ta jap me qera ndermarjen qe kam krijuar,duke i dhene fund nje here e mire vuatjeve te mia.Do tju lutesha te gjitheve n,q,s, keni mundesi tja rekomandoni ndonje investitori te huaj qe njihni qe kerkon te punoje ne Shqiperi,per ta blere Pekomerin,nje ndermarje te komletuar me makineri,paisje,teknollogji,puntore te specializuar.Pekomeri ka nje prodhim te gjere te punimeve me hekur te rahur me kovacane.per te pare punimet e saj mund te shikoni tek forumi artizanati shqiptar ose te shikoni vebin tim
    http://pekomeri.tk/
    http://www,pekomeri.com
    I gjithe investimi per te ndertuar nje emer te ndershem dhe te mire shkoi dem,kjo eshte ajo qe me vret me shume se cdo gje.
    Ju lutem me ndihmoni qe te shpetoj dhe te fitoj qetesine sa me shpejt qe te jete e mundur.

  18. #18
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Mendoja se do te gjeja nje ndihne nga ana e forumit,por me sa shoh asnjerin nga ju nuk u shqetsua per te me dhene te pakten nje ngushellim,apo nje suxherim. Me sa kuptoj pjesa me e madhe e ketij forumi jane te rrinj dhe nuk dine se ceshte puna,dhe aq me teper c'do te thote te mbyllesh nje ndermarje qe e kam krijuar nga e para(pra nuk e kam marre te gateshme nga ato te socializmit).Po te behej fjale per tema pa dogane do te rritej ne maksimum numri i vizitoreve,ndersa kur behet fjale per artizanatin shqiptar shoh nje ftohtesi shikimi dhe mendimi (perjashto ketu nje numer i kufizuar qe marin pjese perhere ne diskutim).Jam i shqetesuar me indiferencen e ketij forumi ne aspektin e tradites shqiptare.Mendoj qe ju do te jeni e ardhmja e ketij kombi.Cfare fatkeqsie,kur shoh nje brez te ftohur nga puna.Kam nevoje ndofta dhe per sharje,sepse qetesia me vret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pekomeri : 07-10-2003 mė 16:27

  19. #19
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej , te ka mbytur deshperimi! Po kjo nuk me ben te besoj se ti do ta lesh ate qe ke nisur dhe ke investuar kaq shume.
    je edhe me i ndjeshem se bisnesmenet, sepse se pari dhe se fundi je artist.
    ...Per sharje? qe te shajme artin (tend ne kete rast) duhet te dime c'eshte arsti e si luftohet ose si lartesohet ai.lol
    Megjitheate, ato qe pergjgijen temes tende, artit tend dhe gjendjes tende te tanishme , eshte e sigurte qe e duan artin dhe te bukuren.
    Po te ishin artiste te gjithe e po ta donin artin te gjithe e po te ishin me shumice ato qe e bejne artin, kjo bote nuk do te qe ja , keshtu sic eshte.
    ....une jam e kenaqur qe nuk je krejt vetem , ne kete teme... Dhe nuk me deshperon aspak fakti qe kete vetmi nuk e rrezojne nje grumbull i madh qeniesh qe kane vetem sy.
    Arti fillon nga shpirti ...dhe jo per syte e te gjitheve... packa se te gjitheve u serviret. Syte pa boten e shpirtit nuk e rrokin dot artin . Nuk kam nevoje te ti them keto , se keto jam e sigurt qe i di, me prova. Dhe njera eshte pikerisht kjo teme.
    Arti eshte per eliten jo per vulgun, dhe nuk eshte ne fajin e artistit pse elita i numeron anetaret e vet me gishta te njeres doren dhe prap dicka tepron.
    .... shpresoj te me kesh kuptuar , jo per tu ngushelluar por per ta pranuar kete realitet perballe artit.
    ...
    Tek e fundit , nuk ke arsye per ta justifikuar sakrificen e te ndejnurit ne shqiperi per hater te gjoja dobise qe po i jep ti shqiperise.
    Ti nese vjen ne usa, punon dhe korr sukses e paqe... kjo nuk do te thote se ti do ndryshosh , nga shqiptar ne kinez apo ku e di une. te gjithe dote thone , e belva kete punim ose e pashe kete art , te bere nga nje shqiptar. Kjo nuk i sherben me pak shqiperise. Nuk eshte e thene qe shqiperise ti sherbehet vetem ne shqiperi...e per me teper kur asgje deri as vetja jote me nje deshperim te tille , nuk te eshte mirnjohes.
    .... urime....dhe kenaqu permbi deshperimin se je artits.Dhe nje yll per ty diku eshte fshehur , por jo shuar!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  20. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Petrit, te kam kujtuar kete fundjaven e kaluar. Isha me pushime dhe rastesisht shkuam ne nje punishte ku perpunohej hekuri dhe dylli per qirinj. Dyqani i punishtes shiste punime hekuri, dylli si dhe artizanate te tjera (punime me grep etj).

    Por fatkeqsisht, edhe pse punimet ishin shume te bukura, cmimet ishin shume te lira. Nje punim serie qe mund ta gjesh ne dyqanet e medha ne qytet, te cilat punohen me makineri, por kane pamjen e artizanateve te punuara me dore, shitet me shtrenjte se punimet origjinale.

    Dhe po mendoja...ndoshta vertet artizanati po vdes. Ketu te pakten eshte kthyer si nje kenaqsi personale me shume se sa art. Nuk e di pse mu kujtuan koleksionuesit e pullave kur isha ne dyqan.


    Me kete postim nuk dua te te dekurajoj, thjesht ishte dicka qe me beri pershtypje fundjaven e kaluar.


    Suksese,
    Fiori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 20-11-2006 mė 01:00

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Artizanati
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 20:34
  2. Artizanati i punimit me hekur (mbajtėse qirijsh)
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 16:27
  3. Arti i skulpturės nė hekur
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 17:24
  4. Artizanati!
    Nga Manulaki nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 03:30
  5. Artizanati i pasqyruar nė foto
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-07-2002, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •