Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Liria

  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Post Liria

    Pėrdorimi i lirisė nė Islam

    Liria dhe pėrdorimi i saj me sa mė pak firo nė Islam ėshtė njė nga ēėshtjet kyēe e cila ka vendin e posaēėm nė tė pesė shtyllat e fesė, e domosdo edhe nė gjashtė kushtet e besimit. Natyrisht qė trajtimi i njė tematike tė tillė me imtėsi dhe deri nė detaje do tė kėrkonte kohė, ekipe dhe vėllime tė tėra e qė gjithsesi do mbeteshin tė pjesėshme pėr vetė faktin se arsyeja njerėzore jo vetėm ėshtė e kufizuar nė kohė dhe hapėsirė, por edhe pėr atė se mendja e njeriut nuk mund tė jetė ndryshe veēse kontradiktore. Njė tjetėr pamundėsi e mendjes sė njeriut pėr definicion, ėshtė se assesi nuk mundet tė vėrė nė pėrdorim arsyen dhe tė jetė njėkohėsisht e pėrjashtuar nga arsyetimi i vet, qė do tė thotė, se tė qėnit shkak nė tė njėjtin ēast ėshtė edhe pasojė si subjekt i sė njėjtės shoqėri njerėzore. Pra, mendja e njeriut mundet tė jetė intriguese, por nuk mundet tė pėrjashtojė vetveten nga intriga qė ngriti. Me fjalė tė tjera, pėr tė kuptuar lirinė, ėshtė e domosdoshme, qė krahas asaj qė dimė dhe pranojmė tė pėrpiqemi me tė gjitha mėnyrat ta praktikojmė atė, pa lėnė jashtė vėmendjes asnjė nga elementėt qė na kėshillon Pejgamberi a.s.. Pra: ta shpallim me gojė, ta pranojmė me zemėr dhe ta veprojmė me gjithė qėnien tonė. Duke iu referuar Hadithit, cilado shmangie, sado e vogėl, respektivisht nga fjala, nga sinqeriteti, apo nga veprimi, tė devijon nga rruga drejt qėllimit fisnik, e pėr pasojė, edhe nė rrėnimin e kuptimit tė lirisė, qė Allahu xh.sh. ia ka dhuruar njeriut. Rrjedhimi i kėtij moskuptimi tė lirisė, ėshtė ai grup qė Allahu xh.sh. nė Kuran i cilėson si “ata qė flasin atė qė nuk e veprojnė” (Zoti na ruajtė prej tyre). Pra, liria, njeriut i ėshtė dhėnė jo qė ta pėrflasė por qė ta pėrdorė, dhe nė bazė tė kėtij pėrdorimi tė lirisė nė kėtė botė tė pėrkohėshme, tė marrė shpėrblimin ose ndėshkimin nė pėrjetėsi.

    Thellimi dhe shtrirja

    Liria nė kuptimin ekzistencial i takon pjesės sė pavetėdijshme tė njeriut dhe ēdo intervenim nė tė shkakton anomali ose ndėrprerje tė vetė ekzistencės,meqenėse arsyeja e njeriut nuk ėshtė e aftė tė ndėrhyjė nė ekzistencė e as nė natyrėn e krijimit pa qenė e shoqėruar kjo edhe me pasojat e sipėrpėrmendura. Shkurt, njeriu nuk mund tė gėlltisė as edhe njė aspirinė qė krahas efektit tė dėshiruar (tė dobishėm) tė eliminojė edhe disa efekte tė tjera anėsore tė padėshiruara (tė padobishme e deri tė dėmshme). Aq mė pak mund tė kontrollojė zemrėn, mushkėritė, sistemin nervor, nevojėn pėr ushqim, etjen, kėrkesėn pėr strehim, etj.

    Me fjalė tė tjera ekzistenca biologjike nuk pėrcakton disponimin e lirisė tek njeriu, pasiqė rregullimi i kėtij sistemi i takon formės definitive tė njeriut, pėrcaktuar nga Allahu xh.sh., e cila nuk mund tė ndryshohet pėrpos me pasoja tė rėnda. Ekzistencėn mund ta gjymtojmė dhe jo t’ia ndryshojmė strukturėn pa i bashkėshoqėruar gjymtimin. Ajo qė mund tė konstatojmė pėr mėnyrėn e krijimit ėshtė rregulli i pėrsosur dhe i pandryshueshėm qė nga qeliza mė e thjeshtė e deri tek procesi i riprodhimit.Pra nė struktutėn biologjike tė njeriut nuk mund tė bėhet fjalė pėr liri, pasi ajo nuk na ėshtė dhėnė ta pėrdorim pėrmes vetėdijes tonė, dhe po ta krahasojmė me njė makinė ajo i ngjan motorrit i cili punon shpejt ose ngadalė, qėndron nė vend apo ecėn, me kapacitet tė plotė ose jo, por qė kurrė nuk bart pėrgjegjėsi pėr drejtimin e makinės. Kjo pėrgjegjėsi i takon timonit dhe pikėrisht kjo ėshtė liria me tė cilėn ėshtė e ngarkuar arsyeja, pėr tė cilėn jemi pyetur si pasardhės tė Ademit qė nė krijim, pėr tė cilėn kemi dhėnė premtimin dhe do tė gjykohemi nė Ditėn e Madhe nė masėn se sa e pėrmbushėm kėtė premtim. Pikėrisht kjo liri qė na bėn tė dallohemi nga qėniet e tjera do tė jetė objekt i kėtyre radhėve qė insha-Allah do tė rezultojnė edhe tė dobishme duke theksuar se “ēdo tė mirė e kemi nga Allahu xh.xh.dhe ēdo tė keqe e kemi nga vetvetja”.

    Sheshveprimi nė tė cilin liria vihet nė veprim ėshtė vetėdija e njeriut, pra arsyeja. Nė mėnyrė shumė kuptimplote Allahu xh.sh. nė Kur’an na tėrheq vėmendjen mjaft shpesh me pėrcaktorėt “ pėr ata qė mendojnė”, “pėr ata qė duan dije”, “pėr ata qė kuptojnė” e tė tjera tė ngjashme qė vėrtetojnė se pėrgjegjėsia pėr lirinė qė disponojmė si dhuratė nga Zoti, ėshtė pikė sė pari pėrzgjedhje e vullnetshme e arsyes sė aftė pėr kėtė zgjedhje, dhe kjo nė situata tė ndėrgjegjes me efiēencė tė plotė.

    Situatat jashtė kėsaj veprimtarie tė ndėrgjegjshme na i sqaron hadithi i Pejgamberit a.s. ku thuhet se: “Pėr tre gjėra umeti im nuk do tė merret nė pėrgjegjėsi; pėr padijen, pėr harresėn, dhe pėr detyrimin me dhunė”. Tė tre kėto situata nuk pėrkojnė me pėrgjegjshmėrinė e individit. Liria dhe vetėdija janė tė pandashme nė Islam.

    Tek kafsha ekzistenca ėshtė qėllim dhe bėhet drejtuese e tė gjitha veprimeve pėrmes instikteve. Te njeriu, ekzistenca ėshtė mjet pėrmes tė cilit duhet tė pėrballojė sprovat me vendosjen e kontrollit tė vetėdijes mbi instiktet, qė hapat e tij tė jenė sa mė tė sigurtė drejt qėllimit, shpėrblimit nė kėtė botė dhe botėn e pėrtejme. Nė tė kundėrt njeriu bėhet mė i keq se kafsha pasi atė qė kafsha e vepron pa arsye duke iu nėnshtruar instiktit, njeriu i bjerrur keqpėrdor lirinė, pra vetėdijen pėr tė arsyetuar instiktet e veta; “...epshet e veta i marrin pėr zot...”- thotė Allahu xh. sh. nė Kuran. Meqė liria i takon arsyes si do ta arsyetojė atė njė musliman nė mėnyrė qė tė mos vendoset nė kontradiktė me devocionin e vet dhe qėllimin final, qėllim ky i qartė pėr ēdo praktikant tė fesė Islame, arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut xh. sh..

    Dy vėshtrime

    Sado e njohur dhe e vjetėruar tė jetė ideja se liria nuk ėshtė gjė tjetėr veēse zgjedhje midis dy ose mė shumė mundėsive, do ta riformulojmė: Lirinė do ta konsiderojmė ashtu siē ėshtė; alternativizėm, pra afirmim tė njeriut si qenie qė realizon vetveten, pra si pozicionim metodik i njeriut nė dobi tė rendit dhe nė kundėrshtim ndaj kaosit. Kjo do tė thotė se ekzistenca e njeriut zhvillohet pėrgjatė zgjedhjeve alternative tė njėpasnjėshme, tė cilat tė shoqėruara me njė perspektivė finale tė pandryshuar, siē ėshtė vdekja, i japin kuptim zgjatjes sė rrjedhės kohore. Kėshtu do tė pranojmė qė liria si zgjedhje dhe momenti i pranisė sė saj, janė tė domosdoshme. Njeriu nuk mund tė ndėrtojė ekzistencėn e vet pa zgjedhur. Nuk mundet qė grafiku i jetės sė tij tė jetė rrethi i pėrsosur, i cili do tė nėnkuptonte, si burim apo si shtysė lėvizjen e pėrjetshme. Pra, sikurse nė botėn fizike nuk mund tė lėvizet vazhdimisht pa njė burim energjie, edhe nė botėn shpirtėrore dhe morale nuk mund tė krijohet lėvizja pa njė burim tė vazhdueshėm shtytjeje, qė ėshtė momenti i konsumit tė lirisė, si dhe ripėrtėritja e kėtyre momenteve pėrgjatė rrjedhės kohore. Nė parantezė shtojmė se ėshtė e vėrtetė qė liria mundet tė kalojė nė padije (p.sh. frymėmarrja), por kjo nuk do tė thotė se ėshtė fakultative dhe jo e domosdoshme.

    Atė qė ne teknikisht e quajtėm moment tė zgjedhjes do tė duhet qė t’i japim kontekst, pra tė prcaktojmė se prej nga ku vjen e pėr ku shkon njeriu nėpėrmjet kėtij momenti tė konsumit tė lirisė.

    Ē’farė i jep kuptim tė domosdoshmes? Ku e mbėshtet alternativizmi fuqinė e tij pėr ta thithur nė vazhdimsi njeriun brenda territorit tė lirisė? Allahu xh.sh. nė Kuran thotė: “.....dhe i thamė Ademit, jeto ti dhe bashkėshortja jote nė Xhenet dhe hani lirisht nga frutat e tij, kah tė doni por mos iu afroi asaj peme e tė bėheni zullumqarė”.

    Kėtu ndeshemi me parimin dikotomik (tė kundėrtat domosdoshmėrisht tė ndėrvarura me njėra tjetrėn) tė lejim-ndalimit i cili nė terminologjinė Islame shfaqet si raporti hallall-haram. Karakteristikė e kėtij ēifti dikotomik, ėshtė fakti se ai kėrkon pjesėmarrjen e vullnetit dhe jo tė dėshirės sė njeriut, “Ky ėshtė libėr nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzim pėr tė devotshmit” –thotė Allahu xh.sh. Ndryshe devotshmėria s’ėshtė gjė tjetėr veēse shprehje dhe pasqyrim i jashtėm dhe i dukshėm i vullnetit tė njeriut. Pra ēifti dikotomik hallall-haram i tregon njeriut se ēfarė duhet tė bėjė dhe ēfarė nuk duhet tė bėjė (tė vihet re se pėrdorėm dhe theksuam modalitetin e domosdoshmėrisė “duhet”). Mosnjohja, indiferenca apo mohimi i ēiftit tė nocioneve hallall-haram si kontekst i lirisė, nuk e zhduk nė vetvete lirinė, apo mė saktė nuk arrin tė asgjėsojė mekanizmin nėpėrmjet tė cilit mundėsohet liria, pra nuk mundet tė zhdukė alternativizmin si parim teknik tė organizimit tė ekzistencės.

    Shmangia e hallall-haramit si kontekst autentik i lirisė, ēon nė devijim tė lirisė dhe jo nė zhdukje tė saj. Pra vetėm zhvendoset nga njė kontekst nė njė tjetėr, tė cilin tani ka ardhur momenti qė ta identifikojmė. Ndėrsa pėr kontekstin e parė tė lirisė i cili e ka origjinėn nė urdhėrat e Zotit (ēfarė lejohet dhe ēfarė ndalohet), shėrben si parim dikotomik hallal-harami, pėr kontekstin e dytė, i cili e ka origjinėn nė mohimin e urdhėresave tė Zotit, shėrben si parim dikotomik ēifti mundėsi-pamundėsi. Kjo do tė thotė se pėr njeriun gjithēka qė potencialisht ėshtė e mundshme, zgjeron kufinjtė e lirisė sė tij, dhe gjithēka qė ėshtė e pamundshme konsiderohet se zvogėlon kufinjtė e kėsaj lirie. Ky kontekst, qė sapo identifikuam, do shėnojmė kalimthi se ėshtė mbėshtetur fuqishėm nga pozitivizmi i shekullit tė kaluar dhe nga scienticizmi (besimi nė shkencė) i kėtij shekulli. Pra ndėrsa konteksti i lirisė i mbėshtetur tek parimi i hallall-haramit kėrkon pjesėmarrjen e vullnetit si forca kryesore qė vepron mbi arsyen dhe siē e theksuam mė sipėr i referohet modalitetit “duhet”, konteksti tjetėr i lirisė i mbėshtetur tek parimi dikotomik i mundėsi-pamundėsisė, kėrkon pjesėmarrjen thjesht tė dėshirės si mbizotėruese ndaj arsyes dhe i referohet modalitetit tė mundėsisė “mund”. Ky kontekst i dytė i lirisė e kushtėzon ekzistencėn e njeriut si njė konkurim i vazhdueshėm me kohėn ( qė si ēdo konkurim me kohėn ėshtė i destinuar tė dėshtojė), kurse konteksti i parė i lirisė i mbėshtetur nė hallall-haram e kushtėzon ekzistencėn e njeriut si konkurim real me vetveten, gjithmonė me pėrfundim jo tė paracaktuar nga arsyeja e njeriut, qė do tė thotė ndjek natyrshmėrinė.Qartazi jemi pėrballė dy botėkuptimeve tė cilat rezultojnė me dy mėnyra jetese, krejtėsisht tė ndryshme, tė cilat dallohen si pėr nga mėnyra e thellimit nė kuptim ashtu edhe nga pozicioni me tė cilin kėrkojnė dhe sygjerojnė praktikimin e vet. Kėto dy kontekste tė lirisė mendojmė ti trajtojmė duke u munduar tė vėrtetojmė se konteksti i parė i cili mbėshtetet nė ēiftin dikotomik hallall-haram, ėshtė konteksti natyror i lirisė, ndėrsa konteksti i dytė i cili mbėshtetet nė dikotominė mundėsi-pamundėsi, ėshtė kontekst i panatyrshėm i lirisė, ėshtė devijim i funksioneve tė saj.

    Trupi dhe liria

    Menjėherė pas deklarimit me gojė tė shehadetit dhe pas pranimit me zemėr, nė ēiftin dikotomik hallall-haram (qė pas kėsaj do ta quajmė koncepti islam i lirisė) fillon praktikimi me vepra. Pra trupi bėhet automatikisht pjestar i subjektit tė pranuar dhe angazhohet objektivisht nė funksionimin e lirisė. Pararendi i njė procesi qė fillon, kushtėzohet rigorozisht nga rrethana vetjake, e qė nė krye tė herės merret vendimi qė vullneti tė vendosė kontrollin mbi arsyen. Kujtojmė se shehadeti (deklerata themeltare e tė qenit musliman) nuk ėshtė akt ceremonial qė zhvillohet nė prezencėn e dikujt tjetėr dhe si i tillė ėshtė tėrėsisht i lirė dhe i vullnetshėm, ndėrkohė qė pranimi me zemėr ėshtė jo vetėm i lirė dhe i vullnetshėm, por njėkohėsisht ėshtė edhe njė akt intim.

    Tė dy kėto premisa, pararendėse tė pėrkatėsisė nė islam, duke qenė se nė esencė janė cilėsore (si akte individuale nė kuadrin e individualitetit) shmangin hipokrizinė, dhe pėr pasojė i gjithė kondicioni fizik mobilizohet nė praktikimin e sinqertė pasi qė, dallimi ėshtė bėrė qė mė parė. Konditat qė ofron Islami pėr praktikimin e lirisė janė tė thjeshta dhe nuk krijojnė as antagonizmin mė tė vogėl me tė natyrshmen e arsyeshme dhe morale.

    Parimi islam se kjo jetė ėshtė vetėm sprovė pėr jetėn e pėrtejme (pra raporti etik me pėrjetėsinė) vlen edhe pėr trupin, qė do tė thotė se trupi ėshtė njėra nga sprovat dhe njėkohėsisht dhe objekti i pėrfshirė nė sprovė, dhe si tė tillė muslimani duhet ta trajtojė atė. Mirėmbajtja e tij komform njė rregulli ekzakt ėshtė e detyrueshme pėr ēdo musliman pasi nė Ditėn e Gjykimit ēdo pjesė e trupit do tė paraqitet si dėshmitar nė favor ose kundėr individit. Pėr tė qenė nė harmoni me tė natyrshmen muslimani trupin e vet nuk duhet ta adhurojė, nuk duhet ta keqtrajtojė dhe duhet t’i pėrmbahet njė rregulli nė ushqime dhe pije duke sanksionuar tė ndaluarat, tė mos ia dorėzojė epsheve dhe respektivisht pėr tė gjithė tė sipėrpėrmendurat e edhe pėr tė lejuarat ta kufizojė prej teprive.

    Adhurimi i trupit ēon nė komplikime serioze tė psikės, fizikes dhe shpirtėrores sė individit siē edhe ushqimet e ndaluara ēojnė nė tė njėjtat derivate. Mishi i derrit, mishi i ngordhur dhe gjaku janė vėrtetuar dhe provuar shkencėrisht se jo vetėm janė tė dėmshme pėr organizmin e njeriut por janė me pasoja tė drejtpėrdrejta nė tė tre komponentėt e sipėrpėrmendur, qė duam apo nuk duam janė pjesa treguese e ekzistencės. Po ashtu edhe pijet alkoolike, narkotikėt e ndryshėm, janė jo vetėm tė dėmshėm pėr shėndetin por, janė edhe plagė shoqėrore mjaft delikate dhe tė ndjeshme qė pavarėsisht nga investimet dhe pėrkujdesjet nuk ka mundur tė fitojnė njė disiplinė dhe as legjitimitet moral.

    Ndėrsa pėr tė ashtuquajturėn liri seksuale dhe pasojat e saj tė gjithė jemi tė qartė se sa tė mėdha janė qoftė nė aspektin individual dhe po ashtu nė atė shoqėror. Tė ndaluarat pėr trupin e njeriut nė fenė islame jo vetėm nuk janė nė kontradiktė me natyrėn por, pėrkundrazi edhe mė tej akoma, muslimanit i ėshtė treguar pėrzgjedhja pėr mė tė mirėn qė natyra i ofron njeriut.

    Ato qė nė konceptin islam tė lirisė janė ndalesa nė konceptin joislam tė lirisė (do ta quajmė kėshtu kontekstin e lirisė qė mbėshtet ēiftin dikotomik mundėsi-pamundėsi) qė vendos dėshirėn kontroll mbi arsyen dhe i referohet modaliteti “mund” ndalesat i bėn tė lejuara mjaft qė tė ketė marrė aprovimin e “komandės supreme”, nė kėtė rast “dėshirės” dhe pasi ka konstatuar qė akti pasues i takon krahut “mundėsi”. Pra, shihet qartė se nė konceptin joislam tė lirisė nuk ekziston kriteri mirė-keq, e lejuar e ndaluar, por operohet sipas kriterit tė pėrciptė estetik, tė paqėndrueshėm dhe pa kurrėfarė lidhjeje me etikėn me referimin tek binomi dėshirė-mundėsi, e afatizuar kjo deri nė njė mundėsi tjetėr nė kohė dhe hapėsirė. Pragma e tyre “liria ime mbaron aty ku fillon liria jote” nė mėnyrė tė qartė i ėshtė ekspozuar konkurencės pa asnjė kod dhe sanksion moral, ndryshimit tė mundshėm tė kėtyre kufijve nė njė tė ardhme tė afėrt ose tė largėt. Ėshtė edhe diēka tjetėr; po tė vėrehet me kujdes nė konceptin joislam tė lirisė, ajo evidentohet vetėm nė marrdhėnie me tė tjerėt, duke ngritur kėshtu njė sistem tė tėrė izolacionesh dhe pėrplasje konceptesh tė bazuara nė dėshirė, qė dhimbshėm pėrfundojnė nė turbullim, ku peshkohet lehtė nga politika, tregu apo media.

    Liria e dėshirave ėshtė sot biznesi mė efikas nė tė cilin njeriu nuk dallon mungesėn e personalitetit dhe as mekanizmin skllavėrues qė vepron. Humbja e karakterit etik tė pėrdorimit tė lirisė sjell skllavėrimin e pėrdoruesit. Tentativa qė ligjet pėr njerėzit tė shkruhen nga vetė njerėzit, duke shmangur tė natyrshmen e ligjeve tė Zotit, ka bėrė qė njeriu tė jetė skllav i lirisė sė tij – liria e tij ėshtė njė skemė qė pėrgatitet dhe ēmohet nga tė tjerėt; d.m.th liria ėshtė paragrafi i parė i ligjit qė rregullon marrdhėniet e skllavėrisė.

    Nė konceptin islam tė lirisė, liria na ėshtė dhuruar nga Zoti, duhet ta pėrdorim nė bazė tė kodit moral tė pėrcaktuar saktė nė Kur’anin e Madhnueshėm dhe praktikėn e tė Dėrguarit tė Tij a.s dhe pėr ēdo veprim t’i referohemi Ditės sė Gjykimit ku do tė pėrgjigjemi pėr ēdo akt tonin.

    Tė gjitha kėto na orientojnė pėr nga vetvetja, zhvillohen nė vetvete dhe kristalizojnė personalitetin e secilit qė ashtu si ndalesat janė konform natyrės dhe nė dobi tė njeriut nė aspektin fizik, psiqik dhe shpirtėror, po ashtu edhe obligimet e muslimanit janė konform natyrės dhe dobi e padiskutueshme nė tė tre aspektet e sipėrpėrmendura. Ndalesat janė pika orentimi pėr nė liri, obligimet janė stacionet ku gjenerohet dhe ripėrtėrihet liria. Trupi i muslimanit ėshtė i shėndetshėm sepse ėshtė pronė e vullnetit tė qartėsuar dhe qetėsuar tė arsyes sė kontrolluar nė ēdo hap. Ky ėshtė dallimi i mirėfilltė ndėrmjet njeriut qartėsisht tė lirė nė kontekstin hallall-haram tė lirisė dhe dėshirės pėr liri nė kontekstin mundėsi-pamundėsi.

    Islami ėshtė e vėrteta etike dhe estetike dhe jo vetėm teoria pėr tė, ėshtė psikologjia dhe metoda e marrdhėnieve deri nė imtėsi siē nuk ėshtė vetėm teologji dhe dogmė. Islami ėshtė plotėsia dhe plotėsimi pėr tė gjithė spektrin shoqėror tė individit dhe jo vetėm shoqėrisė, ėshtė filozofia e transformimit dhe jo vetėm filozofi e informimit. Islami ka treguar saktėsisht drejtimin nė hapėsirė duke e integruar nė kohė dhe ka treguar kufijtė kohorė duke i integruar nė hapėsirė.

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Liria ndėrmjet Islamit dhe demokracisė



    Nuk gjindet fjalė tė cilėn e kėndojnė popujt dhe ua do zemra sikurse fjala “Liria”! E kėndojnė nė ēdo vend, e shfaqin nė ēdo ligjeratė, artikull dhe libėr, e ngrisin si simbol, e kanė bėrė synim tė vehtin nė jetė, pėr tė cilin synim flijojnė ēdo gjė tė shtrenjtė dhe me vlerė. Shumė herė thirren nė te por nuk dinė se ēka dėshirojnė prej saj! Saqė kjo fjalė, pėr shkak tė sprovimit tė njerėzve me kėtė fjalė, ėshtė bėrė mjet pėr tė arritur pushtetarėt dhe politikanėt nė qėllimet, synimet dhe interesat e tyre tė ngushta e pėr tu drejtuar shiqimet e njerėzve kah ata!

    Liria nė shumicėn e rasteve ėshtė bėrė mjet dhe shkak pėr tė mbytur lirinė dhe liritė dhe pėr ti shpallur luftė shumė popujve! Ata e shfaqėn demokracinė si tė vetmen e cila ua realizon lirinė njerėzimit, sepse ajo nė bazė tė lirisė ėshtė ngritur, andaj prej gjėravė tė ndėrlidhura ngusht me thirrjen nė liri ėshtė edhe thirrja nė demokraci. Sikurse secila prej tyre tė jetė ngusht e ndėrlidhur me tjetrėn dhe tė shpie tek tjetra. Ashtuqė ai qė e do lirinė dhe ēlirimin doemos duhet tė thėrras nė demokraci dhe ta don ate dhe e kundėrta, secili qė ėshtė armik i demokracisė ėshtė edhe armik i lirisė, siē pretendojnė ata!

    Pyetja qė parashtrohet tani ėshtė: a ėshtė demokracia, ashtu si ushtrohet nė shtetet mė tė zhvilluara perendimore, garancė pėr realizimin e lirisė pėr tė cilėn ka nevojė dhe tė cilėn e dėshiron njeriu dhe e ngritė nė shkallėn e nevojshme dhe tė kėrkuar tė lirisė?

    Cila ėshtė kualiteti, cilėsia dhe kufinjtė e lirisė tė cilėn ua garanton demokracia popujve?

    A ėshtė vėrtetė i lirė njeriu amerikan ose ai europian dhe liria tė cilėn e pėrjeton nė vendin e vet a ėshtė me tė vėrtetė liri, ose pjesė e lirisė?

    Islami a bie ndesh me principin e lirisė, a e konfirmon ate dhe a thėrret ne te?

    Nėse e konfirmon, si e sheh lirinė, si e ushtron ate dhe ēka ėshtė e ndaluar dhe ēka ėshtė e lejuar prej saj?

    Liria tė cilėn e kėrkon Islami a ėshtė po e njėjta tė cilėn e kėrkon demokracia, ose ka dallim mes tyre?!

    Cila prej tyre ėshtė mė e vėrtetė dhe e realtė nė drejtim tė realizimit tė lirisė sė synuar, Islami apo demokracia?!

    Kėto pyetje dhe tjerat tė ngjajshme me to na shtyjnė tė bėjmė krahasime mes lirisė qė e dėshiron Islami dhe qė e ka ushtruar 1400 vjetėt e kaluara, dhe e ushtron sot e kėsaj dite e thėrret ne te dhe lirisė qė e dėshiron demokracia dhe qė e ushtrojnė shtetet dhe shoqėritė mė tė zhvilluara tė demokracive bashkėkohore. Tė shohim se cila ėshtė mė e dobishme, mė e vėrtetė dhe e shėndoshė, cila ėshtė mė afėr tė vėrtetės dhe tė saktės!

    Lirinė nė demokraci e pėrcakton njeriu i mangėt dhe i dobėt dhe ai pėrcakton tė lejuarėn dhe tė ndaluarėn, sipas asaj qė i dikton epshi dhe lakmia. Qė domethėnė se hapėsira e lirisė her zgjerohet e her ngushtohet, mvarėsisht nga ajo qė e sheh njeriu ligjėvėnės pėr ēdo ditė dhe pėr ēdo rast dhe mvarėsisht nga ajo qė e sheh se ėshtė me interes!

    Kjo domethėnė se popujt janė laboratori eksperimentimi dhe janė nė ndryshim dhe bredhje tė vazhdueshme nė ate qė u lejohet edhe asaj qė u ndalohet prej lirisė…!

    Kurse lirinė nė Islam e pėrkufizon dhe i pėrkufizon kufinjtė e tė lejuarės dhe tė ndaluarės prej saj, vetėm All-llahu, i Lartėsuar, Krijuesi i njeriut, i pastėrti nga cilėsitė e mangėta ose nga dobėsia njerėzore, Ai qė e Di gjendjen e robėrve tė vet, ēka u pėrshtatet dhe pėr ēka kanė ata nevojė. Andaj liria nė Islam ėshtė statike dhe stabile. Ajo qė ka qenė e lejuar prej lirisė pėr njeriun para 1400 vjetėve ėshtė e lejuar edhe sot edhe deri nė ditėn e kijametit. Secili njeri i din detyrat dhe obligimet e veta dhe hapėsirėn nė tė cilėn mundet tė lėvizė si e drejtė tė cilėn ia ka dhėnė All-llahu i Lartėsuar!

    Ajo dallohet me tė vėrtetėn dhe drejtėsinė absolute, sepse buron prej Zotit, pėr dallim nga liria nė demokraci e cila buron nga njeriu, i cili ka gjasa reale tė bėjė padrejtėsi, gabim dhe tė ketė mangėsi!

    Liria nė demokraci i mundėson njeriut tė jetė i lirė nė kufinjtė e tė lejuarės, tė cilėn ia kanė dhėnė ligjvėnėsit prej njerėzve!!

    Kurse liria nė Islam i mundėson njeriut tė lėvizė nė kufinjtė e tė lejuarės tė cilėn ia ka dhėnė All-llahu dhe i ka lejuar robit tė vet qė t’i konsideron tė lejuara dhe tė kėnaqet me to!

    Liria nė demokraci e lufton dhe mohon tė keqen, pėr tė cilėn janė tė pajtuar ligjvėnėsit njerėz, kurse prej gjėrave tė ndėrlidhura ngushtė me kėte, pasiqė ata kanė injorancė, mangėsi dhe paaftėsi, shumė pjesė tė sė keqes i fusin nė kufinjtė e tė mirės dhe tė lejuarės dhe shumė tė mira t’i fusin nė kufinjtė e tė keqės sė ndaluar fetarisht dhe racionalisht!

    Sa gjėra i kanė lejuar nėn titullin e lirisė kurse pas kėsaj u ėshtė bėrė e qartė gabimi dhe padrejtėsia dhe e kanė rrėnuar dhe ndaluar… Sa i gjėra i kanė ndaluar dhe i kanė penguar, pastaj u ėshtė shfaqur dobia e tyre…e i kanė lejuar. Krejt kjo e pakėson vlerėn e lirisė tė cilėn e pretendojnė ata!

    Kurse liria nė Islam e lufton dhe mohon tė keqėn, pėr tė cilėn ka gjykuar Zoti se ėshtė e keqe…pas sė cilės nuk ka tė mirė. Duke u bazuar nė atė qė theksuam mė herėt se All-llahu ėshtė i pastėrt nga gabimi ose rėshqitja, andaj Ai vetėm tė mirėn dhe tė dobishmen e lejon, kurse vetėm tė keqen dhe tė shėmtuarėn e ndalon! All-llahu ėshtė i bukur dhe e don tė bukurėn, andaj vetėm tė bukurėn e legalizon, i pastėr qoftė Zoti nga legalizimi dhe lejimi i tė shėmtuarės!

    Nga kjo kuptojmė se liria nė Islam, nė tė gjitha mejdanet, ec pėrkitazi me tė bukurėn dhe bukurinė dhe largohet tėrėsisht nga ēdo e fėlliqur dhe e shėmtuar!

    Liria nė demokraci robėrit i bėn robėr tė robėrve, i bėn skllevėr nėn sundim tė skllevėrve, tė cilėt ndoshta janė edhe mė tė ultė se ata vet, e tė cilėt kanonizojnė, ndalojnė dhe lejojnė, e tė tjerėt duhet nėnshtruar, respektuar, dorėzuar dhe mposhtur…!

    Ēfarė lirie ėshtė kjo me kėtė robėri ndaj krijesės?!

    Kurse liria nė Islam vepron qė ta ēliron njeriun, secilin njeri, nga robėria ndaj robėrve nė robėrinė e Zotit tė robėrve [subhanehu ve teala].

    Robėria e njeriut ndaj Zotit ėshtė krenari, mburje, ngritje dhe nderi kulminant, kurse robėria ndaj krijesave tė dobėta dhe tė paafta ėshtė padrejtėsi, nėnēmim, humbje dhe dėnimi kulminant!

    Liria nė demokraci e bėn njeriun t’i nėnshtrohet shumė ndikimeve dhe presioneve tė jashtme tė cilat ia humbin njė pjesė tė madhe tė lirisė sė zgjedhjes dhe mendimit: presioni i medias me gjitha degėt e saja, specializimet dhe mjetet e veta, presioni i nxitjes sė epshit dhe mjeteve tė dėfrimit me tė gjitha llojet dhe ngjyrat e veta, presioni i nevojės dhe punės sė palodhshme pėr tė fituar kafshatėn e bukės, presioni i magjistarėve nga rradhėt e politikanėve, priftėrinjtė e murgjėrit dhe falsifikimi i tė vėrtetave, presioni i drogės dhe dehjes tė pėrhapura nė ēdo vend dhe nė fund sinjalizimi pėr pėrdorim tė shkopit tė terrorit dhe kėrcėnimeve fizike dhe materiale ndaj atyre qė u rezistojnė mbarė kėtyre mjeteve tė presionit, kurse vetėm ai tė cilin e ka mėshiruar All-llahu mundet tu rezistojė kėtyre presioneve, e ata janė shumė pak!

    Kėto presione dhe ndikime e xhveshin individin nga cilėsia e lirisė sė zgjedhjes dhe mendimit dhe marjes sė qėndrimeve qė i dėshiron dhe dakordohet me to, larg nga kėta ndikime tė jashtme artificiale, nga tė cilat ėshtė rėndė tė ndahet, ia mer lirinė edhe pse ai pretendon ose paraqitet para tjerėve se ėshtė i lirė!

    Andaj e vėrejmė se kryekriminelėt e popullit, shtypėsit e tyre, priftėrinjtė dhe murgjėritė e tyre nuk kanė nevojė qė tė lodhen shumė kur tė dėshirojnė prej popujve tė tyre tė udhėtojnė drejt njė kahje tė cilėn ua caktojnė ata, ose kur dėshirojnė prej tyre tė armiqėsojnė njė anė, tė cilėn ata e caktojnė, ose tė zgjedhin diē qė ata ua caktojnė. Atyre u mjafton qė pėr njė kohė tė shkurtėr tua lėshojnė pak gjėra prej kėtyre ndikimeve dhe presioneve tė lartėpėrmendura.

    Kėto presione dhe ndikime janė pėr qėllim nė ajetin:



    “E ata qė kishin qenė tė shtypur, atyre qė ishin krerė u thonin: "Jo, por dredhia juaj natė e ditė (na largoi prej besimit), kur ju na thėrrisnit tė mos e besojmė All-llahun dhe t'i bėjmė Atij shok. E kur e shohin dėnimin, e fshehin dėshpėrimin e vet dhe Ne u vėmė prangat nė qafat e tyre qė nuk besuan. Ata nuk dėnohen pėr tjetėr pos pėr atė qė punuan”. (Es-Sebe’: 33).

    Jo vetėm dredhia e natės, jo vetėm dredhia e ditės, por dredhia e natės dhe ditės dhe gjatė gjithė kohės, saqė nuk lihet individi as njė ēast i qetė pėr tė menduar…qė mos tė mund tė udhėzohet drejt tė vėrtetės e tė dije se ku ėshtė e vėrteta!

    Kurse liria nė Islam e ēliron njeriun nga tė gjitha kėto ndikime tė jashtme, tė cilat ia pakėsojnė lirinė e tij dhe lirinė e zgjedhjes dhe vendimmarjes, ndoshta e xhvesh nga tė gjitha duke ia kthyer tė gjitha forcat shpirtėrore, trupore dhe mentale, ia kėput tė gjitha prangat, e pastaj i thotė: zgjedh ēka dėshiron: “ska pėrdhunim nė fe”.

    Liria nė demokraci e shpie njeriun tė kalon pranė coftinave tė ngrėna, pranė gjėrave tė shėmtuara, pėrreth sėmundjeve dhe ēorodisė, pranė ēdo gjėje qė prish shijen e bukur dhe natyrėn e drejtė, e i jep guxim nė anomali, armiqėsi dhe mvarshmėri me kėto gjėra!

    Shembulli i tij ėshtė ai i njeriut i cili grah veturėn e tij pa frena apo rregulla ose duke mos pėrfillur tė drejtat e rrugės apo ato tė kalimtarit, e ndeshet me tė gjithė…kalon pranė tė gjithėve dhe i sulmon tė gjithė!

    Kurse liria nė Islam e dėrgon njeriun pranė ēdo gjėje tė bukur dhe tė mirė, nuk i lejon ti kalon kėto kufi e tė kalon pranė fėlliqėsirave, coftinave dhe sėmundjeve, me qėllim pėr tia ruajtur atij shijen, mendimin, shėndetin dhe besimin.

    Shembulli i tij ėshtė sikurse njeriu qė ngjet veturėn me frerė dhe rregulla, niset prej ku duhet nisur, ndalet ku duhet ndalur, ia jep hakun secilit, pa i kaluar kufinjtė.

    Liria nė demokraci paraqitet sikurse tė jetė dhuratė tė cilėn ia jep njeriu vėllaut tė vet njeri, i jep ēka dėshiron dhe i mer ēka tė dėshiron!

    Kurse liria nė Islam ėshtė e drejtė e Zotit qė ia ka dhuruar All-llahu robėrve tė Vet, me tė i ka krijuar, nuk mundet tė krenohet me te krijesa para krijesės, nuk lejohet tė miret ose tė pakėsohet diē prej sajė, pėrveē se me leje tė All-llahut dhe me pushtet tė qartė prej Tij [subhanehu ve teala]…Kjo domethėnie mishėrohet nė fjalėn e Omerit [radijall-llahu anhu] qė ua ka thėnė si qortim disa byrokratėve tė vet:


    “Kur i bėtė njerėzit robėr, e nėnat e tyre i kanė lindur tė lirė”.

    Kjo ėshtė liria nė demokraci dhe kjo ėshtė liria nė Islam…pra cili grup ėshtė mė meritor pėr lirinė, shpėtimin dhe tė vėrtetėn?!

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Islami dhe liria

    Liria ėshtė njė fjalė e bukur, e cila nė vete ngėrthen kuptime tė pasura dhe fisnike. Ajo do tė thotė dlirėsi dhe pavarėsi njėkohėsisht. E kemi njeriun e lirė, qė ėshtė e kundėrta e robit. Poashtu kemi ujė “tė lirė” nga fėlliqėsirat. Kemi kalė tė lirė nga defektet dhe tė metat. Arabėt e pėrdornin shprehjen “grua e lirė” duke i’u referuar grave fisnike (me prejardhje fisnike). Pėr kėtė shkak Hindi i tha Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, “A do tė gjykohet njė “grua e lirė” pėr zina?”.

    Disa njerėz tė urtė kanė thėnė se person i lirė ėshtė ai i cili i shkėput prangat e dėshirave (epsheve) tė veta. Po kėshtu ka thėnė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, “I shkatėruar qoftė robi i dirhemit.”

    Disa njerėz nuk e kuptojnė lirinė veēse si diēka tė kundėrt me robėrinė. Kjo ėshtė mėnyra mė e thjeshtė dhe mė e qartė pėr ta kuptuar kėtė fjalė, si dhe mė univerzale qė njihet te kulturat e ndryshme. Grekėt, Romakėt dhe Kinezėt, tė gjithė kishin robėr (skllevėr) tė cilėt i malltretonin sikur tė ishin tė pa shpirtė. Dallimi i tyre ishte nė atė se a lejohet tė vritet robi pa arsye, si dhe a lejohet qė tė ulesh e tė hash bukė me tė. Shpeshherė robėt janė konsideruar si tė papastėr deri nė atė shkallė, saqė edhe pėrshendetja pėr dore me ta konsiderohej njė gjė e neveritshme.

    Kėto ideja nė tė shumtėn e rasteve janė shoqėruar me njė pamje fizike tė caktuar, edhe nėse ai individ nė tė vėrtetė nuk ishte rob. Nė disa vende tė botės ka mbisunduar ideja se ngjyra e zezė do tė thotė skllevėri. Racizmi i cili doli nga kjo ide edhe sot e kėsaj dite ka ndikim. Po, shumė vende kanė ndryshuar dhe kanė deklaruar barazinė pėr tė gjithė qytetarėt, por ideja tė tilla racizmi ende ekzistojnė nė zemrat e shumė njerėzve. Ne ende e shohim se zezakėt nė ato vende janė sektori mė i prapambetur dhe mė i anashkaluar i shoqėrisė.

    Fjala “liri” ka fuqi qė tė kumbojė nė zemrat tona. Nė natyrėn tonė, si qenie njerėzore, ėshtė qė ta duam dhe ta kėrkojmė lirinė. Poashtu kėtė ndjenjė e kanė edhe disa krijesa tjera. Nėse ja mbyllė derėn njė maceje, do ta shohėsh se si mjaullin dhe e gėrvishtė derėn. Pastaj do ta shohėsh se si mundohet qė tė gjejė ndonjė mėnyrė pėr tė ikur. E njejta gjė mund tė thuhet pėr njė zog, i cili ėshtė mėsuar tė fluturojė lirisht. Nėse e mbyll nė kafaz, do tė vėrejsh te ai shenja tė tendosjes dhe depresionit, e ndoshta edhe do tė ngordhė pėr shkak tė robėrisė. Siē ka thėnė njė poet:

    Edhe pse mund t’ia kėpusėsh krahėt zogut

    Natyra e tij ende vuan pėr tė fluturuar



    Burgosja ėshtė dėnim pikėrisht sepse e anulon lirinė e njė personi. Gruaja e Mbretit tė Egjiptit iu kėrcėnua Jusufit [a.s] se do ta burgoste, duke thėnė: “...Po qe se nuk bėn ēka e urdhėroj, ai gjithqysh do tė burgoset dhe do tė nėnēmohet”. [Jusuf: 32].

    Megjithėse burgu ėshtė izolim pėr trupin, jo ēdoherė ndodhė e njejta gjė edhe me shpirtin. Pėr disa tė burgosur fatlum, shpirtėrat e tyre janė tė lirė dhe ata e shfrytėzojnė kėtė kohė pėr mėsim, studim, meditim dhe adhurim.

    Meqenėse liria ėshtė aq koncept i bukur tė cilit i pėrgjigjen tė gjithė njerėzit pozitivisht, ajo shumė herė keqpėrdoret pėr qėllime tė kėqia. Pėr shembull, nė emėr tė lirisė, Sh.B.A.-tė e sulmojnė njė shtet paqėsor dhe vrasin mijėra njerėz tė pafajshėm, shumica e tė cilėve nuk e posedojnė as njė deve tė zgjebosur. I gjithė populli ėshtė i dėnuar pėr njė krim tė cilin nuk e kanė bėrė. I njejti shtet luan dhe tallet me konventat internacionale, pėr krijimin e tė cilave vet ka kontribuar.

    Nė emėr tė lirisė, njerėzit, zemrat e tė cilėve janė tė sėmura, i shkelin vlerat morale dhe vlerat e besimit. Ata e ofendojnė Zotin, Pejgamberėt dhe besimin e shenjtė tė shumė njerėzve. Kėtė e shohim pėr ēdo ditė nėpėr media dhe nė internet. Njė sjellje e tillė e papėrgjegjshme ėshtė e neveritshme, bile edhe pėr shumė prej pabesimtarėve. Nuk mund tė paramendohet qė njė njeri i ndėrgjegjshėm tė sillet nė njė mėnyrė tė tillė jorespektuese.

    Liria nuk do tė thotė se ne kemi tė drejtė tė shpikim gėnjeshtra ndaj Zotit dhe ndaj njerėzve. Ajo nuk do tė thotė se ne kemi tė drejtė t’i shtrembėrojmė fjalėt e tė tjerėve dhe ta pėrgėnjeshtrojmė tė vėrtetėn. Ajo nuk do tė thotė se ne mund t’i ofendojmė njerėzit, t’i sulmojmė dhe t’ua marrim tė drejtat e tyre. Liria nuk na jep tė drejtėn qė ne t’i malltretojmė tė tjerėt apo t’i keqtrajtojmė nė bazė tė racės apo statusit social tė tyre. Ajo nuk na jep tė drejtėn qė ne tė reagojmė nė ēdo thashetheme tė paverifikuar, apo tė fusim ankth dhe frigė nė shoqėri.

    E vėrteta ėshtė njė kusht pėr lirinė. All-llahu [s.v.t] thotė: “Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejt vetes, dhe ishte i padijshėm.” [Ahzab: 72].

    Me plotė tė drejtė mund tė pyesim: Sa mėkate dhe vepra tė fėlliqura janė bėrė nė emėr tė lirisė?

    Koncepti i lirisė

    Koncepti i lirisė ėshtė me tė vėrtetė njė koncept i pasur. Liria ėshtė njė vlerė e shquar njerėzore. Qenia njerėzore posedon intelekt, i cili ia jep mundėsinė qė tė veprojė nė bazė tė menēurisė sė tij, e jo thjesht vetėm nė bazė tė instinktit. Liria pėrfshin abstenimin nga dėmtimi ndaj tė tjerėve. Shpesh herė njerėzit i nėnshtrohen tiranisė dhe shtypjes sė disa njerėzve. Shpesh herė tė dobėtit janė viktimė e mė tė fuqishmėve.

    Ne duhet ta bėjmė njė pyetje: Cilėt janė faktorėt tė cilėt e kufizojnė dėshirėn individuale?

    Faktori mė evident ėshtė njė autoritet i jashtėm, i cili i dikton personit se ēka ai mund tė veprojė apo tė flasė. Ėshtė e qartė sa shumė kjo gjė ia kufizon lirinė atij personi. Sepse nė vend qė ai person ta thotė atė qė e mendon, ai duhet t’i shpreh mendimet e tė tjerėve. Ky ėshtė rasti kur njė person ėshtė i kufizuar dhe nuk mund tė shijojė liri tė vėrtetė.

    Nė ligjin islam, ekziston autoriteti mė i lartė i cili ua garanton njerėzve lirinė e tyre nė parametrat e caktuar nga All-llahu. Nė kėtė mėnyrė, fuqia ekzekutive e Shtetit Islam ėshtė e kufizuar, e assesi nuk ėshtė absolute.

    Nėse shikojmė nė strukturėn e Ligjit Islam, do ta shohim se ai u ofron tė dyve, individit dhe shoqėrisė, shumėllojshmėri tė zgjedhjeve. Territori i hallallit nė Islam ėshtė mė i gjėri prej tė gjithėve. Territori tjetėr mė i gjėrė ėshtė ai qė ka tė bėjė me ato vepra tė pėlqyera apo tė urryera. Territori mė i ngushtė ėshtė pėr ato vepra qė janė tė ndaluara apo tė urdhėruara.

    Autoriteti i jashtėm ėshtė mėnyra mė e qartė e kufizimit tė lirisė, mirėpo ka edhe faktorė tjerė tė cilėt e kufizojnė lirinė. Normat dhe zakonet shoqėrore, pėr shembull, e kufizojnė njė individ, disa herė duke e ndaluar qė ta thotė apo ta vepron atė qė ėshte e drejtė. Kjo ėshtė njė situatė e zakonshme. Tė gjitha shoqėritė, qofshin muslimane ose tjera, kanė norma, zakone dhe tradita. Kėto zakone nuk janė gjithmonė korekte, e nė shoqėritė muslimane, ato nuk janė gjithmonė nė pajtim me mėsimet e Islamit. Sidoqoftė, kėto tradita kanė njė efekt detyrues nė individėt e asaj shoqėrie, duke e ndaluar jo vetėm sjelljen e lirė, por edhe tė shprehurit haptazi dhe studimin objektiv tė rrethanave.

    Ēdo person duhet t’i pėrshtatet deri nė njė shkallė apo tjetėr shoqėrisė apo njė sektorit tė shoqėrisė tė cilėt e prezentojnė standardin. Sidoqoftė, kjo nuk e pėrjashton mundėsinė qė njė individ tė luaj rol dhe tė ndikojė nė ndryshimin dhe reformimin e shoqėrisė.

    Ekziston edhe njė lloj i caktuar i faktorėve tė cilėt kanė efekt nė kufizimin e lirisė sė njė individi. Kėto janė cilėsitė e brendėshme tė atij personi, duke pėrfshirė ndjenjat, kuptimin konceptual dhe veēantitė e tij. Disa herė personi nuk ėshtė i vetdijshėm se si kėto faktorė kanė efekt dhe ndikim nė sjelljen e tij, disa herė nė kundėrshtim me dėshirėn e tij.

    Selefi (gjeneratat e para) kėto faktor i quanin epshe apo dėshira tė fshehta. Personi nė brendi tė vet ka njė nxitės tė fuqishėm, pėr tė cilin mund edhe tė mos jetė i vetdijshėm. Ato ndikojnė nė tė folurit, veprat dhe mendimet e atij personi. Ato ndikojnė nė pikėpamjet e tij, pėr tė cilat kujdeset mė shumė. Mė tė thjeshtat prej tyre kanė tė bėjnė me strukturėn e tij fizike dhe emocionale. Ato i pėrfshijnė edhe faktorėt si fuqia apo dobėsia trupore, dhe natyra e butė apo e vrazhdė. Pastaj futen nė lojė faktorėt kulturor dhe eksperienca personale, si dhe edukimi i atij personi.

    Ibėn Tejmijje [rahimehull-llah] duke e shpjeguar suren “Alek”, pėrmend se njė person mund tė ketė nishan nė trupin e tij, pėr tė cilin nuk ėshtė i vetdijshėm, thjesht pėr arsye se ėshtė i vendosur nė shpinėn e atij personi, apo nė njė vend nė tė cilin ai nuk mund tė shikojė nė mėnyrė direkte. Ngjashėm, janė disa aspekte tė personalitetit tė tij tė cilat mund tė kalojnė pa u vėrejtur, edhe pse kėto aspekte mund tė kenė ndikim tė konsiderueshėm nė sjelljen e tij. Ai mundet, pas njė shikimi tė gjatė dhe tė kujdesshėm nė brendinė e tij, qė t’i hetojė disa nga kėto veēori. Edhe pas vėrejtjes sė tyre, ai mund tė mos jetė nė gjendje qė t’i tejkalojė ato tėrėsisht, por ai duhet qė, deri nė njė shkallė, t’i vendos ato nėn kontrollin personal dhe t’i kufizojė ndikimet e tyre tė padėshiruara.

    Sedad Ibėn Ausi njė herė ka thėnė: “O ju mbeturinė e Arabėve! Nuk frikėsohem pėr ju nga asgjė tjetėr, veēse nga dėshirat e fshehta.”

    Njė nga kėto dėshira ėshtė tendenca pėr tė kėrkuar udhėheqėsi. Personi nė natyrėn e tij ėshtė i drejtuar drejt dėshirės pėr famė dhe pozitė. Kjo mund tė ndikojė nė vendimet dhe mendimet e tija, mund t’ia korruptojė sjelljet dhe t’ia ndryshojė qėllimet, edhe pse ai mund tė mos jetė i vetdijshėm plotėsisht se njė motivim i tillė ekziston.

    Prandaj, njė shkallė e lirisė qė personi mund ta arrijė ėshtė qė tė pėrmbahet nga tė vepruarit nė bazė tė epsheve. Kjo ndonjėherė quhet liri morale, sepse personi i cili e posedon atė sillet nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme nė pajtim me logjikėn e shėndoshė dhe principet e konsideruara mirė nėn drejtimin e ndėrgjegjes sė tij. Njė vepėr e lirė patjetėr duhet tė bazohet nė gjykimin dhe logjikėn e shėndoshė, e jo nė epshe.

    Mund ta shohėsh njė person i cili i vepron gjėrat e ndaluara nė Islam, duke i shfryer dėshirat dhe epshet e tija seksuale. Ai mund tė arsyetohet se ėshtė duke e shprehur lirinė e tij duke bėrė ēka dėshiron. Nė realitet, ai nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė rob i dėshirave tė veta shtazarake. Nė lidhje me kėtė njė poet ka thėnė:

    Unė ndoqa dėshirat e mia dhe ato mė robėruan

    e sikur tė isha i kėnaqur mė ato qė kisha, do tė isha i lirė.



    Ky ėshtė kuptimi i proverbės arabe: “Skllavi ėshtė i lirė pėr aq kohė sa ėshtė i kėnaqur, dhe njeriu i lirė ėshtė i robėruar, pėr aq kohė sa ėshtė ziliqar.”

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “I shkatėruar ėshtė robi i dinarit dhe robi i dirhemit.” Ai e pėrdori fjalėn “rob” pėr tė treguar se si ai person e keqpėrdor lirinė e tij duke iu nėnshtruar epsheve tė tija, pa marrė parasysh sa shkatėrues ky nėnshtrim mund tė jetė. Kjo ėshtė arsyeja pse nėnshtrimi ndaj All-llahut ėshtė liria mė e madhe qė mund tė pėrjetohet. Vetėm robėrit e All-llahut janė njerėzit qė janė plotėsisht tė lirė, sepse ata janė ēliruar nga robėrimi i epsheve dhe dėshirave personale. Ata janė ēliruar nga robėrimi i parave, okupimit, dėshirės pėr pozitė dhe nga robėrimi ndaj zotėrave tjerė tė rrejshėm.

    Gjithashtu duhet ta kemi parasysh fuqinė e hidhėrimit, i cili mund t’ia marrė nėpėr kėmbė aftėsitė racionale tė atij personi. Njė person i zemėruar nuk mund t’i peshojė pasojat e veprave tė tija, dhe shpesh herė i bėn gabimet mė tė mėdhaja. Ai lehtėsisht mund t’i bėj padrejtėsi vetvetes, gruas, fėmijėve, familjes, kolegėve dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

    Fjalėt dhe shprehjet si “liri”, “tė drejtat njerėzore”, “tė drejtat e minoriteteve”, “tė drejtat e grave”, “tė drejtat e fėmijėve” shpesh herė pėrdoren si justifikim pėr tė gjitha ēėshtjet (pa marrė parasysh a janė korekte apo jo). Kjo ndodhė nė ēdo shtet dhe regjion tė botės. Prandaj, ne duhet tė mendojmė seriozisht se si do ta trajtojmė kėtė rrebesh fjalėsh.

    Shumica e muslimanėve nuk dinė mėnyrė tjetėr pėr t’u pėrgjigjur, pos duke e cituar fjalėn e Aliut [r.a]: “Ato janė fjalė tė vėrteta me tė cilat synohet e kota (batili)”. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė njė mbrojtje shumė e dobėt. Islami, sidoqoftė, na ka ofruar pikėpamje shumė tė ēmuara pėr kėto ēėshtje, pėr ata musliman qė posedojnė arsye. Prandaj, nė vend qė gjithmonė tė reagojmė, nė duhet ta marrim iniciativėn qė t’i shpalosim principet tona, tė cilat vijnė direkt nga feja jonė dhe pohojnė se ne i pranojmė tė drejtat njerėzore jo vetėm thjesht si njė teori e tė drejtave, por si njė obligim fetar, i cili na kaplon tė gjithė neve, duke pėrfshirė gratė, fėmijėt dhe minoritetet. Nuk ka pėrjashtime nė kėtė. Nė islam, bile edhe kafshėt kanė tė drejta tė cilat duhet tė respektohen. Poashtu nė islam do tė gjejshė tė drejta tė numėruara, tė cilat as qė janė pėrmendur nė ndonjė sistem tė ligjeve njerėzore.

    Ne duhet tė tregojmė qartė se kėto tė drejta janė pjesė e Sheriatit (ligjit hyjnor). Ligji Islam nuk e neglizhon asnjė aspekt tė jetės, pėrkundrazi, ai e rregullon atė nė ēdo nivel. Ky ligj ėshtė nga Krijuesi, i cili di mė shumė pėr krijesat e veta, sesa qė ndokush do tė donte ndonjėherė tė dijė. Pėr kėtė shkak, Ligji i Tij ėshtė nė harmoni komplete me tė dyjat, natyrėn dhe aspiratat njerėzore. Ai nė asnjė mėnyrė nuk i shkel tė drejtat njerėzore.

    Sidoqoftė, ne poashtu duhet ta pranojmė se kėto tė drejta cenohen nė shumė shtete muslimane, si edhe nė shtetet tjera tė botės. Prandaj, askush nuk mund tė fajsohet pėr kritikimin e faktit se tė drejtat legjitime njerėzore u ndalohen atyre, dhe pėr kėrkimin e kthimit tė kėtyre tė drejtave.

    Shtypja e njerėzve, sidomos e tė dobtėve tė cilėt nuk mund ta mbrojnė vetveten, ėshtė njė mėnyrė e sigurtė pėr ta merituar dėnimin e All-llahut nė kėtė botė. Pa marrė parasysh se cilat prej tė drejtave tė tyre u cenohen. All-llahu [s.v.t] thotė: “Ato janė fshatra (vendbanime) qė kur bėnė zullum, Ne i shkatėrruam dhe pėr shkatėrrimin e tyre u patėm caktuar kohė tė sakta.” [Kehf: 59].

    All-llahu [s.v.t] gjithashtu thotė: “Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm, e i ashpėr.” [Hud: 102].

    Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: “All-llahu e afatizon zullumqarin pėr njė kohė. Pastaj kur e kap me dėnim, nuk ka ikje pėr tė.” [Buhariu dhe Muslimi].

    Kur ata qė emigruan nė Etiopi (Abisini) u kthyen, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kėrkoi prej tyre qė t’i tregojnė pėr rastin mė tė ēuditshėm qė e kishin parė atje. Disa prej tyre e thanė kėtė:

    “O i Dėrguar i All-llahut! Njėherė, pėrderisa qėndronim nė Etiopi, njė grua e cila e bartte njė ibrik me ujė mbi kokė kaloi pran nesh. Njėri nga djemtė e rinjė, e vendosi dorėn nė shpatullėn e saj dhe e shtyu me forcė. Ajo u gjunėzua. Kur u ngrit nė kėmbė tha: “I poshtėr! Do ta kuptosh atė ditė kur All-llahu do tė jetė Gjykues dhe do t’i mbledh njerėzit e ēdo kohe, kur duart dhe kėmbėt do tė flasin dhe dėshmojnė pėr atė qė e kanė bėrė pronarėt e tyre, atėherė do ta kuptosh si do tė jetė ēėshtja ndėrmjet nesh.”

    Pasi e dėgjoi kėtė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha: “Ajo e tha tė vėrtetėn. Ajo e tha tė vėrtetėn. Si mund qė All-llahu ta bekoj njė popull i cili nuk i mbron tė dobėtit nga tė fortit?” [Ibėn Maxhe, Bejhekiu].

    Prandaj, ne e kemi obligim qė t’i mbrojmė njerėzit e shtypur tė shoqėrisė nė tė cilėn jetojmė. Patjetėr duhet t’ua sigurojmė tė drejtat e tyre. Njė ndėr qėllimet e xhihadit ėshtė mbrojtja e tė dobtėve, siē ceket qartė nė Kuran.

    Musteured ibėn Shidad pėrmendi se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kur tė vijė Ēasti i fundit, Romakėt do tė jenė me numėr mė tė shumtė.”

    Amėr Ibėn Asi e dėgjoi kėtė fjalė tė Musteured-it dhe i tha atij: “Ke parasysh se ēka flet.”

    Musteuredi tha: “Unė jam duke e thėnė atė qė e kam dėgjuar prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.”

    Amėr Ibėn Asi pastaj tha: “Pasi e pėrmende kėtė, mė duhet tė tė tregojė se ata i posedojnė pesė cilėsi tė mira: Ata janė tė qetė gjatė fatkeqėsive. Mė sė shpejti rimerren pas fatkeqėsive. Ata janė tė gatshėm pėr t’u rikthyer pas disfatės. Ata sillen mirė me tė varfėrit, jetimėt dhe tė dobėtit nė mesin e tyre. Ata janė tė aftė pėr ta parandaluar zgjedhėn (shtypjen) e mbretėrve tė tyre.”

    Amėr Ibėn Asi e pėrshkroi atė qė kishte ngelur nė shoqėrinė romake nga natyra e pastėr, nė tė cilėn njerėzit janė tė lindur. Apo ndoshta kėto cilėsi i kanė marrė nga Pejgamberėt tė cilėt ishin dėrguar nė mesin e tyre. Ėshtė vėshtirė tė thuhet se cila ėshtė mė impresive: fakti se romakėt i posedonin kėto cilėsi, apo intelekti i mprehtė i Amėr Ibėn Asit i cili ishte nė gjendje tė bėjė njė vlerėsim tė tillė pėr romakėt. Nėse njė person nuk i kupton armiqtė e tij, ai nuk do tė mund t’i mposht ata. Poashtu ėshtė impresive sa i drejtė ishte ky vlerėsim i rivalėve historik. Kjo ėshtė drejtėsia tė cilėn islami e kėrkon nga ne.

    Qarqet mė tė informuara tė botės muslimane janė tė paafta pėr ta studiuar perėndimin nė mėnyrė kritike, dhe poashtu janė tė paaftė pėr ta kuptuar historinė e tij, perspektivėn dhe si tė arrihet deri nė vendime konstruktive nė lidhje me tė.

    Kur ne flasim pėr tė drejtat njerėzore, tė drejtat e grave apo lirinė, ne nuk duhet ta mashtrojmė vetveten se problemet tona me perėndimin shtrihen nė kėto ēėshtje. Ne nuk duhet ēdoherė tė fokusohemi nė atė se si ata i shkelin kėto tė drejta. Nė duhet tė marrim njė qėndrim proaktiv dhe t’i prezentojmė kėto principe nė kontekstin e tyre tė drejtė islamik. Tė drejtat njerėzore janė nė fakt vlera islame.

    Omeri [r.a] i tha djalit tė udhėheqėsit tė Egjiptit nė atė kohė, qė ishte Amėr Ibėn Asi: “Kur i robėruat njerėzit tė cilėt nėnat e tyre i lindėn tė lirė?”. Ai poashtu u tregoi koptėve egjiptas se si ata mund t’i kėrkojnė tė drejtat e tyre. Gjatė kohės kur ata jetonin nėn sundimin romak, nuk kanė pasur mundėsi ta bėjnė njė gjė tė tillė. Kur muslimanėt e morrėn udhėheqjen, ata i mėsuan Koptėt se si t’i kėrkonin tė drejtat e tyre dhe si tė qėndronin kundėr shtypjes politike, bile edhe nėse vjen nga vet Halifeja.

    Europa as qė i ka diskutuar kėto ideja deri kah fundi i shekullit XVIII, nė kohėn kur ndodhi Revolucioni francez. Nė kėtė kohė doli nė dritė ideja se ēdo person ka lind i lirė. Atyre iu deshėn diku njėmijė vite pėr tė arritur deri te kjo ide, e cila tashmė ekzistonte nė islam, e kur e bėn kėtė, ata e deklaruan si njė gjė tė re.

    Koncepti i tė drejtave njerėzore nė Perėndim shtrihet nė njė principė tė vetėm i cili ėshtė shpallur qartė nė Kombet e Bashkuara. Ky ėshtė principi i dinjitetit njerėzor. Koncepti i tyre pėr dinjitetin njerėzor ėshtė i mishėruar nė dy ide:

    E para ėshtė liria. Kjo ka tė bėjė me dhėnjen ēdo individi tė drejtėn e shprehjes, posedimit tė pronės, martesės, mbajtjen e biznesit, udhėtimit, dhe kryerjen e aktiviteteve tė tjera jetėsore.

    E dyta ėshtė barazia. Kjo do tė thotė se tė drejtat duhet t’i gėzojnė tė gjithė njerėzit. Ėshtė e palogjikshme qė tė drejtat t’ia japėsh njė personi, e t’ia mohosh tjetrit.

    Kėto janė bazat e tė drejtave njerėzore. Nėse i kthehemi Kuranit, e shohim se aty ceket koncepti i dinjitetit njerėzor: “Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam.” [Isra: 70].

    Nė njė kohė kur nė perėndim debatohej nė lidhje me atė se a kanė shpirtė gratė dhe robėrit, dijetarėt e muslimanėve debatonin se a janė njerėzit mė superior apo melekėt. Kėta dijetar arritėn nė pėrfundim se njerėzit tė cilėt i nėnshtrohen All-llahut dhe e pasojnė Pejgamberin e Tij, nė fund e arrijnė njė status mė tė lartė se melekėt. Ata e fitojnė Xhennetin nė botėn tjetėr, pėrderisa melekėt ngelin nė atė pozitė qė janė. Sidoqoftė, melekėt janė nė fillim mė superior duke e marrė parasysh faktin se janė tė krijuar nga drita. Megjithatė, superioriteti nė pėrfundim ėshtė mė i rėndėsishmi. Dhe All-llahu e di mė mirė.

    Kur islami i pohon tė drejtat njerėzore, atė nuk e bėn duke u bazuar nė kėrkesat e njerėzve, apo nė revolucionet e tyre, apo nė ndrrimin politik tė balancės sė fuqisė. Ai e bėn duke u bazuar nė shpalljen hyjnore tė Zotit tė botėrave. Ai i mėson njerėzit si t’i fitojnė, t’i kėrkojnė dhe t’i mbrojnė tė drejtat e tyre. Kjo ėshtė vendosur dhe realizuar teoretikisht dhe praktikisht me ardhjen e Islamit, duke mos pasur nevojė qė njerėzit ta bėjnė kėtė me forcė.

    Ne, si musliman, nuk duhet t’i kundėrshtojmė tė drejtat njerėzore dhe lirinė nė princip, sepse kėto janė pjesė e historisė sonė dhe Ligjit tonė Hyjnor. Megjithatė, ne kemi problem me perėndimin nė disa mėnyra se si ata mundohen t’i zbatojnė kėto nocione. Njė shembull ėshtė zgjerimi i fushės sė lirisė personale deri nė atė pikė saqė shkakton dėmtim tė tjerėve dhe e kėrcėnon dinjitetin njerėzor. Njė tjetėr shembull ėshtė dhėnja e lirisė sė tė shprehurit deri nė atė pikė, saqė vlerat e shenjta fetare dhe morale shahen, apo deri nė atė pikė qė shkakton trazira nė shoqėri. Islami kėrkon t’i mbrojė tė drejtat e individit dhe tė mundėsojė shansė tė barabartė qė njerėzit t’i ushtrojnė kėto tė drejta pėrbrenda njė konteksti tė shėndoshė shoqėror.

    Kur perėndimi i pohon tė drejtat njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve ato i bėn pėrbrenda kufizimeve tė njė programi apo sistemi specifik. Prandaj, administrimi i fuqive perėndimore gjatė periudhės kolonizuese ishte plotėsisht nė kundėrshtim me idealet e larta tė cilat i paraqitnin. Historiani australian Clive Turnbull, nė librin e tij “Lufta e zezė – Asgjėsimi (farosja) e Tasmanianėve vendas”, fletė pėr atė se si Anglezėt brutalisht dhe sistematikisht e masakruan dhe farosėn popullatėn vendase tė Tasmanisė. Ai tregon se kolonizatorėt bile kanė praktikuar kanibalizėm mbi disa vendas tė cilėt i kishin robėruar, duke ua prerė dhe ngrėnė mishin, pėrderisa ata ende ishin gjallė. Ironikisht, shtypi Anglez deklaronte se vendasit ishin kanibal tė egėr dhe se kolonizatorėt ishin atje pėr t’i “ēliruar” prej barbarizmit tė tillė. Turnbull pohon se nuk ka ndodhur asnjė rast nė tė cilin njė tasmanian autokton kishte praktikuar kanibalizėm mbi ndonjė anglez.

    Ne patjetėr duhet ta definojmė se ēka do tė thotė tė jesh plotėsisht i njerėzishėm. A e nėnkuptojmė me kėtė se ēdo njeri ėshtė krijuar nga All-llahu, pavarėsisht nga ngjyra, gjinia dhe kombi, siē e pohon kėtė islami? Apo me kėtė nėnkuptojmė ēdokėnd i cili ėshtė bjond me sy tė kaltėr dhe pamje tė bukur, ndėrsa racat e mugėta tė Azisė dhe Afrikės do tė duhej njė zgjatje pėr tė shkuar aq larg qė t’i quajmė ata njerėz?

    Nga perspektiva islame, ejani tė meditojmė mbi thėniet e njohura tė halifes sė dytė Omer Ibėn Hattabit [r.a]. Njėherė ai tha: “Nuk i dėrgova zėvendėsit e mi te ju pėr t’ua nxjerur mishin e as pėr t’ua marrė pasurinė. Unė i dėrgova qė t’ua mėsojnė fenė tuaj dhe ta shpėrndajnė pasurinė nė mesin tuaj.” Ai gjithashtu ka thėnė: “Nėse dėgjoj pėr njė zėvendės timin i cili ka bėrė padrejtėsi dhe unė nuk e pėrmirėsoj atė, atėherė e konsideroj vetveten tė padrejtė.”

    Nė njė rast tjetėr ai tha: “Nėse unė do ta caktoja zėvendės personin mė tė mirė qė e njoh dhe do ta urdhėroja qė tė jetė i drejtė, a to pėrmbushja obligimin tim?” Kur njerėzit u pajtuan me kėtė tha: “Jo pėrderisa nuk do vėzhgoja atė dhe tė sigurohesha se ai vepron sipas urdhėrave tė mia.”

    Njė prej guvernatorėve tė tij njėherė i bėri padrejtė dikujt, e ai erdhi te Omeri qė tė ankohet. Omeri i dėrgoi njė letėr guvernatorit (zėvendėsit), nė tė cilėn thoshte: “Bėhu i drejtė me kėtė njeri. Pėrndryshe, eja te unė mėnjeherė. Selam.” Guvernatori menjėherė e pėrmirėsoi gabimin e bėrė.

    Kur Omeri dėgjoi se zėvendėsi i tij nė Kufe Sa’d Ibėn Ebi Vekasi e kishte ndėrtuar njė pallat pėr vetvete dhe kishte caktuar njė roje nė derė, duke mos pasur nevojė pėr njė gjė tė tillė, e dėrgoi hetuesin e tij Muhammed Ibėn Meslemeh qė tė merr dru zjarri dhe lėndė djegėse dhe t’ia djegte pallatin. Sė bashku me tė ia dėrgoi njė letėr Sa’d Ibėn Ebi Vekasit nė tė cilėn shkruante: “Me erdhi lajmi se ti e ke ndėrtuar njė pallat tė fortifikuar, tė cilin e quan shtėpi, dhe se ke vendosur njė derė nė mes teje dhe popullit tėnd. Ai nuk ėshtė pallati yt por njė pallat i turpit. Mos vendos portė nė shtėpin tėnde qė t’i ndalosh njerėzit tė takohen me ty, e nė kėtė mėnyrė t’ua mohosh tė drejtat e tyre.”

    Ai ia shkruajti kėtė gjė zėvendėsit tė tij nė Egjipt, Amėr Ibėn Asit: “Mė ka ardh lajmi se t’i mbėshtetesh (shtrihesh) nė kuvendet tua publike. Mos vepro ashtu. Ulu sikur tė tjerėt.”

    Kėto janė vetėm disa shembuj pėr ta theksuar se si vlerat Islame i kanė pėrkrahur tė drejtat njerėzore, nė njė shkallė tė paparė gjatė historisė njerėzore. Po, Omeri ishte nė gjendje tė jetė shumė i drejtė nė marrėdhėniet me njerėzit dhe nė plotėsimin e nevojave tė tyre, por ishte atmosfera qė solli islami ajo qė mundėsoi qė gjestet e tilla fisnike tė ndodhin.

    Ėshtė gabim pėr ne qė t’i shikojmė tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat e grave me dyshim. E njejta vlen pėr lirinė. Ne duhet tė jemi ata qė i paraqesin kėto subjekte. Ne duhet ta bėjmė tė qartė se ligji i All-llahut i cekė kėto koncepte dhe duhet t’i pėrmirėsojmė shkeljet e tė drejtave tė njeriut tė cilat ndodhin sot nė botėn islame. Kjo ėshtė mėnyra pėr t’i rezistuar sulmet e perėndimit, i cili i pėrdor nocinet e tė drejtave dhe lirisė pėr ta sulmuar botėn islame dhe vlerat e saj. Ne duhet tė sigurohemi qė termat “tė drejtat njerėzore” dhe “liri” tė ekzistojnė nė fjalorin tonė, tė definuara nė bazė tė perspektivės sonė unike, jo nė bazė tė diktimit tė tjerėve.

    Ėshtė njė nevojė e madhe qė dijetarėt musliman ta shtjellojnė ēėshtjen e tė drejtave njerėzore dhe lirisė dhe tė ofrojnė njė alternativė tė shėndoshė pėr modelin perėndimor. Kur ne flasim pėr lirinė dhe barazinė, ne duhet tė vėzhgojmė se perėndimi me liberalizmin dhe kapitalizmin e vet i jep prioritet lirisė, shpesh herė duke e anashkaluar barazinė nė kėtė proces. Kjo ka shkaktuar njė hendek tė madhė nė mes atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė (pasuri) dhe shtresimi shoqėror akut, i cili shpesh herė ėshtė i shoqėruar me kapitalizmin.

    Komunistėt, nė anėn tjetėr, i japin prioritet nocionit tė tyre pėr barazinė shoqėrore, dhe e anashkalojnė pothuajse ēdo aspekt tė lirisė pėr ta arritur njė gjė tė tillė, nė veēanti lirinė e pronės, po bile edhe lirinė e shprehjes dhe shumė prej tė drejtave njerėzore. Ēdoherė qė janė vendosur regjimet komuniste, njerėzit u gjetėn nė njė ndėr diktaturat mė shtypėse. E ashtuquajtura diktaturė e proletariatit nuk ishte mė pak shtypėse se regjimet tjera autoritarive tė padrejta.

    Sistemi i ofruar nga islami nuk kėrkon qė ta avancojė njė pasurinė e njėrit nė dėm tė tjetrit, po i jep pėrparėsi mirėqenies sė pėrgjithėshme mbi interesat individual. Nga kjo pikė, nė atė rast kur liritė ofrojnė dobi mė tė madhe, atyre do t’u jepet pėrparėsi. Nė tė njejtėn mėnyrė, nė atė rast kur ēėshtjet e barazisė sjellin mė shumė dobi shoqėrore, atyre do t’u jepet pėrparėsi.

    Pėr mė tepėr, tė dyja, liria dhe barazia duhet tė definohen. Kufijt e lirisė duhet tė sqarohen qartė. Barazia duhet tė kuptohet nė kontekstin e drejtėsisė, jo nė kuptimin absolut i cili u bėn padrejtėsi shumė njerėzve, sidomos atyre tė cilėt mundohen shumė dhe dallohen me meritat e tyre. Dijetarit e ligjit islam duhet t’i japin prioritet studimit tė kėtyre ēėshtjeve. Ata duhet t’i edukojnė njerėzit pėr tė drejtat e tyre dhe si ata mund t’i sigurojnė ato. Njėlloj e rėndėsishme ėshtė qė t’i mėsojnė njerėzit si t’i ushtrojnė nė mėnyrė tė drejtė liritė e tyre kur t’i arrijnė ato.

    Ka tė tillė tė cilėt i shohin tė drejtat dhe liritė vetėm nė kuptimin absolut. Ky ėshtė njė keqkuptim i madh. Askush nuk mund tė ketė tė drejta dhe liri tė pakufizuara. Liritė dhe tė drejtat e njė personi duhet t’i marrin nė konsideratė liritė dhe tė drejtat e tė tjerėve. Nė Islam, ato duhet tė mbahen pėrbrenda kornizave tė Ligjit Hyjnor tė cilit tė gjithė muslimanėt duhet t’i nėnshtrohen, sepse ky ligj vjen nga Zoti i tyre i cili mė sė miri i di nevojat e tyre.

    Nė anėn tjetėr, ka njerėz tė cilėt mendojnė se lejimi i njerėzve qė t’i ushtrojnė tė drejtat individuale ėshtė nė dėm tė shoqėrisė dhe i sjellė tė gjitha llojet e devijimit. Ky besim nuk pėrputhet me realitetin. Eksperienca ka treguar se kur njerėzve u dhurohet njė masė e arsyeshme e besimit, ata zhvillohen nė njerėz qė sillen nė mėnyrė tė pėrgjegjėshme.

    Merre parasysh sektorin familjar. A e konstatojmė se strategjia ideale pėr kujdesjen e fėmijėve ėshtė qė kompletisht t’i kufizojmė ata dhe t’ua mohojmė tė gjitha tė drejtat? Njė strategji e tillė nuk ėshtė mė e mirė se injorimi i fėmiut dhe lėnja e tij tė rritet nė mėnyrė tė egėr. Trajtimi mė i mirė dhe mė i balancuar, ėshtė qė t’ua japėsh tė drejtėn fėmijėve qė tė ushtrojnė liri deri nė njė shkallė, qė tė mėsohen me njė gjė tė tillė dhe tė mėsohen tė sjellin vendime inteligjente dhe tė pėrgjegjėshme. Kjo duhet tė shkojė baraz me njė edukim tė duhur fetar i cili e rėnjos te fėmiu vetdijėn se All-llahu e mbikqyrė dhe i mundėson atij qė ta dallojė tė mirėn nga e keqja.

    Mjedisi shkollor ėshtė njė shembull tjetėr i shkėlqyer. A duhet qė shkolla tė jetė njė institut pėr mėsim rutinor, njė mulli blurės i pakufizuar i informatave? Apo nė tė kundėrtėn, a duhet tė jetė njė vend me liri tė pakufizuara, ku studentėt bėjnė ēkado qė dėshirojnė, pa marrė parasysh sa e gabuar dhe jomorale mund tė jetė ajo sjellje? Nė mėnyrė ideale, mjedisi shkollor duhet tė jetė i balancuar, qė ta zhvilloj karakterin e studentėve dhe tė mbjellė nė ta vetdijen e vlerės individuale dhe pėrgjegjėsisė ndaj tė tjerėve. Kėtė qė e themi pėr shkollat vlen edhe pėr aktivitetet tjera edukative, si programet e librarive dhe ligjeratat nė xhamia.

    Imponimi i disa vlerave studentėve dhe mohimi i tė drejtės qė ata tė pyesin dhe diskutojnė pėr problemet e tyre ėshtė njė fyerje pėr ta. Ajo gjithashtu ua then moralin e tyre dhe ua anulon ndjenjėn e vetėbesimit.

    Nė ēdo nivel tė shoqėrisė, duhet tė bėhet njė balancim nė mes tė drejtave dhe nevojave tė individit dhe atyre tė shoqėrisė. Nė sajė tė kėsaj duhet tė merren nė konsiderat liria dhe barazia.

    Njerėzve duhet t’u jepet liria e tė shprehurit dhe duhet tė mėsohen si ta ushtrojnė atė pa mos i ofenduar apo dėmtuar tė tjerėt. Duhet qė njerėzit tė vetdijėsohen pėr pėrgjigjėsitė e tyre, si dhe pėr tė drejtat e tyre. Gjithashtu ata duhet tė merren nė llogari kur i shkelin tė drejtat e tyre apo kur dėshtojnė qė t’i kryejnė obligimet dhe pėrgjegjėsitė e tyre.

    Njerėzit inteligjent janė tė interesuar pėr tė mirėn e shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė. Ata e dinė se kur shoqėria i keqpėrdor tė drejtat apo kur u mohohen atyre tė drejtat, kjo gjė e vendos shoqėrinė nė rrezik, duke i armiqėsuar njerėzit dhe duke i ushqyer tendencat e tyre destruktive, e nga kjo dalin probleme tė shumta shoqėrore.

    Kur ne flasim pėr liri, nuk duhet tė ndjehemi se ky ėshtė njė nocion perėndimor tė cilin po e paraqesim. Definitivisht nuk duhet tė ndjehemi se kjo e kompromiton nocionin islam tė nėnshtrimit ndaj All-llahut. Islami na e mėson nocionin e lirisė, njashtu sikurse nocionin e nėnshtrimit ndaj All-llahut. Themeli i islamit ėshtė nėnshtrimi dhe adhurimi drejtuar vetėm ndaj All-llahut. Prandaj, koncepti islam i lirisė ėshtė largimi i ēdo autoriteti absolut, sepse autoriteti i tillė ia anulon dhuratėn qė All-llahu ia ka dhėnė. Nėnshtrimi ndaj All-llahut domosdoshmėrisht realizohet pėrbrenda kontekstit tė lirisė. Kjo ėshtė e lidhur me pėrgjegjėsinė. Pėr kėtė shkak islami nxitė fuqishėm pėr lirimin e robėrve.

    All-llahu e di mė sė miri. Paqa dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi shokėt e tij fisnik, mbi familjen e tij tė ndershme dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tyre deri nė ditėn e gjykimit.



    Selman el-Avde



    Redaktoi: www.albislam.com

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •