Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Si te mbrohemi nga kritikat e padrejta!!

    "...Nėse pėrmbledhja e gjitha veprave tė mia delė e mirė, atėherė as nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka kanė folur dhe shkruar pėr mua. Nėse, megjithatė, ajo pėrmbledhje del e keqe, as dhjetė engjej qė do t'betoheshin se e kam patur me tė drejtė, nuk do tė mund t'mė ndihmonin..."

    Sa te ndjeshem jeni ndaj kritikave...?/
    Si Mbroheni?

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shkodrane82, mbrojtja ime fillon qe ne fillim, para se te hap gojen apo te bej vepren.

    Mendoj:
    - Kam te drejte? (Kur ke te drejte, jane te pakte shanset qe do te te kundershtojne.)
    - Jane gati ata ta degjojne apo shikojne kete qe do bej? (Se s'jam e cmendur te shkoj tek nje grup KKK te armatosur e tu them qe mbaj anen e zezakeve... shembull kjo.)
    - Do me demtoje kritika? (Shembull: S'mund t'i thuash mesuesit tend qe opinioni i tij eshte gabim sepse nota jote varet tek ai... e hajde pastaj sa te ndreqesh noten ne gjyq... Pffff...)

    Pas kritikes:
    - Kane te drejte ata?
    - Pse thane ate qe thane?
    - Bie dakort une me ta?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Zakonisht gjithmone i jep te drejte vetes tende..
    E rendesishme eshte sesa je ti i zoti tju dalesh ne krye
    sepse nganjehere e verteta hesht po ka edhe raste qe
    te cjerr lekuren si mica me thonjte e saj...
    Ca njerez vuajne nga nevoja e tmerrshme te jene te rendesishem,dhe duan qe gjithkund te lene nje pershtypje te mire, dhe keshtu behen te ndjeshem dhe e kerkojne te drejten ne bisht te luges.Ketu hyjne ato njerez qe" te cjerrin lekuren si mica me thonj"
    Kurse disa tjere jane aq ne vetekenaqesi saqe edhe kur kane kritika te padrejta jane mesuar ne koken e tyre qe te jene drejte gjithkund edhe asgje sjua rrezon ate imazhin per vehten.


    Tash po i pergjigjem pyetjeve tuaja si i mendoj une...
    Zakonisht e analizoj sesa drejte kane te tjeret por e kam te veshtire tjua pranoj si te tille. Mundohem edhe vetes tja mbush mendjen qe diku mbes te drejtes jam edhe une.
    Ndoshta sepse zakonisht sju bej kritika tjerve.

    Nga pervoja ime njerezit lodhen shume per te thene ate qe sinqerisht mendojne edhe ju duhet pak pune te dalin ku e kane fjalen,gjithmone mundohem ti respektoj ato qe thojne sepse fundi fundit heqin pak zi te dalin ku duan edhe duhet te merret parasysh se kemi te bejme me perballimin e dy njerezve me mendime te kunderta qe kritika qe po te ben ty i duket normale e ty jo.

    Gjithmone rri me indiference ndaj kritikave sesa ti replikoj apo ti kundershtoj,sepse po paten te drejt do bie ne kontradite me veten time..po spaten te drejte se kam fuqine tju nderroj mendjen, keshtu qe me mire hesht...
    Diku kam lexuar qe '' Mos ja vej veshin mendimit te tjerve,nqs zemra jote e din se je duke bere gjene e drejte!!''
    Dhe kjo me udheheq sa here hasem ne situata te tilla..

    Shpresoj te me kuptosh sdi a kam qene e qarte ne mendimet e mia??

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2003
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    38

    Re: Si te mbrohemi nga kritikat e padrejta!!

    Postuar mė parė nga shkodrane82
    "...Nėse pėrmbledhja e gjitha veprave tė mia delė e mirė, atėherė as nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka kanė folur dhe shkruar pėr mua. Nėse, megjithatė, ajo pėrmbledhje del e keqe, as dhjetė engjej qė do t'betoheshin se e kam patur me tė drejtė, nuk do tė mund t'mė ndihmonin..."

    Sa te ndjeshem jeni ndaj kritikave...?/
    Si Mbroheni?
    Mua kur te me ipet kritika nga ndokushe, me gjith koncentrimin time e ndegjoj, ne ato raste gjykoj me drejtesi se a eka me te drejt apo jo. Dhe posa te kuptoj se a eshte me te drejt apo jo, un se pari ja jepe nje flm per kritik.
    Por nese nuk e ka me te drejt mundohem ta bindi per at se nuk eshte e drejt, por kur ta shof se nuk jek dor prej mendimit te vete ateher ne qaste e nderpres biseden.

    SI MBROHEMI?
    Mbrohem duke mos ja pranuar kritiken dhe mundohem qe ta bindi me shembuj ne lidhje me temen, keshtu dhe mbrohem duke mos mu ndal goja duke i folur.
    KUJTIM GEZIMI APO HIDHRIMI, E DUA SE ESHTE I IMI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    kritikat????
    ēfare jane?
    edhe ne qofte se gaboj,eshte sepse dua ta gaboj per te mesuar.
    e rendesishme eshte te flasin per ty.
    keq apo mire nuk ka rendesi fare.
    atehere ja ke arritur qellimit...
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,797
    Postimet nė Bllog
    22
    Asnjehere mos fol kur te kritikojne, degjoi me vemendje, por mos fol. Kur te mbarojne se kritikuari, thuaj faleminderit per kritiken, edhe nese ti mendon se ajo ishte jo e drejte.

    Nese u kundervihesh kritikave jo te drejta qe vijne nga njerez "te vegjel", pa dashur do te biesh ne nivelin e tyre dhe shume shpejt do mallkosh veten qe i ktheve nje pergjigje.

    Duke aprovuar dhe duruar verejtje te tilla te paqena, tregohesh me largpamese se ai qe te kritikon, dhe i jep nje leksion te mire edhe atij qe te kritikon. Ka njerez qe nisin te te mbajne neper goje apo te te kritikojne, edhe pa njohur mire dhe kjo jo per fajin tuaj, por per mendjengushtesine tyre.

    Injoroi me takt pa rene pre e kritikave qe shpien ne debate pa krye. Kritikat me te mira nuk do ti degjosh nga goja e miqve te tu, do ti lexosh nga sjellja dhe veprimet e tyre. Duhet gjithmone ti marresh parasysh keto.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Ndoshta kritikat te duken te padrejta ne ato momente, po kur mendohesh me vone, mund te kene qene dhe me te drejte.

    P.S Lona, po kush te kritikon ty moj? Ti je e persosur me ke thene?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Viki : 28-08-2003 mė 11:25
    Keep it REAL!!!

  8. #8
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Gjithmone kur me kritikojne mundohem ta gjeje gabimin tek vetja.N.q.s. nuk e gjej ja le kohes te gjykoj,dhe n.q.s. koha tregon se kam te drejte atehere gabimi qendron tek ai qe me kritikoi.keshtu qe dhe ai duhet te mendoj sipas teorise time.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Si tė mbroheni nga kritikat qėllimkeqe


    "...Nėse pėrmbledhja e gjitha veprave tė mia delė e mirė, atėherė as nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka kanė folur dhe shkruar pėr mua. Nėse, megjithatė, ajo pėrmbledhje del e keqe, as dhjetė engjuj qė do t'betoheshin se e kam patur me tė drejtė, nuk do tė mund t'mė ndihmonin..."



    SI TĖ MBROHEMI NGA KRITIKA E PADREJTĖ


    Njėherė bisedova me gjeneral Smedli Batlerin, njeriun mė interesant nė historinė e kėmbėsorisė sė marinės amerikane.
    Mė fliste se si nė rini vuante nga nevoja e tmerrshme pėr ndjenjė qė t'jetė i rėndėsisishėm dhe i popullarizuar. Nuk kishte njeri nė botė nė tė cilin ky nuk dėshironte tė linte pėrshtypje tė mirė. Pikėrisht pėr kėtė ishte tejet i ndieshėm pėr edhe njė fjalė mė tė vogėl tė kritikės. Mirėpo, tridhjet vitet e kaluara nė shėrbim tė kėmbėsorisė atė e ē'mėsuan nga kjo shprehi. "Mė qortonin dhe mė fyenin", thoshte Butleri, "mė quanin me emra ofendues si "qenė i verdh", "gjarpėr", "qelbanik", e t'mos i pėrmend fjalėt mė ofenduese nė gjuhėn angleze me tė cilat disa mjeshtėr pėr fyerje mė qėrrasnin shumė lehtė. A mė ka lėnduar kjo? Edhe si! Por vetėm nė fillim. Sot, tashmė aq shumė jam zhveshur nga sharja dhe qortimi, sa qė kur dėgjojė se dikush mė dėrgonė fyerje pas shpinde - as nuk kthehem tė shohė se kush ėshtė ai."
    Ndoshta gjenerali i vjetėr Batler ėshtė tejet indiferent ndaj kritikės? Megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurt: shumė njerėz pėr sė tepėrmi seriozisht i kuptojnė kundėrshtimet e rrethit, dhe tejet me seriozitet i marin ngacmimet e padjallėzuara tė t'afėrmive tė tyre. Mė kujtohet se si njė reporter i revistės Sun tė Nju-Jorkut, shkroi njė artikull pėrqeshės mbi punėn time nė kursin e natės pėr tė rritur. U ēmenda. E kuptova kėtė si fyerje personale. I telefonova redaktorit kryesor dhe i kėrkova atij tė botojė pėrgjigjen qė do t'i argumentonte dhe demantonte tė pavėrtetat nga artikulli i gazetarit. Krenaria ime e lėnduar kėrkonte shpagim pėr "krimin e bėrė"
    Sot turpėrohem nga njė reaksion i tillė. Jam i vetėdijshėm se gjysma e atyre qė kanė blerė gazetat, as qė kanė vėrrejtur artikullin fatkeq. Por edhe ata qė kanė lexuar, me siguri e kanė kuptuar si pėrqeshje tė padjallėzuar. Gjysma e gjysmės, me siguri pas disa javėve, ka harruar pėrmbajtjen e artikullit.
    Sot kuptojė se njerėzit nuk mendojnė as pėr juve dhe as pėr mua, por vetėm pėr veten e tyre. Para kaftjallit, pas kaftjallit, gjatė gjithė ditės, tėrė kohėn gjersa lodhja nuk ua mbyllė sytė. Dhe besoni, mė shumė brenga u jep kokėdhembja e tyre e lehtė se vdekja personalisht e imja apo e juaja.

    Vepro si kėrkon arsyeja nga ne dhe si ta thotė zemra

    E gjithė kjo ka tė bėjė edhe me shokėt tuaj mė tė ngushtė dhe bashkėpunėtorėt mė tė afėrt. Le t'ju kujtohet vetėm, tradhėtimi legjendar i Judės. Pėr ē'ka ju dhe unė do tė duhej tė presim njė fat mė tė mirė jetėsorė?
    Pėrvoja mė ka mėsuar se ėshtė shumė mė me rėndėsi tė din tė qėndrosh indiferent ndaj kritikės sė padrejtė se sa t'i pengosh njerėzit t'ju sulmojnė. Tė kuptohemi: unė nuk proklamoj indiferentizmin ndaj ēdo lloji tė kritikės. Flas vetėm pėr nevojėn qė t'mos i kushtoni vėmendje kritikės sė padrejtė.
    Nė njė rast e luta Elior Ruzveltin t'mė thotė si ka qėndruar ndaj kundėrshtimeve qėllimkeqe tė cilat nė kohėn e Ruzveltit sa ishte kryetar, ishin dėrguar Shtėpisė sė Bardhė. Dhe ai si duket vėrtet kishte stėrdėgjuar kritika tė tilla. Mė tha se vajza ishte patologjikisht e turpshme, prandaj kishte jetuar nė frikė tė pandėrprerė prej asaj se ēka mendojnė tė tjerėt njerėz. Me njė rast, ashtu, kishte lutur motrėn e Ruzveltit pėr kėshilla se si tė sillet... "Mos ia var veshin mendimit tė njerėzve tjerė, gjithnjė gjersa je thellė e sigurt nė shpirt se ajo qė e bėnė ėshtė e drejtė", i kishte thėnė halla Baj. Duke iu pėrmbajtur kėsaj kėshille, Elinor Ruzvelti kishte kuptuar se njeriu - sado i pėrsosur qė ėshtė - nuk mund tė mbrohet nga kritika e pavend. E bėre kėtė apo atė, gjithnjė do t'ekzistojė dikush qė do t'sulmojė, prandaj mė mirė ėshtė tė veprosh ashtu si kėrkon nga ne arsyeja dhe zemra. Atėherė dhe nė ēastet e vėshtira gjeja ngushėllim nė njohjen se kemi vepruar nė harmoni me mendimin personal dhe natyrėn, dhe jo ashtu si do tė pritte dikush nga ne tė veprojmė.

    Hape ombrellėn dhe mbrohu nė heshtje

    Nė pyetjen, se a ėshtė i ndjeshėm nė kritikė, ja se ē'mu pėrgjegj M. K. Brash, president i njė ndėrmarrjeje tejet tė rėndėsishme amerikane nė Volstrit... "Nė rini, isha fortė i ndjeshėm nė mendimet e njerėzve tjerė. Nga damarėt e kėmbėve pėrpiqesha t'i shkojė pėr shtati gjithė njerėzve me tė cilėt kisha punuar, duke dėshiruar qė tė gjithė t'mė konsiderojnė si tė pėrsosur. Posa dėgjoja zėrin e "tė pakėnaqurve", vazhdoja t'i bėja pėr vete. Ky veprim i imi pashmangshėm krijonte njė "tė pakėnaqur" tė ri. Dhe kėshtu vazhdimisht. Nė fund kuptova se i tėrė mundi im ishte i kot, pasi qė sa mė shumė pėrpiqem ta bėjė pėr vete secilin, nga dita nė ditė, po fitojė shumė e mė shumė kundėrshtarė. Pėr kėtė i thash vetes: "Pasi qė je nė pozitė tė rėndėsishėm, duhet tė pajtohesh me mendimin se gjithnjė dikush ka pėr tė t'kritikuar.. Pranoje kėtė si fakt tė pashmangshėm, dhe jetėn do ta kesh mė tė lehtė." Kjo nė masė tė madhe mė ka ndihmuar. Mė detyroi tė ndėrtojė rregull personal pėr sjellje, e cila thotė pėr afėrsisht kėshtu: "Pėrpiqu qė gjithnjė tė veprosh ashtu siē di dhe mundesh mė sė miri... Dhe kur tė sulmojnė, hape ombrellėn dhe lėre qė shiu i kundėrshtimeve tė derdhet nė pėlhurėn e ombrellės, nė vend qė tė t'kullojė nėpėr qafė".
    D. Tejlori kishte shkuar edhe njė hap mė para: kishte lejuar qė shtėrngata e kritikave t'i derrdhej nėpėr qafė dhe pastaj tė gjithė kritikuesit e vet, publikisht i pėrqeshte. Me njė rast, radio-dėgjuesja e kishte sulmuar pėrmes letrės pėr shkak tė komenteve qė i jepte nė radio nė pauza tė transmetimit tė njė koncerti duke e quajtur "gėnjeshtar, tradhėtar, gjarpėr dhe pleh". Gjatė ratio-transmetimit tė koncertit nė javėn e ardhshme, Tejlori, para publikut milionėsh e kishte lexuar letrėn e pėrmendur. Pas disa ditėve i erdhė letra e re nga e njėjta dėgjuese, ku i tregonte se "mbetej me tė njėjtat mendime dhe se ende e konsideron gėnjeshtarė, tradhėtar, gjarpėr dhe pleh." Tejlori kishte kurajo dhe elan qė tėrė atė ngjarje ta pėrshkruaj nė librin "Njeriu dhe muzika". Nuk mundemi qė t'mos e admirojmė njė shkrim tė till aq tė qetė, gati tė facsinant tė pranimit tė goditjeve.

    Qeshuni nga zemra

    Sharls Shvob, studentėve nė Priston u tregonte pėrjetimin e njė punėtori me prejardhje gjermane nė shkritore tė ēelikut, duke e quajtur kėtė rast, si mėsim mė tė vlefshėm nė jetė. Punėtori rreptė fjalosej me kolegėt nė shkritore. Pasi qė fjalosjen e shkaktoi njė temė mbi luftėn, punėtorėt amerikan me kėnaqėsi tė veēantė dėshironin t'i hakmireshin gjermanit, prandaj e hedhėn nė pėrroin e afėrm me baltė. Kur ai erdhė ashtu i pėrbaltur dhe i lagėsht te Shvobi, pėr t'iu ankuar, ky e pyeti se ē'i kishte thėnė kolegėve kur ishte ngritur nga pėrroi. "Asgjė", iu pėrgjijg punėtori, "vetėm se nga zemra iu kam qeshur!"
    Ēarls Shvob, filozofinė e gjermanit tė vjetėr e kishte marė si moto personale: Qeshu!
    Kjo moto veēanėrisht mirė do t'ju shėrbejė nė ēastet kur ndiheni si viktimė e kritikės sė padrejtė. Ngase njeriu, qė i pėrgjigjemi nė po atė mėnyrė, pas kritikės, mund t'na e kthejė sėrish. Por ēka mundet dikush t'i pėrgjigjet njeriut qė pėr kritikė, vetėm qeshet?
    Edhe Linkolni kishte recetė tė mrekullueshme. Aq tė mirė sa qė i takon margaritarėve tė letėrsisė sė tillė klasike.
    Gjeneral Makarturi mbante kopjen e urtėsisė sė Linkolnit mbi tavolinėn e punės, ndėrsa Vinston Ēerēili nė dhomėn e tij tė punės nė Ēartvel. Urtėsia e tij ėshtė, pėrafėrsisht kėshtu:

    "Sikur vetėm tė pėrpiqesha tė lexoja gjithė atė qė ėshtė shkruar kundėr meje - dhe as t'mos e pėrmend pėrgjigjen - do t'duhej nė tė njėjtėn kohė ta mbyllja zyren time pėr tjera punė. Veproj ashtu siē mė sė miri di dhe mundem, dhe ashtu do tė vazhdoj gjer nė fund. Nėse pėrmbledhja e gjitha veprave tė mia del e mirė, atėherė nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka kanė folur dhe shkruar pėr mua. Nėse, megjithatė, ajo pėrmbledhje del e keqe, as dhjetė engjuj qė do t'betoheshin se e kam patur me tė drejtė, nuk do tė mund t'mė ndihmonin."

    Mbani mend kėtė rregull kur tė ndiheni tė sulmuar pa tė drejtė.

    Punoni ashtu si mundeni mė sė miri, dhe kur ju sulmojnė, hapeni ombrellėn dhe lereni shtrėngatėn e kundėrshtimeve tė derdhet mbi ombrellė, nė vend se t'ju kulloj nga qafa.
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė mbrohemi nga HIV SIDA?
    Nga dini2 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-12-2007, 17:04
  2. 10 kėshilla si tė mbrohemi nga vjedhėsit e fjalėkalimeve
    Nga Davius nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 00:35
  3. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  4. Pėrgjigje: 439
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 19:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •