Largohet bilbili i Shqipėrisė sė Mesme
Nė Teatrin e Operės dhe Baletit, hynin dhe dilnin njerėz pa fund. Ishin artistė, tė afėrm tė Fitnetes, njerėz tė njohur e tė panjohur, qė ndoshta nuk e kishin takuar kurrė, por qė kishin adhuruar zėrin e saj tė mrekullueshėm. Ishte njė vdekje e shpejtė dhe ėshtė e trishtueshme qė nga ne u nda njė bilbil i kėngės popullore, qė me dekada tė tėra krijoi emocione pafund pėr publikun. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse sot ka kaq shumė njerėz pėr ta pėrcjellė atė, qė respektojnė muzikėn dhe kontributin qė ajo ka dhėnė nė kulturėn shqiptare,- ėshtė shprehur kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Limoz Dizdari, duke shtuar se Fitnete Rexha iku maksimalisht e nderuar, pasi kishte vlerėsimin zyrtar shtetėror dhe atė tė publikut, i cili e ka dashur shumė. Fitnete Rexha, vdiq mesnatėn e sė premtes nė moshėn 69- vjeēare. Prej disa muajsh, kėnėtarja e Shqipėrisė sė Mesme, vuante e sėmurė, madje kishte kaluar edhe njė periudhė tė gjatė kurimi nė spitalet e Tiranės. Problemet e mėdha me shėndetin, deri nė shqetėsimet me aritminė sė zemrės, i filluan pas operacionit ku humbi njėrėn veshkė. Sėmundja e goditi rėndė mbrėmjen e 20 majit, kur mjekėt panė tė domosdoshme, ndėrhyrjen kirurgjikale nė zemėr. Qė atėherė ajo kaloi disa goditje tė forta trompoze. Por ajo ēka i shpejtoi vdekjen ishte fakti qė nė momentet kur ajo kishte mė shumė nevojė, shteti u kujdes mė pak pėr tė. Jo mė kot, kėngėtarja me 50 vjet karrierė, e bija e patriotit krutan, Babė Rexha, para se tė vdiste u la tė bijve amanetin mos pranoni asnjė titull pas vdekjes.
Fitnete Rexha, ka qenė kėngėtarja e Tiranės, por ajo e bėri kėngėn e kėsaj treve tė dashur pėr tė gjithė Shqipėrinė dhe nė diasporė. Kėnga e saj ka qenė gjithmonė pjesė e sofrave shqiptare. Ajo ka merita tė mėdha dhe ka ditur qė me zėrin e saj potent, tė ishte bindėse dhe kur kėndonte kėngėt e trimėrisė dhe ato tė dashurisė, apo tė dasmave. Ajo ka ditur tė shtrydhė tė gjithė suksesin e mundshėm. Ndoshta shteti duhet tė ishte treguar mė bujar nė ēmime, megjithatė kjo nuk ishte asgjė, para asaj ngrohtėsie, qė ajo mori nga publiku. Fitnete Rexha, ka qenė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė muzikės popullore, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė diasporė. Pėr njė kohė tė gjatė ka qenė njė nga kėngėtaret kryesore tė Ansamblit tė Shtetit, ndėrsa nė vitin 60 vlerėsohet Artiste e Merituar. Pėr herė tė fundit Rexha, ėshtė shfaqur nė njė nga stacionet televizive tė kryeqytetit, nė njė duet me kėngėtarin Agim Hoxha, pėr tu bėrė mė vonė njė nga yjet e skenės shqiptare.
(Shekulli)
Krijoni Kontakt