Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Letrat e Viktorit (i them Viktor se kemi qene ne zbor bashke prandajza) jane koloni, me qindra, te panumurta, dhe jo per te njejten jaranke keshtu qe jam pak skeptik per sa i perket vlefshmerise se tyre. Ugoja ka qene nje nga me dobiē-kopil-mashtruesit e historise se Frances dhe asnjehere nuk nguronte per te perfituar nga statusi borgjes qe kishte. Varde i kishte dashnorkat qe nga prostituta me e qelbur, duke kaluar nga sherbetoret, e deri tek ato qe pretendonte se i dashuronte vertet (nuk e di a bente vertet nje diference midis tyre). Me demek e paskesh qef mishne e njome derdemeni. (Tani jo se i kam mbajtur pishen une po keshtu thone. )

    Ja cfare i shkruante Leonise (si pe Korēe kjo nga emri kur mos kem njeri) :

    "E shtune - ora tre e mengjezit.
    Po kthehem. E kam letren tende. Kete leter te shtrenjte, e pata lexuar sot ne syte e tu. Sa e bukur ishe qepari [...] nen qiellin e pranveres, nen pemet e gjelbra, me ato lule lila mbi koken tende. E gjithe kjo natyre dukej se festonte perreth teje. Engjelli im, a e di, pemet dhe lulet te njohin e te pershendetin. Ti je princeshe ne kete bote sendes me ere te kendshme dhe qe lulezojne si ti princeshe ne zemren time.

    Po, pata lexuar ne syte e tu kete leter te shkelqyer, delikate dhe e cilter, qe po rilexoj kete nate me kaq kenaqsi, ate qe pena jote shkruan kaq mire, shikimi yt e flet me nje "charme" dehjeprures. Sa krenar qe isha duke te pare aq te bukur! Sa i gezuar isha duke te pare kaq te embel.

    Ja nje lule qe e korra per ty. Do te te vije e vyshkur, por akoma e parfumuar : emblema e embel e dashurise ne vjejese. Mbaje me vete : do te ma tregosh pas 30 vjetesh.

    Pa tridhjete vjetesh ti do te jesh gjithmone e bukur, pas tridhjete vjetesh une do te jem gjithmone i dashuruar. Do te duhemi, apo jo, engjelli im, si sot, dhe do te falenderojme zotin ne gjunje.

    Per fat te keq! E gjithe e diela pa te pare! Vetem te henen do te me kthehesh! Po une cfare te bej deri atehere? Te mendoj per ty, te te dua, te te percjell zemren dhe shpirtin.
    Oh! Ne krahun tend, ji e imja! Te henen! - pergjithmone!"



    Vetvetiu del pyetja : cfare i shikoni nje letre bukurine e formes apo thelb-kuptimin e saj? Me nje fjale keto letrat tregojne intensitetin (spo e gjej fjalen shqip) e dashurise apo talentin e autorit?...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Korēari me kenaqe Postimi me i lezetēėm deri tani. Sidomos fragmenti : Ja cfare i shkruante Leonise (si pe Korēe kjo nga emri kur mos kem njeri) .


    Pershendetje

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Kush do na sjelle ndonje leter te Franz List, kam lexuar nje liber per te dikur dhe me kane pelqyer.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Johann von Goethe to Charlotte von Stein:
    Liebe! liebe, lass mich los!

  5. #25
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Grrrrrr....

    "Kur permendet emri i NAPOLEONIT, edhe lavdise i merren kembet" Valle, c'do te kish thene Getja per nje Napoleon ne vorbullen e xhelozise? Letrat me poshte i drejtohen 'perandoreshes' se tij, ndarjen nga e cila nuk mundi ta harroje kurre:

    Nuk te dua me, perkundrazi, te urrej! Je nje krijese e mjere, e paskurupullt, nje Hirushje truthare. Nuk me shkruan asnjehere; ti nuk e do tet shoq!...ti e di kenaqesine qe i japin atij letrat e tua e megjithate, asnjehere nuk e merr mundimin ti shkruash gjashte rreshta, fare te thjeshte! Atehere, cfare ben tere diten Madame? C'jane keto pune kaq te rendesishme qe te kane rroberuar dhe me s'gjen kohe ti shkruash te dashurit tend besnik? C'kenaqesi te mbyt dhe te shtyn menjane dashurine, ate dashuri te bute dhe konstante qe i kishe premtuar atij? C'te jete ky dashnor i mrekullueshem qe te rremben c'do cast tendin, sundon ditet e tua, dhe te ndalon ti kushtosh vemendje burrit tend?

    Kujdes, Zhozefine! nje nate te bukur dyeret do te thyhen, dhe une do te jem aty! E dashur, jam vertet i shqetesuar qe s'kam marre asnje lajm nga ty. Me shkruaj nje leter prej kater faqesh, qendisur me ato fjalet e tua te mrekullueshme qe me mbushin me emocion dhe gezim. Shpresoj se shpejti te te shtrengoj ne krahet e mi, dhe te te mbuloj me mijera puthje qe digjen si dielli ekuatorial.
    ------------------
    Nuk kam ngrysur asnje dite pa te dashur ty; nuk kam gedhire asnje nate pa te perqafuar; nuk kam pire qofte edhe nje finxhan te vetem caji pa mallkuar krenarine dhe ambicjen qe me shtyjne te qendroj i ndare nga shpirti i jetes sime. Ne mes te detyres, qofte edhe kur jam ne krye te ushtrise apo duke inspektuar kampet, te dashuren Zhozefine kam ne zemer, me sundon gjithe mendjen, me mbush gjithe mendimet. Nese po largohem prej teje me nje shpejtesi te rrufeshme, e bej sepse do mund te kthehem per te te pare me shpejt...perseri. Nese ngrihem per te punuar ne mes te nates, e bej sepse kjo mund te shpejtoje per pune ditesh mberritjen e dashurise te embel.

    Megjithate, ne letren tende te dates 23 dhe 26, me je drejtuar me Ju. Ju-te mbaji per vete! Ah! e gjora ti, si munde ta shkruash nje leter te tille? Sa e ftohte! Pastaj, jane kater dite midis dates 23 dhe 26; c'bere qe nuk munde ti shkruash tit shoqi?...
    Ah, e dashur, ajo Ju-ja, ato kater dite, me bene te deshiroj nje kthim ne indiferencen time te meparshme. Mjere ai qe u be shkaktari! Perjetofte ai si ndeshkim dhe penalti ate qe akuza dhe evidenca (qe eshte ne favor te mikut tend) do me kish bere mua te perjetoj! Tortura e ferrit nuk eshte e mjaftueshme! As Furite nuk kane mjaft gjarprinj! Ju! Ju! Ah! si do te shkojne punet per dy jave?...Me rendon shpirti; me eshte mbyllur zemra dhe jam i tmerruar nga fantazite....

    Me dashuron me pak, por kjo do te kaloje. Nje dite nuk do te me dashurosh me. Te pakten me thuaj, dhe atehere do ta di qe e kam merituar fatkeqesine...Lamtumire grua: torture, gezim, shprese dhe ndjesi qe me sjell ne afer Natyres, me impulse te dhunshme aq te pakontrolluara sa dhe rrufeja. Nuk te kerkoj as dashuri te perjetshme, as besnikeri,...thjesht te verteten, ndershmeri te pakushtezuar. Dita kur te thuash "Te dua me pak", do te shenoje fundin e dashurise sime, dhe diten e fundit te jetes. Nese zemra ime do te ishte aq e pacipe sa te te donte pa e dashur ne kembim, to ta kisha bere copash.

    Zhozefine! Zhozefine! Mbaj mend c'te kam thene nganjehere: Natyra me ka pajisur me nje karakter deciziv. Ka ndertuar tendin me nje fije delikate. Ke pushuar se me dashuruari? Me fal, dashuria e jetes sime; shpirti me eshte thyer nga forcat kundershtuese. Zemren e kam te roberuar nga ty, plot frike dhe pergjerim te mjeruar...jam kaq i tronditur qe nuk te therras me emer. Pres te me shkruash. Adieu! Ah! nese me dashuron me pak, ti s'mund te me kesh dashur kurre. Nese eshte keshtu, do te jem per tu meshiruar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 23-08-2003 mė 22:04
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #26
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Nje nga pergjigjet e Juliette Drouet letrave te Hugoit.

    " Ju dashuroj...shume ..shume....Viktori im !
    E kote t'jua perseris shpesh, sepse kurre nuk mund ta shpreh sikunder e ndiej.
    Ju i dashur jeni gjithshka qe me rrethon me gjithe bukurine e formes, ngjyres , aromes, harmonise se tingullit...Jeni bukuria vete. Jeni superior mbi gjithshka... e une... ju admiroj.
    Ju nuk jeni rrezja e diellit me shtate ngjyrat e saj te mrekullueshme, por dielli vete, qe ndriēon, ngroh dhe i jep jete gjithshkaje.
    Ja pra, ēfare jeni ju per mua i dashur...per gruan qe ju adhuron " .

    Njė nga pėrgjigjet e Viktorit pėr Xhulietėn. Nė kėtė kohė ai ishte i martuar me Adele Foucher. Tha mirė Korēari qė ka qėnė "dobiē-kopil-mashtrues".


    31 Dhjetor, 1851

    Ti ke qėnė e mrekullueshme, Xhulieta ime, nė kėto ditė tė errėta dhe tė dhunshme. Nėse unė kisha nevojė pėr dashuri, ti e sillje tek unė, qofsh e bekuar! Kur nė vėndet e mi tė fshehta, gjithnjė nė rrezik, pas njė nate duke pritur, unė dėgjoja ēelsin e derės time duke u dridhur nė gishtat e tu, rreziku dhe errėsira nuk ishin mė reth meje -- ajo qė hyri mė pas ishte drita!

    Ne nuk duhet ti harrojmė kurrė ato orė tė tmerrshme por aq tė ėmbla, kur ti ishe aq afėr meje nė intervalet e pėrleshjeve. Ta kujtojmė pėr gjithė jetėn tonė atė dhomė tė errėt, tapiceritė antike, dy kolltukėt, krahpėrkrah, vaftin qė ne hėngrėm nė cepin e tryezės, pulėn e ftohtė qė ti kishe sjellė; bisedėn e ngrohtė, ledhatimet e tua, ankthet e tua, besnikėrinė tėnde.
    Ti ēuditeshe qė mė gjeje mua tė qetė dhe tė gėzuar. A e di nga mė vinte qetėsia dhe gėzimi? Nga ty...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 24-08-2003 mė 01:49
    Edi

  7. #27

    Fjalėt e fundit tė Bethovenit...

    Lamtumira e trishtė e njė vigani

    Fjalėt e fundit tė Bethovenit para "takimit" tė fundmė

    O ju qė mė quani me temperament jo tė mirė, qė mė akuzoni se jam agresiv apo mizantrop, jeni tė padrejtė me mua. Ju nuk e dini arsyen e fshehtė tė sjelljes sime, nė fund tė zemrės sime dhe mendimeve kam pas gjithnjė dėshirėn pėr tė bėrė mė tė mirėn. Kur isha fėmijė kisha vetėm mendime tė mira nė kokė, por ta dini se tani qė vuaj qysh prej gjashtė vjetėsh nga njė sėmundje e pashėrueshme, e lidhur me shqisat, duke u shtuar vit pas viti nė vend qė tė shėrohesha ashtu si shpresoja. I mashtruar, i detyruar qė tė mėsohesha me kėtė gjymtim tė vazhdueshėm (shėrimi i sė cilės kėrkon dhjetėra vjet, tė shohim nėse do tė jetė i mundur), unė qė jam i gjallė e i rrėmbyer, i ndjeshėm ndaj dėfrimit tė jetės mondane, m‘u desh tė izolohesha qė herėt, tė jetoja i vetmuar dhe nėse ndonjėherė mė ka ndodhur qė mos t‘ia vija veshin tė keqes sime, ēfarė ashpėrsie tė ndihesha i pėrbuzur jashtė botės nga eksperienca mė tė trishta se sa shurdhėria ime, megjithatė isha i pazoti t‘u thosha njerėzve: flisni me zė mė tė lartė, ulėrini, jam shurdh. Sa keq! Si do tė mundja t‘u drejtohesha pėr tė kėrkuar ndjesė pėr dobėsinė e njė organi qė duhet tė ishte mė shumė i pėrsosur tek unė sesa te njerėz tė tjerė, njė organ qė ka qenė i pėrsosur, njė pėrsosmėri qė pak nga kolegėt e mi pretendojnė qė e kanė ose qė e kanė pasur. Jo, nuk mundem mė, ju kėrkoj ndjesė teksa mė shihni t‘u bėj bisht qortimeve tuaja, unė qė do tė doja tė pleksesha me ju, fatkeqėsia ime mė bėn tė vuaj dyfish, pasi duhet qė ju tė mos mė vlerėsoni, nuk kam mė tė drejtė tė reagoj nė shoqėri, bisedimeve shpirtėrore, shkėmbimit tė ideve, shprehjeve tė ndjenjave. Nuk mund tė futem nė diēka tė rrezikshme nė shoqėri vetėm kur e kėrkon nevoja e ngutshme, njė jetė si i syrgjynosur. Ja kjo ėshtė jeta ime. Kur i afrohem njė grupi njerėzish mė kap frika. Kam frikė tė marr guximin e tė tradhtoj gjendjen time. Kėshtu ishin kėto gjashtė muajt e fundit tė kaluara nė fshat. Mjeku im mė kėshilloi me shumė takt qė ta mbaja mirė veshin tim dhe mos ta lodhja, nė gjendjen time kjo ishte njė gjė e mirė, edhe pse dėshira ime pėr tė qėndruar me njerėz mė pushtonte hera herės. Ēfarė poshtėrimi ishte atėherė kur pėrkarshi meje dikush dėgjonte njė flaut qė binte larg dhe unė nuk dėgjoja asgjė, ose kur dikush dėgjonte kėngėn e bariut, ndėrsa unė, edhe atė nuk e dėgjoja fare. Kėto lloj eksperiencash mė zhysnin nė dėshpėrim, saqė isha njė hap larg faktit qė t‘i jepja fund jetės. Vetėm arti mė mban, besimi im ma bėnin tė pamundur largimin nga kjo botė para se tė kompozoja gjithēka qė kisha nė kokė dhe pikėrisht pėr kėtė vazhdova jetėn time tė vajtueshme, po kjo ėshtė fjala e duhur, e vajtueshme. Trupi im ėshtė i irrituar, por mund tė mbahem mirė, mjafton njė ndryshim i papritur qė tė mė nisin tė tjera dhimbje. Durim, mė thonė, durimin duhet ta kem si udhėrrėfyes. Atė bėra. Jetoj me shpresėn qė vendimi im pėr tė qėndruar gjallė, ndoshta nė jetėn e pėrtejme do jetė mė mirė, ndoshta jo, ēdo gjė le tė ndodhė. I detyruar qė nė moshėn 28-vjeēare tė isha njė filozof, gjė jo e lehtė dhe mė e vėshtirė akoma pėr artistin sesa pėr kėdo tjetėr. Hyjni, ti sheh brenda zemrės sime, e njeh atė, ti e di se dashuria pėr tė afėrmin, zemėrgjerėsia aty kanė bėrė vend. Oh ju tė tjerėt qė do tė lexoni njė ditė kėto rreshta, do tė mendoni se keni qenė tė padrejtė me mua, fatkeqi do tė ngushėllohet duke menduar se njė njeri qė kishte fatin e tij ia kishte ndalė mbanė, falė vullnetit, kaloi pengesat e krijuara nga natyra nė mėnyrė qė tė pranohej nė rangun e njerėzve tė mėdhenj dhe e artistėve tė mėdhenj.

    Ju, vėllai im Carl dhe Johann, pasi tė kem vdekur dhe nėse profesori im Schmid jeton ende, luteni atė nė emrin tim tė bėjė njė pėrmbledhje tė detajuar tė sėmundjes sime dhe bashkojini me kėto faqe, nė mėnyrė qė aty ku ėshtė e mundur, bota pas vdekjes sime tė pajtohet me mua. Me kėtė rast doja t‘u deklaroja dy trashėgimtarėve tė pasurisė sime tė vogėl (nėse quhet e tillė) ndajeni nė mėnyrė tė barabartė, mbajini marrėdhėniet mirė me njėri-tjetrin, ndihmoni njėri-tjetrin. Ju mė keni bėrė keq dhe ju e dini qė unė ju kam falur prej kohėsh. Ty, vėllain tim Carl, doja tė tė falėnderoja pėr dashurinė qė mė ke dhėnė kohėt e fundit, tė uroj njė jetė sa mė tė mirė, me mė pak telashe se e imja. Thuajuni fėmijėve tuaj tė kenė virtyte, jo paraja, por virtyti e bėn lumturinė. Kėtė e them nga eksperienca ime. Virtyti ma ka ngritur shpirtin peshė kur isha i dėshpėruar, falė virtytit unė nuk i dhashė fund jetės duke u vetėvrarė. Lamtumirė, duajeni njėri-tjetrin. Falėnderoj gjithė miqtė e mi, nė veēanti Princin Lishnovski dhe profesor Schmidin. Pėr sa u pėrket instrumenteve qė mė ka dhėnė Princi L., do tė doja qė njėri prej jush t‘i ruante, por mos u zini pėr to dhe nė rast se ato mund t‘u nevojiten, fundja shitini. Jam i kėnaqur kur mendoj se edhe pse nė varr do t‘u shėrbej akoma. Ja kjo ishte. E pres vdekjen me gėzim. Nėse vdekja do tė vijė pėrpara se tė kem mundėsi tė shpalos talentin tim artistik, mė duket se pėrpos ashpėrsisė sė fatit tim, ajo do tė vijė shpejt dhe uroj pa dyshim qė tė vijė mė vonė. Por jo, edhe aty do tė isha i kėnaqur. A do tė mė shpėtonte nga dhimbjet e pafundme? Eja kur tė duash, do tė vij pa frikė nė takimin tėnd. Lamtumirė, mos mė harroni kur tė vdes, e meritoj se nė jetėn time kam menduar shpesh pėr ju. Kam dashur t‘u bėja tė lumtur. Ashtu qofshi.

    Gazeta Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E forte letra e Marie Curie dhe komenti i Sokolit me Historiogjeopolitografet nuk mbetet mbrapa.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  3. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •