-
Administratore
Evis Qaja
Thellėsia e lotit
U munduan ta gėrvishtin
me putrat e tyre
trupin
Tė rrėshqisin ato duar
Pėrbrenda virgjėrisė
Kontrolluan ēdo imazh
e thyen....
E tėrhoqėn zvarrė
nė ato netė vdekjeje
Veē lotin s'mund ta zhduknin
ta preknin
Ish i thellė....
Keto dite po lexoja fletoret e vjetra. Ne fillim gjeta poezine e Irena Vretos, dhe tani nje te Evis Qajes. Me djalin e te pares kam qene ne klase nje vit, ndersa me te dyten kemi qene tek nje shkolle "me duket". Kujtime...gjithsesi, ne ate kohe kam pas lexuar disa libra me poezi te Irena Vretos si dhe nje liber me poezi dhe me disa tregime te Evisit. Per fat te keq vetem dy poezi te tyret kane mbetur neper fletore dhe nuk e di sa shume jane rritur si shkrimtare, autoret ne fjale. Nq se ndonjeri ka me shume info. mbi jeten apo dhe mbi krijimtarine e tyre do ju isha mirenjohese nq se do i sillnit ketu.
Pershendetje!
-
-
i/e regjistruar
e kam lexuar me duket, e s'me ka pelqyer, nejse shijet jane shije...
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MtrX pėr postimin:
-
i/e regjistruar
per Evis Qajen mund te te them se ndodhet ne greqi dhe kohet e fundit eshte kryeredaktore e nje gazete shqiptare qe botohet ne Greqi por numra te saj vijne dhe ne Shqiperi. Nuk e di nga cili qytet jeni por ne Tirane gazeten do e gjesh me patjeter. Mua personalish nuk me pelqen fare dhe mund te them se nuk di te shkruaje. Mund te kete lexuar shume por menyra se si lidh fjaline eshte fare pa kuptim. Kete ke per ta vertetuar nqs lexon qofte dhe nje artikull te vetem te saj nga i cili ne fund nuk ke per te kuptuar asgje pervecse fraza filozofike te lidhura me njera tjetren ne menyre te tille qe dhe ajo nuk besoj se ua di kuptimin. Gjithsesi ti vazhdo ta lexosh. Mund te blesh gazeten dhe te kontaktosh me te per te te informuar me teper me jeten dhe veprat e saj si shkrimtare por per mendimin tim nuk ia vlen fare.
Gjithe te mirat
-
-
Nga vellimi poetik "Buzeqeshja ironike e nje shekulli"
Kohe me gjemba
zhytem ne erresire kredhese
si nje ndotese e kohes time
s'jam vecse nje e panjohur
me nje krijese gjysem te zhveshur.
jam pjelle e nje shekulli
te mbrapshte,
ku shpirti im mbahet peng
ne krahet e nje shqiponje...
reflekset e intuites kapen
permes gulcitje shpendesh.
shfaqen si rrenojat e nje shtroje
shekullore,ndersa universi
i zvogeluar ne droje
terheq kembet brenda akullit,
sikur liria dhe humbja
te ishin shpresat
e nje instikti te shthurur.
psheretima e nje gjysem nate
gelltitet ne cehren
e nje perendimi.
futet brenda trupit
"nata dhe dita" ....
deshira te humbura
ne gjirin e mbeshtetur me token.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ard pėr postimin:
-
Ankthe te pa shembura
Predikojme jashte mureve
te kotesise!
mure te thata!
te ftohta!
erekthjellet!
te varura si kesula te kuqe
ankthet ezopike....
te shnderruara ne mumje te mpira,
tundojne themelin
e botes leshterike.
balta ne forme qelqi
e trupave te tyre
rrjedh vrullshem duke perpire,
boshllekun e deformimit
te rrezes se jetes.
i njemendte ngrihem
mes zhgjendrres,
i zhvendosur si kurore
ne bishtin e eger te perpjekjes.
fund-qyteti themelon
pervjetorin e zhdukjes...
perfundimit...
mumjet vazhdojne te kruhen
pas dyerve te forteses,
kthehen ne vrima rere,
per te kapercyer
kemben e trete te kesaj jete.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt