Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 153 prej 153
  1. #141
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s´dihet.......diku
    Postime
    101
    Ato shume fjale sic i quan ti skerdi jane fare pak,por me teper i adresohen tipave si ti.
    Sa per dialektet djalosh lexo mire here tjeter.2 JANE KRYESORET;POR SECILI PREJ TYRE KA VARIANTET E VETA.Per kete te keshilloj ti hedhesh nje sy dialektologjise se gjuhes shqipe,pasi ashtu sic e the dhe ti nuk dua me lodh apo me ven ne pune inteligjencen time per te te sqaruar ty.Lexo pak variantet e dialekteve dhe pasi ti kesh lexuar eja te diskutojme te dy.
    OK?
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kajsia për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #142
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Kajsi e ambël, udhë të mbarë!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Skerdi Sika për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #143
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s´dihet.......diku
    Postime
    101
    Tani per tani me ke ketu Skerd i dashur.
    Vendosa qe ta lodh inteligjencen time dhe te sqaroj ty ca me mire. Do mundohem te flas sa me paster,qarte dhe sakte qe te jete e mundur dhe me ne fun ti te me kuptosh.Shpresoj tja arrij.
    fillimisht po te citoj vetem dicka nga i madhi Charles Nodier:
    "ai njeri qe nuk ka hulumtuar me kujdes dialektet dhe te folmet e gjuhes se vet, nuk njeh as gjysmen e saj; njeri qe nuk ka studiuar te folmet e gjuhes se vet di vetem gjysmen e saj"
    Thashe pak me lart qe shqipja ka shume dialekte,por 2 jane ato kryesoreteg e tosk.
    Tani po ta shpjegoj me mire se ckam dashur te them.
    Duhet te dish qe dialekti eshte nje makrosistem i madh,por pervec ketij makrosistemi ekzistojne dhe ndarje te tjera qe jane te folmet kalimtare dhe nendialektet.Keshtu kemi
    1-dallime dialektore sipas besimit fetar(midis katolikeve dhe protestanteve ne te folmen e Batshkes,dallim midis banoreve katolike dhe atyre myslimane ku rezulton te kete dy sisteme fonologjike te dallueshme:nje per katoliket dhe nje per myslimanet(Rruga e Gjane apo Pjaca,qe ndante pjesen katolike nga ajo muslimane)
    2-ndarje midis dy dialekteve ne lumin Shkumbin nuk eshte e prere me thike dhe ne kete kalim dallohen te folme te ndryshme qe kane tipare dalluese
    3-po te ndjekim metej ndarjen dialektore do te dallojme disa grupe te medha te folmesh(dialekti verior ka 4 te tilla)
    4-brenda dialekti jugor dallohen laberishtja dhe camerishtja.Keto 2 grupe ndahen gjeografisht te lumi i Shalesit,aty ne jug te delvines.Grupi i pare perfshin te folmet e Laberise e te krahinave te rrethit te Gjirokastres,ndersa i dyti perfshin te folmet e zones se Konispolit dhe ato te Camerise.....
    Keshtu pra ne cdo vend gjuha paraqitet me degezimeve sipas krahinave, ne menyre qe, edhe pse e kuptojne njeri-tjetrin, folesit e njeres krahine dallohen nga tjetra
    Tani per ta mbyllur(se u lodha)
    GJUHA ESHTE NJESIA ME E LARTE, E PRANUAR SI E TILLE NGA NJE BASHKESI, NDERSA DIALEKTI ESHTE NJE VARIACION VENDOR I SAJ I PRANUAR NGA NJE GRUP I VOGEL
    NGA GJUHA,si njesia me e larte dhe me e madhe gjuhesore kalohet neper keto shkallezime,
    DIALEKTET
    NENDIALEKTET
    TE FOLMET e krahinave e te qyteteve te ndryshem e deri dhe fshatrave te vecante,te cilet gjithashtu perbehen nga te folmet e fiseve apo te familjeve te vecanta dhe deri tek pjesa me e fundit dhe e pandashme
    IDIOLEKTI ose e folmja e individit te vecante
    Tani Skerdi nuk e di se sa do me kuptosh,por nese ke pyetje une i mirepres,sepse me pelqen te mesoj shume nga te tjeret.
    Kot nuk thone sa te rrosh do te mesosh.
    Asjush ska lindur i ditur
    GJITHE TE MIRAT

    P.s edhe dicka
    NE FUND TE FUNDIT JEMI TE TERE SHQIPTARE
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kajsia për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #144
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Gegërishtja, e dashur, i ka 5 nëndialekte. Dhe, ti ndoshta e pate fjalën për sociolektet, atje te ato religjionet...?

    Sido që të jetë, është e lavdërueshme kjo ambicja jote për të ditur ;-)

    E tani, pra, me tërë dashamirësinë që mund ta mobilizoj për momentin: Udhë të mbarë!

  8. #145
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s´dihet.......diku
    Postime
    101
    ketu me ke Skerdi
    Nuk iki kollaj.
    Dhe sa per nendialektet e gegerishtes po te them qe ka 2:
    1-gegerishten veriore dhe
    2-gegerishten jugore
    (po keshtu dhe toskerishtja)
    keta dy nendialekte ndahen te lumi i Matit.Gegerishtja veriore shtrihet ne te djathte te Matit(miredite,puke,has,maqedonine veriperendimore etj),ndersa ajo jugore shtrihet ne te majte te Matit(ne zonat e Elbasanit,durresit,tiranes,maqedonise perendimore etj.)Por ti ndoshta e ke pasur fjalen per te folmet qe perfshihen brenda ketyre nendialekteve(qe me keqardhje po te them qe nuk jane 5),pra per gegerishten veriperendimore,verilindore,qendrore dhe ate Shqiperise se mesme.Apo mos ndoshta ke perfshire dhe laberishten dhe camerishten ketu?
    Laberishtja dhe camerishtja perfshihen ne nendialektin jugor Skerdi.
    Megjithate une do vazhdoj te qendroj ketu qe te perfitoj sa me shume te jete e mundur.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kajsia për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #146
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Ik or! Ik or! Më lësho! Më lësho, të them....! Hej ç'më polli... Ik or... Kështu s'ka bërë vaki kurrë më parë! -Ndoshta Mbretëresha e paska gjetur Borëbardhën!

    Mon cher, e kuptoj që qenke aso tipi që ka nevojë të ndahet patjetër në triumf. (Se ti *do* të shkoqesh prej meje një herë patjetër, apo jo...? ...Të lutem, të lutem, të luteem?)

    Andaj, le të dakordohemi në mirëkuptim. Unë do të mund të të kundërargumentoja. Gjë që, le të shtojmë shkarazi, s'do të ishte fare vështirë.

    Por, për hir të fqinjësisë së mirë virtuale, le të themi kështu: gjuhësia ka ende probleme të përkufizimeve: ato që për dikë janë dialekte, për dikë tjetër mbase janë të folme; etj etj. Sigurisht që ti një ditë do ta gjesh një emërtim tëndin për, ta zëmë, "të folmen" tirânase, që te ti s'qenka, pra, e folme, po... ehm... bah, mos ta prishim miqësinë për pak!

    Fundja, a s'thuhet, aq me vend nganjëherë, që "dallimi i vetëm mes gjuhës e dialektit është posedimi i tankeve", pra ekzistenca e një shteti që përcakton se çka quhet gjuhë? Përkufizimet, pra, fluktuojnë; rrjedhimisht, edhe ti gëzon të drejtën -plotësisht legjitime!- t'i fluktuosh ca sipas nevojës. E mi, fluktuo sa të duash!

    Kështuqë mund të konkludojmë, pra, se kishe plotësisht, maksimalisht, dhe pamohueshëm të drejtë. Ti fitove, unë humba. Ta-taralero-tata! Udhë të mbarë! (Në kuptimin e patëkeq sakson: Farewell, që bukvalisht e përkthyer është pikërisht "udhë e mbarë", pra...)

    P.S. Që më parë të paralajmëroj se, pas mbarimit (të lutem?) të këtij debati për shqipen, s'do të pranoj ASSESI të debatoj gjuhë tjera, të gjalla a të vdira; harro pra që tani etruskishten, greqishten, latinishten vulgare, kymrishten, sanskritishten qendrore, keltishten perëndimore, dhe të gjitha dialektet -pardon, të folmet- ilire! D.S.

  11. #147
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s´dihet.......diku
    Postime
    101
    Hahahahahahahah
    Ok,ok,por kjo ska te beje fare me te dalet fitimtar apo jo.
    Nuk jemi ne gare.Thjesht po diskutojme dhe ghithsecili ka te drejte te shprehe mendimet e veta,por jam dakord me ty qe gjuhesia ka ende probleme te perkufizimeve.Po e le dhe une me kaq se me duket kemi deviju ca nga tema dhe e kemi kthyer ne nje debat personal.
    Urime!
    Sa per te ikur nuk dua.Do me kesh dhe ca kohe neper kembe.
    Shpresoj te mos merzitesh
    Pastaj o burre i dheut nje gjuhe na bashkon.Mos e leme te na ndaje
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  12. #148
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Dakord, e dashur. (Besoj që e vure re që jam peshore në yjësor ;-).

    Sa për gjuhët, ç'të themi. Kam lexuar diku që gjuha është shpikur jo për të komunikuar, po për të fshehur (dakord pra, për të stolisur, zbukuruar, si të duash...) ato që ndjejmë e mendojmë. Mbase kjo na ndodhi edhe tani: s'është rastësi, po ligj natyre, që dy që flasin të njëjtën gjuhë keqkuptohen më shpesh se kushdo tjetër.

    Tashti, që t'i kthehemi debatit për ardhmërinë e shqipes: më duket e rrezikuar, për shkak të shqiptarëve. Debati më "i popullarizuar" gjuhësor ndër rajanë është sot të kthehen apo jo dialektet; që është idiotësi e pashoq, a-la Shqipëri më (në këtë kategori, sa për spjegim, e fus edhe Kosovën...): mule t'i kthejna shqiptarët në kurdë, me fjalë tjera.

    Ndërsa shqipja moderne, njomëza fragjile e Naimit, lëngon nga mungesa e leksikut në të gjitha lëmitë e jetës moderne. Po për këtë s'lodhet kush; meqë kjo është një betejë ku s'fiton pikë politike, s'quhesh "komb-ndërtues"; s'quhesh i përndjekur politik, luftëtar për të drejtat e Gegërisë... Është për t'u habitur sa shumë pordhitikë, pardon politikë, që ka ndër kritikët e standardit - të cilët t'a çajnë b... me kritika kundër gjoja "përzirjes së politikës në gjuhësi".

    Jam ngapak kurreshtar të di se gjer ku mund ta shtyjnë absurdin Migjen Kelmendët & Co, si dhe tërë impotentët tjerë të letërsisë, që tani duan të bëjnë karrierë si hamshorë të linguistikës. Por, njeriu duhet t'u druajë ëndërrave të veta: në rastet më të këqia, ato ndodh që plotësohen...

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Skerdi Sika për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #149
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s´dihet.......diku
    Postime
    101
    E para gje qe vura re ajo ishte
    Sa per ardhmerine e kesaj"te shkrete" gjuhe jam dakord me ty qe ajo rrezikohet me teper nga vete ne,shqiptaret.Kete e kam thene dhe pak me lart
    Hej me ne fund jemi dakord per dicka
    Rralle gjen 2 shqiptare me nje mendje,por e rendesishme eshte qe i hapim rruge njeri-tjetrit
    Dhe sa per pordhitike hic mos kerko fjale,se ashtu jane .......p.....p....dhe asgje dhe te cajne b..*me verte me ato kritikat e tyre te kota
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  15. #150
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    gegerishtja eshte dialekt shume i pasur dhe ndoshta sot me i paster nga fjalet e huaja qe i gjen ne shtyp,radio e TV.(per fat te keq!)
    Por ama une nuk do kuptoja 80% te Lahutes se Malsise po te mos me ndihmonin me "perkthim" miq te mij nga veriu dhe leximi i saj i ngjante mesimit te nje gjuhe te huaj.Shkruaj fjale-vendos ne krah perkthimin e sidomos mundohu t'i mbash mend.
    Sado e madherishme eshte vepra, gjuha e saj eshte per nje pjese te madhe te rinise dialekt i veshtire dhe i panjohur


    E dashur Mila, me faktin e veshtoresise tende per te lexuar lehtesisht Lahuten e Malcise, duhet te kuptosh edhe qellimin e kongresit te gjuhes ne vitin1972.
    Une vete jam nga veriu, por meqe kam bere nje gamar shkolle, duke folur e shkruajtur dhe me se shumti lexuar gjuhen e Enverit, e meqe kam lexuar nje saurrel me libra, qe shumica e tyre me kane shku dam kohen , me shume se sa me kane edukue, (perpos mbas viteve 90, qe kam lexu lirisht cfare kam dasht te lexj e cfare kam ndjere te nevojshme.E prap , kam nje maune me mangesi.)
    Enveri e bani te ndaluem Fishten, i denonte me burg deri edhe me pushkatim ato qe zbuloheshin qe mbajne ruajne , lexojne , ose perciellin edhe gojtarisht Lahuten e Malcise(nje detaji, andej nga zona ku jam lindur e rritur un, ka pase plot burra , ende ka, qe e dine Lahuten pothuaj varg per varg permendesh.).Pra te ata qe e kishin lexu, ndalohen tua perciellin te tjereve. Per ta siguruar kete ndalim e per te patur goxha sukses qellimi i tij (ndalimi i Fishtes , apo Anton Arapit, e plot te tjere qe nuk me kujtohen tani)ai dmth kongresi i 72, jo vetem qe vendosi ashtu si u be. Te flitej te lexohet e te transmetohet, e te behet ne shkolle nje abetare (toske, ku edhe fjalet gjoja gege, i toskezoi) dhe ia doli, e shikon veten ti, madje edhe une qe jam , qe na duket e veshtire te lexojme kolosin e letrave shqipe, vepra e te cilit eshte kaq e pasur . Pra perdite na del para pengesa e kongresit, edhe tash katerdhet vjet duke i ra fishtes, duke e bere te ndaluar jo vetem vepren e tij, por edhe gjuhen (qe askush gjuhes se Fishtes nuk i thote gjuhe jo shqipe, pos enveristave. Te cilet vazhdojne te kembgulin ne dalimin e tij, duke thene qe kongresi i 72 me gjithe enverit krijun kombin , gjuhen e ku e di une.Ne fund te fundit, qofte edhe per te lexuar "Lahuten ..." ia vlen te rishikohet ky kongres e ky standart , femijet tane(brezat e tjera te dine e te mundin ta lexojne edhe Fishten.
    Ka plot te brezit tim , qe nuk e kane lexuar, madje edhe miq te mijte... thjesht nga fakti qe eshte e shkruar ne nje dialelkt qe per te gjitha vitet ku sundoji enveri e ndali, me te gjitha format, e nje prej te gjitha formave qe kongresi....ne fjale. Une nuk them se gjuha shqipe te jete krejtesisht ajo e Fishtes(jo se nuk do ta doja, jo se nuk do ta pranoja) pasi me duket kaq e veshtire dhe duhet nje enver boje blu ta beje kete. Por nuk dua te kemi nevoje per enver te asnje lloji boje Thjesht dua gjuhen shqipe, te jete sa me shqipe. A kjo letraria fatkeqsisht eshte nje shqipe e sakatueme.
    ...(ne lidhje prap me Fishten, ata qe nuk e lexojne dot, meqe gjuha letrare e kish perjashtuar gjuhen e tij, provo te degjosh fragmente , te rrecituara. E rrecituar eshte pothuaj gjithe Lahuta, ndersa po pergatitet nje rregjistrim i lexaur nga pothuaj te gjithe veprat e tij.)E shikon sa te jetegjate eshte fatkeqesia qe i solli kombit ai, qe te mos mund te lexohet ndoshta kurre Fishta.
    Megjithese, eshte lexu, po lexohet e do te lexohet...edhe me pengesen e gjuhes se preme.
    Ti leshator, tash po me bahet me thirr dash, ne e pac leshin dredhunl, vecse po me dukesh dash i kooperatives, se po te shoh nje shenj te kuq ne gjoks, a ne e pac leshin e e zhdredhun , dmth te drjete, po me vjen me te thirr cjap. Sido ta kesh leshin , shenja e kuqe ne gjoks nuk e paska ndermen me te ra.

    Andrra e jetes....ti ke fole edhe per mue, te falenderoj e te pershendes me tan dashnine e vleresimin tem, te mundshem.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  16. #151
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    ardhmeria e gjuhes shqipe
    .....eshte ne zhdukje e siper ...
    jo
    vetem
    por edhe kultura folkloret dhe mitet......

    lahuta eshte gjaku i trupit tim .....

  17. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Ardhmëria e gjuhës shqipe

    Ku po shkon kjo botë ..... !!!!

    Trishtim pa fund !


    https://www.youtube.com/watch?v=lee_mKdKMa8

    Kur fëmijët flasin anglisht më mirë se shqip! - Në Shqipëri !!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-03-2022 më 08:22

  18. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Ardhmëria e gjuhës shqipe



    Të flasësh shqip në një botë në anglisht - Linda Mëniku- Episodi 4, Sezoni 3 (29 shtator 2023)

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •