Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    Jam i mendimit se mediat po kontribuojne shume ne bastardimin e gjuhės sonė,pajtohem plotėsisht me hapėsin e temes, vetem se un do te thoja qė mos tė futen ne ket rang edhe mediat e shkruara,sepse ne to shkruhet gjuha e paster letrare .
    Gjuha e mediave tė folura ėshtė e nivelit mė tė ulėt.Udhėheqėsit e programeve te ndryshme sidomos atyre rinore,nuk posedojnė njohuritė elementare mbi normėn gjuhėsore,dhe ne kete mėnyre bėjne shkelje tė palejueshme tė saj,ata nuk posedojne as leksik qe do tu mundesonte njė komunikim tė nivelit mesatar me degjuesit apo shikuesit.Leksiku i tyre permban fond shumė tė varfėr fjalėsh dhe ėshtė i ngarkuar me fjalė tė huaja...
    Po flas per mediat nė Kosove ,por nuk mendoj se qendrojne mė mire as ne Shqiperi, mjafton ti hudhesh nje shikim disa temave kėtu ne forumin shqiptar ,ku shumica e anetarve jan nga Shqipnia,dhe menjiherė krijohet pershtypja se edhe atje pėrdhoset gjuha pameshirshem dhe un mendoj se kjo ėshtė gjėja me e turpshme qe mund ta beje njė popull...Nese njė njeri i moshuar, apo i moshes mesatare nė qender te Prishtines degjon nje bised mes dy tė rinjve me siguri se shum pak do te kuptonte nga ato qe ata i flasin.
    Pos informimit,gjuha e mediave luan rol tė rėndėsishem edhe nė formimin gjuhėsor tė auditoriumit dhe ushtron ndikim ne kulturen e tė shprehurit tė tij,veēmas te tė rinjeve,,e si mund ti shėrbejne kėtij misioni mediat qė vetė manifestojnė njė nivel aq te ulėt tė kultures gjuhėsore..
    Me kėto bastardime mediat duhet ta din se i bejne keq edhe vetes sė tyre,pasi qe suksesi nė konkurencė kushtėzohet edhe nga ngritja e kualitetit gjuhėsor.
    Degjuesit dhe shikuesit qė kanė njė formim gjuhėsor tė mirė ndjehen te torturuar nga shprehjet e varfėra gjuhėsore dhe nga konfuzioni,paqartėsia e shprehjeve te tyre...Shkeljet e normave gjuhėsore deri nė perdhosje tė gjuhes nė mėnyrė publike nga njerz qė nuk posedojnė kualitetet e duhura ėshtė akt i dėnueshem dhe nė vendet ku funksionon mirė shteti juridik ato shkelje dėnohen si ēdo shkelje e rregullave tjera tė shoqeris...Ne gjendjen qe ėshtė krijuar,marrja nė mbrojtje e gjuhės shqipe nga ana e institucioneve pėrkatese te kultures ėshtė njė akt civilizues,apo detyrė patriotike...
    Me sa kam lexuar ne forum ata(o) qe shkruajne, shkruajne shqipe te kuptueshme dhe me gramatike.Natyrisht perjashtime ka,por varet nga kush apo cila...
    Por e vertete gjuha shqipe mesohet ne shkolle,por tashti prap varet nga mesuesit a dine vete shqip?
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Me sa kam lexuar ne forum ata(o) qe shkruajne, shkruajne shqipe te kuptueshme dhe me gramatike.Natyrisht perjashtime ka,por varet nga kush apo cila...
    Por e vertete gjuha shqipe mesohet ne shkolle,por tashti prap varet nga mesuesit a dine vete shqip?
    Pershendetje Systema!
    Vertet nuk je shum i ēartė ne kete citim...
    Na tregon se gjuha shqipe po u mėsuaka nė shkollė...sa interesant!! diqka qė nuk e paskemi degjuar mė parė...
    I nderuar ketu po flitet pė rolin e mediave ne bastardimin e gjuhės shqipe...
    Mirėmbetsh!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ėshtė shumė i drejtė shqetėsimi i Robertit. Ėshtė njė turp ky pėrdhunim qė i bėhet gjuhės shqipe nga gazetarėt dhe njerėzit e shkolluar. Jam i sigurtė se tė gjithė kėta gazetarucė kanė nė shtėpitė e tyre fjalorė anglisht, frėngjisht, italisht, etj. por asnjėri nuk ka fjalor shqip.

    Pėrveē gabimeve drejtshkrimore, njė gjė tjetėr shumė e keqe ėshtė pėrdorimi i panevojshėm i fjalėve tė huaja. Po tė lexosh njė shkrim gazete, shumica e fjalėve aty nuk janė shqipe.

    Nuk besoj se kjo e keqe ka pėr tė ndryshuar ndonjėherė. Gjuha shqipe dalėngadalė do tė shkojė drejt shkatėrrimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 09-11-2009 mė 19:18

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    Pershendetje Systema!
    Vertet nuk je shum i ēartė ne kete citim...
    Na tregon se gjuha shqipe po u mėsuaka nė shkollė...sa interesant!! diqka qė nuk e paskemi degjuar mė parė...
    I nderuar ketu po flitet pė rolin e mediave ne bastardimin e gjuhės shqipe...
    Mirėmbetsh!
    Heren e pare mos ngaterro c me q,pra qarte dhe jo carte(s'kam mundesi ta shkruaj c me bisht) edhe dicka dhe jo diqka(me shkollen qe kam bere une).
    E dyta: varet nga shkolla apo gjuha shqipe e mesuar.
    E treta: mediat sot kane pronare,kush jane.cilet apo qysh....kaq.
    E katerta:ke pasur nje Television Jugosllav(atehere) qe u fliste nje shqipe perfekte apo e pastert me gramatike(e kemi diskutuar kete teme per c'far)kur u jepnin lajmet shqip.
    E fundit: cdo gjuhe ka huazime apo fjale te huaja,por thelbi i gjuhes shqipe qendron(flase te mesuar ne shkolle).
    Shtese:sot ke shume media.
    Ja kalofsh mire gjithashtu.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  5. #15
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar mė parė nga ILovePejaa Lexo Postimin
    As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė lavdishme?

    ROBERT SHVARC


    Nuk ma do mendja se mė pėrket vetėm mua qė t’ua kujtoj bashkėkombasve tė mi, se gjuha ėshtė identiteti i njė kombi, pasaporta e tij, me tė cilėn ai paraqitet nė botė. Kjo ėshtė thėnė dhe stėrthėnė, ėshtė vėrtetuar dhe stėrvėrtetuar. Megjithatė, njė rikujtim i kėsaj tė vėrtete absolute nuk do t’i bėnte keq njė pjese mjaft tė madhe tė asaj “armate” tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinė se ka kombe (dhe jo vetėm njė e dy, por disa), tė cilėt gjatė mijėvjeēarit tė tėrė e kanė ruajtur brez pas brezi gjuhėn e tyre, tė folur dhe tė shkruar, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe pėrndjekjeve nga ana e fqinjėve tė tyre pushtues dhe oreksmėdhenj. Dhe, pėr fat tė mirė, njėri nga kėto kombe ėshtė edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh vetėkėnaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata qė, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s’ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se filan fėstėku “zotėron” tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat “i than” me gojė e me shkrim! Si ka mundėsi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz “ta thajė” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike sepse me atė pretendon tė nxjerrė bukėn!!!

    Snobizėm dhe dritėshkurtėsi

    Unė, qė jam ulur t’i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore, sepse prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por, kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte, pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, e cila ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Pra, qė tė kthehem te thelbi I ēėshtjes: A e ka dėgjuar ndonjėherė ky brez i ri i “njerėzve tė penės”, se nė vitin 1972 ėshtė mbajtur nė Tiranė “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhės sė njėsuar letrare shqipe”, kongres nė tė cilin kanė marrė pjesė dhe e kanė miratuar edhe vėllezėrit kosovarė, madje duke qenė nėn thundrėn e rėndė tė serbėve?! Fakti qė ata, ndoshta nuk kishin lindur ende nė atė kohė, nuk do tė thotė kurrėsesi se historia e Shqipėrisė fillon pas lindjes sė tyre, nuk do tė thotė kurrėsesi qė ata tė lejohen tė bėjnė diellin dhe shiun dhe tė fshijnė, madje, veprėn e lavdishme dhe plot sakrifica tė Rilindasve tanė tė mėdhenj! Nė emėr tė cilit “mision iluminist” veprojnė kėshtu? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė! Apo (siē dėgjojmė shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkėj mbajtur nė epokėn e PPSH dhe tani duhet tė konsiderohet i paqenė, tani gjuha duhet t’u pėrshtatet kohėrave moderne, duhet varrosur pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave, duhet tė mos respektohet fare lakimi i emrave nė rasat emėrore, gjinore, kallėzore, dhanore etj., duhet tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?! Me sa di unė, as Rilindasit tanė, patriotė tė kulluar, as Naim Frashėri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, pra, e gjithė ajo plejadė qė i vuri themelet e shėndosha gjuhės shqipe, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė
    lavdishme?

    Rreziku qė kėrcėnohet

    Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq:
    DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
    TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund tė vazhdoja me qindra e qindra shembuj tė tjerė, por besoj qė edhe me kaq kuptohet se ē’dua tė them. Pra, sipas kėsaj logjike brilante, gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)! Nuk kam si tė mos ndalem edhe te pėrkthimet e filmave tė huaj, subtitrat e tė cilėve kullojnė nga idiotizma tė pashembullta: ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen; dialogjet pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse githmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: TI E DI SE ĒFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njejėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes. Nuk dua tė ndalem fort gjatė as me zėvendėsimin pėrmbytės tė fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja, sepse pėr kėtė problem ka vite qė bien daullet, por askush nuk do t’I dėgjojė. Kėto fjalė janė p.sh tė tipit MOMENTI (nė vend tė: ĒAST); EVENIMENT (nė vend tė:
    NGJARJE); GJENERATE (nė vend tė: BREZ); AGRAVIM (nė vend tė: RENDIM); APERTURE (nė vend tė: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikė se, nė vazhdofsha t’i rendis kėta xhevahire, do tė mbushej njė fjalor i tėrė me titull: “Fjalor i gjuhės moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalė tė gjuhėve anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonė shqipe nuk ka as mė tė voglėn nevojė pėr kėsilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vėrtetuar shumė e shumė herė se ėshtė nė po atė lartėsi tė gjuhėve tė huaja tė ashtuquajtura “tė mėdha”. Shtetet e mėdhenj mund tė kenė me dhjetėra e dhjetėra dialekte, por kur vjen puna pėr gjuhėn zyrtare, pėrdorin vetėm njė gjuhė tė njėsuar. Atje, ēdo fėmijė I fillores e di fort mirė se ku duhet ta verė edhe presjen, pale t’i lejohet tė bėjė gabime trashanike gramatikore... Shqiptarėt pak se i ka zėnė e keqja e madhe qė fėmijėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė, tė moshės shkollore apo tė porsalindur, nuk do ta mėsojnė ndoshta kurrė gjuhėn amtare - por tani I kėrcėnon edhe rreziku qė, nė vetė vendin e tyre, tė flasin njė gjuhė tė bastarduar!

    Apel pėr tė gjithė

    Sė fundi desha tė theksoj qė, edhe nėse gjuhėtarėt tanė tė shquar nuk janė nė mes nesh, nxėnėsit e tyre tė denjė janė ende gjallė. Prandaj dėshiroj t’u drejtoj njė apel tė gjithė mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t’i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarshinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokėbetonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrėt!

    (Autori ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė rėndėsishėm nga gjermanishtja nė shqip dhe jeton nė Tiranė)
    Te gjithe gabojne me shqipen, por ata qe kane studiuar gjuhe letersi apo gazetari nuk duhet te bejne gabime ne te folur e ne te shkruar. Shkaperdhimi (ne kuptimin figurativ te fjales) i shqipes eshte nje semundje 20 vjecare, mesimi i saj ne vitet e xhaxhit ishte nje thesar me i madh dhe me i shtrenjte se bunkeret, thame te prishim bunkeret...... .
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245

    Angry

    Ka shume te drejte Robert Shvarc qe e ka ngritur kete problem.Eshte per te ardhur keq qe nuk arrijme te mbrojme nje gje gjuhe kaq te bukur sic eshte shqipja.Fajin,themi ne, e kane gazetaret. E kane qe c'ke me te.U duket vetja se duke futur ndonje fjale te huaj andej kendej tregojne se jane me te formuar e dine gjuhe te huaja. Po ata redaktore cfare bejne? Bejne sikur punojne... po vetem sa ngrohin karriget kot.
    Te themi te drejten ky eshte nje problem qe fillon qe ne bankat e shkolles, ku shqipes nuk i jepet rendesia qe duhet te kete. Per mua provimi i Shqipes duhet te jete me i rendesishmi, pasi nje nxenes apo student i ardhshem qe nuk ka njohuri te mjaftueshme te gjuhes se vet eshte e kote qe vazhdon studimet.
    Lere pastaj qe mbreme me iku truri fare tek shikoja lajmet tek Top Channel. Shkolla e fshatit me histori 80 e ca vjecare ishte katandisur me 5 nxenes. Ku ishin te tjeret?
    Tek shkolla greke. Merreni me mende vijne greket ne Shqiperi per t'u mesuar shqipen shqipetareve.. Dhe ti degjoje si e kendonin himnin grek...
    Kjo eshte, sic thoshte Jovani , t'ja besh vetes bammmm

  7. #17
    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Heren e pare mos ngaterro c me q,pra qarte dhe jo carte(s'kam mundesi ta shkruaj c me bisht) edhe dicka dhe jo diqka(me shkollen qe kam bere une).
    E dyta: varet nga shkolla apo gjuha shqipe e mesuar.
    E treta: mediat sot kane pronare,kush jane.cilet apo qysh....kaq.
    E katerta:ke pasur nje Television Jugosllav(atehere) qe u fliste nje shqipe perfekte apo e pastert me gramatike(e kemi diskutuar kete teme per c'far)kur u jepnin lajmet shqip.
    E fundit: cdo gjuhe ka huazime apo fjale te huaja,por thelbi i gjuhes shqipe qendron(flase te mesuar ne shkolle).
    Shtese:sot ke shume media.
    Ja kalofsh mire gjithashtu.

    Systema faleminderit qė paskeni marrė mundimin pėr tu bėre analizė postimeve tė mia.Pėr informaten tuaj zotri shkronja ē shkruhet duke shtypur Alt 135 dhe nė kėte mėnyre dallohet nga c, gjė tė cilen ti nuk e paske bėre.
    E dyta sigurisht qė gjuha mėsohet nė shkollė atė nuk e konteston askush,por kėtu po bėhej fjalė pėr mediat,dhe nuk e di pse e fut shkollėn kėtu!
    E treta mediat paskan pronarė!!! Sigurishtė qė kanė pronarė,dhe un e thashė nė postimin e parė se ndaj tyre duhet marrė masa drejtoritė pėrkatėse...
    E katėrta,ta them se kėtu keni bėre disa gabime drejtshkrimi (sė pari nuk shkruhet e katerta po me ė e katėrta,pastaj nuk shkruhet television po shkruhet televizion,, nuk shkruhet qe u fliste nje gjuhe,po qė flitej njė gjuhė...) Unė pėr dallim nga ti aspak nuk kam nostalgji pėr televizionin jugosllav,as pėr gjuhėt e pastra e me gramatikė qė sipas teje jan folur aty...
    Me kėnaqėsi i pranoj sugjerimet dhe korigjimet nga tjetri,sepse mėsoj nga ato,por me kėnaqėsi edhe mė tė madhe do i pranoja sikur korigjuesi tė ishte sė paku mbi nivelin mesatar...
    Me atė pikėn tėnde tė fundit pajtohem se ēdo gjuhė ka huazime...

    Mbetėsh i pėrshendetur!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Skifter Bjeshke Lexo Postimin
    Systema faleminderit qė paskeni marrė mundimin pėr tu bėre analizė postimeve tė mia.Pėr informaten tuaj zotri shkronja ē shkruhet duke shtypur Alt 135 dhe nė kėte mėnyre dallohet nga c, gjė tė cilen ti nuk e paske bėre.
    E dyta sigurisht qė gjuha mėsohet nė shkollė atė nuk e konteston askush,por kėtu po bėhej fjalė pėr mediat,dhe nuk e di pse e fut shkollėn kėtu!
    E treta mediat paskan pronarė!!! Sigurishtė qė kanė pronarė,dhe un e thashė nė postimin e parė se ndaj tyre duhet marrė masa drejtoritė pėrkatėse...
    E katėrta,ta them se kėtu keni bėre disa gabime drejtshkrimi (sė pari nuk shkruhet e katerta po me ė e katėrta,pastaj nuk shkruhet television po shkruhet televizion,, nuk shkruhet qe u fliste nje gjuhe,po qė flitej njė gjuhė...) Unė pėr dallim nga ti aspak nuk kam nostalgji pėr televizionin jugosllav,as pėr gjuhėt e pastra e me gramatikė qė sipas teje jan folur aty...
    Me kėnaqėsi i pranoj sugjerimet dhe korigjimet nga tjetri,sepse mėsoj nga ato,por me kėnaqėsi edhe mė tė madhe do i pranoja sikur korigjuesi tė ishte sė paku mbi nivelin mesatar...
    Me atė pikėn tėnde tė fundit pajtohem se ēdo gjuhė ka huazime...

    Mbetėsh i pėrshendetur!
    Faleminderit per sygjerimin(me fal keshillen) do ta kem parasysh heren tjeter.
    Gjithashtu i pershendetur je
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Anas60
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Tirana, ALB
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga majla Lexo Postimin
    Ka shume te drejte Robert Shvarc qe e ka ngritur kete problem.
    Te themi te drejten ky eshte nje problem qe fillon qe ne bankat e shkolles, ku shqipes nuk i jepet rendesia qe duhet te kete.
    Vertet, ky eshte nje problem i madh. Aty jepet edhe nje zgjidhje sa per castin ku ndodhemi, - me ane te nje ligji dhe gjobave perkatese, por "dashi duhet kapur nga briret" thote nje fjale e urte.

    Kjo lidhet kryesisht me luften per te mbrojtur identitetin tone, i cili eshte ne fund te fundit vete Gjuha Shqipe, ajo na ben te vecante nga te tjeret, eshte themeli i identitetit tone. Ne nje kohe kur identiteti yne sulmohet ne te gjitha fushat e jetes, ne histori kundra heronjve tane, ne kulture duke qemtuar vetem faktet negative e duke anashkaluar pozitivet, ne media duke u mare me te cmendurit e duke qesendisur shqiptarizmen, pra duke perhapur kudo helmin anti-personalitet, synohet ne zhberjen e ketij kombi, duke sulmuar cdo ndjenje kombetare, e cila ne jete te jeteve mbetet nje stimul moral i pakrahasueshem, me i rendesishmi, me themelori nga te gjithe. Prandaj, lufta per identitetin eshte lufte per krijimin e personalitetit, njeriu qe rritet pa personalitet shitet kollaj, dhe keshtu kombi e vendi i tij shkon drejt renies, drejt shkaterrimit.

    Ashtu sic identiteti yne sulmohet cdo minute, ashtu edhe ata qe e kuptojne kete, duhet te luftojne cdo minute per forcimin por edhe per zbulimin e pjeseve te tij qe jane mbuluar me djallezi dhe me harrese. Kapja e dashit nga briret fillon me vertetimin para shqiptareve dhe botes te zanafilles se kombit/gjuhes shqipe, ne menyre shkencore. Kjo do te krijoje bazen e zhvillimit te personalitetit, te subkoshiences se qendrueshme, e cila nevojitet si per shendetin e mire mendor ashtu edhe per perparimin ekonomik e kombetar !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anas60 : 10-11-2009 mė 07:50
    Kenaqem me ate qe arrij, perpiqem ta arrij plotesisht...
    Sumerian is Albanian

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Prap shqipen e ke te cale.Ke gabuar adrese per pyllin.
    Qe ta kesh te qarte,shendet.
    Atėher tė lutėm qė tė kesh mirėsine dhe tė mė tregoni ku e kam shqipen tė (calė) ēalė...mundėsisht kėsaj radhe te jeni sadopak argumentues e jo si nė postimet paraprake...

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •