Emigrimi i Shqiptarëve dhe largesa prej mëmëdheut është një dukuri që ka ndodhur që në kohën e ilirëve, të arbërve, dhe gjeri sot në ditët tona. Shumë prej tyre jemi edhe ne, shqiptarë që mblidhemi në këtë forum prej anembanë botës. Ashtu si valët e shqiptarëve që lanë Dardaninë gjatë viteve 80-të, ashtu ndodhi edhe me shqiptarët e R.SH.ës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Nëse për një çast mbyllni sytë dhe meditoni, çfarë do të ishte shtysa që do t'ju mbushte mëndjen për t'u kthyer në trojet e baballarëve tanë:
1. Rrëzimi i poshtetit Socialist në RSH/Pavarësia e Dardanisë.
2. Ringritja e sistemit të Drejtësisë anembanë trojeve shqiptare/Shtypja e korrupsionit dhe padrejtësitë.
3. Hyrja e papritur e Republikës së Shqipërisë në B.E.
Krijoni Kontakt