Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Arome gruaje...ne policine rrugore

    Arome gruaje...ne policine rrugore

    Revolucioni ne policine shqiptare nga nje grup vajzash qe kane veshur uniformen, kane vene koburen ne brez e qe kane dale ne krah te meshkujve rrugeve te Tiranes. Dy prej tyre rrefejne veshtiresite e ketij zanati te ri, turpin qe kane ndjere ne ditet e para dhe si u mesuan t'i bejne sfide habise se njerezve

    nga Zefina Hasani (mare nga revista Klan)



    Me nje veshtrim disi te trembur, te fshehur nen kapelen blu te uniformes, vajza-police mundohet te mbaje rregull ne levizjen e kembesoreve. Ka me shume se nje muaj qe del ne kryqezimet e Tiranes, e me shume se nje vit qe kontrollon makinat ne linjat jashte qytetit por ende nuk ka shijuar deri ne fund kenaqesine e realizimit te endrres se saj te femijerise. Syte kureshtar te te tjereve nuk e lene te qete. Gjithsesi ajo ndihet mire, pse me ne fund ka shpetuar nga profesioni qe kerkuan t'i jepnin prinderit. Nese do u ishte bindur atyre, Irma Gera, do te ishte bere tashme nje infermiere-mami ne qytetin e saj te lindjes, ne Kukes. Nje vit para se te hynte ne kursin e polisice, ne Tirane, ishte nje kursante qe me detyrim mesonte profesionin e mamise, por as qe e mendonte se do e ushtronte nje dite ate profesion. Me shume se prinderit ishin trazirat e '97-tes qe e detyruan te mos levizte dot drejt Tiranes, e t'i nenshtrohej atij kursi me te cilin nuk e lidhte asgje. Prinderit shpresuan shume se vajzes do i hynte ne qejf ai profesion, qe i shkonte per shtat nje vajze te mbare qe pasi ka mbaruar gjimnazin ben zgjedhjen e duhur per te ardhmen e saj. Por nuk doli keshtu. Irma ne cdo sekond mendonte kursin e policise deri ne diten kur u nis per ne Tirane me valixhen e konviktores se shkolles se policise. Pas nje viti do e ndjente se ishte bere vertet nje police, kolege e babait te saj qe punon prej vitesh si oficer ne rradhet e policise.


    Nuk ishte e vetme qe bluante kete deshire. Ne shkolle u njoh me plot vajza te tjera qe po beheshin police si ajo. Tashme nga bangat e shkolles, te gjitha se bashku, kane dale ne rruge. Me nje tabele shtrenguar ne gishtat delikat (me thonj te gjate e te lyer me manikyr), mundohen te vene rregull ne udhekryqet e coroditura te Tiranes (ne oraret 7.00-11.00 paradite dhe 19.00-21.30 mbasdite) duke iu mesuar kembesoreve rregullat e qarkullimit rrugor. Nen trysnine e vezhgimeve kureshtare dhe mermeritjeve nervoze te njerezise...U bene edhe keto te na japin urdhera...vajzave, ne keto dite, u duket se historia e tyre, qe nisi nje vit me pare, eshte kthyer mbrapsht. Po kaq te sikletosura jane ndjere edhe atehere kur sapo dolen nga bangat e kursit 1-vjecar te policise dhe kur u shfaqen per here te pare ne rruge, si police te shkolluara. E dinin qe ishin te parat police femra qe po dilnin ne rruget jashte Tiranes por kur dolen ne terren kuptuan se gjithcka ishte shume me e veshtire sa e kishin parashikuar. Nuk guxonin te ngrinin tabelen per te bere "Auto-Stop", fytyren e thekur nga dielli mundoheshin ta fshinin nen strehen e kapeles...derisa turpi u doli nje dite. U mesuan edhe me mermeritjet e njerezve, edhe me pershendetjet e tyre "Hej shefe c'kemi", edhe me te sharat e renda pas se cilave, tani therrasin forcat e gatshme, qe te cojne nderin e neperkembur ne vend.

    Policet nuk do te ndjenin me siklet nga uniforma e tyre, deri ne diten kur nje urdher i ri do i sillte ne rruget e Tiranes. Kete per te vene nen kontroll kembesoret ne udhekryqet kryesore te metropolit shqiptar. Ne ato ditet e para kur u shfaqen ne qender te Tiranes, duart delikate filluan serish te dridheshin ndersa ngrinin lart tabelen "Stop" per kembesoret. Nuk kishin fuqi te perballeshin me ngacmimet e turmave qe u kalonin prane ne cdo minute, me veshtrimet qe nisnin nga maja e kepuceve ose shapkave me taka, tek jeleku fosforeshent e deri tek kapeset qe mbanin te lidhura nen kapele, floket e tyre te gjata-"Ne ato dite do te doja te isha gjithkund tjeter vetem ne rruget e Tiranes kurrsesi. Isha mesuar me autostraden, jashte qyteteve ndersa me kembesoret brenda ne qytet puna dukej me e veshtire. Askush nuk i njeh rregullat dhe askush nuk eshte mesuar te urdherohet nga nje polic qe eshte aq, me shume femer"- tregon Brunilda Balla,(nga Tirana) nje prej pese vajzave te turnit te mbasdides, ne uren e madhe te Lanes, prane hotel Dajtit. Vajza duket e madhe ne moshe per aq kohe sa mban kapelen mbi floket e saj ngjyre geshtenje. Pastaj, kur e heq, kuptohet se nuk eshte me shume se 24 vjec, aq sa dhe koleget e saj. Duket ndryshe nga femrat e tjera, ndersa pershendet me doren mbi balle, si ushtaraket e ndersa zhyt thelle duart ne xhepat e pantallonave te uniformes. Pastaj kur nis e flet, zerin e ka te brishte si te cdo vajze tjeter, pa uniforme- "Tani e kemi kaluar te keqen me te madhe. Ishte e njejta gje si ne fillim. Atehere ishim te kenaqura qe mbaruam me sukses kursin nje vjecar te policise por kur na erdhi dita te dilnim ne terren se si na dukej."-Brunilda, kujton se ishin mbledhur ne nje lokal te gjitha tok, nje dite para se te nisnin diten e pare te punes-"Qanim hallin si do punonim me meshkujt. Ishim 12 vajza qe mundoheshim t'i jepnim kurajo njera-tjetres por secila prej nesh nuk ndjehej mire. Kishim frike per ate qe na priste te nesermen." Por kjo frike u mposht shpejt nga deshira per ate profesion, te cilin secila prej tyre e kishte zgjedhur me deshiren e saj. "Une doja te behesha police dhe per t'ia arritur kesaj kam bere dhe sherr ne familje. Im ate ne fillim as qe e mendonte te me shihte ndonjehere me kete uniforme por kembengulja ime e bindi. Une doja te behesha police per nje arsye te madhe. Ne familjen time isha femija i pare dhe prinderit me pyesnin per gjithcka. Kisha nen vete nje vella me te vogel ndaj te cilin kisha shume pergjegjesira. Te gjitha keto me benin te ndihesha e rendesishme dhe e plotfuqishme. Pastaj ne adoleshencen time, ndersa perballesha me nje realitet ndryshe ndjeva se nuk e kisha me ate fuqi, se isha e ndrydhur. Keshtu nisa te mendoj qe te bej dicka per veten. Nuk e di se si por mu fiksua se uniforma e policise mund te me jepte fuqine qe une doja. Mendova te nis Akademine e Rendit qe te arrija te behesha dikushi qe te tjeret te ma degjonin fjalen. Duke qene se Akademine nuk e fitova dot, nisa kete kurs nje vjecar"-Kur futi kembet ne ate shkolle e kishte kuptuar se do te privohej nga shume gjera-"Por kjo nuk me merziti sepse une asnjehere nuk kam qene ndonje tip i dhene pas qejfeve e festave. Gjithnje jam veshur me pantallona e me kepuce sportive ndaj nuk e ndjeja aspak mungesen e fustaneve. Persa i perket tualetit, dua te them se lyhem pak per te qene nje police simpatike. Asnjehere nuk jam lyer me shume se kaq." Duket qarte qe ajo vete ndjehet shume mire ashtu nen uniforme e nen urdherat e shefave te policise. Ndjehet mire qe ia ka arritur te realizoje qellimin e saj...te jape urdhera dhe te tjerat t'ia degjojne fjalen. Por jane te tjeret qe e shqetesojne me habine e tyre-"Ka pasur dhe raste qe femra intelektuale na kene kercenuar...do te ta heq ate kapele...Dhe i gjithe ky inat vetem pse ne i keshillojme qe te zbatojne rregullat"- Nje ze qe vinte nga radioja qe mbante prane vetes, ia nderpret rrefimin- "Duhet te kthehem ne vendin e punes"-te thote nxitimthi dhe iken pasi ka pershendetur edhe nje here, si ushtaraket ne detyre. Rregullon pistoleten ne brez dhe largohet drejt turmes se njerezve, ne kryqezimin e Lanes.

    Kolegia e saj, Irma Gera, ajo qe kishte provuar me pare te behej, ndoshta, mami e jo police, duket me capkene se ajo, por disi me e ndrydhur per t'u rrefyer. Nguron ne fillim e pastaj te thote se endrra e femijerise se saj kishte qene pikerisht kjo-"Te shihja veten te veshur me uniforme. Im ate eshte oficer ne polici dhe une qe e vogel vishja rrobat e tij. Lodrat e mia ato ishin, uniforma, pistoleta dhe radioja e tij. U rrita me deshiren qe te behesha edhe une si ai, police"-Irma ishte ne Kukes atehere kur priste me padurim mbarimin e shkolles se mesme, qe te mund te vinte ne shkollen e policise-"Im ate e priti shume mire kete deshire timen sepse donte qe te linte nje trashegimtar ne polici e meqe im vella se kishte me qejf, shume mire mund te behesha une ai trashegimtar. Ne 2001 nisa kursin e policise sepse babai me keshilloi qe t'i merrja etapat e ketij shkollimi rradhe- rradhe. Une doja te mesoja gjithcka, synoja te behesha nje police e mire ndaj dhe nuk me benin shume pershtypje rregullat e forta dhe strervitjet e gjata. Pastaj kur dolem ne pune Drejtori i pergjithshem i policise na kishte emeruar sipas deshires sone. Une nuk doja te shkoja tek krimi e as tek policia e rendit sepse me pelqente policia rrugore. Koleget dhe shefat tane meshkuj na kane ndihmuar shume qe t'ia marrim doren mire kesaj pune"-Irma ka me shume se nje vit qe e ushtron kete zanat, por nuk mjaftohet me kaq. "Tani qe jam diplomuar ne kete kurs mendoj te nis Akademine e Rendit qe te behem ne te ardhmen nje oficere dhe jo te mbetem nje police e thjeshte"-Nuk mendon aspak per nje tjeter menyre jetese. "Jo, jam mesuar te jetoj keshtu. Nuk kam veshur kurre ne jeten time funde apo fustante. Madje tani qe jam mesuar te rri me uniforme problemi im eshte kur me duhet te vishem civile. Kur dal me shoqet e mia ndonjehere rri me ndrojtje pse jam e veshur ashtu civile e fshihem qe te mos me njohe njeri. Edhe floket i kam mbajtur gjithnje te shkurter. Tani kam filluar t'i rris sepse kur mban kapele, te gjata duken me bukur. Te tjereve iu ben pershtypje qe une kam bere kete zgjedhje, por une nuk e vras shume mendjen sidomos tani qe jetojme ne Tirane e jo me ne Kukes. Kam ikur nga ai qytet qe diten kur nisa kursin e pastaj erdhi dhe familja ime keshtuqe nuk e di se si kane reaguar te tjeret. Ndersa ketu ne Tirane, sapo dal nga shtepia, te paret qe me shikojne me vemendje jane komshinjte dhe femijet qe turren pas pistoletes sime"-Ky eshte rituali i megjesit qe e shoqeron cdo dite kur niset per ne pune, drejt linjave jashte Tiranes ose drejt qendres se kryeqytetit. Dhe kur kthehet, ndodh e njejta gje, derisa mbyll deren e shtepise e ulet ne qoshen e dhomes, aty ku askujt nuk i ben me pershtypje uniforma e saj blu.

    Femra sjell pasterti dhe rregull ne polici. Prandaj bota e kishte shfrytezuar me kohe imazhin femeror ne rradhet e policise kriminale, te rendit dhe asaj rrugore. Dhe ka pasur rezultat. Shefi i Komisaritatit te Policise Rrugore, Luan Shehu, tregon se ne Shqiperi nje praktike e tille do te niste, shume kohe me pas, ndoshta ne keto vitet e fundit.

    Ishte e veshtire te fusje edhe ne policine shqiptare imazhin e femres?

    Sigurisht qe po. Se pari sepse shqiptaret nuk jane mesuar me nje praktike te tille dhe jo cdo kush e le vajzen e tij te zgjedhe kete profesion. Problemi tjeter qendron dhe tek vete keto vajzat. Nuk jane cliruar ende nga gjykimi i te tjereve.

    Sa vajza jane vene ne sherbim te policise rrugore?

    Gjithsej jane 18 vajza qe nje vit me pare mbaruan kursin e polisice e qe tashme punojne ne policine rrugore. Ky eshte efektivi i pare i policeve femra. Kater prej tyre punojne ne zyren e gjobave, ndersa te tjerat punojne ne linjat jashte Tiranes dhe tashme dhe brenda ne qytet.

    Pse u angazhuan edhe ne qytet keto vajza?

    Per te vene nen kontroll dhe kembesoret. Kjo ishte nje ide e re e drejtuesve te policise se qarkut. Pas nje bashkebisedimi te gjate me kryekomisarin Pjerin Ndreu realizuam nje plan te ri te dislokimit te forcave te policise rrugore, duke pasur parasysh se rregulli ne nje shtet nis nga trafiku.

    Egzistonte ndonje ekperience per t'ju sherbyer si shembull, apo ishte nje ide e tera, shqiptare?

    Kishim nje shembull nga kryetari i bashkise se New Yorkut qe arriti sukses te madh me nje praktike te tille pune, pra nga gershetimi i policise rrugore -kriminale dhe asaj rrugore.

    Po ju cfare keni arritur pas nje gershetimi te tille?

    Eshte evidentuar elementi kriminal qe leviz me makina luksoze. Jane shenuar gati 390 raste te levizjes se makinave me targa te mjeteve te tjera. Jane pezulluar shume leje drejtimi, jane bllokuar shume mjete...e te gjitha keto ne shifra shume me te larta se me pare.

    Po prania e policeve femra c'ndryshim ka sjelle ne punen e policise rrugore?

    Edukimin e kembesoreve. Ishim mesuar qe te gjobisnim vetem drejtuesit e automjeteve per te gjitha shkeljet qe beheshin, ndersa kembesoret jane lene gjithnje te lire edhe pse ne shumicen e rasteve beheshin ata shkaktare te aksidenteve te ndryshme. Tani policet qe jane vendosur ne udhekryqet kryesore te Tiranes, e kane vene situaten nen kontroll dhe njerezit pak e nga pak po edukohen me rregulloren e qarkullimit. Por do te duhej dhe ndihma e bashkise per te arritur aty ku duhet, me vijezimin e rrugeve. Me pas keto vajza do te kalojne dhe ne gjobitjen e atyre qe shkelin rregullat. Tani eshte vetem fillimi, i cili po na shkon mbare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shpresoj qe keto femra mos shifen me syrin e inferioritetit se ne Shqiperi akoma egziston ky nocion.

    Me duket teper normale nje pune e tille per nje femer e cila mendon se eshte ne gjendje te perballoje nje sfide te tille.

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Uroj qe futja e femrave ne polici te sjelle uljen e korrupsionit. ne ndryshim nga meshkujt femrat jane me te prirura drejt zbatimit te ligjit.

Tema tė Ngjashme

  1. Rritja ekonomike nė Shqipėri mė e larta nė Evropė
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  2. Hixhabi pjesė e uniformės nė policinė britanike
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 00:16
  3. Ministria e brendshme pėrgatit reformėn nė policinė shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:10
  4. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  5. Korrupsion dhe tragjedi te rrema ne policine e shtetit shqiptar!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 22:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •