Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,090
    Postimet n Bllog
    3

    Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Opozita shqiptare eshte perpara zhvillimeve historike ne vend. Temperatura e elektoratit te djathte eshte ngritur ndjeshem dhe shkak per kete eshte kriza qe ka mberthyer partine socialiste. Shenjat politike ne vend dhe jashte jane te tilla qe e lehtesojne deri ne nje fare shkalle riardhjen e opozites ne pushtet, por kjo nuk e shpeton opoziten shqiptare nga pergjegjesite e veta historike. Ka ardhur koha qe opozita shqiptare te institucionalizoje qendrimin e saj dhe te shkoje drejt zgjedhjeve lokale e bashkuar dhe me nje alternative te perbashket. Vetem nje strategji e tille i garanton asaj fitoren ne zgjedhjet lokale dhe ardhjen ne pushtet ne zgjedhjet e pergjithshme.

    Syte e shqiptareve nga opozita

    Gati te gjithe shqiptaret i kane kthyer syte e tyre nga opozita, qofshin keta elektorati besnik i djathte, aleatet e vegjel tradicionale te se djathtes e deri tek elektorati i fragmentizuar i majte i zhgenjyer nga qeverisja e deshtuar socialiste. Elektorati besnik i djathte kerkon te shohi ngritjen e zerit te opozites per te rrezuar qeverine e kryesuar nga Nano dhe per te ardhur sa me pare ne pushtet. Aleatet e vegjel presin te perfitojne sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale, sic fituan ne zgjedhjet famekeqe te qershor 2001. Elektorati i zhgenjyer i majte tashme ka humbur besimin tek lidershipi socialist qe jo vetem qe e ka cuar partine socialiste ne krize, por nuk ka as vullnetin politik per ti dhene zgjidhje sa me pare kesaj krize. Ky elektorat i majte ose do te tregohet indiferent ne zgjedhjet e ardhshme ose do te jete emocionalisht i prirur te votoje per opoziten, fale zhgenjimit total te ketyre 6 vjeteve qeverisje socialiste.
    Partia demokratike eshte partia me e madhe opozitare ne vend dhe si e tille eshte detyra e saj ti adresoje shqetesimet e te gjitha paleve ne menyre qe ne zgjedhjet e tetorit ajo te arrije te marri maksimumin e mundshem te votave. Politika opozitare institucionale qe opozita ka ndjekur keto 3 vjetet e fundit, eshte arsyeja perse shqiptaret i kane kthyer syte nga ajo, perse partia socialiste eshte ne krize dhe perse qeveria socialiste e kryesuar nga Nano eshte me e izoluar se kurre nga komuniteti nderkombetar. Kjo politike e opozites ka rikthyer deri ne nje fare shkalle besimin e humbur te elektoratit ne alternativen opozitare. Tashme opozita shqiptare ka arritur qe te jete ne nje hap me elektoratin shqiptar, jo nje hap para tij sic ishte ne vitet 1997-2000, ku opozita denonconte pushtetin socialist ne rruge. Nese ne 1997-2000 opozita duhej ta kerkonte mbeshtetjen e elektoratit shqiptar ne menyre te deshperuar ne mitingje qe ishin rutine, sot jane shqiptaret ata qe kerkojne ndihmen e opozites.

    Objektivat e opozites ne zgjedhje

    Objektivi kryesor i opozites shqiptare ne zgjedhje eshte fitorja e tyre. Fitorja ne zgjedhjet lokale e thellon me shume krizen socialiste dhe e con vendin te sigurt drejt zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme pasi raportet politike ne vend kane ndryshuar. Objektivi i dyte i opozites eshte institucionalizimi i qendrimeve te veta brenda koalicionit "Bashkimi per Fitore". Kjo eshte teper e rendesishme per partite e medha dhe te vogla opozitare pasi nese opozita hyn e bashkuar dhe me nje alternative ne zgjedhje, me te njejtet kandidate ne te gjithe Shqiperine, ajo krijon nje precedent pozitiv qe do te ndiqet edhe ne zgjedhjet e pergjitshme. Partite e vogla opozitare kane nje mundesi qe jo vetem te fitojne nje shans per te qeverisur ne pushtetin lokal, por do te kene mundesi qe te jene pjesmarrese edhe ne qeverine e ardhshme, kur pushteti qendror te ndroje duar. Objektivi i trete i opozites ne keto zgjedhje lokale eshte konsolidimi i nje elektorati te djathte te fragmentizuar.

    Pergjegjesite historike te partive opozitare

    Pergjegjesia me e madhe politike ne keto zgjedhje bie mbi partine me te madhe opozitare shqiptare, partine demokratike. Eshte detyra e PD dhe liderit te saj Dr. Berisha, qe te realizoje perfshirjen e partive te djathta politike ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". PD nuk e ka fshehur deshiren e saj per ta mundesuar nje gjitheperfshirje te tille, por hapat konkrete qe ajo ka marre ne kete drejtim nuk kane qene te mjaftueshme. Gabimi kryesor i PD ne kete drejtim eshte anashkalimi i koalicionit "Bashkimi per Fitore". PD po negocion ne menyre individuale me te gjitha partite e vogla te djathta ne vend qe te therrasi ne tavolinen e koalicionit te gjitha partite anetare te ketij koalicioni, ose parti te tjera qe kane shprehur interes per te qene anetare te ketij koalicioni. Negociatat individuale jo vetem humbin kohe ne kete prag zgjedhjesh, por jane edhe shkak per dyshime nga partite e vogla mbi motivet e PD ne kete bashkepunim te mundshem.
    Partite e vogla opozitare nuk kane shprehur vullnetin e duhur politik per te lehtesuar bashkepunimin e opozites ne keto zgjedhje. Arsyet per kete jane te shumta por ajo me kryesorja eshte mungesa e pergjegjesise dhe largpamesise politike tek disa lider te partive te vogla opozitare. Pronocimi i kandidaturave ne zgjedhjet lokale para kohe dhe deshira per ti imponuar PD kandidaturat e veta, tregojne nje papergjegjshmeri politike nga ana e partive te vogla opozitare. Si mund nje parti e vogel opozitare qe nuk perfaqeson as 5% te elektoratit shqiptar te kerkoje te udheheqi bashkine e Tiranes apo Durresit ku mendohet te jetojne rreth 1/3 e gjithe elektoratit shqiptar?! Deshira per te perfituar sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale nga partite e vogla, i ka bere ato qe te mos shikojne tablone e gjere te zhvillimeve politike ne vend. Kokefortesia e partive te vogla opozitare ka si shkak mungesen e nje komunikimi direkt me PD dhe fakti qe ato nuk kane se cfare humbin ne zgjedhjet lokale. Edhe nese opozita i humb ato zgjedhje, keto parti nuk do te mendohen dy here per tia faturuar fajin PD qe eshte partia me e madhe opozitare ne vend. Shanset qe opozita te humbi keto zgjedhje jane afer zero.

    Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Pasi zume ne goje ate qe elektorati shqiptar pret nga opozita, pasi formuluam objektivat e opozites ne keto zgjedhje, pasi ndame pergjegjesite brenda kampit opozitar, nuk ngelet gje tjeter vecse formulimi i nje strategjie per te fituar zgjedhjet lokale dhe per te kthyer opoziten ne pushtet. Inisiativa per vene ne jete kete startegji duhet marre nga PD dhe lideri i saj Berisha. Bashkepunimi institucional i opozites duhet te jete risia e ketyre zgjedhjeve lokale dhe celesi i suksesit te metejshem te opozites.

    1. "Bashkimi per Fitore", institucioni i opozites

    PD duhet ti japi fund cdo dyshimi se ajo do te hyje e vetme ne zgjedhjet lokale. Kete mund ta beje vetem duke investuar ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Ky investim duhet te perfshije thirrjen e gjithe partive opozitare ne nje tavoline te rrumbullaket dhe prezantimin e objektivave te perbashketa te opozites ne keto zgjedhje. Keto objektiva duhet te jene te thjeshta, te pergjitshme dhe te reflektojne vullnetin politik te shqiptareve ne pergjithesi dhe elektoratit te djathte ne vecanti. Duhet te hiqet dore nga PD nga negociatat individuale me partite e vogla. Keto negociata mund te ndiqen ne menyre individuale vetem pasi te gjitha partite opozitare te kene nenshkruar nje dokument qe perfaqeson objektivat e perbashketa te opozites ne zgjedhjet e ardhshme. Ky duhet te jete hapi i pare i vullnetit te mire qe do ta beje shume here me te lehte procesin e negociatave me partite opozitare. Mesazhi politik qe nje mirekuptim i tille do ti jepte elektoratit te djathte, do te ishte teper pozitiv.
    Diskutimi i problemeve shqetesuese brenda koalicionit, do te krijonte nje mjet komunikimi direkt per partite opozitare. Keto parti nuk do ti komunikojne me shqetesimet e tyre njera-tjetres nepermjet mediave, sic e kane bere deri me sot. Kjo luan ne favor te partise ne pushtet, qe ka arritur te vendosi kontrollin e vet mbi nje pjese te mire te mediave te shkruara dhe vizive. Opozita duhet te krijoje nje tradite ne kete drejtim, ku partite e koalicionit duhet te mblidhen ne menyre periodike per te vleresuar ecurine e strategjise se tyre te perbashket dhe per te adresuar problemet qe do te hasen. Kjo do te beje qe opozita te dali me nje ze dhe me nje alternative ne keto zgjedhje.

    2. Sigla e opozites ne zgjedhje, ajo e "Bashkimi per Fitore"

    Sigla e opozites ne zgjedhjet lokale duhet te jete ajo e "Bashkimit per fitore", qe do te thote qe ne cdo komune apo bashki te vendit, opozita duhet te kete nje kandidat te perbashket qe duhet te mbeshtetet nga te gjitha partite pjesmarrese ne koalicionin opozitar. Nje vendim i tille nga PD do te mirepritej nga partite e vogla dhe do ti jepej fund opozites brenda opozites. PD me qendrimet e veta ende nuk e ka bere te qarte planin e saj nese do te hyje e vetme ne zgjedhje apo do te bashkepunoje ngushtesisht me partite e koalicionit. Kjo ka ngritur shqetesime legjitime ne rradhet e partive te vogla qe i tremben nje shfrytezimi politik nga PD ne zgjedhjet lokale. PD eshte e vonuar ne marrjen e nje vendimi te tille dhe kjo ka demtuar ndjeshem besimin midis partive te vogla tek lidershipi i PD.
    Pasja e nje sigle te perbashket ne zgjedhjet lokale, nuk duhet te jete vetem nje truk politik qe behet per pune imazhi politik. Perkundrazi, kjo duhet te jete substanca e strategjise politike te opozites ne zgjedhje. Opozita ka nevoje per vazhdimin konsenguent te nismes se "Fillimit te Ri" qe coi edhe ne krijimin e koalicionit opozitar ne zgjedhjet e qershor 2001. Kjo nisme duhet te vazhdohet dhe zgjerohet edhe me afrimin e partive te qendres qe jane larguar nga koalicioni i majte i "Aleances per Shtetin". Ne nje kohe qe "Aleanca per Shtetin" ka marre fund, "Bashkimi per Fitore" duhet te jete me i forte se kurre.

    3. Kandidate te perbashket ne gjithe Shqiperine

    Nje nga objektivat e opozites dhe politikes institucionale te saj eshte konsolidimi i elektoratit te fragmentizuar te djathte. Rruga e vetme qe e mundeson kete konsolidim ne zgjedhjet e ardhshme eshte pikerisht dalja me nje kandidat te perbashket te opozites ne te gjitha bashkite e komunat e Shqiperise. Kjo ne vetvete perben edhe nje prej pengesave kryesore qe partite opozitare hasin ne negociatat me PD. Nuk egziston nje kriter mirekuptimi midis partive opozitare se ne c'baze duhet te behen leshimet e PD per partite e vogla. Kriteri qe une do te rekomandoja eshte perqindja qe cdo parti opozitare perfaqeson ne elektoratin shqiptar. Ambicia e partive te vogla per te dale me kandidatet e vet ne qytetet me te medha ne vend nuk eshte aspak realiste duke marre parasysh perqindjen e elektoratit qe ato perfaqesojne. Partite e vogla duhet te heqin dore nga dalja me kandidatet e vet ne keto qytete kryesore dhe duhet te pranojne ne shkembim bashki dhe komuna ku eshte perqendruar edhe elektorati i tyre kryesor. Kjo eshte nje pike kyce pasi dalja me kandidate te vecante ne bashkite kryesore te Shqiperise nga opozita, e fragmentizon elektoratin e djathte dhe u jep mundesi kundershtareve qe te fitojne keto bashki. Nje tjeter rekomandim per opoziten do te ishte perfshirja e gjithe emrave te kandidateve opozitare ne nje bilete elektorale. Premtimi i marrjes pjese se ketyre kandidateve ne keshillet drejtuese te bashkise pas fitores se opozites, u jep atyre nje mundesi qe te influencojne punen e bashkise. Kjo strategji eshte esenciale ne lidhje me bashkite e medha te Shqiperise.

    4. Fushate elektorale te perbashket

    Vetem nje opozite e bashkuar siguron nje fitore te thelle ne zgjedhjet lokale. Fushata elektorale duhet te jete nje ansambel politik liderash te partive opozitare qe dalin ne nje tribune ne krah te njeri-tjetrit. Berisha, Mediu, Roqi, Spahia, Pollo, Laco etj. nuk duhet te identifikojne fushaten e tyre elektorale me nje fushate partiake por me nje fushate te koalicionit te djathte. Ky perben edhe kulmin e suksesit te strategjise se opozites, pasi kjo eshte pikerisht edhe ajo qe elektorati shqiptar ka nevoje te shohi. Nje fushate e perbashket me nje alternative te perbashket eshte garancia me e mire e fitores se opozites ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme qe do te pasojne ato lokale. Nje bashkepunim i tille i ngushte ben te mundur edhe garantimin e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike ne vend pasi koalicioni opozitar do te kete nje ze edhe nje alternative perballe perpjekjeve te atyre qe jane ne pushtet per te manipuluar zgjedhjet sic bene edhe ne qershor 2001. Precedentet per kete nuk mungojne dhe pavaresisht se jane marre masa ne keto 2 vjet per te korrigjuar kodin ligjor elektoral dhe infrastrukturen zgjedhore, ne pushtet ne Shqiperi jane po ata njerez qe inskenuan vjedhjen me skandaloze te mandateve ne historine shqiptare.

    Barometri i suksesit apo deshtimit te opozites

    Gjendja qe perjeton Shqiperia e dikton fitoren e opozites ne zgjedhjet lokale. Kriza e thelle qe ka mberthyer partine socialiste dikton ardhjen ne pushtet te opozites. Riardhjen e opozites shqiptare ne pushtet e diktojne edhe interesat kombetare shqiptare ne Ballkan. Procesi i riaktivizimit te faktorit shqiptar ne Ballkan, nuk eshte me nje shqetesim vetem i shqiptareve por edhe partnereve tane tradicionale nderkombetare. Kontributi i tyre ne zgjidhjen e krizes shqiptare ka qene indirekt deri me sot, por kjo ka per te ndryshuar me fushaten elektorale lokale. Opozites ne keto zgjedhje nuk ka per ti munguar as mbeshtetja e hapur nderkombetare dhe kjo eshte nje arsye me shume per instucionalizimin e qendrimeve te opozites shqiptare. Kjo eshte ajo ajo qe elektorati i djathte shqiptar ka deshire te shohi, kjo eshte ajo qe edhe faktori nderkombetar pret te shohi dhe kjo ne te njejten kohe perben pergjegjesine historike te opozites qe une zura ne goje. Zgjedhjet lokale te tetorit do te testojne mbi te gjitha pergjegjshmerine politike te gjithe spektrit politik opozitar.

    Ilirjan Papa - SHBA
    4 Gusht 2003
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_n_TR
    Antarsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiran, AL
    Mosha
    39
    Postime
    1,585
    Nj artikull shum i mir Ilir, t lumt!

    postuar m par nga Albo
    Nuk egziston nje kriter mirekuptimi midis partive opozitare se ne c'baze duhet te behen leshimet e PD per partite e vogla. Kriteri qe une do te rekomandoja eshte perqindja qe cdo parti opozitare perfaqeson ne elektoratin shqiptar.
    Mendoj se kjo ka qn dhe ky sht akoma problemi kryesor pse sot opozita gjndet akoma n "opozit." Tashm ata lider t djatht duhet ta kuptojn se sht koha pr nj bashkpunim t gjithanshm mes tyre, dhe ky bashkpunim t shkoj dhe t jetoj prej rrymave t institucionalizimit t djatht. Gjeri tani kto parti t vogla t djathta kan punuar t udhhequra nga politikat e tyre individuale, dhe n t shumtn t kontrolluara nga lidert e tyre. Kto politika duhet t shkrihen gjat bisedimeve n tryezn e rrumbullakt (si thuhet edhe n artikullin e msiprm) , dhe besoj se sht mse e kuptueshme tashm q kto "politika individuale" e kan ln t painstitucionalizuar opozotn e sotme, dhe t djathtn Shqiptare n vnd.

    Institucionalizimi i t djathts Shqiptare, jo vetm q do t ndihmonte Shqiprin, por edhe t majtn e saj. Ribalancimi i dy poleve PD-PS sht edhe ilai m i mir n Shqipri. Fuqizimi i t djathts do t godiste rnd "t inkriminuarit" e s majts, pasi kta t fundit s'do t kishin m aq hapsir politike sa kan sot. Rrjedhimisht, n nj rrethan t till ku t dyja polet jan t institucionalizuar, drejtsia e vrtet do t ishte shum e afrt n Shqipri, pasi do ishin vet e majta dhe e djathta q do ta krkonin nj gj t till. Vet nga kompozimi institucional i tyre l shum pak shteg pr abuzime politike dhe qeverisse, dhe si rrjedhoj edhe drejtsia institucionale del shum her m shum n pah.

    Kjo drejtsi e do ta ndihmonte Shqiprin n t gjitha aspektet e saj jetike. Ekonomia do t fuqizohej e para. Turizmi, Kultura, mirqnia do t fuqizoheshin, dhe si rrjedhoj edhe dashuria pr atdheun. Dhe s fundi problemi i Kosovs dhe i troejve t tjera Shqiptare do t ishte shum her m i prballueshm nga vet Shqipria nse kjo drejtsi do t vinte n vnd. Por tani pr tani hapi i par drejt ksaj harritjeje sht institucionalizimi i s djathts Shqiptare.

    Shpresoj q kto zra t dgjohen nga lidert e s djathts, dhe q ata tashm t msojn dhe t kuptojn se ky lloj bashkpunimi institucional sht shum urgjent. Duhet br sa m shpejt pa asnj dyzim mes veti.

    Drini Nosi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,090
    Postimet n Bllog
    3
    Opozita, sot nnshkrimi i marrveshjes

    Koalicioni i ri i zgjedhjeve t tetorit

    PR, PBK, PBL, AD firmosin zyrtarisht sot me PD


    Sot n datn 5 gusht partit opozitare t koalicionit t qendrs s djatht nnshkruajn marrveshjet prfundimtare t bashkpunimit parazgjedhor. PBK, PR, PBL, AD do t ven sot firmat pr t vulosur edhe zyrtarisht bashkpunimin opozitar me PD. Mbledhja e sotme e kryesis s PD-s s bashku me prcaktimin edhe t pjess drrmuese t kryetarve t minibashkive, do t jet prcaktuese dhe finalizuese e bashkpunimit opozitar. Paralel me mbledhjet e vazhdueshmne t kryesis s PD-s dje jan zhvilluar edhe takime t prfaqsuesve t partive opozitare me kreun e PD-s Sali Berisha. Kshtu pas takimit t sekretarit t prgjithshm t PR-s Garulli me kreun demokrat, prfaqsuesi republikan sht shprehur optimist pr bashkpunimin duke sqaruar se tashm PR ka krkuar bashkpunim pr bashki t nivelit t dyt dhe t tret. Sekretari i prgjithshm i PR-s dhe kreu i PD-s Berisha kan diskutuar dje paradite gjersisht pr bashkpunimin ku nuk sht mohuar edhe nj prgatitje prfundimtare bashkpunimi edhe n rang kshilltarsh t parlamenteve t Tirans, pra n nivel lokal. Nga ana tjetr, pas prfundimit t zgjedhjeve t kryetarve t minibashkive do t vazhdoj procedura e przgjedhjes s antarve pr kshillin e madh t Tirans (qndrorin). Sipas informacioneve t rezervuara, edhe pse shpejt n koh pr t zbuluar dika nga emrat prbrs t parlamentit kryesor t Tirans, diskutohet se emra nga m t njohur t fushs intelektuale, por edhe nga bota e biznesit q jan propouar nga shoqata ndrtuesish dhe biznesmensh do t jen n sitn e kryesis s PD-s e cila shum shpejt do t prcaktoj edhe listn prkatse. N fazn aktuale po verifikohen propozimet e ardhura nga baza. Pr sa i prket emrit t njohur t Ylli Pangos nuk jepen hollsi, por nuk mohohet se sht ende n krye t lists s t preferuarve pr kshillin bashkiak.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,090
    Postimet n Bllog
    3
    PD-ja do t bashkpunoj pjesrisht me partit e t gjith spektrit opozitar, prve PDR-s

    Negociatat, PD u jep 5 bashki aleatve

    Berisha: Do t paraqitemi np zgjedhje me nj koalicion m t gjer s tre vite m par

    Nevila Perndoj
    TIRANE - Partia Demokratike do t bashkpunoj pjesrisht n zgjedhjet e ardhshme lokale me partit e spektrit opozitar, prve reformatorve. Kryesia e PD-s do tu jap fund ofertave pr partit e vogla vetm sot, n mbledhjen maraton t kryesis. Nga bisedimet e deritanishme, duket se Partia Republikane do t prfitoj m shum zona nga selia blu. sht rn dakord q PD-ja ti jap PR-s bashki t niveleve t dyta dhe disa komuna. Deri tani PD-ja ka vendosur q Bashkin e Sukthit tua lr republikanve, duke refuzuar bashkine e tjetr t krkuar nga republikant, Divjakn. N listn e zonave t lira prmenden edhe disa komuna pr Partin e Ballit Kombtar, ku m i rndsishmi duket ai i Orikumit. Edhe demokristiant do t prfitojn nga selia blu nj komun t Tropojs. Nuk mbetet prapa edhe Legaliteti. Pavarsisht se PLL-ja ka deklaruar se do t dal vetm n zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i ksaj partie, Eqerem Spahia, sht shprehur pr bashkpunim t pjesshm me PD-s. N negociata jan edhe prfaqsuesit e Partis t t Drejtave t Njeriut. Deri tani diskutohet pr dy bashki: ajo e Selenics dhe e Himars, por vetm sot do t vendoset prfundimisht nga kryesia e PD-s.

    Takimi
    Sekretari i prgjithshm i PR-s, Aleksandr Garuli, zhvilloi dje nj takim me liderin e opozits, Sali Berisha, pikrisht pr zgjedhjet e ardhshme lokale. Garuli ka diskutuar gjat me kryetarin e demokratve pr bashkit dhe komunat q ata kan krkuar. Por vetm sot republikant do t marrin nj prgjigje prfundimtare, pas mbledhjes s kryesis s PD-s, q ka filluar q mbrm dhe prfundimet do t dalin sot. Ne kemi krkuar Bashkin e Divjaks, Bashkin e Sukthit dhe t Klosit, pra nuk kemi hyr n bashki t mdha, por n bashki t nivelit t dyt dhe t nivelit t tret. Gjithka do t vendoset nesr n negociatat prfundimtare,- tha dje pas takimit Garuli. Sekretari i prgjithshm republikan konfirmoi gjithashtu se PR-ja do t dale e vetme n ato zona ku ajo nuk do t bjer dakord me PD-n. Nse nuk do t ket marrveshje n kto q ne kemi krkuar, ather ndoshta do t mbetet q PR-ja n disa komuna dhe n disa zona t dal me kandidatt e saj. Ne do t prpiqemi q kto zona t jen sa m pak, pr t mos paksuar mundsin e fitores s t djathts, sepse nj ndarje e votave ndrmjet s djathts sigurisht q do t ishte n favor t pals prball,- tha ai.

    Berisha
    Kryetari i demokratve, Berisha, u shpreh dje se PD-ja do t dal si koalicion n zgjedhjet e ardhshme lokale. Nisur nga negociatat e deritanishme me drejtuesit e partive t vogla, Berisha tha n nj intervist pr VOA-n se demokratt kt vit do t prfaqsohen me nj koalicion m t gjer se vitet e tjera. Mund t them se me t gjitha partit, prve reformatorve, po organizohet nj koalicion jo i parndsishm, por i rndsishm n baz, komuna dhe bashki periferike t vendit. Kshtu ne paraqitemi me nj koalicion m t gjer se tre vjet m par. Jam i bindur se koalicioni q del nga kto zgjedhje do t jet m i gjer se t gjitha zgjedhjet e mparshme,- tha Berisha.

    Cilat komuna do tu jepen aleatve
    Klosi PR+PLL
    Fierz PR
    Thuman PR (Kruj)
    Qafmali PR (Puk)
    Trbufi PR
    Orikumi PBK
    Lekbibaj PDK (Tropoj)
    Qendr PR (Librazhd)
    Kurvelesh PR (Tepelen)
    Shtigjini PR (Kuks)
    Fajza PR (Has)
    Bulqiz PLL (n pikpyetje)
    Sllova PR (Dibr)
    Kashnjeti PR (n pikpyetje)
    Derian PLL (Mati)
    Lis PLL (Mati)
    Qaf Mali PR (Puk)

    Cilat bashki do tu jepen aleatve
    Sukthi PR
    Klosi PR (n pikpyetje)
    Divjak PR (refuzohet nga PD)
    Selenic PBDNJ (n negociim)
    Himar PBDNJ (n negociim)

    PD i ofroi Elbasanin PDR-s

    TIRANE - Deri dy dit m par, PD-ja kishte planifikuar tu linte Elbasanin reformatorve. Por planet duket se kan ndryshuar pas qndrimit t djeshem t kryetarit t PDr-s, Genc Pollo. N konferencn e djeshme pr shtyp, Pollo u shpreh se PDr-ja ka krkuar nga PD-ja nj nga 6 bashkit e mdha, por krkesa e tyre ishte refuzuar nga demokratt. Menjher pas deklarats publike t kryetarit t reformatorve, burime nga selia blu bn t ditur q qndrimi n fjal ishte jo korrekt, pr vet faktin se Elbasani, si nj nga qytetet e pamiratuara ende nga kryesia qendrore, ishte planifikuar tu lihej reformatorve. N fakt, lista e para dy ditve, e shpallur nga antart e kryesis s PD-s t qytetit t Elbasanit, figuronte ende pa nj kandidat. Asnj prej antarve t kryesis nuk jepte shpjegim se cili prej kandidatve do t miratohej n kryesi, duke vendosur dje paradite q n kt qytet t kandidonte nj prfaqsues i PDr-s. Por gjasat tashm duket se jan shuar, pas qndrimit t kryetarit t PDr-s, pr t ciln demokratt u shprehn se nuk kishte pranuar zgjidhjet e ofruara.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  5. #5
    i pavarur
    Antarsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Sipas thenieve te Albo-s ne tema te ndryshme media shqiptare eshte e barabarte me tabloide e smund te quhet ndryshe. Ketu po shoh vetem artikuj gazetash e propogande! Ne faqen e hapjes te albasoul postohet nga Albo po ashtu strategjia e opozites shqiptare...me duket pak e uditeshme per nje forum te pavarur qe merr krahun e nje partie dhe mbron ate duke i dhene hapesire me te madhe ne propoganden qe ajo ben!
    Per tju kthyer temes kjo qe quhet strategji e opozites do gje mund te jete vetem strategji nuk mund te quhet pasi nuk flet ne asnje pike se fare do te beje per te permiresuar jeten e perditeshme te qytetareve shqiptare!
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt i Lir
    Antarsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Postuar m par nga Albo
    Elektorati i zhgenjyer i majte tashme ka humbur besimin tek lidershipi socialist qe jo vetem qe e ka cuar partine socialiste ne krize, por nuk ka as vullnetin politik per ti dhene zgjidhje sa me pare kesaj krize. Ky elektorat i majte ose do te tregohet indiferent ne zgjedhjet e ardhshme ose do te jete emocionalisht i prirur te votoje per opoziten, fale zhgenjimit total te ketyre 6 vjeteve qeverisje socialiste.
    Sa do doja te ishte keshtu sic shprehesh ti Albo.
    Por realiteti do te jete komplet ndryshe, medoj une.

    Nje shembull sa banal aq e domethenes.
    Dy kusherinj te mij ne Tirane, qe i di qe jane komuniste te flakte ende sot e kesaj dite, me shprehen pakenaqesine e tyre ndaj Nanos, duke ma barazuar me Berishen.
    Une atehere marr shkas e i pyes, poper ke do te votini ne zgjedhjet lokale?
    Pa u menduar fare, ma kthyen: Per Ramen!

    S'ka nevoje besoj, t'i veme titullin diitures!

    Opozita shqiptare s'duhet te mbaje shpresat per fitore tek te pakenaqurit e se majtes, por tek ata te se djathtes, per te gjetur menyrat per t'i rikthyer shpresat & besimin shume te djathteve qe akoma s'e gjejne veten gjekundi nder forcat politike se te djathtes ne Shqiperi.

    Cilat jane alternativat e duhura per te fituar keto zgjedhje nga PD & opozita?
    Dihet qe objektivi i pare eshte fitorja, por si arrihet ajo?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Toronto
    Antarsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto-Canada
    Mosha
    47
    Postime
    12
    O Albo,si politikan i madh qe je i dispores,do te jap nje Porosi qe te pakten e Djathta nga goja jote ta degjoje me vemedje dhe Ti te fitosh pike e te mos shkruash Perralle me Sadam per te Djathten te pakten ..pra.."MOS Te BASHKEPUNOJE e DJATHTA me KRIMINELIN e Pronave dhe te Nacionalizmit Shqiptar,qe quhet Shpellari... SALI RAM BERISHA ",se ai eshte Komunist e Derr Komunisti dhe Fatkeqesia me e madhe e atij Vendi, pastaj vjen drogisti i afirmuar Fatos Nano !

    Bashkepunimi me Partine e Horrave Demokratike,do sjell si ka sjell vetem Mjerim dhe Shkaterrim per Prona & Persekutuarit dhe per Nacionalizmin Shqiptar .
    Toronto-CANADA

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,090
    Postimet n Bllog
    3
    Dy prej partive ne opozite qe mendohet te dalin te vetme ne zgjedhje, jane Partia e Legalitetit dhe Partia Demokrate e Re e kryesuar nga Genc Pollo.

    Partia e Legalitetit me sa duket mendon se duke dale e vetme ne zgjedhjet lokale do te pergatisi elektoratin shqiptar per "alternativen e monarkise". Leka Zogu do te jete pjese e kesaj fushate besoj dhe do te mundohet te percjelli plaftformen e tij dhe te afroje sa me shume shqiptare rreth vetes. Eshte e rendesishme per kete parti qe te vecoje veten nga partite e djathta nese kerkon qe te avancoje interesat partiake qe synim final kane rrikthimin e familjes mbreterore ne krye te shtetit shqiptar. Asnje parti tjeter e djathte apo e qendres nuk e mbeshtet kete plaftorme dhe ky eshte shkaku i ndarjes.

    PDr nga ana tjeter po luan me zjarrin duke mos u renditur ne krah te PD ne keto zgjedhje. Me sa kemi lexuar ne shtyp nga kreret e PDr dhe PD mosmareveshjet kane lindur fale emrave te pervecem, qe do te thote, fale interesave te ngushta personale te Genc Pollos dhe Ferdinand Xhaferrit. Te dy keta i kane kerkuar PD mbeshtetjen e kandidatit te saj ne Durres ose ne Tirane, dy prej bashkive me te medha te Shqiperi ku mendohet te jene grupuar 1/3 e gjithe elektoratit shqiptar. Kjo kerkese u hodh menjehere poshte nga PD dhe ne shkembim PDr iu ofrua bashkia e Elbasanit dhe 13% e bashkive dhe komunave ne rang republike. Oferte kjo me bujare se sa duhet kur merr per baze kriterin e 5% te elektoratit qe kjo parti perfaqeson.

    Cili eshte rreziku qe i kanoset PDr ne keto zgjedhje?

    Sindromi socialist ka prekur edhe partine e Pollos, vecse ndryshe nga socialistet qe i ndan pushteti ne qeveri dhe ai ne parti, ne PDr mosmareveshjet lindin tek qendrimi i mbajtur nga PD. Rikthimi i Demit ne PD pas 2 vjetesh ne SHBA, dhe afrimi i Xhaferit me lidershipin e PD pas kthimit ne Shqiperi nga SHBA, vene ne pikepyetje jetegjatesine e kesaj partie qe ndryshe nga zgjedhjet e 2001, nuk do te kete simpatine e partise ne pushtet pasi ajo ka mjaft probleme vete.

    Dalja me kandidatet e saj ne gjithe Shqiperine nga PDr demton kandidatet e opozites pasi vota do te ndahet midis partive te djathta kurse elektorati i majte do te qendroje konstant. Pra me kete politike, PDr i ben nje sherbim PS ne zgjedhjet lokale dhe u jep nje shans per te fituar.

    Nese koha qe ka mbetur nuk sjell asnje kompromis final midis PD dhe PDr per zgjedhjet, atehere shansi i vetem i vazhdimesise per partine e Pollos eshte shpresa qe opozita te humbi zgjidhjet e tetorit. Ne kete menyre ata do te vazhdojne politiken e tyre te vetme, opoziten ndaj opozites.

    Por Pollo dhe Xhaferri nuk kane bere llogarite e tyre sic duhet ne rast fitore te opozites ne keto zgjedhje, shanset per kete jane te medha po te bazohesh ne krizen e partise ne pushtet dhe keq-qeverisjen e vendit. Nese PD dhe aleatet e saj del fitimtare nga keto zgjedhje, asgje nuk e ndal opoziten te shpalli fitore dhe te marshoje e sigurt drejt pushtetit qendror duke kerkuar zgjedhje te parakohshme.

    Ne nje skenar te tille, PDr do te fitoje statusin e partise opozitare te perjetshme dhe une parashikoj shkrirjen e kesaj partie brenda nje kohe 6 mujore, ose kthimin e saj ne nje individ-parti. Teksa PD dhe aleatet e vet do te ndajne fitoren dhe pushtetin e ardhshem, njerezit e PDr do te tregojne me gisht njeri-tjetrin per ta fajesuar per politiken e gabuar te ndjekur ndaj PD.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

Tema t Ngjashme

  1. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Kahet e strategjis Serbe n negociatat pr statusin e Kosovs:
    Nga EveryWare n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini n forumin Problematika shqiptare
    Prgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •