Tregimi i panjohur i Kadaresė, qė parashikoi vdekjen e Mehmet Shehut
Aida Tuci
Tri-katėr javė pasi Kadare dorėzoi tregimin pėr botim, ndodh njė tjetėr krim nė kupolėn e shtetit komunist: vret veten Mehmet Shehu; njė vrasje qė, ashtu si ajo e Lin Biao-s nga Mao, u komentua nėn zė nė Shqipėri, por me bėrtitje nė botė, si vrasja e pasardhėsit nga dora e Enver Hoxhės
Nuk ėshtė e vėrtetė se unė e vrava Dunkanin pėr t’i rrėmbyer fronin mbretėror. Vrasja qė kreva unė ėshtė nga ato qė ligji i quan vetėmbrojtje.
Kėshtu e nis Kadare rrėfimin te “Dimri i fundit i vrasėsit”. Kuptueshėm flitet pėr njė vrasje, por mbi tė gjitha pėr njė tė vėrtetė tė madhe, atė tė krimit nė kupolėn e shtetit. Ėshtė e udhės tė shpjegohet sfondi historik i botimit tė kėtij tregimi. Jemi nė vitin 1981. Bota vlonte pėr vrasjen gjoja aksidentale tė atij qė shihej si pasardhėsi i Mao Ce Dunit, Lin Biao. Sipas tė gjitha rrėfimeve, dyshohet se Lin Biao u vra pas darke, njėlloj siē shkruan Kadare pėr Makbethin e tij. Ajo e Dunkanit dhe Lin Biao-s, janė dy vrasje qė ngjajnė si dy pika uji (siē shprehet dhe vetė Kadare). Ndryshim i vetėm ėshtė se ndėrsa nė versionin dramatik shekspirian ėshtė pasardhėsi qė vret mbretin, nė realitetin dramatik kinez ėshtė mbreti, pra Mao Ce Duni, qė vret pasardhėsin.
Dy paralele qė ecin njėkohėsisht, edhe pse shekuj larg njėri-tjetrit. Tri-katėr javė pasi Kadare dorėzon kėtė vepėr pėr botim, ndodh njė tjetėr ngjarje: vret veten Mehmet Shehu, njė vrasje qė, ashtu si ajo e Lin Biao-s, u komentua nėn zė nė Shqipėri, por me bėrtitje nė botė, si vrasja e pasardhėsit nga dora e Enver Hoxhės. Njė paralele tjetėr kjo, nė leximin qė i bėn sot lexuesi. Njė tregim qė merr tashmė pėrmasa gati-gati profetike, edhe pse nuk ka asnjė gjasė qė tė jetė i tillė, ėshtė thjesht njė koincidencė e jashtėzakonshme, por njė shkak shumė i mirė, asokohe, pėr ta ndaluar menjėherė botimin e librit.
Pavarėsisht se leximi i kėtij tregimi sot tė fut nė kontekstin e leximit tė krimit nė kupolėn komuniste, njė nga aspektet madhore tė veprės sė Kadaresė ėshtė pikėrisht universaliteti. Aq sa mendon se Kadare tė ngėrthen nė kontekstin shqiptar, po aq tė ēon dhe mė pėrtej, nė atė universal. Gjithēka qė trajton ky tregim lidhet me pushtetin, me ambicien, me urrejtjen, krimin e fshehtė, pra me ēdo gjė qė jetohet ende sot e kėsaj dite, kėtu e nė pjesėn tjetėr tė globit. Nė ēdo kohė kanė jetuar e do tė jetojnė Makbethė qė do ta lakmojnė aq shumė fronin, sa tė “detyrohen” tė kryejnė vrasje pėr t’u ‘vetėmbrojtur’.
Nuk ėshtė rastėsi qė te “Dimri i fundit i vrasėsit” Kadare, ashtu si gjithė krijuesit e mėdhenj, i ėshtė rikthyer personazheve tė ngjizur prej tė tjerėve, nė kėtė rast tė Makbethit. Helena Kadare nė librin e saj “Kohė e pamjaftueshme” e cek dashurinė e Kadaresė pėr Shekspirin. Por dhe vetė shkrimtari shumė herė nė shėnimet e tij, nė intervista por edhe biseda private mes miqsh ka folur pėr raportet e tij nė adoleshencė me Shekspirin. Na ka rrėfyer sesi ka kaluar ditė tė tėra duke kopjuar Makbethin, pėr ta pasur nė shtėpi. “Mund tė thuhet se ky ishte libri i parė qė pata shkruar” – thotė Kadare nė njė nga intervistat. Nė bisedat me tė, kur bie fjala te Makbethi, (duke iu referuar edhe motėrzimit tė ri qė sjell nė kėtė libėr me tregime) tregon se kohė pas kohė nė adoleshencė zemėrohej me Shekspirin. I thoshte vetes se kur tė rritej do t’i rishihte dramat e tij. Ky trill fėminor, qė me sa duket ka jetuar gjithmonė brenda shkrimtarit, priti rastin tė rizgjohej, pikėrisht nė moshėn e pjekurisė sė tij letrare. “Siē ndodh shpesh me dėshirat e hershme, me kalimin e kohės ato fitojnė tipare tė reja dhe ti atėherė e kupton se ajo dėshirė qė dikur ishte naive s’ėshtė mė e tillė”- shkruan Kadare nė librin “Ftesė nė studio”. Pikėrisht ajo dėshira naive por e bukur e fėmijės sė dikurshėm Kadare, “pėr tė pėrmirėsuar dramėn e Shekspirit”, i vjen sot, lexuesit me tiparet e njė Makbethi sipas stilit Kadareian…njė letėrsi e nivelit universal, e thellė, e bukur, jashtėzakonisht interesante, qė botohet nė suplementin “Mapo libri”.
Nuk ėshtė e vėrtetė se unė e vrava Dunkanin pėr t’i rrėmbyer fronin mbretėror. Vrasja qė kreva unė ėshtė nga ato qė ligji i quan vetėmbrojtje.
Pėr fat tė keq, njerėzit e dinė fare tė pėrēudur kėtė histori. Nuk e fsheh qė e dinė tė shtrembėruar ata qė ende besojnė qė Dunkani u vra prej rojave tė veta (nė qoftė se ka ende tė tillė), por aq mė tepėr ata qė janė tė bindur se unė e vrava mbretin i shtyrė nga xanxa pėr pushtet.
Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vjet qysh atėherė. Thashethemja pėr vrasjen e tij u rrit nga viti nė vit, gjersa kėtė dimėr u kthye nė flamė tė pėrgjithshme.
Shkaktar pėr ngatėrresėn u bėra ndoshta unė vetė. Do tė ishte mė mirė, ndoshta, qė qysh nė fillim ta shpjegoja saktėsisht si ndodhi gjithēka dhe jo tė gėnjehesha nga mendimi se mund tė fshihja gjysmėn e sė vėrtetės. Shkurt, do tė ishte mė mirė qė tė shpallja qysh atėherė se Dunkani ia kishte hapur gropėn vetvetes (gjė jo fort e rrallė kjo pėr tiranėt) dhe unė nuk bėra gjė tjetėr, veēse e shtyva nė tė.
Nė tė vėrtetė, qysh nė krye, duke e ditur gjithė prapa-skenėn e kėsaj shėmtie, isha i bindur se nuk gėnjeja aspak kur shpalla se Dunkani u vra prej vetvetes, domethėnė, prej njerėzve tė tij.
Por, me sa dukej, kjo bindje e brendshme nuk ishte e mjaftueshme pėr tė mė shfajėsuar. Kėshtu qė nuk mund t’i bėsh fajtorė pėshpėritėsit e rrugėve e tė bujtinave dhe as atė aktorin e paaftė, Uill Hampstonin, i cili, i bazuar nė kėto pėshpėrima dhe pėr tė zezėn e vet, shkroi njė dramė, dorėshkrimin e sė cilės ia kapi policia ime e fshehtė.
Fajtorėt, pra, s’ishin as fjalamanėt e rrugėve e, aq mė pak, fatkeqi Uill Hampston, por tjetėrkush dhe ky tjetėrkush, sado e ēuditshme tė duket, ishte, siē e thashė mė lart, vetė mbreti Dunkan.
Ja se si ndodhi gjithēka:
Prej kohėsh ai mė shikonte gjithė helm. Kishte lindur dyshimi nė kokėn e tij, si pasojė e sėmundjes qė kanė pėrgjithėsisht sovranėt pėr tė dyshuar pėr kėdo, nga ndonjė shpifje djallėzore apo thjesht ngaqė atij vetė i pėlqente tė nxiste dyshimin, pėr tė pėrligjur nė fillim urrejtjen e pastaj veprimet kundėr meje. Prej kohėsh dihet se shpeshherė njerėzit e fshehin arsyen e vėrtetė pėrse urrejnė tjetrin, kėshtu qė shpikin shkaqe tė tjera, ngaqė shkaku i vėrtetė ėshtė aq i turpshėm, saqė ata ia mbulojnė edhe ndėrgjegjes sė tyre.
Qyshkur e kisha vėnė re se Dunkani mė kishte smirė. Nė tė vėrtetė, ishte gruaja ime qė e kishte pikasur e para kėtė. Dhe jo tek ai, por nė fillim te gruaja e tij. Shoh diēka tė keqe nė sytė e saj, mė thoshte vazhdimisht, sidomos kur ktheheshim nga ndonjė pritje e oborrit. Unė e kundėrshtoja. Nuk mė duket e tillė, thosha, sillet aq e pėrzemėrt me ne tė dy. Por ajo ngulte kėmbė gjersa mė bindi disi. Por kjo nuk ma lėkundi, megjithatė, mendimin tim pėr Dunkanin. Punė e madhe se gruaja ėshtė e tillė, i thashė. Nė fund tė fundit, ka rėndėsi ē’mendon ai.
Por gruaja ime, lady im e bukur dhe e menēur, mė dėgjonte gjithė trishtim. Nuk ka smirė qė tė mos kalojė nga gruaja te burri, thoshte. Herėt a vonė, kjo do tė ndodhė.
Dhe kėshtu ndodhi vėrtet. Nė sytė e Dunkanit, gjithmonė e mė shpesh nisi tė krijohej njė zonė e ftohtė. Dalėngadalė, ajo nisi tė pikasej edhe prej tė tjerėve. Pėr mua dhe gruan time filluan ditėt e ankthit. I shtyrė pikėrisht prej tij, u pėrpoqa tė blija ndokėnd nga rrethi i tij i ngushtė, pėr tė mos u gjetur nė befasi.
Kur ai shpalli se do tė vinte tri ditė bujtės nė kėshtjellėn time, shumica e atyre qė e kishin nuhatur, ndėrkaq, ftohjen midis nesh, kujtuan se kjo bujtje shpallte mbarimin e saj. Kuptohet qė armiqtė e mi u hidhėruan, kurse miqtė, pėrkundrazi, ishin gjithė hare.
Ē’e keni kėtė fytyrė tė ngrysur? na thoshin ata. A nuk gėzoheni qė e gjithė kjo mėrzi po merr fund?
Ne, sikur tė pėrmendeshim nga kėto fjalė, ēeleshim nė fytyrė, po zemrėn e kishim sterrė. Dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė se ne dinim, ndėrkaq, atė qė nuk e dinte njeri: Dunkani vinte jo pėr t’i dhėnė fund ftohjes, por pėr shkatėrrimin tim.
Plani i tij (qė unė e mora vesh nga spiuni im) ishte sa djallėzor, aq edhe i thjeshtė: natėn e tretė tė bujtjes, te dera e dhomės sė tij tė fjetjes do tė shkaktohej njė trazirė, zhurma e sė cilės do ta zgjonte atė nga gjumi. Pas kėsaj, bashkė me shpurėn, ai do tė largohej me ngut nga kėshtjella ime dhe, merrej me mend qė, pa gdhirė mirė, anekėnd do tė hapej fjala se Makbethi deshi ta vriste nė gjumė bujtėsin mbret.
Gjithė ato ditė e net pėrpara ardhjes sė tij, ne tė dy, unė dhe gruaja ime, jetuam nė njė ankth tė vėrtetė. Me qindra herė pėrsėritnim me vete e me njėri-tjetrin: ē’ėshtė kjo gjėmė qė na gjeti? Pastaj vinin me radhė pyetjet e tjera: nėse Dunkani kishte vendosur tė mė rroposte, pėrse kishte zgjedhur njė mėnyrė tė tillė? etj., etj., gjer te pyetja e fundit: ē’tė bėnim?
Arsyen e zgjedhjes prej tij tė njė mėnyre kaq tė pabesė nuk e patėm vėshtirė ta zbulonim: unė kisha shumė ndikim te kryezotėt e provincave, sidomos atyre kufitare, kėshtu qė njė sulm i tij drejtpėrdrejt, pa parapėrgatitje, do tė ishte i rrezikshėm pėr tė, aq mė tepėr qė kohėt e fundit ai nuk ndihej i sigurt. Ndaj i dukej mė e arsyeshme (dhe, pėr fat tė keq, kėshtu ishte e vėrteta) qė, pėrpara se tė mė godiste, tė mė njolloste. Nuk ishte hera e parė qė vepronte kėshtu. Me Thanin e Kodrit, e pastaj me atė tė Glamsit, kishte bėrė tė njėjtėn gjė. Ndryshonte vetėm forma.
Po ndėrsa e gjithė kjo ishte pėr ne njė hamendje torturuese, pyetja tjetėr: “ē’tė bėnim?”, ishte, nė tė vėrtetė, edhe mė e tmerrshmja. Ishte njė pyetje qė kėrkonte ngut, tė cilėn orėt dhe minutat qė kalonin e bėnin mė tė padurueshme. Ē’tė bėnim pėrpara zezonės qė po na avitej? Tė ulnim kokėn, duke iu nėnshtruar fatit? Tė shpresonim se, ndoshta, tiranit do t’i kthehej mendja? Tė arratiseshim?
Orėt kalonin dhe ne s’ishim tė aftė tė bėnim asgjė. Nė tremen veriore, atė qė vėshtronte nga rruga e madhe, disa herė e kisha kapur gruan time duke soditur pėrhumbshėm. Isha i sigurt se, ashtu si unė, ajo priste qė nė rrugė tė shfaqej kumtari mbretėror, qė do tė lajmėronte heqjen dorė prej vizitės.
Por kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi, katėr ditė pėrpara mbėrritjes sė sovranit erdhi njė pjesė e trupės sė sigurimit tė tij. Ishin, ndoshta, ata qė do tė sajonin trazirėn.
Gruaja ime i kishte vėnė re e para dhe mė thirri:
- Eja tė shikosh.
Qė nga tremja, ne ndiqnim me sy afrimin e tyre. Ishte ftohtė. Fytyra e sime shoqeje ishte e bardhė si gėlqere. Ngadalshėm, jo sikur tė ishin mendime, por kufoma mendimesh, mė erdhėn pėr herė tė fundit nė mendje mėdyshjet: tė ulnim kokėn pėrpara fatit, tė arratiseshim, tė shpresonim mėshirė.
Jo, nuk do tė ndodhte asgjė nga kėto. Unė do tė bėja tjetėr gjė dhe pikėrisht atė qė kishte sajuar mendja e tij e mbrapshtė. Kishte menduar tė lozte teatėr nė kėshtjellėn time? Le tė vdiste, pra, si nė teatėr.
Tė ardhurit s’kishin mbėrritur ende te porta e parė e kėshtjellės, kur unė arrita, mė nė fund, t’ia them asaj vendimin tim.
Ajo nuk tha asgjė, veē u zbardh edhe mė shumė nė fytyrė. Njė gulē i rėndė, ēnjerėzor, nisi t’ia dridhte supet. Jam e ligė, pėrsėriste pa pushim, jam mėkatare.
- Asnjė nga ne s’ėshtė vrasės, – i thashė. – Por, nė ėshtė puna pėr tė qenė i tillė, jam unė ai qė e mendova kėtė gjė.
- S’ėshtė e vėrtetė, – tha ajo me zė tė fikur. – Unė e kam menduar pėrpara teje.
E kundėrshtova. I thashė se, pavarėsisht qė ia kisha thėnė nė atė ēast, kishte ditė qė e bluaja nė kokė, gjė qė ishte krejtėsisht e vėrtetė.
Por ajo, nė vend qė tė qetėsohej, nėnqeshi me hidhėrim.
- Ti ke ditė, kurse unė kam javė, qė nga ēasti kur…
Atėherė, unė shpejtova ta ndėrpres, pėr t’i thėnė se, nė tė vėrtetė, qysh atėherė, madje mė pėrpara, mė kishte vetuar nėpėr tru vrasja e tiranit.
Por ajo prapė nuk qetėsohej dhe ne tė dy, si nė njė garė ogurzezė, po iknim larg e mė larg nė kohė, duke u pėrpjekur t’ia kalonim njėri-tjetrit pėr tė siguruar kurorėn e vrasėsit.
Qysh nė banketin e dukeshės K. Qysh nė pritjen e ambasadorėve veriorė. Qysh nė borėn e madhe…
Ne shtyheshim praptazi si tė verbėr, pa vėnė re se po afrohej njė afat qė s’duhej ta kapėrcenim: dita kur unė mora vesh planin e Dunkanit pėr shkatėrrimin tim. Ishim, pra, duke iu afruar asaj dite, atij afati, para tė cilit asnjė nga ne s’mund tė pėrligjej pėr vetėmbrojtje, pėrkundrazi, duke e kapėrcyer atė, vėrtetonim se gjithė jetėn s’kishim menduar veē pėr vrasjen e tij, ishim, pra, duke u shtyrė verbtazi prapa, kur, siē duket, ajo u pėrmend dhe tha:
- Mjaft. Po vazhduam kėshtu, do tė ēmendemi.
Lėshova kokėn te supi i saj, ndėrsa murmurisja:
- Ti ke tė drejtė. Ke plotėsisht tė drejtė… Asnjė nga ne nuk ėshtė vrasės… Ėshtė ai vetė qė e sajoi gjithė kėtė tmerr… Lindi nė trurin e tij kjo ethe, qė na ngjiti qė larg… Dhe tani, mjaft me kėto, ndryshe, ashtu siē the ti, do tė ēmendemi vėrtet. Le tė merremi, mė mirė, me pėrgatitjen e incidentit…
Gjer nė fund, madje edhe pasi u krye, ne vazhduam ta quanim atė “incident” dhe kėtė, me sa duket, e bėnim pėr t’i kujtuar ndėrgjegjes sonė se ne po kryenim diēka qė ishte ngjizur jashtė nesh. Shkurt, ne ishim aktorė, qė po loznim nė njė pjesė tė shkruar nga tjetėrkush, vetėm se kėtu, ndryshe nga teatri, skena do tė lyhej me gjak tė vėrtetė dhe plagėt, dhe rėnkimi, dhe vdekja do tė ishin po ashtu, tė vėrteta.
Kaq shumė m’u ngjit nė kokė njė pėrqasje e tillė, saqė njėmend nisa tė dyshoja se njė pjesė e shpurės sė sigurimit tė tij dhe pikėrisht ata qė ishin caktuar pėr trazirėn te porta e mbretit, nuk ishin roja, por aktorė teatri tė marrė me qira pėr kėtė punė. Isha pothuajse i sigurt se kishin bėrė prova pėrpara se tė vinin kėtu dhe nė prova kishte qenė, ndoshta, i pranishėm vetė Dunkani.
Pėrgatitjet pėr pritjen e sovranit mė lehtėsuan ankthin, saqė, kur ai, mė nė fund, arriti, unė e zotėroja plotėsisht veten.
Kishte nė fytyrė, si pėrherė, atė shprehje pėrvujtnie qė, mė shumė se ushtria, burgjet, paratė dhe policia e fshehtė, kishte ndihmuar pėr ēoroditjen e armiqve tė tij, pėr pėrēarjen, mėdyshjet ose squlljen e komplotistėve nė ēastin fatal. Tė godisje njė tiran me fytyrė tė tillė ishte gjėja mė e vėshtirė nė botė.
- A ka fantazma nė kėtė kėshtjellė? – pyeti ai, duke qeshur, nė kohėn qė po ngjiteshim pėr nė sallėn e pritjes.
Pėr fat, gruaja ime, qė diē po i tregonte mbretėreshės, nuk e dėgjoi pyetjen dhe kur, pas tė qeshurave tė pėrgjithshme, ajo pyeti: “ēfarė tha sovrani?” dhe dikush iu pėrgjigj: mbreti pyeti: “a ka fantazma nė kėtė kėshtjellė?”, kuptohej qė, falė kėsaj rruge tė tėrthortė, mbresa e fjalėve tė tij arriti e zbutur gjer tek ajo. Unė, gjithashtu, nuk e pata vėshtirė tė bashkohesha me tė qeshurėn e pėrgjithshme, por ajo, ndėrkaq, s’mė pengonte tė pyesja me vete se ē’ishin ato fjalė: njė frazė e pėrgatitur qysh mė parė, gjė e njohur nė kėsi rastesh pėr sunduesit qė u pėlqente tė bėnin pėrshtypje pėrpara turmės, pjellė e beftė e ndėrgjegjes sė papastėr apo njė kuptim misterioz, nga ata qė qielli ia dėrgon njeriut dhe qė ky i fundit, nė shumicėn e rasteve, nuk di t’i shkoqitė.
- Ē’ishin ato fjalė pėr fantazmat? – mė pyeti gruaja, natėn vonė, nė shtrat.
- Marrėzira, – i thashė.
- Kurse mua ku s’mė shkoi mendja.
- Fli tani.
Kėshtu i thashė asaj, por pėr vete as qė mund ta mendoja se mund tė mė zinte gjumi. Nė kokė bluaja hollėsitė e planit qė kisha pėrgatitur. Isha ende nė mėdyshje pėr dy-tri pika. Ndėr to, kryesorja qe zgjedhja e ēastit tė goditjes: t’i pėrmbahesha skenarit tė Dunkanit, domethėnė, tė prisja natėn e tretė, apo, pėr t’iu shmangur ēdo tė papriture, tė veproja i pari, pa i lėnė kohė atij tė bėnte ndonjė ndryshim, qė do tė ishte fatal pėr mua?
Ndėrkohė, mendja ime sillej e shkonte te plani i tij. Disa pika tė tij ishin pėr mua tė errėta: pėr shembull, ēėshtja e mbretvrasėsve tė gėnjeshtėrt. E dinin qysh tani rolin e tyre apo do tė shtyheshin nė kurth nė ēastin e fundit, tė detyruar me forcė, me dredhi apo tė nxitur nga pija? Veē kėsaj, dhe kjo ishte kryesorja, ē’do tė bėhej mė pas me ta? Do tė flijoheshin, duke u vrarė mu te porta, apo do tė kurseheshin pėr t’u nxjerrė mė vonė nė gjyq qė tė dėshmonin kundėr meje?
Dunkani, me siguri, para se tė vendoste e kishte vrarė mendjen pėr punėn e tyre njėlloj si unė tani. Unė, gjithashtu, isha nė mėdyshje si tė veproja me ta. T’i asgjėsoja nė vend, domethėnė mu te porta e bujtėsit, si provė e pakundėrshtueshme e fajit, apo t’i kurseja pėr t’i detyruar tė dėshmonin nė gjyq?
Ē’nuk do tė jepja pėr tė ditur zgjedhjen pėrfundimtare tė Dunkanit. E ndieja se isha rob i planit tė tij dhe, po ta kisha nė dorė atė plan, nuk do t’i lėvizja asnjė presje. Madje, ashtu siē ndodh shpesh qė midis njė ankthi tė madh njeriut ia pėrshkojnė trurin shestimet mė tė marra, mendoja se ē’do tė ndodhte sikur tė ngrihesha natėn e t’i trokisja te dera pėr t’i thėnė: madhėri, ma jepni, mė nė fund, skenarin tuaj dhe do ta shihni po nuk e kreva pikė pėr pikė… me tė vetmin ndryshim se ju do tė goditeni vėrtet…
Gdhiu, mė nė fund, mėngjesi dhe pastaj kaloi edhe dita e dytė. Po afrohej nata. Koka po mė ēahej nga mėdyshjet. E para dhe kryesorja mbetej mėdyshja e vjetėr: ta bėja qė sonte, apo tė prisja natėn e tretė? Me siguri, Dunkani e kishte edhe ai njė tundim pėr tė ndėrruar planin. Hamendjet e tjera nuk ishin mė pak torturuese: ē’kishte pasur ndėr mend tė bėnte mė pas me provokatorėt? Po unė, ē’do tė bėja unė me ta? Po prit, duhej tė mendoja gjithashtu ē’do tė bėja me njerėzit e mi qė do tė mė shėrbenin. T’i shpėrbleja ashtu siē u kisha premtuar, t’i ruaja pėr ndonjė gjyq, t’i zhdukja menjėherė?
Dunkani, me siguri, kishte parapėlqyer kėtė tė fundit pėr tė tijtė. (S’kishte ndodhur ndonjėherė qė vrasėsit tė mos flisnin mė vonė.) Pra, s’kishte pse tė ngulmoja pėr tė qenė origjinal. Le qė, edhe po tė doja, s’bėhesha dot i tillė. E ndieja qė kisha rėnė kokė e kėmbė nė rrjetėn e tij. Madje, nganjėherė mė dukej qė ishte truri i tij qė mė urdhėronte, ashtu siē mė kishte urdhėruar gjithė jetėn.
Gjatė darkės (ishte gjithmonė nata e dytė), ai mė bėri ftesėn qė unė, gjithashtu, tė shkoja bujtės nė kėshtjellėn e tij, pas dy muajsh. Kjo ftesė mė ēoroditi krejt. Ē’tė ishte vallė? Njė tėrheqje, kushedi pse, nga plani i parė, duke menduar ndoshta se ishte mė lehtė pėr tė tė mė therte si njė berr nė kėshtjellėn e tij? Apo thjesht njė mėnyrė e zakonshme pėr tė mė vėnė nė gjumė?
Pėr trurin tim, kjo ishte njė ngarkesė me tė vėrtetė e tepėrt. Ndonėse nuk doja kurrsesi, s’isha nė gjendje tė pengoja dyndjen e hamendjeve tė reja tė shkaktuara prej ftesės. Unė, natėn nė kėshtjellėn e Dunkanėve nė rolin e bujtėsit. Dunkani, nė rolin tim. Ē’do tė bėnte me vrasėsit: t’i ruante pėr gjyq, t’i zhdukte nė ēast?
- Mos vallė ka hequr dorė nga e liga? – mė tha gruaja, kur pas darkės ramė pėr tė fjetur.
- Vetėm atė mos e beso, – iu pėrgjigja.
Ajo psherėtiu.
- Atėherė… nė qoftė se ke pėr ta bėrė, bėje sonte, – tha. – Ma thotė zemra se nesėr do tė jetė vonė.
Dhe ashtu u bė. Mė dy pas mesnate. Sipas shestimit qė kishim bėrė tė dy, unė dhe ai vetė. Me tė vetmin ndryshim qė, nė ēastin e fundit, kur e pashė trupin e tij tė mbytur nė gjak (kurrė s’e kisha menduar se trupi i njė plaku do tė kishte aq shumė gjak), i trullosur, pa e ditur as vetė pse, i thashė njėrit prej njerėzve tė mi ta nxirrte nga kėshtjella kufomėn.
- Ku ta ēoj? – mė pyeti ai.
M’u kujtua njė kanal ujitės, dy milje larg kėshtjellės, plot ujė dhe llum… Ndaj tė gdhirė, mendimi qė kufoma nuk ishte nė kėshtjellė dhe qė, veē kėsaj, uji e kishte shpėlarė e zbardhur, mė jepte njėfarė qetėsie.
Pastaj ndodhėn pak a shumė ato qė u pėshpėritėn bujtinave dhe qė ai karafili Uilli Hampston i kishte shkruar nė dramėn e tij. Nė mėngjes, ndonėse kufoma mungonte, vrasja u mor vesh prej tė gjithėve. (Ishte vėrtet pėr t’u ēuditur qė mungesa e kufomės nuk ngjalli shpresė tek askush se mbreti mund tė ishte ende gjallė dhe diku zvarritej.) Tė lemerisur, njerėzit vėrtiteshin rrotull napave tė pėrgjakura. Duke hetuar tmerrin qė shkaktonte pamja e tyre, po mendoja se njė kufomė qė mungon qenkėsh mė ngjethėse se trupi i masakruar…
Gjetja e trupit nė kanal aty nga pasditja nuk ndryshoi asgjė. Kurse unė kisha vėnė aq shumė shpresė nė atė zhvendosje tė kufomės. Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vjet qė nga ajo ditė, por tė gjitha orėt, pėr tė mos thėnė minutat e saj, i kam tė renditura nė kujtesė: mbėrritja e qerres me kufomėn e mbretit, qė kullonte ujė dhe llum, ulėrimat e rojave tė tij tė vėna nė torturė, shandanėt e natės, qė sajonin hije nėpėr mure.
I ngrysur, unė rrija mėnjanė, duke kafshuar gishtat. Sa mirė qė e ēova kufomėn larg, thosha me vete. Madje, mė larg ta kisha ēuar. Njėqind, njė mijė, dy mijė milje… Po ku t’i gjeja ato? Skocia, dreqi e marrtė atė, s’ka shkretėtira.
Atėherė ende besonim, unė dhe lady im, se zhvendosja e kufomės gjatė natės do tė ndihmonte pėr mbulimin e sė vėrtetės. Por s’qe e thėnė tė ndodhte ashtu.
Tė gjitha kėto i kujtonim kaq herė bashkė me lady-n tim nė pasditet e ftohta tė dimrit, te vatra, qė na ngrohte gjithmonė e mė pak. Tani qė ajo ka vdekur, i pėrsėris me veten time, pa u kujdesur aspak se mos mė dėgjojnė shėrbėtorėt.
Qysh se lady mė la, mė ka munduar vetmia, por veēanėrisht vitin e fundit ajo m’u bė e padurueshme. Lady im e bukur, e menēur, ajo qė, fare pa tė drejtė, nė dramėn e atij aventurierit Uill Hampstonit, dilte si nxitėsja kryesore e vrasjes. O Perėndi, ē’gėnjeshtra mund tė sajojė pena e njė kinse dramaturgu.
Megjithatė, tani mė vjen keq qė, nė tėrbim e sipėr, e grisa dorėshkrimin e dramės. Do tė doja ta lexoja edhe njė herė, sidomos pėr ca vende mjaft tė ēuditshme… Sė paku, tė mos e kisha mbytur autorin. Po ta kisha nė burg, do tė zbrisja ndonjė natė nė qeli dhe do t’i thosha: pa shkruaje edhe njė herė atė paēavuren tėnde.
Ca vende nė dramė ishin vėrtet tė ēuditshme, por mua mė kujtohen fare turbull. E para, se ka kaluar mjaft kohė qėkurse dorėshkrimi u kap; e dyta, ngaqė e lexova pothuajse me njė frymė, me sy tė zbardhur nga tėrbimi. Kėshtu qė e tillė mė vjen ndėr mend, si nė mjegull.
Mė kujtohet se nė tė flitej pėr fantazmėn e Dunkanit qė mė shfaqej mua. Ėshtė e vėrtetė se nė dy-tri gosti qeveritare kam pasur vegime, por kėto nuk ia kam treguar askujt, madje, as lady-t tim. Atėherė, si ishte e mundur qė ai sharlatani Uilli Hampston tė merrte vesh atė qė unė gati ia kisha fshehur edhe vetes?
- S’duhet ta shash ashtu, – mė thoshte nganjėherė ajo. Fisnikja, zemėrarta, lady im, ajo qė duhej tė urrente tėrbueshėm njeriun qė, pa tė drejtė, e kishte nxirė emrin e saj. S’duhet ta shash mė thoshte, sepse, nė fund tė fundit, nė dramėn e tij, nga kreu nė fund, pohonte njė keqardhje pėr ty.
- A thua?
- Jam fare e sigurt. Madje, kjo ishte dhe arsyeja kryesore qė tė thashė tė mos e grisje dorėshkrimin e aq mė pak t’i prisje kokėn autorit. Por ti aq shumė ishe ndėrsyer prej leximit, saqė ishte e pamundur tė tė flitej.
- Kjo ėshtė e vėrtetė.
Kėshtu bisedonim pasditeve tė gjata tė vjeshtės. Gjithmonė e mė shpesh na kujtoheshin (asaj mė shumė, sesa mua) copa tė dramės sė asgjėsuar. Njė nga skenat qė na kishte habitur gjithmonė ishte ajo e magjistricave. Uilli Hampston duhej tė ishte vetė i sėmurė nga nervat, qė tė pėrfytyronte pamje tė tilla. Nė asnjė nga dramat e luajtura nė teatėr nuk ishte parė kurrė njė gjė kaq e frikshme. Si i kishte shkrepur vallė nė kokė dhe ē’kuptim kishte gjithė ai makth? Mė ndėrmendeshin njėra pas tjetrės dhe nuk isha nė gjendje tė gjykoja nėse mė lehtėsonte disi apo mė rėndonte mė shumė ndėrgjegjen ajo parathėnie e tyre ogurzezė.
Ishim duke folur njė ditė pikėrisht pėr kėtė, kur unė, befas, i rashė ballit me dorė:
- Po prit, – thirra. – O Perėndi, ne po vrasim mendjen pėr njė gjė kaq tė thjeshtė. Magjistricat… e veshura me lecka… po ishte Xhon Tendleri, spiuni im nė rrethin e Dunkanit, qė dy-tri herė e dėrgoi tek unė ndėrlidhėsin e veshur si grua lypsare.
- Vėrtet? S’ma ke thėnė ndonjėherė kėtė…
- Ishte njė hollėsi e parėndėsishme… Pastaj, kaq shumė mė tronditnin lajmet qė mė sillte, saqė ēdo gjė tjetėr mė fshihej nga kujtesa.
Ndėrsa unė flisja, ajo nuk m’i ndante sytė e vėmendshėm, si njeriu qė ėshtė i sigurt se tjetri ka ende pėr tė thėnė.
- Ndėrlidhėsi i Xhon Tendlerit, – vazhdoja unė. – …I veshur si lypsare rreckamane… Madje, e mbaj mend fare mirė edhe vendin ku u takuam… Ėshtė njė yrt i shkretė pėrtej famullisė sė vjetėr… Atje e dėgjova pėr herė tė parė gjėmėn qė donte tė mė punonte Dunkani… E gjithė kjo ėshtė fare e qartė… Por ajo qė s’arrij ta kuptoj kurrsesi ėshtė se si ai Uilli Hampston e ka marrė vesh njė gjė tė tillė… Unė e kam mbajtur tė fshehtėn… ti vetė je dėshmitare… apo jo?
- Ndoshta Xhon Tendleri ose vetė ndėrlidhėsi ka folur…
- A thua?
- S’ka si tė jetė ndryshe. Dikush nga ata tė dy…
- Ka mundėsi. Unė vetė nuk e kam ēarė kokėn pėr tė mbikėqyrur mė pas heshtjen e tyre. Nė fund tė fundit, ishte njė e fshehtė qė, sa ishte gjallė Dunkani, i pėrkiste, nė radhė tė parė, atij ta ruante… Kurse tani… hm, sikur Xhon Tendleri tė ishte gjallė, tani as qė do ta ēaja kokėn nė qoftė se ai llapte andej-kėndej, apo jo. Madje, po ta shikosh punėn hollė-hollė, tani do tė mė voliste qė ai t’i nxirrte ato qė dinte… Po ē’e do qė s’ėshtė mė nė kėtė botė.
- Po, ndoshta, ėshtė gjallė ndėrlidhėsi.
- Ndėrlidhėsi? I veshur si grua lypsare? Po kush e di cili ishte ai? Vetėm Xhon Tendleri e dinte… Unė, edhe po tė mė dalė pėrpara, nuk e njoh dot, kaq nė mėnyrė tė neveritshme e kishte maskuar fytyrėn.
- Ah, po…
Pas kėsaj, kisha vėnė re se ēdo herė qė hapej biseda pėr magjistricat, nė sytė e saj ndehej njė tis pikėllimi. Njė ditė, me zė tė ulėt, gati pėrkėdhelės, mė pyeti:
- Majkėll, je i sigurt se tek ai yrti i shkretė tė erdhi vėrtet ndėrlidhėsi i Xhon Tendlerit…
- Si?
Ajo mė ledhatoi dorėn para se tė vazhdonte.
- Ėshtė e vėrtetė apo ndoshta e gjithė kjo t’u pėrhi?…
Unė (siē ma tregoi vetė mė pas) u zverdha nė fytyrė dhe me zė tė ftohtė mezi shqiptova midis dhėmbėve:
- Ėshtė krejtėsisht e vėrtetė. Dhe, nė qoftė se ti, zonja mbretėreshė, nuk e beson, eja tė shkojmė qysh tani tek yrti.
- Jo, unė tė besoj plotėsisht.
- Tė nisemi menjėherė pa humbur asnjė ēast.
- Majkėll, tė lutem!
- Tė vish ti, tė vijnė edhe gjithė ata qė dyshojnė, more vesh? Tė shkulen tė gjithė, me roja, me oborrtarė, me priftėrinj.
- Mos ulėri! Po na dėgjojnė shėrbėtorėt.
- Le tė dėgjojnė. Le ta marrė vesh gjithė bota qė Makbethin s’e beson mė as gruaja e vet.
Ajo nisi tė qante heshturazi.
Edhe tani, pas kaq vjetėsh, mė pikon nė zemėr kur kujtoj dėnesėn e asaj dite. Nuk e di pse, po pas vdekjes sė saj, nga tė gjitha bisedat me tė, ajo e magjistricave mė vinte ndėr mend mė shpesh.
Njė ditė (ishte njė ditė e ftohtė, e zhveshur, ja, si sot) i hipa kalit dhe u nisa drejt e atje tek yrti. Kur iu afrova vendit, u thashė rojave tė mos mė shoqėronin mė tutje. Djerrina, ku e kisha takuar dikur tė dėrguarin gjithė lecka tė Xhon Tendlerit, ngjante mė e shkretuar se atėherė. Shkurret e ulėta dhe guriēkat lageshin nga njė shi i imėt, i pashpresė. Pėr njė kohė tė gjatė i mbajta sytė nga ai drejtim ku mė qe shfaqur gruaja e rreckosur. Njė si pritje e turbullt mė bėnte tė mos i hiqja sytė qė andej. Madje, njė herė m’u duk se ia dėgjova pas shpine hapat dhe vrulltazi u ktheva. Por ishte, me sa dukej, zhurma e njė dege tė rrėzuar nga ndonjė zog.
Ndėrsa rrija ashtu krejt i mpirė nė shi, m’u kujtuan prapė fjalėt e sė ndjerės lady-t tim: “mos e gjithė kjo t’u pėrhi?” dhe pėr herė tė parė dyshova nėse e kisha takuar vėrtet te ky yrt i shkretė tė dėrguarin e Xhon Tendlerit, apo e gjithė kjo s’kishte qenė veēse pjellė e trurit tim.
O Perėndi, thashė me vete, m’i hiq kėto dyshime tė marra… Ja ku ishin shkurret, dy tė ngjitura me njėra-tjetrėn dhe e treta pak mėnjanė. Ja edhe guri i thyer, si i ngulur pjerrtazi nė tokė, dhe nga e djathta druri gjysmė i tharė. E mbaja mend fare mirė gjithēka.
Kėshtu rrija tė qetėsoja veten, por njė zė brenda meje mė thoshte: qė ke qenė kėtu, kjo ėshtė e vėrtetė, madje, jo njė herė, por disa herė rresht, por kjo s’ėshtė kryesorja. Kryesorja ėshtė nėse i dėrguari i Xhon Tendlerit tė erdhi vėrtet nė takim te kjo humbėtirė dhe, nėse tė erdhi, t’i tha vėrtet ato fjalė apo…
Tė ishte gjallė Xhon Tendleri, do tė rendja drejt e tek ai pėr tė dėgjuar edhe njė herė tė gjitha provat e pabesisė sė Dunkanit. Pėr fat tė keq, mė duhej ta bluaja gjithēka nė kokėn time tė lodhur.
Ndėrsa kthehesha, u pėrpoqa tė risjell ndėr mend bisedat e mia me Xhon Tendlerin ose, mė saktė, tė vetmen bisedė qė pata me tė, ngaqė mė pas, pėr arsye sigurimi, ai iu shmang takimeve tė drejtpėrdrejta. (Dunkani nuk tė do, kjo ėshtė fare e qartė. Arsyeja? Oh, po kjo merret lehtė me mend. Si pėr ēdo tiran, arsyeja e parė ėshtė smira. Dyshimi vjen mė pas, pėr tė pėrligjur krimin. Ē’duhet tė bėsh? Tė hapėsh sytė, imzot. Kjo ėshtė tani pėr tani kėshilla e vetme qė mund tė tė jap. Pėr ēdo gjė tjetėr do tė dėrgoj lajme. Njeriu im mund tė vijė i veshur si lypėse plakė, qė murmurit fjalė ose vjersha pėrēart.)
Nė prag tė bujtjes sė Dunkanit, Xhon Tendleri arriti tė mė dėrgonte njė pusullė: “Kujdes nga bujtėsi, imzot. Gjithsesi, do tė ēoj lajme prapė”.
Ditė tė tėra prita me ankth mbėrritjen e ndėrlidhėsit, veshur si rreckamane. Digjesha nga padurimi tė merrja vesh se ē’kishte ndėr mend tė bėnte Dunkani gjatė bujtjes. Hamendje nga mė tė frikshmet mė vėrtiteshin nė kokė. Pėr dreq, ndėrlidhėsi nuk po dukej. Ime shoqe ishte nė ankth po aq sa unė, nė mos mė tepėr. Pėr tė mos i shtuar ankthin, nuk ia tregova fare kur nisa tė shkoja vetė te famullia e vjetėr, atje ku tė dielave mblidheshin zhulsit dhe lypsarėt… Ishin disa qė flisnin vėrtet pėrēart… Unė vetė s’ndihesha mirė… Me njėrėn prej tyre, megjithatė, mė duket se fola… Pėrpiqesha tė mos mė shpėtonte asnjė nga fjalėt e saj… por ato ishin tė turbullta… krejt pėrēartje, siē mė kishte paralajmėruar Xhon Tendleri… Veē kėsaj, unė vetė e kisha kokėn tė turbullt nga tronditja e pagjumėsia… Arrita ta tėrheq mėnjanė dhe dy herė i thashė: tani jemi vetėm, fol qartė… Por ajo vazhdonte tė fliste tymthi… siē duket, kėshtu e kishte porosinė… Fliste pėr njė kazan tė zi qė ziente… S’merrej vesh mirė ē’donte tė thoshte, megjithatė, unė e kapa thelbin: diēka e keqe pėrgatitej, kurth vrasjeje nė gjumė, pabesi e zezė… Me shpresė se do tė mė fliste mė qartė, i thashė se do ta prisja pas dy ditėsh te djerrina prapa famullisė… Atje e prita vėrtet, ja, nė njė ditė tė tillė… me orė tė tėra… ndėrsa kokėn vazhdoja ta kisha tė turbullt, tė turbullt…
Mjaft, thirra me zė, pėr habi tė rojave, dhe vura kalin nė trokth. Nuk do t’i kujtoja mė kėto. Nė djall tė venin hijet e sė shkuarės. Unė vetė po i afrohesha zonės sė hijes dhe s’kisha pse tė trembesha prej tyre. Isha unė ai qė do tė trembja pas pak tė tjerėt, jo thjesht si mbret, por edhe si fantazmė. Kjo ide, pėr ēudi, mė lehtėsoi. S’kisha pse tė vrisja mendjen pėr hollėsitė e asaj qė kishte ndodhur pesėmbėdhjetė vjet mė parė. Kryesorja ishte qė Dunkani deshi tė mė bėnte tė zezėn dhe unė arrita t’ia punoja i pari atė qė donte tė mė punonte mua ai. Ky ishte thelbi i ēėshtjes. Tė tjerat s’ishin veēse vogėlsira.
I gjallėruar, u ula nė treme dhe, sipas zakonit, nisa tė shfletoja kumtesėn pėr ngjarjet kryesore tė ditės. Pastaj raportin e policisė sė fshehtė pėr pėshpėrimat nė popull. Ky i fundit mė kishte tėrhequr gjithmonė, por qysh nga rigjallėrimi i pėshpėrimave pėr vrasjen e D., ai raport mė qe bėrė kureshtja kryesore e ditės. Shefi i policisė, duke e ditur kėtė, sa vinte e pasuronte edhe mė tepėr, duke futur nė tė kuvendime tė pėrgjuara nga spiunėt e tij andej-kėndej, letra tė kapura, pohime nga tė burgosurit, kallėzime padórase etj., etj.
E ēuditshme qe se ndonjė nga pėshpėrimat pėrkonte me ato qė kishte shkruar Uill Hampstoni nė dramėn e tij. Kėshtu, pėr shembull, veē fantazmės sė Dunkanit, qė nuk mungonte nė asnjė nga thashethemet, duke nisur nga ato tė dukeshės sė Jorkut e gjer te llomotitjet e pijanecit Dan Ēiver te Taverna e Urės, flitej herė pas here pėr njollat e gjakut, qė e ndjera ime shoqe gjoja i shihte mbi duar. Mė kujtohet se kjo ishte nė dramėn e Hampstonit, madje mbaj mend edhe vargjet: “Unė: Ēojeni kufomėn te kanali i Zhytrave. Ajo: E lan dot vallė gjakun ai kanal?”. Kurse nė njė skenė mė pas (mė kujtohet se kjo ishte njė nga skenat mė tė zymta dhe e shkreta lady im, sado qė u pėrpoq ta mbante veten, nė mbarim tė leximit tė saj qe zbardhur si pėlhurė nė fytyrė), pra, nė njė skenė tjetėr, ime shoqe dilte duke bėrė sikur lante duart, ngaqė i dukej se nė to i kishte ende ato njollat e mallkuara.
Thashethemet pohonin pak a shumė tė njėjtėn gjė: qė lady-t tim, befas, gjatė drekės, nė vallėzim a nė kohėn qė bėnte dantellė, i mbusheshin duart me njolla gjaku, tė tilla qė nuk ia lante dot asnjė sapun.
Hm… sa larg mund tė shkojė fantazia e sėmurė njerėzore. Nė tė vėrtetė, njė vit para vdekjes asaj iu shfaq nė duar njė sėmundje lėkure, qė mjeku i saj u pėrpoq mė kot t’ia shėronte me gjithfarė mėnyrash. Mua mė pikonte nė zemėr, kur ia shihja duart e saj tė bukura tė lyera me balsam ose tė mbėshtjella me fasha. Gjatė njė pritjeje, ajo shtriga, dukesha e Jorkut, nuk ia hiqte sytė dhe njė ēast gjeti rastin pėr ta pyetur: si i keni tani duart, madhėri? Dėgjova se ju kanė dalė disa njolla…
Mbaj mend se lady-t tim iu zmadhuan bebėzat e syve. Ishte po atė natė ose ndoshta mė vonė qė, duke dashur ta ngushėlloja pėr bezdinė qė i shkaktonte kjo, ia putha fashat dhe bėra njė si lėvizje pėr t’i mėnjanuar pak, me qėllim qė t’ia shihja mishin. Por ajo i largoi ato me rrėmbim dhe me njė zė tė shurdhėt, me njė zė tė ndryshuar, qė nuk ia kisha dėgjuar ndonjėherė, mė tha: edhe ti dyshon se nė to ėshtė gjaku i Dunkanit?
E shkreta lady im! Me sa duket, qysh atėherė ishte pėshpėritur pėr kinse njollat e gjakut tė mbretit… Ndoshta, ajo vetė ia ka pohuar trazimet e ndėrgjegjes sė saj ndonjė mikeshe, qė e ka kujtuar besnike, duke u bėrė kėshtu vetė burimi i sė keqes.
Kaq herė kam vrarė mendjen, por gjithsesi nuk e kam gjetur dot nėse pėshpėrimat kanė ekzistuar qysh atėherė dhe Uill Hampstoni, duke u treguar mė i zoti se policia ime e fshehtė, kishte arritur t’i mblidhte e t’i fuste ato nė dramėn e vet, apo ishte drama e tij qė, pasi ishte thėrrmuar vetė, qe shpėrndarė nė mijėra pėshpėrima.
I bindur se kopje tė asaj drame tė mallkuar gjendeshin ende diku, bėra ēmos pėr t’i gjetur, por mė kot. Spiunėt e mi s’lanė brimė pa trazuar, skutė tė fshehtė pa hapur, qilar e famulli tė largėt pa hulumtuar, po atė s’e gjetėn dot. Ē’nuk zbuluan gjatė kėtyre zhbirimeve: dorėshkrime nga mė tė pabesueshmet, pėrshkrime orgjish tė turpshme, letra tė fėlliqura, lidhje e vese tė neveritshme, marrėzi tė tjera, qė s’i kap lapsi. Nga dramat e gjetura, njė pjesė ishin qesharake, tė tjerat, tė mėrzitshme, por asnjė nuk i afrohej sadopak asaj tė Uill Hampstonit.
E megjithatė, dyshimi se ajo ėshtė strukur diku dhe pret njė kohė mė tė pėrshtatshme pėr tė dalė nuk mė hiqet. Nė mos ajo, njė tjetėr pjellė e saj ose pjellė e kėsaj pėshpėrime tė mallkuar tė pafund. Nė kėtė rast, duhet tė jem fare idiot qė tė mos e kuptoj se kjo ėshtė mbi fuqitė e mia pėr ta ndaluar. Nė qoftė se murmurima njerėzore ngul kėmbė qė duhet tė ketė njė dramė pėr mua, asnjė forcė e, aq mė pak, unė, nuk do tė jetė nė gjendje ta pengojė. E vetmja gjė qė mund tė bėj, ėshtė qė tė kėrkoj qė, kur ajo dramė tė bėhet gati pėr t’u shfaqur, nė afishet e saj, nė vend tė emrit tė autorit, cilido qoftė ai, tė shkruhet emri i mbretit Dunkan, shestuesit tė vėrtetė tė saj.
Pjesė e shkėputur nga “Koncert nė fund tė stinės”, 1981
MAPO
Krijoni Kontakt