E Drejte!
E Drejte!
Me pelqeka shume tema Mina,urime.
Te gjitha komentet shume interesante,por sot qenkam e nje mendimi me macen blu.
Mire eshte te flasesh dhe me mire eshte te heshtesh,por njesoj jane te keqija,kur i tepron te dyja.
Ne rast se ajo qe doni te thoni nuk eshte me e bukur se heshtja
,atehere heshtni.
Nuk u pendova kurre qe heshta,por perkundrazi shume here kur fola.
Kur fjalet katandisen ne grindje me mire hesht:kjo nuk do te thote se e ke pranuar humbjen.
Fjala e pathene eshte robi yt.
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Mina, ti mund te thuash jo per te gjithe!
Nganjeher heshtja tregon fuqine e forces se "burrave te botes" qe i kane freret... ne dore
!...
I kredhur ne mendime
i kërusur përmbi letër
nëpër shtegëtime
"lëpijë plagën e vjetër"
bredhë nëpër orbitë
pa trup pa kokë
Që ta mbyll edhe një ditë
pa dritë në tokë
Nuk e di ç'ngjau
...ku është, kam mall
Pa plumb më vrau
me heshtje pa fjalë
Është zhdukur, gjë s'tha
e kërkon shpirti im
Peng mua më la
prore në kërkim
Ku gabova djall
Pse nuk ma tha
prore me mall
në kërkim më la
Nuk e di ç'ngjau
...ku është, kam mall
Pa plumb më vrau
me heshtje pa fjalë
!...
Ti hesht! Une duhet te hesht. Perse?!
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
kam filluar te hesht fjalesh,
flas fjale heshtjesh me kedo qe rasti ma sjell,
fjalet e zhurmshme ato gaz-hare tringellueset kane kohe qe me kane lene shendene,
flas e pas cdo fjale lë vend per mijra pauza, per mijra humbetira ku dhe shpirti me i lumtur kridhet per inerci.
Shume bukur thene "heshtja" ne vargje Teli. Ne menyre te vecant ...
Nuk e di ç'ngjau
...ku është, kam mall
Pa plumb më vrau
me heshtje pa fjalë
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Heshtja eshte per te vdekurit. te gjallet duhet te flasin te sqarohen te shprehen te zbrazen, do keni kohe per te heshtur
Bien gjethet nga pema jonë
ka çveshur degët si në vjeshtë
thonë flet heshtja, por jo gjithmonë...
ti largohesh dhe hesht, hesht, hesht...
!...
Krijoni Kontakt