Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Mosha
    40
    Postime
    755

    Shprehje dhe idioma nga gjuha e bukur shqipe!!!

    Te gjithe e dime, sa e pasur eshte gjuha shqipe ne shprehje dhe idioma, te cilat kane ngjashmeri dhe ndryshime nga jugu ne veri te trojeve ku jetojne shqiptare. pra le te permendim gjithcka dime mbi keto shprehje sa te bukura dhe kuptimplote nga gjuha e paster shqipe...
    Si thoni?
    MtrX ubicumque felix

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Pershendetje klasa

    M'u kujtua nje qe i kishte lene pershtypje Edith Durhamit ne udhetimin e saj neper Shqiperi, e cila gjithashtu ishte shprehur se qe mahnitur nga bukuria me te cilet shqiptaret perdorin metaforat ne te foluren e perditshme...

    ... eshte kjo..."Gomar te nisesh, kale te kthehesh."

    ose sic e themi nga anet time... "Qen te nisesh, langor te kthehesh"


    Gur, gur, behet mur.
    Gjella me kripe, kripa me karar.
    Te vajtte qafa prape! (lol)
    Buke, kripe e zemer.
    Si e jema e Zeqos ne maje te thanes (hihih)

    Ku hyn Dielli, s'hyn mjeku (... se domosdo, te sheron dielli )

    ....eee vazhdoni tani... mund te vij prape une.

    MtrX, po hajde, hidhu dhe ti me ca llafologji ketu!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    Death Seeder Maska e USHK
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    43
    Postime
    62
    " Kurre mos ja beje gropen dikuj-se bjen vet ne te!"
    Fjale e urte popullore- shume praktike.
    "Populli i cili nderon tė rėnėt pėr liri,nuk duhet tė frikėsohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Mosha
    40
    Postime
    690
    Ja disa nga mua

    Hajde Baba ti tregoj Arrat
    Kur u be qeni Langua, ce s'me hangri morti mua
    Pse s'plas or Tanas
    Luj, Lujc maje shegut
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Shqipja eshte e pasur me fjale te urta, shprehje e idioma, por ato qe mua me mahnisin jane lavderimet, kercenimet dhe sidomos mallkimet qe tani nuk me kujtohen shume por jane me qindra.

    Gjuha kocke nuk eshte por kocke thyen! Kjo eshte nje nga shprehjet me te bukura shqiptare. Ose gjuha eshte me e mprehte se shpata! Por kjo e dyta nuk i dihet nese eshte origjinale e popullit tone pasi perdoret edhe ne anglisht ‘the word is mightier than the sword’.

    Sidoqofte, duke patur parasysh shprehjen ‘gjuha kocke nuk eshte por kocke thyen’ – perqendrohuni ne kuptimin figurativ (i cili pergjithesisht te uron vdekje) por me shume ne menyren e vdekjes, pra ne kuptimin e pare te fjaleve te mallkimeve te meposhtme (si shembujt ne kllapa)

    Mallkime!
    Te qellofte vetetima! (je duke ecur, krau vetetima ne maje te kokes lol)
    Te fuca ne dhe te gjalle! (kjo eshte serioze)
    Te hengert mortja! (vdeksh, sa me shpejt marr me mend, menyra nuk peshkruhet)
    Tunde kemben! (tundja e kembes figuron dhenien e shpirtit)
    Marrc veten ne qafe!
    Kepute/thyeje qafen!
    Te hengert kanceri!
    Te hengert veremi!
    Renc atje ku s’del me!
    Te vafte buza mbrapa veshit!
    Te hengert buba! (gjarper)
    U befsh copa/copa u befsh!
    Te mbledhshin me carcaf!
    Te hengsha hallven
    Te hengsha dreket!
    Mos ardhc i gjalle
    Mos pac diten!
    Mos pafsh hajer e prokopi!
    T’u shofte raca!
    Te vrafte qulli!


    Shprehje
    Halla di te bej byrek por s’ka miell
    Ai stan ate bulmet ka
    Gjeti kapaku tenxheren
    S’me besojne as syte as veshet
    Me je bere si burri i nenes
    Je bere gazi ibotes
    Na nxive faqen
    U beme si kembet e dhise
    Na beri qepaze
    Ta bej kurizin me te bute se barku
    Te bej per uje me kripe
    Ta bej mishin te zi
    Me rrove te rrova, brisku qe i berberit
    Buka s’ka turp
    Ca te nenes e ca te njerkes
    U ngriten kembet e i rane kokes
    Kush nuk luan kembet, nuk luan as dhembet
    Cakalli ben kerdine ujkut i del nami
    Dembeli zihet me veglat e punes
    Qengji i urte pi dy nena
    Ku daullet e ku dasma
    Ku i bie une daulles e ku kercen ti
    Qente le te lehin, karvani te eci perpara
    Fshati digjet k*rva krihet
    Mua po me digjet mjekra ti kerkon cigare
    Me doli qumshti i nenes ne maje te hundes
    Rrite te te haje koken
    Rrite sorren te te nxjerr syte
    Sorra sorres s’ja nxjerr syte
    Nuk i le dy gurje bashke
    I ka hypur peles seprapthi
    Ja fut zhulavrekthi (kuturu)
    E beri kallame gushti (rremuje hesapi)

    Lavderime
    Te marrsha te ligat!
    Tu befsha kurban
    Te ka nena shpirt
    Te ka nena xhan
    E bukura e dheut
    Kokone e nenes
    Te keqen nena!
    Marc nga ditet e mia
    Te lumshin duart!
    Me nje gur vret dy zogj
    Te merr gjak ne vetull
    S’ja ha qenin shkopin
    I jepet per gjithcka
    be good

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Ja disa

    Luaje mace kryet e buallit.

    Dardha nder dardh pik.

    I di meta punt e veta.

    Ugjet harni per thes.

    Pika pika behet bistrica(lumi).

    I ngiti te untit nuk i zan bes.

    Un(po flas) per rasa ti per drasa.

    Njeri thoit tjeteri patkoit.

    Mos e nguc gjarprin me krande se te han.
    Duajeni njėri tjetrin.

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Mosha
    37
    Postime
    570
    Po te kishte halla ko qe do ishte xhaje
    Q**jau nenat, te te thone baba
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Te gjette vera ne dhe

    Fjala e burrit simitja e furrit, fjala e djalit e renmja e trarit
    (dmth kur te ben burri llafe s'ka problem, po kur ti ben djali atehere me mire te te bjere trari i shtepise ne koke) Shume kuptimplote e

  9. #9
    Frazeologjia perben nje pasuri jashtezakonisht te madhe te gjuhes. Frazeologjia eshte e ndertuar ne menyre shume te bukur metaforike dhe po te shikohet me kujdes gjenden shume elemente te tropeve, hiperboles, sinekdotes, etj. Perdorimi i frazeologjise ne te folur e ne te shkruar i jep shume ngjyra gjuhes. Ajo tregon me qarte formen kombetare te te shprehurit ne menyre figurative. Shpesh frazeologjia ka nje brendi te theksuar sociale, sidomos ato shprehje frazeologjike qe u afrohen proverbave.
    Nga ana leksikologjike, frazeologjia ndertohet mbi disa te dhena karakteristike te jashtme ose te brendshme te atij sendi me te cilin krijohet lidhje, per te shprehur ne menyre te figurshme nje mendim. Ne frazeologji hyne pershendetjet, urimet, ngushullimet, betimet, mallkimet

    Pershendetjet

    - T’u ngjate jeta!
    - Mirese te gjej!
    - Mirese erdhe!
    - Mirese urdherove!
    - U gdhifshi me shendet!
    - Udhen e mbare!
    - Mire vafshi!
    - Ardhesh shendoshe e mire!
    - Mbeē me shendet!
    - Mire u pjekshim!
    - Te mire mbeēi!
    - Me shendet!
    - Shendet paē!
    - Per shume vjet, gezuar!
    - Nga mot gezuar!
    - Viti i mbare!
    - Pun’ e mbare!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Super Girl Maska e dionea
    Anėtarėsuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Mosha
    39
    Postime
    251
    "Dardha e ka bishtin mbrapa"
    Kjo eshte e bukur
    Ose "Kalova lumin,te dh*e*sha kalin"
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  11. #11
    Super Girl Maska e dionea
    Anėtarėsuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Mosha
    39
    Postime
    251
    Edhe nje tjeter :"Beme baba,te te ngjaj"
    "Sheh rrushi rrushin e piqet"
    Etjj
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  12. #12
    Urime

    Per lindje

    - Me jete te gjate!
    - Paste kemben e mbare!
    - Edhe njeqind!

    Per dasem

    - Per hajer u qofte!
    - Paste kemben e mbare dhe buken e embel!
    - Te trashegohen!
    - Gezofshin shoqi-shojne!
    - Te trashegohen e ne koke te beqareve!

    Te ndryshme

    - Rrofsh sa malet!
    - T'u befte dita njemije!


    Ngushullime

    - Ju shendoshe!
    - Te rrofte kryet!
    - Te rroni vete!
    - Gjeme tjeter mos paci!
    - Kyē e liga!


    Betime

    - Besa- bese!
    - Per syt' e ballit!
    - Per ate qiell!
    - Per kete dhe!
    - Per kete zjarr!
    - Per kete buke!
    - Per koken time!
    - Per buke e per krype qe kemi ngrene!


    Mallkime

    - Mos i rafsh kembes!
    - T'u thafte goja!
    - Mos te qeshte buza!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #13
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    Postuar mė parė nga Fringo
    Po te kishte halla ko qe do ishte xhaje
    Q**jau nenat, te te thone baba
    hahahhahaha banale por shum funny dhe me shum kuptim ...

  14. #14
    http://www.tropoja.org
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    England[SE]
    Mosha
    36
    Postime
    390
    i jep doren te merr krahun

    O Azem shqipe malsie,
    Per ty loti na ka hije.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2004
    Vendndodhja
    North
    Postime
    25
    Urime per kete teme shume interesante dhe me dobi te madhe per te gjithe ne. Une do shkruaj disa (fjale te urta) prej atyre qindrave qe populli yne ka krijuar.
    - o njeriu me mend provoje njehere ne trupin (shpirtin) tend, ne te dhemb, aq me dhemb
    -malli i babajit, malli qerratajit
    -cfare ha goja, tregon boja
    -peshku qelbet nga koka
    -fukarrai kur u be aga, vrau te jatin
    -gjene e keqe nuk e gjene gje,(nuk bie rrufeja ne hale)
    -po e bere shurren ne det, kripa ta sjell ne gjell
    -cfare do mbjellesh do korresh (cfare do hedhesh, do te presesh)
    -na moj mace e me ruaj dhjamin (vendos hajdutet te te qeverisin)
    -me njeriun tend ha e pi mos bej tregeti
    -me mire vone se sa kurre
    -nepsi i madh te le pa ngrene
    -mos i ngjite shkallet nga shtate a tete, se do biesh me kembe perpjete
    -pret thika ne mishin e botes
    -me thuaj se me ke rri te te them se cili je
    -gjen tenxhereja kapakun
    -kazani bosh ben shume zhurme
    -po te ulesh e te hash me femije, do te sperkatesh
    -te mirat harrohen, e liga kujtohet
    -nuk shtyhet dita ne hale
    -i duruari, i fituari
    -sipas vendit, beje kuvendin
    -nga ferra e vogel del lepuri i madhe
    -nga ferra del trendafili, nga trendafili del gjembi
    -kur digjesh nga qulli, i fryn kosit me pas
    -kur u be deti kos, fukarrait i humbi luga
    -shkoi te pjell(lind) e deshtoi
    - evlati(femija) i evlatit, si mjalti i mjaltit
    -o Dudi o moj Dudi cfare (ku) them une, e cfare (ku) thua ti
    -njeriu i yt te ha mishin por te le kocken, kurse i huaji te bluan kocken
    -me shiko me nje sy, te te shikoj me te dy
    -injoranca, pjell perbindesha
    -bir o Sadush ke te te qaj me pare, koken apo kembet qe m'i ke palare
    -ne mes te qorrave, cakerri me nje sy shikon dynjane (eshte mbret)
    Sa me shume mesoj, aq me shume e kuptoj se di shume pak...

  16. #16
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    s'bie rrufeja ne hale
    Bushspeak: War is Peace

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    44
    Postime
    1,184
    ja ca te tjera

    ta befte kumara
    Tu bufte sa i gomarit Dukate (mund te perdoret edhe si mallkim)
    Te dalte koqja e zeze
    Mos befsh cek
    Te therte me dore
    Mali me malin s'piqen,por njeriu me njeriun vriten (kete e pershtata vete :P )
    Mos mu kanos si evgjiti te shoqes
    Per ate diell
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Mosha
    46
    Postime
    200
    Me qe jemi tek theniet e popullit po shkruaj njeren qe sa here e thote babi im une qesh
    Vajti shyta te vinte briret e la dhe veshet
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Mosha
    45
    Postime
    136
    Tung juve!
    Eshte shume shprehje interesante tek ne kosovaret! ( Ne Shqiperi nuk kam patur rast tadegjoj ndonje here)
    Kur lendohesh thua gjith:
    " O kuku nane..."
    Por kur shef dicka te madhe thua " a babė o babė..."

    Ju tregoj nje barcolete e cila ka ndodhur me te vertete!
    Isha i vogel dhe nje axhe i imi, po rrinte para shitores me disa shoke te tij ( te gjithe mbi te 60-tat)
    Filloi te flas dhe tha " sa interesant more, kur te dhemb dicka, gjith thua, oooo nane bre, po kur kalon rruges, e shef nje m_u_t te madh, menjehere thua: auuu babe o babe po te madh e paska bere"!

    Kur ndertuam shitoren, ishte nje mjeshter i vjeter i cili i lyente muret.
    Erdh nje i aferm dhe i tha:
    " Pune te mire e paske bere more mik!"
    Po ja ktheu ky. "Fakti qe ne e kemi zakon te shajme tere kohen, si e bere mire si keq me shtyen te punoj mire"
    "Kur kalon dikush rruges, e shef punen e keqe menjehere thote " phuuu bre nonen, po keq e paska punuar". " Ne te njejten kohe, po e punove mire, ky zotria perseri do te thote, uaaa bre nonen po mire e paska punuar...", "andaj sa shahem, le te shahem per se miri te pakten...."
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Mosha
    45
    Postime
    136
    "Ata qe punojne, nuk behen kurr te pasur, meqense humbin kohen duke punuar"
    isha, erdha dhe do te jem!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •