Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 87
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20

    Si do ringjallet e Djathta Shqiptare?

    Tashme qe u bene shume vjete, aq sa ajo kohe me shume mbahet mend ne gjume se kur je zgjuar, qe kur e Djathta Shqiptare u zhyt ne nje kaos mazokist e vetshkaterrues, mungesa e saj po behet jetike.
    Levrimi sipas qejfit i Fatos Nanos me teper se merite e tij si politikan i shkathet eshte per t'iu atribuar mungeses se nje opsioni tjeter ne skenen politike te atdheut. E djathta eshte katandisur ne ate fare feje sa ka humbur thuajse tre te katertat e elektoratit te vet te dikurshem, kjo per faj te nje ideologjie konfrontimi midis vetes.
    Harbuteria dhe kokefortesia e Dr. Sali Berishes po paguhet shtrenjte nga populli Shqiptar. Sepse ai nuk e ka te drejten ta mbaje njerin skaj politik krejtesisht nen tutelen e vet. Per faj te verberise se tij te plote ne vend mungon nje force e cila nga ligjet e natyres ka per detyre t'i kundervihet se majtes. Prandaj Socialistet mund te bejne si te duan...
    Vini re si shembull konkret zgjedhjen e Dr. Berishes per te kokuruar Edi Ramen... Nje agjitator si Spartak Ngjela, nje njeri me 100 flamuj qe di vetem te cirret e te ulerase si grua e keqe. Nje njeri qe ia merr Rames vetem ne ate aspekt i cili konsiderohet negativ. E djathta Shqiptare nuk po kryen as minimalisht detyren e saj, per te cilen egziston. Kjo e djathte qe kemi sot eshte njesoj sikur te mos e kishim.

    Por kush eshte fajtori per kete? Eshte Dr. Berisha? Une them PO.
    Si mund ta shpetojme te Djthten per hir te Shqiperise?
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Spartacus, e djathta shqiptare eshte vetem dite larg ardhjes ne pushtet. Une do te shqetesohesha me shume per fatin e te majtes dhe PS se sa per fatin e te djathtes e Berishes. Teksa te djathtet po bashkepunojne dhe negociojne per bashkite dhe komunat, e majta vazhdon te thelloje krizen brenda partise.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Spartacus.

    Elektorati shqiptar eshte me me fat ne Bote pasi ne cdo zgjedhje ka jo pak, por mbi 30-35 parti per te votuar.

    Ne rast se nuk te pelqen Berisha, voto per dike tjeter, por ki parasysh qe ne kete stad, shoqeria vuan apo perfiton nga votat e saj dhe jo nga mungesa e alternativave.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Spartak, nuk ja ka fajin berisha shqiptareve, po shqiptaret vashdojne te jene te trurizuar mefenomenin berisha. Kur te edukohen turmat popullore se votimi eshte detyra e tyre numer nje ndaj shtetit dhe sistemit qe duan te krijojne dhe te jetojne, dhe kjo nenkupton votimin me pergjegjesi dhe jo me partishmeri, ketu perfshire binomin tosi-stala, atehere dhe kulcedra qe ka zene burimin do cdryhet si tigri prej letre. Ne te kundert, do vashdoje stato kuoja idiote ku ndodhet politika shqiptare.
    Ky eshte mendimi im
    kroksi

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Plotesisht dakort me Spartacus qe ne Shqiperi mungojne alternativat per te votuar.
    Ato 30 apo 35 parti qe quan redi jane sharlatane dhe njerez qe kane ardhur ne politike jo me bindje dhe ide po me oportunizem dhe as mos prite te japin ndonje alternative.
    Perveē PS, PD-se PDR dhe dy tre partive te vogla sekondare pjesen tjeter as mos e llogarisni pasi nuk kane nje person qe te prezantojne per minister e jo me te bejne nje qeveri e te kene programe zhvillimi te vendit.
    Shqiperia dhe opozita kryesisht ka nevoje per nje lider te ri i cili te dije te entuzjazmoje masat te sjelle nje koncept e nje projekt te ri politik ne menyre qe te heqi nga skena e politikes mjshtrat socialiste te cilet dhe pse jane hajdute te papare kane te pakten konceptin se si drejtohet administrata dhe ēfare ka qef te degjoje populli. Kete ata e bejne thjeshte fare pasi ska njeri kush ti kundervihet pasi lideri aktual Berisha eshte nje figure e djegur te cilin nuk e beson me njeri por qe vazhdon te mbaje ne diktat pjestaret e partise se tij dhe te vetmen gje qe arriti ishte largimi i pothuajse gjithe intelektualeve nga partia e tij.
    I vetmi qe ka ngelur te PD-ja eshte Bamir Topi pasi pjesa tjeter jane vetem pleq qe nuk u ndihet asnjehere zeri pasi servilosen pas Sales.
    Socialistet fatkeqesisht per vendin tone jane te destinuar te fitojne perseri zgjedhje dhe e vetmja gje qe mund ti rrezoje nga pushteti eshte kriza e brendeshme se po te jete per opoziten....ne Shqiperi nuk ka opozite.
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Socialistet fatkeqesisht per vendin tone jane te destinuar te fitojne perseri zgjedhje dhe e vetmja gje qe mund ti rrezoje nga pushteti eshte kriza e brendeshme se po te jete per opoziten....ne Shqiperi nuk ka opozite.
    Qe te zgjerosh bagazhin dhe perspektiven tende politike, ardhja e opozites ne pushtet nuk ka qene dhe nuk eshte problem. Opozita ne fakt eshte ne pushtet pasi ka presidentin e vet te zgjedhur i cili do te behet dhe garanti i zgjedhjeve te ardhshme.

    Problemi shtrohet se Shqiperia nuk ka nevoje vetem per ardhjen e opozites ne pushtet, ka nevoje per rikthimin e shtetit ligjor, qe do te thote shkaterrimin e gjithe infrastruktures kriminale qe ka hedhur rrenje dhe lulezuar ne keto 6 vjet. Edhe nese opozita kthehej ne pushtet para 1 viti, Shqiperia ende do te vuante nga perplasja e ligjit demokratik me ligjet e xhungles shqiptare.

    Prandaj opozita ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar kane adaptuar nje strategji qe ka dy vjet qe po zbatohet. Ajo perfshinte 3 shkalle:

    1) Shkaterrimin e klaneve mafioze ne vend qe kane lidhje direkte me mafien rajonale. Qeveria italiane ka bere punen e saj shembullore ne keto 2 vjet.

    2) Krijimin e kushteve ligjore dhe politike ne vend per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Pas qershor 2001, edhe nese komuniteti nderkombetar do te bente thirrje per perseritjen e zgjedhjeve, kush do ti garantonte ata qe nuk do ti priste i njejti fat me mashtrime dhe vjedhje skandaloze mandatesh?! Prandaj perendimi kembenguli ne nje "president konsensual" misioni i te cilit do te ishte pikerisht garantimi i reformave ne vend dhe i zgjedhjeve te ardhshme.
    Perendimi e diktoi kete politike mbi qeverine shqiptare duke e monitoruar ate nga afer, duke e izoluar ate dhe duke ia kushtezuar ndihmen ekonomike me rezultate ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Pra me pak fjale, Perendimi po u kerkonte socialisteve qe te benin vetedrejtesi brenda familjes socialiste. Nuk donte mend qe kjo do ta conte partine socialiste ne krize per te arritur tek dita e sotme ku ajo eshte me e percare se kurre, pa aleate, pa mbeshtetje nderkombetare dhe pa vullnetin politik per ti dhene nje zgjidhje perfundimtare krizes.

    3) Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike te pakontestueshme rezultati i te cilave reflekton verdiktin e shqiptareve dhe jo vullnetin e imponuar te klaneve mafioze ne pushtet. Nuk ka asnje dyshim si brenda opozites edhe ne Perendim qe nese ne Shqiperi do te mbaheshin zgjedhje te lira, ata qe jane sot ne pushtet do te humbisnin pushtetin. Kete e dikton gjendja ne vend ku krizat e tejzgjatura energjitike po e mbajne ekonomine shqiptare ne vend numero.

    Durimi i treguar nga opozita shqiptare dhe maturia e liderit te opozites Berisha do te shperblehet me nje fitore te dyfishte: ardhjen ne pushtet; shkaterrimin e se majtes shqiptare. Kjo strategji eshte tashme ne fazen e fundit te saj dhe i ka dhene frutet e veta.

    E perseris, e rendesishme per Shqiperine nuk eshte thjeshte ardhja ne pushtet, por rikthimi i shtetit ligjor qe socialistet ne keto 6 vjet qeverisje te tyre e abuzuan ne menyren me flagrante dhe me skandaloze.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi yt Albo eshte qe merresh me ato qe shkruajne te tjeret ketu e nuk diskuton per temen.
    Pothuajse ne ēdo post ti kopjon shembuj qe shkruajne te tjeret e analizon ato sipas menyres tende! Me duket se qellimi eshte te diskutohet rreth temes e sejcili te shprehet sipas menyres se vet e jo te kriikohen njerezit qe shprehen ketu pasi asnje nga ne nuk ka monopolin e te vertetes.
    Une per vete jam kundra Fatos Nanos kundra politikes se allishverisheve te socialisteve por jo vetem qe nuk mund te behem tifoz i politikes se PD-se po po behem kundershtar pasi per ta dola ne rruge dhe kontribova ne menyre modeste ne rrezimin e atij pushteti komunist (dhe pse i kishte ardh fundi duhej disa te dilnin e ta rrezonin se dhe vete se leshonte njeri fronin), Berisha kishte besimin me symbyllur te gjithe popullit dhe ajo qe ai arriti te bente ishte zhgenjimi i tij dhe humbja e ēdo iluzioni te nje brezi qe kishte jetuar ne diktature, te jetonte nje dite ne demokraci.
    Berisha ka pas shume disfata dhe megjithate ne asnje moment jo vetem qe nuk ka lene stafeten dikujt ne parti qe mund te ishte me i afte por dhe i perzene me te aftit dhe e ka katandisur PD-ne e opoziten ne nje klub pleqsh ku asnje njeri nuk shef me te ardhmen dhe nuk identifikon me veten.
    Mjaft me teorira ketu albo po ik e shif nje here vendin tend se si eshte dhe pastaj jep mend ose kue nuk i di gjerat eshte me mire te mos flasesh pasi eshte ne nderin tend e mbetesh kredibel per temen qe mund te vij me pas.
    Shqiperia nuk ka 6 vjet me banda, me droge, me prostituta, me klandestine....po ka mbi 10 vjet dhe keto si sollen socialistet po i solli tranzicioni. Hiqeni nga koka se ne Shqiperi nuk ka socialiste e demokrate pasi ska as politike te majte as te djathe keshtu qe nuk ka senc kur i shikoni keta hajdute si te djathe apo te majte pasi hajduti nuk ka ngjyre.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte krejtesisht e natyrshme te shikosh se si <> mendjet dhe zemrat e disave ne kete forum per fatin e se djathtes. Ata jane patriote te vertete ! Nuk mendojne vetem per veten por edhe per vellain (opozitar) ... lol

    Them e natyrshme sepse ne historikun e saj politik te pas 97 e djathta ka prekur kuotat e saj me te larta elektorale duke rritur thuajse me 20% votat ne dallim me zgjedhjet e parafundit parlamentare, ka arritur fitore te ndjeshme politike sic ishte zgjedhja e nje presidenti konsensual,rrezimi i qeverise Meta,bllokimi i miratimit te ministrit te jashtem Bello, ngritja e komisioneve hetimore parlamentare,ndryshimi i kodit zgjedhor, si dhe bllokimi i ligjeve qe synojne monopolizimin e pushtetit. Se fundi ajo ka nje ekip drejtues shume here me te ngritur nga ana intelektuale, profesionale dhe morale(cdo krahasim me emra konkrete e tregon me se miri kete fakt) se kundershtaret e saj si dhe ka arritur te ktheje ne anen e saj faktorin nderkombetar i cili ne ndryshim nga ndonje anetar i forumit ... fajtor per trafiqet, krimin dhe kontrabanden nuk ben tranzicionin por qeverine !

    Pikerisht ne kete moment kur lufta mes <> dhe klaneve te tij kundershtare e ka nxjerre qeverine ne minorance deri edhe ne parlament .... <> kujtohen t'i qajne hallin te djathtes e cila per aresyet qe dhashe me lart ndodhet ne pozicionin e saj me optimal qe nga viti 97 .... thene ndryshe qaji hallin kaloresit pse i varen kembet.

    Berisha me te mirat dhe te metat e tij eshte sot per sot deputeti me i votuar gjate historikut parlamentar, perfaqeson vullnetin e shumices brenda se djathtes, dhe kryesorja nuk perflitet per ate gje qe eshte kthyer ne gangrene te politikes ... korrupsion !

    Per cdo krahasim mendoj se akuzat e ndersjellat brenda kampit socialist dalin dhe teprojne per te bere vete dallimin midis alternatives se djathte dhe klaneve te krimit qe udheheqin te majten.

    <> qe ne cdo rast jane me te rinj se pjesa me e madhe e kolegeve te tyre ne PS, te pakten nuk jane hajdute, nuk jane trafikante, nuk jane te korruptuar, nuk jane mashtrues, nuk jane vrases, nuk jane mbatharake, nuk jane te shitur, nuk jane ish sigurimsa, nuk jane perverse dhe as imorale ...... e di qe per disa keto dallime jane te paperfillshme jovetem se ato mund te jene pjese te karakterit te tyre por mbi te gjitha, sepse per ta derri behet daje nese eshte ne anen e tyre.

    Por, mjerimi, papunesia, krimi, korrupsioni, opinioni ne vend dhe ai nderkombetar si dhe zhvilllimet e fundit politike flasin se <> po i vjen fundi.

  9. #9
    Anetar i ri Maska e askush
    Anėtarėsuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    qe ti pergjigjem drejt pyetjes se shtruar, ne rradhe te pare duhet te PERCAKTOHET qe Doc. Berisha nuk perfaqeson te djathten shqiptare, por vetem partine e tij, krijimin e tij, PD-ne.
    a eshte e djathte PD-ja, kjo ngelet per tu analizuar. une mendoj qe jo!

    mendoj! qe restaurimi te djathtes MUND TE BEHET vetem nga monarkia shqiptare. ndryshe miq duhet te presim shume 30-50 vjet, te dytin gjeneracion, kapitalistet e rinj.

    me ket s'dua te them qe PD s'do e kete kurre pushtetin, jo, por qe per mua ajo nuk eshte force e djathte, e gjitha.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Eshte per te ardhur keq menyra se si hidheni ne mbrojtje dhe perseritni njeri tjetrin ne menyre majmuneske.
    Njeriu duhet te kete nje personalitet te vetin, sidomos ne rinene e tij kur gjaku vlon dhe idealet jane akoma te gjalla.

    Nje i ri duhet te kete syte ne balle per te pare dhe zerin ne gryke per te thirrurr:
    FATOS NANO ESHTE BATAKĒI!!
    SALI BERISHA ESHTE HAJVAN!!

    Por jo, sepse ju nuk jeni djem por lule. Jo se nuk kuptoni por sepse nuk doni te pranoni. Si mund te mos shohesh qe e djathta Shqiptare eshte peng e Berishes. Sepse PD eshte qendra e se Djathtes, zemra e saj, por zemer qe nuk rreh me prej ca kohesh. Si mundesh te injorosh faktin se te gjithe ata djem qe u mblodhen dhe sakrifikuan dhe rrezikuan aq shume ne vitin 1990 per krijimin e PD tashme jane larguar, te hidhur me ate qe ndodh atje, te shkeputur pasi nuk gjejne asnje te perbashket mes deshires se tyre per liri dhe asaj cerdheje thashethemesh e thikash pas shpine.
    Ju llomotisni per shendetin e Opozites por nuk dini se ne politike qe force ka vetem nje qellim, TE MARRE PUSHTETIN dhe vetem ne rast se ka qeverisjen e vendit mundet te zbatoje programin e vet, premtimet, detyrat.
    PD eshte shnderruar ne nje cerdhe te panjohurish, me te gjithe intelektualet e vet te shperndare ne parti te tjera, te larguar jashte shtetit ose te vrare. Ne mes qendron akoma doktori, deshtak ne kuptimin e mirefillte te fjales. Ish Presidenti qe nuk pati largpamesine dhe zotesine te ruante vendin e vet nga flaket. Qe nuk pati burrerine dhe mencurine per te evituar nje katastrofe. Qe pati bindjen e vet absurde per te dale ne TV dhe siguruar nje popull se po investonte ne vende te sigurta. Qe ka patur guximin qe vazhdimisht te largoje nga partia cilindo qe nuk eshte plotesisht dakort me te.

    Te dashur djem-prej leckash qe nuk keni guximin t'i thoni gjerat si jane, ose jeni qorra krejt, por kete e dyshoj: Jo ne zgejdhjet vendore, pro as ne zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike nuk do te munde te fitoje, kundrejt partise se ISh Komunisteve, e cila, ndryshe nga c'deshironi te besoni, eshte tejet e organizuar, e fuqishme dhe duke u pasuruar me shume perdite.

    Me thoni, cili Socialist eshte larguar nga partia e vet?????????
    Doni nje liste (te gjate, te gjate) te Demokrateve me te mire qe i bene (m) PD?
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Le tė bashkohet E DJATHTA NACIONALISTE me tė DJATHTĖN PRONARE dhe e shihni se ku vete rraca e komunistėve antikombėtarė!
    Kėshtu si jemi tė pėrēarė, "ata" klyshėt bastardė tė etėrve kriminelė do sundojnė gjatė, tepėr gjatė atdheun e shqiptarėve!
    E djathta duhet KRIJUAR nė psiqikėn e shqiptarėve e pastaj tė dal nė "mejdanin politik". Nuk ka psiqikė tė djathtė atje nė Tiranė. Tė gjithė mendojnė dhe gjykojnė alakomunistēe! ...Sa keq! Njė personalitet qė ka vuajtur (por ama ėshtė rrahur qė klysh) nuk mund tė trimėrojė para gangsterėve socialistė!
    Pėr kėtė Brezi i Ri, pikėrisht ju qė jeni tė shqetsuar me vend dhe keni logjikė tepėr tė shėndetshme mund tė bėni mė shumė sesa polit-prostati i Tiranės!

  12. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Te vertetat perseriten sepse nuk jane genjeshtra !

    Sikur ti te ishe kaq idealist sa thua nuk do ta kishe gjakun zjarr kur flet per x dhe akull kur flet per y. Nuk do ishe disident ne nje forum dhe servil ne nje tjeter prandaj kostumi i te riut energjik dhe antikonformist eshte shume i ngushte per ty.

    Se pari rrjedhjet nga PD jane nje gje krejtesisht normale sepse ne ndryshim nga kundershtaret e saj ajo nuk eshte nje parti 50 vjecare ku uniteti eshte fabrikuar prej dekadash, me varje pushkatime, bursa studimesh, privilegje, poste politike, klane familjare etj etj.

    Se dyti PD nuk mund te kete kurresesi te njejten prurje qe kishte ne 90, kjo jovetem se ajo beteje perbente ngjarjen me te rendesishme historike pas shpalljes se pavaresise por sepse risite qe solli ajo permbysje ishin te lidhura me lirine e individit per te vendosur te ardhmen me vullentin e tij.

    Se treti dua te di ku shkuan keta intelektuale qe u larguan nga PD para 97-es, sepse me perjashtim te Eduart Selamit te gjithe te tjeret e pane veten ne preherin e ngrohte te socialisteve duke u bere ministra dhe deputete me votat e tyre .... a mund te akuzosh Berishen pse u larguan njerez te tille ?

    Te tjere qe u larguan pas 97 ose u shkeputen nga politika pasi nuk kishte me torte ose krijuan parti alternative qe me gjithe ngjashmerine siameze me siglat e PD nuk qene ne gjendje te merrnin me shume se 5% vota dhe ne provat e fundit elektorale u tkurren edhe me shume ...... ku ishin keta para 97 ? Brenda nje nate e kuptuan qe njeriu qe e votuan per president me 3 mars te 97 paska qene despot, diktator e ku di une se cfare tjeter ?

    Ata e molen PD deri ne diten e fundit te pushtetit te saj ndersa vrasjet, burgosjet, persekutimet, torturat, dhe ditet e veshtira i lane per ata qe ti i quan lule apo djem rreckash, i lane per ata qe nuk iken si bukeshkale por qe qendruan ne PD duke respektuar vullnetin e shumices. Ata nuk iken se i perzuri kush por sepse mbeshtetja e tyre nuk ishin te djathtet apo demokratet por ndonje ambasade tek e cila futeshin si individe dhe dilnin si institucione.

    Por keto gjera ne demokraci jane krejt normale, anormale do te ishte qe e djathta te udhehiqej nga njerez qe edhe ne qofshin pjese e saj, jane minorance.

    PD eshte krijese e pluralizmit por edhe <> e tij sepse pikerisht ne emer te ketij koncepti figura te ndryshme te saj zgjodhen te lire drejtimet e tyre.

    Nga PS nuk eshte larguar kush sepse ajo parti nuk ka pasur kurre kapacitete intelektuale qe do te mund te mbijetonin jashte saj. Kush do te krijoje parti te re ? Serveti, Pandeliu apo Ilir Meta ?

    Nje intelektual mund te koekzistoje brenda se njejtes force politike me nje intelektual tjeter me te cilin e ndajne ceshtje parimore por kur aresyet e ndarjes fillojne te marrin emra trafiqesh, kontrabade dhe droge atehere bashkekzistenca dhe bashkepunimi nuk perkthehen me si liri por si bashkefajesi !

    Se fundi gjerat gjykohen ne perputhje me realitetin brenda te cilit e djathta ndryshon me te majten si nata me diten pasi nuk eshte e perlyer ne krim dhe sepse drejtohet nga nje klase intelektuale.

    Perpara se te citosh fjalimet e Fantocit qe thote se do te fitoje zgjedhjet e tetorit dhe te 2005-es eshte mire te presesh qe te arnohen vrimat e qeverise se minorances !

    P.S

    Do ishte me shume interes per ty ne radhe te pare nese do ta vertetoje dot ate qe thua se Berisha paska siguruar shqiptaret se piramidat ishin te sigurta sepse une nuk e kam degjuar askend kete <>

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Ne njeren nga konferencat e pernatshme per shtyp, (pasi ngjirej per gjysem ore Vjollca Vokshi). Ate nate kishte veshur kravate blu me pika te bardha kur pyetjes mbi deklarat e FMN te cilat keshillonin per rrezikun e skemave investuese duke i portretizuar si Skema Piramidale te mundshme, iu pergjigj, po citoj: "Parate e Shqiptareve jane te ndershme, jane para gjaku."

    *"Shqiptareve" ne kete rast perktheje si: Kompanite Investuese Shqiptare = "Firmat" = Skemat Piramidale = Sude, Populli, Xhaferri, Vefa
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Postuar mė parė nga Orku
    Sikur ti te ishe kaq idealist sa thua nuk do ta kishe gjakun zjarr kur flet per x dhe akull kur flet per y. Nuk do ishe disident ne nje forum dhe servil ne nje tjeter prandaj kostumi i te riut energjik dhe antikonformist eshte shume i ngushte per ty.
    Me fal, por pse po flasim per mua? ndjen nevojen te me sulmosh?
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  15. #15
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ftekeqesisht ke absolutisht te drejte ne ato qe thua Spartakus pasi ku eshte realiteti i hidhur shqiptar.
    Sot eshte e lehte te dish nese Berisha eshte pengese apo avantazh per te djathten shqiptare pasi kete e degjon ne ēdo tavoline shqiptaresh dhe perveē atyre qe deri ne vdekje nuk nderrojne parti pjesa me e madhe e opinionit thote qe Sali Berisha me Fatos Nanon jane plaget kryesore te sistemit politik shqiptar.
    Kjo sdo te thote qe te gjitha fajet bien drejtpersedrejti mbi ta pasi eshte utopike qe ata bejne ēdo gje vetem por pjesa me e madhe e pergjegjesive natyrisht bie mbi ta pasi ata kane qene dhe vazhdojne te jene liderat e partive me te medha ne vend.
    Eshte hera e trete qe PD-ja me ne krye Berishen humb zgjedhjet ne vend (dhe pse menyra e zhvillimit te tyre le shume per te deshiruar) dhe perseri eshte po Berisha qe udheheq partine e vet ne zgjedhjet e ardheshme!
    Kur vapori mbytet pergjegjesia bie mbi komandantin e vaporrit dhe ai mban persiper pergjegjesine, Sali Berisha jo vetem qe ska mbajtur asnjehere pergjegjesine e politikes katastrofike te tij por dhe ka bere te ikin prej PD-se nje pjese te madhe te intelektualeve qe kjo parti kishte!
    Ndaj dhe konkluzioni eshte i thjeshte deri sa nje i ashtuquajtur lider i tille do te jete ne ktye te te opozites shqiptare fatkeqesisht do te kemi ne qeveri ish-koministet e bijte e tyre.
    Just God Can Judge Me

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Spartacus + Vinny_T, une zakonisht i injoroj mendimet e ceketa qe ju shprehni mbi proceset politike ne Shqiperi. Qe ta kuptoni dhe vete se ne cfare shkalle njohjeje jeni te politikes shqiptare apo problemeve qe has e djathta, mjafton te numeroni ne shkrimet tuaja sa here keni lakuar emrin e Prof. Dr. Sali Berisha. Politika per ju eshte personi dhe jo procesi dhe nga ato qe shkruani me lart nuk shkoni me larg se diskutimet e kafeneve qe njerez pa shkolle bejne, pasi ne kete menyre u duket vetja te rendesishem duke bere "politike". Ajo qe ata dhe ju po beni eshte thjeshte fjale boshe qe here fshehin histeri, here fshehin friken e ndryshimeve qe po afrojne dhe here fshehin utopine e mendjeve tuaja qe nuk duan te pranojne realitetin qe jetojne.

    Nese une do tu injoroja duke mos u dhene nje pergjigje, ju do te vazhdoni me monologjet tuaja te famshme qe i keni mesuar permendesh tashme. Detyra ime eshte qe te sqaroj per ju strategjine e ndjekur nga opozita, qe nuk eshte vetem merite e Dr. Berishes por nje numri te madh lobesh interesash, shqiptare dhe te huaja. Dr. Berisha ka meriten kryesore qe e ka vene kete strategji ne jete dhe une di te them qe eshte nje strategji e suksesshme.

    Nuk kam kohe tani, por do te shkruaj gjate me vone mbi te gjitha hapat dhe objektivat e nje strategjie te tille politike qe opozita ka adoptuar. Meqe ju jeni te shqetesuar ne maksimum dhe mezi prisni rrezimin e qeverise Nano, une di te them qe Nano i ka ditet e numeruara ne pushtet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    20
    Ty te lumte goja kur numeron ditet e Nanos, por mund te te siguroj se nuk do jete Berisha ai qe do ta rrezoje, pasi ky njeri i ka dhene prova te perbotshme te vetshkaterrimit.

    Une nuk jam politikan, pasioni i jetes sime eshte letersia. I thjeshte, edhe pse nuk me mungon shkolla, i perulur edhe pse nuk me mungojne arritjet. Pasi them kete, per turpin tend qe per te disaten here drejtohesh ne menyre fyese dhe arrogante, te them qe i kam kembet te nguluara thelle ne dhe, dhe di per se vuan qan dhe gjakoset ky popull. Di sepse jam popull vete. Di se cfare do, di se ke do.
    Di qe ishte me i ciltri nder te gjithe kur ia ofroi veten ketj doktori, dhe e mbajti ne shpatulla si foshnjen e vet, me shpresen se ishte ashtu si thoshte se ishte. Por ky ia neperkembi besimin, nje hwere, dy...tri.
    E detyroi (mendo sa i ka dhembur kjo ketij populli), e detyroi te votoje edhe nje here per PPSH me fytyren e re. U be aq i lig, u tjetersua aq shume (Jekyl and Hyde) sa nuk i dha zgjidhje tjeter pervecse Socialisteve. Kjo eshte arritje ne vetvete.
    Strategji? Pffff. Kaos.
    Po te kisha nje grusht te forte do i rrezoja perfundimisht Nanot, berishet dhe te gjithe shoket e tyre. Do therrisja mbrapsht bijte e ikur per ta nxjerre edhe nje here nga balta nenen. Fan Nolet e rinj, jo papagajte, mos prit ftese.
    Paranoja ėshtė mė e rrezikshme se rreziku vetė!

  18. #18
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me vjen keq qe drejtohesh ketu me vleresime personale ndaj pjesemaresve te forumit pasi je dhe moderator i kesaj dhome Albo dhe detyra jote eshte te ruash mbarvajtjen e dhomes e jo te merresh me pjesemares qe nuk shkelin rregullat e forumit megjithate duke e ditur qe ne shqiptaret i harrojme pergjegjesite dhe bejme me koken tone po te mirkuptoj...
    Per sa i perket politikes shqiptare jep mendimet e tua pa u imponuar te tjereve pasi ky eshte dhe qellimi i furumit me duket e deri ketu shkon misioni yt ne forum.
    Ketu nuk jemi ne mbledhjen e PD-se qe une duhet te pranoj Berishen si idhullin tim keshtu qe ti nqs e do kaq shume mbaje se ta kemi fal.
    Per mua ai eshte njeri i deshtuar dhe perveē faktit qe ai krijoi partine demokratike nuk do te lere gje tjeter ne historine e ketij vendi.
    Kue flas per politiken them qe dhe Nano dhe Berisha jane plage te politikes se vendit tone dhe ne ate vendin ku ti jeton Berisha i ka miqte shume te paket (flas ne administraten amerikane) Qe Berisha mund te bej strategji kete as qe e ve ne dyshim se dhe ne nje ferme ka e ka pas strategji zhvillimi po qe ai te kete bere ndonje strategji zhvillimi te sukseseshme te partise se tij apo te Shqiperise deri me sot une nuk kam pare keshtu qe per mua ai eshte zero.
    Sa per titujt profesor doktor ai ka qene i nderuar kur ishte ne profesion te vet. Sot nuk mund te quaj nje sharlatan qe flet ne parlament si nje rrugaē rruges pasi keta jane tituj nderi e duhen merituar.
    Une nuk jam hipokrit e servil te nderoj njollat e zeza te kombit tone.
    Megjithate ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti qe duke qene njerez te tille ne krye te egzekutivit apo te opozites populli im vazhdon te vuaj dhe keshtu si e kane nisur zorr se i luan njeri nga vendi.
    Just God Can Judge Me

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E djathta shqiptare eshte ne thelb fatkeqesia politike e kombit shqiptar. Nje spekter politik qe nuk di ta njohe dhe te ruaje ekuilibret dhe stabilitetin e shoqerise shqiptare sepse ne esence ajo eshte nje force politike qe kerkon te triumfoje vetem ne emer te konfliktit dhe inatit. E djathta shqiptare kerkon te vije ne pushtet jo ne emer te nje emancipimi dhe vizioni te ri qe shikon dhe synon perpara, ne emer te nje shoqerie per te gjithe shqiptaret te cdo lloj ideologjie qofshin, ajo nuk di te bashkjetoje pertej diferencave politike,por vjen ne pushtet ne emer te larjes se hesapeve te vjetra, ne emer te Azemeve, te Kalosheve apo te figurave te tilla te korruptuara qe ajo kerkon tia imponoje shqiptareve si "heronj" qe luftuan per te miren e tyre, edhe pse shqiptaret vetem u mjeruan me shume me keta ne pushtet.

    Shqiptaret tashme jane te lodhur, merzitur dhe deshperuar nga politika agresive dhe intolerante e se djathtes. Ata nuk terhiqen aspakt nga nje fjalor i mbushur, me "kelysh te kuq", "vrases", "bastarde te krimineleve", tritol e dinamit etj etj. Ata e shikojne se e djathta shqiptare nuk ka asnje lloj avantazhi kur te vije ne pushtet sic kishte ne 1992, dhe se ajo nuk ka dhene asnje shenje reale qe i tregon shqiptareve se e djathta do ti bej gjerat me mire se ci beri mbas 92.

    E djathta shqiptare nuk njef tolerancen, mirekuptimin, bashkjetesen etj etj si brenda dhe jashte saj. Ajo eshte e fraksionuar si mos me keq dhe ne menyren me primitive dhe ish-liderat e saj natyrshem e gjeten veten ne nje ambient shume here me tolerant dhe liberal si ai qe krijoi PS mbas 97. Intelektualet nuk rrine dot aty ku nuk ka liri mendimi, aty ku censurohet dhe ku alternativa eleminohet ne vend qe te perkrahet.

    E djathta shqiptare mbi te gjitha nuk jep dhe nuk ka zgjidhje per shqiptaret, dhe ajo eshte me pak e interesuar apo e afte se kushdo tjeter per kete. Gjithcka qe ajo kerkon eshte te marre pushtetin per inat te PS, dhe keshtu te kete fuqine per te lare hesapet me keta.

    Por edhe historikisht kjo rryme politike ne shqiperi ka qene me shterpja, me anakronikia, me regresistja dhe me e pavlera per shqiptaret ne cdo aspekt, si ate ekonomik, social, shoqeror edhe ne ate kombetar apo nacionalist. Kur te majtet me Nolin ne krye kerkuan te aplikonin idete dhe mesimet e revolucionit Francez ne shqiperi, e djathta akoma qeveriste ne emer te mesjetes, me bejlere e bajraktare. Edhe kur koha i kerkoi rreshtim ne forcat perparimtare te aleateve gjate luftes se dyte boterore e djathta nuk diti te zgjidhte me mencuri dhe me shume mendjelehtesi, mendjeshkurtesi, e naivitet shkoi e u rreshtua krah per krah me rrymen me regresiste ne bote, nazizmin, duke e diskriminuar veten kaq keq saqe ishin totalisht te paafte te mposhtnin ardhjen e komunizmit ne shqiperi. Mbas 92 edhe pse e mbeshtetur pa kushte nga shqiptaret dhe faktori nderkombetar, e djathta shqiptare nuk arriti kurre te perfaqesonte nje force politike te funskionale, te mencur dhe model bashkjetese per cdo shqiptar, dhe per shume pak kohe shqiperia perjetoi konfliktin e saj me te madh dhe me fatal te brendshem. Dhe nuk dua te vazhdoj me per ceshtjen kombetare ne te cilen ajo nuk ka asnje rrezultat vec sigurisht llafeve dhe angazhimeve boshe.

    Ristrukturimi i se djathtes eshte emergjent per politiken shqiptare. Integrimin e saj, nga nje parti bajraktaro-mesjetare, nga partia e tritolit, persekutimit, burgosjes, djegies se gazetave, rrahjes apo terhqjes zvarre nga floket te kundershtareve politike etj etj, e beri deri diku edhe vete PS me Nanon ne krye. Ne fakt liderin e PD ai e ktheu nga "ari" ne njeri, dhe i tregoi se si mund edhe te bashkjetojme pa burgosur, rrahur njeri tjetrin, duke shtrenguart duart ne pakte paqeje apo stabiliteti. Po jo vetem ate, edhe "mretin" tone Leke qe pasi jetoi tere jeten ne mes te civilizimit nuk harroi te dale e ta kerkoi te "drejten" si qemoti me kobure ne brez e me kundra-tank ne mes te Tiranes, Nano e PS e rregulluan si jo me mire ne Shqiperi.

  20. #20
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Spartacus

    Une nuk kam asgje personale me ty sepse cilatdoqofshin bindjet e tua ato te nderojne ose demtojne vetem ty dhe jo mua !
    Biseden e kanalizove vete ne etiketime personale i pari ... sidoqofte ajo qe te kam shkruar eshte e vertete.

    Ne lidhje me kujtesen tende, ajo meriton noten 10 persa i perket anes siperfaqesore dhe noten 4 ne lidhje me gjene me te rendesishme ... thelbin !

    Ne ate pasazhin qe ke sjelle, jo nga nje interviste por nga nje konference shtypi, jovetem ke censuruar pergjigjen por ke manipuluar edhe pyetjen ... sipas kujteses time e cila vertetohet lehtesisht pyetja ka qene kjo :

    A merren keto firma me pastrim parash dhe a jep siguri shteti per to

    Pergjigja:

    Nuk perjashtohet mundesia qe sterpikla nga llava e parave te pista te europes apo botes te pastrohen ne Shqiperi por parate e shqiptareve jane nga parate me te pastra ne bote ato jane para gjaku, djerse dhe sakrificash, SIGURI DHE GARANCI JAPIM VETEM PER BANKAT SHTETERORE

    Me germa kapitale eshte shtuar ajo pjese e pergjigjes te cilen ti e ke <>.

    Interpretimet qe i ben ti pergjigjes se tij jane nje tek krushka e nje tek mushka por une di te them se nga hetimi qe u eshte bere firmave piramidale nuk ka dale askund se ato merreshin me pastrim parash !

    Por une sigurisht nuk e mohoj pergjegjesine e tij dhe te qeverise per faktin qe nuk bllokoi ne kohen e duhur keto aktivitete .... por qe te thuash se i stimuloi duhet ta provosh ... me fakte dhe jo me receta te gatshme.

    Vinny

    Ty qe te shqeteson fjalori i Berishes duhet te te shqetesojne 10 here me shume veprimet e atyre qe e meritojne ate fjalor sepse akuzat e tij ne shumicen e rasteve jane plotesisht te verteta.

    Ty or mik te shqeteson me shume fjala vrases se vete vrasesi, te shqeteson me shume fjala kusar se vete vjedhja, te shqeteson me shume fjala bandit se trafiqet, te shqeteson me shume fjala prostitucion se shfrytezimi, te shqeteson me shume fjala qe perkufizon veprimin se vete akti ...... kjo eshte thjesht nje paaftesi per te vleresuar gjerat sipas rendesise !

    Llafet e tavolinave neper kafe jane pa buke, sepse ata qe i prodhojne jane spektatore dhe jo aktore, bejne sehir dhe parazitojne pa dhene asnje kontribut ne ndryshimin e situates.

    Ku jane keta intelektuale qe do te zevendesojne Berishen ?
    I mban larg Berisha dhe <> qe e mbeshtesin ?
    Nese jeni ju qe mendoni ndryshe me shume, perse nuk i mbeshtesni keta intelektuale dhe si shumice reflektoni forcen tuaj dhe aftesite e tyre ?

    Me sa me lart nuk dua te them se ndokush eshte i pazevendesueshem por se zevendesimi nuk mund te jete kurre artificial dhe me katapultime perkundrazi ata qe kerkojne ti zene vendin duhet ta provojne veten si me te afte, me te ndershem, dhe me integritet se ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 29-07-2003 mė 18:01

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •