Të nderuar vizitorë të Gjuhës Shqipe!
Forumi i Gjuhës Shqipe, është një nga thesarët e vërtetë të ForumitShqiptar. Në këtë forum ka me dhjetëra tema, ku shtrohen pyetje të ndryshme, dhe ku mirren përgjigje të ndryshme, tema ku informacionet për gjuhën tonë janë të larmishme dhe shumë të qëlluara, mund të gjeni dhe tema ku ka diskutime mbi ardhmërinë, mirëpo edhe historinë e gjuhës sonë të lashtë, tema që trajtojnë probleme të ndryshme të drejtshkrimit & gramatikës, si dhe një numër temash që mirren me albanologët tanë si dhe shpjegime gjuhësore të emrave shqip e shumë gjëra tjera aq të rëndësishme për ne si komb, dhe për gjuhën tonë në përgjithësi.
Riorganizimi dhe bërja e mundshme e qasjes sa më të lehtë nëpër tema të nje vizitori të rregullt, më shtyen mua të hap këtë temë, ku do të bëj disa organizime të temave në forum.
Me këtë mendim, ftohet çdokush i interesuar për gjuhën shqipe, që të përcjellë dhe të postojë mundësisht në këtë forum. Janë të inkurajuara diskutimet mbi gjuhën dhe gjuhësinë, si dhe përpjekjet për të hedhur sadopak dritë mbi historinë e saj.
Me shpresë se ky forum do të jetë një bibliotekë për ju dhe për ne, përshëndetje!
Krijoni Kontakt