Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Lightbulb Gjelosh Gjokaj

    Filozofia e qėndresės

    Nga:Mustafa Ferizi

    Piktori dhe grarfiku ynė Gjelosh GJOKAJ (1933), i cili artit ia kushtoi tėrė qenien dhe jetėn nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, gjendet nė majat mė tė larta jo vetėm tė artit pamor kosovar, por edhe tė atij mbarėshqiptar. Kur zihet nė gojė emri i kėtij krijuesi, duhet ditur se flitet pėr pishtarin e grarfikės kosovare dhe pėr njėrin nga pedagogėt e parė tė pikturės sonė. Eshtė i madh, i shumėnduarshėm e temėgjerė opusi artistik i Gjelosh Gjokajt. Karrierėn krijuese e filloi me grafikėn figurative, mirėpo kaloi edhe nė mediumin e pikturės, duke u gjendur pėrherė midis njėrės dhe tjetrės. Profesor Gjeloshin e qiti fati, por edhe rrethanat shoqėrore qė tė braktisė Kosovėn dhe tė vendoset nė Itali, ku realizoi cikIin piktural mė tė fuqishėm nė krijimtarinė e tij - cikIin metafIzik. Nė punėn e tij tė gjatė kreative, ky krijues pėrherė kultivoi tė bukurėn, madje edhe atėherė kur trajtoi pėrmbajtje tė dhembshme e fytyra tė trishtuara. E bukura nė imazhet e tij grafike e pikturale ėshtė komponente e rėndėsishme estetike dhe dėshmi se pa tė arti mund tė jetė i gjymtė, i varfėr, i paqenė. Gjatė shtektimit kreativ, tė thuash gjysmėshekullor, ai realizoi numėr tė madh veprash duke i sistemuar nėpėr cikle e tėrėsi tė veēanta tematike. Kėshtu, simbolizimi sintetik, (grafikat e fazės sė parė) metafIzika (robotėt, kokat, torzot, gjėsendet ndryshme), pastaj ciklet e pikturave ''Ditari nga Roma'', ''Zogjtė'' e deri te pikturat abstrakte, dėshmojnė se kemi tė bėjmė me njė artist tė njėmendtė i cili artin e kuptoi si aventurė, dashuri, si zjarr e sfilisje, nė tė njėtjėn kohė. Nė kėtė aventurė tė rrezikshme, nė kėtė dashuri tė zjarrtė, ai do tė vetėmohohet dhe vetėndėrtohet, do tė bjerė dhe do tė ngrihet, sepse vetėm kėshtu, duke u dėshmuar pareshtur, nė dilema e ankthe, ndėrtohet arti i vėrtetė, i tillė ēfarė krijoi dhe krijon artisti nga Mileshi shkėmbor. Veprat e realizuara sipas frymės metafizike, janė ato qė mė sė miri e legjitimojnė identitetin e lartė krijues tė Gjelosh Gjokajt, qė provojnė se ai ėshtė artist senzibil, mendimtar e poet. Metafizika e tij nuk ėshtė si ajo e De Kirikos, me busta e arkitekturė antike, tė zbraztė dhe pa jetė, por ėshtė e sajuar nga peizazhi i gjallė i vendlindjes sė piktorit, nga malėsorėt e paepur, shkėbinj kėta me dy kėmbė, siē do t'i quante poeti ynė, Migjeni. Qėndrimi i Gjeloshit nė Itali (1969-1983), ėshtė koha e meditimeve tė tij tė thella mbi jetėn, njeriun nė botėn e kundėrthėnieve dhe katandisjeve ndėr mė tė ndryshmet. Nė kėtė drejtim ai krijon ciklin ''Robotet'', nė tė cilin njeriu si subjekt trajtues, ka ngjyrėn e metalit, ngjyrėn e gurit, strukturėn e llamarinės. I projektuar kėshtu, pra nė mėnyrė metaforike, e si groteskė, njeriu i metalt i Gjeloshit, vete dikah pa qėllim, pa cak, pa kokė e pa gjymtyrė, i pėrcjellė me muzikėne Vagnerit, gjithashtu tė metalt. Ky cikėl grafikash, vizatimesh e pikturash, pa dyshim ėshtė ndėr mė tė realizuarit dhe mė poetikėt. lmazhet e pikturuara rrjedhin nga imagjinata e piktorit, por edhe nga vetėdija dhe mbamendja e tij. Tė sendėzuara me anė tė ngjyrės, formės dhe ritmit linear, ato ngjallen, rrėfejnė, akuzojnė, klithin. Piktori ynė herėt e mėsoi domethėnien e klithjes kuptimin e dhembjes sė mbytur nė heshtjen e metafizikės shkėmbore. Herėt i ra atij tė pėrjetojė peshėn e rėndė tė migrimit, shpėrnguljes sė malėsorėve tė tij, tė cilėt e morėn botėn nė sy pėr motive ekonomike e mė shumė pėr shkaqe tė politikės shkombėtarizuese qė me shekuj u ushtrua ndaj tyre. Kėtė tragjikė, e cila shqiptarin po e pėrcjell qė nga Moti i Madh, Gjeloshi e fiksoi nė pikturėn e tij ''Ekzodi'' (1975). Eshtė kjo vepėr arketipore deatdhesimit tė qenies shqiptare, ėshtė pėr mė tepėr monument historik, qė nė mėnyrė dramatike flet pėr ekzodin e pėrdhunshėm tė njeriut tonė nėpėr bulevardet e ftohta tė metropoleve botėrore, nėpėr shkretėtirat e Anadollit. Ndėr tėrėsitė e realizuara, bėn pjesė edhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, qė rrėfejnė pėr shumėēka, por mė sė tepėr pėr katrahurat njerėzore, pėr martirėt e rėnė nėpėr beteja, pėr gjeneralėt e ushtrive tė vdekura.
    Pas Italisė, Gjelosh Gjokaj kaloi nė Gjermaninė Jugore dhe u vendos nė Agshurgun piktoresk, ku edhe sot jeton dhe vepron. Kėtė shtektim tė oshenarit tonė tė vetmuar nuk duhet kuptuar ndryshime veēse si fluturim tė shqiponjės nėpėr lartėsitė e bardha, si reagim tė temperamentit tė tij tė rrėmbyeshėm krijues, si etje e dėshirė pėr pushtimin e caqeve tė reja kreative. Realizimet pikturale qė do t'i realizojė kėtu, konkretisht ciklin e zogjve, atė tė abstraksionit, do tė komunikojnė me kėrkesat e estetikės tė kohės moderne. Erdhi, pra, nė Gjermani shqiptari nga Mileshi pėr tė ekspozuar para evropianėve burrėrinė e Malėsisė sė Madhe, bukurinė e surme tė vendlindjes sė tij me lumin Cem, filozofinė e qėnndresės, madje edhe nė shkėmbin e thatė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Njė punim i artistit,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Gjelosh Gjokaj

    “Piktorėt e Kosovės e kanė njė ekspozitė nė Augsburg. Porse, interesant, gjermanėt e kanė paragjykuar “Ahha kosovarėt!”. E ka nėnēmuar publiku i gjerė ekspozitėn, ndėrkohė qė kritika e priti shumė mirė. Erdhėn italianėt prej Italie shumė mė tė kėqij nga niveli artistik, diletanta. Do ti, “mbaruan” gjermanėt pas tyne! Nisėn me i ble. Njė traditė tė mirė qė kemi ne nuk na e besojnė…

    Ekskluzivisht pėr TemA, rrėfimet e mjeshtrit pėr mozaikun e tij abstrakt pėrballė artit pamor modern


    Gjelosh Gjokaj dhe piktura shqiptare nė portat e Augsburgut

    Dhurata Hamzai


    Piktori i madh Gjelosh Gjokaj ndoshta do tė quhet edhe poet, po tė vėresh me vėmendje se si e zotėron artin e fjalės…Por, tashmė ai i ka paraprirė pikturės; si mjeshtėr sė pari, si kurator i gjeneratave krijuese tė diasporės sė dyti, e sė fundmi si krijues i ripėrtėritur duke e rikonceptuar pikturėn e vetveten si krijim nė pafundėsi. Ky burrė i qetė dhe fisnik ka mjaft gjasa qė tė t’i qėndroj shumė kritik dhe rigoroz vetvetes. S’nguron tė thotė se ka frikė pėr veten e tė tjerėt se mos bien nė dekadencė. “Prandaj i mbuloj pikturat e mia para se t’i pėrfundoj. Njė kritik i artit thotė se unė s’e kam parė Gjelosh Gjokėn duke pikturuar”. Piktorin e madh gjithmonė e robėron mundi pėr ta gjetur njė ngjyrė mė tė bukur, njė sipėrfaqe me sa mė tepėr dritė, njė ēast shprazjeje emocionesh dhe pėrsėri s’mbetet i kėnaqur me veprėn qė krijon. Profesor Gjokėn mund ta dėgjoje me endje pėr tė gjitha kėto nė ditėt e ekspozitės sė Akademikėve tė Kosovės nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. E sigurisht nė kėto ditė ai do tė rrėfente se ndihej shumė i kėnaqur qė erdhi Shqipėri se pėrndryshe “ajo ėshtė anza e artistit”. “Shqipėrinė dikur e kemi ėndėrruar vetėm me shkel nė tė dhe me e puth dheun e Shqipnisė, tash qė mund tė vish, e ndjen veten vetėm kėtu tė lirė. Nė dhera tė tjera gjithmonė duhet me i’u shmag njerėzve qė kanė komplekse mė tė mėdhaja dhe janė arrogant... Edhe pse atje jetoj si artist dhe nuk mė lidh gjė fort me injorancėn, pėrsėri vetėm kėtu nė Shqipėri mė duket se jam Gjelosh Gjokaj”, thotė piktori i mėrguar.

    Intervista

    Zoti Gjelosh Gjokaj, juve u bie shpesh rasti tė hapni ekspozita dhe tė takoni piktorė tė diasporės prej vitesh nė Augsburg tė Gjermanisė. Cilėt janė ata qė njihni mė tepėr?

    Piktorėt qė njoh unė nė diasporė janė disa tė rinj qė kanė bėrė njė emėr. Por piktorėt me rėndėsi ka qenė Kodra edhe asht Mikel Gjokaj nė Romė qė e ka njė famė tė mirė dhe ekziston edhe sot atje si piktor serioz. Mikeli ėshtė njė piktor shumė i mirė, pa marrė parsysh marrėdhėniet e mia me tė. Dikur mund ta kem pasur mik, tani jo, por piktura ėshtė njė gja tjetėr dhe personaliteti asht tjetėr. Kėta dy unė i njoh mirė. Pėr mė vonė janė edhe disa tė tjerė nė Gjermani, e sidomos nė Suedi jeton njė piktor tjetėr, Gjurkaj. Ėshtė shumė i mirė dhe ka sukses. Piktorė prej Shqipnie njoh shumė pak. Kam dėgjuar pėr ta. Janė nėpėr Gjermani dhe kanė suksese shumė tė mira. Atje janė edhe disa tė rinj qė ndoshta nuk e meritojnė dhe tani unė nuk po i pėrmend.

    Nėse ėshtė mitizuar kontakti me studiot e piktorėve tė vjetėr tė mėrguar nė Europė si Lin Delia, Ibrahim Kodra e Gjelosh Gjoka si shkollė e madhe pikture jashtė atdheut, cili ėshtė mendimi i juaj?

    Unė kam jetuar nė Romė 14 vjet edhe aty gjithmonė janė pėrmendur shkolla e Romės, shkolla e Firences, shkolla e Milanos, dhe ne, spontanisht, pa dashur tė krijojmė njė shkollė e kemi krijuar njė lloj arti qė ėshtė karakteristik. Dhe ajo me tė vėrtetė mund tė quhet si njė shkollė qė tė rinjtė janė inspiruar dhe vazhdojnė tė inspirohen prej piktorėve tė origjinės si Ibrahim Kodra, Lin Delia, mundet edhe unė. Dhe ajo shkollė, unė mendoj se tashmė ėshtė njė e vėrtetė me shumė vend. Tani po tregoj se piktorėt e Kosovės e kanė njė ekspozitė nė Augsburg. Unė jam organizator i kontakteve dhe ka qenė njė ekspozitė shumė e mirė, porse, interesant, gjermanėt e kanė paragjykuar “Ahha kosovarėt!”. E ka nėnēmuar publiku i gjerė ekspozitėn, ndėrkohė qė kritika e priti shumė mirė. Erdhėn italianėt prej Italie shumė mė tė kėqij nga niveli artistik, diletanta. Do ti, “mbaruan” gjermanėt pas tyne! Nisėn me i ble. Njė traditė tė mirė qė kemi ne nuk na e besojnė dhe gjithmonė mundohen qė piktorėt shqiptarė t’i vėnė nė vend tė dytė a tė tretė si krijues.

    Jeni koordinator i ekspozitave qė bėjnė tė rinjtė. Ju i ndihmoni kėta piktorė, sidomos nė dhe tė huaj. Ē’mund tė na thoni mė tepėr?

    Unė gjithmonė kam pasur njė dhimbje pėr kolegėt e mi, por edhe ata qė kanė qenė pak mė tė dobėt kam mundur me i shty pėrpara pėr me i pėrmirėsue dhe 9 ekspozita qė janė hapur deri tash nė Gjermani nė qytetin Augsburg janė realizuar prej meje. Pesė-gjashtė janė personale e tė tjerat kolektive.

    Ju keni populluar tashmė me pikturat shqiptare njė qytet gjerman si Augsburgu, cilėt kanė qenė disa nga autorėt?

    Kanė qenė Shuaip Ēitaku, Gani Gashi, pastaj dhėndri i Ali Podrimjes, Agim Salihu. Njė ekspozitė grafike ka dhėnė Imer Shaqiri, qė nė televizionin e Bajernit ėshtė publikuar pėr tetė minuta si grafikė origjinale, etj.

    Sa vite keni qė jetoni nė Augsburg?

    20 vjet.

    Pse ky qytet gjerman e do kaq shumė artin?

    Augsburgu ėshtė njė qytet me njė kulturė shumė tė vjetėr. P.sh. aty ekziston Akademia e Muzikės, Akademia e Artit. Jane dy opera, dy tre teatre. Ėshtė njė qytet qė ka pasur kulturėn mė tė vjetėr se Munhemi. Munhemi ka 700 vjet kulturė, ky i ka dy mijė vjet dhe aty ka jetuar Berthold Breht, dy vėllezėrit Hollbajn, e shumė personalite tė tjera qė kanė dhėnė kontribut nė kulturėn gjermane.

    Si janė zhvilluar kontaktet e piktorėve shqiptarė me ata gjermanė, kryesisht nė rrethinat e Augsburgut?

    Nėse do tė quhet publik ai i Galerive qė merren me ekspozita janė adhuruar pėr bukuri piktorėt tanė. Galeritė janė lidhur me artin tonė, i kanė blerė disa vepra. Disa arkitektė gjerman interesohen pėr grafistėt dhe piktorėt shqiptarė. P.sh. ka pasur Muslim Mulliqi njė ekspozitė shumė tė mirė nė Romė dhe pastaj erdhi nė Augsburg dy vjet para vdekjes dhe pikėrisht piktorėt gjermanė e kanė admiruar si njė piktor tė vėrtetė me talent tė posaēėm.

    Sa e drejtėpdrejtė ėshtė lidhja juaj me Akademinė e Kosovės?

    Tash unė kam shumė kohė qė jam larguar prej Akademisė, por prapėseprapė i kam pėrcjellė talentet e reja. Kam qenė nė juri disa herė. I kam shpėrblyer ata artistė tė rinj qė me tė vėrtetė premtojnė pėr njė tė nesėrme artistike shumė tė fuqishme.

    Nė bazė tė dijeve qė ka profesor Gjelosh Gjokaj, si do tė ndahej ndėr artet pamore kufiri mes njė vepre tė mirė nga ana teknike nga ajo qė ėshtė njė vepėr artistike?

    Edhe njė teknikė e mirė ėshtė e lidhur shpirtėrisht me njė krijues. Pa njė teknikė tė mirė dhe njė dijeni fondamentale, njė krijues e ka tė vėshtirė tė vijė tek vepra e dallueshme. Nė artin pamor janė edhe shumė mėnyra teknike me tė cilat shumė arte shprehen. Madje edhe lima e sharra e mjete tė tjera mekanike arrijnė ta realizojnė shprehjen. Por ėshtė tjetėr gjė ajo qė do ta ēojė vėrtetė tek vepra e lartė artistike.

    Sot kėto teknika janė shumėfishuar me zhvillimin e industrisė. Mendon Profesor Gjelosh Gjoka se do tė gėlojnė si pasojė diletantėt e artit pamor nė kohėn qė jetojmė?

    Jane fate tė artit. Ėshtė e vėrtetė se do tė ketė mjaft diletanta, por ndonjėherė prej diletantėve kanė dalė edhe piktorė tė mirė. Ėshtė tjetėr ajo nėse kanė studiuar arte ose jo.

    Nėse sot ka mjaft raste qė me gjoja kontekstin e fshehur, abstraksionin pa kufi, e paraqesin pikturėn si vepėr para njė publiku tė caktuar, cili do tė jetė fati i njė artisti tė tillė?

    Janė kolegėt, piktorėt e mirė qė e dinė se ku fshihet diletantizmi dhe ku fshihet rrena nė artin pamor. Kritiku i mirė i di me deshifru edhe elementet mė abstrakte.

    Ēfarė do tė thoshte Gjelosh Gjokaj pėr piktorin qė nuk bėnė dot njė figurė humane, ose qoftė edhe njė portret fillestar dhe paraqitet ndėrkohė si variacion modern?

    Nė njė farė kohe portreti dhe figura humane ka qenė fondamenti i studimeve. Ėshtė figura humane, portreti dhe peisazhi akti i parė i pikturės. Sot nuk janė mė ato koncepte. Dikush e pėrdoron figurėn, dikush jo. Por, pėr nder, pėr ata qė s’dinė me e pėrdor figurėn qė s’e bėjnė dot, une s’di ēka me thėnė…Ėshtė tjetėr gjė t’i ikėsh me qėllim figurės. Pėr mua nė kėtė rast mozaiku abstrakt ėshtė shumė mė i vėshtirė se figura.

    Si ndiheni ju me mozaikun tuaj abstrakt pėrballė artit modern sot?

    Ndėrsa thashė se piktura abstrakte mė bėhet mė e vėshtirė, ėshtė fjala se kjo lloj pikture i ka do ligje tė vetat personale. Unė e konsideroj figurėn dhe peisazhin sot pllakat tė vogėl tė natyrės ku piktori ėshtė skllav, ndėrsa me pikturėn abstrakte vetėm shpirtėnisht ėshtė lidhur njeriu. Kjo ėshtė njė lidhje e vetėm autorit me atė krijmtarinė qė ka pėrpara. Por figura si do qė tė jetė duhet tė ndėrtohet mirė e kjo varet nga fuqia e artistit. Natyrisht qė piktura abstrakte lind prej inspirimeve tė natyrės, tė dheut. Dhe nė kėtė rast kėtu s’ka ligje; nėse ėshtė me figurė apo abstrake. Pėr mua ose ėshtė pikturė e mirė, ose e keqe.

    A e dimė ne me tė vėrtetė ēka ėshtė arti i mirė dhe i keq sot?

    Pasha nderėn, as unė nuk e di!

    (Nga kėto fjalė, tė pranishmit nė kėtė intervistė qeshin fort.)

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    “Piktorėt e Kosovės e kanė njė ekspozitė nė Augsburg. Porse, interesant, gjermanėt e kanė paragjykuar “Ahha kosovarėt!”. E ka nėnēmuar publiku i gjerė ekspozitėn, ndėrkohė qė kritika e priti shumė mirė. Erdhėn italianėt prej Italie shumė mė tė kėqij nga niveli artistik, diletanta. Do ti, “mbaruan” gjermanėt pas tyne! Nisėn me i ble. Njė traditė tė mirė qė kemi ne nuk na e besojnė…
    Kjo eshte nje nga arsyet perse Amerika me pelqen me shume se Europa. Gjene e bukur e vleresojne, pa e vrare mendjen nga vjen. Madje kur e shikojne se ke nje gje te mire (qofte talent apo vullnet) , duan te dine me shume per vendin nga vjen dhe fillojne mesojne me shume per te.



    Citim Postuar mė parė nga Dita
    A e dimė ne me tė vėrtetė ēka ėshtė arti i mirė dhe i keq sot?

    Pasha nderėn, as unė nuk e di!

    Me pelqeu pergjigja. Une jam e mendimit se nuk ka art te mire dhe art te keq, krijimtaria duhet vleresuar pa korniza.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Fiori


    Postuar mė parė nga Dita


    A e dimė ne me tė vėrtetė ēka ėshtė arti i mirė dhe i keq sot?

    Pasha nderėn, as unė nuk e di!

    Me pelqeu pergjigja. Une jam e mendimit se nuk ka art te mire dhe art te keq, krijimtaria duhet vleresuar pa korniza.



    Meqe e di qe ne temen me perkthimin e esese "Mbi poezite" te Hermann Hesse je ndalur dikur edhe ti vete Fiori, po te sjell nje fragment prej saj, qe me erdhi ne kujtese kur lexova pergjigjen e piktorit lidhur me artin e mire dhe te keq.




    nga eseja "Mbi poezite" sipas perkthimit ne: KLIKO KETU

    Ndėrkohė kanė kaluar sėrish disa dekada, dhe mė kanė kaluar kaq shumė poezi ndėr duar e para syve, e unė sot jam krejtėsisht i paqartė, nėse njė poezi qė ma paraqesin pėr gjykim duhet ta quaj me vlerė ose jo. Mė paraqiten shpesh poezi, nė shumicėn e rasteve tė shkruara nga tė rinj qė duan njė “gjykim” e tė cilėt dėshirojnė tė gjejnė njė botues pėr to. Dhe janė gjithmonė poetėt e rinj, ata tė cilėt tė zhgėnjyer shohin, se ky koleg i vjetėr, pėr tė cilin ata do tė kishin besuar se kishte eksperiencė, nuk ka aspak, e shfleton i pavendosur mes poezive duke mos guxuar tė thotė asgjė mbi vlerėn e tyre. Ajo qė njė njėzetvjeēar me ndjenjėn e sigurisė sė plotė do tė kish nė gjendje ta kryente brenda dy minutash, ėshtė bėrė pėr mua tani mė shumė e pamundur se sa e vėshtirė.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dita, jo me kot Hesse eshte shkrimtari im i preferuar (e kam thene kete dhe me pare).


    Ja nje tjeter punim i Gjelosh Gjokės :


  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Fotoja e postit tė mėsipėrm ėshtė vendosur sė prapthi ?
    Le qė nga cilado anė ta kthej kokėn, siē jam duke e kthyer tani , unė se kuptokam kėtė.
    Lum ju, qė jeni kaq tė "kuptueshėm" ! :)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Corazon, asnjeri nuk te detyron te pelqesh apo ta kuptosh pikturen e mesiperme. Te pelqen liria e zgjedhjes ?!

    Ndersa nq se dikush "nga ata lart" vendos qe ky lloj arti eshte art i "mire" dhe cdo krijim i llojeve te tjera nuk do pranohet ne galeri, apo nuk do te quhet art sepse sipas "atij" (qe ka leke dhe drejton boten e artit), vetem kjo lloj krijimtarie perben art, atehere ti do ishe e detyruar ne zgjedhjen tende. Artistet nuk do kishin lirine te krijonin ndryshe dhe ti nuk do kishe me mundesine te shijoje ate cfare pelqen.



    Citim Postuar mė parė nga Mi Corazon
    Lum ju, qė jeni kaq tė "kuptueshėm" !
    Nga e gjitha cfare lexova me lart pashe vetem artikuj mbi piktorin (te cilet nuk ishin shkruar nga biseduesit), apo diskutim artikujsh. Por nuk pashe asnje vleresim personal te biseduesve ne lidhje me pikturat. Nga e "kuptove" ti "kuptueshmerine"?!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Postime
    63

    Pėr: Gjelosh Gjokaj

    Citim Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli Lexo Postimin
    Filozofia e qėndresės

    Nga:Mustafa Ferizi

    Piktori dhe grarfiku ynė Gjelosh GJOKAJ (1933), i cili artit ia kushtoi tėrė qenien dhe jetėn nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, gjendet nė majat mė tė larta jo vetėm tė artit pamor kosovar, por edhe tė atij mbarėshqiptar. Kur zihet nė gojė emri i kėtij krijuesi, duhet ditur se flitet pėr pishtarin e grarfikės kosovare dhe pėr njėrin nga pedagogėt e parė tė pikturės sonė. Eshtė i madh, i shumėnduarshėm e temėgjerė opusi artistik i Gjelosh Gjokajt. Karrierėn krijuese e filloi me grafikėn figurative, mirėpo kaloi edhe nė mediumin e pikturės, duke u gjendur pėrherė midis njėrės dhe tjetrės. Profesor Gjeloshin e qiti fati, por edhe rrethanat shoqėrore qė tė braktisė Kosovėn dhe tė vendoset nė Itali, ku realizoi cikIin piktural mė tė fuqishėm nė krijimtarinė e tij - cikIin metafIzik. Nė punėn e tij tė gjatė kreative, ky krijues pėrherė kultivoi tė bukurėn, madje edhe atėherė kur trajtoi pėrmbajtje tė dhembshme e fytyra tė trishtuara. E bukura nė imazhet e tij grafike e pikturale ėshtė komponente e rėndėsishme estetike dhe dėshmi se pa tė arti mund tė jetė i gjymtė, i varfėr, i paqenė. Gjatė shtektimit kreativ, tė thuash gjysmėshekullor, ai realizoi numėr tė madh veprash duke i sistemuar nėpėr cikle e tėrėsi tė veēanta tematike. Kėshtu, simbolizimi sintetik, (grafikat e fazės sė parė) metafIzika (robotėt, kokat, torzot, gjėsendet ndryshme), pastaj ciklet e pikturave ''Ditari nga Roma'', ''Zogjtė'' e deri te pikturat abstrakte, dėshmojnė se kemi tė bėjmė me njė artist tė njėmendtė i cili artin e kuptoi si aventurė, dashuri, si zjarr e sfilisje, nė tė njėtjėn kohė. Nė kėtė aventurė tė rrezikshme, nė kėtė dashuri tė zjarrtė, ai do tė vetėmohohet dhe vetėndėrtohet, do tė bjerė dhe do tė ngrihet, sepse vetėm kėshtu, duke u dėshmuar pareshtur, nė dilema e ankthe, ndėrtohet arti i vėrtetė, i tillė ēfarė krijoi dhe krijon artisti nga Mileshi shkėmbor. Veprat e realizuara sipas frymės metafizike, janė ato qė mė sė miri e legjitimojnė identitetin e lartė krijues tė Gjelosh Gjokajt, qė provojnė se ai ėshtė artist senzibil, mendimtar e poet. Metafizika e tij nuk ėshtė si ajo e De Kirikos, me busta e arkitekturė antike, tė zbraztė dhe pa jetė, por ėshtė e sajuar nga peizazhi i gjallė i vendlindjes sė piktorit, nga malėsorėt e paepur, shkėbinj kėta me dy kėmbė, siē do t'i quante poeti ynė, Migjeni. Qėndrimi i Gjeloshit nė Itali (1969-1983), ėshtė koha e meditimeve tė tij tė thella mbi jetėn, njeriun nė botėn e kundėrthėnieve dhe katandisjeve ndėr mė tė ndryshmet. Nė kėtė drejtim ai krijon ciklin ''Robotet'', nė tė cilin njeriu si subjekt trajtues, ka ngjyrėn e metalit, ngjyrėn e gurit, strukturėn e llamarinės. I projektuar kėshtu, pra nė mėnyrė metaforike, e si groteskė, njeriu i metalt i Gjeloshit, vete dikah pa qėllim, pa cak, pa kokė e pa gjymtyrė, i pėrcjellė me muzikėne Vagnerit, gjithashtu tė metalt. Ky cikėl grafikash, vizatimesh e pikturash, pa dyshim ėshtė ndėr mė tė realizuarit dhe mė poetikėt. lmazhet e pikturuara rrjedhin nga imagjinata e piktorit, por edhe nga vetėdija dhe mbamendja e tij. Tė sendėzuara me anė tė ngjyrės, formės dhe ritmit linear, ato ngjallen, rrėfejnė, akuzojnė, klithin. Piktori ynė herėt e mėsoi domethėnien e klithjes kuptimin e dhembjes sė mbytur nė heshtjen e metafizikės shkėmbore. Herėt i ra atij tė pėrjetojė peshėn e rėndė tė migrimit, shpėrnguljes sė malėsorėve tė tij, tė cilėt e morėn botėn nė sy pėr motive ekonomike e mė shumė pėr shkaqe tė politikės shkombėtarizuese qė me shekuj u ushtrua ndaj tyre. Kėtė tragjikė, e cila shqiptarin po e pėrcjell qė nga Moti i Madh, Gjeloshi e fiksoi nė pikturėn e tij ''Ekzodi'' (1975). Eshtė kjo vepėr arketipore deatdhesimit tė qenies shqiptare, ėshtė pėr mė tepėr monument historik, qė nė mėnyrė dramatike flet pėr ekzodin e pėrdhunshėm tė njeriut tonė nėpėr bulevardet e ftohta tė metropoleve botėrore, nėpėr shkretėtirat e Anadollit. Ndėr tėrėsitė e realizuara, bėn pjesė edhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, qė rrėfejnė pėr shumėēka, por mė sė tepėr pėr katrahurat njerėzore, pėr martirėt e rėnė nėpėr beteja, pėr gjeneralėt e ushtrive tė vdekura.
    Pas Italisė, Gjelosh Gjokaj kaloi nė Gjermaninė Jugore dhe u vendos nė Agshurgun piktoresk, ku edhe sot jeton dhe vepron. Kėtė shtektim tė oshenarit tonė tė vetmuar nuk duhet kuptuar ndryshime veēse si fluturim tė shqiponjės nėpėr lartėsitė e bardha, si reagim tė temperamentit tė tij tė rrėmbyeshėm krijues, si etje e dėshirė pėr pushtimin e caqeve tė reja kreative. Realizimet pikturale qė do t'i realizojė kėtu, konkretisht ciklin e zogjve, atė tė abstraksionit, do tė komunikojnė me kėrkesat e estetikės tė kohės moderne. Erdhi, pra, nė Gjermani shqiptari nga Mileshi pėr tė ekspozuar para evropianėve burrėrinė e Malėsisė sė Madhe, bukurinė e surme tė vendlindjes sė tij me lumin Cem, filozofinė e qėnndresės, madje edhe nė shkėmbin e thatė.
    Vizitoni You Tube "dodgjeka" aty mudni mei pa pikturat ėn atelee t'Gjeloshit.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Aleksandėr Kondo, kampioni i peshėngritjes shqiptare
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-07-2021, 10:42
  3. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  4. Tė drejtat e shqiptarėvė nė trojet shqiptare nė Mal tė Zi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-02-2004, 04:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •