Postuar mė parė nga
AsgjėSikurDielli
Filozofia e qėndresės
Nga:Mustafa Ferizi
Piktori dhe grarfiku ynė Gjelosh GJOKAJ (1933), i cili artit ia kushtoi tėrė qenien dhe jetėn nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, gjendet nė majat mė tė larta jo vetėm tė artit pamor kosovar, por edhe tė atij mbarėshqiptar. Kur zihet nė gojė emri i kėtij krijuesi, duhet ditur se flitet pėr pishtarin e grarfikės kosovare dhe pėr njėrin nga pedagogėt e parė tė pikturės sonė. Eshtė i madh, i shumėnduarshėm e temėgjerė opusi artistik i Gjelosh Gjokajt. Karrierėn krijuese e filloi me grafikėn figurative, mirėpo kaloi edhe nė mediumin e pikturės, duke u gjendur pėrherė midis njėrės dhe tjetrės. Profesor Gjeloshin e qiti fati, por edhe rrethanat shoqėrore qė tė braktisė Kosovėn dhe tė vendoset nė Itali, ku realizoi cikIin piktural mė tė fuqishėm nė krijimtarinė e tij - cikIin metafIzik. Nė punėn e tij tė gjatė kreative, ky krijues pėrherė kultivoi tė bukurėn, madje edhe atėherė kur trajtoi pėrmbajtje tė dhembshme e fytyra tė trishtuara. E bukura nė imazhet e tij grafike e pikturale ėshtė komponente e rėndėsishme estetike dhe dėshmi se pa tė arti mund tė jetė i gjymtė, i varfėr, i paqenė. Gjatė shtektimit kreativ, tė thuash gjysmėshekullor, ai realizoi numėr tė madh veprash duke i sistemuar nėpėr cikle e tėrėsi tė veēanta tematike. Kėshtu, simbolizimi sintetik, (grafikat e fazės sė parė) metafIzika (robotėt, kokat, torzot, gjėsendet ndryshme), pastaj ciklet e pikturave ''Ditari nga Roma'', ''Zogjtė'' e deri te pikturat abstrakte, dėshmojnė se kemi tė bėjmė me njė artist tė njėmendtė i cili artin e kuptoi si aventurė, dashuri, si zjarr e sfilisje, nė tė njėtjėn kohė. Nė kėtė aventurė tė rrezikshme, nė kėtė dashuri tė zjarrtė, ai do tė vetėmohohet dhe vetėndėrtohet, do tė bjerė dhe do tė ngrihet, sepse vetėm kėshtu, duke u dėshmuar pareshtur, nė dilema e ankthe, ndėrtohet arti i vėrtetė, i tillė ēfarė krijoi dhe krijon artisti nga Mileshi shkėmbor. Veprat e realizuara sipas frymės metafizike, janė ato qė mė sė miri e legjitimojnė identitetin e lartė krijues tė Gjelosh Gjokajt, qė provojnė se ai ėshtė artist senzibil, mendimtar e poet. Metafizika e tij nuk ėshtė si ajo e De Kirikos, me busta e arkitekturė antike, tė zbraztė dhe pa jetė, por ėshtė e sajuar nga peizazhi i gjallė i vendlindjes sė piktorit, nga malėsorėt e paepur, shkėbinj kėta me dy kėmbė, siē do t'i quante poeti ynė, Migjeni. Qėndrimi i Gjeloshit nė Itali (1969-1983), ėshtė koha e meditimeve tė tij tė thella mbi jetėn, njeriun nė botėn e kundėrthėnieve dhe katandisjeve ndėr mė tė ndryshmet. Nė kėtė drejtim ai krijon ciklin ''Robotet'', nė tė cilin njeriu si subjekt trajtues, ka ngjyrėn e metalit, ngjyrėn e gurit, strukturėn e llamarinės. I projektuar kėshtu, pra nė mėnyrė metaforike, e si groteskė, njeriu i metalt i Gjeloshit, vete dikah pa qėllim, pa cak, pa kokė e pa gjymtyrė, i pėrcjellė me muzikėne Vagnerit, gjithashtu tė metalt. Ky cikėl grafikash, vizatimesh e pikturash, pa dyshim ėshtė ndėr mė tė realizuarit dhe mė poetikėt. lmazhet e pikturuara rrjedhin nga imagjinata e piktorit, por edhe nga vetėdija dhe mbamendja e tij. Tė sendėzuara me anė tė ngjyrės, formės dhe ritmit linear, ato ngjallen, rrėfejnė, akuzojnė, klithin. Piktori ynė herėt e mėsoi domethėnien e klithjes kuptimin e dhembjes sė mbytur nė heshtjen e metafizikės shkėmbore. Herėt i ra atij tė pėrjetojė peshėn e rėndė tė migrimit, shpėrnguljes sė malėsorėve tė tij, tė cilėt e morėn botėn nė sy pėr motive ekonomike e mė shumė pėr shkaqe tė politikės shkombėtarizuese qė me shekuj u ushtrua ndaj tyre. Kėtė tragjikė, e cila shqiptarin po e pėrcjell qė nga Moti i Madh, Gjeloshi e fiksoi nė pikturėn e tij ''Ekzodi'' (1975). Eshtė kjo vepėr arketipore deatdhesimit tė qenies shqiptare, ėshtė pėr mė tepėr monument historik, qė nė mėnyrė dramatike flet pėr ekzodin e pėrdhunshėm tė njeriut tonė nėpėr bulevardet e ftohta tė metropoleve botėrore, nėpėr shkretėtirat e Anadollit. Ndėr tėrėsitė e realizuara, bėn pjesė edhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, qė rrėfejnė pėr shumėēka, por mė sė tepėr pėr katrahurat njerėzore, pėr martirėt e rėnė nėpėr beteja, pėr gjeneralėt e ushtrive tė vdekura.
Pas Italisė, Gjelosh Gjokaj kaloi nė Gjermaninė Jugore dhe u vendos nė Agshurgun piktoresk, ku edhe sot jeton dhe vepron. Kėtė shtektim tė oshenarit tonė tė vetmuar nuk duhet kuptuar ndryshime veēse si fluturim tė shqiponjės nėpėr lartėsitė e bardha, si reagim tė temperamentit tė tij tė rrėmbyeshėm krijues, si etje e dėshirė pėr pushtimin e caqeve tė reja kreative. Realizimet pikturale qė do t'i realizojė kėtu, konkretisht ciklin e zogjve, atė tė abstraksionit, do tė komunikojnė me kėrkesat e estetikės tė kohės moderne. Erdhi, pra, nė Gjermani shqiptari nga Mileshi pėr tė ekspozuar para evropianėve burrėrinė e Malėsisė sė Madhe, bukurinė e surme tė vendlindjes sė tij me lumin Cem, filozofinė e qėnndresės, madje edhe nė shkėmbin e thatė.
Krijoni Kontakt