Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300

    Jam cuditur nga "shkencetaret" shqiptare.

    Me pare miredita te gjitheve,
    Kete vere isha ne Shqiperi sepse shkoj thuajse nje here ne vit sepse dheu yt i mire apo i keq ne fund eshte dheu yt dhe te merr malli per te. Mire kesaj rralle kam hasur shpesh here ne nje debat qe e mbronin thuajse 80% e shqiptareve si te vertete. Ata thonin se studimet e shqiperise jane me te veshtira dhe te forta se sutdimet e Amerikes. Shqiperia pak a shume ka sistemin Rus dhe eshte shume me i perparuar. Une dua te ju bej dicka te ditur. Ne Amerika shkolla nuk eshte me force. Pra une dua te ju them se ai ce don te studioje me te vertete mund te arrije te studioje libra (Rusi ne katror . Nuk flas se keto libra shpjegohen nga universitete qe kane programe dy vjecare apo universitete me program 4 vjecar te nivelit mesatar. Keto lende jepen nga universitete prestigjoze sic jane Harvard, Princeton, MIT, Stanford, CalTech etj. pra me nje fjale Ivy League Members. Keto jane universitetet qe Amerikes i jep emrin si nje vend me arsim te shkelqyer. Ne MIT sa per njohurite tuaj mesatarja e oreve qe studiojne nxenesit eshte 4(ore) ne dite. Keto jane universitete qe kane dhene mesim Nobel Prize Winner profesore dhe 100% jane Ph. D. Pra mos krahasoni fakultetin Shqiptar me nje Community College ne Amerike sepse ajo eshte mese e paster qe Shkolla Shqiptare do kete mesime me te veshtira. Pershendetje dhe besoj te me kundershtoni ose te shtoni rreth ketij mendimi.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pershendetje miri,
    eshte e vertete qe ne Shqiperi nxenesit fillojne shume heret te mesojne koncepte qe ne Amerike i shohin per here te pare kur vene ne universitet, pra ne Shqiperi shume nga ato gjera baze i mesojne qe ne shkolle te mesme.

    Pak a shume, dy vitet e para ne kolegj ne Amerike merr lende te pergjithshme, qe zakonisht nuk lidhen direkt me drejtimin tend profesional, edhe pse ndihmojne.

    Po kur futesh tamam ne programin tend profesional ne USA, mendoj se niveli i shkenes dhe arsimimit eshte shume me i larte se ne Shqiperi. Nxenesit ketu mesojne per gjerat me te reja qe jane zbuluar vitin e fundit... ose muajt e fundit... kurse ne Shqiperi ti akoma permend tekstet "ruse" te aq viteve me pare. Biokimine ne kohen e hallos time ne universitet e quanin "Bio-qyli" sic thote ajo... provoje ne ndonje State University te marresh biokimi ne Amerike e te lidhesh koken me peshqir kur te mesosh gjithe ato gjera qe te japin keta... plus qe profesoret i rinovojne leksionet cdo vit, pasi mbahen te informuar ekzaktesisht me revista shkencore mujore/javore per te rejat qe dalin ne fushen e tyre... si dhe gjithashtu tekstet rieditohen shume shpesh...

    Une jam shume dakord qe ne shkolle te mesme niveli arsimor ne Shqiperi eshte i nje veshtiresie me te madhe se ne USA, por kur vete ne college ne USA, kur futesh ne programin tend profesional, ai eshte i nje niveli me te larte shkencor se ne Shqiperi... pa diskutim. Per Ivy League po e po... po une po flas dhe per universitetet e thjeshta shteterore per shembull... nuk di per community college se s'i kam provuar ndonjehere...

    Sidoqofte ky eshte vetem opinioni im edhe pse ne Shqiperi s'e kam provuar ndonjehere shijen e shkolles se larte

    Gjithe te mirat.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Personalisht kam te njejtin mendim si me siper "te pakten per nivelin e Universitetit Kanadez dhe nga mendimet e shokeve ne Amerike"
    Vetem se ka dicka shume interesante per te vene re. Di shume raste "ish shoke te mite ne te mesmen" qe kur mbarojne Matematiken me rezultate shume te mira i kane "THITHUR" shkollat Amerikane, Gjermane etj. per te vazhduar studime nivelesh me te larta dhe shume raste te tjera qe pas nje Trainimi te shpejte i fusin ne pune te cilat ne Amerike psh. kerkojne Master te pakten.
    Kuptohet qe ne qe e marrim edukimin ketej mund te mos na vije shume mire dhe une arsyen s'e di "s'ma merr mendia te jete ndonje merite e sistemit rus" por ky eshte realiteti
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  4. #4
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Hi CuniMartum,
    Nativ Americans nuk jane ata qe njihen per te "mencur" ne shkollat amerikane! Ata qe mbajne Ameriken tani per tani jane Europianet, Japonezet, Cifutet. Cifutet jane shume rrace e zgjuar. Japonezet jane "father of electronics" ata hane buken me "bits=0011100111..." kurse Europianet qe jane te zhvilluar me shume nga ana shkencore. Por kur vjen fundi te gjithe profesoret nga keta rrethe flas per profesore te cilesise se mire japin mesim ne Amerike. Amerika ka parane dhe qetesine. Kam njohur nje student ne shkolle te mesme i cili sa kishte ardhur nga Korea (1 vit me i madh se une). Thoshte qe shkolla ketu qenka loje fare. Kur shkoi ne shkolle te larte Georgia Institute of Technology (GA) thoshte se atehere e kishte kuptuar se cfare ishte shkolla Amerikane e vertete. Nese kerkoni shkolle te mesme ne Amerike gjitha nje nivel thuajse kane shkollat shteterore, jane ca shkolla private shume te rralla qe kane program si shkollat e mesme jashte Amerikes me ate pajtohem, por nga ana e shkolles se larte jam ne kundershtim me mendimin tuaj.


    Pershendetje.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Une i kam provuar universitetet ne tr dhe ny. Nuk e diskutoj veshtiresine e shkolles atje po ama ka shume kerkesa llogarie per gjera qe nuk kane vlere dhe logjikes nuk i meshohet fare, thjesht te mesuar mekanik. Sa per ate qe shqiptaret dalin mire ne shkolla amerikane etj. eshte si pasoje e inteligjences gjenetike dhe jo e shkolles se "forte" shqiptare qe eshte shume teorike dhe fare praktike.

  6. #6
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Edhe une kam qene ne Shqiperi ne universitet (nje vit) edhe tashi ketu ne USA. Pak a shume ate vit qe bera ne Shqiperi testimet ishin me pyetje shumefishe (A,B,C,D,E). Ishte turture, sepse duhej te merrje leksione, nuk kishte libra.

    Ketu studentat shqiptare edhe studenta te tjere nga vendet e lindjes mesojne me shume, sepse nuk kane nga t'ja mbajne. Shkolla eshte e vetmja shprese qe te bahen dikushi ne kete vend, prandaj mesojne shume sepse bejne shume sakrifica.

    Per ato qe thoni qe te huajt jane me te mencur sesa vendasit ketu, me duket pak qesharake. E vetmja arsye qe ka shume te huaj ketu, si puna e koreaneve, indjaneve, kinezeve apo prej vendeve te ketij soji, eshte se ato paguhen me pak se amerikanet, nuk kane shume pretendime, dhe nuk kerkojne aq shume benefits nga kompania.
    Tashi GJENI ka nga te gjitha rracat apo vendet, kam lexuar per nje djal amerikan 13 vjec qe po mbaronte his Bachelor dhe do te behej doktor.
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •