Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    alvi
    i/e ftuar
    O Popull, une nuk e kuptoj, pse e vrisni mendjen dhe diskutoni ende ne kete teme.
    Liria e fjales, ne mes te Shqiptareve ka qene dhe do mbetet iluzion.
    Dhe ne kohe te Enverit, ne teori e kishe te drejten e fjales, dhe te votes dhe te ankeses etj. Sa veta rane ne burg se i besuan atyre ligjeve e "rregullave", njerez te ndershem qe i shkruanin Enverit, ose Partise me shqetesimet e tyre, dhe e gjenin veten ne Spac, ose para skuadres se pushkatimit.
    Te pakten ketu nuk te pushkatojne ose nuk te fusin ne ndonje burg virtual.
    Nuk do na lejohet kurre te shprehemi si te duam dhe pike. Ke mendimin tend, po ja qe dikujt tjeter nuk i pelqen, dhe me vrap ta fshijne postimin. Pse? Se e kane ne dore.
    Madje dhe per ato qe thone jo mos ofendo personalisht, jane brrockulla, se po nuk te deshen ne Olimp, ti i ke vene vetes nje shenje te madhe te kuqe, dhe kushdo mund te te ofendoje si i do qefi.
    Pra dhe nje here, realiteti Shqiptar po pasqyrohet dhe ne FOrum.
    Diku me lart zoti Agim solli disa shembuj te disa socialiste qe benin thirrje per shtypje kafkash, disa dite me pare nje antar i forumit, po thoshte se komunistet duhet te ishin varur neper shtylla telefoni ne 91.
    Ndryshimi?
    Njera thirrje per masaker cilesohet si poshteris, tjetra si e drejte e dikujt per te shprehur mllefin.
    Pra, per te mos u zgjatur, mua nuk me ben shume pershtypje se cilat jane rregullat, per sa kohe qe ato ZBATOHEN NE MENYRE TE NJEJTE PER TE GJITHE, kjo eshte demokracia e vertete, te gjithe te jemi te barabarte para rregullave, se rregulla do kete, asaj nuk i shpeton dot.
    Po kur dikujt i behet ban, per nje sharje dhe dikujt tjeter jo, per te njejtat sharje, atehere, demokratike ju duket kjo, apo ne permbajtje me rregullat?

  2. #22
    Henri faleminderit per pergjigjen. Me te vertete kuptimplote dhe sqaruese megjithese pyetja ime nuk ishte se cfare nuk quan ti Liri te Fjales.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Kulla ka te drejte, nuk ka liri te pakufizuar. Liria juaj mbaron atje ku fillon liria ime, pra e ke kufirin tek thana. Mirepo me te thatin digjet dhe i njomi. Pse ju vrau syte mesazhi im qe ma hoqet, ai ishte thjesht nje mesazh pasthirme. Lerini virtualet te shprehin lirine e tyre, mos ja hiqni te shkreteve kete mundesi qe kane ketu ne virtual se ne realitet, hahaha, e dine vete ata se sa i shkon litari. Liria ecen ne te kundetr te moshes. Sa me i ri aq me mire e koncepton lirine. Apo mos jeni plakur te gjithe... Hope not

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e klajdis
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    nderroj vendbanim shpesh
    Postime
    9
    Shqiptare!!! Ju doni..... lirine E fjales. HaHa.

    E bukur. Nuk bini ne nje mendje. Nuk bini dhe. Nuk mendoni pse. Njeri flet ne Ekuador.Tjetri flet ne Pol.
    Pyesni veten ...Perse. Nuk kuptoheni.
    LIRIA .. haha. Koncept i komplikuar per .... ata qe... kalojne kohen kot.
    Por prandaj ngaterroheni. PO ju them:..... Liria qe predikoni ....ju Nuk i duhet.... kujt.
    Luksi qe predikoni prej andej nga jeni nuk iu duhet atyre qe......
    kane dy gjera... BOSH.....
    ..........KOKAT......dhe.......XHEPAT
    Me falen nje ROLLS ROYCE.
    ...........ma falen .... se ...e dinin... se ...nuk kisha patente...dhe dhe s´ble dot ..........karburant.
    Por.... te gjithe e dine se..... kam ROLLS.
    Dhe vrasin kohen dhe mendjen perse nuk e perdor. Ndonese e dine se jam per ..... asistence sociale. HAHA. Le te vrasin kohen... dhe mendjen.
    ..........Thellohuni me shume.......Prashisni me shume.......
    Desha te leroja shkembin...
    - tha Plugu.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Brari na mbushi mendjen se paska disa pleshta"anti-tabu" siç i quan, dhe duhet te djegim gjithe jorganin te shpetojme kombin.

    Duhet te leme te flasi cilido qe do te flasi, dhe sa per kriminelet ka vende te caktuara, po ashtu dhe per kurvat e kurvaret.

    Ne keshtu do njohim njeri-tjetrin, e do dime te mbrohemi nga e keqja, por kur t'a kemi perballe ate, se po e patem pas shpine, ju themu une i bindur, ajo ka per te na gllaberuar.

  6. #26
    Wellwisher Maska e KosovaHawaii
    Anëtarësuar
    14-05-2003
    Vendndodhja
    Hawaii
    Postime
    47

    Re: Respektimi i Lirise se Fjales

    Postuar më parë nga Spartacus
    Pse respektimi i lirise se fjales eshte nje koncept kaq i veshtire per tu pervetsuar nga Shqiptaret?

    Eshte indinjuese censura qe perdoret ne disa nga mediat shqiptare ne internet, kufizime nga me qesharaket shkruhen publikisht pa menduar se sa rendon kjo mbi nje shoqeri demokratike.

    Demokracia eshte vetem nje iluzion perderisa fjala e dikujt nuk mund te degjohet, jemi vetem duke perseritur gabimet e atyre qe na roberuan 50 vjet.

    Mendoj se ne nje media te lire duhet folur pa tabu.
    Vetem atehere mund te themi se kemi arritur te ndryshojme, perndryshe: ne vend numero.
    Spartacus - mendoj qe derisa ne Shqiptaret marrim cdo teme/bisede personalisht - te respektojme lirine e fjales eshte e pamundur.
    :^xhan2 "How often have you sailed in my dreams and now you come in my
    awakening which is my deeper dream" K.Gibran :^smooches

  7. #27
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nga te gjithe biseduesit ne kete teme, lexohet e mbahet mend vetem fjala dhe mendimi i spartacus, i cili nuk e ka zvogeluar lirine e fjales deri ke vetja e vet, ose deri tek ansjeri anetare fjale shkrues.
    ....Te tjeret e ka kthyer Lirine e fjales ne nje personazh qe ose e urrrejne , ose e admirojne.Si e zvogeloni LIRINE e te madhe FJALE deri ke njeshi?
    ....
    Ajo qe me la mbresa te shpifura eshte si ngjajne ne mendime kaq shume albo me brarin.Dhe si denjojne te flasin per lirine e fjales me kaq potemce, duke dashur ti vene asaj zinxhiret e tyre, e duke dashur te thone se liria e fjales eshte e lire, qofte e lidhur me zinxhiret tane.
    Zinxhiret tani jane mendja e kulluar... e globit.
    Deri ketu te kete mberritur besimi i tyre ne vetet e tyre. Kjo eshte me shume se qesharake.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #28
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Respektimi i Lirisë së Fjalës

    Të gjitha këto që janë përmendur më lart, si probleme teorike, meritojnë vëmendje. Paçka se debatet për lirinë e fjalës, sidomos në kontekste të jurisprudencës, të filozofisë dhe të së drejtave të njeriut, nuk ndihmojnë drejtpërdrejt ata që përballen drejtpërdrejt dhe çdo ditë me sfidat prej fjalës së Tjetrit, ose – si në rastin tonë të forumit shqiptar – të së drejtave të njërës palë për t’ia zhvlerësuar lirinë e fjalës palës tjetër. Për ne, imperativi për ta mirëmbajtur dhe mbrojtur projektin tonë ka pasur dhe ka gjithnjë përparësi; tek e fundit, vetë “Forumi Shqiptar” kërkon t’i shërbejë – dhe me gjasë i ka shërbyer mirë – fjalës së lirë në hapësirën shqipe.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë është demokracia?
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  2. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48
  3. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  4. Immanuel Kant
    Nga fisnik në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  5. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •