Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61

    ITALIA apo GREQIA ?

    Si mendoni ju? Cili vend e do me shume dhe ka mardheniet me te mira me Shqiperine? Cili vend i jep me shume te drejta refugjateve shqipetar? Cili vend eshte me pak racist? Me shkurt cili vend eshte me i mire se tjetri?

    Ju lutem jepni mendimet tuaja duke respektuar mendimet e tjetrit. Sic e di edhe vete, shume nga ne duan te shprehin mendimet e tyre pasi kane qene te shtypur nga nejri nga keto shtetet por ju lutem mbajuni dhe mos perdorni fjale jashte kontekstit te pranueshem social.
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    NJE VDEKJE GREKE NGA NJE JETE SHQIPTARI


    Vetem nje iluzionist do ta besonte ate fabul te sajuar ne menyren me mediokre te mundshme, ne menyren me feminore te mundshme, po aq dhe ne menyren me te pacipe te mundshme: nje polic grek qellon ne ajer me nje plumb dhe ky i bie ne koke shqiptarit. Prove me te mire se kjo per fajin e policise greke nuk mund te gjendet. Me pas, u tha, gjithnje nga pala greke, se shqiptari i vrare me nje plumb ne koke, ishte nje kontrabandist. Duken krejt qarte perpjekjet groteske te policise greke per te fshehur nje krim. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte grek. Krimineli ka nje emer dhe ai nuk eshte vetem polici grek qe shkrepi pistoleten. Krimineli ka nje emer dhe ai eshte nje emer i keq: Ksenofobi Greke. Te ishte ky nje rast i shkeputur, do te mundoheshim te gjithe te pershpirteshim perpara trupit te pajete te emigrantit fatkeq e te falnim fisnikerisht, sic e kemi per rrenje ne shqiptaret.

    Por, qe me ndryshimet e medha demokratike te hapjes, jemi perballur periodikisht me dhunen e strukturave policore e shteterore greke ndaj emigranteve shqiptare. Greket vazhdimisht kane menduar e vazhdojne te mendojne gabim, duke fantazuar me superioritetin e nje vendi perendimor, anetar te BE e NATO-s. Greket ne pjese te madhe te tyre, mendojne shume gabim, madje abuzojne, me faktin se kane "ca lefta" me shume se shqiptaret. Ata duhet te dine te lexojne mire historine, ate histori kur vete ata vinin bregdetit shqiptar per te punuar toka, per te mbjelle ullinj e ndertuar mure me gure. Dhe per te marre me vete ca leke per familjet e tyre. Tamam sic bejne sot shqiptaret. Histori qe perseritet, ose per tu treguar grekerve se teoria e Galileit eshte universale ne kohe e hapesire. Problemi eshte akoma me i thjeshte, nese policet greke nuk jane analfabete: kemi qene vertete nje vend i varfer, shume i varfer. Madje jemi akoma nder vendet e varfera, por duhet te shikoni mire ndryshimet ekonomike progresive ne vetem nje dekade demokraci.

    Atehere pse? Pse kaq urrejtje ndaj shqiptareve? Po politika shteterore?

    Sikur te ndodhte nje ngjarje e tille makabre ne Shqiperi, a mund te imagjinohet se si do te sillej shteti i grekėrve?! Cdo te ndodhte me kufirin, me emigrantet, me politikat apo marredheniet bilaterale nese nje polic shqiptar do te vriste me nje plumb ne koke nje shtetas grek me duar ne xhepa?! Ne s'kemi pse te heshtim per nje njeri qe na e kane derguar ne qiell ne menyren me te padrejte njerezore. A ju kujtohet se si reagoi politika greke kur u burgosen kater shtetas shqiptare me nenshtetesi greke ne vitin '93? Dhe behej fjale per kater nenshtetas qe kishin shkelur flagrantisht ligjin shqiptar, kishin kryer veprimtari antikombetare shqiptare dhe po ne menyren tipike kishin shkaktuar nje ngacmim etnik.

    Natyrisht evokimi jo gjithmone eshte i vyeshem. Por ne rastin e emigrantit te njome shqiptar, te vrare ne kufi nga policia kufitare greke, kemite bejme me nje mungese shpirti, me nje krim te shemtuar te cilin natyrshem mund ta quajme te pashembellt. Eshte dinjitoz reagimi i Komitetit grek te Helsinkit, por eshte cinik deklarimi zyrtar "per vrasjen e nje kontrabandisti". Ndergjegjia shteterore e grekėrve ne kete rast, ka perfituar nje ngjolle, nje zezim te cilin s'mund ta fshehe as prezenca europarlamentare e as perkedhelia europiane. Perballe kesaj vrasjeje shteterore gjithe greket dhe shtetaret e ketij vendi "ndiejne nje meditatio mortis kur duhet te ndienin nje meditatio vitae".

    - ------------------------ -
    Gazeta KOHA JONE
    E Shtune, 27 Shtator 2003

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Mitat Mersinllari 47-vjeē goditet me makinė nė mes tė Selanikut

    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.


    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Sykaltri, pėrgjegja ėshtė shumė e thjeshtė. Greqia ėshtė rrethi i 9 i ferrit tė Dantes pėr kushdo imigrant, shqiptar e ēardo qoftė ai.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  4. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •