Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Samuel Huntington: Perplasja e Qyteterimeve

    Ata qe kane lexuar librin "Clash of Civilizations and the Remaking of the New World Order" luten te japin mendimin e tyre per pikepamjet e autorit. Autori eshte profesor ne Harvard University dhe idete e tij kane shkaktuar trazira ne qarqet intelektuale dhe te politikes te jashtme qe prej vitit 1993. Autori parashikon nje perplasje apokaliptike ndermjet Islamit dhe Perendimit ne rast se nuk behet dicka per ta shmangur kete gje shpejt. Qe te kemi nje bosht diskutimi ju lutem pergjigjuni ketyre pyetjeve:

    1. Si ju duket ndarja e botes nder qyteterime madhore (Perendimor, Islamik, Sinik, Ortodoks, Konfucian, Hindu dhe Afrikan)

    2. A eshte e vertete teza e autori qe "Islami i ka kufijte e pergjakur' per shkak te luftera qe nis me njerez te qyteterimeve qe nuk jane Islamike

    3. A duhet klasifikuar Shqiperia si nje 'vend qe shqyhet ndermjet 2 poleve te kunderta' ('torn country' sic i thote ai).

    4. A jeni dakord me perkufizimin qe jep autori per kriteret e pjesemarrjes ne qyteterimin Perendimor pra 1) antaresi ne Krishterimin perendimor(Katolik+Protestant), 2) besim ne individualizem, 3) demokraci 4)ekonomi tregu 5) ndarje e fese nga shteti

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Per mua eshte nja nga analizat me te arrira.

    Parashikimet e Hantington-it jane sot me se reale dhe besoj se do jene te tilla edhe per te ardhmen. Ja pse globalizimi eshte zgjidhja me optimale e ketyre konflikteve te paevitueshme.

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    E kam lexuar librin. Gjithashtu dhe Librin e Fukuyama-s : Fundi i Historise?
    Mbi keta te dy librat rastesisi qe te kem realizuar dhe nje shkrim ne semestrin e kaluar te universitetit, duke bere nje kritike ndaj tyre. Do perpiqem ne ditet ne vzahdim ta perkthej ne shqip kritiken, pasi eshte ne greqisht dhe ta botoj ne forum. Mund te behet nje debat me mjaft vlera mbi kete ceshtje.

    Bravo Qafir per temen e hapur.
    Pershendetje
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Enri, interesant kjo puna jote se qenke ne Greqi. Huntigton eshte i mendimit qe Greqia (se bashku me Turqine) te terhiqen nga NATO e nga organizatat e tjera perendimore pasi nuk bejne pjese ne perendim.

    Nesje, librin e Francis Fukuyama's nuk e kam lexuar por sic e shtjellon Huntigtoni 'paradigma' qe shtron Fukuyama eshte pa vend. Fukuyama's i duket sikur gjithe bota to emuloje Perendimin sepse Perendimi fitoi luften e ftohte.

    Harta udherrefyese qe na shtjellon Huntigtoni eshte me te vertete nje shpjegues i mire i rrethanave ne te cilat ndodhet gjeo-politika e pas luftes te ftohte. Fatkeqsisht, per mendimin tim, perpara se te arrihet ne nje sistem nderkombtar i bazuar mbi njohjen e qyteterimeve madhore do te kete ferkime Peredim/Islam (ose Perendim/Te Tjeret) te cilat kane me qene me te vertete te dhimbshme.
    Te gjithe strateget e administrates Bush e kane librin e Huntigtonit e ne rast se zgjidhen per nje term tjeter 4 vjecar bota do ta kete pisk punen. Ata e ndjejne qe ne rast se nuk levizin t'i mbysin cdo levizje anti-perendimore ne kohe do t'u shpetoje bota nga duart. Pikerisht ne kete lemi libri Huntigtonit u ka vlejtur shume neo-konservativeve si Paul Wolfowiecz, Don Rumslfeld, dhe institucionit madhor te tyre American Enterprise Insitute ku pati fillesen edhe vete ky liber i Huntigtonit.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    Po Kina si shihet ne te ardhmen persa i perket ketyre autoreve?

    cheers

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Francis Fukuyama: "Fundi i Historise?"

    Nje prej shprehesve kryesore moderne te teorise se liberalizmit, si ne planin nderkombetar ashtu dhe ne ate te brendshem te shtetit, te liberalizmit si nje fuqi mbishteterore (qe qendron siper strukturave te shtetit sic e njohem deri tani - hyperethnic). Ne artikullin e tij me titull “The End of History?” qe u botua nga revista “The National Interest” (Volumi 16, Summer 1989) Fukuyama pretendon qe demokracia liberale, forma me racionale dhe e drejte e drejte e qeverisjes, ka mbizoteruar ndaj te gjitha ideologjive te tjera politike dhe hap-pas-hapi po sanksionohet (konsolidohet) si menyra e vetme dhe perfundimtare e qeverisjes se nje shteti, gje qe, nga ana e saj, po sinjalizon fundin e zhvillimit ideologjik te njeriut dhe, ne nje fare menyre, fundin e historise si nje proces unik evoluimi drejt nje qellimi final. Tre vjet me vone Fukuyama vazhdoi me tej arsyetimin e tij ne librin “The End of History and the Last Man” dhe mbeshteti aty mendimin qe historia e njerezimit, zhvillimi I te ciles percaktohet qarte teleologjikisht (dmth qe ka nje fund te percaktuar qarte), con ne mbizoterimin e pashmangshem global te demokracise liberale, zhvillim ky I fundit qe universalizohet nepermjet dy parametrave: ekonomise, dmth nevojes racionale te sadisfacionit te nevojave njerezore, dhe aspirates per tu identifikuar – dmth te nevojes se lindur tek njeriu per egzistencen e ndjenjes se drejtesise. Mbasi konstaton qe teknologjia ka krijuar prototipe te njejta prodhimi, qe con ne homogjenizimin e shoqerive ne rang boteror, nenvizon qe perceptimi ekonomik I historise nuk eshte I mjaftueshem dhe percakton integrimin e saj (ekonomise) si mjet per te realizuar aspiraten e identifikimit ne nje shoqeri, duke nenvizuar paralelisht deshiren racionale te njeriut te mbizoteroje ndaj tjetrit, ate te deshires se njohjes si I njejte, gje qe I jep nje pergjigje (sipas disave jo sipas disave po) ne hulumtimin shekullor te identifikimit te njeriut ne nje shoqeri.

    (..vazhdon…)
    p.s. : Me falni nese kam ndonje lapsus ne perkthim, por eshte ngaqe e perktheva nga greqishtja, pasi e ate gjuhe e kam bere detyren. Pershendetje dhe lexim te kendshem.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Ajo qe po behet sot eshte vetem nje tentim me dashje dhe i menduar per te diskredituar nje sistem universal , qe PARAQITET VETEM SI ALTERNATIVE CIVILIZUESE E CIVILIZIMIT PERENDIMOR!

    Ne anen tjeter QELLIMI i qyteterimeve eshte(dhe duhet te jete!) I PERBASHKET :
    Kundershtimi me ateizmin , agnosticizmin dhe materializmin.
    Qe te trija ato ,qe u permenden me larte ,fillin e kane nga koha e rilindjes , iluminizmit dhe pozitivizmit , tani nen mbulesat e marksizmit , darvinizmit dhe frojdizmit !


    Sot eshte pergjegjsi e jona qe te respektojme njeri-tjetrin e te punojme se bashku per te miren e te gjitheve , pa dallim race ,feje , gjuhe dhe kombi.

    Shkurt dhe shqip :
    DREJTESI PER MBARE BOTEN !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 25-07-2003 mė 08:21

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Qendroni ne teme ju lutem

    Ndonese i vleresoj mendimet tuaja ndoshta eshte me mire te perqendrohemi ne teme, dhe ne pyetjet bosht qe parashtrova. Enri shto edhe ca te tjera qe t'a bejme pak me pikant muhabetin.

    Sa per Kinen, pa dyshim qe ajo eshte superfuqia e ardhme. Askush nuk i shpeton dot ketij perfundimi. Problemi eshte se perpara se te behet Kina superfuqi Roma (Washington DC) duhet te shkaterrohet nga bARABaret.(kuptomeni ju lutemm ketu po shprehem ne menyre tejet figurative

  9. #9
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation


    Qafir Arnaut



    Qendroni ne teme ju lutem

    Ndonese i vleresoj mendimet tuaja ndoshta eshte me mire te perqendrohemi ne teme, dhe ne pyetjet bosht qe parashtrova.

    ...


    Shkrimi ishte qendror pėr temėn !
    - Lexoje edhe njėherė shkrimin fillestar dhe pyetjet qė keni bėrė !
    Pastaj dilni me "konkluzione" ...


    * Gjithėashtu vėrej qė , tė tjerė janė moderatorė nė kėtė kategori tė forumit.

  10. #10
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Pėr shkrimet dhe "argumentet " nga Huntington & Fukuyama unė do tė sjell KUNDERARGUMENTET , qė pėr mendimin tim i deklasojnė ato shkrime tė tyre !

    ...
    Njėherit ėshtė pėrgjegje E LLOJIT TE DYTE edhe pėr pyetjet e parashtuara ....

    Njė numėr i konsiderueshėm mendimtarėsh dhe poetėsh Perendimor gjatė shekullit tė kaluar i kanė bėrė njė kritikė tė thellė kursit tė zgjedhur nga Civilizimi Perendimor.

    Nėse cdo kush prej jush nuk e ka lexuar librin e shkėlqyeshėm :

    1) " Crisis of the Modern World "
    nga
    Rene Guenon

    atėherė shumica e njerėzve nė Perėndim janė tė njohur me veprėn :

    2) " The waste Land "
    nga
    T.S.Eliot-i fenomenal

    apo edhe :

    3) " Where the WasteLand Ends "
    nga
    Theodor Roszak.

    Kėtu mund tė pėrmenden edhe veprat e autoreve tė tjerė europian dhe amerikan gjatė dekadave tė fundit qė ose e pėrshkruajnė gjendjen tragjike spirituale tė jetės njerėzore nė shoqėrinė moderne ose i kritikojnė tendencat nė ngarjen e Civilizimit Perendimor nė drejtime shkatėrruese.


    Ju Tė tjerė(a)t: - Lexoni rrjeshtat e mėsipėrm



    PrInCiPiEl

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizė)
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Samuel Beket
    Nga [Perla] nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 15:07
  3. Aurel Plasari (?)
    Nga forum126 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 08:42
  4. A ėshtė e vėrtetė pėrplasja e qytetėrimeve?
    Nga [xeni] nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Samuel Beketi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 09:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •