Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Greqia hap dritën jeshile për emigrantët shqiptarë

    Emigrantët

    Zv/ministri i Jashtëm grek tha se qeveria greke do të lejojë kalimin e emigrantëve në Shqipëri

    Greqia hap dritën jeshile për emigrantët shqiptarë

    Loverdos: Edhe emigrantët që nuk ka marrë lejen e rinovuar, duke treguar kërkesën do të vijnë për vizitë në Shqipëri

    “Qeveria greke mori vendimin të lejojë hyrjen në Shqipëri të të punësuarve shqiptarë në Greqi, duke treguar pasaportën, si dhe kërkesën që ata kanë depozituar pranë autoriteteve greke për rinovimin e lejes së punës”

    Bledjana Beqiri
    Mbaron vuajtja e emigrantëve shqiptarë në kufijtë e shtetit grek. Të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi , por që nuk kanë marrë ende një lejeqëndrim rifitojnë të drejtën për të ardhur dhe për të kaluar pushimet e tyre në Shqipëri. Këtë e ka pohuar zëvendësministri i Jashtëm grek, Andreas Loverdos, gjatë një konference për shtyp që ka dhënë dje së bashku me ministrin e Ekonomisë, Arben Malaj. Dje qeveria greke është treguar më zemërgjërë pas shqetësimeve që u ka dhënë emigrantëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve rrezikonte qëndrimin në Greqi. “Qeveria greke mori vendimin të lejojë hyrjen në Shqipëri të të punësuarve shqiptarë në Greqi, duke treguar pasaportën, si dhe kërkesën që ata kanë depozituar pranë autoriteteve greke për rinovimin e lejes së punës”, -pohon zëvendësministri i Jashtëm grek. Sipas tij, të gjithë ato që dorëzuan kërkesë rinovimi deri në 30 qershor, rreth 50 për qind e tyre kanë marrë këtë rinovim, do të vijnë normalisht në Shqipëri. Por me mijëra shqiptarë të tjerë kanë ngelur pa dorëzuar kërkesën për rinovimin e lejes, të cilët kërkonin që të përfitonin më shumë kohë dhe ditëqëndrimi në shtetin fqinj, me qëllim përfitimin e lehtësive të ndryshme. “Por, edhe kjo pjesë e mbetur që nuk ka marrë lejen e rinovuar, edhe ata duke treguar kërkesën që kanë depozituar për rinovim do të kenë mundësi që të vijnë për vizitë në Shqipëri, dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në tetor kur kjo procedurë do të ketë marrë fund”, -pohon Loverdos. Ministri Malaj, pas marrjes së këtij lajmi pozitiv për emigrantët shqiptarë dhe për familjet e tyre që jetojnë në vend, është shprehur se: “Shqiptarët rifitojnë sërisht mundësinë për t’u kthyer në Shqipëri”.
    Si rrodhi ngjarja
    Në kuadrin e masave për të luftuar migrimin e paligjshëm, që në fillim të janarit qeveria greke vendosi një afat gjashtëmujor, gjatë të cilit gjithë imigrantët do të plotësonin gjithë dokumentet e nevojshme për të marrë lejet e qëndrimit në tokën helene. Për shkak të burokracisë greke në mbledhjen e dokumenteve, por edhe për shkak të vonesës së dorëzimit të këtyre dokumenteve nga emigrantët, të cilët donin të siguronin sa më shumë ditë pune (ensima), gjithë imigrantët u dyndën ditët e fundit të muajit qershor, kur skadonte dhe afati i dorëzimit të dokumenteve. Qeveria greke nuk pranoi që të shtynte afatin për dorëzimin e dokumenteve të imigrantëve. Por sipas ligjit grek, leja e qëndrimit duhet të jepet dy muaj pas dorëzimit të dokumenteve. Kështu që gjithë personat që dorëzuan dokumentet për kartat jeshile në muajin qershor nuk do të munden të dalin nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdheun e tyre. Sipas një urdhri të fundit të qeverisë greke, emigrantët pa karta jeshile do të qëndrojnë në Greqi deri më 30 tetor, dhe pas kësaj periudhe do të fillojë edhe dëbimi i gjithë atyre që nuk kanë plotësuar kushtet dhe dokumentet për të qëndruar ligjërisht në Greqi.

    Projektet

    Greqia, 500 mijë euro për të pastrehët

    Shqipëria përparon me marrëveshjen e Planit Helenik për Rindërtimin e Ballkanit, pas saj vjen Bullgaria dhe Rumania. Këtë e ka pohuar zëvendësministri i Jashtëm grek, Andreas Loverdos, sipas të cilit Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme përsa i përket anës institucionale dhe integrimit të saj në rajon. Loverdos gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ka bërë të ditur se së shpejti qeveria greke do të japë një kredi për strehimin, meqë kredia greke e strehimit të familjeve që humbën paratë në firmat piramidale pothuajse ka dështuar. Gjatë muajit gusht, qeveria greke do të japë për Shqipërinë një kredi me vlerë 500 mijë euro, që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të pastreha shqiptare.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Emigrantët, kush s’ka leje qëndrimi do të hyjë vetëm një herë në Shqipëri
    TIRANE- Konfirmimin për ardhjen e emigrantëve shqiptarë nga Greqia për pushime në Shqipëri, numri dy i diplomacisë greke ia përcolli edhe homologut të tij, Hajdaraga. Më në fund emigrantët shqiptarë në Greqi mund të kthehen për pushime në Shqipëri. Pas shumë tratativave mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për zgjidhjen e problemit në fjalë është vendosur që qeveria greke të fillojë procedurat për të lejuar kthimin e tyre për pushime në Shqipëri. Lidhur më problemin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Loverdos konfirmoi se sapo ishte njoftuar nga qeveria greke se ishte gjetur një zgjidhje për ardhjen në sezonin e verës të emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk janë pajisur akoma me lejeqëndrimi. Sipas zv/ministrit të Jashtëm grek do të lejohen të vijnë në Shqipëri vetëm një herë, të gjithë ata emigrantë të cilët kanë bërë kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit brenda afateve ligjore deri më 30 qershor 2003. Nga autoritetet greke do të njoftohen së shpejti të gjithë hollësitë për procesin e hyrjes dhe daljes së personave. Gjatë bisedimeve, Hajdaraga dhe Loverdos konfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe vazhdimin e dialogut politik në të gjitha nivelet Nga ana e tij, Hajdaraga vlerësoi kontributin që ka dhënë Greqia gjatë Presidencës së Bashkimit Evropian në avancimin e procedurave të procesit të Stabilizim- Asociimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu Hajdaraga vlerësoi kontributin që vazhdon të japë Greqia si anëtare e Trojkës Europiane.
    N.P
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    e dashur ALBA_D!

    KETO lajmet qe ti na dergone ne mbushin akes me kurajo edh ene te falenderojme nga ana jone!
    por problemi eshte qe ai lombardos eda me fjale edhe jo me bule te drejten qe te kemi ne per te udhetuar!!!!!!
    kshu qe ne akoma presim MBASE na lejohet te ikim!!!po theme Mbase sepse ne shqiperi u thane keto por ketej as nje lloj zeri nuk este digjuar akoma!edh em nje lidhje telefoniek qe kishim me kakavine ata na u pergjigjen qe nuk lejohet ikja!!!


    kshu qe ne jemi akoma ne pritje!

    te pakten lexojme ndo nje lajme nga ty edhe na ulet pakes tensioni !!

    """"""""""""""""""""""""""""""""""''roeli""""""""" """"""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Emigrantët, të pasigurt për ardhjen në Shqipëri

    Ulet ndieshëm numri i emigrantëve të ardhur nga Greqia. Të dielën numri i kthimeve ra në shifrën minimale

    Asnjë vendim i qeverisë greke për kalimin e tyre në Shqipëri nuk ka mbërritur nëpër doganë

    U duk se emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi do t’i drejtoheshin vendlindjes për pushimet verore por nuk ndodhi kështu. Frika se mos ata mbeten në atdhe dhe humbasin në shtetin fqinj vendet e punës e ka boshatisur sërish pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Në Kapshticë,
    sipas burimeve zyrtare, numri i emigrantëve që kthehen në atdhe ka rënën nën shifrën minimale, që është 300 vetë në ditë. E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën doganore të Kakavijës. Edhe aty numri i emigrantëve ka rënë ndieshëm. Sipas burimeve zyrtare në këtë doganë kalojnë në ditë 150 emigrantë. Sipas burimeve zyrtare frenimi i lëvizjeve të emigrantëve, duket se ka ardhur menjëherë pasi pala greke në doganën e Kapshticës dha shenjat se nuk do të lejojë kthimin e tyre normal në Greqi, për ata shtetas shqiptarë që janë pajisur me leje qëndrimi. Duket se emigrantët të njohur nëpërmjet shtypit dhe mediave për qëndrime jo shumë të prera dhe të qarta të palës greke, kanë preferuar të qëndrojnë pranë vendeve të tyre të punës.
    Në Kapshticë
    Në vendkalimin kufitar të Kapshticës (Devoll) numri i emigrantëve të ardhur nga Greqia gjatë dy ditëve të fundit është ulur ndieshëm, ndonëse pritej një fluks më i madh i të ardhurve me pushime në vendin e tyre.
    Ndërsa në mesjavë u regjistrua një numër relativisht më i madh se zakonisht i emigrantëve që hynë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike doganore, të shtunën dhe të dielën hyrjet nga territori helen në atë shqiptar kanë qënë mjaft të pakta. Doganierët shqiptarë në pikën e Kapshticës e lidhën rritjen e fluksit të emigrantëve në mesjavën e kaluar me deklarimet në Tiranë të zëvendësministrit të Jashtëm grek, Andreas Loverdos. Ky i fundit, gjatë një konference për shtyp që dha në Tiranë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Arben Malaj, në fillimit të javës së kaluar bëri të ditur dhe lajmin fatlum për emigrantët shqiptarë. “Qeveria greke mori vendimin të lejojë hyrjen në Shqipëri të të punësuarve shqiptarë në Greqi, duke treguar pasaportën, si dhe kërkesën që ata kanë depozituar pranë autoriteteve greke për rinovimin e lejes së punës”. Sipas tij, të gjithë ata që dorëzuan kërkesë rinovimin deri në 30 qershor, rreth 50 për qind e tyre kanë marrë këtë rinovim, do të vijnë normalisht në Shqipëri. Por me mijëra shqiptarë të tjerë kanë ngelur pa dorëzuar kërkesën për rinovimin e lejes, por edhe kjo pjesë, sipas Loverdos do të hyjë në Shqipëri, duke treguar kërkesën që kanë depozituar për rinovim dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në tetor, kur kjo procedurë do të ketë marrë fund. Por duket se ky urdhër nuk ka mbërritur në doganën greke të Kapshticës dhe për këtë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi kanë marrë infromacion të saktë.

    Prononcimi
    Lidhur me problemin e emigrantëve shqiptarë autoritetet e policisë shqiptare kanë pasur takime me palën greke. Shefi i komisiariatit të Devollit Dodë Dukaj bëri të ditur se këto takime kanë konsistuar në sqarimin se çfarë qëndrimi do të mbajë pala greke për kthimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Kjo pasi ka pasur raste sporadike të kthimit të emigrantëve dhe këto raste kanë hasur pengesa. “Përgjigja ka qenë jo shumë shpresëdhënëse pasi pala greke ka pretenduar se nuk u ka ardhur urdhri zyrtar për të njohur lejet zyrtare të emigrantëve 1 dhe 3- vjeçare të qëndrimit në Greqi”, bëri të ditur shefi i komisiariatit të Devollit Dukaj. Po sipas tij, ka patur emigrantë që kanë pretenduar se gjatë hyrjes së tyre në Greqi këto ditë doganierët grekë u kanë vendosur vula në lejet e qëndrimit që do t’i pengojnë ata për në kthim. Sidoqoftë në mënyrë disi të rrufeshme dhe të mënjëhershme që nga e shtuna, por sidomos gjatë ditës së djeshme, është ndërprerë ardhja e emigrantëve nga Greqia. Pothuajse ky numër ka rënë nga ritmi i zakonshëm që ka qenë 300 vetë në ditë. Për doganierët shqiptarë mbetet akoma e paqartë sesi do të reagojë pala greke kur emigrantët e ardhur këto ditë do të kërkojnë të kthehen sërish pranë vendeve të tyre të punës. Ndërkaq mësohet se pjesa më e madhe e të ardhurve kanë qenë me viza greke dhe shumë pak me leje qëndrimi.

    Emigrantët e kthyer me viza
    Burime nga dogana e Kapshticës, thanë se pjesa më e madhe e të ardhurve gjatë kësaj jave kanë qënë të pajisur me viza greke dhe shumë pak me dokumente qëndrimi trevjeçare. Kjo do të thotë se mundësia e rihyrjes në Greqi e emigrantëve të ardhur për pushime mund të arrihet sërish vetëm në rast të pajisjes së tyre me viza, pasi deri tani nuk merren shumë parasysh dokumentet e qëndrimit në vendin fqinj. Sipas burimeve të policisë së Devollit, një nga mundësitë që emigrantët shqiptarë të mos pengohen gjatë kthimit të tyre ne Greqi është ripajisja e tyre me viza greke, pasi lejet e qëndrimit të tyre nuk po merren shumë parasysh. Emigrantët e ardhur po përfitojnë që qëndrimin e tyre në Shqipëri ta shfrytëzojnë edhe për rifreskimin e pasaportave të tyre apo të vizave greke. Kjo ka sjellë një interesim më të madh të tyre edhe në dyert e Konsullatës së Përgjithshme greke në Korcë, ku ka një rritje të dukshme të numrit të njerëzve që presin në radhë. Sipas burimeve, gjatë kësaj jave, nëpërmjet vendkalimit kufitar të
    Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri rreth 2 mijë emigrantë, mesatarisht rreth 350 vetë në ditë, por ky numër ka qënë edhe më i ulët në fundjavë.

    Vendimi i dytë që rrëzoi të parin frikëson edhe më tepër emigrantët për kthimin e tyre
    Emigrantët shqiptarë, mes dy vendimeve

    Pas hapjes së dritës jeshile nga qeveria greke, e cila pak ditë më parë vendosi të lejojë kalimin në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë, edhe pse një pjesë e tyre nuk kanë rinovuar lejet e qëndrimit, u duk se emigrantët iu drejtuan vendlindjeve të tyre. Kështu vetëm në mesjavën e kaluar u kthyen 1000 emigrantë, por në fundjavë numri i të kthyerve arriti në kufijtë e minimales. Urdhri i parë i qeverisë greke se deri në 30 tetor asnjë emigrant shqiptar që nuk ishte i pajisur me leje qëndrimi, nuk do të lëvizte jashtë territorit të shtetit fqinj, duket se është ngulitur fort në mendjen e emigrantëve. Ky urdhër doli në fillim të këtij viti, në kuadër të masave për të luftuar migrimin e paligjshëm. Qeveria greke vendosi atëherë një afat gjashtëmujor, gjatë të cilit emigrantët do të plotësonin gjithë dokumentet e nevojshme për të marrë lejet e qëndrimit në Greqi. Për shkak të burokracisë greke, në mbledhjen e dokumenteve, por edhe për shkak të vonesës së dorëzimit të këtyre dokumenteve nga emigrantët, të cilët donin të siguronin sa më shumë ditë pune (ensima), këta të fundit u dyndën në muajin qershor, kur dhe skadonte edhe afati i dorëzimit të dokumenteve. Qeveria greke nuk pranoi që të shtynte afatin për dorëzimin e dokumenteve të emigrantëve, ndërsa sipas ligjit grek, leja e qëndrimit duhet të jepet dy muaj pas dorëzimit të dokumenteve. Kështu që gjithë personat që dorëzuan dokumentet për kartat jeshile në muajin qershor, sipas vendimit të mëparshëm të qeverisë greke, nuk do të mundnin të dilnin nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdheun e tyre. Por pas ndërhyrjes së diplomacisë shqiptare ky urdhër u duke se u rrëzua. Urdhri i dytë i qeverisë greke, ai që doli pak ditë më parë dhe që lejonte kalimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe, edhe të atyre që kishin dërguar dokumentat për legalizim, nuk ka mbërritur ende në dogana dhe një gjë e tillë ka frenuar kthimin e emigrantëve.

    Emigrantët: Deklarata e Loverdos, një shou politik
    Emigrantët që kanë hyrë së fundi në Shqipëri e kanë quajtur deklaratën e zëvendësministrit të Jashtëm grek, Andreas Loverdos një “shou” politik. Ata janë shprehur se kur kanë mbërritur në doganën greke policët e shtetit fqinj u kanë komunikuar se do të kenë probleme gjatë kthimit të tyre. Emigrantët citojnë se policët grekë u kanë thënë se probleme të shumta në kthim do të kenë ata që janë të pajisur me leje qëndrimi 1 dhe 2- vjeçare në shtetin fqinj. Pjesa më e madhe e atyre që i janë drejtuar vendlindjes kanë ardhur për gëzime apo halle familjare. Një emigrante nga Korça tregon se e vetmja arsye që e ka sjellë në atdhe ishte vdekja e të atit. Shumë të tjerë kanë ardhur për gëzime të ndryshme familjare. Dikush marton motrën. Dikush ka ditëlindjen e nënës, por gëzimi i tyre zbehet sapo ata kontaktojnë me policinë greke e cila nuk nguron t’u bëjë të ditur pengesat që do të hasin gjatë kthimit të tyre në vendet e punës.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Si nuk ndryshuan njehere keto gjera.Kaq vite jetova cdo here te njejtat probleme .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Sërish dhunë në kufi, ndonëse ministrin e Jashtëm grek kërkon ndjesë


    Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
    e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Pasi ka shkelur sërish në token shqiptare, Tarko ka mbërritur në policinë e Korçës. Menjëherë ai ka bërë denoncimin për ngjarjen e rëndë. Shenjat e dhunës në fytyrën e tij nuk kishin nevojë për ndonjë dëshmi të stërholluar. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
    të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga kufitari grek, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

    Vizita e kryeministrit Nano në familjen e emigrantit të vrarë në mes të muajit të kaluar, ishte krejtësisht e papritur. Madje, kjo vizitë është bërë shkak që të tubimi që ishte programuar në Has, të zhvillohej 3 orë me vonesë.


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Mitat Mersinllari 47-vjeç goditet me makinë në mes të Selanikut


    Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

    Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

    Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

    Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.


    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •