Dashuria
Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
Sme ndahet ne udhetim
Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe se tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund
Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon
Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit
Dashuria dhe Varferia
Me ndoqi dashuria bashke
Me varferine e shkrete
Ne shteg te tyre heret rashe
Me zune shpejt ne rrjete
Por varferine e zboj e tremb
Dhe ska me varferi
Vec dashurine dot se shemb
Se mbetet dashuri
Pse dashurise si pengese
I del perpara ndarja?
Dhe pse te mbetet robereshe
Nga smira dhe nga paraja?
Dhe pasuria dhe hambari
Pak lumturi na japin
Por frikacaku dhe truthari
Pushtetin shpejt e kapin
Me flet me sy per dashurine
Kur humb mes perqafimit
Ndersa me buzet ftohtesine
Ma shfaq permes gjykimit
Me keshillon te jem i matur
Te kem dhe pak durim
Sic duket, pret nje oxhak te pasur
Dhe spret oxhakun tim!
Po si ta mbaj gjakftohtesine
Kur jemi prane e prane
Kur dy veshtrime dashurine
Burim te vetem kane?
Vec fukarai ka lumturi
Me vashezen e dashur
Ai ska smire e ska zili
Per dere e rang te pasur
Ah, dashurine ce pengon
Ky fati i lig tiran!
Dhe gonxhe e saj pse slulezon
Pa pasuri dhe nam?
(perkthyer nga Dritero Agolli)
Meri Morisan
O Meri eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar?
Ckushtojne mijera thesare
Perpara syve te adhuruar!
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
Kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Morisan e bukur!
Dje me muzike e me vjoli
Nder djem e vajza kercimtare
Mendimi me shkoi tek ti
Une isha atje po sndjeja fare
Kish fort te bukura nder to
Kish plot me nur sa sbehet me
Po une thashe: Nuk ka jo
si Meri Morisan asnje!
O Meri do ti ta mundosh
Ate qe zbret per ty ne varr?
Dhe shpirt e zemer ti coptosh
Per fajin se te do me zjarr?
Ne sme pranon si dashuror
Trego per mua pak meshire!
Ti smund te kesh nje shpirt mizor
Moj Meri Morisan e mire.
(perktheu Lasgush Poradeci)
Krijoni Kontakt