Emri i perkthyesit eshte Era1Postuar mė parė nga dp17ego
Emri i perkthyesit eshte Era1Postuar mė parė nga dp17ego
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Postuar mė parė nga Eagle
Kurreeeeeee nuk kam tentuar te konkuroj Driteroin, por poezia ne origjinal nuk ka rime.
Une bera nje perkthim te origjinalit sepse me pelqeu dhe nuk bera pershtatje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 08-05-2006 mė 13:16
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Po e postoj njė thėnje huazuar nga kultura frėnge rreth pėrkthimeve:Postuar mė parė nga Era1
Pėrkthimet janė si gratė:
"kur nuk janė tė bukura-janė besnike
kur janė tė bukura-nuk janė besnike"
Mbrėmje tė mirė tė gjitha pėrkthimeve nė forum...!
Era 1, te falenderoj per...adrenalinen qe paske. Sigurish ishin te bukura cfare solle.Postuar mė parė nga Era1
Mund te vazhdosh akoma?
Pse te mos konkurosh Driteroin? Vertet mendon se eshte aq i madh si perkthyes..????
DP
sereno
Shigjeta, hallall reputacionin (kur te me lere forumi te ta jap, se tani ncuk me le )
Poezi te shkelqyera.
Duke i lexuar vargjet e para te poezise se pare po mendoja 'bravo i qofte ketij qe i paska perkthyer kaq bukur' dhe pashe ne fund qe ishin perkthyer nga 2 nga poetet tane me te medhenj . Normale, qe nje poet perkthen me mire nje poem.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-05-2006 mė 23:35
Driteroi eshte i madh si perkthyes sepse eshte poet i madh. perkthimet e tij nuk jane thjesht kthim ne gjuhen e tij, por rikrijim artistik duke i mbetur besnik origjinalit ne komponentet me te rendesishem.Postuar mė parė nga dp17ego
ne kete forum psh kam pare nje perkthim shume te mire te poezise "Death" te Harold Pinterit,nga Zogu ne fluturim, a si e ka ne frengjisht ate nickname, them se tingellon me bukur ne shqip se ne origjinal...
konkurimi ka vlere kur ose arrin te njejtin nivel me paraardhesit , ose e tejkalon ate...perndryshe per cfare e do?
ja merr keto vargje:
Nuk eshte e nevojshme te dalesh kaq me vrik
duke bere kaq potere!
Do rezistoja duke te perndjekur,
me nje lopate vrasese!
jane prozaike, te ndertuara me nje sintakse te merzitshme, fjalor te sforcuar, nuk kane efektin qe mendohet se duhet te kete.. dy vargjet e fundit jane dhe me keq akoma, nuk ka jo rime( po supozojme se jemi armiq te rimes), por as ritem, pa te cilen asnje lloj poezie nuk qendron dot.
DPe... nuk e ndihmon dot vajzen duke ia bere qejfin vend e pa vend. ne fakt ti nderhyre, vetem e vetem se kritika erdhi prej meje... kjo sjellje kompromenton objektivitetin e qendrimeve te tua te meparshme...nejse, beni si te keni qejf...
tan' te mirat, o gjindje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eagle : 09-05-2006 mė 18:17
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Apologjia imePostuar mė parė nga Eagle
Me mbytet o burra...edhe Xhuxhumaku kunder meje. Nje mendim thashe...
Te them te drejten me pelqen vargu i Eres1 dhe ndoshta bera nje kercim jo te pershtatshem ne kohe, por kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme per te nderhyre kunder teje. Sinqerisht jo. Eagle, e kam respektuar dhe lexuar me vemendje mendimin tend dhe e kam ndjere mungesen tende.
Nuk jam edhe aq mekatar...lol.
Respekt
DP
sereno
Kenge ....
Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.
Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa ēaste lumturine
Mes nesh e sjellin ēupat.
Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.
Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje perqafim te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!
Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!
E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.
Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...
Perkthyer nga Dritero Agolli.
Tek vellimi i tij "Kenga e gezimeve dhe brengave",Driteroi pohon se liriken "Mary Morrison" e la te perkthyer nga dora e Lasgushit.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
NE THEKER
Ne dericke duke ardhur
Fushes anes ledhit,
Xheni lagur, Xheni mardhur
Mbremjes permes thekrit.
Ishte ftohur keq shejtanka,
Dridhej si purteke
Rrudhur, njomur krejt fustanka
Humbur si nje shqerke.
Xhenin lereni te qete
Mos i flisni Xhenit!
Xheni veten e di vete,
Ē'i bini legenit?
Nese njeri fton nje tjeter
Pse me llafe meresh?
Nese ti pergjon ne theker,
Ē'fitim mund te nxjerresh?!
Thashethemet pse na duhen,
Kush u puth ne thekrat?
Pse na hane e pse na kruhen
Vetullat dhe mjekrat?!..
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Nga Driteroi: "...Meri Morisonin nuk e preka; ate ia lashe Lasgush Poradecit, se ai e kishte zbritur i pari preja anijes se bardhe dhe e kishte dashuruar para meje dhe para gjithe ne poeteve te tjere; e kishte dashuruar dhe e kishte bere kete skoceze te bukur te fliste ne gjuhen e delire e te mrekullueshme shqipe sa edhe vete Robert Bernsi do t'ia kishte hequr per nderim kapelen..."
Homazh me te bukur per Lasgushin nuk besoj se gjen, e per kete e dua Driteroin edhe me shume. Nga Bernsi tani:
Elegji pėr vdekjen e Peg Nikelsonit, pelės sė priftit
E famshme ishe ti, gėrdallė,
Por mora vesh ē'tė ngjau;
Ti re nė lumin mbushur valė
Dhe vala tė pėrlau.
Ke qenė pelė e bukur shumė,
Kur ishe pak mė e re,
Tani lėkurėn nėpėr lumė
Dhe nėpėr det e le.
Njė "falemnderės" kurrė s'e more
Nga prifti yt neqez;
Tė gjetėn peshqit plakė e qorre
Mes lumit si peshqesh.
Shėndetin humbe e bukurinė,
Pėrulur gjer nė varr,
Si gjithė ata qė mbajnė nė shpinė
Tė rėndin rend fetar!...
Kėngė pėr njė grua grindavece
Kam grua qė s'mė ledhaton,
Mė ējerr si grifshė e prapė!
Kush gruas frerin ia lėshon,
Ajo ia hip nė qafė!
Kėrkova paqe e prehje e gaz,
Po mosa tatėpjetėn,
Ma ktheu gėzimin nė maraz
Dhe lėmsh ma bėri jetėn!
Skėterrė e bėri shpirtin tim:
Tortura ditė e natė!
Nė botėn tjetėr si shpėrblim
E marr njė dekoratė!
Shėnim mbi njė kartmonedhė
Mallkuar qofsh, kartė e zhubrosur,
Mė ke dėrrmuar, handakosur,
Nga vajzė e dashur mė ke ndarė,
tv dehur mė ke hequr zvarrė,
Siw e ke hequr ēdo te ndershėm
Nė robėri, mundim tė tmerrshėm!
Kam parė epshin e xhelatit,
Qė djersė e frymė i merr tė varfrit.
Kėtė tė poshtėr dora ime
E bėnte hi, e bėnte thėrrime,
Por ti, moj letėr e zhubrosur,
I jep pushtetin e pasosur,
Ndaj unė i gjori vendin tim
E lė dhe nisem nė mėrgim!...
(shkruar nga R. Berns ne nje kartmonedhe, te zbuluar pas dyqind vjeteve te vdekjes se tij. - sh. pėrkth.)
Perėndia nuk ėshtė mace...
Henri nese ke vellimin e poezive te gezimeve dhe brengave,mos perto te na postosh nje nga te preferuarat e mia..........
Xhoni kokerr elbi
PS Edhe shenoje ne defter edhe nje kafe tjeter borxh,tek Bar Rinia............Ku tjeter?
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Tre mbretėr morėn njė vendim,
Qė Xhonit Kokėrr Elbi
T'i xhdukej fara me tėrbim,
T'i humbte fare thelbi.
Njė urdhėr dhanė qė tė tre
Tv hapnin varr pėr Xhonin,
T'i hidhnin me lopata dhe
Dhe trupin t'ia mbulonin.
Pėrrenjtė u mbushėn vesh mė vesh,
Nė kodra ēeli bari,
Dhe Xhoni Kokėrr Elbi qesh
Dhe ngrihet del nga varri.
I rreptė, i sertė, forcat mbledh
Nga kodra nėpėr vapė
Dhe mbi armiqtė shtiza hedh,
Tund kokėn dhe shan prapė.
Por vjeshta fushave vrapon
Dhe derdhet djersa lumė,
Kurrizin uli plaku Xhon,
U lodh nga puna shumė.
I lodhur kodrės po jepte shpirt,
Ka dimrin, para pragut,
Po pėrsėri tė njėjtė armiq
Pa shpirt i derdhen plakut.
I ngulin thika tė mėdha
Nė kokė e dorė e kėmbė
Dhe si njė lypės fukara
E ēojnė drejt nė lėmė.
e rrahin Xhonin me kopan
Mes lėmit si tė mjerė,
E zhveshin krejt si leckaman,
Pastaj e hedhin nė erė.
Nė pus e flakin me topuz,
T'i shuhet fare thelbi,
Por nuk fundoset as nė pus
Ky Xhoni Kokėrr Elbi!
Dhe prapė atyre keq s'u vjen
Nė zjarr kockat ia ēuan,
Dhe zemrėn millonaj ia gjen
Nė gurė e hedh e bluan!
Nė but tėrbohet gjaku i tij,
Godet me grusht e thembėr;
Nė gotė shkuma nxjerr furi
Dhe mbush me gaz ēdo zemėr.
Jo kot mė kot i ndjeri Xhon
Nė jetė ish trim me pallė,
Edhe tani guximin zgjon,
Megjithėse s'ėshtė i gjallė.
ai nga kokat jashtė nxjerr
Telashet dhe mėrzitė,
bile, vejusha kėngėn merr
Me gotėn plot pėrditė!
Haj, kurrė fundin mos e thafsh,
O but, ku hidhet thelbi,
Ku vlon, ku zjen e ngre tallaz
Ky Xhoni Kokėrr Elbi!
Akoma tek Bar Rinia ti?! Me kaq "gjynahe" sa ke per te lare, as "Keshtjella" nuk t'i lan dot. Megjithate, une per nje pjate bretkocash tek Qafa dhe ca raki rrushi t'i harroj te gjitha te paberat udhuu!
Perėndia nuk ėshtė mace...
Robert Berns eshte nje nga poetet e mij te adhuruar . Kam lexuar shume nga poezite e tij ktu e shume vjet perpara . Disa nga ato me kane ngelur akoma ne kujtese . Nuk e di mund te kem harruar ndonje fjale ose varg .
Ankimet e vajzes
Shpesh jam merzitur dhe penduar
dhe mbi jastek kam qare ,
qe fjalen tende kam besuar
dhe syte genjeshtare .
Ku shkoi , ku humbi ngjyre e purpurt
e faqeve te mia?
ku vajti shtati belkeputur ,
Ku mbeti vajzeria?
Degjoj te qeshuren e hidhur
te fqinjeve mbi mua .
Packa se vete jane te krimbur
Me turpe gjer ne thua!
Tim eti kur i shfaqem une
ul syte e s`me veshtron ,
dhe nene e mjere qan ne gjume
kur turpin tim kujton .
Sa ndjej nje hap te atit tim
i fshihem neper dere ,
dhe nenen time skam guxim
ta shoh ne syte e mjere .
E embel lule e dashurise
e hidhur qenka pema .
se syte e tu te djalerise
me lotin tim i bleva !
Mos paste kurre gaz ne jete
u shofte ne su shua
ai qe flaku ne kenete
Femijen e tij dhe mua ....
Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat
Kjo me duket eshte vazhdimi i poezise "Miu" ne mos gaboj , por vetem kaq me kujtohet .
Ah ti i dashur mik s“je vetem !
Dhe neve fati na prishi jeten .
me vaj e lot
Dhe lumturine e te verteten
se gjejme dot !
Por ti me i lumtur je nga une ,
veshtron ēke sot , s“veshtron me shume .
Ndersa ne shofim dhe cdo gjurme ,
qe lame vjet
Dhe frike kemi dhe ne gjume
per ē“fare na pret .
ja edhe nje pjese tjeter nga nje poezie e R.B , ku i ati i drejtohet te birit . Me falni se nuk me kujtohet e gjithe poezia por vetem nje pjese e saj .
Prej teje dua : dreq o pune
ti ngjash ne pamje nenes shume .
Kurse prej meje merr pak brume ,
Nga hovi plot shkujdesje .
Por nga mekatet qe kam une
Mos merr dhe asnje presje .
Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat
Kjo eshte poezia qe me ka pelqyer me shume .
Me zuri nata rruges
Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C“do porte ish kycur, s“dilte kush
Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.
Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.
Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s“ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.
Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .
Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qeka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .
Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .
Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.
Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.
E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.
E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.
Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murat ra
dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.
Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.
Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?
Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.
Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan.
Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat
Lamtumirė pėr Elizėn
Nga ty, Eliza, duhet tė iki
dhe nga bregu im amtar;
fati mizor mes nesh ngriti
oshėtimėn e oqeanit tė paanė:
Por oqeanet e paanė, qė gjėrė oshėtijnė,
mes dashurisė dhe meje,
kurrė, kurrė nuk mund tė ndajnė
zemrėn dhe shpirtin tim prej teje.
Lamtumirė, lamtumirė, e shtrenjtė Elizė,
vasha ime e adhuruar!
Nė veshin tim njė parandjenjė bėn zė,
ne ndahemi, mė, pėr tė mos u takuar!
Por rrahja e fundit qė del nga zemra,
Kur Vdekja pranė rri fitimtare,-
Ajo rrahje, Eliza, ėshtė tėndja,
tėndja dhe fryma e fundit fare!
Mbishkrim drejtuar njė artisti
I dashur_____, po tė jap ca kėshilla,
pa dashur qė tė bėj tė keqin:
ti s'duhet tė pikturosh mė ėngjėllusha
por provo dhe pikturo dreqin.
Ti pikturosh Ėngjėllit gudulisjen boshe,
me Nick-un*, rrezik ka pak fare:
do vizatosh kollaj njė fytyrė gjatoshe,
por jo dhe aq tė papame.
*Nick - Djalli
VARFERIA E NDERSHME
Kujt i vjen turp nga akamja e vet
dhe s;njeh as nder,as vlera,
atij i them rob vertet,
bir robi e te tjera ...
Kjo ngre kandar,
kjo s'ngre kandar,
ne s'kemi pleng ne jete ;
i pasuri ka vulen ne ar,
po ar ne jemi vete.
Ne buke hame e pime leng,
pa rroba trupit e pa pleng !
R c't'ju tregoj te tjera !
Nderkaq nje batakci tuaf
pi vere e vishet me mendafsh,
e c't'ju tregoj te tjera !
Keshtu,ashtu
nuk ka qeder !
Nga qyrku s'duhen matur !
Ai qe rron me djerse e nder
per mua eshte i pasur.
Ja, ky palaco qenka lord
dhe dashka temenara !
Fodull,bilmes e kokebosh
do mbetet trung pa fara !
Keshtu , ashtu
na vjen drand-drung
i mbushur me merita ;
por trungu prape mbetet trung
me urdhra dhe shirita !
Servilit mbreti shpejt i jep
dhe grada gjenerali,
te varferit kurre nuk i qep
as kopsa kaporali !
Keshtu , ashtu,
nuk kam qeder !
Ofiqi, lajka "vlera" ,
nuk kane tru,
nuk kane nder,
e, c't'ju tregoj te tjera.
Po dita ndofta nuk vonon
ku nder djerselare
te zere vend qe meriton
te zere vend te pare,
Perkthehu : Dritero Agolli
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
KUJTIMET
Vitet kaluan dhe u treten,
dhe ti nuk je me mua.
megjithate kujtimet per ty mbeten,
edhe pse kujtime jane,
dhe une ende te dua.... .
Per ata qe dine te dashurojne, nje strofke nga Berns.
Vetem ato/a qe dine poezi mund te pelqejne Berns-in. Vetem ato/a qe dine te dashurojne... gjithashtu.
Kujt i kujtohet ajo qe thote ..
... u lodh dhe koken e perpoqi
dhe doli sex-i i bukur.. ?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korbi999 : 26-11-2008 mė 02:45
Bese dhe hakmarrje.
Krijoni Kontakt