Perseri ketu,
ku rrinim te perqafuar.
Une me trup te ngrire,
me syte e tretur diku larg.
Ne drejtim te dickaje qe as vete
nuk e di c'eshte.
Perseri gjethet kane shtruar token
me tisin verdhe-vjeshtak.
(gjethet shkel me kembe
dhe buzet kafshoj).
Perseri ketu,
por vetem.
Ndersa fshesaxhinjte fshijne gjethet
bashke me copat e endrrave te mia...
*******************
RRuga e heshtur mbeti.
Gurgullima e te qeshures tende
u tret...
Dy trupat e perqafuar mbeten vetem,
si hijet, shoqeruese te nates.
Trotuareve u shkelen ndjenjat
nga kapriciot kalimtare....
Poshtersi
********
Femren,
Errethojne Truku i Etikes,
buzeqeshjet e shtirjes,
Shikimi i mprehte me bisht te syrit.
Trathtite,
te medha e te vogla,
Zhgenjimet e shumta
te botes se shthurur
dhe pagimi i "Mekateve"
ne vuajtjet e lindjes
*********
Pa ty
Jam pa ty.- Dhimbja thote
fjale veshi me vetmine
Malli kujtese e heshtur.
Te pres.
E di se nuk kthehesh
por une jam Penelopa
me ndjenja prish e ndreq
harresen e ndjenjave te mia.
***********
Nekrologji
Linda me nje lot te njomur shprese,
u rrita me endrrat e strukura nen qerpike.
Kalova adoloshencen dhe dashuria trokiti
pragun e zemres.
I kafshova endrrat
se dashuria me iku,
ne cepin e buzeve
dhe shijen e pritjes.
Dhe une u zhyta
ne ngricen e shpirtit,
honin e pertej-dhimbjes.
Dashuria mbeti si varg
i trazuar frymezimi.
Dhe une,
i buzeqesh nates se kujtimit,
kalbem nen te ecuren
tende te shperfillur
dhe eci drejt
fundit te pafund
******
Pa fat!
U deha nga paraqitja,
fjalet e tua.
Ti, pameshirshem me dehe
me ideale dhe iluzione.
Pime sa u ngopem,
u deha sa nuk qendroja dot ne kembe.
Kishte mbetur dhe pak.
Joooooooooooooooooooooo.
Por fundin e shishes sme le ta pija kurre
Nuk ishe fati im po i tjeterkuj...
********
Kafsheri
Ti nuk di te vleresosh ndjenjat.
Per ty dashuria
eshte misherim sexi,
ulerima dhe psheretima.
Ti ishe lindur kafshe,
me kot u perpoqa te te bej njeri,
Kafshe po kafshe mbete.
********
Mallkim pa shpirt
I humbem shpirtar,
se dime ku i harruam,
se dime ku na mbeten,
se dime ku na i vodhen
e vendin e tyre e zune mallkimet
mallkimet pa shpirt!
*********
Rigjetje
Dialogova nje dite me dhimbjen.
U zume si grifsha.
U kapem per flokesh
me mentalitetin fshataresk.
U rrahem, u ndame.
U shame sa u lodhem,
pime helmin tone
por prape zume shoqeri...
***********
Kembanat rane plot here,
aq sa si numerova dot.
Te heshtur,
degjonim muziken funeber
te dashurise tone.
Kishte ardhur fundi,
ndjenjat capiteshin me kot rreth zemres
qe ishte bere si gur.
Shpirtrat kishin marre udhen e varrezave,
te mbyllur ne arkivole fjalesh, castesh,
shoqeruar me kostume te zeza endrrash.
Varret ishin hapur me lopata lotesh
ndersa ne vend te luleve
ishin hedhur copa fotografish.
Fund shekull...
fund dashurish....
Krijoni Kontakt