Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ilir Meta jep dorheqjen.

    Ministri i puneve te jashteme te Shqiperise Ilir Meta ka dhene doreheqjen sot te premten ne darke dt 18 korrik 2003
    Ja teksti i letres se Metes, dhe rreagimi i kryeministrit Nano.




    ILIR META : Se pari, dua te shpreh
    zhgenjimin tim dhe te kundershtoj vleresimet kritike qe behen per punen e Ministrise se Puneve te Jashtme, te cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese, per kete institucion, siē doli edhe nga analiza 6-mujore, qe u zhvillua atje, ku ministri Klosi dhe perfaqesues te tjere nga Kryeministria, moren pjese dhe ku u ftuan te bejne pyetjeapo ver
    . Duke e lidhur kete analize edheme shkresat e fundit te ardhur nga kabineti juaj, ku ne menyre arbitrare synohet te eleminohet Ministria e Puneve te Jashtme si institucion pergjegjes per zbatimin e politikes se jashtme, duke e vendosur ne nje
    tutele te plote personale nga ana juaj dhe e keshilltareve tuaj dhe duke i konsideruar keto veprime si vazhdim te luftes tuaj personale, ne kuader te per perpjekjes per absolutizimin personal te qeverisjes, deshiroj t’ju njoftoj
    largimin tim te parevokueshem nga kjo tavoline, qe drejtoni ju, duke mos pranuar me qe te behem pjese e fallsitetit dhe e hipokrizise tende qeverisese.


    Faleminderit.

    FATOS NANO : Do largoheni tani, pa qendruar per reagime?

    ILIR META : Per reagime nuk ka nevoje.


    FATOS NANO : Ky eshte nje veprim i papritur dhe
    inkoherent me kete mbledhje shume funksionale, konstruktive dhe te dobishme per vazhdimin e punes se ketij kabineti. I papritur dhe inkoherent, sepse, gjithashtu, krahas vleresimit objektiv te punes se Ministrise se Jashtme nga struktura e monitorimit si per te gjitha ministrite e tjera, une dhe kabineti prisnim nje reagim, gjithashtu, koherent, me debatin e kryer per ēeshtje te ngritura nga zoti Meta deri pak perpara dhe me angazhimin e rishfaqur te zotit Meta edhe me shkrim prane Kryeministrit, ne daten 10.7.2003, me nje leter me numer me numer protokolli
    2171, te Ministrise se Puneve te Jashtme, me lende: “Mbi angazhimin tim si
    zevendeskryeminister”. Permbajtja e saj eshte : “Zoti Kryeminister, krahas
    angazhimit tim si minister i Puneve te Jashtme, i qeverise qe Ju drejtoni,
    ne vijimesi kam ndjekur me perparesi mbarevajtjen e punes se
    institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave, veprimtarine e te
    cilave e ndjek zevendeskryeministri. Gjithashtu jam angazhuar me
    seriozitetin e perkushtimin e duhur ne drejtimin e keshillave, komiteteve
    apo grupeve nderministrore, qe drejtohen nga une, ne cilesine e
    zevendeskryeministrit.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Sa mire qe nuk jam ne Shqiperi...po te isha do e vrisja mendjen e do i analizoja keto gomarlliqe.
    Summertime baby!

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ja iku Ilir Meta?
    A do verehet ndonje ndryshim i dukshem ne vend edhe sepse ai dha doreheqjen?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 18-07-2003 mė 22:38
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk kam asnje konsiderate per Ilir Meten i cili eshte po aq i korruptuar sa Nano, por mendoj se kjo doreheqje do t'i kushtoje teper shtrenjte ketij te fundit ne opinionin nderkombetar !

  5. #5
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Dulle, Tafe... na iku


    fatkeqesi shume e madhe kombetare qe te largohet nje personalitet i nje rrangu kaq te larte si Ilir Meta ...
    nuk e di a do ta marrim ndonjehere veten nga kjo fatkeqesi kaq e madhe...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Pavaresisht nga pershtypjet qe ju mund te kini per Ilir Meta, akti i doreheqjes qe ai mori eshte per tu pershendetur ne aspektin politik.

    Ilir Meta u hodh nga lokomotiva Nanoiste ne castet e fundit duke i shpetuar keshtu destinacionit fatal, kryqezim Kasandra. Me sa duket, edhe Ilir Meta apo ndonje keshilltar i tij e lexon forumin shqiptar dhe e kuptoi qe rruge tjeter nuk ka. Doreheqja e tij eshte e vonuar ne fakt.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Me sa duket, edhe Ilir Meta apo ndonje keshilltar i tij e lexon forumin shqiptar dhe e kuptoi qe rruge tjeter nuk ka.
    Sikur ta lexonin dhe te tjere do ta kuptonin se s'kane ku ta fusin koken. Nje dite do gjykohen dhe ata nga historia dhe nga njerezit e ketij vendi.

    Ne aspektin politik Meta e humbi betejen me Nanon, ashtu sic e kane humbur dhe te tjeret.

    Sa per korrupsionin, te gjithe politikanet shqiptar i kane te ndyera duart me vjedhjen 12 vjecare te popullit shqiptar. Pa asnje perjashtim!!!

    Me tragjikomikja eshte qe ne vend te tij s'do vihet ndonje "i paster" por me siguri ndonje qe do te vazhdoje te na vjedhe.

    Sa per imazhin e Metes ne planin nderkombetar, mbase ka fituar dhe jo humbur ne besueshmeri ndaj tyre. Por kete s'mund ta gjykojme keshtu me gjak te nxehte, do te duhet pak kohe qe te dali ne skene...

    Fjalet e tij kur u larguan ja vlejne te permenden:

    Njoftoj largimin tim te parevokueshem qe te mos vazhdoj te behem pjese e falsitetit dhe hipokrizise tende qeverisese
    Thua se prania e tij ne qeverite e Nanos, ashtu si dhe si Kryeminister e beri qeverine e atehershme te paster moralisht...!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 19-07-2003 mė 15:10
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    KU PO SHKONI ZOTI NANO?

    Largimi I zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Ilir Meta nga qeveria e fut vendin ne qorsokakun e krizes qeveritare. Ne plan te pergjithshem mund te thuhet se vendi ka hapur mbreme nje porte te madhe per krize politike. Kritikat dhe nxirrja e punes se zotit Meta ne raportin 6-mujor te kryeministrit ka sherbyer si pretekst I mjaftueshem per imponim largimi. Pra, kryeministri dashur pa dashur ka provokuar keshtu rikthimin e krizes ne marredheniet e brendshme te Partise se tij. Ky akt pare ne kuader te ecurise pergatitore te fushates elektorale te zotit Nano, duket si element I njevlefshem me reformen perzenese te aleateve te vegjel. Kreu socialist ne ditet e bisedimeve nderpartiake me lehtesi te madhe shenoi shperberjen e koalicionit "Aleanca per shtetin". Divorci i pakthyeshem politik me PSD-ne, me PBDNJ-ne dhe me disa emra politikanesh te tjere te spektrit te majte kane qene rezultati ndjellakeq I investuar prej kryeminister-kryetarit. Ndersa akumulonte pushtet, ndersa u duk se siguroi vetem nje rezolute pakti ne kryesine e Partise, zoti Nano se fundi nisi spastrimet e perfaqesuesve aleate nga konkurenca elektorale en-blok e se majtes. Ky gabim u mor lehte prej tij dhe deklaratat qe pasuan cdo perzenie aleati, mbeten shqetesuese per perspektiven zgjedhore te PS-se. Kerkesa e shtirur e llogarise kryeministrore ne analizen 6-mujore, eshte preteksti I kerkuar e zotit Nano per te lare hesape e per te krijuar realitetin e dominimit te tij ne Qeveri. Me se shumti ky akt ka synuar rreshtimin klasik te anetareve te kabinetit dhe konfirmimin e realitetit te te nenshtruarve. Por reagimi shperthyes I zotit Meta, ka krijuar keshtu rastin tjeter te veshtiresise se neserme per kryeministrin Nano. Dilemat tashme jane me te shtuara. A do te kemi rrezim te qeverise? A do te arrihet votbesimi I qeverise Nano pa zotin Meta? A do te. I gjithe ky peshtjellim, kjo situate qe sjell edhe me teper mjegull dhe anarki politike brenda PS-se, i adreson kreut te saj zotit Nano vetem dilemen se ku po shkon.

    Nano atakon Meten, lavderon Dervishin

    Ilir Meta dha doreheqjen pas mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave qe zgjati per kater ore me rradhe. Zevendeskryeministri, e cilesoi "keshillin e ministrave" si nje "tavoline personale te kryeministrit", ne deklaraten perfundimtare qe mbajti pas mbledhjes se qeverise, pasi kishte perfunduar raportimi i te gjithe ministrave. Ironia me e madhe e raportit te pergatitur per analizen gjashtemujore te punes ishte verejtjet e shumta ne adrese te dikasterit te Metes dhe lavderohej puna e Ministrit te Turizmit Besnik Dervishi. Gjate leximit te raportit perfundimtar, ku Ministri i Jashtem u atakua per mosrealizim marreveshjes dhe mosakordim palesh per nenshkrim te tyre; per mungese perparimi per marredheniet ekonomike me vendet ne zhvillim; ineficense e perfaqesive tona diplomatike; mosshtim i vendeve ku shqiptaret te levizin lirisht; numer i vogel takimesh me vendet e BE-se dhe apati e punes me diasporen, zevendeskryeministri dhe Ministri I jashtem shqiptar, ne tavolinen e qeverise paraqiti doreheqjen. Lajmi ne fakt ka tensionuar edhe anetaret e tjere te Keshillit te Ministrave present ne mbledhje, te cilet nuk prisnin qe perfundimi i raportit te ishte i tille. Meta i ka permendur Nanos ne mbledhjen e qeverise edhe faktin se ne analizen gjashtemujore te dikasterit qe ai drejton ka qene edhe Ministri i Shtetit per reformat Blendi Klosi dhe ky i fundit nuk ka pasur asnje kontestim, apo asnje pyetje e verejtje ne adrese te dikasterit.

    Marre nga "Koha Jone"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Ne aspektin politik Meta e humbi betejen me Nanon, ashtu sic e kane humbur dhe te tjeret.
    Meta humbi betejen por jo luften. E kam thene ne kete forum 1 muaj me pare kur Meta nisi letren ne kryesi, arma me e forte ne doren e tij per te sulmuar Nanon, eshte doreheqja e tij.

    Kjo doreheqje e ekspozon plotesisht Fatos Nanon si brenda dhe jashte Shqiperise dhe Nano eshte tani ne te njejtat pozita qe ishte edhe ne 1991.

    Ilir Meta u largua nga qeveria per ti dhene nje mundesi vetes per te sulmuar ne menyre te hapur qeverine Nano dhe pozitat e tij ne krye te PS. Doreheqja e Metes nuk i jep fund konfliktit brenda PS, perkundrazi e thellon ate.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    po kush mendoni ju se eshte Meta?
    nje cope ''shtangisti'' nga Skrapari...
    sic e ka thene edhe Faik Konica; ...Shqiperia eshte bere per te prishur shqiptaret!!!
    ...si do te shkoje puna, Tosi i Nanos edhe pse eshte ashtu sic eshte, kur vjen puna ne nivel intelektual eshte shume me lart se skraparlliu. Fatos Nanon e kam takuar personalisht ne vere te 1991, dhe te them te verteten me ka lene pershtypje shume te mira, megjithese sa pata mbaruar maturen...
    me Tosin mund te flasesh per tema nga me te ndryshme...
    sa here qe kemi per te pasur perplasje te Fatos Nanos brenda per brenda PS, nuk ka per te pasur fitimtar tjeter vec tij...
    edhe e dini pse? nuk besoj se eshte shume e veshtire per ta kuptuar...


    shnet

  11. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Ilir Meta u largua nga qeveria per ti dhene nje mundesi vetes per te sulmuar ne menyre te hapur qeverine Nano dhe pozitat e tij ne krye te PS. Doreheqja e Metes nuk i jep fund konfliktit brenda PS, perkundrazi e thellon ate.
    Dhe une kete mendim kam per keto pika Albo.
    Por ceshtja qendrore, ajo e lyrjes se duarve me parte tona vazhdon akoma te me djege...
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  12. #12
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo parashikimet dalin por a ndihmon gje ne partine socialiste keto lloj veprimesh.
    Ilir Meta dha doreheqjen jo sepse ishte me i zgjuar se Fatos Nano por sepse ai verejti shume crregullime ne qeverisje dhe te partia e tij.
    Duke dhene doreheqjen krizat do te jene me te thella sepse edhe po te shohim me vemendje edhe opoziten kjo e fundit nuk ka edhe ndonje reformim te madh.
    Pra Ilir Meta nuk ka bere veprimin e duhur duke u larguar nga politika.
    Ai fare mire gjate aktivitetit te tij si zvkryeminister dhe minister i jashtem ,mund te organizonte FRESH-in dhe do te detyronte Fatos Nanon te ndryshonte kurs ne lidhje me qeverisjen e tanishme qe njeh vetem korrupsion dhe trafiqe.
    Per mendimin tim doreheqja eshte nje akt regresiv dhe nuk ndihmon ne proceset demokratike ne vend.
    Neqoftese i ke lexuar intervistat e Spartak Ngjeles te para ca diteve ai thosh diku ne interviste se "ne politike nuk hyhet per te humbur por per ti fituar"
    Me poshte eshte edhe vete intervista e Metes dhene per "korrierin"

    Meta: Nuk do rrezoj qeverine "Nano"
    Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem sqaron arsyet qe e shtyne te largohej nga ekzekutivi. Ai akuzon Kryeministrin per pabesi dhe afera qe cenojne pronen publike, por hedh poshte mundesine e nje krize

    Ergys GJENCAJ

    Zv/kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, nje dite pas doreheqjes, duke bere nje ekspoze te arritjeve te insitucionit qe drejtoi prej afro 12 muajsh, i eshte pergjigjur pretendimeve te ngritura ne analizen e qeverise. Meta, gjate nje konference per shtyp, te thirrur enkas per te dhene aresyet e largimit nga posti i numrit dy te kabinetit qeveritar, ka renditur disa nga aktivitetet me te sukseshme te Ministrise ne politiken e jashtme me vendet fqinje dhe te tjera. Por, ai eshte fokusuar me shume ne deklaraten e tij, ne pergjigje, sipas tij, te pikpamjeve te ndryshme qe ndan me Kryeministrin Fatos Nano. "Ndaj koncepte teresisht te ndryshme me Kryeministrin Fatos Nano, jo vetem per politiken e jashtme, por edhe mbi shtetin dhe qeverisjen ne pergjithesi". "Morali im politik dhe institucional nuk mund te pranoje nje qeverisje te tille dhe per te gjitha keto paraqita doreheqjen time te parevokueshme ne mbledhjen e qeverise", tha Meta. I cili ka sulmuar shefin e ekzekutivit shqiptar, duke e akuzuar ate per nje sere aferash, te mbeshtetura nga keshilltaret e tij. Ai ka theksuar se doreheqja e tij nuk ka si qellim rrezimin e qeverise se drejtuar nga Nano, por "distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike". Ish-kryeminister dhe tashme zv/kryeminister i dorehequr, ka theksuar se Partia Socialiste po humb konrollin mbi qeverine dhe qeverisjen, pasi sipas Metes, ajo eshte e uzurpuar nga Nano. "Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij".

    A do te ndikoni me mbeshtetesit tuaj ne Parlament per te arritur rrezimin e qeverise?

    Asnjehere nuk kam patur synim rrezimin e qeverise se zotit Nano, per arsye sepse une bashkohem me nje kolegun tim politikan, qe ka thene se "ne Shqiperi nuk eshte burreri te rrezosh qeverine, por eshte burreri te mbash qeverine". Ne kuptimin, qe qeverite mund te rrezohen shume lehte, per arsye se cdo qeveri eshte e detyruar te perballet me probleme dhe me sfida te rendesishme, te cilat nuk eshte e lehte per t'i zgjidhur. Me kete doreheqje une nuk synoj rrezimin e qeverise, perkundrazi, une synoj distancimin tim te plote nga kjo menyre qeverisese e vendit, qe per mendimin tim nuk sjell stabilitet, por vetem akumulon probleme dhe pjelle kriza institucionale, politike dhe ekonomike dhe po keshtu ndryshimin e kesaj situate nuk e shoh thjesht ne nderrimin e disa emrave ne kabinetin qeveritar, gje qe e kam shprehur edhe me perpara, por e shoh ne ndryshimin e konceptit per qeverine, per drejtimin e saj dhe njekohesisht ne ate qe PS te ushtroje pergjegjesite e saj politike per qeverisjen e vendit. Sepse, sipas mendimit tim, asaj i ka dale krejtesisht nga kontrolli politik qeverisja e vendit. Ajo, gjithnje e me shume po shnderrohet nga nje qeveri dhe qeverisje e PS-se, ne nje qeveri dhe qeverisje e Fatos Nanos dhe te nje rrethi te ngushte personal te tij.

    Si e konceptoni kerkesen e Kryeministrit per doreheqjen tuaj pas mbledhjes se kryesise se PS?

    Mendoj se kerkesa e zotit Nano per terheqjen apo doreheqjen time pas mbledhjes se kryesise dhe miratimit te rezolutes, ishte nje veprim i nxituar, i papjekur, hakmarres dhe primitiv, per arsye se ai e beri nje kerkese te tille, pra qe kjo kerkese te perfshihej ne rezoluten e kryesise se PS-se, gje qe nuk u pranua nga kryesia. U shpreh se pranonte rezoluten dhe po keshtu, ne menyre te pabese dhe tinzare, pas deklarates se sekretarit te Pergjithshem ne emer te kryesise se PS, doli me qellim per te provokuar nje nxitim nga ana ime per te reaguar ne nje menyre te papershtatshme. Por, nese nuk dhashe doreheqjen para dy javesh, sepse nuk mund te jepja doreheqjen se ma kerkoi zoti Nano, sepse nuk mendoj se nuk kam permbushur detyrat e mia politike dhe qeverisese, pervec ne ato raste kur jam shmangur me qellim ndaj zotit Nano dhe njekohesisht nuk kisha asnje arsye te terhiqesha nga problemet qe kisha ngritur, sot pas dy javesh, pas perpjekieve qe bera ne zbatim te rezolutes se kryesise se PS, per te vendosur marredhenie sa me normale bashkepunuese me Kryeministrin Nano, duke pare se ai vazhdon qe ne menyre te pabese te provokoje, jo vetem zotin Meta si minister i Jashtem apo zv/kryeminister, por edhe nje institucion te tere. Duke qene se ai vazhdon te perpiqet te eliminoje, jo vetem institucionin e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe zotin Meta, si perfaqesues te ketij instutcioni, une vendosta qe te distancohem nga ajo qe e quajta, "falsiteti dhe hipokrizia qeverisese e zotit Nano". Edhe kur dhashe doreheqjen nga posti i Kryeministrit, nuk ika se me hoqi zoti Nano, sepse mund t'ju bej te qarte se zoti Nano, as atehere nuk mund te me hiqte dot dhe as tani nuk me heq dot. Atehere ika, sepse nuk mund te vazhdoja ne ate kohe te isha nje Kryeminister pa dinjitet, cilido tjeter mund te vazhdoje si Kryeminister pa dinjitet, vecanerisht kur lidhje me dinjitetin dhe moralin nuk ka.

    Doreheqja juaj, a ka lidhje me zhvillimin e Kongresit te ardhshem ne PS? Dhe c'qendrim do te mbani ne zgjedhjet vendore?

    Asnjehere nuk nuk kam permendur dhe nuk kam ndermend te merrem me Kongresin e ardhshem te PS, por jam perqendruar ne problemet e qeverisjes se vendit, duke synuar te kontribuoj per thellimin e mireqeverisjes, per ndalimin e degradimit te qeverisjes se vendit. Persa i takon zgjedhjeve vendore, do te vazhdoj te kontribuoj qe mazhoranca te konfirmohet perseri si e tille dhe te ruaje te pakten pozitat e zgjedhjeve te meparshme vendore. Persa i takon perpjekjeve te zotit Nano per te faturuar pergjegjesine e ndonje rezultati tek zoti Meta, dua t'ju bej te qarte te gjitheve se cdo fature i takon zoti Nano.

    A do te kerkoni doreheqjen e zotit Nano?

    Persa i takon doreheqjes se zotit Nano, ajo eshte individuale dhe eshte nje akt qe bazohet ne vullnetin e lire te cilitdo. Sikurse e tille eshte edhe doreheqja ime. Se dyti, doreheqja nuk kerkohet, doreheqja jepet. Askush nuk mund t'i kerkoje doreheqjen zotit Nano, eshte e drejta e tij dhe ai vendos per kete ceshtje.

    Doreheqja juaj, a eshte nje perpjekje per te grumbulluar vota ne Parlament per te kundershtuar emerime apo miratime ministrash?

    Nuk i shikoj keto ceshtje si probleme votash dhe probleme aritmetike. Keto jane probleme te medha parimore, konceptuale qe kane te bejne me te ardhmen e vendit, te institucioneve, te administrates dhe te funksionimit te saj, me te ardhmen e reformave ekonomike, pra ceshtje shume me te thella sesa ceshtje votash, sot apo neser ne Parlament.

    A mund te hyje qeverisja ne krize dhe cili do te jete pozicionimi juaj ne vijim?

    Nuk mendoj se sot mund te kemi krize, por kemi akumulim te problemeve. Dhe kur nuk nderhyhet per t'i dhene rrugen e zgjidhjes, ato vetem sa shtohen dhe me pas sjellin krize. Shpresoj te mos ndodhe kjo e fundit. Lidhur me pozicionimin tim, ju siguroj se do te vazhdoj ne te gjitha pozicionet qe kam dhe qe do te kem. Qeverisja eshte nje koncept shume me i gjere se sa nje tavoline me disa karrige dhe PS pas 6 vitesh duhet te ndergjegjesohet se objektivi dhe synimi i saj nuk eshte thjesht te qendroje ne pushtet per hir te faktit se perballe kemi nje alternative te pabesueshme, sic eshte ajo e Berishes. Duhet te qendrojme ne pushtet per te bere reforma, per te afruar edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Europian, per te permiresuar edhe me tej standartet ekonomike dhe sociale te qytetareve shqiptare, per te mbajtur premtimet elektorale te bera para dy vitesh.

    A do te kete ndonje bashkepunim te mundshem me opoziten per te ndryshuar qeverine?

    Nuk kam ndermend te bej ndonje bashkepunim me opoziten per te ndryshuar qeverine, per arsye sepse edhe kjo do te ishte ceshtje aritmetike. Besoj se, jo vetem mazhoranca ka probleme serioze, por akoma me keq, ne kemi nje opozite qe nuk paraqet asnje alternative me te mire dhe me te besueshme. Te gjitha alternativat per permiresimin e qeverisjes, une i shikoj brenda forcave, jo vetem te PS-se, por edhe te mazhorances ne pergjithesi.

    Si do t'u pergjigjeshit idese se kryeministri Nano per pergatit dosje korrupsioni per ju dhe bashkepunetoret tuaj?

    Germimet arkeologjike qe ben zoti Nano ne arkivat e kryeministrise, jane teresisht te deshtuara, sikurse jane te turpshme dhe qesharake edhe ato materialet qe shperndau ate dite ne mbledhjen e kryesise, pa vule, pa koke, pa kembe, ku beheshin krahasime midis qeverise "Nano" dhe "Meta", te cilat ishin teresisht spekullative dhe te paverteta. Por e paverteta dhe spekullimi jane pjese te karakterit dhe te moralit te zotit Nano dhe aq me teper te stafit dhe te keshilltareve te tij. U ben me shume se nje vit e gjysem qe une kam dhene doreheqjen dhe u ben me shume se nje vit e gjysem qe germohet edhe qe hetohet, le te vazhdojne germimet edhe hetimet. Jam i bindur ne ndershmerine e te gjithe vendimeve qe jane marre ne ate kohe. Por, perpjekjet per te hedhur shashka tymuese per korrupsionin qe rrjedh nga qeveria "Meta" apo ato te meparshme, nuk mund te me humbasin vigjilencen mua, juve (shtypit) dhe gjithe te tjereve per aferat, te cilat jane pergatitur dhe po pergatiten dhe te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve. Persa i takon frikes, mund t'ju them se nuk kam pasur frike, as nga zoti Nano, as nga zoti Berisha dhe as nga te dy bashke.

    Akuzat e Metes per Nanon

    Shkel vendimet e KPD-se, nderron tere ato personalitete qe perfaqesojne PS, duke anashkaluar strukturat e partise.

    Vazhdon politiken e spastrimit dhe percarjes se PS, duke shperdoruar mandatin e Kryeministrit.

    Ne menyre te pabese, vazhdon ne te njejten linje te fillimit te personalizimit te qeverise dhe pushtetit.

    Vazhdoje perpjekjet e pabesa per te denigruar Ministrine e Jashtme dhe per te realizuar menjanimin tim te plote nga pergjegjesite politike qeverisese.

    Pergatit afera, te cilat rrezikojne integritetin e qeverise, por jo pak, por edhe pronen publike qe eshte e te gjithe neve.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  13. #13
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Vete Meta qe ne fillim te intervistet ndihet jo i sigurte duke thene se doreheqja e tij nuk krijon mundesi per kriza por doreheqja ka te beje me pabesi dhe afera qe cenojne pronen publike.
    Si ta kuptojme doreheqjen e tij?
    Si nje njeri patriot?
    Si nje njeri qe nuk pranon rryshfete?
    Apo si nje njeri qe kreativiteti i tij per te marre situaten ne dore eshte i dobet?
    Ne politike, Meta duhet te arrije te kuptoje se nuk duhet te kete kurre te humbur por eshte akoma heret per vete Meten ky lloj parimi.
    Ne anen tjeter te medaljes se intervistes se Metes thuhet se qellimi i tij nuk eshte rrezimi i qeverise por distancimi nga kjo lloj politike.
    Pra arrijme te kuptojme se zgjidhja qe ishzvkryeministri ka bere eshte e gabuar sepse ky i fundit duke e quajtur veten e tij nje njeri me moral politik dhe institucional, atehere perse nuk lufton brenda qeverise se tij deri ne momentin e fundit per te imponuar rregullat e moralit politik dhe institucional qe mbars ai ne vetevete.
    Patjeter mund te marr nje pergjigje te tille qe "eja provoje ti ne mund te ja dalesh" dhe kjo pergjigje eshte per te lare gojen jo me "paste dhembesh por me sapun".
    Ne interviste te Metes thuhet gjithashtu se Fatos Nano e ka kthyer qeverine ne nje qeveri personale ku ata qe kane moral duhet te largohen.
    Une do thoja se ketu gaboi Meta sepse lufta politike nuk ka "rober" por luftetare qe luftojne deri ne fund.
    Ilir Meta me intervisten e sotshme ka "pershtyre aty ku ha buke"pasi qellimi i tij nuk eshte rrezimi i qeverise dhe ai e ilustron me nje shprehje te nje burri te madh pa Emer i cili thote "nuk eshte burreri te rrezosh nje qeveri por ta mbash"
    Atehere cfare beri Meta dhe a eshte burreri te japesh doreheqjen apo eshte burreri te qendrosh si burrat "maje kalit".
    Neqoftese Nano i ka kerkuar doreheqjen, per mendimin tim ajo ka qene me shume nje presion me kah te kundert qe Meta te lluftoje per tu burreruar dhe jo per tu c`burreruar.
    Pa vazhduar me gjate ne analizen e Metes une do te thoja se Meta eshte larguar pa i provuar tera alternativat qe praqiten ne qeverisje .
    Largimi i tij eshte i pamenduar mire dhe keshtu Meta deshtoi si nje politikan me te ardhme.
    Atehere perse hyjme ne politike?
    Per te fituar apo per te humbur?
    Nuk eshte zgjidhja e pritur kjo qe beri Meta dhe doreheqja e tij tregon papjekurine ne politike.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Lis, mos degjo ca shkruan Meta neper fjalime, ato jane fjale per konsumim te brendshem te vend. Ilir Meta u largua per keto arsye:

    1. Prokuroria italiane ka hapur dosjet e "peshqve te medhenj" prandaj Mirat e Xhikeve vriten sot e qahen te nesermen nga ata qe urdheruan vrasjen. Ilir Meta nuk do te jete pjese e "familjes se padrinos", jo se ai nuk eshte i implikuar.

    2. Komuniteti nderkombetar me te gjitha institucionet e tij e ka izoluar qeverine shqiptare te kryesuar nga Nano pasi ajo eshte nje qeveri ilegjitime. Zgjedhjet e 2001 jane arsyeja perse Shqiperia ka nje "president konsensual te opozites", nje "mareveshje Berisha-Nano", nje duzine "komisionesh parlamentare" qe hetojne Rakipat, Klosat, Ramat, Metat e Nanot. Keto 2 vjetet e fundit socialistet nuk kane qeverisur vendin por kane cmontuar pushtetin e tyre duke ia dhuruar opozites. Kur te kapin duke vjedhur je i detyruar te besh gjithcka qe dikton perendimi me force.

    3. Ilir Meta nuk do qe te mbaje mbi supe humbjen ne zgjedhjet lokale, dhe kjo eshte e vetmja e vertete qe ka dale nga goja e Ilir Metes. Ai u tha te tijeve ne kryesi, qe me kete qeverisje ne nuk mund ti fitojme zgjedhjet lokale.

    4. Kreu i partise socialiste, eshte e vetmja barke e shpetimit per duzinen e socialisteve qe duan te shpetojne koken jo nga opozita, por nga drejtesia. Meta pret humbjen ne zgjedhjet lokale qe ti japi goditjen perfundimtare Nanos. Tashme kriza ne PS nuk mori zgjidhje nga vete socialistet dhe pritet qe zgjidhje ti japi koha dhe drejtesia e ligjit.

    Shteti ligjor eshte celesi i suksesit te Shqiperise dhe tashme nuk eshte vetem preokupimi i shqiptareve te ndershem, por edhe disa partnereve nderkombetare qe presin rikthimin e shtetit ligjor per te investuar ne Shqiperi.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #15
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    ILIR META LE KRYESINE

    Ish-zevendeskryeministri Ilir Meta pritet sot te jape doreheqjen nga kryesia e Partise Socialiste. Burime te besuara prane stafit te Metes thane dje per "KJ" se zevendesi i Nanos, me nje leter zyrtare, do te paraqese arsyet e tij se pse do te largohet nga kupola roze. Meta keshtu kryen doreheqjen e dyte, Brenda nje harku kohor prej tre ditesh duke thelluar krizen, jo vetem ne qeverisjen socialiste, por edhe ne parti. Anetar-_ kryesise se PS-se do te njihen me arsyet e Metes vetem gjate mbledhjes se kryesise. Ilir Meta, sipas te njejtave burime, nuk do te jete present ne kete mbledhje, dhe ndonje nga anetaret e kryesise, do ta lexoje ate per zevendeskryeministrin.

    Nese Meta e ben nje veprim te tille, duke paraqitur letren e pergatitur me analizen e problemeve te PS, atehere ai do te mbetet vetem anetar i Komitetit Drejtues te Partise Socialiste dhe deputet i grupit parlamentar.

    Ky veprim eshte ne vazhden e vendimeve te marra me se fundi nga ana e Metes, qe kur filloi atakimi I hapur ne forume ndaj kryetarit te PS dhe te qeverise Fatos Nano per personalizim te qeverisjes, por ku pati akuza te renda edhe per forumin me te larte vendimmarres te PS, duke deklaruar se ky forum, nuk ben gje tjeter vecse merret me "ngrirjen e ngrirjes se problemeve ne PS". Ideja qe vendimet e kryesise se PS-se, jane zhvleftesuar kohe pas kohe nga te gjithe eksponentet e larte drejtues te PS-se, e kane vene Meten padyshim ne pozita te tilla jo komode per te qene pjese e nje kupole drejtuese te partise, vendimmarrja e te ciles, vetem sa e thellon krizen brenda partise dhe nuk zgjidh asgje. Ai sic duket, nuk do te ndjeje me pergjegjesi per keto vendime te pavlera te forumeve te PS, duke perfshire ketu edhe Komitetin e Pergjithshem Drejtues. Ndoshta Meta e konsideron kete veprim, si nje pranim te pergjegjesise se tij, qe ka pranuar kete lloj fryme; por edhe per te ardhmen politike te tij, clirohet nga pergjegjesia per te qene me i hapur dhe per te thene me lirshem mendimet e tij. Nuk dihet nese doreheqja e Metes nga posti I anetarit te kryesise se PS-se do te pasohet nga doreheqje te tjera te kupoles roze, ashtu sikurse ndodhi ne qeveri, por me I qarte eshte fakti qe largimi I Metes nga kryesia, do te fuse ne krize edhe kryesine e PS. Me gjithe keto veprime, eshte e domosdoshme mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te partise, per te pare ecurine e metejshme te puneve ne parti dhe qeveri. Tani nuk behet me fjale thjesht per disa ndryshime ne kabinetin qeveritar, por per te analizuar deri ne themel, konfliktin e mbarsur kohe pas kohe ne parti dhe te transportuar edhe ne qeveri.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  16. #16
    Me zemėr nė Shqipėri Maska e bond james
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mėmėdheu
    Postime
    74
    DINOSAURUSI I EKSPORTUAR NANO,
    Me siguri se dinosaurusi i eksportuar nga greqia ja ka bėrė me dije Metės se (edhe pse Meta u mundua me u afruar Grekėve dhe Geixhėve), prap ma i preferuar i GREKĖVE dhe GEIXHAVE ėshtė NANOSI , qė ata sdo ta lėnė kurrė qė meta tė rrebelohet ndaj NANOS DERISA KY NANO NUK E KRYEN MISIONIN E TIJ QĖ TA SHESĖ , TA VJEDHĖ DHE TA RRĖXOJĖ SHQIPĖRINĖ NĖ NJĖ KOLONI TĖ VĖRTETĖ GREKE , PĖR FET TĖ KEQ SHIPĖTARĖT SMUNDEN ME JU KUNDĖRSHTUAR SHOVENĖVE NĖ ASPEKTIN FINANCIAR SE GREKOFILĖT JANĖ TĖ SHUMTĖ EDHE NĖ SHQIPĖRI, mendoj se ne shqiptarėt jemi ende nė ĖNDĖR dhe pėr fat tė keq do tė jetė vonė kur tė zgjohemi nga gjumi.
    Gjithė kjo klasė politike duhet tė RRĖXOHET NĖ NĖNYRĖ DEMOKRATIKE DHE TĖ TREGOJNĖ SE KU JANĖ GJITHĖ KĖTO INVESTIME DHE GJITHĖ PARAT E MBETURA TĖ PIRAMIDĖS, nji here e pėrgjithmonė, dhe tė vijnė njerėz tė ndershėm dhe patriotė pėr tė punuar pėr vendin dhe prosperitetin nė shqipėri.
    Shpresoj se nė zgjedhjet lokale tė humbasin komunistėt e shitur.
    pėrshėndetje
    :^Globi

Tema tė Ngjashme

  1. Nese Berisha do te jepte dorheqjen si do te ndiheshit?
    Nga KastroZiso99 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 19-08-2014, 09:15
  2. Pėrplasja Mejdani-Rama ne KPD socialiste, triumfojnė njerėzit e Ramės
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •