Gjithesecili e ka ne dore te mbroje vehten ashtu sic i duket me e arsyeshme dhe me EFEKTIVE...Anglia nga Shqiperia eshte nje cike si larg persa i perket shume gjerave, nje nder to edhe ligji e policia...per te mos folur per opinionin e sa e sa efekte te tjera secondare. Mos te filozofojme shume se i kujt eshte faji, ne Shqiperi ti e di shume mire se sa shume ndeshkohet fajtori. Nje zgjidhje ideale do te ishte ajo qe thua ti por ne kushte te tjera dhe rrethana te tjera, ne kushtet aktuale ne Shqiperi, masat "preventive" duhet te jene pak me te fuqishme, me nje fjale vajza duhet t'i hapi ato dy syckat jo dy por kater sepse edhe pasojat qe ajo ka jane shume me te renda se sa ato te bashkemoshatares se saj ne Angli.
Pastaj kush ka pare keq nga largpamesia apo vigjilenca? E di qe keto 2 terma na kujtojne nje kohe dhe filozofi tjeter, por ja qe vlera e tyre nuk ka ikur akoma perderisa jetojme ne nje bote te mbushur me mashtruesa e keqberes.
Krijoni Kontakt