Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Piktori i madh Ibrahim Kodra [1918-2006]

    KODRA MBERRIN NE TIRANE

    Ka mberritur dje ne Tirane, ashtu sic edhe ishte premtuar, piktori i njohur Ibrahim Kodra. Sot ai do te prezantoje ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve rreth 44 vepra origjinale te tij, nder te cilat jane edhe pese punimet qe ruhen prej vitesh ne fondin e galerise shqiptare. Dje Kodra, pas mberritjes ne vendlindje, nuk ka mbajtur asnje deklarate per gazetaret, nderkohe qe thuhet se edhe kushtet shendetesore te piktorit qe eshte cilesuar si i fundit i postkubisteve nuk kane qene shume te mira. Gjithsesi, deri me tani, organizatoret e udhetimit te Kodres ne Shqiperi nuk kane pranuar te japin hollesi mbi detajet e udhetimeve e tij ne vendlindje. Nga ana tjeter, ekspozita qe do te celet sot nuk do te permbaje, sic ishte premtuar, punimet retrospektive te piktorit, por thjesht punimet e fundit te tij, te cilat me se shumti i perkasin vitit 2002. Ashtu sic tregojne ata qe e njohin mire, Kodra i shet menjehere punimet e reja te tij. Ne Itali me piktorin e madh jane te lidhur edhe dy menaxhere, te cilet e paguajne Kodren 5000 euro ne muaj ne kembim te te gjitha prodhimeve te reja te tij. Gjithcka e re e postkubistit shitet sapo perfundon se punuari e, si rrjedhoje e kesaj, ekspozita aq shume e perfolur nga artistet shqiptare nuk do te permbaje tjeter vecse punimet qe kane mbetur ende te pashitura te Kodres. Ky realitet i ka lene disi te zhgenjyer edhe njerezit e artit ne Shqiperi, per te cilet eshte perfolur gjithnje se e njihnin fare pak piktorin nga Ishmi i Durresit per qe per shume vite beri emer dhe fame ne Itali. Punimet e Kodres qe do te prezantohen per here te pare ne Tirane jane sjelle nga fondi i vete Kodres, nga koleksionisti privat Renzo Calzavaro dhe punimet origjinale te viteve 1925-35 qe ruhen ne Galerine Kombetare te Arteve.

    * * *

    Ideja per te sjelle Ibrahim Kodren ne Shqiperi, lindi qe ne pranveren e ketij viti kur drejtues te Galerise Kombetare u munduan te festonin 85-vjetorin e lindjes se tij se largmi. Atehere ne festen e vaket, i vetmi qe arriti te mbante gjalle kujtimin e Kodres, ishte miku i tij, shkrimtari Visar Zhiti, i cili nepermjet kujtimeve qe ruante nga takimet me piktorin u mundua te krijonte nje ide te munguar te artistit mes radheve te kritikeve dhe kolegeve shqiptare te Kodres. Gjithsesi, atehere u pranua qe ai prezantim ishte fare i vaket, po te kihej parasysh fakti se Ibrahim Kodra ishte shqiptar, dhe nuk ishte e drejte qe ai te njihej aq pak nga shqiptaret. Kjo i detyroi artistet e Galerise qe te shkonin me tej ne projektet e njohjes me artin e te fundmit te postkubistit te madh. Megjithate edhe ekspozita qe do te hapet sot nuk le shume shpresa. Te vetmet qe mund te ndihmojne ne njohjen e Kodres ne Shqiperi do te jene kopjet e artikujve qe shtypi italian ka shkuar nder vite per artistin. Jane rreth 50 artikuj qe do te ekspozohen se bashku me punimet e sjella nga vete piktori. Megjithate artdashesit do te mjaftohen edhe me kaq. Rendesi ka qe Kodra do te jete per here te trete me artisteve shqiptare. Edhe pse pa punime retrospektive, piktori i njohur me origjine shqiptare me ne fund do te kete mundesi te hyje me te vertete ne jeten artistike te vendit te tij.

    a.c (C) Koha Jone

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    40
    Postime
    604

    Kodra: "Pikaso adhuronte Shqiperine"

    Endrra e tij per te shkelur edhe nje here token, qe i fali ndjesite e para te nje artisti, arriti te materializohej rreth 48 ore me pare. Nderkohe qe etja e publikut shqiptar per te pare veprat e ketij gjeniu, do te mund te shuhet vetem sot ne mbremje. Ekspozita "Retrospektive", e Ibrahim Kodres, perfshin 40 punime te perzgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet tona. Dalja nga kornizat e nje arti te cunguar e ka bere "primitivin e civilizimit te ri", nje gjeni avangard te shperberjes dhe rikompozimit te artit te tij, i cili ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. "Kenaqesia ime me e madhe ishte, te shihja edhe nje here vendin tim, Shqiperine. Vendi, qe me ka dhene pershtypjet me te medha dhe ku kam gjetur inspirimin e artit tim", ka pohuar piktori Ibrahim Kodra gjate nje konference per shtyp, ne Galerine e Arteve ne Tirane. "Gjithmone e kam thene dhe e gjithe bota e di, qe Kodra eshte shqiptar. Piktura ime eshte e bazuar ne parimet e mesimeve qe kam marre ne Shqiperi. Edhe Pikaso e donte shume Shqiperine, 'Sa mire qe je shqiptar ti Kodra!', me thoshte. Ishim miq te mire, e vleresonim reciprokisht artin e njeri-tjetrit", ka deklaruar. Duke kaluar nga Shqiperia ne Milano, artisti nuk eshte korruptuar as eshte c'ekuilibruar; c'rrenjeizmi e ka ndihmuar te kuptoje me mire ate qe donin te benin mjeshtrat e medhenj dhe ate qe mbante nga pas, te qenit shqiptar.

    Ajo qe ka habitur me shume kritiket boterore, ka qene fakti se nje artist me kulture te ndryshme, qe ka akses ne tokat e artit europian eshte gati per te imituar, te sforcoje tonet e zerit te tij, te jepet i gjithi. Nderkohe qe Kodra ka zgjedhur rrugen e perballjes me kritiken, e cila i ka forcuar shijen, madje nevojen per te qene me pjesen e paeleminueshme te shprehive te tij te vjetra. "Kur vi ne Shqiperi me duket se vi ne shtepine time, ose e thene ndryshe si ne parajse. Nuk ka vend me te bukur se ky.

    Sot neqoftese kam nje fare emri ia dedikoj vendit tim, popullit, njerezve qe me edukuan dhe bene qe une te eci perpara", ka deklaruar me tej Ibrahim Kodra. Punimi me i fundit te tij eshte nje portret i Nene Terezes. "Madhesia e saj nga pikpamja hyjnore, humane i ka kaluar te gjitha limitet e njerezimit. Per mua emri i Nene Terezes eshte i barabarte me ate te nje engjelli".Europianizmi i artit te tij ka dale nga meditimi dhe leximi i kujdesshem i Kubisteve dhe i Pikasos. Veprat e tij, te karakterizuara nga tonalitete ngjyrash uniforme dhe nga thjeshtesia gjeometrike, pasurohen dhe nga elemente greko-orientale, te cilat i gjen ne temat e preferuara te artistit: forma totemike, idhujt, muzikante dhe peizazhe, te dashurua dhe te rijetuara ne memorien e Kodres, tashme 80 vjecar. Besnik i origjines se tij, inspirimeve te para natyrale, e gjitha kjo pavaresisht nga funksionet e panumerta, qe rrethojne universin. Me embelsine e tij, Kodra ka dale ne krye te nje kombinim shume te veshtire, ku mbreteronte tradita dhe shpirti modern, 11 vende qe e kane adoptuar dhe nje vend i vetem, vendlindja e tij Shqiperia, qe dilte nga shkaterrimi dhe dhimbja. Ne kete menyre eshte bere trasmetues, por pa hequr kurre dore nga aktualiteti, e konsideruar si pjesa me e vertete e zemres se tij. Te qenit i huaj e vinte ne nje pozicion te privilegjuar, i mbrojtur nga pasionet me te nxehta dhe te furishme ne tablone e perjetshme te njeriut. Me pak fjale nje albiter dhe ne te njejten kohe nje krijues, i cili i hidhte rrjetat e frymezimit ne nje kontekst te zgjidhur nga labirinthet e shkollave dhe te kodeve zyrtare. Te gjithe kete, spektatori mund ta nxjerre dhe nga nje meditim vetiak: mjafton te vihet perpara pikturave te tij, per te pare se si Kodra ne te njejten kohe qendron brenda dhe jashte botes. Avanguarda-vecanerisht Kubizmi, i mesuan rendesine e shperberjes se objekteve; Kodra do te kujdeset per rikompozimin e tyre, ne nje lloj kuadri te pergjithshem, ne te cilin kritikut i duhet gjithnje te debatoje temen e marredhenies mes thyerjes dhe kompozimit.

    Ekspozita

    Ekspozita "Retrospektive", e Ibrahim Kodres, e cila do te hapet celet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane, perfshin 40 vepra te zgjedhura nga viti 1951 deri ne ditet e sotme. Ne mes tyre jane vepra, qe kane bere epoke si: "Kompozicioni" i vitit 1951, "Muzikanet" e 1961. "Lufta per pushtet" e 1972, "Lufta per paqe" e 1995, "Shqiperia fantastike" e 1997 etj. "Ekspozita e Kodres, e kuruar nga Demetrio Patitucci, perben nje eveniment shume te madh jo vetem per galerine, por dhe per kulturen shqiptare. Ne i kemi marre te gjitha masat per sigurimin e veprave, te cilat kane vlera jo vetem artistike por edhe materiale", ka pohuar per "Korrieri", drejtori i Galerise se Areve ne Tirane, zr.Abaz Hado. Pervec piktuarve origjinale te Kodres, do te shfaqen dhe 30 vepra te realizuara nga piktore italiane, nen drejtimin dhe autoritein e vete Kodres. Ato jane dhurate per vendin tone nga ana e piktorit. Nje pjese e tyre do te ekspozohet ne Galerine e Arteve ne Tirane dhe nje pjese tjeter ne Galerine e Arteve te qytetit te Durresit.

    Edhe nje here rikthim tek rrenjet

    Edhe pse 80 vjec dhe me nje gjendje jo shume te mire shendetesore, Ibrahim Kodra eshte rikthyer per te vizituar edhe nje here vendin e tij. I mberritur ne Tirane dy dite me pare, Kodra ka patur nje sere takimesh me intelektuale, artiste, gazetare dhe me kuratoret e ekspozites se tij, e cila do te hapet sot ne mbremje ne Galerine e Arteve ne Tirane. Sot ne mesdite ai do te takohet me Ministren e Kultures, Rinise dhe Sportve znj. Arta Dade, me kryetarin e Bashkise se Tiranes, zr.Edi Rama dhe Kryeministrin e Shqiperise, Fatos Nano. Neser piktori Kodra do te takohet me Presidentin e Republikes zr. Alfred Moisiu. Do te beje nje vizite ne qytetin e Durresit. Galerise se Arteve te ketij qyteti do ti jepet emri Ibrahim Kodra. Ne diten e peste te qendrimit, do te behet nje udhetim me helikopter ne vendlindjen e artistit. Te shtunen Kodra do te takohet me artiste dhe personalitete te kultures ne Shijak. E diela do ti dedikohet shetitjes ne periferine e Tiranes. Per t'iu drejtuar serish Aeroportit "Nene Tereza" te henen, duke perfunduar keshtu dhe viziten tete ditore ne vendlindje.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Sa shumė mllef, vrer dhe gėnjeshtra pėr Kodrėn

    Nė kėtė kohė tėrėsisht tė nxehtė, nxitimtarėt e pėrhershėm nxituan tė rrisin mė tej temperaturėn e kohės duke sajuar “skandal” artistik, pse tė tilla deri tani kemi parė me shumicė vetėm nė politikė.
    Heshtėn e Don Kishotit kėsaj radhe, por jo pėr herė tė parė e nxori njė miku im i vuajtur, piktori M. Velo, i cili vetėm nė pak rreshta prononcim telefonik zbrazi njė thes tė tėrė me vrer dhe inat tė pafrenuar. Sigurisht, unė i kuptoj se si mund tė ndodhė kjo gjė, sepse disa, ku padyshim bėn pjesė dhe M. Velo, e kanė sėmundje sensasionin dhe tėrheqjen e vemendjes. Ky kalorės me heshtėn e gjatė, kudo qė sulmon, i dalin skandale, prandaj harton pretenca hetimore, them kėshtu se unė e kam parė atė qė nė momentet para hapjes ishte shumė i acaruar, sepse kishte bėrė njė pretencė paraprake dhe mezi priste tė shpallte fajtorėt. M.Velo i pretencuari i djeshėm i kohės sė diktaturės kishte marrė pėrsipėr me domosdo tė zbulonte se ky Kodra, tė cilit po i bėheshin nderet e duhura, jo vetėm kishte mashtruar Galerinė Kombėtare tė Arteve, e publikun, duke sjellė kopje, por se dhe vetė vlerat si artist janė shumė tė dyshimta. Pra, ky 86 vjeēar, nuk kishte bėrė asgjė tjetėr, vetėm se nė Itali kishte marrė lavdinė e tė tjerėve. Nė pretencėn “hetimore” arrinte deri nė absurditete tė mėdha dhe dyshime se sa lekė kishte fituar?! Kodra nuk ka aq punė se ka vetėm 40 robotė, se kaq e kaq vepra janė bėrė nga njė piktor italian i ngarkuar me kėtė mashtrim tė radhės pėr Kodrėn.
    E vėrteta ėshtė krejt tjetėr, institucionet nė seriozitetin e vet nuk merrem me ēka prodhohet nė mėnyrė tė vazhdueshme nga ligėsitė individuale dhe aktuale tė kohės.
    G.K.A. ka ndjekur njė politikė afruese me artistėt qė pėr kushte historike tė ndryshme ne punojmė e jetojmė nė vende tė huaja punėn veprėn e tyre pėr t’ia dhėnė publikut. Ne e filluam me Kodrėn, si mė i moshuari, mė tej kemi Omer Kaleshin e me radhė. Dėshira pėr kėtė ekspozitė lindi ndėr tė tjera dhe nga kėrkesat e publikut dhe medias. Kur ne festuam 85- vjetorin e tij tė lindjes. Kėrkesa nga ana jonė ka qėnė tepėr serioze, e ftuam zyrtarisht pėr njė vizitė dhe ekspozitė tė tij nė Tiranė dhe Prishtinė. Kjo ftesė u bė nga Drejtori i G.K.A-sė tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, nė studion e tij. Pėr tė ishte njė surprizė e bukur, tė cilėn e priti me shumė entusiazėm. Pėrveē vizitės zyrtare, dėrguam nė studion e tij nė Milano dhe njė nga punonjėsit e sektorit tė studimeve pėr tė pėrgatitur ardhjen e ekspozitės dhe problemet e tjera siē ishte dhe katalogu.
    Me kėtė rast dėshiroj tė nėnvizoj dhe tė bėj tė njohur pėrpjekjet dhe dėshirėn e G.K.A. pėr tė sjellė sa mė shumė informacion mbi jetėn dhe veprėn e Kodrės. Nuk mė duket e drejtė qė nė prononcime tė ndryshme G.K.A. kritikohet pėr mungesė serioziteti. Ne e kemi marrė jo vetėm me seriozitein mė maksimal kėtė aktivitet madhor, por mund tė duket qartazi se ēfarė i afruam ne publikut.
    Duke parashtruar nė kontekst se vetėm nėpėrmjet njė ekspozite tė tillė dhe katalogut do mund tė shikojmė, tė pranojmė se Kodra jo vetėm ka hapur ekspozitė nė Paris, megjithėse unė kam mendimin tim se nuk ėshtė vetėm Parisi qėndra e vetme e artit nė kohėn e sotme. Duke plotėsuar kėtė argument, menduam qė njė retrospektivė njohėse pėr publikun do ishte mė e mira. Pėr ne kjo nėnkupton (pjesė dokumentare, gazeta, botime tė ndryshme) disa punime tė para qė pėr fat i ruan G.K.A. e Shqipėrisė. Punime tė tjera tė punuara nė kohė tė ndryshme qė erdhėn disa pjesė nga koleksione private, apo edhe nga ato qė Kodra ka krijuar kėtė periudhė dhe variacione tė punimeve tė tij nė serigrafi dhe vetėm 12 copė replika pėr tė njohur pjesėn mė interesante tė njė periudhe nė krijimtarinė e tij. Sepse, kėto ndodhen nė Teatrin “Masimo”. Janė dhe dy punė me bashkautor nė shenjė respekti i piktorit italian pėr “Maestro Kodrėn”, tė cilat janė vendosur mbi kavaleta jo nė serinė e ekspozitės. Kjo ėshtė e gjithė pėrmbledhja e punimeve. Duhet tė theksoj se kėto janė praktika tė njohura, sepse autori ka tė drejtė tė rikrijojė variacione tė krijimeve tė tij, disa herė. Nė kėtė formė bėjnė pjesė “Arkeologjia”, “Lufta pėr Paqe”, etj. Kėto quhen variante dhe nuk janė kopje. Duke sjellė nė kujtesė tė publikut me kėtė rast se edhe kur njė pikturė i ėshtė referuar njė piktori tjetėr kur e ka rikrijuar nė frymėn e vet, ėshtė origjinale, dhe jo mė kur njė autor bėn disa herė variacione tė punės sė tij.
    Van Gogu i ėshtė referuar njė grafike tė njohur tė grafistit Hokusoi “Ura nėn shi”, ose Maneja nė drekėn e tij i ėshtė referuar Rembrandit, ose referencat qė artet moderne dhe postmoderne i kanė bėrė “Mona Lizės”, “Darkės sė fundit” tė Leonardo Da Vinēit. Edhe vetė M. Velo ka trajtuar disa herė grafikat e tij tė njėjtėn temė dhe shpesh tė njėjtin figuracion. Sali Shijaku tregon se njė pikturė si “Trimja” e ka bėrė 10 herė nė variante pothuajse tė njėjta.
    Besoj se kėtu kemi tė bėjmė me njė piktor qė nė moton e tij krijuese e ka patur dhe vazhdon tė ripunojė nė variacione tė ndryshme. Ai mund ta bėjė nė grafikė dhe pikturė. Pra, ėshtė e mjaftueshme, pėr tė vėrtetuar se moskuptimi i variantit si vepėr mė vete ėshtė njė tendencė pėr tė krijuar, se nuk kemi tė bėjmė me njė piktor italian tė ngarkuar pėr kopje tė Mjeshtrit.
    Unė besoj sinqerisht se miku im nė kėtė rast i ka hipur njė kali pėr ēėshtje krejt personale dhe vazhdoj tė mos kuptoj qėndrimet e tij prej hetuesi dhe hetuesie. Kjo tregon se pėr Velon, Ibrahim Kodra nuk ėshtė aq i madh, bile nuk ėshtė i tillė fare, por vėmendja e shtypit gabimisht ėshtė vendosur mbi Kodrėn, sepse tė tjerė janė mė tė mėdhenj?
    Besoj se me kėtė ai nuk nėnkupton veten e tij! Se pastaj kjo do tė ishte tepėr e kuptueshme.
    Unė, nėn pėrgjegjėsinė morale dhe profesionale kam qėnė i preokupuar qė tė ishim sa mė seriozė nė vazhdimėsi me atė ē’ka bėmė dhe bėjmė. Pėr publikun mund tė deklaroj se nuk besoj se Ibrahim Kodra ėshtė piktori mė i madh i botės apo Europės, por ėshtė figurė qė ka arritjet e veta. Kurdoherė kam qėnė nė respekt tė tė gjithė krijuesve si dhe tė atyre qė krijojnė pėrtej kulmit.
    Kėshtu, miku im M. Velo mund tė ēlirohet nga kompleksi i famės sė Kodrės.
    Epoka kubiste dhe postkubiste ka mbyllur dyert dhe dritaret dhe i pėrket njė tė shkuare tė largėt, pėr fat tė jetėgjatėsisė sė Kodrės, ajo vazhdon tė mbahet e zbehtė nė kujtesė, sepse Kodra ėshtė akoma nė punė. Pėr kuriozitet, edhe nė Durrės, kėto ditė ai dhuroi njė punė tė punuar pas drekės nė restorant. Po kėshtu ka punuar dhe nė hotelin ku banon dhe e dha dhuratė..
    Duke mos u prononcuar qė nė momentet e para, besoja nė moralin tim se kėto prononcime, tė cilat herė pas here godisnin pa argumente, vetėm nė funksion tė pėrshtatjes dhe nxirrjes se kujtdo me ironi nė ndonjė gazete, do dėshiroja t’i bėja thirrje, sepse kėto aktivitete tė pėrmasave tė tilla kėrkojnė raunde lodhjeje reale dhe angazhime tė mjaft potencialeve njerėzore. Nuk mund tė denigrosh si pa tė keq veten se njė njeri ka dėshirėn e sensacionit dhe shpalos haptas dashakeqėsi, qė edhe pa kėtė nuk ėshtė e pakėt nė vendin tonė. Megjithatė, pavarėsisht nga tė gjitha, edhe nga njerėz tė pėrfshirė nė prononcime debati ka vetėm anė pozitive, veēanėrisht kur tentohet tė zhvillohen nė terrene profesionale. Do dėshiroja, sė fundmi, tė ishim pak tė duruar sa tė largohej Kodra. Pastaj, pėrsėri t’i vėrsuleshim njeri-tjetrit. Megjithatė, shkoni shikoni tek studio Kodra nė Milano, tė jeni tė sigurtė qė mund tė turpėroheni.
    Abaz Hado SHEKULLI
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375

    Kodra zanafilla e nje qyteterimi

    Kodra zanafilla e nje qyteterimi (mare nga Klan)

    Historia e plote e piktorit me te famshem shqiptar. Qe nga lindje ne Ishem e deri tani me rikthimin me nje ekspozite ne moshen 85 vjecare. Kush eshte Ibrahim Kodra. Fati qe i buzeqeshi nga nje takim me mbretereshen Geraldine. Udhetimet ne Shqiperi. Jeta dhe fama italiane. Takimet me Pikason e Elyarin. Gjithshka per te fundmin e kubisteve

    Nga Iva Tico



    Ibrahim Kodra

    Rregullin e perditshem te Ibrahim Kodres nuk ka gje qe ta prishe. Jeton ne te njejtin apartament qe prej tridhjete vjetesh, kryen te njejtat veprime te perditshme, takon te njejtet miq prej vitesh, shkon ne te njejtat bare dhe restorante. Gjithcka vazhdon me te njejtin ritem, sikur koha te mos rrokullosej fare, sikur ditet te mos leviznin nga vendi. Ndoshta edhe vera e ketij viti nuk do te ndryshonte asnje grime ne ditet e saj nese nje dite maji, nje grup pune i Galerise Komebtare te Tiranes nuk do te kishte thyer qetesine e studios se tij. Fteses gati - gati te pashprese se shqiptareve, Ibrahim Kodra cuditerisht i ishte pergjigjur me nje "po" te thjeshte. "Po, jam dakort te vij ne Tirane", kishte thene per cudine e drejtorit te Galerise dhe punonjesve te tij te cilet kishin pandehur se do te ishte e veshtire t'i mbushje mendjen piktorit 85-vjecar te udhetonte drejt Tiranes. Me te njejten lehtesi te asaj "po"-je te pare, do te ecte me pas e gjithe puna. Ne me pak se dy muaj gjithcka do te ishte gati per te sjelle ne Galerine Kombetare te Arteve Ibrahim Kodren. Per te kthyer ne atdhe pas 65 vjetesh piktorin e fundit te kubisteve qe kishte kaluar ne Shqiperi vetem njezete vitet e para te jetes, por gjate gjithe pjeses tjeter te jetes kishte hedhur ne pelhure ato ngjyra te vendlindjes qe ishin ngulitur thelle ne kujtesen e tij nga ato vite te femijerise.

    Me largimin nga vendlindja kujtimet e Ibrahim Kodres do te fillonin pak e nga pak ta perzienin peizazhin e Ishmit me legjendat, me kalimin e viteve kujtimet dhe perfytyrimet do te fillonin te ngaterroheshin me njeri tjetrin pa i ndare kufijte se ku fillonte njeri e ku mbaronte tjetri. Dhimbja per nenen qe humbi kur ishte tre vjec, mungesa e nje babai qe me teper sesa ne shtepi gjendej ne udhetimet e tij neper detra, prania e nje njerke qe nuk kujdesej per te, do t'ia benin femijerine nje periudhe te palumtur, nje periudhe qe me teper do t'i kujtohej si nje koke vetmie te plote. Nje femijeri e tille, ku e quante veten "te tepert" e detyroi qe qysh ne moshen tete vjec te largohej nga shtepia duke filluar te kerkonte nje familje mikpritese. Parate e para do t'i fitonte pikerisht ne kete moshe, duke u bere kujdestar lopesh. Nje familje gjermane do ta mirepriste Ibrahim Kodren hera heres ne shtepine e tyre, ne vendin ku ai do te njihte nje menyre tjeter jetese. Ne nje nga keto dreka, ne nje restorant te Mamurrasit, i ndodhi nje tjeter nga ato takimet qe te ndryshojne jeten si me magji. Nje zoteri i cuditshem e grishi te punonte ne dyqanin e vet te cikerrimave ne Patok dhe i premtoi se do ta shkollonte. Endacaku i vogel pranoi menjehere. Mes njerezve qe hynin e dilnin ne dyqanin-lokal, Ibrahim Kodra do te bente njohjen e radhes qe kesaj radhe e ftonte ne nje tjeter familje, ne Durres. Mireberesi, me origjine nga Sarajevo e mbajti fjalen qe i kishte dhene, ne Durres Ibrahim Kodra mundi te futej ne shkolle. Menjehere sa nisi shkollen, iu fut edhe vizatimeve, nje pasioni qe kishte lindur ne vitet e hershme te femijerise kur i ati i kthyer nga nje prej udhetimeve te tij i kishte dhuruar te paren kuti me lapsa. Ndonese nuk kishte marre kurre mesime per vizatimin, Kodra filloi te pikturonte portrete, ne fillim te Ismail Qemalit, te Skenderbeut dhe te Naim Frasherit dhe me pas nisi te skiconte anijet ne liman. Nje italian qe ne qytet kishte nje dyqan, e fton te pikturoje portretet e klienteve te tij. Ishin pikturat e para nga te cilat Ibrahim Kodra do te fitonte para, ndonese ne ate kohe, ende me shpirtin e endacaktut parate nuk para i hynin ne sy. Se paku jo aq sa deshira per te ushtruar vizatimin. Nje nga keta kliente do t'i ndryshonte serish kursin e jetes. Ishte kuestori i qytetit te Durresit. Portretin e kuestorit, punuar nga Kodra rastesisht e kishte pare nje oficer, i cili foli per kete me nenen mbretereshe, qe njihej si nje perkrahese e artisteve. Ajo urdheroi qe piktorion e ri ta shpinin tek ajo. Me nje kostum te ri, qepur enkas per kete takim, Ibrahim Kodra doli perpara nenes mbretereshe e cila i tha qe te ndiqte shkollat ne Tirane dhe me pas do ta nisnin ne Itali per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura. I tronditur nga kjo kthese e paparashikuar qe po merrte jeta e tij, Kodra mezi sa kishte nxjerre nga goja nje "po" te mekur.

    Qe nga koha qe ishte larguar nga shtepia, deri ne diten kur hyri ne Institutin "Naim Frasheri", kishin kaluar vetem dy vjet. Gjate viteve te studimeve, Ibrahim Kodra gjithnje e me teper do t'i jepej edhe sportit, atletikes, hedhjes se diskut dhe te gjyles. Nisi te studionte edhe muzike, ne fillim mandolinen pastaj edhe kitaren ne orkestren e Institutit, nje pasion ky nga i cili nuk eshte ndare edhe sot e kesaj dite.

    Ato vjet kane mbetur ne mendjen e Ibrahim Kodres si nje periudhe kohe e jetuar pa andrralla, kishte miq qe e kishin xhepin plot me leke, si princi Sherafedin dhe princi trashegimtar Tati, me te cilet endej sa neper restorante e salla kinemaje. Ne nje nga keto dite, kur maste rruget e Tiranes me xhepat e mbushura me parate e fituara nga shitja e portreteve, do te takohej per te fundit here me te atin. Vite me vone, gjate jetes ne Itali do te perpiqej te lidhej me te me ane te letrave. Por nga shtepia nuk do te merrte kurre pergjigje, derisa do te kuptonte qe ajo dere kishte qene e hapur per te vetem ne vitet e para te jetes se tij.

    Mesimet e para te mirefillta ne pikture, Ibrahim Kodra i mori ne shkollen e Odise Paskalit, qe pasi kishte studiuar ne Itali ne vitet njezete ishte kthyer ne Shqiperi dhe kishte themeluar shoqerine "Miqte e Artit". Vitet e kaluara ne kete studio do te kujtoheshin edhe si vite te leximit, vite ku Kodra do te lexonte Tolstoinn, Dostojevskin, Gogolin por edhe Fishten, Nolin, Migjenin, Sami Frasherin dhe do te ilustronte me vizatimet e tij edhe biblen e shqiptareve te asaj kohe, "Sikur te isha djale" e Haki Stermillit. Po ne kete kohe, Kodra do te gjente edhe nje menyre tjeter per te siguruar jetesen, te realizonte reklamat e filmave. Portrete te Greta Garbos, Klerk Gembellit, Carli Caplinit dhe Marlen Ditrihut, te realizuara nga ai do te fillonin te udhetonin neper qytetet shqiptare duke u bere teper te njohura nga shikuesit e asaj kohe. Fati i Ibrahim Kodres ishte parathene te ndryshohej edhe njehere pikerisht nga kinemaja. Maria Denies, nje nga yjet italiane te kohes, gjate vizites ne Tirane ishte pikturuar me kostum kombetar shqiptar nga Ibrahim Kodra. Do te ishte nderhyrja e saj dhe e konsullit italian i cili e shoqeronte, qe pas kaq vitesh pritje, Kodres t'i aprovohej e drejta per studime ne Itali vetem per dy dite. Ne kohen kur lufta e dyte Boterore ishte ne prag, Ibrahim Kodres nuk i dukej sikur shkolla e tij per arte ishte ne harmoni me ate qe po ndodhte por "sic eshte arti nje kontrast vijash dhe formash, ashtu dhe ditet e mia shtyheshin perpara duke kundershtuar fuqishem gjithcka ndodhte rreth meje". Keshtu do ta pershkruante Ibrahim Kodra, vite me pas, ne librin e tij me kujtime, ate udhetim te pare drejt vendit ku do te jetonte pergjithmone.

    Mberritja ne Itali do ta bente Ibrahim Kodren qe te kuptonte se po hynte ne nje tjeter bote, Ballkani dhe legjendat tashme i perkisnin te shkuares. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bari, Kodra udhetoi drejt Romes ku do te ndodhte i pari ndryshim i rendesishem ne formimin e tij si piktor. Ndersa e mesonin per t'u bere nje piktor akademik, Kodra do te fillonte te terhiqej nga teknikat e Sezanit, por edhe nga teknikat dhe historite e piktoreve te tjere: Mone, Mane, Renuar, Dega. Ne vend qe te riprodhonte ne menyre te persosur realitetin, ai filloi te mendonte se piktura ishte nje siperfaqe e rrafshet e veshur me ngjyra te vendosura ne njefare rregulli. Dhe per kete vendosi se Roma nuk bente per te. Destinacioni i radhes, dhe i fundit kesaj radhe, do te ishte Milano, Akademia e Breras.

    Ishte vjeshta e vitit 1938, kur ai arriti ne qytetin ku do te kalonte gjithe pjesen tjeter te jetes. Qe ne muajt e pare te studimeve ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura, do te perfshihej befas nga lajmi se vendi i tij ishte pushtuar nga Italia. Por nga largesia e Milanos, i dukej se cdo gje po ecte normalisht. Vetem ne vitin 1942 autoritet italiane do t'u jepnin leje studenteve shqiptare per te vizituar atdheun. Ibrahim Kodra ne kete udhetim do te gjente nje Tirane qe kater vjet te shkuara nuk e kishte njohur, ne ish fshatin e dikurshem shpalosej madherisht nje bulevard qe mbyllej perpara ngrehinave ku po ndertohej Universiteti. Ai do te shihte hotel Dajtin qe do t'i dukej nje godine e perkryer. Ndonese me ane te disa miqve te tij morri pjese ne nje nga mbledhjet e Partise Komuniste, Kodra nuk e pelqente "luften politike". Per me teper, duke qene se dera e shtepise aterore i ishte mbyllur, as qe e mendoi se mund te qendronte ne Tirane, nderkohe qe Milano vazhdonte ta grishte me te gjithe ato gjera qe ende mund t'i mesonte.

    Pas vitit 1943, me shkeputjen e burses Kodra do te ndiente per here te pare veshtiresite ekonomike. Per here te pare nuk do te mund te jetonte dot vetem nga ajo qe sigurohej nga shitja e pikturave, ato vite kane hyre ne kujtesen e tij si vite te mesimdhenies, jo vetem ne pikture, por edhe ne muzike, madje edhe per sport. Ne vitin 1945, me mbarimin e luftes, Kodra me miqte e tij italiane, me te cilet diskutonin per kubizmin, surrealizmin, abstraksionizmin, formuan nje grup, qe e quajten "Pertej Guernikes". Te gjithe u mbeshteten tek Pikaso, por endrra e secilit ishte te krijonin natyren e vet. Me kete grup, organizuan edhe te paren ekspozite te perbashket. Pasi i kaloi "dalldia" per impresionizimin, Ibrahim Kodra do ta rishikonte qendrimin e tij, ne momentin qe arriti te zbulonte se edhe kubizmi krijohej nga nje gjendje veshtiresie. "Gjithcka ne natyre ka forme katrore, sferike dhe cilindrike", kishte thene Sezani. Kodra e kishte perkthyer: "Tani qe shkaterruam formen, kemi krijuar nje pikture te mbeshtetur tek ngjyra dhe tek drita, duke u perpjekur keshtu te harrojme krejtesisht te shkuaren". Kete mesim do ta bente te vetin gjithe grupi "Pertej Guernikes".

    Por ne Itali grupet artstike nuk kane jetegajtesi. Keshtu ne vitin 1947 Ibrahim Kodra do te gjendej ne nje tjeter grupim, ne "Grupin e Vijes", qe e cmonte kubizmin dhe abstraksionizmin si ngjarjet me te rendesishme te historise se arteve te kohes se fundit, por ne te njejten kohe ishin te ndergjegjshem se gjendeshin ne prag te arritjeve te reja.

    Nga takimet me te rendesishme me personalitetet e kohes, Ibrahim Kodra kujton nje takim me Pablo Pikason, ne vitin 1948 ne Rome. Me pas do te takohej me te edhe kater here te tjera ne Kane dhe do t'i paraqiste disa nga punet e tij. "Duket se do t'i kene pelqyer, se shpesh perseriste fjalet: qenkan punime te vecanta", shkruan Ibrahim Kodra ne kujtimet e tij.

    Pak a shume te njejtin mendim kish ndare edhe poeti i madh francez Pol Elyar. Pas nje vizite ne studion e piktorit nga ishmi, ai do te shkruante ne Gazeten "Unita": "Kodra eshte zanafilla e nje qyteterimi te ri".

    Vitet e mepasshme piktori i kujton si vite te veshtira per mbijetesen e artisteve, asokohe ai ende nuk kishte mundur te krijonte nje treg shitjeje, edhe kur shiste dicka, ne shumicen e rasteve bleresi ishte ndonje mik apo ndonje i njohur. Ne ato kohe u ndesh me nje koleksionist te quajtur Boski, inxhinier qe se bashku me nje gjenovez filluan te blinin vazhdimisht tek ai. Te paren ekspozite me punimet e Ibrahim Kodres e celi nje galeri ne Napoli, "Bluja e Prusise", ne vitin 1947. Ne ndryshim nga Pikaso qe me teper shoqerohej me shkrimtare sesa me piktore, miqte e Kodres ishin te gjithfare fushave. Nderkaq shkruante per revisten "Piktura" qe qarkullonte ne Milano dhe nder intelektualet shoqerohej me Alberto Kavalarin, Elio Vitorinin, Masimo Buontempelin, Borgezen, kritikun e artit por edhe Dino Buxatin e Salvatore Kuazimodon. Karriera e Kodres do te bente nje kthese ne vitin 1957. Ne ate vit, Bergamini i dha mundesi te paraqiste nje punim ne galerine e tij ne Korso Venecia. Ekspozita terhoqi nje numer te madh shikuesish, ndersa kritika e trajtoi si ceshtje te dites. Per piktorin shqiptar, kritika nuk do te vononte te shkruante "Kodra ka krijuar nje tjeter bote". Kurse Marko Valseki, do te ishte i pari qe do te vleresonte prejardhjen e rraces ne kete pikture: "Mund te themi se Kodra permes larmise se nje kubizmi te perparuar te viteve pas lufte ka zbuluar fijet e shndritshme te mozaikeve te vjeter bizantine, vezullimin e xhamive te lashta dhe imagjinaten e barinjve qe i shkojne netet ne te perpjetat e Olimpit".

    Do te ishte kjo ekspozite qe Kodres do t'i hapte njehere e pergjithmone rrugen e shitjeve. Tregu u zgjerua dhe Kodres nuk i mbetej me kohe per te dhene mesim. Tani do t'i perkushtohej pergjithmone vetem piktures.

    Se sa ishin shitur pikturat e Ibrahim Kodres do ta zbulonte keto dy muaj me mire se kushdo ekipi i Galerise Kombetare te Arteve qe do te merrej me organizimin e ekspozites se Ibrahim Kodres. Ideja fillestare ishte te behej nje ekspozite retrospektive: publiku shqiptar te njihej me krijimtarine e piktorit nder vite. Por ndersa pranimi i fteses nga ana e Kodres kishte qene pjesa me e lehte, organizimi i nje retrospektive do te ishte i pamundur. Ne studion e piktorit mungonin pikturat neper vite. Gjithe c'ishte punuar, tashme ishte pjese e koleksioneve private dhe galerive neper bote. Gjithe c'mund te ofronte vete Kodra, ishin vetem punimet e tij me te fundit.

    Pikerisht koleksioneve private iu drejtuan edhe organizatoret shqiptare te ekspozites. Mbi njezete punime te realizuara nga Ibrahim Kodra ne vite te ndryshme, do te vijne ne Shqiperi si pjese e koleksionit te nje piktori italian, te quajtur Kasavaro. Jane punime te realizuara qe nga vitet '70 e deri me sot, qe se bashku me pese punime prone e Galerise Kombetare do te ndertojne nje mozaik jo te plote te vepres se shqiptarit te njohur ne bote dhe ende te panjohur ne vendlindje. Ne ate vendlindje qe e la 65 vjet te shkuara per ta mbajtur ngahere brenda pikturave te tij.

    Ibrahim Kodra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    (Ibrahim kodra e paska zakon te pikturoje muzikantet me stil Picasso)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    ...perseri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    (nje kitarist)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    (dedikuar vendeve arbereshe te Italise)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 20-11-2003 mė 21:42
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Bambina con fiori 1993

    Femije me lule
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Pace, 1993

    Paqe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Foto e piktorit kur ka qene pak me i ri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  12. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Po ve tani disa nga cikli "Arberia Poetica" sic ishte nje pikture ne nje post i mesiperm.

    Santa Sofia D'Epiro

    (Shen Sofia e Epirit, fshat arberesh ne Sicili)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Lungro
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    San Cosmo Albanese

    (perseri fshat ne Sicili)

    me shume te ketij lloji mund te gjeni ketu:
    http://www.arbitalia.it/speciali/kod...ra_arberia.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  15. #15
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Poezi e Zef Kakockes kushtuar mjeshtrit Ibrahim...



    Mjeshtėr i madh ti je

    Kur ule te kėmbėt e dheut

    Dhe rrėnjat e jetės i shkulen

    Me forcė mbinjersore.

    Era e butė tė poezisė

    Tė bėn deltaplan i shekullit nėntėqind.

    Pėllumb deti i bardhė

    Mbi ujėve dhe mbi shkėmbėve

    Frymen e shpirtit trasporton

    Atje

    Nė fjetat e naturės sė gjallė

    Ku dielli ėshtė mbret i dashur

    Dhe fushat e kodrat

    Gurat e njerzėt

    Si makina tė pakohėshme

    Vallėzojnė

    Sinfoninė magjike tė eksistencės.

    Mjeshtėr i madh je ti

    Nė kėtė madhėsi.



    (Zef Kakoca, gusht 2000)
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Piktori i madh Ibrahim Kodra [1918-2006]

    Jeta dhe Krijimtaria Artistike tek Forumi i Artit

    NĖ NDERIM TĖ PIKTORIT TĖ MADH

    POEZI NGA IBRAHIM KODRA

    Vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė, i shtruar nė njė spital tė Milanos, piktori ynė i madh, "Nderi i Kombit", Ibrahim Kodra. Duke u lutur pėr tė, i sjellim lexuesit tonė disa nga poezitė e tij si shenjė adhurimi.


    * * *

    …Mes pesimizmit bashkėkohor, kaosit tė modernitetit, ndoshta ėshtė i vetmi piktor i madh qė vizaton buzėqeshjen e njerėzimit, me njė naivitet tė menēur e koloristikė optimiste, gjithė dritė mesdhetare.


    …Kodra, pėrveē tė tjerash, kishte miqėsi dhe me dy poetėt nobelistė italianė, me Eugenio Montale, kanė botuar dhe njė libėr sė bashku, (50 poezi tė Montales me 10 piktura tė Kodrės), kurse Salvadore Quasimodo i lutej qė tė luante nė kitarė edhe njė herė atė pjesėn shqiptare, tė cilėn Kodra e kishte titulluar "Dhėntė zbresin nga lartėsitė e Olimpit". Shkrimtari i shkėlqyer Buzzati, i cili dhe vizatonte, mrekullohej kur Kodra i thoshte: "Dino, po vizaton ashtu siē shkruan."

    Ka pirė uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenė, tė cilin e ka propozuar me shkrim pėr ēmimin "Nobel" si akademik qė ėshtė, madje dhe i Akademisė Franceze.


    Pak veta e dinė qė Kodra ka shkruar dhe poezi. Nė shqip, por mė shumė nė italisht. I janė botuar disa dikur nė Prishtinė, ku dhe ka shkuar mė shpesh e hapur ekspozita…

    Duke kujtuar poezitė e tij, kujtojmė zemrėn e tij tė madhe…


    Visar Zhiti






    IBRAHIM KODRA

    10 poezi




    O NĖNĖ


    Nuk i ndiej mė ledhatimet e tua tė ėmbla
    ashtu si era e prillit qė pėrkėdhel lulet,
    o nėnė.
    Ku je fshehur?
    Nuk e shoh mė buzėqeshjen tėnde,
    sytė e tu, sytė e tu gjithė vėmendje,
    qė asnjėherė nuk lodheshin
    sė ndjekuri ecjen time tė pasigurt.
    Ishe gjithēka pėr mua.
    Fytyra jote: mė e bukura
    mes muzave.
    Dhe flokėt e tu
    tė gjatė e tė zinj
    mbulonin faqet e gėzueshme,
    kur gjoksi ngjallte ngrohtėsinė
    nėpėr venat fėminore.
    Tani ku je fshehur?
    E freskėt nė kujtesėn time,
    rikthehu, o nėnė,
    tė pėrkėdhelėsh fytyrėn time tė lodhur.


    KJO ĖSHTĖ RRUGA


    Nėn qiellin yllėsor
    tė Pozitanos
    njė ēupėz ngjitej pėr nė Fornilo
    me hapa heshtjeje.
    Rrugėt ishin tė mbuluara
    me errėsirrėn e natės.
    Dritat lėbyrėse tė njė makine
    ndriēonin
    figurėn e hajthshme
    tė vogėlueshes sė pjekur parakohe,
    flokėt e saj tė artė shthurur nga era.

    Njė zotėri avitet,
    me gishtin tė drejtuar nga mali,
    thotė: "Ti qė kėrkon misterin e dritės,
    ja rruga qė tė ēon te Shėn Mėria".


    NJĖ MIKU SHKRIMTAR

    Qielli i Pozitanos
    ėshtė mbuluar me retė e freskėta tė agut
    e ti, duke kundruar aurorėn,
    mbledh mbi njė gjethe
    plagėt e kohės.


    NJĖ LULE


    Mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur,
    o lule e livadhit tė virgjėr!
    Thuamė qė ėshtė shuar dielli,
    thuamė qė toka ėshtė nė flakė,
    thuamė qė hėna ėshtė ngjethur,
    thuamė qė qielli ėshtė nė gjėmė,
    thuamė qė s'ka mė agshole,
    por mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur…


    URA

    Nė atė ditė tė bekuar
    vajzat rendnin
    nga ura.
    Dielli hidhte
    rreze nate
    pėr t'i bėrė brune.


    E PANJOHURA

    Ajo ecte drejt majės
    e ai zotėri mbeti i hutuar
    nga njė bukuri kėshtu aq e natyrshme.
    Ishte e panjohur nė atė vend
    e tė gjithė kėrkonin emrin e saj.


    NJĖ FYTYRĖ E FSHEHUR

    Ditėn e 15 gushtit tė '77
    mbretėronte heshtja atje.
    Djemtė luanin: ping! pong!
    nėn pishėn e sheshit.
    Vajza me flokė tė gjata
    dallgė-dallgė mbi supet e hajthshme
    shkėlqente nė dritėn alabastėr.
    Duke luajtur me krifėn e gjatė
    Era e qeshur fshihte
    fytyrėn e saj vezulluese
    si njė gur i rrallė orienti.


    PĖRSHĖNDETJA E FUNDIT

    Gjatė rrugėve tė Palermos
    flladi i mėngjezit
    xixėllonte mbi gjethet e palmave.
    Digjeshin nė diell
    sheshet e asfalta.
    Njė vajzė e drojtur
    e shtrirė nė plazhin e dielltė
    vinte nga veriu.
    Veshur me ngjyra koloniale,
    aq shumė tė befta
    e gushti mbaronte,
    i jepte pėrshėndetjen e fundit Montrealit
    dhe me vendosmėri tė pazakontė
    merrte rrugėn e kthimit,
    humbte mes mjegullave tė bardha
    qė dhunonin kaltėrsinė e shtrirė
    tė qiellit mbi qytet.


    BESA E SHQIPĖRISĖ

    (e shkruar shqip)

    Lindi dielli nė Kalabri,
    u hapėn malet me rrėmbim,
    tue lėnė fushat tė lulėzueshme
    nė blerim.
    Arbėreshėt u habitėn
    pėr bukurinė e Natyrės
    e thjeshtė, e pavarur
    si ata, qė shprehin me zemėr
    dhe harenė e fytyrės.
    Nė atė ēast tė pazakonshėm
    u hap qielli menjėherė:
    njė shqipe e madhe,
    tue fluturuar,
    tokėn mbarė pėr tė zaptuar,
    hapi krahėt e saj,
    tue mbuluar Kosovėn dhe Kalabrinė,
    Pianėn e Palermit
    dhe Shqipėrinė.
    Po i mbronte nė zemrėn e saj
    qė tė jenė sė bashku si pėrherė,
    sepse kanė dhėnė nė histori
    nder e lavdi.
    Shqipja nė mbrėmje
    nė qiejt fluturoi
    e lartazi shkoi.
    Tue fluturuar lartaz nga qielli
    dhe, para se tė hynte, nė hijen e natės
    e ēojti lart fletėn e saj
    dhe shkrojti
    nė qiellin me yj tė ARBĖRISĖ:
    "BESA E SHQIPĖRISĖ"


    [b]KĖRKOJ

    Kėrkoj horizonteve larg
    praninė e jetės
    tė pafundmen…
    rrezen diellore,
    lėvizjen.

    Kėrkoj mosarsyet
    tė pathyeshmet
    shkulmet ujore
    tė pa nisurat.

    Kėrkoj befasinė
    tė pėrkohshmen
    tė kuptueshmen
    kurajon.

    Kėrkoj lartėsimin
    tė pandryshueshmen,
    tė pakėmbyeshmen
    rebelimin,

    Kėrkoj tė pazakonshmen
    tė pazėvendėsueshmen
    tė pazgjidhshmen
    tė pamundurėn.

    Kėrkoj befasinė
    tė padukshmen
    tė paarritshmen
    zanafillėn.


    Kėrkoj ēelėsin e gjithėsisė
    enigmėn e ajrit
    tė puhizės
    tė agut tė dritės.

    Kėrkoj tė mbjell nė tokė
    filizin e parė
    farėn e parė
    tė ardhmėrisė.


    pėrktheu Eda Agaj Zhiti



    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-02-2006 mė 23:52

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Shuhet piktori Ibrahim Kodra


    Piktori i njohur Ibrahim Kodra ndėrroi jetė dje nė Milano, Itali, nė moshėn 88-vjeēare. I njohur si "Primitivi i Qytetėrimit tė Ri", ai erdhi nė Shqipėri nė vitin 1973 dhe 1996, kur mori titullin "Nderi i kombit" dhe mė pas nė vitin 2003. Ardhja e tij nė vitin 1996 nė Tiranė u cilėsua si "ngjarje e madhe". Ēdo vit i jetės sė Ibrahim Kodrės numėron me dhjetra ekspozita kolektive dhe vetiake tė ēelura nė galeri dhe muze tė ndryshėm nė mbarė Italinė, Europė e mė gjerė (Paris, Nju Jork, Gjeorgji, Gjermani, etj). Veprat e Kodrės ruhen dhe ekspozohen nė muzeun e Vatikanit, Dhomėn e Deputetėve, nė galeri publike, muze dhe koleksione private nė Itali, Zvicėr, Danimarkė, Gjermani, Japoni, Angli, Francė, SHBA, Rusi, Australi, Brazil, Argjentinė, Greqi, Shqipėri, Jugosllavi, Kosovė, Iran, etj.

    Ibrahim Kodra lindi nė Ishėm tė Durrėsit nė vitin 1918. Nė vitet 1928-1932, Kodra studioi nė Shkollėn Tenike "Harry Fultz" (Tiranė) dhe ndoqi kurset e pikturės dhe vizatimit nėn drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Nė vitin 1938 fitoi njė bursė pėr studime nė Itali dhėnė nga Mbretėria shqiptare dhe mė vonė fiton njė bursė nga Qeveria italiane pėr tė filluar studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Milano, ku u njoh mirė me neoklasiēizmin. Nė vitin 1939 filloi tė studiojė nė Brera, ku fitoi pjekurinė e plotė artistike pėr tė nisur rrugėn e njė artisti bashkėkohor. Viti 1944 shėnoi hapjen e studios sė parė tė Kodrės nė Milano, ndėrsa viti 1947 njohjen e piktorit tė ri nė botė.

    Poeti i njohur francez, Pol Eluar, e admironte krijimtarinė e tij tė asaj kohe, duke e konsideruar Kodrėn "Primitivi i njė qytetėrimi tė ri". Kodra ka qenė pjesėmarrės nė bienalet internacionale pėrkrah Pikasos, Chagallit, Matisses, Leger-it, Modigliani-t, etj. Ai ėshtė fitues i disa ēmimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare. Emri i tij figuron nė publikime tė rėndėsishme italiane dhe tė huaja. Nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė ruhen tri punime tė firmosura nga autori dhe qė datojnė nė vitet 1938-1942. Shumė studiues dhe kritikė tė artit pamor pohojnė se Ibrahim Kodra numėron rreth 6 mijė punime nė krijimtarinė e tij artistike.
    --

    Ibrahim Kodra, nga gjithė jeta e tij nė Shqipėri ka rrėnojat e shtėpisė sė lindjes nė Ishėm dhe nga 6 mijė tablo, nė fondin e Galerisė sonė tė Arteve ruhen vetėm dy tablo tė viteve 30

    Ndėrron jetė i fundmi i postkubistėve


    E. Demo

    Tre muajt e fundit nė spital, dhe tre javėt e fundit nė shtratin e shtėpisė nė Milano nė “Piazale Lagost 2” ku jetonte prej 30 vjetėsh, morėn fund dje, nė orėn 13.00, kur Ibrahim Kodra vdiq, 88 vjeē. Piktorit shqiptar, i thirrur “i fundmi i postkubistėve” nuk ia mori jetėn njė sėmundje, por tė gjitha qė shfaqen nė moshėn qė mposht trupin, siē dukej herės sė fundit nė Tiranė, nė verė tė vitit 2003 ku artisti ekspozoi me rastin e ditėlindjes. Ibrahim Kodra u lind nė Ishėm nė 1918. Jeta e tij nė Tiranė nė konviktin e shkollės “Naim Frashėri”, ndėrpritet kur 20 vjeē largohet nga Shqipėria pėrgjithmonė me njė bursė studimi nga oborri mbretėror pėr nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. Por konservatorizmi i Akademisė sė Romės nuk i pėlqen dhe aq, edhe pse nė dallim nga artistėt rebelė tė rrymave tė ndryshme tė modernizmit, njė mėnyrė e Kodrės pėr tė jetuar pa kokėēarje nė atė botė ishte qetėsia dhe natyra disi konformiste. Pėrfundon nė Milano, nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Brerės. Nėn drejtimin e Carrą-sė, Carpi-it dhe Funi-t, i riu shqiptar nis udhėtimin drejt pikturės. Ekspozon nė Romė, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorė tė mėdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetė, shkrimtarė, kritikė e regjisorė nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.
    Ekspozimi pėr herė tė parė i pėrmasave tė mėdha nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė 2003 solli para publikut dimensionin real tė njė artisti qė pėr shkak tė mbylljes sė Shqipėrisė ishte shndėrruar pėr artistėt kėtu dhe nė Kosovė nė legjendė mbi njė postkubist dhe njė Uliks shqiptar nė Milano qė nuk njohu diktaturėn, qė mbijetoi me art dhe bėri njė emėr nė vitet ‘50-’60.
    Kuratorėt e Galerisė Kombėtare tė Arteve ndėrsa zbritėn deri nė Milano, u gjendėn pėrballė njė fakti. Nė studion e tij nuk kishte mbetur asnjė pikturė. Rikrijimet e vitit 2003 ishin i vetmi koleksion privat. Ato vepra ishin modelet mė pėrfaqėsuese tė fazės sė fundit tė krijimtarisė sė Kodrės. Temat historike, simbolike qė i gjejmė nė figurat e tablove “Muzikantėt”, “Arkeologu”, “Shqipėria fantastike”, “Qyteti ideal”. Vepra qė kanė krijuar sistemin e tij, tė mėvonshėm, njė zbulim “high-tech” nė pikturėn moderne, njė eksplorim nė sistemin e tij robotik.
    Kjo ishte hera e tretė qė artisti vinte nė atdhe. Pas ftesės sė Ismail Kadaresė nė vitin ’73 dhe tė ish-presidentit Sali Berisha nė vitin ’97, Ibrahim Kodra do tė hapte nė Tiranė ekspozitėn personale, ku veē pikturės menaxheri i tij prezantoi dhe projektin urban pėr njė qendėr kulturore. Kodra do tregonte se si kishte vizituar Shqipėrinė komuniste, nė vitin ’74, kur trupi diplomatik qarkullonte me makinė, ndėrsa populli me biēikletė. Atė vit pa se populli kishte nisur tė kuptonte se ē’ishte regjimi i Enver Hoxhės. Pėrvoja e tij dhe e miqve piktorė italianė nė vitet ’50, i kishte mėsuar se ēdo tė thoshte tė ishe piktor i partisė si Cuttuso, nė njė kohė kur komunistėt kishin nė dorė kulturėn.
    Gjithė ēfarė ka lėnė pas nė pikturė Ibrahim Kodra janė rreth 6 mijė vepra, tė shpėrndara nga muze privatė, koleksionistė dhe vetėm 2 mijė prej tyre janė tė regjistruara dhe tė dokumentuara. Sipas idesė qė u hodh pėr krijimin e fondacionit “Kodra”, qėllimi ishte gjurmimi dhe identifikimi i tė gjitha veprave qė janė shpėrndarė nėpėr botė dhe qė as ai vetė nuk di se ku ndodhen, tė cilat i ka shitur nė ditė tė vėshtira. Njė projekt qė do tė sillte pėrfundimisht koleksionin e fundit tė Kodrės nė Shqipėri dhe nėpėrmjet tij, krijimin e Fondacionit “Kodra”, u deklarua se kushtonte 15 miliardė lireta. Ky projekt lindi si ide bashkė me “nuova urbanistica”, nė vitin 1982, kur lindi edhe “nuova citta”, ose qyteti ideal. Janė njė cikėl pikturash mbi arkitekturėn urbane qė Kodra ka realizuar nė atė periudhė. Kushti i vetėm pėr tė pasur nė Shqipėri koleksionin e veprės sė Kodrės, ishte ky projekt.
    Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve prej tij ruhen vetėm 2 tablo origjinale tė viteve ’30 dhe disa litografi, riprodhime tė temės “Shqipėria fantastike”. Vepra e tij ėshtė e shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės.
    Ndėrsa nga gjurmėt e jetės sė tij tė hershme nė Shqipėri janė rrėnojat e shtėpisė Ishėm, fshati i lindjes qė piktorit qė nė vitet e fundit mori nga vendi i tij atė titullin e shpėrdorur “Nderi i Kombit”.




    08/02/2006

    --
    Tregon Fatos Faslliu, shqiptari qė u kujdes pėr piktorin e vetmuar nė muajt e fundit tė jetės

    “Maestro filloi tė fliste vetėm shqip”


    Elsa Demo

    Fatos Faslliu ėshtė personi qė i ka shėrbyer dhe ndenjur pėr kėto tre muaj mė afėr se kushdo Maestros. Ėshtė ai qė ngre telefonin e shtėpisė dhe pėrgjigjet pėr kėtė rast, pėr humbjen e piktorit Ibrahim Kodra nė moshėn 88- vjeēare, mesditėn e djeshme nė Milano. Fatosi tregon se amanet i Maestros ishte qė “tė pushonte” nė Tiranė. Trupi i tij pritet tė vijė nė atdhe tė premten nė mbrėmje.
    Kodra nuk u martua kurrė dhe nuk la pas ndonjė trashėgimtar. Pasuria e krijimtarisė sė tij ėshtė jo e vogėl dhe e shpėrndarė nė shumė duar koleksionistėsh. Sa ishte gjallė Kodra nuk donte tė diskutohej dhe tė pranonte idenė e njė fondacioni qė do tė administronte dhe ruante veprėn e tij, vlera e tė cilės ėshtė disafishuar nė 20 vitet e fundit.

    Zoti Faslliu, si ndodhi vdekja e Ibrahim Kodrės?
    Pėr tre muaj ka qenė i sėmurė rėndė, mirėpo e kaloi periudhėn e keqe. Ka pasur disa probleme dhe kohėt e fundit filloi tė kishte hemorragji nė hundė. Tre javėt e fundit ishte kthyer nga spitali nė shtėpi dhe sot (dje) nė orėn 13.07 minuta ndėrroi jetė.

    Kush i ndodhej pranė?
    Qysh kur u sėmurė unė i kam qenė afėr, qysh mė 6 nėntor.

    Kur do tė bėhet ceremonia e varrimit?
    Besoj do tė bėhet nė Shqipėri. Ėshtė konsulli Muēostepa qė po kujdeset pėr kėtė. Besojmė se tė premten nė darkė vjen dhe trupi i tij.

    Domethėnė Ibrahim Kodra do tė varroset nė vendlindje?
    Jo, besoj nė Tiranė dhe pėr kėtė Ministria e Jashtme ka krijuar njė shtab.

    Kėtė dėshironte?
    Amaneti i tij ishte qė “tė pushonte” nė Tiranė... Kishte kaq kohė qė nė spital, kur i rrija afėr, iu fliste mjekėve vetėm shqip. I kam shėrbyer si pėrkthyes.

    Si njeri i vetmuar qė ishte, kush do tė merret me administrimin e trashėgimisė sė tij?
    Ato janė probleme qė do tė shihen mė vonė, dhe qė do tė zgjidhen kur tė hapet testamenti. Ju e dini qė testamenti ėshtė sekret, nuk ėshtė...

    Deri nė atė moment do tė kujdeseni ju?
    Jo, jo unė. Unė jam kryetar i shoqatės “Ibrahim Kodra”. Ka dy fondacione me emrin e tij, njė nė Lugano qė drejtohet nga Bexhet Pacolli dhe njė nė Durrės.

    Sa ėshtė koleksioni privat i tablove qė ka lėnė Kodra, edhe pse thuhet se ai vazhdimisht shiste?
    Po Kodra ka shitur shumė. Nuk ka pasur mani t’i mbajė tablotė. Por besoj kur tė bėhet njė inventar pėr kėtė do tė dalin dhe shifrat e sakta.

    Fondacioni qė drejtohet nga zoti Pacolli ēfarė merr pėrsipėr?
    Kėto janė probleme qė do tė shtjellohen mė mirė me ardhjen tonė nė Shqipėri, kur besoj do tė marrė pjesė dhe vetė zoti Bexhet. Psh asistenca e mjekėve qė e kanė kuruar ditė-natė ėshtė pėrballuar nga zoti Bexhet. Riparimi i shtėpisė gjithashtu, e cila ka qenė nė gjendjen qė edhe mund tė vidhej. Janė bėrė pėrforcimet e dyerve, penxhereve, edhe kėto janė pėrballuar nga zoti Bexhet.

    A ka lėnė piktura tė kohėve tė fundit?
    Fatkeqėsisht kohėt e fundit maestro ka lėnė njė numėr pikturash tė papėrfunduara.

    Kush ndodhet aktualisht pranė trupit tė artistit?
    Ka shumė shqiptarė, ėshtė i pranishėm dhe konsulli ynė nė Milano, z. Muēostepa, unė me gruan time dhe disa miq tė maestros.

    Konsulli shqiptar nė Milano
    Muēostepa: Ka vdekur njė artist i madh shqiptar
    “Pėr mua ka vdekur njė mik dhe njė artist i madh i kulturės shqiptare”. Konsulli shqiptar nė Milano, Hasan Muēostepa, e shpreh kėshtu dhimbjen pėr humbjen e Ibrahim Kodrės. “Unė nuk e kam marrė vesh vdekjen e Kodrės. Unė jetoj me Kodrėn prej tre muaj qysh kur ai ishte i sėmurė. Edhe mbrėmė edhe sot kemi qenė me Kodrėn. Ai vdiq duke qenė ne pranė tij. Pavarėsisht se ishte i vetėm nė Itali, nuk e lamė nė asnjė moment vetėm. Kėshtu qė Kodra mbylli sytė sot (dje) nė orėn 13.00. mbas kėsaj unė kam njoftuar tė gjitha organet e pushtetit lokal nė Milano, organe tė tjera tė shtypit. Ndėrkohė kemi pėrgatitur njė ceremoni nė shtėpinė e tij, kemi pėrgatitur kufomėn, kanė filluar tė vijnė njerėz”. Konsulli Muēostepa thotė se kėto dy-tre ditė miq dhe nxėnės tė tij, piktorė qė kanė studiuar nė Akademinė e Brerės, do tė kenė mundėsinė ta pėrshėndesin pėr herė tė fundit maestron, para se tė shkojė nė shtėpinė e tij tė fundit, nė Tiranė ku do tė transportohet me avion tė premten. Pėr ceremonitė nė Tiranė ai nuk ka marrė ende njė komunikim pėrfundimtar.




    08/02/2006

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Pėrshpirtje pėr Ibrahim Kodrėn

    Piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra, u nda nga jeta ne mesditen e 7 shkurtit 2006, ne Milano te Italise. Humbja eshte e madhe, por me e madhe eshte vepra qe ai la. Kodra ia kushtoi gjithe jeten e tij artit, u be pjese e tij, duke siguruar pavdekshmerine. Emri i tij do te jete gjithnje i skalitur me germa te arta ne panteonin e kultures. Edhe pse larg atdheut, ai ishte gjithmone copez e tokes se tij, dashuri e dashurise se kombit te vet.

    Ibrahim Kodra u lind me 22 prill 1918, ne Ishem te Durresit. Regjistrohet ne Shkollen Teknike "Harry Fultz", dhe ndjek kurset e piktures ne Shkollen e Pare te Vizatimit, nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Me 1938, Kodra fitoi nga Mbreteria Shqiptare nje burse per studime ne Itali. Ai kryen studimet ne Akademine e njohur "Brera" per artet e bukura, nen drejtimin e mjeshtrave Carlo Carra', Aldo Carpi, Francesco Messina, dhe ne nje kohe te shkurter radhitet nder piktoret me te mire bashkekohore.

    Aktiviteti artistik i Kodres eshte teper i pasur. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjoze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, Cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua Cmimi "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise.

    Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten. Mjeshtri i artit erdhi disa here ne atdheun e tij dhe e pati enderr te pikturonte per popullin e tij. Vepra e tij eshte pasuri boterore, ku te mrekullojne ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, te universalizuara ne kubizmin e tij, si i fundit dishepull i ketij arti. Vepra e Kodres eshte nje shkolle e vertete arti, kurse Kodra eshte shqiptari i madh. Kombi yne nderohet me emrin e tij.

    Alfred Moisiu
    Sali Berisha
    Jozefina Topalli
    Ismail Kadare
    Bujar Leskaj
    Besnik Mustafaj
    Fatmir Mediu
    Bamir Topi
    Prec Zogaj
    Parid Teferici
    Ilir Meta
    Blendi Klosi
    Valentina Leskaj
    Suzana Turku
    Neritan Alibali
    Zhani Ciko
    Nestor Jonuzi
    Visar Zhiti
    Fatos Arapi
    Ali Oseku
    Mark Marku

    Ibrahim Kodra, amanet qe trupi t'i prehet ne balten e tij

    Amaneti i fundit ishte qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e tij. Kryeministri Berisha, duke e cilesuar piktorin Ibrahim Kodra si "kolos te kubizmit ne Evrope", ka mbajtur kete amanet, ndaj ka ngritur nje delegacion, te kryesuar nga ministri Leskaj, per te organizuar ceremonine mortore te tij. Ky amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe

    Anisa YMERI

    Kish lene amanet qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e te pareve te tij. Pas nje minute heshtje nga qeveria per piktorin e madh shqiptar te te gjitha koherave, Ibrahim Kodra, eshte vendosur qe nje komision qeveritar, i kryesuar nga ministri i Kultures, Bujar Leskaj, do te ngrihet per te organizuar ceremonine mortore te piktorit Kodra, ku do te behen te gjitha nderimet per kete figure te shquar te kultures shqiptare. Nje amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe, dhe nje toke qe ne brendesi dhe pse e dhembshme, "tret" bijte e saj. Para e pas ketij vendimi nuk kishte sesi te mungonin vleresimet per kete figure te madhe te artisti tone, te cilin kryeministri Sali Besisha e ka cilesuar si "kolos te kubizmit ne Evrope". Kjo figure e shquar e kultures kombetare dhe boterore, diti me se miri te "gdhende" copeza te shpirtit e tij ne te gjitha ato tablo ndjellese, qe tashme jane pjese jo vetem e muzeve me ne ze ne bote, por edhe e koleksioneve private. Berisha u shpreh: "Ibrahim Kodra ishte nje gjeni ne pikture, nje nga piktoret me te medhenj te shekullit qe kaloi. Ai ruajti per vendin e tij, ate mall, ate dashuri, ate respekt me te cilin ai u largua nga Shqiperia". Dhe nuk eshte keq perseritja ne kete rast, per te treguar qe ai qe nje shqiptar i vertete, dhe kete e verteton me se miri fraza te cilen ai e ka thene kudo e kurdo: "Te gjithe e dine qe Ibrahim Kodra eshte shqiptar", duke u prezntuar gjithmone si "Kodra, artisti shqiptar". Dhe pse tashme ka pushuar se marri fryme, ai vazhdon te jetoje me vepren e tij, mozaikun qe ka ditur fare mire ta sjelle mes njerezve dhe per njerezit. Te tille njerez lindin rralle, per te mos vdekur me kurre, dhe legjenda eshte ajo qe i shoqeron, kur mbi dhe nuk mbetet me asnje prej atyre qe e kane njohur, prekur dhe ndjere magjine e artistit te tyre. Homazhet per te do te jene diten e premte, ne hollin e madh te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ndersa fshati Ishm i Durresit do te jete edhe stacioni i tij i fundit, toka ku trupi i tij do te prehet ne paqe.


    Ibrahim Kodra: Shqiptari me mikprites

    Flet studiuesi Ylli Drishti

    Mitin, per te cilin kishin degjuar te flitej vetem kafeneve, te ndjerin piktorin Ibrahim Kodra, nje pjese e mire e shqiptareve e kane njohur ne vitin 1996, kur ai erdhi ne Shqiperi, vit ne te cilin iu dha urdheri "Nderi i Kombit". Nje nder ta ka qene edhe studiuesi Ylli Drishti, i cili me pas ka pasur fatin te vizitoje shtepine-studio te piktorit ne Milano, ku njohu shqiptarin mikprites. Nder te tjera ai thote, se atje ka nje arkiv shume te madh, jane te gjitha shkrimet e botuara per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio, me te gjitha filmimet per te, e cila medoemos qe duhet te jete pjese e fondit te Galerise se Arteve. Ndersa 2 pengjet e piktorit te madh bashkekohor, jane mosarritja qe te pikturonte fasaden e godines se Kryeministrise, dhe celjen e nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

    Kur e keni takuar per here te pare piktorin Ibrahim Kodra?

    Kontakti im i pare me te, ka qene ne vitin 1996 ne Galerine e Arteve, vit ne te cilin atij iu dha urdheri "Nderi i Kombit", nga Presidenti i asaj kohe, Berisha. Ndaj edhe ne Galeri u organizua nje pritje ku ishin prezente personalite te artit, kultures e politikes ne vend. Me pas u be edhe nje pritje me artistet edhe ne galerine T&G, ku ishin prezente po ashtu shume artiste shqiptare. Me pas ne i kemi bere nje interviste te gjate, ne te cilen ai tregoi te gjithe jeten e tij, vecantesi te saj, te cilat ne keto momente marrin nje ngjyrim tjeter. Kjo ne kuptimin e njohjes sone nga afer, pasi gjithmone e kishim njohur me te thena e thashethemet ne kafenete e ndryshme.

    Cfare ndryshoi kur ju e njohet nga afer piktorin?

    Ai qe nje njeri shume i thjeshte dhe shume i afruar, dhe mbi te gjitha shume dashamires, aq sa thyerja e akullit ishte gjeja me normale ne ato momente. Por keto ishin vetem impresionet e para, pasi ne vitin 2003, Galeria e Arteve e ftoi qe ai te celte nje ekspozite, dhe me kete rast une pata rastin qe te shkoj ne shtepine e tij ne Milano, per te pare me nga afer te gjitha ato piktura dhe jeten e tij, para se ato te ekspozoheshin ne Galeri. Mbi te gjitha per t'u njohur pak me afer me krijimtarine e tij, e cila ishte e mbledhur ne katin e shtate te nje pallati ku ishte edhe shtepia edhe studioja e tij shume e pasur, me shume jete. Dhe ajo qe duhet theksuar me se shumti, eshte fakti se atje ka nje arkiv shume te madh, aty jane te gjitha shkrimet qe jane botuar per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio me te gjitha filmimet per te, te cilat s'munda t'i shoh, pasi qendrova pak dite, por kjo eshte nje detyre e shetit shqiptar, qe ne mos origjinalet, te sjelle nje kopje, e cila te jete ne Galeri. Aty eshte kronika e plote e ecurise se tij si artist, vleresimet e kritikes, ndaj edhe duhet te jete pjese e jona, e kombit tone. Ai eshte nje kuriozitet shume i madh edhe per ne si studiues.

    Cfare kishte shqiptare ne shtepine e tij?

    Gjuha shqipe e tij shume e rrjedhshme, edhe pse shume vite pa e shkelur Shqiperine, eshte deshmia me e madhe per nje shqiptar qe e do vendin e tij, por dhe pse me e rendesishmja, kjo nuk eshte e vetmja gje qe e ben ate shqiptar. Ai ruante me shume fanatizem te gjitha trofete qe kishte marre ne rinine e tij, pasi ka qene nje sportist ne hedhjen e diskut, dhe te tera ato cmime te cilet i jane dhene gjate jetes. Keto tregojne mbi te gjitha me se miri, shqiptarin qe ai mbante brenda vetes.

    Po ne vitin 2003, c'kujtime ruani prej tij?

    Kur erdhi per ekspoziten ne Tirane, deshira e pare qe ai pati, ishte te pikturonte nje prej institucioneve tona, dhe zgjodhi Kryeministrine. Por kete pikture nuk mundi ta beje kurre, pasi ishte shume vape ne ate kohe dhe do te kthehej ne shtator per te. Ne fakt shendeti nuk e lejoi qe te kthehej. Tjeter deshire e tij qe krijimi i nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

    Mendoni se keto jane edhe 2 pengjet e tij?

    Mendoj se po, pasi duke qene se ai nuk ka te aferm, mendoi qe e gjithe ajo pasuri ne studion e tij dhe ne jeten e tij artistike, te ishte e Shqiperise. Dhe besoj se ne kete pike shteti yne do te beje dicka ne kete drejtim, pasi ato cka ai ka lene, i takojne kultures sone kombetare. Sikunder u mbajt amaneti i tij, qe eshtrat e tij te prehen ne Shqiperi, do te ishte nje arritje qe deshira e tij te mos mbetet vetem e tille.

    Cila ishte vecantia e tij si njeri?

    Ishte shume i thjeshte dhe shume i dashur, duke pasur parasysh qe ai eshte nje artist shume i madh, per jeten e te cilit kishte materiale ne dhjetra dosje. Komunikimi me te ishte shume i mire dhe ne kohen qe une qendrova ne Milano, pritja e tij ishte mbreselenese, dhe sidomos ne vendet tek te cilat ishin varur pikturat e tij. Ai ishte nje mik per te gjithe, dhe ne kete drejtim ishte me shume shqiptar se te gjithe, per te dhene nje ngrohtesi sic dinte vetem ai. Ishte nje njeri i mrekullueshem.

    Ju jeni studiuese, nje vleresim per vepren qe ai la pas?

    I pari shqiptar qe perqafoi pikturen bashkekohore evropiane, per t'u shnderruar ne nje nje perfaqesues te denje te saj. Ai kaloi ne artin bashkekohor me nje natyrshmeri, duke e perqafuar avanguarden e artit evropian.


    Ibrahim Kodra perjetesisht ne nje koder te Ishmit. Ore pas ore ne ceremonine mortore te piktorit te madh

    Admirina Peci

    Ne paraditen gri e te ftohte, mbuluar prej kurora lulesh, dje ne Rinas preku token shqiptare, per te mos e braktisur kurre me. Ibrahim Kodra e kishte lene amanet kete gje, ne castet e fundit te jetes se tij, kur shpirti po shtegtonte ne qiellin e Milanos, te marten ne mesdite me 7 shkurt 2006. Pas nje varg homazhesh zhvilluar ne shtepine e tij dhe ne Akademine e Breras ne Milano, dje ne mengjes ne kujdesin e miqve te tij shqiptare, u nis per ne aeroportin e Rinasit me carterin personal te Bexhet Pacollit.
    Ora 11:15 minuta. Avioni i bardhe me vija te kalterta ku shenohet "D-Busy" zbret ne Rians dhe grupi i personaliteteve qe kane shkuar ta presin ne aeroport, e kalojne arkivolin me trupin e pajete te piktorit dore me dore, deri ne makinen e funeralit. Ministri i Kultures, Bujar Leskaj dhe zv.ministrat Suzana Turku dhe Neritan Alibali, shoqeruar nga nje pjese e Komisionit shteteror qe organizonte ceremonine e varrimit te piktorit Ibrahim Kodra, kryejne veprimet e para per nderimine tij ne aeroport. Nisja drejt Tiranes shoqerohet nga nje varg i gjate makinash dhe nga sinjalet e mjeteve te policise. Eshte nje dite e ngarkuar me hollesite me te imeta te nje ceremonie mortore, ku nderimet e fundit do te perfundojne pasdite vone.
    Ne Hollin e teatrit te Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet per nder te piktorit, trupi i pajete mberrin ne mesdite, rreth ores 12:30. Ne rreshtin e familjareve mungojne njerez shume te afert te tij. Kodra nuk u martua asnjeherte dhe nuk pati femije. Ne radhen e te afermve, ishin kusherinjte e tij te dyte qe jetojne ne Ishem te Durresit. Dhe ne anen tjeter, artiste e personalitete te politikes qe kane mberritur per pershendetjet e fundit me Kodren. Piktori Kujtim Buza, nder te paret qe i beri homazh dhe nderim mjeshtrit Kodra, tha se eshte e trishte kjo percjellje. "Po i japim nderimet e fundit mjeshtrit te madh te piktures shqiptare, postkubistit te fundit perfaqesuesin e piktures moderniste shqiptare Ibrahim Kodres, i cili sot largohet perjetesisht. Tashme ne na mbetet piktori i madh Ibrahim Kodra, vlera e te cilit i kalon kufijte e atdheut tone".
    Ndersa kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Alfred Moisiu, dhane vleresimet e tyre fill pas homazheve. Sot mbare kombi perulet me nderim te madh para Ibrahim Kodres, i cili meriton cdo respekt. Ai na e lartesoi aq shume emrin e Shqiperise dhe shqiptareve, ai edhe ne ditet e ferrit te vertete mbi kete vend, ditet e renda te regjimit totalitar, mbeti nje ambasador i shkelqyer i shpirtit dhe gjinise krijuese te kombit shqiptar", - tha Berisha, duke iu lene vendin me tej vleresimeve te nje varg personalitetesh te tjera nga bota e artit dhe politikes. Presidenti Moisiu tha se humbja e ketij piktori te madh eshte humbje e madhe per Shqiperine, duke kujtuar takimet me piktorin dhe dy relike qe kishte kujtim prej tij, "nje portret te Aleksander Moisiut dhe nje tablo, te cilat do t'i ruaj me kujdes dashamiresi e respekt".

    Homazhet ne hollin e Teatrit te Operas kane vijuar deri ne oren 14:30, e me tej kortezhi mortor e ka shoqeruar Trupin e pajete te piktorit Ibrahim Kodra deri ne vendlindjen e tij, ne Ishem te Durresit. Vendi i zgjedhur per prehjen e fundit, ishte nje koder prane kalase se Ishmit. Miqte e tij thane se kjo ishte deshira e piktorit, "nje koder ne vendlindje ku te shihej deti". Me dhjetera banore, nxenes shkolle dhe te aferm, e kane pritur deri ne oren 16:00 ardhjen e trupit te pajete te piktorit, dhe kane degjuar shume detaje qe nuk i dinin rreth banorit qe heret e kishte lene kete fshat, per te jetuar deri ne fund te jetes ne Milano. Pas fjaleve te lamtumires dhe nje "qofte i lehte dheu per te", secili ka hedhur nje grusht dhe ne varrin e piktorit te madh dhe vone ne te ngrysur, gjithcka ka heshtur. Kodra, i vetem, ne banesen e fundit, ne prehjen e perjetshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2021 mė 12:58

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Ibrahim Kodra, amanet qe trupi t'i prehet ne balten e tij

    Amaneti i fundit ishte qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e tij. Kryeministri Berisha, duke e cilesuar piktorin Ibrahim Kodra si "kolos te kubizmit ne Evrope", ka mbajtur kete amanet, ndaj ka ngritur nje delegacion, te kryesuar nga ministri Leskaj, per te organizuar ceremonine mortore te tij. Ky amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe

    Anisa YMERI

    Kish lene amanet qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e te pareve te tij. Pas nje minute heshtje nga qeveria per piktorin e madh shqiptar te te gjitha koherave, Ibrahim Kodra, eshte vendosur qe nje komision qeveritar, i kryesuar nga ministri i Kultures, Bujar Leskaj, do te ngrihet per te organizuar ceremonine mortore te piktorit Kodra, ku do te behen te gjitha nderimet per kete figure te shquar te kultures shqiptare. Nje amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe, dhe nje toke qe ne brendesi dhe pse e dhembshme, "tret" bijte e saj. Para e pas ketij vendimi nuk kishte sesi te mungonin vleresimet per kete figure te madhe te artisti tone, te cilin kryeministri Sali Besisha e ka cilesuar si "kolos te kubizmit ne Evrope". Kjo figure e shquar e kultures kombetare dhe boterore, diti me se miri te "gdhende" copeza te shpirtit e tij ne te gjitha ato tablo ndjellese, qe tashme jane pjese jo vetem e muzeve me ne ze ne bote, por edhe e koleksioneve private. Berisha u shpreh: "Ibrahim Kodra ishte nje gjeni ne pikture, nje nga piktoret me te medhenj te shekullit qe kaloi. Ai ruajti per vendin e tij, ate mall, ate dashuri, ate respekt me te cilin ai u largua nga Shqiperia". Dhe nuk eshte keq perseritja ne kete rast, per te treguar qe ai qe nje shqiptar i vertete, dhe kete e verteton me se miri fraza te cilen ai e ka thene kudo e kurdo: "Te gjithe e dine qe Ibrahim Kodra eshte shqiptar", duke u prezntuar gjithmone si "Kodra, artisti shqiptar". Dhe pse tashme ka pushuar se marri fryme, ai vazhdon te jetoje me vepren e tij, mozaikun qe ka ditur fare mire ta sjelle mes njerezve dhe per njerezit. Te tille njerez lindin rralle, per te mos vdekur me kurre, dhe legjenda eshte ajo qe i shoqeron, kur mbi dhe nuk mbetet me asnje prej atyre qe e kane njohur, prekur dhe ndjere magjine e artistit te tyre. Homazhet per te do te jene diten e premte, ne hollin e madh te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ndersa fshati Ishm i Durresit do te jete edhe stacioni i tij i fundit, toka ku trupi i tij do te prehet ne paqe.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Ibrahim Kodra: Shqiptari me mikprites

    Flet studiuesi Ylli Drishti

    Mitin, per te cilin kishin degjuar te flitej vetem kafeneve, te ndjerin piktorin Ibrahim Kodra, nje pjese e mire e shqiptareve e kane njohur ne vitin 1996, kur ai erdhi ne Shqiperi, vit ne te cilin iu dha urdheri "Nderi i Kombit". Nje nder ta ka qene edhe studiuesi Ylli Drishti, i cili me pas ka pasur fatin te vizitoje shtepine-studio te piktorit ne Milano, ku njohu shqiptarin mikprites. Nder te tjera ai thote, se atje ka nje arkiv shume te madh, jane te gjitha shkrimet e botuara per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio, me te gjitha filmimet per te, e cila medoemos qe duhet te jete pjese e fondit te Galerise se Arteve. Ndersa 2 pengjet e piktorit te madh bashkekohor, jane mosarritja qe te pikturonte fasaden e godines se Kryeministrise, dhe celjen e nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

    Kur e keni takuar per here te pare piktorin Ibrahim Kodra?

    Kontakti im i pare me te, ka qene ne vitin 1996 ne Galerine e Arteve, vit ne te cilin atij iu dha urdheri "Nderi i Kombit", nga Presidenti i asaj kohe, Berisha. Ndaj edhe ne Galeri u organizua nje pritje ku ishin prezente personalite te artit, kultures e politikes ne vend. Me pas u be edhe nje pritje me artistet edhe ne galerine T&G, ku ishin prezente po ashtu shume artiste shqiptare. Me pas ne i kemi bere nje interviste te gjate, ne te cilen ai tregoi te gjithe jeten e tij, vecantesi te saj, te cilat ne keto momente marrin nje ngjyrim tjeter. Kjo ne kuptimin e njohjes sone nga afer, pasi gjithmone e kishim njohur me te thena e thashethemet ne kafenete e ndryshme.

    Cfare ndryshoi kur ju e njohet nga afer piktorin?

    Ai qe nje njeri shume i thjeshte dhe shume i afruar, dhe mbi te gjitha shume dashamires, aq sa thyerja e akullit ishte gjeja me normale ne ato momente. Por keto ishin vetem impresionet e para, pasi ne vitin 2003, Galeria e Arteve e ftoi qe ai te celte nje ekspozite, dhe me kete rast une pata rastin qe te shkoj ne shtepine e tij ne Milano, per te pare me nga afer te gjitha ato piktura dhe jeten e tij, para se ato te ekspozoheshin ne Galeri. Mbi te gjitha per t'u njohur pak me afer me krijimtarine e tij, e cila ishte e mbledhur ne katin e shtate te nje pallati ku ishte edhe shtepia edhe studioja e tij shume e pasur, me shume jete. Dhe ajo qe duhet theksuar me se shumti, eshte fakti se atje ka nje arkiv shume te madh, aty jane te gjitha shkrimet qe jane botuar per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio me te gjitha filmimet per te, te cilat s'munda t'i shoh, pasi qendrova pak dite, por kjo eshte nje detyre e shetit shqiptar, qe ne mos origjinalet, te sjelle nje kopje, e cila te jete ne Galeri. Aty eshte kronika e plote e ecurise se tij si artist, vleresimet e kritikes, ndaj edhe duhet te jete pjese e jona, e kombit tone. Ai eshte nje kuriozitet shume i madh edhe per ne si studiues.

    Cfare kishte shqiptare ne shtepine e tij?

    Gjuha shqipe e tij shume e rrjedhshme, edhe pse shume vite pa e shkelur Shqiperine, eshte deshmia me e madhe per nje shqiptar qe e do vendin e tij, por dhe pse me e rendesishmja, kjo nuk eshte e vetmja gje qe e ben ate shqiptar. Ai ruante me shume fanatizem te gjitha trofete qe kishte marre ne rinine e tij, pasi ka qene nje sportist ne hedhjen e diskut, dhe te tera ato cmime te cilet i jane dhene gjate jetes. Keto tregojne mbi te gjitha me se miri, shqiptarin qe ai mbante brenda vetes.

    Po ne vitin 2003, c'kujtime ruani prej tij?

    Kur erdhi per ekspoziten ne Tirane, deshira e pare qe ai pati, ishte te pikturonte nje prej institucioneve tona, dhe zgjodhi Kryeministrine. Por kete pikture nuk mundi ta beje kurre, pasi ishte shume vape ne ate kohe dhe do te kthehej ne shtator per te. Ne fakt shendeti nuk e lejoi qe te kthehej. Tjeter deshire e tij qe krijimi i nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.

    Mendoni se keto jane edhe 2 pengjet e tij?

    Mendoj se po, pasi duke qene se ai nuk ka te aferm, mendoi qe e gjithe ajo pasuri ne studion e tij dhe ne jeten e tij artistike, te ishte e Shqiperise. Dhe besoj se ne kete pike shteti yne do te beje dicka ne kete drejtim, pasi ato cka ai ka lene, i takojne kultures sone kombetare. Sikunder u mbajt amaneti i tij, qe eshtrat e tij te prehen ne Shqiperi, do te ishte nje arritje qe deshira e tij te mos mbetet vetem e tille.

    Cila ishte vecantia e tij si njeri?

    Ishte shume i thjeshte dhe shume i dashur, duke pasur parasysh qe ai eshte nje artist shume i madh, per jeten e te cilit kishte materiale ne dhjetra dosje. Komunikimi me te ishte shume i mire dhe ne kohen qe une qendrova ne Milano, pritja e tij ishte mbreselenese, dhe sidomos ne vendet tek te cilat ishin varur pikturat e tij. Ai ishte nje mik per te gjithe, dhe ne kete drejtim ishte me shume shqiptar se te gjithe, per te dhene nje ngrohtesi sic dinte vetem ai. Ishte nje njeri i mrekullueshem.

    Ju jeni studiuese, nje vleresim per vepren qe ai la pas?

    I pari shqiptar qe perqafoi pikturen bashkekohore evropiane, per t'u shnderruar ne nje nje perfaqesues te denje te saj. Ai kaloi ne artin bashkekohor me nje natyrshmeri, duke e perqafuar avanguarden e artit evropian.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ibrahim Kodra
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 14:34
  2. Naim Kryeziu (1918-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 17:39
  3. Piktori i madh, "Nderi i Kombit" Kel Kodheli [1918-2006]
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 23:28
  4. Shuhet shqiptari i madh i neokubizmit Ibrahim Kodra
    Nga Gunnar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 03:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •