Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Ibrahim Kodra perjetesisht ne nje koder te Ishmit. Ore pas ore ne ceremonine mortore te piktorit te madh

    Admirina Peci

    Ne paraditen gri e te ftohte, mbuluar prej kurora lulesh, dje ne Rinas preku token shqiptare, per te mos e braktisur kurre me. Ibrahim Kodra e kishte lene amanet kete gje, ne castet e fundit te jetes se tij, kur shpirti po shtegtonte ne qiellin e Milanos, te marten ne mesdite me 7 shkurt 2006. Pas nje varg homazhesh zhvilluar ne shtepine e tij dhe ne Akademine e Breras ne Milano, dje ne mengjes ne kujdesin e miqve te tij shqiptare, u nis per ne aeroportin e Rinasit me carterin personal te Bexhet Pacollit.
    Ora 11:15 minuta. Avioni i bardhe me vija te kalterta ku shenohet "D-Busy" zbret ne Rians dhe grupi i personaliteteve qe kane shkuar ta presin ne aeroport, e kalojne arkivolin me trupin e pajete te piktorit dore me dore, deri ne makinen e funeralit. Ministri i Kultures, Bujar Leskaj dhe zv.ministrat Suzana Turku dhe Neritan Alibali, shoqeruar nga nje pjese e Komisionit shteteror qe organizonte ceremonine e varrimit te piktorit Ibrahim Kodra, kryejne veprimet e para per nderimine tij ne aeroport. Nisja drejt Tiranes shoqerohet nga nje varg i gjate makinash dhe nga sinjalet e mjeteve te policise. Eshte nje dite e ngarkuar me hollesite me te imeta te nje ceremonie mortore, ku nderimet e fundit do te perfundojne pasdite vone.
    Ne Hollin e teatrit te Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet per nder te piktorit, trupi i pajete mberrin ne mesdite, rreth ores 12:30. Ne rreshtin e familjareve mungojne njerez shume te afert te tij. Kodra nuk u martua asnjeherte dhe nuk pati femije. Ne radhen e te afermve, ishin kusherinjte e tij te dyte qe jetojne ne Ishem te Durresit. Dhe ne anen tjeter, artiste e personalitete te politikes qe kane mberritur per pershendetjet e fundit me Kodren. Piktori Kujtim Buza, nder te paret qe i beri homazh dhe nderim mjeshtrit Kodra, tha se eshte e trishte kjo percjellje. "Po i japim nderimet e fundit mjeshtrit te madh te piktures shqiptare, postkubistit te fundit perfaqesuesin e piktures moderniste shqiptare Ibrahim Kodres, i cili sot largohet perjetesisht. Tashme ne na mbetet piktori i madh Ibrahim Kodra, vlera e te cilit i kalon kufijte e atdheut tone".
    Ndersa kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Alfred Moisiu, dhane vleresimet e tyre fill pas homazheve. Sot mbare kombi perulet me nderim te madh para Ibrahim Kodres, i cili meriton cdo respekt. Ai na e lartesoi aq shume emrin e Shqiperise dhe shqiptareve, ai edhe ne ditet e ferrit te vertete mbi kete vend, ditet e renda te regjimit totalitar, mbeti nje ambasador i shkelqyer i shpirtit dhe gjinise krijuese te kombit shqiptar", - tha Berisha, duke iu lene vendin me tej vleresimeve te nje varg personalitetesh te tjera nga bota e artit dhe politikes. Presidenti Moisiu tha se humbja e ketij piktori te madh eshte humbje e madhe per Shqiperine, duke kujtuar takimet me piktorin dhe dy relike qe kishte kujtim prej tij, "nje portret te Aleksander Moisiut dhe nje tablo, te cilat do t'i ruaj me kujdes dashamiresi e respekt".

    Homazhet ne hollin e Teatrit te Operas kane vijuar deri ne oren 14:30, e me tej kortezhi mortor e ka shoqeruar Trupin e pajete te piktorit Ibrahim Kodra deri ne vendlindjen e tij, ne Ishem te Durresit. Vendi i zgjedhur per prehjen e fundit, ishte nje koder prane kalase se Ishmit. Miqte e tij thane se kjo ishte deshira e piktorit, "nje koder ne vendlindje ku te shihej deti". Me dhjetera banore, nxenes shkolle dhe te aferm, e kane pritur deri ne oren 16:00 ardhjen e trupit te pajete te piktorit, dhe kane degjuar shume detaje qe nuk i dinin rreth banorit qe heret e kishte lene kete fshat, per te jetuar deri ne fund te jetes ne Milano. Pas fjaleve te lamtumires dhe nje "qofte i lehte dheu per te", secili ka hedhur nje grusht dhe ne varrin e piktorit te madh dhe vone ne te ngrysur, gjithcka ka heshtur. Kodra, i vetem, ne banesen e fundit, ne prehjen e perjetshme.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Kush do e trashėgojė Pasurinė materiale dhe shpirtėrore tė piktorit tė madh

    Zbardhet testamenti i Kodrės

    U lexua nė Milano me 18 shkurt para miqve tė tij



    Nadire Buzo

    Tani nuk ėshtė mė sekret. Ėshtė zbardhur testamenti qė piktori i madh Ibrahim Kodra nėnshkroi pak ditė para se tė vdiste nė Milano. Pikėrisht ditėn e nėntė pas vdekjes sė mjeshtrit, me 18 shkurt, sipas traditės shqiptare, nė Milano, nė qytetin e vendbanimit dhe formimit tė famės sė tij artistike botėrore, u hap dhe u lexua testamenti i artistit dhe shqiptarit tė madh Ibrahim Kodra, nė prezencėn e miqve tė tij, anėtarėve dhe pėrfaqėsuesve tė dy fondacioneve “Ibrahim Kodra” atij nė Zvicėr dhe Shqipėri. Nė fund tė testamentit ishte mbishkrimin artistik, me tė cilin firmoste gjithmonė veprat e tij tė artit.
    Nė kėtė testament me pak fjalė dhe shumė qartė shkruhej, se “tė gjithė pasurinė time materiale e shpirtėrore ia le dy Fondacioneve Kulturore “Ibrahim Kodra”, njėrit nė Zvicėr dhe tjetrit nė Shqipėri. Pėrgjegjėsi i zbatimit tė kėtij testamenti apo thėnė ndryshe –kuratori i testamentit- do tė jetė, Zoti Fatos Faslliu, kryetari i shoqatės Kulturore Itali –Shqipėri”.
    Shtėpia e mjeshtrit Ibrahim Kodra, ėshtė lėnė nė testament tė kthehet nė “Shtėpia Muze e Mjeshtrit Kodra”. E gjithė vlera e testamentit lėnė fondacioneve do tė pėrdoret pėr hapjen e ekspozitave dhe pėrhapjen brez pas brezi tė famės sė Mjeshtrit Kodra. Mė tej nė kėtė testament, Kodra thekson se “kjo vlerė e lėnė dy fondacioneve tė shėrbejė nė mėnyrė tė veēantė pėr talented e reja tė Arbrėisė nė pikturė dhe nė tė gjitha fushat e artit.
    Testamenti pas hapjes do tė kalojė procedurat juridike tė ndjekura nga avokatja e tij zonja Frederika dhe pastaj do ti dorėzohet z.Fatos Faslliu, kuratori i kėtij Testamenti, dhe njė nga njerėzit mė tė dashur dhe tė besuar tė mjeshtrit Kodra.
    Testamenti u hap nė prezencėn e zotėrinjėve dhe zonjave: Fatos Faslliu Kryetar i shoqeates kulturore Itali – Shqiperi, Demeter Patetuci, piktor mik i ngushtė i Kodrės, pedagog i Akademisė sė Arteve tė bukura “Brera”, dhe kryesekretar i komunės, Karlo Franca, shkrimtar, gazetar dhe kritik arti i njohur nė Itali, avokatja Frederika, pėrfaqėsuesja e fondacionit tė Zvicrės, sekretare e Bexhet Pacollit dhe Perparim Nebiaj, nėnkryetari i shoqatės “Itali-Shqipėri”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2021 mė 12:53

  3. #23
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Mosha
    35
    Postime
    373
    artin e tij e njoh shume pak, por fama e emrit te tij eshte shume e madhe.
    nga personalitetet me te larta shqiptare i ketij shekulli, dhe nga te paktet artist te mirefillte qe kane perfaqesuar ngjyrat kuq e zi.
    i paharruar qofte kujtimi i tij
    all u need is love

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Udhėtimi i fundit i Ibrahim Kodrės

    8 Shkurt Vizita e tij e fundit nė Shqipėri ka qenė nė korrik 2003, kohė kur realizoi ėndrrėn e tij pėr tė vizituar vendlindjen, si dhe hapi ekspozitėn e tij "Retrospektivė" nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, ekspozitė qė pėrfshinte 20 vepra tė zgjedhura nga viti 1951 deri nė ditėt e sotme, si: "Kompozicioni" - 1951, "Muzikanėt" - 1961, "Lufta pėr pushtet" - 1972, "Lufta pėr paqe" - 1995, "Shqipėria fantastike" – 1997, etj.

    Piktori i njohur shqiptar me famė botėrore, Ibrahim Kodra ėshtė ndarė dje nga jeta nė moshėn 88-vjeēare, nė shtėpinė e tij nė Milano tė Italisė. Kodra kishte disa vjet qė ishte i sėmurė dhe mjekohej, ndėrkohė qė muajt e fundit ka qenė i shtruar edhe nė spital. Ibrahim Kodra ka lindur nė vitin 1918 nė Ishėm tė Durrėsit. Ai edukohet nė oborrin e Mbretit Zogu I, duke u bėrė edhe njė kampion sportiv kombėtar. Nė 1938 shkon nė Itali me njė bursė studimi nė Akademinė e Breras nė Milano. Prej asaj kohe ai ka qėndruar nė Itali, duke u kthyer nė njė ikonė tė pikturės bashkėkohore italiane dhe mė gjerė. Veprat e Kodrės gjenden nė Vatikan, nė muzetė dhe koleksionet private nė Itali, Zvicėr, Gjermani, Belgjikė, Danimarkė, Francė, Britani e Madhe, Japoni, Rusi, Shtetet e Bashkuara, Greqi, Australi etj. Vizita e tij e fundit nė Shqipėri ka qenė nė korrik 2003, kohė kur realizoi ėndrrėn e tij pėr tė vizituar vendlindjen, si dhe hapi ekspozitėn "Retrospektivė" nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, ekspozitė qė pėrfshinte 20 vepra tė zgjedhura nga viti 1951 deri nė ditėt e sotme, si: "Kompozicioni" - 1951, "Muzikanėt" - 1961, "Lufta pėr pushtet" - 1972, "Lufta pėr paqe" - 1995, "Shqipėria fantastike" – 1997, etj. "Kur vi nė Shqipėri mė duket se vi nė shtėpinė time, ose e thėnė ndryshe si nė parajsė. Nuk ka vend mė tė bukur se ky. Sot, nė qoftė se kam njė farė emri ia dedikoj vendit tim, popullit, njerėzve qė mė edukuan dhe bėnė qė unė tė ecė pėrpara", kėshtu ėshtė shprehur nė kėtė vizitė Kodra, ndėrkohė qė njė vend tė veēantė i ka kushtuar edhe figurės sė Nėnė Terezės, tė cilėn e ka barazuar me njė engjėll.

    Jeta nė Itali

    Ibrahim Kodra nis studimet nė Brera tė Milanos, Itali, nė vjeshtė tė vitit 1938. Fėmijėria e tij ka qenė e vėshtirė dhe kur ishte vetėm tetė vjeē ikėn nga shtėpia dhe punon si dizenjator pėr njė tregtar nė Durrės, deri nė momentin qė nga dogana e kėtij qyteti pėrfundon nė oborrin e Mbretit Zog. Aty njeh nėnėn mbretėreshė, e cila i jep mundėsinė tė studiojė nė shkollat e Tiranės, sė bashku me princėrit Tati dhe Sherafin. Pikėrisht ajo e dėrgon nė Itali me njė bursė studimi, nė pėrfundim tė liceut. Duke u nisur nga Durrėsi me miq tė tij, Kodra mbėrrin nė Itali, ku qėndron nė Milano. Ishte koha e Italisė fashiste. Nė Brera ai ndjek kurset nga maestro Carpi, e mė pas ndjek leksionet e professor Carrą, mė pas vazhdon ato tė Messina-s. Kalon provimin e pranimit me Aldo Carpi, pėr tė vazhduar studimet nė atė akademi, ku ndiqnin studimet vetėm artistėt “me prirje pėr t'u bėrė shumė tė famshėm”. Pas luftės ai merr pjesė nė lėvizjet artistike mė domethėnėse me grupe tė tilla, si "Pėrtej Guernikės" (1945) dhe "Linjė" (1947). Po atė vit, Pol Elyar viziton studion e tij, duke e pėrcaktuar "le primitif d'une nouvelle civilitatio".

    Ekspozitat

    Nė vitin 1948 merr pjesė nė Romė nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė paqes dhe me atė rast njihet me Pikasonė, me artin e tė cilit do tė mbetet thellėsisht i lidhur. Tė panumėrta janė ekspozitat e tij personale dhe kolektive, mes tė cilave kujtojmė: Galeria “Bergamini” nė Milano (1957), Galeria “Cčzanne” nė Kanė (1958), Galeria “Senatore” nė Shtutgard (1959), “Muzeu i Ulmės” (1961), Galeria “Studio F22” nė Pallatin mbi Vaj (1974), binjakėzim Milano-Frankfurt nė Frankfurt (1984), Galeria “LaTela” nė Palermo (1988), “Muzeu i shtetit tė Tbilisit” (1989), Napoli (1992), Sanremo (1996), “Kodra dhe Teatri Massimo” (1996) etj.

    Ēmimet

    Mes ēmimeve tė shumta dhe nderimeve tė marra, kujtojmė "Medaljen e Artė" tė Akademisė Franceze nė 1972, ēmimin "Nder i Kombit", nga Presidenca e Republikės sė Shqipėrisė nė 1996, nė Tiranė etj. Veprat e Ibrahim Kodrės janė tė ruajtura pėrveēse nė Vatikan dhe pranė dhomės sė deputetėve nė Romė, edhe nė muze tė shumtė e nė galeri, si edhe nė koleksione private nė tė gjithė botėn. Kodra ka jetuar e punuar nė Milano, ndėrsa kalonte njė pjesė tė vitit nė Pozitano, vend qė e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Njė pjesė tjetėr tė kohės e ka kaluar nė Siēili, e mbi tė gjitha nė Aēireale, nė Palermo dhe nė Alkano, ku kohėt e fundit sė bashku me maestron Evola ka realizuar njė skulpturė me titullin “Guri i jetės”.

    Vlerėsime

    Hysen Devolli


    Me Ibrahim Kodrėn jam njohur qė nė vitet '38-'39, para se tė shkonte nė Itali pėr studime. Nė ato vite ('35-'37) ka punuar nė kinema "Nacional" dhe mė vonė iku nė Itali. Gjatė luftės, kur erdhi pėr pushime nga Italia, pruri njė seri punėsh, tė cilat i la tek im vėlla, i cili kishte njė dyqan qė iu dogj dhe fatkeqėsisht kėto punė i humbėn. Ibrahimi bėn rezonancė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė vendit. Nė vitin 1942 shkova nė Itali, e takova nė Milano dhe shkuam bashkė nė galerinė "Brera", ku kishte hapur njė ekspozitė retrospektivė profesori i tij. Pas kėsaj e kam takuar edhe mė vonė. Vlerat e tij si piktor janė tė sanksionuara. Para tri-katėr ditėve gjeta njė kartolinė tė tij, qė ma kishte ēuar nė vitin 1973. Mė kujtohet qė ēdo vit mė ēonte nė studion time njė kalendar me punėt e tij, derisa studioja ime u sekuestrua nė vitin 1961. Kur vinte nė Shqipėri takohesha gjithmonė. Mbaj mend se takimi i fundit me tė ka qenė nė studion T&G, ku e takova bashkė me Kel Kodhelin dhe Sadik Kacelin. Njeri jashtėzakonisht i mirė, human dhe me njė kulturė jashtėzakonisht tė gjerė, tė pasur. Njė artist i kompletuar.

    Ksenofon Dilo

    Ibrahim Kodra ėshtė njė ndėr piktorėt, i cili e ngriti lart dhe i dha emrin pikturės tonė nė perėndim. Njė nga figurat e shquara tė artit bashkėkohor modern tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, njihet kryesisht pėr stilin e tij qė pėrfshihet nė "postkubizėm", qė merr shkas nga njė traditė vendėse dhe nga njė art popullor, gjė qė duket nė ornamentikėn e tij, qė e bėn tė shquhet e veēohet si artist, duke pasur dhe karakter ballkanik e shqiptar. Cilėsi botėrisht tė njohura, qė si artist shqiptar i bėn nder artit dhe pikturės sonė nė botė. Humbja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr artin tonė.

    Zef Shoshi

    Ibrahim Kodra ėshtė njė nga piktorėt shqiptarė, personalitete tė diasporės qė ka ekspozuar nė shumė vende tė botės. Pikaso dhe Pol Elyar e kanė cilėsuar si "primitivi i Ballkanit". Njė nga artistėt modernė tė shekullit XX, qė ka lėnė gjurmė nė historinė e artit italian dhe botėror me stilin e tij artistik dhe figurativ, veēori qė e dallojnė nga piktorėt e tjerė. Pėrdor elementė dekorativė tė thjeshtėzuar tė formės.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Bexhet Pacolli: Njė muze pėr Ibrahim Kodrėn

    11 Shkurt Veprat qė ai krijoi, sigurisht nėse do tė organizohemi mirė do tė gjenden nė muzeun e ardhshėm “Ibrahim Kodra”. Nė tė ardhmen do tė formohet edhe njė komision, i cili do tė vendosė edhe pėr vendin ku do tė bėhet muzeu. Unė besoj se tani pėr tani muzeu do tė jetė nė Zvicėr pėr tė lėvizur mė pas nė itinerarin Zvicėr-Tiranė-Prishtinė. Veē kėsaj do tė mundohem tė kemi edhe njė universitet tė arteve tė bukura me emrin "Ibrahim Kodra"

    Amaneti i fundit i Ibrahim Kodrės ishte tė prehej nė vendlindje dhe Bexhet Pacolli ishte ai qė e pėrmbushi kėtė dėshirė tė fundit tė piktorit, duke organizuar udhėtimin me avion “Charter” tė trupit tė pajetė tė Kodrės. I pranishėm nė homazhet e zhvilluara dje nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, si dhe nė ceremoninė mortore nė Ishėm tė Durrėsit, Pacolli e quajti "nder tė veēantė pėrcjelljen e Kodrės pėr nė banesėn e fundit". Biznesmeni shqiptar, kryesues i fondacionit "Ibrahim Kodra" nė Milano, thotė se pasuria e mbetur e Kodrės do tė menaxhohet pėr t'i shėrbyer tė rinjve shqiptarė dhe se pėr nder tė mjeshtrit ėshtė menduar tė krijohet njė muze me punėt e tij, kurse nė tė ardhmen ka mundėsi qė njė universitet arti tė mbajė emrin e Kodrės.

    Ju keni organizuar udhėtimin e trupit tė Kodrės pėr nė Shqipėri. Si e ka njohur Pacolli mjeshtrin Kodra?

    Ibrahim Kodra mė mungon shumė, fjalėt e tij qė unė kujtoj gjithmonė janė qė tė veprojmė dhe tė punojmė sa mė tepėr pėr rininė e ardhshme shqiptare. Pėr Ibrahim Kodrėn ēdo qenie njerėzore ka qenė pozitive. Gjithmonė ka folur me dashuri tė madhe pėr ēdo njeri dhe kjo duhet nėnvizuar: ai ka dashur gjithmonė qenien njerėzore. Kodra duhet tė jetė njė frymėzim i madh pėr tė ardhmen e kulturės shqiptare. Jam adhurues i njė shqiptari tė madh, adhurues i njė njeriu tė madh. Ai pėrherė ka folur me njė respekt tė madh pėr ēdo njeri. Kam nderin qė kam bėrė pėrcjelljen e tij pėr nė banesėn e fundit. Dėshira e tij ka qenė gjithmonė qė tė ndihmojė rininė shqiptare. Ai nė shtėpinė e tij ka mbajtur disa studentė nga Shqipėria. Dhe unė besoj se shtėpia e tij do tė jetė e hapur ende pėr shqiptarė, qė do tė studiojnė nėpėr institutet e arteve tė ndryshme nė Itali.

    Ēfarė do tė bėhet me veprat e Kodrės dhe kush do tė jetė trashėgimtari i pasurisė qė ai la?

    Veprat qė ai krijoi, sigurisht qė, nėse do tė organizohemi mirė, do tė gjenden nė muzeun e ardhshėm “Ibrahim Kodra”. Amaneti i tij ka qenė qė gjithmonė tė punojmė pėr Shqipėrinė, pėr shqiptarėt e mbi tė gjitha pėr rininė shqiptare, tė cilėn ai e ka dashur pa masė. Kėshtu do tė krijohet njė fondacion, ku veprat e Kodrės do tė jenė shumė tė shtrenjta pėr tė. Dhe do tė jetė ky fondacion qė do tė dijė se si do t'i shfrytėzojė e menaxhojė ato. Plani i parė ėshtė qė veprat e tij tė mblidhen. Jo vetėm veprat qė i ka poseduar vetė Kodra, por dhe ato qė nuk i ka patur vetė ai. Nė tė ardhmen do tė formohet edhe njė komision, i cili do tė vendosė edhe pėr vendin ku do tė bėhet muzeu. Unė besoj se tani pėr tani muzeu do tė jetė nė Zvicėr pėr tė lėvizur mė pas nė itinerarin Zvicėr-Tiranė-Prishtinė.

    Kur e keni takuar pėr herė tė fundit Ibrahim Kodrėn dhe ēfarė mbani mend nga ky takim?

    Hera e fundit qė e kam parė ka qenė para disa ditėve nė spital, ku mė thoshte: "Jam shumė i kėnaqur qė vėllai im ėshtė kėtu". Dhe pėr mua ky ka qenė njė moment shumė i prekshėm. Unė e dija se ai nuk do tė jetonte shumė. Unė do tė bėj pėr tė ēdo gjė qė ėshtė nė kufijtė e mundėsisė sime. Pėr Ibrahim Kodrėn asgjė nuk duhet anashkaluar. Nuk do tė ndalemi vetėm te muzeu. Nė njė tė ardhme do tė mundohem tė kemi edhe njė universitet tė arteve tė bukura me emrin "Ibrahim Kodra". Njė pjesė e vogėl e veprave tė tij kanė mbetur nė atelienė e tij. Ne do tė fillojmė tė mbledhim veprat e tij kudo qė gjenden. Kjo ėshtė detyra jonė.

    Alfred Moisiu

    Humbja e njė piktori tė madh, i cili gjithė jetėn ia kushtoi artit dhe se, pavarėsisht se ka qenė larg atdheut, asnjėherė nuk e harroi Shqipėrinė. Ėshtė shumė frymėzues pėr gjithė shqiptarėt, qė pavarėsisht ku ndodhen tė mos e harrojnė veten e tyre, pasi falė kėtij vendi janė ata qė janė. Ibrahim Kodrėn unė kam patur rastin ta takoj disa herė dhe kam edhe dy kujtime nga dora e tij, njė portret tė Aleksandėr Moisiut dhe njė pikturė tjetėr, tė cilat do t'i ruaj me shumė kujdes, dashamirėsi dhe respekt. Unė mendoj qė nga Ibrahim Kodra duhet tė marrin shembull dhe mėsim gjithė piktorėt shqiptarė, gjithė njerėzit e artit dhe gjithė rinia, e cila duhet tė vlerėsojė, por edhe tė punojė, nė mėnyrė qė tė ecin nė gjurmėt e tij. Unė mendoj se ka bėrė njė punė tė madhe edhe pėr krijimin e njė imazhi tė ri pėr Shqipėrinė. I paharruar qoftė kujtimi i tij

    Sali Berisha

    Pėrcjell pėr nė pėrjetėsi njėrin nga gjenitė, njėrin nga piktorėt mė tė mėdhenj tė vendit tė pikturės dhe arteve tė Italisė, birin e shquar qė u largua fėmi nė njė moshė fėminore nga Shqipėria, por qė gjatė gjithė jetės ruajti nė shpirt e zemėr mallin, dashurinė, respektin me tė cilin e kishte mėkuar familja e tij pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, ndaj edhe sot mbarė kombi pėrulet me respekt tė madh para Ibrahim Kodrės, i cili meriton ēdo nderim e respekt. Ai lartėsoi aq shumė emrin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve edhe nė ditėt e territ tė vėrtetė mbi kėtė vend, ditėt e rėnda tė regjimit totalitar mendoi pėr vendin e tij.

    Pjetėr Arbnori

    Ai arriti tė bėhet njė piktor i madh nė botėn e lirė. Ai ka qenė njė shqiptar i mirė, njė artist tepėr i ndjeshėm, njė njeri qė nuk pajtohej me tė keqen, doli nė botėn e lirė pėr tė zhvilluar talentin e tij qė ka qenė botėror dhe i padiskutueshėm. Nga ato qė ka biseduar me mua, ai jetonte me shpresėn qė Shqipėria pėrsirė do tė bėhet e lirė dhe arti gjithashtu.

    Jozefina Topalli

    Ėshtė njė humbje nė kulturėn dhe nė historinė e kulturės sė vendit tonė. Ėshtė njė piktor qė, nė fakt, na ka bėrė nder tė gjithėve. Edhe nė kritikat e tė huajve ai ėshtė unik nė llojin e tij, nxėnės i shkėlqyer i Pikasosė dhe piktorėve mė tė mėdhenj.

    Luljeta Faslliu: Dėshira e fundit e Kodrės,tė vizitone edhe njėherė Shqipėrinė

    "Nuk e kishte frikė vdekjen dhe, edhe nė fund qėndroi si burrė. Mbi krye kishte flamurin shqiptar", thotė Luljeta Faslliu, gruaja nga Durrėsi, qė prej vitesh jeton nė Itali pranė Kodrės dhe qė i qėndroi pranė piktorit, edhe nė momentet e fundit tė jetės.

    "Ishte shumė i lidhur me Shqipėrinė. Unė i shėrbeva ditėt e fundit tė jetės", rrėfen Faslliu, duke kujtuar njohjen me Kodrėn. "Nė '90-ėn kemi shkuar nė Itali bashkė me tim shoq, Fatosin dhe kemi 15 vjet nė Milano. Nė '92-shin festuam nė Milano festėn e flamurit dhe aty u njohėm me Ibrahim Kodrėn. Ai ishte mbi tė gjitha njė njeri shumė i madh, donte pikturėn dhe jetėn e donte shumė".

    "Ai ishte shumė i lidhur me jetėn, e donte shumė atė. Edhe pse ishte nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore thoshte: unė nuk kam asgjė. Muajt e fundit tė jetės vuajti shumė. Nė fillim u shtrua nė spital me hemorragji tė brendshme si pasojė e presionit tė fortė tė gjakut, pastaj filluan problemet me zemrėn, mushkėritė e vashkat. Dėshira e fundit nė momentet e shuarjes ishte qė tė vinte nė Shqipėri, t'i bėhej njė funeral shumė i madh. Por ai kishte dėshirė tė kthehej nė Shqipėri edhe i gjallė. Tri ditė para se tė vdiste mė tha: 'Mė ēo tė bėjmė njė udhėtim nė Shqipėri'. Por ja qė kushtet shėndetėsore ishin shumė tė rėnda".

    Enza Mottola

    Edhe pse nuk ėshtė shqiptare, Shqipėrinė e njeh dhe e vlerėson pėrmes Ibrahim Kodrės. Enza Mottola, mikeshė e vjetėr e piktorit shqiptar, ishte e pranishme nė ceremoninė mortore tė Kodrės. "E kam njohur maestron 25 vjet mė parė nė Milano dhe nga ai moment ka lindur njė miqėsi e pėrhershme. Pėr ne ai ka qenė njė vėlla dhe njė bir mbi tė gjitha. Edhe pse ishte vetėm, kishte shumė miq. Ne jemi krenarė qė u zgjodhėm nga ai, na zgjodhi dhe drejtohej tek ne nė momentet mė tė veēanta tė jetės sė tij dhe ne jemi akoma mė shumė krenarė qė kemi qėndruar nė momentet e fundit tė jetės sė tij. Ai ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, njė njeri i thjeshtė, me njė zemėr tė madhe, edhe pėr faktin qė ishte pėrherė i gatshėm t’u jepte tė tjerėve dijet e veta tė jetės e kulturės", vlerėson Mottola, sipas sė cilės, ai nuk ėshtė kursyer asnjėherė pėr tė rinjtė. "I ka mirėpritur pėrherė nė shtėpinė e tij, tė rinj qė vijnė pėr tė studiuar nė Brera. Pėrsa mė pėrket mua, ai ishte njė njeri i jashtėzakonshėm dhe njė mik i paharrueshėm. Nė momentet e fundit ka qenė mė e dhimbshme pėr ne se pėr tė. Kodra u shua nė qetėsi, por me dėshirėn e madhe pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Ne jemi tė lumtur qė kemi qėndruar deri nė momentet e fundit tė jetės me tė. Ai shpresonte shumė qė Shqipėria tė kishte njė zhvillim tė mirė, atė zhvillim qė ky vend meriton, sepse ashtu siē mė thoshte ai, ky vend ka resurse tė jashtėzakonshme".

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Njė vit nga humbja e Ibrahim Kodrės

    Njė vit mė parė u nda nga jeta i madhi i pikturės shqiptare, ai qė mė shumė se kushdo e ka pėrfaqėsuar pozitivisht emrin Shqipėri nė botė. Artisti i madh kishte njė stil tejet tė veēantė jetese, gjė qė e pasqyronte edhe nė krijimet e tij nė telajo. i famshėm pėr pikturat nė stilin e kubizmit, nė hapat e Picasos, ky talent i papėrsėritshėm i pikturės sonė do tė prehet tashmė nė Durrės, nė vendlindje. Dje pikėrisht nė kėtė qytet janė bėrė homazhet, nė prani edhe tė personaliteteve tė shumta e miqve tė vetė piktorit. E ndėrsa edhe Tirana bėhet gati pėr njė aktivitet tė tillė, Galeria Kombėtare e Arteve ėshtė e para qė njofton pėr aktivitet.Nė kujtim tė mirėnjohjes pėr njė piktor kaq tė spikatur, pritet tė mbahet nesėr nė ambjentet e saj aktiviteti pėrkujtimor titulluar "Homazh Kodrės". Homazhe, fjalė e diksutime pėr emra tė mėdhenj tė artit shqiptar, qė i humbėm vetėm njė vit mė parė.

    Aktiviteti mbi jetėn dhe veprėn e Ibrahim Kodrės organizohet nga Galeria Kombėtare e Arteve Tiranė dhe Fondacioni Kulturor "Ibrahim Kodra". Nė kujtim tė piktorit tė shquar shqiptar do tė prezantohen dy materiale filmike, njė prodhim i GKA (viti 1996) dhe njė CD nga Fondacioni "Ibrahim Kodra", e sjellė nga Italia enkas pėr kėtė pėrvjetor. Gjithashtu, do tė referojnė edhe studiuesit e Galerisė Kombėtare tė Arteve: Suzana Varvarica (Kuka) dhe Ylli Drishti, mbi aktivitetin artistik tė Kodrės. Kryetari i Fondacionit Kulturor "Ibrahim Kodra", z.Fatos Faslliu, do tė bėjė prezantimin e librit mbi jetėn dhe veprimtarinė artistike tė artistit shqiptar Ibrahim Kodra. "Shtėpia jonė nė kodrėn e Ishmit ishte e rrethuar me kumbulla. Nė pranverė oborri rrethohej me njė shkumbė lulėzimi tė bardhė. Kur e shihje nė largėsi, ky shkumbėzim dukej sikur ishte pjesė e dallgėzimit tė detit". Kėshtu ėshtė shprehur 13 vjet mė parė nė njė intervistė mjeshtri i madh, Kodra. Ibrahim Kodra ndėrroi jetė nė 7 shkurt tė vitit tė kaluar dhe prehet nė Ishėm tė Durrėsit, vetėm disa qindra metra larg vendit ku lindi. Varri i tij ndodhet pranė kalasė 500 vjeēare tė Ishmit, pikėrisht aty ku nisi udhėtimin e gjatė drejt majave tė artit.

    Mjeshtri i madh i pikturės shqiptare dhe europiane mbylli sytė nė moshėn 88 vjeēare nė Itali, nė spitalin "Fatebene fratelli" tė Milanos, qytet ku jetonte prej mė shumė se 70 vitesh. Me rastin e kėtij pėrvjetori tė parė, nė qendrėn e kulturės "Aleksandėr Moisiu" tė qytetit bregdetar ėshtė pėrgatitur salla ku do tė ekspozohen 126 punime, vepra tė autorėve bashkėkohorė italianė. Veprat e autorėve nga vendi fqinj janė njė homazh pėr mjeshtrin Kodra dhe njė dhuratė pėr qytetin e Durrėsit. Njė iniciativė e re ėshtė edhe emėrtimi i njė rruge tė qytetit me emrin e Ibrahim Kodrės, si dhe pėr ngritjen e njė busti nė nderim tė tij. Ibrahim Kodra u lind mė 22 prill tė vitit 1918 nė Ishėm. Nė njė nga intervistat e pas viteve ‘90 ai kujtonte me nostalgji fėmijėrinė dhe vendlindjen e tij. "Nė fėmijni mė pėlqente tė futesha nė det me sy hapur" do tė kujtonte Kodra nė intervistėn e 13 viteve mė parė. Artisti i madh, pėr tė cilin poeti i shquar francez Pol Elyar do tė shkruante "Kodra ėshtė primitivi i njė qytetėrimi tė ri" kishte ardhur rrallė nė atdhe, por kjo nuk e kishte penguar pėr njė lidhje tė pėrhershme me Ishmin ku lindi, si dhe me Durrėsin, qytetin qė i hapi rrugėt e botės. Nga Ishmi nė botėn e artit. Kohė mė parė Kodra ka treguar pėr udhėtimin e tij tė parė nga Ishmi drejt Durrėsit dhe botės. Lundroi me njė anije tė vogėl tregtare, ku djaloshi nga Ishmi mori me vete motivet e diellit dhe peshkatarėve, lulėkuqeve dhe detit tė pafund. Nė librin-intervistė tė Abdulla Tafės "Kodra, njė univers" mjeshtri e pėrkufizon Durrėsin si qytetin e sugjestioneve. "Udhės mund tė kalojė i pėrpjestuar nė kohra. Njėra kėmbė mund tė shkelte tė sotmen, ndėrsa tjetra mbi dy mijė vjet lashtėsi. Aq tė shumta ishin rrėnojat arkeologike", shprehej Kodra. Nė njė nga bisedat e tij me Piktorin e Merituar Agim Faja nė Shijak, Kodra do tė thoshte se fati kishte dashur qė ai tė kthehej nė Shqipėri pak herė.

    Nė vitin 1942 ai udhėtoi pėr herė tė parė nga Italia drejt vendlindjes, mė pas nė vitet 1973, 1996 dhe udhėtimi i fundit nė vitin 2003. Mjeshtri i madh i cilėsonte marrėdhėniet me vendlindjen shumė herė mė komplekse. Nė intervistėn dhėnė studiuesit, Kodra i rikthehet dhe njė herė fėmijėrisė dhe "shansit tė lumtur" siē e pėrkufizon ai fatin. Vizatimet e djaloshit Kodra nė rrugėt e qytetit tė Durrėsit befasuan atėherė dhe oborrin mbretėror shqiptar, qė kėrkoi ta shihte djaloshin nga Ishmi nė vilėn mbretėrore, mbi kodrėn e Durrėsit. Pas kėsaj, universi i Kodrės do tė kishte brenda dhe Tiranėn, ku mjeshtrat e mėdhenj Paskali dhe Buza do tė bėheshin profesorėt e tij tė parė. Ai kujtonte vitin 1938, kur sapo kishte mbaruar shkollėn teknike dhe liceun artistik tė drejtuar nga mjeshtri Odise Paskali. "Ishte njė ēast i ngrirė, pezull. Si ai qė quhet, as nė qiell, as nė tokė". Vizatimi me kostum kombėtar i Maria Denis, njė prej aktoreve mė tė njohura italiane, e cila kishte ardhur nė Tiranė pėr tė promovuar njė film tė saj, i ēeli Ibrahim Kodrės rrugėn drejt artit tė madh. Do tė nisej pėr nė atdheun e arteve tė bukura pa harruar asnjėherė vendlindjen, tė cilėn e pėrmend vazhdimisht. Jo mė kot ai shprehej "Ngjyra ime pėrfaqėsuese ėshtė e kaltėrta. Me tė gjitha variacionet aty gjen detin magjik tė Ishmit. Kokrriza e dheut tė vendlindjes ėshtė qeliza artistike e krijimeve tė mia".
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Njė vit nga ikja e mjeshtrit tė madh tė pikturės shqiptare dhe europiane

    Pol Elyar: "Kodra ėshtė primitivi i njė qytetėrimi tė ri"
    "Shtėpia e jonė nė kodrėn e Ishmit ishte e rrethuar me kumbulla. Nė pranverė oborri rrethohej me njė shkumė lulėzimi tė bardhė. Kur e shihje nė largėsi ky shkumėzim dukej sikur ishte pjesė e dallgėzimit tė detit". Kėshtu do tė shprehej 13 vjet mė parė, nė njė intervistė, mjeshtri i madh i pikturės shqiptare, Ibrahim Kodra.

    Ibrahim Kodra, i cili ndėrroi jetė nė 7 shkurt tė vitit tė kaluar, prehet nė Ishėm tė Durrėsit, vetėm disa qindra metra larg vendit ku lindi. Varri i tij ndodhet pranė kalasė 500-vjeēare tė Ishmit, pikėrisht aty ku nisi udhėtimin e gjatė drejt majave tė artit. Mjeshtri i madh i pikturės shqiptare dhe europiane mbylli sytė nė moshėn 88-vjeēare nė Itali, nė spitalin "Fatebene fratelli" tė Milanos, qytet ku jetonte prej mė shumė se 70 vitesh.

    Nderimi
    Drejtori i departamentit tė kulturės nė bashkinė e Durrėsit, Emilian Metaj, tha se tashmė nė qendrėn e kulturės "Aleksandėr Moisiu" tė qytetit bregdetar ėshtė pėrgatitur salla ku do tė ekspozohen 126 punime, vepra tė autorėve bashkėkohorė italianė. Veprat e autorėve nga vendi fqinj janė njė homazh pėr mjeshtrin Kodra dhe njė dhuratė pėr qytetin e Durrėsit.

    Metaj tha se rikonstruksioni i plotė i pallatit tė kulturės mundėsoi pėrshtatjen e njė salle ekspozimi tė pėrhershme pėr kėto punime, nga tė cilat 113 nė pikturė dhe 13 nė skulpturė. Sipas tij bashkia e Durrėsit ka nisur procedurat pėr emėrtimin e njė rruge tė qytetit me emrin e Ibrahim Kodrės si dhe pėr ngritjen e njė busti nė nderim tė tij.
    "Mjeshtri i madh i pikturės i pėrket jo vetėm Ishmit ku lindi dhe Durrėsit ku kaloi vitet e rinisė, por tė gjithė kombit", tha Metaj, duke nėnvizuar se vonesat nė nderim tė piktorit Kodra duhen kapėrcyer sa mė shpejt.

    Nostalgjia
    Ibrahim Kodra u lind mė 22 prill tė vitit 1918 nė Ishėm. Nė njė nga intervistat e pas viteve ’90 ai kujtonte me nostalgji fėmijėrinė dhe vendlindjen e tij. "Nė fėmijni mė pėlqente tė futesha nė det me sy hapur" do tė kujtonte Kodra nė intervistėn e 13 viteve mė parė. Detin e vendlindjes do ta cilėsonte si pelenėn e tij, tė cilin e kishte brenda vetes, "si tė thuash qarkullim tė madh dhe tė vogėl tė gjakut". Artisti i madh, pėr tė cilin poeti i shquar francez, Pol Elyar do tė shkruante "Kodra ėshtė primitivi i njė qytetėrimi tė ri" kishte ardhur rrallė nė atdhe, por kjo nuk e kishte penguar pėr njė lidhje tė pėrhershme me Ishmin ku lindi, si dhe me Durrėsin, qytetin qė i hapi rrugėt e botės.

    Ishmi
    Kohė mė parė Kodra ka treguar pėr udhėtimin e tij tė parė nga Ishmi drejt Durrėsit dhe botės. Lundroi me njė anije tė vogėl tregtare, ku djaloshi nga Ishmi mori me vete motivet e diellit dhe peshkatarėve, lulėkuqeve dhe detit tė pafund. Nė librin-intervistė tė Abdulla Tafės "Kodra, njė univers" mjeshtri e pėrkufizon Durrėsin si qytetin e sugjestioneve. "Udhės mund tė kalojė i pėrpjestuar nė kohra. Njėra kėmbė mund tė shkelte tė sotmen, ndėrsa tjetra mbi dy mijė vjet lashtėsi. Aq tė shumta ishin rrėnojat arkeologiike", shprehej Kodra.

    Nė njė nga bisedat e tij me Piktorin e Merituar Agim Faja nė Shijak, Kodra do tė thoshte se fati kishte dashur qė ai tė kthehej nė Shqipėri pak herė. Nė vitin 1942 ai udhėtoi pėr herė tė parė nga Italia drejt vendlindjes, mė pas nė vitet 1973, 1996 dhe udhėtimi i fundit nė vitin 2003.

    Fėmijėria
    Mjeshtri i madh i cilėsonte marrėdhėniet me vendlindjen shumė herė mė komplekse. Nė intervistėn dhėnė studiuesit, Kodra i rikthehet dhe njė herė fėmijėrisė dhe "shansit tė lumtur" siē e pėrkufizon ai fatin. Vizatimet e djaloshit Kodra nė rrugėt e qytetit tė Durrėsit befasuan atėherė dhe oborrin mbretėror shqiptar, qė kėrkoi ta shihte djaloshin nga Ishmi nė vilėn mbretėrore, mbi kodrėn e Durrėsit.

    Pas kėsaj, universi i Kodrės do tė kishte brenda dhe Tiranėn, ku mjeshtrat e mėdhenj Paskali dhe Buza do tė bėheshin profesorėt e tij tė parė. Ai kujtonte vitin 1938, kur sapo kishte mbaruar shkollėn teknike dhe liceun artistik tė drejtuar nga mjeshtri Odise Paskali. "Ishte njė ēast i ngrirė, pezull. Si ai qė quhet, as nė qiell, as nė tokė".

    Vizatimi me kostum kombėtar i Maria Denis, njė prej aktoreve mė tė njohura italiane, e cila kishte ardhur nė Tiranė pėr tė promovuar njė film tė saj, i ēeli Ibrahim Kodrės rrugėn drejt artit tė madh. Do tė nisej pėr nė atdheun e arteve tė bukura pa harruar asnjėherė vendlindjen, tė cilėn e pėrmend vazhdimisht. Jo mė kot ai shprehej "ngjyra ime pėrfaqėsuese ėshtė e kaltėrta. Me tė gjitha variacionet aty gjen detin magjik tė Ishmit. Kokrriza e dheut tė vendlindjes ėshtė qeliza artistike e krijimeve tė mia".



    Koha Jonė
    E Marte 6 shkurt 2007

  8. #28
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Me kane pelqyer veprat e tij, jo te gjitha i kam pare por ato qe kam pare me kane pelqyer jasht mase.
    Nuk di pse piktura me pelqen, ndoshta nga ajo qe vete nuk ja them hiē !

  9. #29
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Ibrahim Kodra, piktori “Simbol” pėr Durrėsin

    Kubisti i njohur i pikturės do tė nderohet nesėr nė Durrės nė dy vjetorin e ndarjes nga jeta me titullin “Simbol i qytetit tė Durrėsit”. Nga fondacioni me tė njėjtin emėr nė qytetin bregdetar, i ishte propozuar kėshillit bashkiak qė maestros t’i jepej titulli “Qytetar Nderi”, por me sa duket kėshilli ka vendosur t’i japė njė tjetėr titull po aq tė barasvlershėm. E pėrveē kėsaj, duket se nesėr nė 2-vjetorin e ndarjes sė tij nga jeta, nė njė ceremoni tė veēantė qė do tė zhvillohet nė qytetin bregdetar, do ta pagėzojnė nė ‘simbol’ piktorin e madh, i cili vizatoi nė telajo motivet e vendlindjes sė tij, Ishmit, si dhe tė detit. Pėr mjeshtrin e madh tė pikturės me famė botėrore, i cili prehet nė njė kodėr tė Ishmit, njė tjetėr projekt ka nisur prej kohėsh nė Pallatin e Kulturės sė kėtij qyteti. Po nesėr, pėr nder tė tij, njė nga ambientet mė tė mira tė Pallatit tė Kulturės do tė kthehet nė galeri qė mban emrin e piktorit. Nė kėtė pėrvjetor do tė pėrurohen, tė parat vepra qė kanė zėnė vend nė faqet e mureve, tė cilat janė rreth 126, si nė pikturė po aq edhe nė skulpturė. Janė vepra tė artistėve tė ndryshėm italianė, tė cilat ia kanė dhuruar mjeshtrit shqiptar gjatė kohės kur ishte gjallė pėr t’i bėrė dhuratė kėtij qyteti. Mes kėtyre veprave ndodhen edhe disa punime tė Kodrės.
    Por nga ana tjetėr mėsohet se Fondacioni “Ibrahim Kodra” nė Milano, e kryesisht kuratori i testamentit tė tij, Fatos Faslliu, po punojnė pėr rikthimin e eshtrave tė Kodrės nė Itali, njė problem ky i zgjatur pėr mė se dy vite. Mėsohet se dje nė mbrėmje, me kėrkesė tė Presidentit Bamir Topi, Fatos Faslliu ėshtė gjendur nė Tiranė pėr njė takim me deputetin e zonės sė Ishmit dhe pėr tė diskutuar rreth ēėshtjes “Kodra”. Por detaje tė hollėsishme ende nuk janė mėsuar nga ky takim qė ka zgjatur mė tepėr se dy orė.

    Por pak kohė mė parė, pas shumė debatesh, diskutimesh, kundėrshtimesh pėr vendvarrimin e Ibrahim Kodrės, mjeshtrit tė madh tė postkubzimit shqiptar, duket se dhe Kėshilli i Qarkut ka treguar interes. Nga ky kėshill, me nė krye Seid Kėrtushėn, mėsohet se ėshtė menduar tė bėhen ndėrhyrje nė vendin ku prehet piktori prej dy vjetėsh. Do tė bėhet varri prej graniti, veē tij edhe rrethimi apo edhe disa kalldrėm qė tė lidhet varri me fshatin. Tė paktėn kėto janė disa nga pikėsynimet qė pėrfshihen nė projektin e akorduar nga Kėshilli i Qarkut tė Durrėsit, projekt qė kap shifrėn e 2 milionė lekėve. I pyetur pėr kėtė projekt, kryetari i kėtij kėshilli, Seid Kėrtusha, shprehet se ėshtė menduar qė tė ngrihet njė varr i ri prej graniti, ndėrkohė qė rreth tij do tė ndėrtohen mure mbajtėse nė disa plane. “Pėrveē kėsaj ndėrhyrjeje qė do tė bėjmė nė varr, sipas mundėsive qė kemi, ne kemi menduar qė tė bėjmė ėshtė njė rrugė kalimi qė nga qendra e fshatit deri te varri, me kalldrėm, e cila do tė jetė e nevojshme pėr vizitorėt. Gjithashtu ėshtė menduar tė bėhet dhe njė rrethim i lehtė i varrit. Pranė vendit ku prehet piktori Kodra do tė mbillen edhe disa pemė ulliri”, shprehet Kėrtusha. Projekti pritet tė fillojė nė ditėt e ardhshme, pasi, sipas Kėrtushės, projekti i ėshtė ēuar pėr miratim KRT dhe komunės Ishėm. “Ky projekt i pėrket atij territori, ndaj edhe ne duhet tė presim pėrgjigjen e tyre, pastaj kur tė na vijė buxheti do tė fillojmė punėn”, shton ai.


    Artikull i Datės 6 shkurt - Gazeta Panorama - Anila Mema

  10. #30
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Nga takimet me Kodrėn, nė Milano

    - Me rastin e dyvjetorit tė vdekjes se piktorit

    Njė njeri, sa njė qytet!

    Para se pėr piazza del Duomo, pėr piazza San Fidele, pėr piazza de la Scala, para se pėr Galleria Vittorio Emanuele i dytė, para se pėr katedralen vetė, apo pėr Teatro alla Scala… me njė fjalė, para se pėr tė gjitha sheshet, monumentet e kulturės dhe tė historisė, me tė cilat ky qytet ėshtė i pasur dhe i stolisur dendur, shekuj me radhė, me tė shqiptuar tė emrit tė tij, nė mendjen e ēdo vizitori shqiptar, shfaqet pamja e piktorit tonė tė ēmuar e me famė botėrore, Ibrahim Kodra. Nė bredhjet e shpeshta dhe tė kamotshme pas krijuesve shqiptarė, anėve tė ndryshme tė Evropės, jo njė herė, kam pėrsėritur tė vėrtetėn – se, njė njeri shpesh bėn, vlen, sa njė qytet i tėrė! Ashtu edhe ėshtė, njėmend. Ja dėshmia! Sa herė shqiptohet emri i qytetit italian Milano, aq herė nė mendje tė vjen piktori ynė, Ibrahim Kodra. Kėshtu ėshtė edhe me piktorėt dhe krijuesit tanė tė tjerė tė shquar qė, nė rrjedhė vitesh, jetojnė e krijojnė jashtė trojeve tė Atdheut. Po mos t’ishte Gjelosh Gjokaj, fare pak do tė dinim pėr qytetin Ausburg tė Gjermanisė, po mos t’ishte Viktor Eftimiu, Eqrem Ēabej, Lasgush Poradeci, Aleksandėr Drenova - Asdreni, po mos t’ishte Aleksandėr Moisiu, po mos t’ishte Theofan Sotir Noli, Faik Konica e shumė e shumė krijues tė tjerė dhe veprimtarė shqiptarė, sigurisht se shumė mė pak do tė dinim pėr, Parisin, pėr Bostonin, pėr Gracin, pėr Konstancėn, pėr Luganon… e kėshtu mė radhė. Ky pohim, ndoshta mė se miri kasniset me kėtė shembull. Kush do tė kujtohej se nė ē’vend dhe, a do tė mund ta gjende fare nė hartė qytezėn e vogėl, me emrin Raēibuzh, qė gjendet nė njė cep provincial tė Polonisė, po tė mos jetonte e krijonte atje, piktori akademik shqiptar, Zyhdi Ēakolli, nga Peja e kėshtu mė radhė.

    Kėshtu, akėcilit shqiptar, gati pa pėrjashtim, sa herė i jepet rasti tė kalojė nėpėr kėtė qytet, dhe tė qėndroje aty pėr kohė sa do tė shkurtėr, sa pėr njė kafe, ose sa ėshtė ajo mes dy trenash, apo mes dy fluturimesh avioni, pėrpara se nė Milano tė Kodra, fitohet pėrshtypja se ishe tė Kodra nė Milano.



    Dy jubiletė e njė jete tė madhe

    Njė ditė vere me vapė tė vitit 1998, vėrtetė nė Milano nuk ishim pėr tė vizituar kėtė qytet tė lashtė dhe, pėr kush e di tė satėn herė, t’i mrekullohemi bukurisė se tij pėrrallore, kur pėrnjėmend, ėshtė i pasur dhe i stolisur me aq shumė shtresa pėrlash e margaritarėsh, nė kuptimin historik, kulturor dhe artistik tė fjalės. Nė Milano, me fuqishėm se asnjėherė mė parė, kėsaj radhe, na grishnin, dy data jubilare, pėrnjėherė, tė Ibrahim Kodrės. Ishte tetėdhjetėvjetori i lindjes tij dhe gjashtėdhjetė vjetori i jetės se pasur krijuese dhe artistike, tė kėtij piktori tė madh shqiptar, nė Itali. Dy data tė mėdha, dy arsye madhore dhe, dy ftesa tė pakapėrcyeshme pėr tė marrė rrugė, sado e gjatė dhe mundimshme qoftė ajo, te Kodra, nė Milano. Ky rrugėtim bėhet me qėllim qė jeta dhe karriera e bujshme e Kodrės, tė shpalosėn pėrmes shumė e shumė pyetjesh tė sajuara me kujdes e respekt, nė tė cilat do tė merren pėrgjigjet e gjalla tė bardit shqiptar, tė artit tė pikturės, z. Kodra. Si shumė herė mė parė, edhe kėsaj radhe, nuk mund tė fshihej krenaria kur, njėmend, nė njė djep tė lashtė tė pikturės, tė arkitekturės, tė letėrsisė dhe tė tė gjitha gjinive tė arteve, nė pėrgjithėsi, tė arteve pamore nė veēanti, tė kėtė arritur tė hedh aq shumė shkėlqim emri dhe vepra artistike e njė shqiptari, me origjinė nga njė fshat, me emėr tė ēuditshėm, Ishmi, qė shtrihet, si tė fshihet, mes kodrinash, tė rrethinės sė Durrėsit, bregdetar. Meqė asaj ditė tė nxehtė korriku, Kodrės i shkonim tė pajisur me njė kamerė televizive, natyrisht se pos pyetjeve tė hartuara qė mė parė, kishim hedhur nė letėr njė sinopsė, njė skenar, (tė quhet kėshtu kushtimisht) duke provuar tė figurojnė nė tė, sa mė shumė pamje e hijesa qė do t’i shkonin pėrkrah fjalės se gjallė tė piktorit. Paramendohej qė meditacioni rreth temės – njė njėri sa njė qytet! - tė ilustrohet me pamje sa mė gjegjėse, sa mė tė gjėra, sa mė tė gjalla, si nė kėrkim, tė qytetit tė Milanos. Gjithnjė nė lėvizje, si nė gjurmim tė beftė, rrugėve e shesheve tė tij, pėr tė ardhur te Piazza Lagosta, pranė godinės sė pallatit, brenda atij pallati, pėr tė trokitur nė portėn e apartamentit-studio, ku Ibrahim Kodra jeton e punon, kėtu e gjashtėdhjetė e pesė vjet tė shkuara. Skenari, pastaj, parashikonte edhe njėmijė e njėqind detaje e hijesa tė tjera tė kėtij qyteti me traditė tė lashtė kulturore dhe artistike. Me dėshirė do tė xhirohej, jo vetėm ēdo rrugė e rrugicė, por edhe ēdo gur e dru, qė ka ēfarėdo lidhjeje me jetėn dhe krijimtarinė e piktorit tonė, nė kėtė qytet. Para shumė tė tjerash, synohej tė xhirohej afresku i Kodrės nė ballinėn e jashtme tė murit tė restorantit “Brera da Franko”, si ilustrim tė kallėzimit, tė njė si anekdote, kur pėr katėrmbėdhjetė vjet, tre muaj e njėzet ditė rresht, Kodra ishte ushqyer pa pagesė nė atė restorant, duke ia marrė kėshtu, rekordin qė e mbante, deri atėherė, piktori italian, ai me emrin Tintoreti. Pėr fat tė keq, as muri, prandaj as freska e Kodrės, as restoranti vetė, nuk ekzistonin mė. E gjallė dhe e freskėt ngelte vetėm anekdota qė kallėzohet edhe sot pėr kėtė kontratė origjinale tė pronarit tė restorantit me piktorin e madh shqiptar, tė ditėve tė fillimit tė ndėrtimit tė karrierės tij, kur nuk ishte nė gjendje tė lakmueshme materiale e financiare. Kaptinė nė vete parashikohej xhirimi i Akademisė Brera. Akademi kjo, ku piktori ynė, krahas zėnies sė mėsimeve e magjive tė lojės se vijave dhe tė ngjyerave, qė do t’i ēelin rrugė tė shndritshme drejtė portave tė mjegullta, atėbotė, tė artit tė pikturimit, mėsonte edhe pėr artin e jetės, tė dashurisė, tė bohemisė e tė tjera. Sinopsa parashihte edhe shumė e shumė xhirime e piketime, natyrisht, jo vetėm nė Milano, sa do qė ėshtė “metropol i artit modern”, por edhe nė Romė, ku Kodra kishte bėrė ditėt e para nė Itali. Poashtu parashikohej zbritja nė qytetin e “detit magjik”, nė Pozitano. Qytet ky, me tė cilin piktori ėshtė i lidhur ngushtė, emotivisht dhe emocionalisht. Aq sa edhe pėr qytetin e Palermos ku, pothuaj se, ēdo stinė vere, hap ekspozitė tė vetėn. Shumė prej kėtyre ekspozitave, kritikėt, studiuesit dhe njohėsit e tjerė eminentė tė arteve pamore, i pėrgėzuan dhe i vlerėsuan si prezantime antologjike tė mjeshtrit shqiptar tė pikturės. Natyrisht se harku i synimeve pėr xhirime gjithandej, as pėr sė afėrmi nuk pėrfundonte me kaq. Kishte edhe shumė pėr t’u xhiruar e filmuar. Qyteti mesdhetar francez, Cannes, bie fjala, ku Kodra kishte takuar tė madhin Pabllo Picasso dhe kishte ekspozuar bashkė me tė dhe tė tjerė. Pastaj qyteti i Romės, ku Kodra, nė vitin l948, kishte takuar dhe ishte njohur me Picasso-n, me rastin e Kongresit tė Paqes. Bashkė me kėtė piktor Kodra kishte ekspozuar edhe nė Spanje, nė vitin 1954. Synoheshin sa mė shumė xhirime ilustruese, jetėshkruese tė duhura pėr pasurimin vizual tė telekronikės kushtuar Kodrės dhe veprės se tij. Pa ēare duhej zbritur nė Paris, sa pėr tė xhiruar ambientet, ku nė vitin 1971 Kodrės i jepet medalja e artė ndėrkombėtare e shkencės, artit dhe letrave tė Akademisė Franceze. Por edhe galeritė e mjediset e tjera, ku Kodra ishte paraqitur me ekspozita tė veta apo nė grup me tė tjerėt. Nė kėtė shteg, si mund tė anashkalohej Lugano, pa pamje e motive tė xhiruara nė kėtė qytet mbi liqe, tė cilin Kodra e do(nte) aq shumė, jo vetėm pse ėshtė i mrekullueshėm, jo vetėm pse ėshtė “qytet ideal” siē e quan(te) Kodra, por mbase, pse emri i kėtij qyteti ėshtė ngushtė i lidhur me aktorin e famshėm shqiptar tė artit teatror, Aleksandėr Moisiun, ku edhe sot e kėsaj dite, nė afėrsi tė kėtij qyteti, gjendet varri i mbretit tė artit teatror, nė pėrmasa botėrore tė gjysmės se parė tė shekullit tė kaluar. Natyrisht se, kompletimi i kėtij dokumentari as qė mund tė paramendohej pa xhirimet e fshatit tė lindjes se piktorit, Ishmit. Pa xhirimin e Durrėsit, ku Kodra hedh nė letėr vijat e para tė jetės dhe tė karrierės si piktor, kur njė italian ia bleu kavaletėn e parė. Pa pamjet nga Tirana ku Kodra, pos tjerash, kishte ndjekur mėsimet nė Liceun Artistik, ku kishte takuar skulptorin me famė, Odhise Paskalin, ku kishte bėrė panotė e filmave qė shfaqeshin nė Tiranė, midis tė tjerėve edhe atė nė tė cilin rolin kryesor e lozte aktorja mė e famshme italiane e kohės, ajo me emrin Maria Denis, me tė cilėn e njoftoi gazetari i njohur shqiptar i kohės ai me mbiemrin Shundi. Nuk bėhej dot pa Tiranėn e kohės kur Kodra bėri edhe ilustrimin e kopertinės se romanit tė njohur, “Sikur t’isha djalė” tė Haki Stėrmillit, ku … mbolli kujtimet mė tė paharrueshme tė fėmijėrisė, djalėrisė dhe tė rinisė sė tij tė hershme. Tė asaj Tirane kur nė vitin e afėrt 1996, me rastin e 78 vjetorit tė lindjes nė Shqipėri, i jepet titulli “Nderi i Kombit”. Nė kėtė manifestim ishin tė pranishėm dhe me prezencėn e tyre e madhėronin kėtė akt solemn, dy shkrimtarė tė mėdhenj, ndėr mė tė shquarit e shekullit tė kaluar, Ismail Kadare, shqiptar, dhe Ernesto Sabato, argjentinas, me origjinė shqiptare. Nė kėtė kronikė sigurisht se duhej tė hynin pamje nga ambientet e “pishave tė Deēanit”, ku Kodra, nė vitet e shtatėdhjeta, kishte rastin qė, nė gjirin e Kolonisė tradicionale verore tė artistėve dhe tė krijuesve shqiptarė, nė Deēan, t’i kalojė disa ditė bashkė me ta, pėr t’i njohur ata, mė mirė e mė thellė. Nga kjo njohje e pėrafėrt Kodra do tė pėrfitojė qė, njė ditė, tė flas me kompetencė e tė shkruaj me pėrkushtushmėri, mbi poezinė dhe artin e tyre. pėrgjithėsisht, nė njė ese tė tij tė thukėt. Apo ndoshta duhej marrė edhe imazhet e Prishtinės, ku Ibrahim Kodra, pėr herė tė parė ekspozoi, nė trojet shqiptare, pas aq shumė e shumė vjetėsh nė ekzil. E kėshtu me radhė. Ngjashėm me kasnisjen e kopertinės se romanit emblemė tė letėrsisė shqipe, “Sikur t’isha djalė”, gjė kjo qė kishte ndodhur nė Tiranėn e djalėrisė se tij tė hershme, gjatė qėndrimit nė Prishtinė, Kodra kishte gjetur kohė, energji dhe motiv, pėr njė kasnisje tjetėr. Kėsaj radhe jo vetėm tė kopertinės por edhe tė shumė faqeve tė tjera (tė brendshme) tė njė pėrmbledhje poezish pėr fėmijė, “Pėrrallat e vatrės”, tė poetit tė shquar kosovar, Qerim Ujkani.



    (Sa) shumė dashuritė e maestros Kodra!

    Sa i takon pjesės foljore tė dokumentarit, ambiciet ishin shumė mė tė mėdha. Synohej marrje dhe regjistrim i ēdo fjale e mendimi tė artistit. Natyrisht, e nė rend tė parė, ato mbi artin. Mbi poezinė. Mbi letėrsinė, mbi filozofinė. Mbi filmin, teatrin, muzikėn… Pėr t’i sistemuar sa mė mirė e pėr tė marrė pėrgjigje sa mė kuptimplota, sa mė gjegjėse dhe sa mė shkoqitėse nė kėto pyetje vargmale, synohej qė mjeshtri Kodra te vihet, midis shkrepave tė disa dashurive mė tė mėdha nė jetėn e tij. Pyetje, pra, shtruar gjithnjė pėrmes dashurive. Nga dashuria ndaj femrės. Kėsaj krijese misterioze kur, e para zgjon, e trazon kėtė ndjenjė tė thellė e plotė lėngatė, te njeriu. Aq mė parė te artisti, kur, nė tė shumtėn e rasteve, qėllon tė ketė shpirt bohemi. Dashuria e dytė e Kodrės, ndoshta edhe mė e madhe se e para, ėshtė piktura. Dihet. Dashuria ndaj muzikės. Kėsaj pyetje apo kapitulli, sigurisht se do t’i printe loja e Kodrės nė kitarė apo, qoftė edhe nė ndonjė instrument tjetėr muzikor. Pėr tė dalur, kėshtu te mendimi i tij i shkoqitur, mbi artin e muzikės. Preferencat e deri tė sajimi autorial, i veprės muzikore tė tij. Asaj me titull «Zėri i kambanave», nė la maxhor. E katėrta dashuri e Kodrės, ėshtė poezia. Dėshmia mė e mirė, pėr kėtė pohim, janė vargjet e poezisė sė tij me titull “Unė kėrkoj”. Lė tė ndjekim bashkė vargjet e kėsaj vjershe, plotė porosi filozofike:

    Unė kėrkoj

    Djalosh kapedan

    A s’mė thua qė nga vjen

    Ti, se nė luftė paske qenė

    rrėfemė nė e ke parė tė dashurin tim?

    Vogėlushja ime e mirė

    Fytyrėbardhė si vetė dėbora

    Unė qė kthehem nga fushat e betejės

    Tė dashurin tėnd s’e kam parė.

    Vogėlushja ime e mirė

    Qė ngrys netėt n’ato fusha,

    S’mund tė shihemi mė,

    Sepse i dashuri yt u vra.

    Vogėlushja ime e mirė

    Me sy tė pėrlotur,

    Nė tė shtyftė dashuria,

    Mendoj se do tė jem pėr ty.

    Ah, djalosh kapedan,

    Si vetė dėbora n’ato maja,

    Nuk shkel zjarrin e zemrės sime,

    Qofsh gjeneral.

    Po, moj vogėlushe,

    Qė ngrys netėt nė ato fusha,

    lotėt terna sytė,

    se jam unė i dashuri yt.




    ***




    Dashuria ndaj sportit

    Dihet mirė se Ibrahim Kodra, jo vetėm nė rini, por gjatė gjithė jetės sė tij tė stuhishme, ishte njė dashamir i madh i sportit. Nė rini ai, pos qė shquhej si flakės i gjyles dhe ēekiēit, ishte i dalluar edhe nė sportin e notit. Ai vazhdoi, deri nė ditėt e pleqėrisė sė thellė, vallen me kėtė dashuri! Dashuria ndaj vendlindjes, ėshtė e papėrgjumur kurrė. Dashuri qė nuk soset (shpenzohet) kurrė. Dihet, si pėr tė gjithė e, veēmas pėr ata qė digjen e piqen nė shkretėtirėn e mėrgimit, edhe pėr piktorin tonė tė shquar, dashuria ndaj vendlindjes ishte dhe mbeti dashuri qė nuk shteret kurrė. Dashuria ndaj fshatit Ishėm, ku ėshtė lindė, para disa deceniesh. Dashuria ndaj Durrėsit. Ndaj Tiranės… Dashuria ndaj Shqipėrisė. Kur pėr asnjė ēikė mbrapa nuk ngel dashuria ndaj Prishtinės, Prizrenit, Deēanit, Lubotenit plisėbardhė… Dashuria ndaj Kosovės, pėrgjithėsisht. Ashtu siē ėshtė e madhe dashuria e tij ndaj trojeve shqiptare tė arbėreshėve nė Itali. Kur poaq e madhe ėshtė dashuria dhe malli i tij pėr Ēamėrinė dhe pėr trojet shqiptare nė Serbi, nė Mal tė Zi e nė Maqedoni. Megjithatė, maestro Kodra, nga ai mozaik trojesh shqiptare, megjithatė, pas aq shumė vjetėsh nė mėrgim, tė parėn vizitoi Kosovėn. Ndodhi kjo nė verėn e vitit 1968. Me atė rast, pos qė, para artdashėsve tė Prishtinės, dhe pėrgjithėsisht para publikut tė gjerė tė Kosovės, u paraqit me ekspozitė vetėm, kishte takime dhe kontakte, tė ngrohta e vėllazėrore, mė piktorė, nė rėnd tė parė, por edhe me shkrimtarė, me poetė, me gazetarė… dhe mė njerėz tė rėndomtė. Qytetarė tė thjeshtė qė gjakonin e dėshironin ta takojnė, tė shohin, shijonė e pėrjetojnė artin e tij, tė shfaqur nė ekspozitė…Nė kėtė pyetje-konstatim, pėrgjigjen mė tė mirė tė Kodrės e gjejmė, nė librin e tij, me titull “Kujtime” tė cilin, sikurse dihet, e nxori nė dritė Shtėpia botuese “Onufri” e Tiranės. Ja fragmenti me titull : “Nė Kosovė, mes Shqiptarėve” qė e riprodhojmė, nė tėrėsi ngase imponohet me origjinalitetin dhe spontanitetin e tij rrėfyes.



    Nė Kosovė, mes shqiptarėve

    “Mė 1968 ēela njė ekspozitė nė Prishtinė, nė Kosovė. Pėr mua ish njė ngjarje e paharruar – ish kthimi nė Atdhe, po shprehem nė mėnyrė letrare – sepse gjer mė atėherė nuk kisha pasur lidhje kulturore me shqiptarėt e Ballkanit nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti me ata qė jetonin nė (tash, ish) Jugosllavi. Kurrė nuk pandehja se mes shqiptarėve tė Kosovės – Metohija, siē e quanin asokohe, ish ngritur njė industri kulturore e pėrbėrė nga gazetat, revistat, teatrot, shtėpitė botonjese. Mu dha rasti tė piqem e tė vlerėsojė disa vjershėtorė, shkrimtarė, artistė dhe muzikantė. Gjithēka zuri fill me njė shkrimtar qė zbriste nga Zagreb, njė farė Joja Ricov, qė dėshironte t’i jepja njė intervistė pėr tė pėrjavshmen Telegraf e cila u kasnis mė pas e shoqėruar me disa nga punimet e mia. Artikulli u kėndua me interes nga Aleksandėr Stipēeviq, i cili duhej tė kish lidhje tė vjetra gjaku me shqiptarėt posa pat shkruar dy vėllime mbi artin e Ilirėve - qė janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Ai njoftoi disa profesorė tė Universitetit tė Kosovės, qė pikėrisht nė ato vite po hidhte hapat e para. Kėshtu nė studion time ia behu Nehat Islami drejtor i gazetės “Rilindja” tė Prishtinės dhe pak kohė mė pas me ftuan qė tė ēel ekspozitėn. Pėr mua ish sukses i madh, mjafton tė shihje pritjen qė mė bėri jo vetėm shtypi nė Kosovė por edhe nė Beograd, siē ishin gazetat Politika, Lufta etj. Me prekėse ishte pritja qė mė bėri Bekim Fehmiu – aktori qė mbuloi rolin e Uliksit – i ardhur nga Londra, pasi atje punonte njė film, i cili mori pjesė nė pėrurimin e ekspozitės. Ymer Shkreli nė fletet e gazetės “ Rilindja” tė datės 8 gusht tė vitit 1968 do tė shkruante: “Megjithėse ekspozita e Ibrahim Kodrės u ēel gjatė sezonit tė verės, mundi tė tėrhiqte njė numėr tė madh admiruesish tė arteve figurative tė Kosovės. Ekspozitėn e vizituan 13.000 vetė. Njė numėr kaq i madh shikuesish nuk ėshtė parė nė asnjė shfaqje tjetėr nė Prishtinė”. Ekspozita u ēel nė hollin e Teatrit Popullor. Historia e shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė – rreth dy milionė – mund tė ketė vetėm njė titull: “luftėn pėr ēlirim dhe pėr njohjen e krenarisė se tyre kombėtare”. Kėtė krenari, nė krye turqit e mė pas serbėt e kanė shkelur pa prerė duke u pėrpjekur qė tė mbysin me pahir. Nė letėrsi kjo dėshirė quhet “domosdoshmėri e mallkuar” qė haset nė tė gjitha shkrimet ose pothuaj tė tė gjithė autorėt e ēfarėdo vėrse qofshin. Ka pasur edhe syresh qė me cinizėm racial i kanė quajtur shqiptarėt «njerėz me bisht». Vjershėtori Esad Mekuli, njė nga kokat e letėrsisė sė re pas luftės sė dytė botėrore, shfren me zgjuarsi nė njė ndėr poezitė e tij davanė e atij bishti tek shqiptarėt : “ėshtė njė tėrkuzė me tė cilėn lidhin kizėn nė brez, qė lipset pėr punė tė lodhshme dhe mund ta shohėsh paksa nėpėr shalė. Ėshtė arkaja e vuajtjes por edhe e qėndresės”. Nė pėrshkrimin qė kėta vjershėtorė i bėjnė vuajtjes sė njerėzve tė atij populli ndeshemi me njė ngarkesė tė madhe emocionale. Njė emocion i tillė shfaqet tek poezia e Enver Gjerēekut, pas tė cilit njerėzit e letrave nuk mund t’i vendosė mbi nivelin e jetesės se njė kombi tė rrėgjuar nga uria, siē ėshtė Kosova. Pėrpjekja qė bėhet pėr tė gatuar ēorbėn nė sofrėn e njė shtėpie – mundėsisht nė sofrėn e vetė autorit, duke parė tėrė autobiografinė qė sundon nė tė gjithė veprėn e tij – ėshtė kthyer nė njė rit, nė venom qė pėrsėritet paēka se qėllimi i saj objektivisht lė pėr tė dėshiruar. Kėshtu, nė qendėr tė poezisė shfaqet nėna qė shtron “sofrėn” (njė tryezė e rrumbullakėt njė pėllėmbė nga toka) qė grish vocėrrakėt tė ulen, ndonėse s’ka gjėsendi pėr tė ngrėnė. Me anė tė shkrimtarėve kam arritur tė njoh njė krahinė tėrheqėse qė jetonin akoma sė toku sipas natyrės “primitive” dhe kjo me pėlqen. Aty do tė gjesh dhe sot e kėsaj dite disa mėnyra jetese qė tashmė janė lėnė prapa nga pjesa tjetėr e Evropės. Ky pėrshkrim nuk lartėson vlerat, madje as i pėrdhos. Kėtė kontradiktė e pėrjetojnė personazhet e romanit tė famshėm “Heshtja e armėve” i Ramiz Kelmendit. Kosova dalėngadalė por pa u ndalur po i lė prapa kėto kontradikta. Kultura e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė ėshtė mbushur me kėto kontradikta, por identiteti kombėtar mbetet njė urė lidhėse dhe bashkimi. Nė katundet ku kohė mė kohė mungon drita elektrike dhe nuk ka rrugė kryesore, njerėzia jeton ēdo ditė lidhur me forma arti shumė tė shpėrndara, siē janė muzika dhe gojėdhėnat Tė mos e zėmė ngoje formėn paraletrare e cila ėshtė kuvendimi, qė rėndom merr ngjyra zakonore e tė jashtėzakonshme. Ende ruaj nė mendje njė kujtim tė ėmbėl pėr ato vise tė magjishme dhe pėr njerėzit qė me mua u treguan shumė tė dashur”.

    Tė gjithė shkruan pėr Kodrėn. Ky s’ishte tjetėr veēse njė evokim rasti i mjeshtrit Kodra, thadruar nė kujtesėn e tij mbi Kosovėn, artin dhe njerėzit e saj, ashtu siē i ka parė dhe i ka pėrjetuar, tash e mė shumė se dyzet vjet mė parė. S’do mend se, ndėrkohė, nė Kosovė gjithēka ka ndryshuar, nė kuptimin e bardhė tė fjalės. Nė kėtė pjesė tė rrėfimit tė vetė, mjeshtri Kodra, ndėr tė tjera pėrmend, emrat e vetėm dy gazetarėve shqiptarė nga Kosova, Nehat Islamin dhe Ymer Shkrelin qė kanė shkruar pėr tė dhe artin e tij. Kurse nė librin monografik “Ibrahim Kodra – prezentazione di Carlo Bo”, botim i vitit 1987, nė regjistrin nga madje 252 autorė qė me shkrimet e tyre e kanė bėrė tė gjallė e tė njohur, nė tė katėr anėt e botės, veprimtarinė artistike tė tij, midis tė cilėve mė i shquari ėshtė shkrimtari italian me famė botėrore, Dino Buzzati, gjendet, mė sė pakut, edhe njė njėzetėsh autorėsh shqiptarė, jo vetėm gazetarė e publicistė por edhe poetė e letrarė. Duke filluar nga Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Aliu, Teki Dervishi, Gani Hoxha, Sharr Hoxha, Nehat Islami, Vehbi Kikaj, Ernest Koliqi, Rashit Krasniqi, Musa R. Mehmeti, Demetrio Patituēi, Bajram Sefaj, Vehap Shita, Ymer Shkreli, Hilmi Thaēi, Hajro Ulqinaku, Ana Maria Patituēi, Abdulla Tafa, (qė ėshtė autor i monografisė shumė tė mirė me titull “Kodra njė univers”, botim i ARTE, Tiranė 1992) dhe Fiqiri Sejdiaj.



    Jam i lirė dhe nuk kam frikė nga vdekja!

    Nga njė bisedė e kėtij tė fundit, botuar nė tė pėrditshmen e popullarizuar tė Tiranės “Shekulli” tė ditės se diel, 5 mars 2000, huazojmė, ad literam, vetėm dy prej tyre. Jo pse nuk ishim kujtuar t’ia shtronim vetė, por, nga frika mos janė delikate, intime, tė rėnda. Qė prekin thellė nė intimė, me paragjykim se edhe mund tė lėndojnė sedrėn e piktori tė madh. Ja, dy pyetjet dhe pėrgjigjet e Kodrės nė to. E para : “Si shpjegohet qė nuk jeni martuar asnjėherė?.

    Kodra: “Oh, tre herė desha tė martohesha, besa, e tre herė, pėr fat, lavdi Zotit, shpėtova. Nuk u martova asnjėherė. Njė herė, duke bėrė dashuri, nė rini, e dashura ime mė thotė : “Oh, Ibrahim, me shtrėngo fort!”. Dhe unė, kuptohet e shtrėngova. “Tė lutem mė fort!” - mė tha ajo pėrsėri. Dhe unė pėrsėri e shtrėngova diēka mė fort. “Mė fort, mė fort, mė fort!”, mė thoshte ajo ndėrsa mė puthte pa pushim. Dhe unė e shtrėngova vėrtetė fort, mirėpo, nė atė kohė diēka kėrciti si gjeth i thatė dhe tė dashurės sime i qe thyer… njė brinjė. Kur martohesh thyhen shumė gjėra. Largohesh nga miqtė, nga shokėt dhe shoqet, nga tė afėrmit, nga njerėzit e tu qė i do fort. Martohesh dhe ēuditėrisht mbetesh krejt vetėm. Kodra nuk mund tė largohet nga shokėt dhe shoqet. Kodra nuk mund tė pranojė tė mbetet vetėm. Gjatė jetės sime kam pasur plot goca tė reja. Kam shėtitur nė Paris dhe Londėr, nė Romė dhe Milano, nė Amerikė, kudo dhe ju me thoni tė martohem! Nuk ėshtė e mundur, kupton apo jo? Pėr kėtė arsye nuk jam martuar. Shumė shokė mė kanė thėnė: ke bėrė shumė mirė Ibrahin qė nuk je martuar! Tė tjerėt mė thonė tė kundėrtėn. Unė vetė them se kam shpėtuar. Kam bėrė mirė qė s’u kam hyrė telasheve tė martesės. Merreni me mend sot nė Milano ka 754 mijė divorce, ēka do tė thotė se nė katėr familje njė shkatėrrohet. E kupton ēdo tė thotė kjo? Atėherė pse tė martohesha? Qė tė ndahesha pėrsėri! Gruaja ka luftuar dhe lufton pėr tė fituar lirinė e saj. OK! Po unė pse duhet tė humbas lirinė time?! Sot punėt e familjes kanė rėnė shumė poshtė e unė kėto gjėra s’i duroj. Kur shkova nė Ishėm, shumė njerėz me pyesnin tė habitur: “Si nuk je martuar, bre zotėri Ibrahim?”. Ndėrsa bisedonim kėto gjėra, njė grup fėmijėsh kalojnė tė gėzuar, gjithė vrap para nesh. Dikush me tha: “Zotėri Kodra, ju s’keni as fėmijė”. Atėherė unė e kundėrshtova. “Kam. Ja, kėta janė fėmijėt e mi” (qanė).

    Dhe pyetja e dytė : “A keni frikė nga vdekja?”.

    Kodra: “E ēfarė frike tė kem nga vdekja, kur njeriu vdes sapo lind. S’kam frikė. E kam thėnė shpesh dhe kjo ėshtė filozofia ime. Jeta ime fillon sot. Edhe nesėr do tė jetė sot, edhe pasnesėr do tė jetė sot, vazhdimisht. Miqve, shokėve, gazetarėve, kritikėve e shumė tė tjerėve qė mė kanė bėrė tė njėjtėn pyetje, unė u jam pėrgjigjur: jeta ime fillon sot !



    Rikthimi nė Shqipėri

    I kthehemi edhe pėr njė ēast librit “Kujtime” tė Ibrahim Kodrės. Ndalemi pikėrisht nė faqen 68 tė saj. Lexojmė tekstin me titull “Rikthimi nė Shqipėri”. Kodra aty thotė kėshtu: “Siē kam pasur rast tė rrėfej, gjatė gjithė atyre viteve nė Shqipėri kam ardhur vetėm dy herė. Mė 1942 dhe mė 1973. Por kanė qenė raste disi tė veēanta: tė parėn herė erdha gjatė luftės, asokohe kur Shqipėria ndodhej nėn pushtimin e Italisė, dhe herėn e dytė gjatė viteve tė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės. Pra, ishin ēaste dhe periudha nė tė cilat nuk mund tė qarkullohej lirisht. Po ndėrkohė Historia ia ndėrroi krejtėsisht fytyrėn Evropės sonė e mė nė fund kombi i vogėl shqiptar arriti tė fitonte demokracinė. Ka qenė, pra them, njė kėnaqėsi e madhe, qė nė prill tė vitit 1996 pranova ftesėn e Presidentit Sali Berisha pėr tė bėrė njė udhėtim njėjavor nė Shqipėri. Dhe kėshtu nga data 20-27 prill tė vitit 1996 kalova njė javė nė Shqipėri, plot ngarkesa, pėr tė bėrė njė shėtitje tė detyruar, tė lodhshme po tė kėnaqshme i shoqėruar nga bashkėpunėtori dhe miku im Demetrio Patituēi. Nuk mund ta fsheh kėnaqėsinė kur mora tok me dy shkrimtarė tė mėdhenj siē ishin Ernesto Sabato dhe Ismail Kadare, vlerėsimin mė tė lartė tė shtetit shqiptar: d.m.th. ēmimin “Nderi i Kombit” me kėto fjalė: “Ibrahim Kodra, gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij larg Atdheut denoncoi me guxim tė madh diktaturėn oruelljane dhe natėn e gjatė tė komunizmit shqiptar. Pėr mė tepėr se dyzet vjet ai mbeti pėrkrahės i sė vėrtetės sė gjeniut tė lirė dhe krijues i popullit tė tij nė tokėn mike, Italinė”. Ato ditė m’u dha rasti tė takoj njė mikun tim tė vjetėr, shkrimtarin Ismail Kadare, dhe tė njihja njė emėr tė madh tė letėrsisė botėrore Ernesto Sabaton. Atė ditė nuk munguan edhe takimet zyrtare, ku arrita tė njihja figurat mė me peshė tė inteligjencės shqiptare. Kam arritur tė takoj edhe shokėt e mi tė lodrave, disa syresh janė bėrė piktorė tė njohur nė Shqipėri. Njė ngjarje tjetėr qė mė gėzoi pa masė ish kremtimi i 78 vjetorit tė lindjes sime, mbajtur nga Presidenti i Republikės nė Galerinė Kombėtare tė Arteve tė Bukura. Midis artikujve tė shumtė qė munda tė kėndoj atyre ditėve mė ka mbetur nė mendje sidomos poezia qė mė kushtoi miku im vjershėtor, Visar Zhiti:

    Nė ditėlindjen e mjeshtrit


    Qirinjtė e ditėlindjes tėnde

    digjen mes nesh…

    Ē’flakė tė bukur qė solle

    Dritė peisazhesh

    Ku mbiemri yt

    prej kodrash pafund

    ngrihet i praruar,

    aq i blertė…




    Mjeshtėr,

    edhe peneli i mikut tėnd, Pikasos,

    pena e Elyarit e Kuazimodos,

    e Kadarésė,

    vijnė sonte

    e befas bėhen qirinj

    Shtojnė vitet pėr datėlindjet

    e menēurisė

    zėrin e flakėve

    tė urtėsisė.


    *


    Me kėtė rast, - vazhdon rrėfimin Kodra, - me ndihmėn e njė helikopteri qė mė vunė nė dispozicion autoritetet, munda tė vizitoj mbarė Shqipėrinė. Sigurisht mes shumė qyteteve, vizitova me mall edhe vendlindjen time, Ishmin, ku me habi e me interes vura re se nuk kish ndryshuar njė qime qė kur e lashė shtatėdhjetė vjet mė parė. Them vizitova me interes po sa pashė fėmijė, gjė qė tregonte se jeta zjente. Pata rast tė shihja njė fukarallėk tė madh, por edhe dėshirėn pėr tė ecur pėrpara dhe sidomos dėshirėn e ethshme pėr tė rrojtur sa mė mirė. Mė ka lėnė mbresa pritja qė mė bėnė a thua se isha kampion futbolli a njė yll i kėngės qė shkonte me makinė pėrpara turmės dhe ajo brohoriste emrin tim. Por mė shumė me ka lėnė mbresa kuvendimi me pleqtė e katundit qė u sollėn me mua sikur tė isha rritur mes tyre. E ndjeja se isha njė prej tyre. Nė fletėt e para tė kėtij libri e kam pėrshkruar Ishmin si njė zonė tė rrallė e tė magjishme. Kėtė pėrshtypje pata edhe kur u ktheva me barrėn e viteve mbi supe. Sytė e plakut e vėrtetojnė mė sė miri atė pamje qė mbaja mend qė fėmijė. Nuk e gjeta mė derėn e madhe qė tė shpinte nė oborrin e shtėpisė sime, e cila ngrihej mbi kodrėn mė tė lartė tė asaj zone. Pjesa tjetėr kish mbetur po ajo. Aty ndodhesha dhe unė, si njė zotėri qė ka njohur frikėn, lumturinė, makthin dhe bindjet e veta. Dhe duke sjellė nė mendje njė baladė tė vjetėr amerikane, kam mundur tė ndjej brenda vetes njė tė vėrtetė tė pakundėrshtueshme: ky dhé ėshtė imi, ky kaltėrosh ėshtė qielli ynė, kjo jetė ėshtė imja.



    Vuajtja qė nxitė gjeninė!

    Tash vjen koha kur xhiruesi ynė i vyer, i ish Televizionit tė Prishtinės, Lulėzim Shasivari, me syrin magjik tė kamerės sė tij, merr sa mė shumė e sa mė mirė piktura mbi pėlhurat e dimensioneve, teknikave dhe fazave e “epokave” tė ndryshme, tė mjeshtrit Kodra. Punime kėto qė paraqesin rrugėn e piktorit tonė nėpėr dallgėt e rrymave, kubizmin, abstrakizmin, futurizmin e tė tjera.

    Pavarėsisht se nė regjistrin tonė kemi arritur tė shėnojmė titujt e madje 23 veprave tė tij, pa kronologji datash kur ato janė krijuar dhe kanė zbritur nga kavaleta e maestros, duhet shpresuar se kamera e xhirimit bėn punėn e vet fisnike duke shpalosur, nėse jo tėrė “atllasin tematik” tė piktorit tonė, atėherė, sė pakut njė pjesė tė mirė tė tij. Sigurisht se edhe mbi pėlhurat e kėtyre pikturave gjenden veprat qė shėnojnė ashtu tė quajturėn “periudhė e artė” tė Kodrės por edhe bredhjet e tij, pas vijave e shprehjeve tė reja, gjithnjė duke i mbetur besnik dorėshkrimit tė tij autentik dhe origjinal. I gjithė ky thesar qė rrjedh para vėshtrimit tė teleshikuesit eventual tė kėtij dokumentari modest, tė realizuar brenda vetėm dy ditėsh me vapė sahariane, siē bėnte nė muajin korrik tė vitit 1998 nė Milano, ėshtė fryt i punės shumėvjeēare dhe titanike tė Ibrahim Kodrės. Ėshtė fryt i flijimit, i vetmisė robinsoniade dhe e i “vuajtjes qė nxitė gjeninė”. “Ngjyrėn time pėrfaqėsuese e quajtėn tė kaltėrtėn. E kaltėrta nė tė gjitha variacionet ėshtė deti magjik i vendlindjes” - thotė, ndėr tė tjera, ky krijues i madh shqiptar qė me tė drejtė e quajtėn edhe Everest i pikturės, nė pėrmasa tė gjera. Ndoshta kjo kaltėrsi dominuese nė pikturėn e tij e ka zanafillėn apo mbase edhe prejardhjen nga dy burime. E para, ngase Kodra lindi buzė kaltėrsisė se detit Adriatik shqiptar, por edhe nga shkaku se rruga e tij e parė drejt njė bote tjetėr, ishte rruga e detit tė parė: Durrėsi, i Shqipėrisė – Bari, i Italisė. Duke vėshtruar me mall, njė nga kėto sajesa pėrrallore, tė bukurisė sė ngjyrave dhe universit tematik dhe tė porosive tė urta qė kumtojnė ato, apo njė krejt tjetėr, ajo me titullin “arshitetto” t.m. su tela 80x70, nė thellėsinė e pellgut tė njė nate plotė pikėllim, si i syrgjynosur qė isha, diku nėn kulmet e Parisit, duhet tė kem hedhur nė letėr, kėto vargje qė po i riprodhoj pa pėrtesė!


    *


    sy tė zgurdulluar

    duar tė prera

    si nė cung

    njė gisht i kėputur

    njė dritore e thyer

    ngjyera tė trazuara

    deri nė shqetėsim

    mund tė gjesh aty ndonjė muzicient

    me kitarė tė braktisur

    me tela tė kėputur

    jehun e njė kėnge

    njė kėlthitje tė thellė

    pėr njė trohė ajėr tė pastėr

    pėr njė grimės qielli e dielli

    pėr njė ditė pa shi

    pėr njė gram liri

    (B. Sefaj)



    Poeti per Kodra!

    Krahas Visar Zhitit janė edhe shumė e shumė poetė tė tjerė tė huaj de shqiptarė, kėta tė dytėt nga tė gjitha trojet tona, qė nė raste e shkase tė ndryshme, tė impresionuar nga vepra dhe personaliteti i tij, Kodrės i kushtuan poezi tė goditura dhe tė nivelit tė lartė artistike. Ishte ide fisnike dhe projekt i qėlluar i mikut dhe bashkėpunėtorit tė Kodrės, zotėri Demetrio Patituēi, kur kishte vendosur qė gjithė ato poezi qė i kushtoheshin piktorit, kudo qė tė jenė shfaqur, t’i mbledh e t’i botojė nė njė libėr. Dhe, vėllimi me poezi me titull Poeti per Kodra (con illustrazioni di Ibrahim Kodra), Poetėt pėr Kodrėn (me ilustrimet e Ibrahim Kodrės), nėn pėrkujdesjen e Francesco Fusca dhe nė botim tė Grafosud, ka parė dritėn e botimit dhe, shpresojmė se ka gjete lexuesin e vetė gjithandej. Prandaj, mbase nuk ėshtė e arsyeshme tė flitet mė gjatė pėr kėtė vėllim me poezi qė autorė tė huaj dhe shqiptarė ia kushtojnė maestros Kodra, pos tė shėnojmė (edhe njėherė) emrat e autorėve ashtu siē janė radhiturėn kėtė libėr tė pėrgatitur mrekullisht nė pikėpamje teknike, grafike dhe estetike nė pėrgjithėsi. Sajuesi, Francesco Fusca, kolonėn e poezive tė pėrmbledhura nė kėtė vėllim, e hapė me poezinė e vetė Ibrahim Kodrės, atė me titull Unė kėrkoj qė piktori e shkroi nė vitin 1981, pėr tė vazhduar me thėnien e njohur tė poetit francez Paul Eluard. “Kodra est le primitiv d’une nouvelle civilisation”. Fill pastaj vjen poema e sajuesit tė kėtij libri, Francesco Fusca, I pari mall (Il primo amore) nė shqip e italisht. A Kodra dhe Ibrahim Kodra (Pittore della primavera), janė dy poema, qė tė dyja nė italisht, tė poetit Giuseppe Martucci. Me, po ashtu dy poema nė gjuhėn italiane, Le quattro stagioni dhe Guardava il poeta L’Albania, veprėn e Kodrės e nderon, tjetri poet italian, ai me emrin Carlo Franza. Me nga njė poezi paraqitėn Franco Esposito, Per Kodra (“Microprovincia” per gli ottant’anni dell’amico Ibrahim Kodra), Vorea Ujko, Davanti alla pictura di Ibrahim Kodra, Adalberto Cuzzi, Libetą dhe A kodra, Sarina Aletta, Incontro galassie di colomb, Fiorenza Valenti, Dedicat al Maestro Ibrahin Kodra, Vittorio Catalani, La vela di Allah (A Ibrahim Kodra), Visar Zhiti, Nel giorno del compleanno del maestro, Fedro Fiori, me dy poezi:Kodra (Al querido Ibrahim con el afecto de nuestra antgua amistad) dhe Kodra ( Al cro Ibrahim con affetto della nostra antika amicizia), Agim Doēi, Dedikuar shqiptarit tė madh Ibrahim Kodra (shqip dhe italisht), Sara Roversi, A Ibrahim, Zef Kakoca alias Pino Cacozza, Mjeshtrit (Al maestro) Ibrahim, Andrea Carretta, Com’tč lungo il tempo, Sylė Mujaj, Simboli (Diktorit tė njohur Ibrahim Kodra) nė shqip dhe italisht, Beppe Novali, Arte senza confini (Al maestro Ibrahim Kodra), Giuseppe Caracausi, Ibrahim Kodra, Vicenzo Buonassisi, Come i grandi artisti, Gaetano Blaiotta, A Ibrahim Kodra, Paloma, Para Ibrahim Kodra (spanjisht) dhe Per Ibrahim Kdra (italisht), Bajram Sefaj, Kodra (Arshitetto” t. M. Su tela cm 80x70), shqip e italisht, Jenny de Bert, Per Ibrahim, Angelo Gaccione, Il sole dhe Krimer, Placata disperazione (A Ibrahim Kodra).



    Biseda (kurrė) e papėrfunduar, me mjeshtrin!

    Kohėzgjatja (hapėsira) e (pa)paraparė e kėtij reportazhi ngushtohet dhe vjen ēasti kur duhet tė bie sipari i tij ( i saj) simbolik. E, nė anėn tjetėr sikur, duarthatė e tė pikėlluar, ndahemi nga ky piktor i madh dhe studioja e tij, nga kjo uzinė ku kanė lindur, janė formėsuar dhe janė finalizuar me mijėra e mijėra piktura tė dala nga duart e vyera tė artistit tė madh shqiptar, Ibrahim Kodra. Duhet ikur, gjithnjė me ndjenjėn e hidhur tė dėshtimit dhe pėrgjegjėsisė se, pranė kėtij kolosi nuk ėshtė bėrė asgjė, madje as ēereku i asaj qė meriton karriera e tij e pasur. Ikim me shijen e pezmit se kanė ngelur tė hapura shumė tema tė aq shumė idesh e synimesh, tė pa ēelura fare. Siē janė, bie fjala, tė dhėnat mbi ato dhjetėra e dhjetėra, ekspozita vetėm dhe nė grup, organizuar dhe realizuar nė tė ketėr anėt e botės. Pak ose hiē, ėshtė thėnė e pėrfolur nė kėtė reportazh, mbi numrin e madh tė ēmimeve, medaljeve e tė tjera ēmime mė tė cilat u nderua opusi krijues gjigantesk i kėtij piktori. Krejt nė prag tė ndarjes shėnuam se Ibrahim Kodra ėshtė qytetar nderi i dhjetė qyteteve, se veprat e tij ndodhėn nė muzeume e galeri si dhe nė koleksione private nė tė katėr krahėt e meridianėve, duke filluar nga Shqipėria e vendlindjes, nga Prishtina e Kosovės, Italia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Greqia, Australia, Brezili, Argjentina, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, SHBA-tė e tjera. Posaēėrisht merakosese ishte e vėrteta qė nuk u arrit tė shėnohet: veprat e cilėve autorė me famė botėrore, Ibrahim Kodra i ka pronė nė koleksionin e vetė dhe anasjelltas, cilėt piktorė me famė botėrore, bashkėkohanikė tė tij, pasurojnė koleksionet e tyre me veprat e Kodrės. Ikim me merakun pa e parė bibliotekėn e tij, pa mėsuar se cilin libėr letrar e ka lexuar sė fundi, cilin film artistik, shfaqje teatrore, apo koncert muzikor ka ndjekur, ditėve mė tė reja… Por, tė gjitha kėto mbyllen mė tė vėrtetėn se bisedat me krijues tė mėdhenj, sikurse ėshtė Ibrahim Kodra, nuk kanė tė sosur kurrė. Ato mund tė jenė vetėm fragmentare, kurse pėrpjekjes pėr tė zėnė tėrėsinė e tyre nuk do t’i mjaftonin as kopertinat e librave, aq mė pak, reportazhet dhe emisionet televizive, qofshin ato me shumė minuta. Kėshtu ėshtė vėrtetė, jo vetėm njė vegim ngushėllues i imi si autor modest, qė ėshtė ndėr qindra tė tjerė, tė po aq autorėve dhe studiove televizive nga shumė qendra tė kompanish dhe agjencish tė njohura, nga qytete tė ndryshme tė botės, kushtuar Ibrahim Kodrės dhe veprės sė tij madhėshtore. Le tė jetė prandaj kjo vetėm njė sprovė e imtė, e shėnimit tė kėtyre dy jubileve tė tij pėrnjėherėsh: tetėdhjetė vjetorit tė lindjes dhe tė gjashtėdhjetė vjetorit tė krijimtarisė se tij tė frytshme artistike.







    Shėnim parantezė:
    (Nė bredhje e sipėr rrugėve plot vapė nė Milano-n e muajit korrik, pikėrisht nė ēastin kur bisedohej pėr ngjyerat e preferuara dhe tė furnizimit me to, Kodra i moshuar, ngriti nga toka njė gjeth qė iu gjend pėrpara. Tha: ja ngjyra mė mirė nė botė. Tė gjitha tė tjerat, janė tė tjera !).




    Bajram Sefaj - Tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2021 mė 12:54

  11. #31
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,579

    Nė nderim tė Ibrahim Kodrės

    Mjeshtri i pikturės, Ibrahim Kodra, ka mahnitur artistėt e mėdhenj botėrorė me krijimet e tij artistike. Nė Milano tė Italisė janė duke u bėrė pėrgatitjet pėrfundimtare pėr hapjen e njė ekspozite madhėshtore nė nderim tė piktorit tė njohur shqiptar, Ibrahim Kodrės.

    Kjo ekspozitė do tė paraqesė veprat individuale tė artistit tė madh me titull “Kodra, edhe nėnshkrimi i tij ėshtė njė vepėr e artit”. Kritikė tė fushės sė pikturės dhe artistė tė njohur botėrorė e kanė vlerėsuar shumė lart artin e Ibrahim Kodrės, duke e cilėsuar si alkiminė qė ndeshet pafund me dashurinė. Primitivizėm, kubizėm, mozaikė, abstragim, trajtė dhe poezi janė elementėt dhe mbase faktorėt kryesorė, qė e veēojnė pikturėn e kėtij artisti. Ndėrsa kolegėt e tij me famė botėrore e kanė quajtur tė qėlluar titullin e ekspozitės “Kodra, edhe nėnshkrimi i tij ėshtė njė vepėr arti”, duke u shprehur se pikturat e artistit Kodra tė krijojnė njė ndjenjė magjepsėse dhe tė veēantė.

    Artisti Paul Eluard pėr Kodrėn ėshtė shprehur se ai ėshtė zėri i njė civilizimi tė ri, ndėrsa Karlo Bo e ka cilėsuar si simbol tė rigjenerimit dhe ndryshimit nė aspektin artistik. Kjo ekspozitė personale e artistit shqiptar, qė ėshtė hapur pėr nder tė punės dhe artit tė tij madhėshtor, ėshtė mbėshtetur nga ndihma qė ka dhėnė Ministria e Kulturės dhe Komuna e qytetit tė Milanos. Ekspozita pritet tė hapet me datėn 12 shtator nė Milano dhe do tė zgjasė deri mė 28 shator.

    Standard
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #32
    Dyzet piktura origjinale tė Kodrės drejt Shqipėrisė

    Sė shpejti nė Durrės do tė hapet muzeu “Ibrahim Kodra”. Fatos Faslliu, kryetar i fondacionit, njėkohėsisht kurator i testamentit tė piktorit, thotė se nė tė do tė ekspozohen veprat origjinale tė Kodrės, sende personale, foto autentike, letėrkėmbimi me personalitete dhe bibliografia e plotė

    Muzeu pėr maestro Kodrėn do tė promovohet sė shpejti nė Durrės. Fatos Faslliu, kryetar i fondacionit “Ibrahim Kodra”, njėkohėsisht kurator i testamentit tė piktorit, nuk di tė thotė me saktėsi pas sa javėsh, por siguron se brenda vitit do tė ketė njė ceremoni prezantuese. Detajet u bėnė tė ditura nga hapėsira qė do tė shfrytėzohet pėr muze, dhuruar nga biznesmeni durrsak Jashar Arrėza, qė ndodhet nė katin e dytė tė njė godine te Tregu Industrial nė Durrės. Faslliu shpjegon se janė ende nė fazėn pėrgatitore, ndonėse rreth 70% e materialeve qė do tė shfrytėzohen pėr muzeun ndodhen nė Durrės.

    “Brenda pak ditėsh do tė mbėrrijnė nė muze rreth 40 vepra origjinale tė Kodrės nė pėlhurė, letėr, bronz dhe qeramikė. Janė pronė e fondacionit dhe do tė shoqėrohen me certifikatat e autenticitetit”, thotė Faslliu. Sipas tij, muzeu ėshtė konceptuar pėr njė ekspozim modern dhe bashkėkohor, duke synuar tė kthehet nė njė shembull pėr janonin. Muzeu i Durrėsit do tė shėnojė tė tretin nė radhė pas atij tė Milanos dhe Luganos, duke pėrmbushur dėshirėn e Kodrės pėr hapjen e muzeve privatė qė do tė mbanin emrin e tij. Si fillim janė dy kuratorė, Elena Pontiggia, profesoreshė nė Breschia dhe Shyqyri Nimani, njė nga njohėsit e mirė tė Kodrės, qė do tė kujdesen pėr mėnyrėn e ekspozimit nė kėtė muze. Pėrveē pikturave origjinale, nė tė do tė ekspozohen objekte personale dhe dokumente origjinale. “Ne kemi thuajse gjithė bibliografin e plotė kushtuar maestros. Janė rreth 80 libra, pėrfshirė kėtu edhe katalogė, tė cilėt nė tėrėsinė e tyre pėrbėjnė njė historik tė rrugėtimit artistik tė maestros. Do tė sjellim dokumente origjinale qė nuk janė ekspozuar mė parė, siriografi nga mė tė spikaturat, litografi, qeramikė, bronz etj. Pjesė e ekspozimit do tė jenė edhe fotografi autentike tė realizuara nga dy studio tė mėdha nė Milano: “Da Brescia” dhe ‘Nord’”, thotė Faslliu. Pjesė e kėtij ekspozimi do tė jenė edhe objekte private qė Ibrahim Kodra i pėrdori sa qe gjallė. Do tė jenė penelat me tė cilėt pikturoi format trekėndėshe ku mbante bojėrat, do tė jetė kitara e dashur pėr tė, certifikata e lindjes, shallėt e famshėm tė tij, medaljet qė ka fituar ndėr vite, bocete tė lėna nė copa gazetash apo edhe letėrkėmbimi me personalitete tė famshėm tė botės dhe shqiptarė. Njė skicė qė mjeshtri Kodra i ka bėrė shtėpisė sė tij nė Ishėm, sė cilės sot i gjenden vetėm disa gurė themeli, do ta dhurojė vetė Fatosi pėr muzeun. Sipas Faslliut, muzeu do tė pasurohet herė pas here, ndaj ai e ka shfrytėzuar kėtė prezantim pėr t’u bėrė thirrje donatorėve shqiptarė pėr tė ndihmuar nė pasurimin e kėtij muzeu. Madje thirrja e parė do t’i shkonte vetė Kryeministrit Berisha, i cili ka dhuratė firmėn e fundit qė maestro Kodra shėnoi nė letėr para se tė vdiste. Aktin e parė tė dhurimit e kanė bėrė dy koleksionistė italianė, tė cilėt kanė dorėzuar nga njė vepėr tė Kodrės pėr muzeun. Nė kėtė rast, Faslliu thotė se do t’i dėrgojnė edhe njė kėrkesė Galerisė sė Arteve nė Tiranė. “Do tė ishte mirė qė veprat qė ka galeria tė bėheshin tė ekspozueshme pėr publikun nė ambientet e muzeut”, thekson Faslliu. Nė fakt, pėrvoja e munguar e muzeve privatė nė Shqipėri, apo dėshtimi i atyre pak qė nisėn, tė bėn skeptik nė kėto raste. Por Faslliu thotė se do tė mundohet qė ky muze, kushtuar njė prej piktorėve mė tė njohur shqiptarė, tė gjejė edhe mbėshtetje institucionale. “Tė hapėsh njė muze ėshtė impenjim i madh e kėrkon gjithashtu kosto financiare. Ne do tė kėrkojmė tė sensibilizojmė institucionet shqiptare publike dhe private, sidomos Bashkinė e Durrėsit dhe Ministrinė e Kulturės pėr tė ngritur njė muze qė tė jetė shembull nė rajon”, thotė Faslliu. Ai thotė se nuk pėrjashtohet njė shkėmbim i mundshėm i materialeve mes tre muzeve tė Kodrės e po ashtu edhe qarkullimi i muzeut tė Durrėsit nė Prishtinė, Ohėr, Pogradec e nė qytete tė tjera tė hapėsirės shqiptare. Administrimi i kėtij muzeu mbetet ende i paplotėsuar nė detaje, por kryetari i fondacionit shpjegon se do tė funksionojė me biletė, me kosto mė tė ulėt pėr studentėt dhe tė moshuarit. Edhe nė kėtė pikėpamje, Faslliu thotė se nė tė ardhme do tė kėrkojnė ndihmėn e bashkisė qė ky muze tė promovohet te turistėt. Nisur nga praktika botėrore, njė ide e tij ėshtė tėrheqja e vizitorėve, tė cilėt me njė biletė tė vetme mund tė vizitojnė Muzeun Arkeologjik, Amfiteatrin dhe muzeun “Ibrahim Kodra”. Tė gjitha kėto mbeten pėr t’u pėrcaktuar, ndėrkohė qė Fatos Faslliu premton se faza e parė e pėrurimit do tė jetė shumė e afėrt.

    Shqip - 23/10/2010
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #33
    Kodra, nga puna e parė nė 1938, tek e fundit nė 2006

    Hapet sot nė GKA, ekspozita retrospektive e mjeshtrit.
    Kuratori Shima tregon si i mblodhi 60 vepra nga galeri tė ndryshme nė Itali e Shqipėri.
    Nė sallėn e ekspozitave tė pėrkohshme tė Galerisė Kombėtare tė Arteve hapet sot ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra, e titulluar “Shqipėria Fantastike”. Janė rreth 60 vepra, qė kuratori Rubens Shima i ka qėmtuar nėpėr koleksione e galeri, nė Itali e Shqipėri. Nuk ka qenė e thjeshtė qė t’i bindje, megjithatė, disa nga punėt mė tė mira tė mjeshtrit, tė cilat datojnė qė nga fillimet e krijimtarisė sė tij e deri tek ato tė fundit, ekspozohen pėr herė tė parė pėr publikun. Ekspozita organizohet nė bashkėpunim me fondacionin “Ibrahim Kodra” nė Milano, nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Pėr realizimin e kėsaj ekspozite kuratori ka pėrzgjedhur vepra nga koleksioni i fondacionit “Ibrahim Kodra” nė Milano (Itali), vepra nga koleksioni iKozma Dashit (Shqipėri), vepra nga fondi i Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, si dhe vepra nga koleksione tė ndryshme private, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Kuratori Shima e ka konceptuar nė formėn e njė ekspozite retrospektive, e cila na mundėson ta njohim Kodrėn nė tėrėsinė e tij, qė kur vizatonte qendrėn e Tiranės, deri te pikturat kubiste e postkubiste, me tė cilat ai do tė prezantohej pas viteve ’70. Nė kėtė ekspozitė paraqitet puna e parė e Kodrės, qė i pėrket vitit 1938, pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve dhe ajo e fundit e tij, realizuar nė vitin 2006, e cila ndodhet pranė fondacionit “Kodra” nė Milano.
    “Shqipėria fantastike” ėshtė njė pėrzgjedhje punėsh tė Ibrahim Kodrės, tė cilat i keni nxjerrė nga galeri dhe koleksione nė Itali e Shqipėri. Sa e vėshtirė ka qenė tė vini deri kėtu?
    Nuk ka qenė e thjesht. U bėnė vite tashmė qė interesohem pėr punėn e Kodrės, e kam ndjekur atė nė Milano. Prej njė viti jemi nė kontakt me koleksionistė tė ndryshėm, me galeristė qė kanė punė shumė tė mira nga Kodra, dhe duhet thėnė qė shumė nga koleksionistėt nuk janė shumė tė lehtė pėr t’u bindur. Dhe nė kėtė rast ata ia kanė besuar punėt e tyre Galerisė Kombėtare tė Arteve. Ndėrkohė, kam parė interesin gjithnjė nė rritje tė koleksionistėve privatė shqiptarė. Mė vjen mirė qė kanė arritur tė koleksionojnė disa nga veprat mė pėrfaqėsuese tė piktorit. Gjithashtu kam punuar kryesisht me punėt e fondacionit “Kodra”, pjesėn mė tė mirė tė koleksionit nė Milano, por po aq i rėndėsishėm sa koleksioni i kėtij fondacioni, ėshtė edhe ai i koleksionistėve shqiptarė, tė cilat pėrbėjnė 60% tė kėsaj ekspozite.
    Mbi ē’koncept ėshtė ngritur kjo ekspozitė?
    Sipas konceptit tim, kjo ėshtė njė ekspozitė retrospektive historike, me qėllim qė njerėzit ta njohin tė plotė Kodrėn, jo

    Puna e parė e Ibrahim Kodrės, viti 1938, ndodhet nė GKA.
    vetėm atė qė shfaqet nga vitet ’70 deri nė fund tė jetės sė tij, qė pėrfaqėsohet nė shumicėn e herėve nga piktura totemike, qė kanė nė qendėr totemin, idhullin. Nė kėtė rast kam dashur qė ekspozita tė fillojė me punėn e parė tė Kodrės, tė cilėn e ka realizuar qė nė kohėn kur ka qenė nxėnės nė shkollėn e vizatimit nė Tiranė. Pra, ekspozita fillon me njė peizazh nga Tirana, i vitit 1938 dhe mbyllet me pikturėn e fundit tė mjeshtrit, para se tė ndahej nga jeta.
    Si do ta klasifikonit veprėn e Kodrės sipas periudhave?
    Kodra ka shumė periudha nė krijimtarinė e tij, tendenca, por dhe artistė qė influencojnė mbi tė. Kodra ėshtė njė personazh i cili zhvillohet pas Luftės sė Dytė Botėrore. Jemi nė atmosferėn mitike tė Akademisė sė Breras, ku ai ishte nxėnės i disa prej piktorėve mė tė rėndėsishėm tė kohės sė pas Luftės II Botėrore, si Carra, Funi e Carpi etj. Gjykoj qė vepra e Kodrės ka kaluar nėpėr disa periudha tė ndryshme. Periudha e parė vjen pasi ai asimilon tė gjithė klasikėt nė Akademinė e Breras, bie nė kontakt me artistėt italianė tė Breras. Kemi njė frymė surrealiste, deri diku post-Cezanne tė Kodrės sė hershėm, pastaj shihen influencat nga Sironi. Mė pas Kodra fillon tė mendojė mbi atė qė mė vonė do tė quhej “mrekullia e pajtimit”, i imazheve qė vijnė nga Parisi, si njė qendėr e madhe arti, nga Picasso dhe imazhet qė vinin nga vendi i tij i origjinės. Pra, ajo nėnshtresė e Kodrės qė lidhet me njė lloj kulture orientale, bizantine, ikonografike merret me shumė zgjuarsi nga Kodra dhe pajtohet me imazhet qė vijnė nga Parisi, pėr t’i dhėnė jetė asaj lloj pikture qė ne njohim sot si kubiste, apo postkubiste.
    Thatė se keni kohė qė merreni me kėtė ekspozitė, ju vetė ē’keni zbuluar nga Kodra?

    Puna e fundit e vitit 2006, ndodhet nė fondacionin “Kodra” nė Milano
    Nuk ėshtė hera e parė qė vepra e Kodrės ekspozohet nė Shqipėri, por jo nė njė ekspozitė retrospektive, historike. Pėr aq kohė sa Kodra ishte gjallė, u krijua ideja e njė artisti disi jokomunikativ, pak arkaik, por kur kam lexuar intervista tė Kodrės dhėnė gazetarėve, qė tashmė dhe ata nuk jetojnė mė, apo kur kam parė kontrata e letėrkėmbime tė Kodrės. Kam parė njė personazh shumė kompleks, poliedrik, me shumė informacione dhe njė mjeshtėr i vėrtetė nė negocimin me galeritė.
    Po Kodra nuk ka vetėm piktura, por edhe punė nė skulpturė, apo qeramikė…, shohim qė nuk i keni paraqitur nė kėtė ekspozitė…
    Me vetėdije tė plotė kam pėrjashtuar nga kjo ekspozitė postimazhin, apo riprodhimin e imazhit tė Kodrės. Ai ka shumė kontrata me galeri, apo me subjekte tė ndryshme komerciale pėr prodhimin e posterave, pjatave tė qeramikės, kartolinave, skulpturave tė limituara etj. I gjithė ky material nuk mė ka interesuar pėr kėtė ekspozitė, sepse nuk kam asnjė lloj interesi pėr tė shfaqur para publikut planbizneset e njė artisti si Kodra. Kėto janė mė se normale pėr njė artist me emėr, pėr ta pėrshtatur veprėn e tij pėr tregje tė ndryshme.
    Si ka qenė marrėdhėnia juaj me fondacionin “Kodra”?
    Kemi pasur njė marrėdhėnie shumė korrekte. Pas shprehjes sė interesit tė Galerisė Kombėtare dhe tė timin personal pėr tė ndėrtuar kėtė ekspozitė, kam gjetur njė dėshirė bashkėpunimi dhe gjej rastin ta falėnderoj, sepse njė njeri i vetėm ka bėrė njė sakrificė relativisht tė madhe pėr ta mbajtur nė kėmbė kėtė fondacion dhe pėr tė ruajtur me njė farė fanatizmi ato pak vepra qė ruhen nga Kodra.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #34
    Albania Fantastica
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Piktori i madh Ibrahim Kodra [1918-2006]

    Sot eshte dita e lindjes se piktorit shqiptar me fame boterore Ibrahim Kodra - 22 prill 1918.

    Emri:  ibrahim_kodra.jpg

Shikime: 8

Madhėsia:  35.7 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2021 mė 13:03

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (22-04-2021)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ibrahim Kodra
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 14:34
  2. Naim Kryeziu (1918-2010)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 17:39
  3. Piktori i madh, "Nderi i Kombit" Kel Kodheli [1918-2006]
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 23:28
  4. Shuhet shqiptari i madh i neokubizmit Ibrahim Kodra
    Nga Gunnar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 03:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •