Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Njoftim

  1. #1
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    Post Njoftim

    Ju njoftoj qe te Ejnten 17.07.2003 ne sheshin e OMONIES ne oren 19.30 thirren te gjith te huajt te mblidhemi edhe te fillojme nje parakalime duke mbyllur ruget e qendres per shkakun e problemeve me dokumentat!

    duhet te jemi te gjith atie se te bashkluar bejme me shume gjera!



    te therasim nje STOP kesaj sorollatjes qe na bejne!!!



    """""""""""""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""""""""""""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thirrje E Emigranteve Te Greqise

    EMIGRANTET NE GREQI NJOFTOJNE TUBIMIN E MADH

    Te dashur bashkeatdhetare;

    Duke ju referuar situates se veshtire dhe njerezore, qe eshte krijuar per shkak te mbylljes se procesit te legalizimit e shohim te nevojshme dhe te domosdoshme te marrim masat e duhura per te perballuar kete situate. Sigurisht secili prej nesh eshte i informuar mbi vendimet e marra ne Samitin e Selanikut per emigracionin dhe problemet e reja qe linden pas ketyre vendimeve, ku u diskutua per te blinduar kufijte e Europes, PER NE EUROPIANET (?), si dhe per largimin e shume emigranteve qe jane viktime e ketij samiti dhe te diskriminuar nga ligji i vendit nr. 2910, te cilin e kane tjetersuar, deformuar "qarkoret" e shumta, te cilat cenojne te drejten elementare te nje emigranti ne nje vend qe aplikon Standarte te B.E-se, si dhe ka neneshkruar "Kartat e emigrantit". Ne Greqi vazhdimisht emigrantet gjenden ne procesin e vazhdueshem te dorezimit te dokumentave dhe pa poseduar per gati dy vjet pa dokumenta. Ne asnje vend, dhe as vet ligji nuk ka nje procedure te tille, duke i mbajtur emigrantet ne terror, legal dhe ilegal, "duke i mbyllur ne Kafaz", komentonte "Elefterotipa" keto dite, duke u privuar dhe te drejten per ne vendin e tyre. Jashte legalizimit mbeten nje numer i madh emigrantesh, per mungesen e deshires politike per zgjidhjen e problemit nge qeveria greke. Nga ana tjeter eshte dhe mosinteresimi i Shtetit Shqiptar, i atyre politikaneve qe "gufojne prej patriotizmes"

    Nuk i duan emigrantet. Ata per ta jane persona Non Grata".I shohin thjeshte si burim te ardhurash ekonomike. Tashme po shohim te kercenohet jeta jone, kercenohen mardheniet tona ne pune, femijet qe mesojne neper shkolla, prinderit tane te cilet nuk jane ne mardhenie pune, te drejtat njerezore dhe shoqerore. Duke marre parasysh gjendjen e krijuar, duhet te jemi te ndergjegjshem, se do te jemi vet ne emigrantet te cilet do t'i pergjigjemi kesaj situate, Eshte organizimi i Perbashket i shoqatave, sindikatave i oraganizatave te emigranteve qe ndodhen ne Greqi, sigurisht jemi te mbeshtetur edhe nga sindikata greke, shoqata antiraciste vendase, organizata jashteqeveritar, faktore te tjere politike, avokate me ze ne jurispudencen greke, jane solidarizuar me thirrjen tone dhe mbeshtesin Kerkesat tona. Gjithe te huajte jane prezente se bashku per te protestuar sipas normave dhe ligjeve te vendit, europian. Per KETO JU FTOJME te merrni pjese ne PROTESTEN PAQESORE, DITEN E ENJTE, Date. 17.07.003 ora 19. 30. Sheshi "OMONIA". Konfirmojme dhe marrjen e lejes nga policia vendase. Heshtja dhe indiferentizmi nuk mund te japin kurresesi rezultat pozitiv. Perkundrazi do te jene faktor negativ ne ardhmerine tone ne Greqi. Nga ky tubim do te

    K E R K O J M E

    Legalizimi te mos kushtezohet me Esimat.

    Leja e qendrimit te jete edhe leja e punes.

    Te hiqet taksa e legalizimit 147 euro.

    Te legalizohen pesionist`t sipas standarteve Europiane.

    Te realizohet bashkimi familiar pa pengesa.

    Lejet e punes dhe te qendrimit te jepen me shume se tre vjet. Sipas standrteve po Europiane.

    Lejet e qendrimit te ken te drejten e levizjes ne vendet e B.E s. Edhe keto sipas standarteve europiane.

    Te mbetet i hapur procesi i legalizimit.

    Emigranteve te mos u privohet e drejta e shkuarjes ne vendin e tyre.

    10-Te perfitojne te drejten e pasaportes dhe dy nenshtetesine; gjithe emigrantet qe kane 10 vjet qendrim ne Greqi.

    11- Te njihet e drejta e punes per efekt pensioni.

    EMIGRANTE, PUNETOR GREK DHE TE HUAJ. TE BASHKUAR!

    GRUPI KORDINUES I SHOQATAVE, SINDIKATAVE DHE BASHKESIVE, ORGANIZATAVE DHE LIDHJEVE TE EMIGRANTEVE, GREQI
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Njoftim nga Federata Panshqiptare Vatra
    Nga Peace Matters nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 16:00
  2. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 08:00
  3. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-04-2004, 09:17
  4. Njoftim per pasaportat.
    Nga Brari nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •