Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anëtarësuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43

    Unè dhe vetmia

    Vajzes nga qyteza

    Tè thirra Diana
    ti ktheve kokèn
    buzqeshe ma bère me dorè
    dhe ashtu pa e kuptuar ti ike
    pranverè ishte atè ditè
    si tani e kujtoj
    atè ditè tè bukur pranvere
    hej bukuroshe e asaj qytezè
    tè gdhendur rrèzè mali
    Diana emrin ta thonè
    dhe un Diana tè thirra
    ti ktheve kokèn buzqeshe
    ma bère me dorè
    dhe ashtu pa e kuptuar
    ne u ndamè
    oh sa do tè doja
    qè shi tè binteshi i rrèmbyer
    tè merrte me vete
    ç'do gjè qè gjente pèrpara
    bashkè me to edhe vizionin
    e kètyre pèrmasave irreale
    tè thirra Diana
    pse koken ti ktheve
    mos vallè Diana tè quajn
    ku jemi parè
    ku jemi njohur
    sa kohè ka kaluar
    qè ti prehesh
    nè labirinthet e esit tim
    ç'farè kèrkon
    mè thuaj tè lutem
    ç'farè kèrkon
    qè ti hyre ashtu pa pritur
    nè realitetin e èndèrrave tè mija
    tè hapèsh plagè tè reja
    apo tè vjetrat ti mbyllesh
    bukuroshe e qytezès malore
    tè thirra Diana
    ti ktheve kokèn
    buzqeshe ma bère me dorè
    dhe ashtu papritur
    ti mu zhduke
    duke lènè pas
    gjurmè tè pèrjetèshme
    nè memorjen time
    buzqeshjen tènde
    dhe dorèn e ngritur lart
    atè dorè
    qè per herè tè parè
    dhe tè fundit
    sytè e mi panè
    ne u ndamè
    pèr mos tu parè ndoshta kurrè
    ne u ndamè
    qè si kujtim tè mbetet
    takimi ynè i parè dhe i fundit
    ti ike unè ika
    ne ikèm...ikèm...ikèm...!

    Nella vita tu cerchi la dolceza perche ammareza verra da se.
    MIGJENI[/QUOTE]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arval : 07-06-2002 më 20:58

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Miresevjen ne Forum, Arval.

    Te gjitheve na rastis te jetojme me imazhe. Imazhet vrasin realitetin.

    Ja kalofsh mire ne faqet e ketij forumi.

  3. #3
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    52
    Postime
    2,498

    araval

    apo ... migjen?


    ashtu si Firoi te uroj me te njejtat fjale me te njejten gjeresi.
    pastaj te shtoj dashurine time ...per shiun e imazh'te tendin.

    neser do te bjere shi per ty
    dhe sidomos per mua le te bjere shi neser.

    ty te te marre malli per imazhet
    mua te me marre malli per veten
    (vetet e mija)

    urimin e ke marre... po ta rijap edhe une.
    perqafimin po ta jap per ate migjenin qe ke vene ne fund.
    ndersa per poezine....e bukur..thenese.

  4. #4
    Anëtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anëtarësuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Ti e thirre Diana dhe ajo ktheu koken?
    Ndoshta Diana quhej me te vertete, apo ndjehej Diane...Dhe pastaj iket...iket...pse ndodh gjithnje keshtu? Ikim , largohemi nga gjerat qe duam, sepse kemi frike se i perdhosim me banalitetin tone...Thnx Arval qe je ketu....

  5. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    arval,

    hidh gurin ne uje e krijohen rrathe, rrathe. kte gje me kujton menyra si eshte shkruar poezia jote. rrjeshti i fundit mu duk pak i lene pas dore? ndoshta po te thoje "ne ikem" ose "bashke ikem" do ishte mjaft? vetem sugjerime kto. ti di vete c'te besh me punen tende. flm.,

    ani

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    52
    Postime
    2,498

    arval....

    ra shi???

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anëtarësuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43

    Un dhe vetmia

    Postuar më parë nga Pentesilea
    Ti e thirre Diana dhe ajo ktheu koken?
    Ndoshta Diana quhej me te vertete, apo ndjehej Diane...Dhe pastaj iket...iket...pse ndodh gjithnje keshtu? Ikim , largohemi nga gjerat qe duam, sepse kemi frike se i perdhosim me banalitetin tone...Thnx Arval qe je ketu....
    Eshte kenaqsi per mua kur lexoj analizen qe ti i ben ktyre
    vargjeve...per mua jane shume mbreslense...ikim,largohemi
    nga gjerat qe duam sepse kemi frike se i perdhosim me banalitetin tone...Sa bukur...flm...nuk kam asnje pergjigje...
    ja ke dhene ti Pentesilea...!
    Me shume respekt...
    Arval!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anëtarësuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43

    Per: arval....

    Postuar më parë nga macia_blu
    ra shi???

    Per...
    macja_blu

    shume...por per fat...UNI im me pavetdijen e tij tenaçioze...
    dhe gjithmone intolerante... ben qe aty ato te mbeten...
    sa mire do te ishte qe gjithmone...
    gjithmone keshtu te ndodhe...
    per vetet e tua....imazhet e mia... te mbeten...
    Arvali...perqafime...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2

    Arval

    Me pelqyen vargjet e tua te thjeshte dhe plot ndjenje.

    Rralle here mund ta shtish ne dore dicka te bukur - ato sikur jane krijuar per te qendruar larg, per te ikur duke te trazuar shpirtin me nje levizje dore. Mendoj se gjerat e bukura duhen prekur vetem nepermjet artit, ne kete menyre qendrojne me prane natyres se tyre.

    Pershendetje!


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Mosha
    35
    Postime
    132
    Dianat i perkasin Olimpit.............Se shkrihen larg lartesive....ndaj ato nuk preken ,vetem ngjizin mirazhe ne trute e bukur qe duan Diana............................................. ..................
    Vetem shkruaj shkruaj per to ......................se ashtu vine lartesite..

    Une e dua zarathustren dhe migjenin...............
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anëtarësuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43
    Per...
    Heneza

    E bukura

    Eshte si nje fllad
    Qe vjen nga lart
    Nga pafundesia
    E hapsires qiellore
    Ashtu lehte lehte
    Zbret poshte
    Qe zemrave
    te plagosura
    dhimbjet t'ja lehtesoje.
    Pershendetje...natyrisht...shoqerore
    Arval!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arval : 28-06-2002 më 16:59

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arval
    Anëtarësuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    Udine(Itali).
    Postime
    43
    Per...
    Zarathustra

    Ne jete kam njohur shume vajza me emrin Diana ...natyrisht disa te bukura,simpatike,elegante,me pak elgante,por....si AJO me ate buzqeshje ashtu qellore...ndoshta...nuk e di nese nje dite...mundet...a do te mund ta takoj...me mire JO...le te mbetet
    vetem nje MIRAZH...e basta...Pershendetje...Arval!

Tema të Ngjashme

  1. Vetmia
    Nga Dito në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:27
  2. Vetmia dhe pasojat e saj
    Nga DEA27 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2009, 20:59
  3. Unë, Ti dhe Ajo në mes nesh Vetmia!
    Nga Poeti në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-01-2006, 22:21
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  5. VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:30

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •