Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Antarsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    39
    Postime
    118

    historia e shkodres........

    Historia e Shkodres

    Historia e Shkodres Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes. Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869). Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte. Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria Bashkimi dhe Agimi.U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar. Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut). Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000. Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti Malet tona,shoqeria sportive e kulturore Vllaznia. Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata. Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit
    Skedart e Bashkngjitur Skedart e Bashkngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #2

    Si mbeti Shkodra ne kufijte e Shqiperise

    Ndersa perfaqesuesit e vendeve evropiane ne ate 15 dhjetor te vitit 1912 po zinin vend ne tryezen e bisedimeve te Konferences se Paqes ne Londer, qe do te vendoste edhe kufijte e Shqiperise, ne cepin verior te saj luftohej. Lufta ne Shkoder kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftes ballkanike. Ne kohen qe konferenca e Londres po celej, Shqiperia kishte vetem dy jave qe kishte shpallur Pavaresine, nje nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te perqendrohej mbi te gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodres dhe Janines.

    Konferencen e Paqes kishte vendosur ta shfrytezonte edhe Mali i Zi. Pikerisht per kete kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kunder Shkodres. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqite e Medha perpara nje fakti te kryer: Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi.

    Pas vendimeve te te dyja paleve, lufta qe kishte filluar qe nga tetori do te intensifikohej, sulmet dhe qendresa do te beheshin gjithmone e me te ashpra. Gjithcka do te mbaronte vetem ne prill te vitit 1913, me nenshkrimin e nje marreveshjeje. Qyteti do t'i kalonte per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj do te behej pjese e Shqiperise.

    Ne tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria shqiptare ende nuk ishte krijuar, keshtu qe shqiptaret ishin te detyruar qe te shfrytezonin edhe rezistencen e ushtrise turke kunder ushtrive te aleateve ballkanike. Nderkaq, ne strukturat e ushtrise otomane apo turke ishin te inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizame (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca territoriale), etj. Vetem ne Elbasan, Janine, Kosove e Manastir, llogariteshin me shume se kater divizione me redife shqiptare, pa shenuar edhe numrin e konsiderueshem te vullnetareve dhe luftetareve mustafez. Gjate luftes forcat shqiptare u inkuadruan ne dy divizone; i pari qe u dergua ne Shkoder u kompletua kryesisht nga Shqiperia e Mesme dhe e veriut, kurse tjetri qe u dergua per te mbrojtur qytetin e Janines, u kompletua nga Shqiperia e Jugut.

    Ne krye te gjithe forcave shqiptare, redife, mustafez dhe vullnetare ishte gjeneral brigade, Esat Pashe Toptani, i cili ishte njekohesisht edhe zevendeskomandat i Korpusit te Shkodres. Komandant i te gjitha trupave, qe perbenin efektivin e Korpusit te Shkodres, ishte kolonel Hasan Riza bej, nje nder oficeret me te pergatitur dhe me te afte te ushtrise turke.

    E gjithe ushtria malazeze e mbret Nikolles, me te kater divizionet e saj dhe tri divizone serbe "Drini 1", Drini- 2" dhe "Shumadija", te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplane luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodren. Serbia perdori per here te pare ne kete lufte, te vetmen skuadrilje te avioneve luftarake qe kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodres, u rrezua.

    Ne prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 tetor, 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqiperise, me nje popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe nje nyje me rendesi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne kete qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarise, Rusise, Greqise, Italise, etj.

    Per pushtimin e Shkodres ushtria malazeze fillimisht beri ne plan qe te hidhte ne sulm dy te tretat e efektivit te saj prej 21 mije vetesh, te perbere nga dy grupime operative, te Zetes dhe ate Bregdetar, gjithsej 3 divizione.

    Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mesymjen kunder Garnizonit turko -shqiptar ne Tuz, i perbere prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim te plote, luftoi me vendosmeri perballe nje epersie derrmuese te kundershtarit dhe pa asnje ndihme nga jashte. Shume luftetare shqiptare u vrane nga zjarri i artilerise malazeze dhe sulmet e parreshtura te kembesorise. Vetem nga batalioni i Kavajes, gjate ketyre luftimeve rane 87 vete, ose nje e pesta e efektivit. Ne keto kushte te renda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejne qendresen dhe te pushtojne Tuzin.

    Renia e Tuzit qe nje goditje e rende ushtarake e psikologjike per efektivin e Garnizonit te Shkodres. Por Komanda e ketij garnizoni nuk ra ne disfatizem, perkundrazi ajo pershpejtoi masat e gjithanshme per te pritur armikun ne portat e qytetit, e ne radhe te pare intensifikoi punimet fortikuese ne rajonet e mbrojtjes. Qe ne vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, ne menyre rrethore, duke shfrytezuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtese. Ne radhe te pare, pengesat e shumta ujore, (liqeni, lumenjt e Bunes, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, qe e rrethojne qytetin.

    Komanda percaktoi pese rajonet kryesore te mbrojtjes: rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cdo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore per te perballuar mundesine e luftes ne rrethim, sidomos ne rastin e sulmeve te befasishme naten. Fortifikimi ishte i nivelit bashkekohor, me tre deri ne kater transhe, te lidhur me njera tjetren me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijes se pare, qe shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore per ndricimin e fushes se luftimit naten, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan naten, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithese, ne zona mocalore si ne fushen e Beltojes e te Trushit, me sistem nderlidhje dhe me strehime te mbuluara per efektivin. Ne fortifikimin e Shkodres, krahas trupave xheniere, nje kontribut te madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese qe nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese ne luftime. Rreth 400-600 banore te qytetit punonin cdo dite, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

    Komanda e Larte malazeze, duke vleresuar se rajoni i Shtojit duhet te ishte me i dobet per shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi te jepte aty goditjen kryesore. Me 25 tetor, pas nje pergatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit te dyte malazez dhe te divizionit te trete ndermoren sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht naten, ne distance te afert, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te perparoje asnje hap perpara. Malazezet per tre dite paten rreth 1500 ushtare te vrare e te plagosur. Sipas nje pohimi te mbret Nikolles, te cituar nga nje historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda te pesuara ne Shtoj, "te gjithe forcave malazeze, me perjashtim te brigades se Zetes, i kishte hyre paniku ne zemer, aq sa nje hap nuk mund te bente perpara". Pikerisht ne kete moment, Mbret Nikolla, duke pare se nuk po e pushtonte dot Shkodren me focat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizonin e katert, me rreth 5500 vete. Keshtu perreth Shkodres, bashke me divizionin e pare qe po sulmonte Taraboshin, u perqendrua e gjithe ushtria malazeze, prej kater divizonesh.

    Me 5 nentor 1912, pas disfatave qe pesuan ne sulmet e tyre te perseritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslymane te qytetit. Mjaft shtepi u shkaterruan dhe shume gra e femije vdiqen nen rrenoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslymanet, por ndodhi e kunderta. Familjet dhe kishat katolike te Shkodres i strehuan me bujari familjet myslymane. Ne keto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithe lagjeve te qytetit, myslymane e katolike.

    Me 17 nentor trupat serbe te dy divizionieve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit te pare, pushtuan kalane e qytetit te Lezhes dhe portin e Shengjinit, ku ndodheshin nje pjese e forcave shqiptare. Keshtu, u nderpre rruga Shkoder - Lezhe prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshte fundi i nentorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavaresise, ne 3 dhjetor 1912, vendoset armepushimi per nderprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrise otomane dhe aleateve ballkanike. Ne kete moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dergon komandantit te Garnizonit te Shkodres, kerkesen per te dorezuar qytetin e Shkodres, por Hasan Riza Pasha i pergjigjet: "Tashme, Shkodra eshte nje qytet shqiptar qe nuk mund te marre urdhera nga nje komande turke dhe se qyteti deshiron te mbroje pavaresine e vet kunder malazezeve".

    Ne kushtet kur Garnizonit te Shkodres nuk po i vinte asnje ndihme nga jashte dhe kur ishte shpallur pavaresia e Shqiperise, Hasan Rizaja vendosi qe te hynte ne marreveshje me malesoret shqiptare per t'u rene bashkerisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodren ne favor te Turqise, por per llogari te Shqiperise. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar ne kalane e Rozafes dhe dita e fillimit te sulmit te perbashket te forcave te Garnizonit te Shkodres dhe malesoreve shqiptare kunder trupave malazeze e serbe. Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht. Komanden e Korpusit te Shkodres e mori zevendesi i tij, Esat Pashe Toptani.

    Ndersa Konferenca e Londres vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu sugjerua nga miqte e tij me te ngushte europjane se vetem marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqite e Medha, te ndodhura para faktit te kryer, te vendosnin qe t'ja jepnin Shkodren Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua per ndihme te pakufizuar ushtarake Serbise. Gjeneralet malazeze dhe serbe ne fillim te shkurtit 1913 pergatiten planin e mesymjes se perbashket per pushtimin e Shkodres, ku do merrnin pjese forcat e kater divizoneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

    Per te marre Shtojin, malazezet formuan 2 kolona sulmi, te perbera nga efektivat e tri brigadave te kembesorise. Serbet, me forcat e tri divizoneve, te vendosura ne Mjede, Bushat, e Shkjeze, ne bashkeveprim me nje brigade malazeze te divizionit te pare, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri oresh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve te nje gjenerali malazez, Shkodra i ngjante nje vullkani te shperthyer, malazezet u hodhen ne sulm. Perleshje te pergjakshme u zhvilluan te te gjithe vijat e frontit, ne Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e pare u sulmit u drejtua kunder llogoreve ne Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egersi. Malazezet lane shume te vrare, por Shtoji nuk ra.

    Ne nje ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, te cilat perfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhen ne sulm te gjitha rezervat, malazezet munden te merrnin dy transhete e para. Mbrojtesit e rajonit te Shtojit u detyruan te terhiqen ne transhene e trete. Te gjithe burrave te qytetit te Shkodres, iu kerkua te shkonin ne llogore. Ata qe nuk kishin arme, u urdheruan te trasportonin te plagosurit, te cilet vinin ne qytet nga te gjitha anet.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, pasi vleresoi situaten, i dha urdher komandes se rajonit te Shtojit qe te kundersulmonte me rezervat e saj per te rimarre transhene e pare dhe te dyte, te pushtuar nga malazezet. Ne oret e fundit te po kesaj dite, efektivat e mbrojtesve te Shkodres ne Shtoj, u hodhen ne kundersulm. Pas nje gjysme ore, u mor transheja e dyte dhe per nje cerek ore, e para. Malazezet, te zene ne befasi, u terhoqen, por pasi u riorganizuan u hodhen perpara me shpejtesi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Per pak kohe, ata i rimoren te dy transhete. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume; ne oren 02.30 te dates 8 shkurt, Komanda e Garnizonit te Shkodres futi ne luftim rezervat e saj dhe ne oren 04.00, malazezet ishin flakur tutje nga dy transhete, te cilat nuk i moren dot me.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, me daten 8 shkurt dha urdher per kundersulmuar. Sipas nje historiani malazez, ushtria e mbret Nikolles deri ne ate kohe kishte pesuar rreth 7 mije te vrare dhe mezi po perballonte kundersulmin e forcave te Garnizonit te Shkodres. Ne keto kushte te veshtira, komanda e larte malazeze riperseriti me kembengulje kerkesen qe trupat serbe te sulmonin menjehere Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje naten Berdicen me dy kolona. Ne oren 03.30, te dates 9 shkurt 1913, trupat serbe te tri divizoneve kaluan ne sulm kunder rajonit te fortifikuar te Berdices. Ne kete sulm, serbet per 3-4 ore luftim lane ne fushen e betejes 1800 te vdekur, nga keta 39 oficere si dhe 300 rober. Shtypi serb i asaj kohe e quajti kete perleshje "Kasaphana e Berdices" dhe nje nga "katastrofat me te medha te ushtrise serbe gjate gjithe Luftes se pare Ballkanike".

    Mbret Nikolla, me humbjet e renda te pesuara, perfundimisht nuk kishte me shpresa qe ta pushtonte Shkodren vetem me ushtrine e vet. Ne keto kushte ai iu lut perseri mbretit te Serbise qe ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi te dergonte ne Shkodrer, rreth 15 mije forca te tjera, qe do te emertoheshin "Korpusi bregdetar i Shqiperise", i cili, vec artilerise se rende do te kishte edhe kater avione luftarake, nga shtate qe kishte gjithsej ushtria serbe. Nderkohe, me 23 mars 1913, Konferenca e Londres kishte vendosur qe Shkodra t'i mbetej Shqiperise. Fuqite e medha europiane i kerkuan Malit te Zi dhe Serbise qe te terhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodres. Por malazezet dhe serbet nuk donin te hiqnin dore nga plani per te pushtuar Shkodren. Ne marreveshje me qeverine greke nga Selaniku, nepermjet tri konvojeve, u transportuan ne Shengjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerise, edhe me aeroplane luftarake. Njekohesisht, ushtria malazeze u vu nen komanden e gjeneraleve serbe. Por humbjet e renda qe kishin pesuar me pare ne luftimet kunder Garnizonit te Shkodres i benin gjeneralet serbe qe te hezitonin e te zvarritnin sulmin kunder Shkodres, derisa erdhi urdhri qe ushtria serbe te terhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetem, forcat malazeze me 31 mars 1913, ben edhe nje sulm te deshperuar kunder Taraboshit, por pa sukses.

    Gjendja ne Shkoder nderkaq nuk ishte e thjeshte, qe ne dhjetor njerezit kishin filluar te vdisnin nga uria. Ne kushtet e mungeses se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodres ishte percaktuar nga Fuqite e Medha, Komanda e Garnizonit te Shkodres vendosi te dilte nga qyteti.

    Me 23 prill 1913, u arrit nje marreveshje me palen malazeze me 24 pika, sipas se ciles Garnizoni i Shkodres do te dilte nga qyteti me te gjithe armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

    Me 24 prill 1913, ne mengjez, efektivi i Garnizonit te pathyeshem te Shkodres, i rreshtuar ne kolone marrshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis per ne drejtim te Lezhes. Pas nje qendrimi te shkurter prej tre javesh te trupave malazeze, qyteti i Shkodres i kaloi per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj u bashkua me pjesen tjeter te Shqiperise.
    Nga Perparim Rexhepi - Klan

    Eshte shume emocionuese kur meson sa shume sakrifica i'u eshte dashur shqiptareve te bejn per te mbrojtur cdo pellemb toke qe kemi sot

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Antarsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    39
    Postime
    981
    Pa e arritur fundin e shkrimit qe ke postuar me erdhi ne mendje pikerisht fjalia e fundit qe ke shkruar dhe fakti qe shumica jone nuk u di as emrat ketyre martireve qe ne ditet me te zeza te historise tone, ne varferine e tyre te skajshme, ne vetmine e madhe qe erdhi pas humbjes se Turqise, dhane te vetmen pasuri qe kishin .... jeten .... per nje enderr shekullore .... Pavaresi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Antarsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    42
    Postime
    345

    Kshtjella E Rozafs

    Emri Rozafa nuk del emr ilir, nuk sht emr gruaje e aq m pak, emr i nuses q u muros ndr themele, por sht emr qyteti e kshtjelle ku luftuan ilirt pr t ruajtur kufinjt lindor t Perandoris, emr i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga t part tan, si kujtim i ngjarjeve t Lindjes ku u martirizuan Shn Sergji e Shn Baku




    Kolec EFTA



    E ngritur mbi nj kodr t lart shkmbore e brinjthikt, n nj pozit mbizotruese e madhshtore, Kshtjella e Rozafats hidhte vshtrimin e saj t qet e hijernd mbi fushn e gjer e pjellore, vshtronte vigjilues ujrat e lumenjve rrethues, hyrjen n liqen dhe kurorn e maleve t larta si amfiteatr gjigand natyror.



    Mendsia popullore, madje e pasqyruar shpeshher edhe n shkrime e studime folklorike, letrare e historike, emrin e kshtjells, Rozafa, e shpjegon me legjendn e murosjes s Rozafs, nuses s vllait t vogl. Riti i murimit sht i vjetr, shum i vjetr, e kan pasur kt rit edhe ilirt, por ky rit ka pasur kohzgjatje t madhe, pra nuk na ndihmon ta caktojm moshn e kngs son legjendare. Emri Rozaf nuk del tek autort antik. Polibi, T. Livi, historiani i luftrave iliro-romake, Plini, Flori, Apiani, Ptolomeu, Hierokli, Prokopi i Cezares e ndonj tjetr shkruajn pr Shkodrn, por nuk e prmendin Rozafn. As Zonara, historian bizantin, i shekullit XI-XII q e ka shfrytzuar historiografin antike, nuk e prmend. Ai shkruan: "...dhe Gentin ... e ndoqi dhe e mbylli n Shkodr, ku kishte pallatet e tij. Ai qndroi i qet atje, mbasi ajo ishte ndrtuar n maje mali dhe rrethohej me gryka t thella, t cilat prshkohen nga lumenj t rrmyshm. Ajo (Shkodra ) ishte e rretuar me mure t forta". Pra ilirt nuk dim ta ken emruar as kshtjelln e tyre, as kodrn, mbi t ciln ishte ndrtuar ajo, ndrsa autoritetet e huaja antike me Shkodra kuptonin edhe qytetin, edhe kshtjelln. Shnojm se emri Shkodra duhet t ket qen apelativ, mbasi del edhe n vende t tjera, por kuptimi i ktij apelativi ka humbur.



    Dokumentet venedikase nuk e prmendin emrin Rozaf. Si duket venedikasit rindrtues t kshtjells, donin t fillonin nga e tyrja e nuk kishin dshir t prmendnin traditn e emrtimit. Ata vun edhe toponime t reja. Regjistri i Kadastrs s Shkodrs 1416-1417, prmend Mali i Shkodrs, prmend kshtjelln, por jo Rozafn. T periudhs venedike jan edhe toponimet q prmend knga popullore, si: Kazen, quajtur prej baxhove t djathit, q si shkruan Shufllai, ishin n Malin e Pashs (Mons Bazae e Barletit). Ky toponim del prsri m 1434 "Medonus caput Kasinarum Skutari", m 1445 "Olim caput Kasinarum Skutari". Sot lagja Kazen gjendet mbatan Bune. Bolica e prmend me 23 shtpi. Edhe Regjistri turk m 1485 nuk e prmend emrtimin Rozaf, sikurse nuk e cekun kt emr as relatort tan mesjetar. Ndryshe nga knga popullore, Barleci, kur shkruan pr ndrtimin e Kshtjells, tregon se njfar Roza, me motrn e vet t quajtur Fa, qen themelues t par, prandaj fortesa quhej Rozafa. Kjo "legjend" nuk njihet nga tradita, nuk njihet n folklorin e arbreshve t larguar nga Shqipria, Moreja n shekullin XV-XVI. As nga shkodrant q braktisn vendin me pushtimin turk e shkuan n Itali, m 1479, nuk kemi ndonj njoftim pr kt gj. Emri Roza, sado q nuk hetojm ndonj lidhje me toponimin ton, del si emr qyteti t vjetr pran Kotorit, t cilin e shkatrruan seraqent n shekullin XI. Gjithashtu, n shekullin XII del: "Qytetin e Kotorit ose t Rozs" (Katarinensem seu Roze) etj. Si llagap del n Shkodr m 1403: Stefan De Roza, qytetar fisnik shkodran, Jakob De Roza, i vllai i tij. (Dok. pr hist. e shqip. sh. XV). Shtojm se ata mund t jen cilsuar shkodran, nga q kan banuar n Shkodr, por mund t mos ken qen t till etnikisht. Edhe n Regjistrin e Kadastrs s Shkodrs 1416-1417 dalin Jakomo, Stefa e Luka me llagapin Ruoza (mbase kemi t bjm me t njjtin llagap shkruar e lexuar n dy forma).



    Emri Rozaf ka gjetur pasqyrimin e vet n shkrime: Mjeda, njohs i mir i mitologjis, n poemn "Shkodra" ka vargun lapidar, "Afrdita pr fli Rozafn lyp". Ndrsa koht e fundit "Fjalori Enciklopedik Shqiptar" shkruan: "...si subjekt murosja e Rozafs, nuses m t re t vllait m t vogl ndr t tre vllezrit..." dhe "Ujt q deprton ndrmjet gurve glqeror te hyrja kryesore sht e lidhur me fantazin popullore me qumshtin e gjirit t Rozafs q ju la jasht murosjes pr t ushqyer foshnjn". Pa u zgjatur, shprehje t tilla nuk prligjn as nga letrsia dokumentare, as nga krijimtaria popullore. N t gjitha variantet q na kan rn n dor pr kt balad t bukur, t vjetr dhe shqiptare, nuk flitet se nusja e murosur e vllait t vogl quhet Rozaf, por: nuse, reja Gjelin (fjal turke q domethn nuse) dhe Gjelin (emr i shekujve t par t ers son, nga nj Angjelin, me rnien e zanores nistore si n huazimet latine). Pra: Angjjjelin: Ngjelin: Gjelin dhe Gjin, Vid. N rrjedhje t kohve knga ka fituar elemente t reja. Kshtu, ai q dfton, si mund t ndrtohet kshtjella, quhet me fjal plaku a i dijshmi, shejti-si ndikes kristiane. Vllezrit jan pa emra, por n ndonj variant quhen edhe Gjon Vlla, baca Gjergj (edhe kta emra t dokumentuar si t shekujve t par t epoks son), te Shladebahu quhet Skandi, emr ky q t kujton fisin Skanaj t Mirdits, afrojm ktu lufttarin Gjon Skanda nga Samrishi q luftoi trimrisht kundr turqve, m 1393, t cilit Senati i Venedikut i fali pagesat e angarit, m 1417. Emri Askanius (Skanio) del tek patrict e Tivarit e t Budves. Tashti pyesim: ' lidhje mund t ket me emrin Askanius q del te Virgjili? Sidoq ruajtja s-s s pandryshuar n sh krkon shpjegim, nse s'sht ndonj dukuri rikthyese. Edhe emri i djalit t vogl, Miri, q del n ndonj variant, sht i vjetr e me formim shqip nga mbiemri i mir. Edhe sot gjenden te malsort tan emrat: Mirash, Mirot, Mirak, krahaso gojdhnn pr Mir Ditin e Dit Mirin si edhe me emrin historik, shqiptar, Progon Mira 1335 pr t cilin Jireeku ka shkruar "alb, mir. bonus, pulker". Formime emrash t prvem nga mbiemrat kemi edhe Marash nga i mbar; Keqan, Keqot nga i keq; Gjetan nga i gjetur etj. Pa u larguar shtojm se emrin Mir e kan edhe popujt e tjer. Si element i ri n balad sht edhe mallkimi, q shprthen si erupcion plot ndjenj t fuqishme e forc poetike, q shpreh urrejtjen e thell ndaj zaptuesit turk edhe pr faktin se n ritin e ndrtimit q kam mbledhur n Bregun e Buns e n Veri sht si supersticion i fort q gjat ndrtimit nuk duhet t mallkohet n asnj mnyr, se, ndryshe familjes banuese nuk i shkon mbar. Element m i vjetr sht urimi: "kalaja u forcoft, djali em e gzoft/ u baft krajl e n t sundoft".



    Emri Rozaf shpesh sht prdorur n dy kuptime: edhe pr kshtjelln, edhe pr kodrn mbi t ciln u ndrtua kshtjella. Kt emr e njohin edhe udhtar t shekullit XIX, si: Bue, Myler, Hani qoft pr kshtjelln, qoft pr kodrn e kshtjells, madje nuk dim mir me cilin kuptim u prdor s pari. N biografin e Shtjefn Nemanjes Kshtjella e Shkodrs quhet "Qyteti i Risafit" (afr vitit 1215). Ky cak kohor e rrzon prralln serbe se kshtjelln e paskan ndrtuar vllezrit Vukashin, Uglesha dhe Gojko, t cilt kan sunduar n shekullin XIV viset veriperndimore e verilindore t Shqipris. Ktu aderon edhe Degrani pa prmendur pasaktsit e Hekardit. Jireeku shpjegon se emri Rozafa sht emri i nj qytet n Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqn shejtnt martir Shn Sergji e Shn Baku, kulti i t cilve u prhap n lindje.



    Duke u nisur nga fakti q ushtart ilir mbronin kufijt lindor t Perandoris Romake, mund t mendojm me ndonj medievist, se qen ilir, sikurse mund t ken qen ilir ushtart q solln kultin e tyre n atdhe. Pr t mos harruar emrin e qytetit a kshtjells ku dy shejtnt kaluan nj pjes t jets e u martirizuan, shokt e tyre solln n atdhe emrin Rusaf kthyer n gojn e popullit Rrozafa, me forcimin e r-s n rr, si n fjalt latine, krahaso Rroma pr Roma etj., ndrrimin e u-s n o, dhe sonorizimin e s-s n z, ndrsa Rozofat si zgjatje emri, a si lokativ.



    Kshtu, emri Rozaf e ka filluar jetn e vet ndr ne n shekullin e gjasht. Ka mundsi q edhe balada e murimit, sido q si rit sht shum i vjetr e mund t ket pasur tharmin e par n ato kohra, mund t lidhet me ndonj rindrtim t kshtjells n shekullin VI, n prakun e rrebeshit sllav.



    Si prfundim: Emri Rozafa nuk del emr ilir, nuk sht emr gruaje e aq m pak, emr i nuses q u muros ndr themele, por sht emr qyteti e kshtjelle ku luftuan ilirt pr t ruajtur kufinjt lindor t Perandoris, emr i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga t part tan, si kujtim i ngjarjeve t Lindjes ku u martirizuan Shn Sergji e Shn Baku.

  5. #5
    Shpirt i Lir
    Antarsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Jireeku shpjegon se emri Rozafa sht emri i nj qytet n Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqn shejtnt martir Shn Sergji e Shn Baku, kulti i t cilve u prhap n lindje.


    Afer fshatit Shirzh, gjendej Kisha e Shirzhit, e cila sipas Konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Ippen, ishte nje renoje e nje ish-manastiri benediktin.
    Ne kete Kishe qe mbante emrin e nje prej Shenjteve, Shirzh-it, dhe Bacchus, martire qe lidhen sipas Jirecekut me qytetin Rusafa ne Siri (Jerecek-Das christliche Element in der topographischen Nomenklatur der Balkanlnder), por qe quhej nga Banoret dhe Kisha e Shna Prena (St. Veneranda), ne diten e emrit te ketyre shenjteve, nga banoret e zones, festoheshin dhe ditet e nderimit te te pareve te popullise, nje rit pagan ky i kujtimit dhe i nderimit te paraardhesve.

    Ndersa vete qyteti i Shkodres permendet ne nje njoftim ne v. 168 p.K. si qendra e fisit ilir te labeateve dhe si rezidenca e prijesit te tyre Gentius.
    Me pas Shkodra permendet ne v. 40 p.K. ne traktatin midis Oktavianit dhe Mark Antonit, si nje linje demarkacioni e te zonave te zoterimeve te ketyre te fundit.
    Ndersa ne kohen pernadoreke, Plini njofton se qyteti ishte nje "oppidum civium Romanorum" ne statusin e nje kolonie, me ne krye nje Duovari.
    Me ndarjen e Dalmacise, Shkodra kthehet nen Perandorin Dioklecian ne kryeqqendren e Provinces se Prevalitanes (Praevalitana-Praevalis) dhe bie nen Perandorine Lindore Romake.
    Ne kohet bizantine, Shkodra si fillim ishte nen juridiksionin e Themes se Dyrahut (Dyrrachium), me pak nderpreje te ketij juridiksioni nen sllavet, derisa perandori Manuel Komneni (1143-1180) e bashkon Shkodren, me perandorine e Zhupanit te madh Stefan Nemanjes.
    Pas shperberjes se Perandorise Serbe ne 1355m Shkodra kalon nen sundimin e Balshajve, princerve te Zetes & Malit te Zi, nen te cilet ne qytet priten dhe monedha.
    Pinjolli i dinastise Balsha, Gjergji II Strazimiri me 1306, i kercenuar nga rreziku osman, ia kalon shkodren venedikasve, te cilet e mbajne kete qytet deri me 1479, kur qyteti pushtohet nga hordhite osmane, me te cilet u nderpre ajo perkatesi perendimore e qytetit, dhe shumica e popullsise se vjeter shkodrane emigroi drejt Venedikut, Ravenna-s, Padova-s, e eviso-s.
    Nen osmanet ne krye te qytetit u vu nje sanxhakbej, i cili ne rangun e nje pashai drejtonte tashme Iskanderije-n, emer qe u vu nga osmanet per qytetin.
    Nje rizgjim te jetes qyteti e pati ne kohen e Bushatllinjve ku kulmi i kesaj periudhe arrihet me Kara Mahmud Pashen, i biri i Mehmed Plak Bushatlliut, jo me kot kjo periudhe njihej nder shkodranet e vjeter per nga begatia qe solli, si "n'vakt vezirit".

    GJate luftes se pare boterore Shkodra behet qendra e administrates ushtarake austro-hungareze dhe pas humbjes se ketyre te fundit ne lufte, ne te hyjne trupat e Antantes dhe qyteti vihet nen drejtimin e francezit, Bardy de Fortou.

    ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    cfare jane podgoricanet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Antarsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........

  8. #8
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    sa eshte numri i tyre

  9. #9
    Citim Postuar m par nga cool_shqype Lexo Postimin
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.

  10. #10
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Antarsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar m par nga puroshkodran Lexo Postimin
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Really Dude... Get A Life!!!

  11. #11
    Citim Postuar m par nga Adaes Lexo Postimin
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Antarsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,919
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgorianet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se ka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgorianet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgorianet".
    Ndryshuar pr her t fundit nga iliria e para : 09-04-2009 m 11:07
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    maraklije Maska e bombona
    Antarsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  14. #14
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Antarsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar m par nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.
    Un jam me origjin ulqinake per vete...Fisi im ka ardh ne Shkoder para nja 150 vitesh.Dhe nga pervoja e origjines time...Shqiptaret e Malit te Zi dhe Podgricanjt jan komplet ndryshe.Tuzi perbehet kryesisht me shqiptare,ose me mir te them,te gjith banoret e Tuzit jan shqiptare,po nuk quhen podgricanj po tuziane.Me ca me tregon gjyshja perrallat e rinise te saj,thot qe podgricanjt u vendosen afer shtepive karakteristike te vjetra shkodrane,ku banonin familjet me te vjetra shkodrane,dhe punonin si sherbetore neper kto familje.Dhe kto podgricanj nuk dinin asnje fjal shqip kur kan ardh...kurse shqiptaret e Malit te Zi edhe sot e ksaj dite,ata qe padrejtesisht mbeten jasht shtetit shqiptar,flasin shqip,ose e pakta e pakta kuptojn.
    Really Dude... Get A Life!!!

  15. #15
    maraklije Maska e bombona
    Antarsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    adaes gjyshja ime edhe sot din me fol potguriqanshe.(dhe shum mir biles)
    dhe ne podgoric ka shume shqiptar ,gjithashtu di qe podguriqant jan vendos neper rrethina se shkodranet nuk i kan leju me u vendos ne qytet
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  16. #16
    Citim Postuar m par nga iliria e para Lexo Postimin
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgorianet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se ka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgorianet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgorianet".
    Stergjyshja ime ka ardhe shum e re nga Tuzi ne Shkoder. Un nuk e kam njofte por ka fole gjithmone shqip dhe e flasin edhe ata qe jetojne hala atje. Tuzi asht fshat shqiptare, megjithate shkodranet i qunin Podgrian. Biles gjyshja me tregonte qe , kur ishte femije, shoqet qe e dinin se e kishte nanen podgriane, kur donin me e sha i thoshin: "Podgrian e mt taman"
    Pra ka edhe shqiptar qe kane ardhe nga fshatrat shqiptare te Malit te Zi jane qujt podgrian.

    Edhe podgriant malazez kane kene te asimilum(flas per ata te 90 e ktej) dhe i thoshin vetes shqiptare. Maksimumi ndigjoshin ndonji kange Jugosllave ose ishin tifoz me Jugosllavine ne Botnor ngaqe Shqipnia nuk merrte pjese.
    Megjithse para disa ditesh pashe ne TVSH qe disa prej tyne kishin formu nji organizate dhe kishin fillu si grekt ne Himare.....

  17. #17
    Citim Postuar m par nga bombona Lexo Postimin
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?

  18. #18
    maraklije Maska e bombona
    Antarsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Citim Postuar m par nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #19
    Citim Postuar m par nga bombona Lexo Postimin
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....

  20. #20
    maraklije Maska e bombona
    Antarsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Citim Postuar m par nga puroshkodran Lexo Postimin
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....
    ku me pave mor te nxeme,a u dogje gja kur me preke a lol
    un thjesh po te shpjegoja se sa per te nxeme mos me hassh ne tela -thot nje fjal e urte
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut n forumin Agnosticizm dhe ateizm
    Prgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad n forumin Problematika shqiptare
    Prgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •