Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    38
    Postime
    118
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime

    historia e shkodres........

    Historia e Shkodres

    Historia e Shkodres Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes. Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869). Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte. Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar. Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut). Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000. Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia». Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata. Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    4,775
    Faleminderit
    108
    193 falenderime në 168 postime

    Si mbeti Shkodra ne kufijte e Shqiperise

    Ndersa perfaqesuesit e vendeve evropiane ne ate 15 dhjetor te vitit 1912 po zinin vend ne tryezen e bisedimeve te Konferences se Paqes ne Londer, qe do te vendoste edhe kufijte e Shqiperise, ne cepin verior te saj luftohej. Lufta ne Shkoder kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftes ballkanike. Ne kohen qe konferenca e Londres po celej, Shqiperia kishte vetem dy jave qe kishte shpallur Pavaresine, nje nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te perqendrohej mbi te gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodres dhe Janines.

    Konferencen e Paqes kishte vendosur ta shfrytezonte edhe Mali i Zi. Pikerisht per kete kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kunder Shkodres. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqite e Medha perpara nje fakti te kryer: Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi.

    Pas vendimeve te te dyja paleve, lufta qe kishte filluar qe nga tetori do te intensifikohej, sulmet dhe qendresa do te beheshin gjithmone e me te ashpra. Gjithcka do te mbaronte vetem ne prill te vitit 1913, me nenshkrimin e nje marreveshjeje. Qyteti do t'i kalonte per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj do te behej pjese e Shqiperise.

    Ne tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria shqiptare ende nuk ishte krijuar, keshtu qe shqiptaret ishin te detyruar qe te shfrytezonin edhe rezistencen e ushtrise turke kunder ushtrive te aleateve ballkanike. Nderkaq, ne strukturat e ushtrise otomane apo turke ishin te inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizame (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca territoriale), etj. Vetem ne Elbasan, Janine, Kosove e Manastir, llogariteshin me shume se kater divizione me redife shqiptare, pa shenuar edhe numrin e konsiderueshem te vullnetareve dhe luftetareve mustafez. Gjate luftes forcat shqiptare u inkuadruan ne dy divizone; i pari qe u dergua ne Shkoder u kompletua kryesisht nga Shqiperia e Mesme dhe e veriut, kurse tjetri qe u dergua per te mbrojtur qytetin e Janines, u kompletua nga Shqiperia e Jugut.

    Ne krye te gjithe forcave shqiptare, redife, mustafez dhe vullnetare ishte gjeneral brigade, Esat Pashe Toptani, i cili ishte njekohesisht edhe zevendeskomandat i Korpusit te Shkodres. Komandant i te gjitha trupave, qe perbenin efektivin e Korpusit te Shkodres, ishte kolonel Hasan Riza bej, nje nder oficeret me te pergatitur dhe me te afte te ushtrise turke.

    E gjithe ushtria malazeze e mbret Nikolles, me te kater divizionet e saj dhe tri divizone serbe "Drini 1", Drini- 2" dhe "Shumadija", te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplane luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodren. Serbia perdori per here te pare ne kete lufte, te vetmen skuadrilje te avioneve luftarake qe kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodres, u rrezua.

    Ne prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 tetor, 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqiperise, me nje popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe nje nyje me rendesi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne kete qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarise, Rusise, Greqise, Italise, etj.

    Per pushtimin e Shkodres ushtria malazeze fillimisht beri ne plan qe te hidhte ne sulm dy te tretat e efektivit te saj prej 21 mije vetesh, te perbere nga dy grupime operative, te Zetes dhe ate Bregdetar, gjithsej 3 divizione.

    Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mesymjen kunder Garnizonit turko -shqiptar ne Tuz, i perbere prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim te plote, luftoi me vendosmeri perballe nje epersie derrmuese te kundershtarit dhe pa asnje ndihme nga jashte. Shume luftetare shqiptare u vrane nga zjarri i artilerise malazeze dhe sulmet e parreshtura te kembesorise. Vetem nga batalioni i Kavajes, gjate ketyre luftimeve rane 87 vete, ose nje e pesta e efektivit. Ne keto kushte te renda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejne qendresen dhe te pushtojne Tuzin.

    Renia e Tuzit qe nje goditje e rende ushtarake e psikologjike per efektivin e Garnizonit te Shkodres. Por Komanda e ketij garnizoni nuk ra ne disfatizem, perkundrazi ajo pershpejtoi masat e gjithanshme per te pritur armikun ne portat e qytetit, e ne radhe te pare intensifikoi punimet fortikuese ne rajonet e mbrojtjes. Qe ne vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, ne menyre rrethore, duke shfrytezuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtese. Ne radhe te pare, pengesat e shumta ujore, (liqeni, lumenjt e Bunes, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, qe e rrethojne qytetin.

    Komanda percaktoi pese rajonet kryesore te mbrojtjes: rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cdo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore per te perballuar mundesine e luftes ne rrethim, sidomos ne rastin e sulmeve te befasishme naten. Fortifikimi ishte i nivelit bashkekohor, me tre deri ne kater transhe, te lidhur me njera tjetren me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijes se pare, qe shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore per ndricimin e fushes se luftimit naten, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan naten, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithese, ne zona mocalore si ne fushen e Beltojes e te Trushit, me sistem nderlidhje dhe me strehime te mbuluara per efektivin. Ne fortifikimin e Shkodres, krahas trupave xheniere, nje kontribut te madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese qe nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese ne luftime. Rreth 400-600 banore te qytetit punonin cdo dite, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

    Komanda e Larte malazeze, duke vleresuar se rajoni i Shtojit duhet te ishte me i dobet per shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi te jepte aty goditjen kryesore. Me 25 tetor, pas nje pergatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit te dyte malazez dhe te divizionit te trete ndermoren sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht naten, ne distance te afert, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te perparoje asnje hap perpara. Malazezet per tre dite paten rreth 1500 ushtare te vrare e te plagosur. Sipas nje pohimi te mbret Nikolles, te cituar nga nje historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda te pesuara ne Shtoj, "te gjithe forcave malazeze, me perjashtim te brigades se Zetes, i kishte hyre paniku ne zemer, aq sa nje hap nuk mund te bente perpara". Pikerisht ne kete moment, Mbret Nikolla, duke pare se nuk po e pushtonte dot Shkodren me focat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizonin e katert, me rreth 5500 vete. Keshtu perreth Shkodres, bashke me divizionin e pare qe po sulmonte Taraboshin, u perqendrua e gjithe ushtria malazeze, prej kater divizonesh.

    Me 5 nentor 1912, pas disfatave qe pesuan ne sulmet e tyre te perseritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslymane te qytetit. Mjaft shtepi u shkaterruan dhe shume gra e femije vdiqen nen rrenoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslymanet, por ndodhi e kunderta. Familjet dhe kishat katolike te Shkodres i strehuan me bujari familjet myslymane. Ne keto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithe lagjeve te qytetit, myslymane e katolike.

    Me 17 nentor trupat serbe te dy divizionieve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit te pare, pushtuan kalane e qytetit te Lezhes dhe portin e Shengjinit, ku ndodheshin nje pjese e forcave shqiptare. Keshtu, u nderpre rruga Shkoder - Lezhe prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshte fundi i nentorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavaresise, ne 3 dhjetor 1912, vendoset armepushimi per nderprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrise otomane dhe aleateve ballkanike. Ne kete moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dergon komandantit te Garnizonit te Shkodres, kerkesen per te dorezuar qytetin e Shkodres, por Hasan Riza Pasha i pergjigjet: "Tashme, Shkodra eshte nje qytet shqiptar qe nuk mund te marre urdhera nga nje komande turke dhe se qyteti deshiron te mbroje pavaresine e vet kunder malazezeve".

    Ne kushtet kur Garnizonit te Shkodres nuk po i vinte asnje ndihme nga jashte dhe kur ishte shpallur pavaresia e Shqiperise, Hasan Rizaja vendosi qe te hynte ne marreveshje me malesoret shqiptare per t'u rene bashkerisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodren ne favor te Turqise, por per llogari te Shqiperise. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar ne kalane e Rozafes dhe dita e fillimit te sulmit te perbashket te forcave te Garnizonit te Shkodres dhe malesoreve shqiptare kunder trupave malazeze e serbe. Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht. Komanden e Korpusit te Shkodres e mori zevendesi i tij, Esat Pashe Toptani.

    Ndersa Konferenca e Londres vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu sugjerua nga miqte e tij me te ngushte europjane se vetem marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqite e Medha, te ndodhura para faktit te kryer, te vendosnin qe t'ja jepnin Shkodren Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua per ndihme te pakufizuar ushtarake Serbise. Gjeneralet malazeze dhe serbe ne fillim te shkurtit 1913 pergatiten planin e mesymjes se perbashket per pushtimin e Shkodres, ku do merrnin pjese forcat e kater divizoneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

    Per te marre Shtojin, malazezet formuan 2 kolona sulmi, te perbera nga efektivat e tri brigadave te kembesorise. Serbet, me forcat e tri divizoneve, te vendosura ne Mjede, Bushat, e Shkjeze, ne bashkeveprim me nje brigade malazeze te divizionit te pare, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri oresh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve te nje gjenerali malazez, Shkodra i ngjante nje vullkani te shperthyer, malazezet u hodhen ne sulm. Perleshje te pergjakshme u zhvilluan te te gjithe vijat e frontit, ne Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e pare u sulmit u drejtua kunder llogoreve ne Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egersi. Malazezet lane shume te vrare, por Shtoji nuk ra.

    Ne nje ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, te cilat perfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhen ne sulm te gjitha rezervat, malazezet munden te merrnin dy transhete e para. Mbrojtesit e rajonit te Shtojit u detyruan te terhiqen ne transhene e trete. Te gjithe burrave te qytetit te Shkodres, iu kerkua te shkonin ne llogore. Ata qe nuk kishin arme, u urdheruan te trasportonin te plagosurit, te cilet vinin ne qytet nga te gjitha anet.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, pasi vleresoi situaten, i dha urdher komandes se rajonit te Shtojit qe te kundersulmonte me rezervat e saj per te rimarre transhene e pare dhe te dyte, te pushtuar nga malazezet. Ne oret e fundit te po kesaj dite, efektivat e mbrojtesve te Shkodres ne Shtoj, u hodhen ne kundersulm. Pas nje gjysme ore, u mor transheja e dyte dhe per nje cerek ore, e para. Malazezet, te zene ne befasi, u terhoqen, por pasi u riorganizuan u hodhen perpara me shpejtesi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Per pak kohe, ata i rimoren te dy transhete. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume; ne oren 02.30 te dates 8 shkurt, Komanda e Garnizonit te Shkodres futi ne luftim rezervat e saj dhe ne oren 04.00, malazezet ishin flakur tutje nga dy transhete, te cilat nuk i moren dot me.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, me daten 8 shkurt dha urdher per kundersulmuar. Sipas nje historiani malazez, ushtria e mbret Nikolles deri ne ate kohe kishte pesuar rreth 7 mije te vrare dhe mezi po perballonte kundersulmin e forcave te Garnizonit te Shkodres. Ne keto kushte te veshtira, komanda e larte malazeze riperseriti me kembengulje kerkesen qe trupat serbe te sulmonin menjehere Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje naten Berdicen me dy kolona. Ne oren 03.30, te dates 9 shkurt 1913, trupat serbe te tri divizoneve kaluan ne sulm kunder rajonit te fortifikuar te Berdices. Ne kete sulm, serbet per 3-4 ore luftim lane ne fushen e betejes 1800 te vdekur, nga keta 39 oficere si dhe 300 rober. Shtypi serb i asaj kohe e quajti kete perleshje "Kasaphana e Berdices" dhe nje nga "katastrofat me te medha te ushtrise serbe gjate gjithe Luftes se pare Ballkanike".

    Mbret Nikolla, me humbjet e renda te pesuara, perfundimisht nuk kishte me shpresa qe ta pushtonte Shkodren vetem me ushtrine e vet. Ne keto kushte ai iu lut perseri mbretit te Serbise qe ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi te dergonte ne Shkodrer, rreth 15 mije forca te tjera, qe do te emertoheshin "Korpusi bregdetar i Shqiperise", i cili, vec artilerise se rende do te kishte edhe kater avione luftarake, nga shtate qe kishte gjithsej ushtria serbe. Nderkohe, me 23 mars 1913, Konferenca e Londres kishte vendosur qe Shkodra t'i mbetej Shqiperise. Fuqite e medha europiane i kerkuan Malit te Zi dhe Serbise qe te terhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodres. Por malazezet dhe serbet nuk donin te hiqnin dore nga plani per te pushtuar Shkodren. Ne marreveshje me qeverine greke nga Selaniku, nepermjet tri konvojeve, u transportuan ne Shengjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerise, edhe me aeroplane luftarake. Njekohesisht, ushtria malazeze u vu nen komanden e gjeneraleve serbe. Por humbjet e renda qe kishin pesuar me pare ne luftimet kunder Garnizonit te Shkodres i benin gjeneralet serbe qe te hezitonin e te zvarritnin sulmin kunder Shkodres, derisa erdhi urdhri qe ushtria serbe te terhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetem, forcat malazeze me 31 mars 1913, ben edhe nje sulm te deshperuar kunder Taraboshit, por pa sukses.

    Gjendja ne Shkoder nderkaq nuk ishte e thjeshte, qe ne dhjetor njerezit kishin filluar te vdisnin nga uria. Ne kushtet e mungeses se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodres ishte percaktuar nga Fuqite e Medha, Komanda e Garnizonit te Shkodres vendosi te dilte nga qyteti.

    Me 23 prill 1913, u arrit nje marreveshje me palen malazeze me 24 pika, sipas se ciles Garnizoni i Shkodres do te dilte nga qyteti me te gjithe armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

    Me 24 prill 1913, ne mengjez, efektivi i Garnizonit te pathyeshem te Shkodres, i rreshtuar ne kolone marrshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis per ne drejtim te Lezhes. Pas nje qendrimi te shkurter prej tre javesh te trupave malazeze, qyteti i Shkodres i kaloi per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj u bashkua me pjesen tjeter te Shqiperise.
    Nga Perparim Rexhepi - Klan

    Eshte shume emocionuese kur meson sa shume sakrifica i'u eshte dashur shqiptareve te bejn per te mbrojtur cdo pellemb toke qe kemi sot

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    39
    Postime
    981
    Faleminderit
    0
    12 falenderime në 12 postime
    Pa e arritur fundin e shkrimit qe ke postuar me erdhi ne mendje pikerisht fjalia e fundit qe ke shkruar dhe fakti qe shumica jone nuk u di as emrat ketyre martireve qe ne ditet me te zeza te historise tone, ne varferine e tyre te skajshme, ne vetmine e madhe qe erdhi pas humbjes se Turqise, dhane te vetmen pasuri qe kishin .... jeten .... per nje enderr shekullore .... Pavaresi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    41
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime në 3 postime

    Kështjella E Rozafës

    Emri Rozafa nuk del emër ilir, nuk është emër gruaje e aqë më pak, emër i nuses që u muros ndër themele, por është emër qyteti e kështjelle ku luftuan ilirët për të ruajtur kufinjtë lindorë të Perandorisë, emër i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga të parët tanë, si kujtim i ngjarjeve të Lindjes ku u martirizuan Shën Sergji e Shën Baku




    Kolec ÇEFTA



    E ngritur mbi një kodër të lartë shkëmbore e brinjëthikët, në një pozitë mbizotëruese e madhështore, Kështjella e Rozafatës hidhte vështrimin e saj të qetë e hijerëndë mbi fushën e gjerë e pjellore, vështronte vigjilues ujërat e lumenjve rrethues, hyrjen në liqen dhe kurorën e maleve të larta si amfiteatër gjigand natyror.



    Mendësia popullore, madje e pasqyruar shpeshherë edhe në shkrime e studime folklorike, letrare e historike, emërin e kështjellës, Rozafa, e shpjegon me legjendën e murosjes së Rozafës, nuses së vëllait të vogël. Riti i murimit është i vjetër, shumë i vjetër, e kanë pasur këtë rit edhe ilirët, por ky rit ka pasur kohëzgjatje të madhe, pra nuk na ndihmon ta caktojmë moshën e këngës sonë legjendare. Emri Rozafë nuk del tek autorët antik. Polibi, T. Livi, historiani i luftërave iliro-romake, Plini, Flori, Apiani, Ptolomeu, Hierokli, Prokopi i Cezaresë e ndonjë tjetër shkruajnë për Shkodrën, por nuk e përmendin Rozafën. As Zonara, historian bizantin, i shekullit XI-XII që e ka shfrytëzuar historiografinë antike, nuk e përmend. Ai shkruan: "...dhe Gentin ... e ndoqi dhe e mbylli në Shkodër, ku kishte pallatet e tij. Ai qëndroi i qetë atje, mbasi ajo ishte ndërtuar në maje mali dhe rrethohej me gryka të thella, të cilat përshkohen nga lumenj të rrëmyshëm. Ajo (Shkodra ) ishte e rretuar me mure të forta". Pra ilirët nuk dimë ta kenë emëruar as kështjellën e tyre, as kodrën, mbi të cilën ishte ndërtuar ajo, ndërsa autoritetet e huaja antike me Shkodra kuptonin edhe qytetin, edhe kështjellën. Shënojmë se emëri Shkodra duhet të ketë qenë apelativ, mbasi del edhe në vende të tjera, por kuptimi i këtij apelativi ka humbur.



    Dokumentet venedikase nuk e përmendin emrin Rozafë. Si duket venedikasit rindërtues të kështjellës, donin të fillonin nga e tyrja e nuk kishin dëshirë të përmendnin traditën e emërtimit. Ata vunë edhe toponime të reja. Regjistri i Kadastrës së Shkodrës 1416-1417, përmend Mali i Shkodrës, përmend kështjellën, por jo Rozafën. Të periudhës venedike janë edhe toponimet që përmend kënga popullore, si: Kazenë, quajtur prej baxhove të djathit, që siç shkruan Shufllai, ishin në Malin e Pashës (Mons Bazae e Barletit). Ky toponim del përsëri më 1434 "Medonus caput Kasinarum Skutari", më 1445 "Olim caput Kasinarum Skutari". Sot lagja Kazenë gjendet mbatanë Bune. Bolica e përmend me 23 shtëpi. Edhe Regjistri turk më 1485 nuk e përmend emërtimin Rozafë, sikurse nuk e cekun këtë emër as relatorët tanë mesjetarë. Ndryshe nga kënga popullore, Barleci, kur shkruan për ndërtimin e Kështjellës, tregon se njëfarë Roza, me motrën e vetë të quajtur Fa, qenë themelues të parë, prandaj fortesa quhej Rozafa. Kjo "legjendë" nuk njihet nga tradita, nuk njihet në folklorin e arbëreshëve të larguar nga Shqipëria, Moreja në shekullin XV-XVI. As nga shkodranët që braktisën vendin me pushtimin turk e shkuan në Itali, më 1479, nuk kemi ndonjë njoftim për këtë gjë. Emri Roza, sado që nuk hetojmë ndonjë lidhje me toponimin tonë, del si emër qyteti të vjetër pranë Kotorit, të cilin e shkatërruan seraqenët në shekullin XI. Gjithashtu, në shekullin XII del: "Qytetin e Kotorit ose të Rozës" (Katarinensem seu Roze) etj. Si llagap del në Shkodër më 1403: Stefan De Roza, qytetar fisnik shkodran, Jakob De Roza, i vëllai i tij. (Dok. për hist. e shqip. sh. XV). Shtojmë se ata mund të jenë cilësuar shkodranë, nga që kanë banuar në Shkodër, por mund të mos kenë qenë të tillë etnikisht. Edhe në Regjistrin e Kadastrës së Shkodrës 1416-1417 dalin Jakomo, Stefa e Luka me llagapin Ruoza (mbase kemi të bëjmë me të njëjtin llagap shkruar e lexuar në dy forma).



    Emri Rozafë ka gjetur pasqyrimin e vet në shkrime: Mjeda, njohës i mirë i mitologjisë, në poemën "Shkodra" ka vargun lapidar, "Afërdita për fli Rozafën lyp". Ndërsa kohët e fundit "Fjalori Enciklopedik Shqiptar" shkruan: "...si subjekt murosja e Rozafës, nuses më të re të vëllait më të vogël ndër të tre vëllezërit..." dhe "Ujët që depërton ndërmjet gurëve gëlqerorë te hyrja kryesore është e lidhur me fantazinë popullore me qumështin e gjirit të Rozafës që ju la jashtë murosjes për të ushqyer foshnjën". Pa u zgjatur, shprehje të tilla nuk përligjën as nga letërsia dokumentare, as nga krijimtaria popullore. Në të gjitha variantet që na kanë rënë në dorë për këtë baladë të bukur, të vjetër dhe shqiptare, nuk flitet se nusja e murosur e vëllait të vogël quhet Rozafë, por: nuse, reja Gjelinë (fjalë turke që domethënë nuse) dhe Gjelinë (emër i shekujve të parë të erës sonë, nga një Angjelinë, me rënien e zanores nistore si në huazimet latine). Pra: Angjjjelinë: Ngjelinë: Gjelinë dhe Gjinë, Vidë. Në rrjedhje të kohëve kënga ka fituar elemente të reja. Kështu, ai që dëfton, si mund të ndërtohet kështjella, quhet me fjalë plaku a i dijshmi, shejti-si ndikesë kristiane. Vëllezërit janë pa emra, por në ndonjë variant quhen edhe Gjon Vëlla, baca Gjergj (edhe këta emra të dokumentuar si të shekujve të parë të epokës sonë), te Shladebahu quhet Skandi, emër ky që të kujton fisin Skanaj të Mirditës, afrojmë këtu luftëtarin Gjon Skanda nga Samrishi që luftoi trimërisht kundër turqve, më 1393, të cilit Senati i Venedikut i fali pagesat e angaritë, më 1417. Emri Askanius (Skanio) del tek patricët e Tivarit e të Budves. Tashti pyesim: Ç' lidhje mund të ketë me emrin Askanius që del te Virgjili? Sidoqë ruajtja s-së së pandryshuar në sh kërkon shpjegim, nëse s'është ndonjë dukuri rikthyese. Edhe emri i djalit të vogël, Miri, që del në ndonjë variant, është i vjetër e me formim shqip nga mbiemri i mirë. Edhe sot gjenden te malësorët tanë emrat: Mirash, Mirotë, Mirakë, krahaso gojëdhënën për Mir Ditin e Dit Mirin si edhe me emrin historik, shqiptar, Progon Mira 1335 për të cilin Jireçeku ka shkruar "alb, mirë. bonus, pulker". Formime emrash të përveçëm nga mbiemrat kemi edhe Marash nga i mbarë; Keqan, Keqotë nga i keq; Gjetan nga i gjetur etj. Pa u larguar shtojmë se emrin Mir e kanë edhe popujt e tjerë. Si element i ri në baladë është edhe mallkimi, që shpërthen si erupcion plot ndjenjë të fuqishme e forcë poetike, që shpreh urrejtjen e thellë ndaj zaptuesit turk edhe për faktin se në ritin e ndërtimit që kam mbledhur në Bregun e Bunës e në Veri është si supersticion i fortë që gjatë ndërtimit nuk duhet të mallkohet në asnjë mënyrë, se, ndryshe familjes banuese nuk i shkon mbarë. Element më i vjetër është urimi: "kalaja u forcoftë, djali em e gëzoftë/ u baftë krajl e në të sundoftë".



    Emri Rozafë shpesh është përdorur në dy kuptime: edhe për kështjellën, edhe për kodrën mbi të cilën u ndërtua kështjella. Këtë emër e njohin edhe udhëtarë të shekullit XIX, si: Bue, Myler, Hani qoftë për kështjellën, qoftë për kodrën e kështjellës, madje nuk dimë mirë me cilin kuptim u përdor së pari. Në biografinë e Shtjefën Nemanjes Kështjella e Shkodrës quhet "Qyteti i Risafit" (afër vitit 1215). Ky cak kohor e rrëzon përrallën serbe se kështjellën e paskan ndërtuar vëllezërit Vukashin, Uglesha dhe Gojko, të cilët kanë sunduar në shekullin XIV viset veriperëndimore e verilindore të Shqipërisë. Këtu aderon edhe Degrani pa përmendur pasaktësitë e Hekardit. Jireçeku shpjegon se emri Rozafa është emri i një qytet në Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqën shejtënt martirë Shën Sergji e Shën Baku, kulti i të cilëve u përhap në lindje.



    Duke u nisur nga fakti që ushtarët ilirë mbronin kufijtë lindorë të Perandorisë Romake, mund të mendojmë me ndonjë medievist, se qenë ilirë, sikurse mund të kenë qenë ilirë ushtarët që sollën kultin e tyre në atdhe. Për të mos harruar emrin e qytetit a kështjellës ku dy shejtënt kaluan një pjesë të jetës e u martirizuan, shokët e tyre sollën në atdhe emrin Rusaf kthyer në gojën e popullit Rrozafa, me forcimin e r-së në rr, si në fjalët latine, krahaso Rroma për Roma etj., ndërrimin e u-së në o, dhe sonorizimin e s-së në z, ndërsa Rozofat si zgjatje emri, a si lokativ.



    Kështu, emri Rozafë e ka filluar jetën e vet ndër ne në shekullin e gjashtë. Ka mundësi që edhe balada e murimit, sido që si rit është shumë i vjetër e mund të ketë pasur tharmin e parë në ato kohëra, mund të lidhet me ndonjë rindërtim të kështjellës në shekullin VI, në prakun e rrebeshit sllav.



    Si përfundim: Emri Rozafa nuk del emër ilir, nuk është emër gruaje e aqë më pak, emër i nuses që u muros ndër themele, por është emër qyteti e kështjelle ku luftuan ilirët për të ruajtur kufinjtë lindorë të Perandorisë, emër i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga të parët tanë, si kujtim i ngjarjeve të Lindjes ku u martirizuan Shën Sergji e Shën Baku.

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime në 11 postime
    Jireçeku shpjegon se emri Rozafa është emri i një qytet në Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqën shejtënt martirë Shën Sergji e Shën Baku, kulti i të cilëve u përhap në lindje.


    Afer fshatit Shirzh, gjendej Kisha e Shirzhit, e cila sipas Konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Ippen, ishte nje renoje e nje ish-manastiri benediktin.
    Ne kete Kishe qe mbante emrin e nje prej Shenjteve, Shirzh-it, dhe Bacchus, martire qe lidhen sipas Jirecekut me qytetin Rusafa ne Siri (Jerecek-Das christliche Element in der topographischen Nomenklatur der Balkanländer), por qe quhej nga Banoret dhe Kisha e Shna Prena (St. Veneranda), ne diten e emrit te ketyre shenjteve, nga banoret e zones, festoheshin dhe ditet e nderimit te te pareve te popullise, nje rit pagan ky i kujtimit dhe i nderimit te paraardhesve.

    Ndersa vete qyteti i Shkodres permendet ne nje njoftim ne v. 168 p.K. si qendra e fisit ilir te labeateve dhe si rezidenca e prijesit te tyre Gentius.
    Me pas Shkodra permendet ne v. 40 p.K. ne traktatin midis Oktavianit dhe Mark Antonit, si nje linje demarkacioni e te zonave te zoterimeve te ketyre te fundit.
    Ndersa ne kohen pernadoreke, Plini njofton se qyteti ishte nje "oppidum civium Romanorum" ne statusin e nje kolonie, me ne krye nje Duovari.
    Me ndarjen e Dalmacise, Shkodra kthehet nen Perandorin Dioklecian ne kryeqqendren e Provinces se Prevalitanes (Praevalitana-Praevalis) dhe bie nen Perandorine Lindore Romake.
    Ne kohet bizantine, Shkodra si fillim ishte nen juridiksionin e Themes se Dyrahut (Dyrrachium), me pak nderpreje te ketij juridiksioni nen sllavet, derisa perandori Manuel Komneni (1143-1180) e bashkon Shkodren, me perandorine e Zhupanit te madh Stefan Nemanjes.
    Pas shperberjes se Perandorise Serbe ne 1355m Shkodra kalon nen sundimin e Balshajve, princerve te Zetes & Malit te Zi, nen te cilet ne qytet priten dhe monedha.
    Pinjolli i dinastise Balsha, Gjergji II Strazimiri me 1306, i kercenuar nga rreziku osman, ia kalon shkodren venedikasve, te cilet e mbajne kete qytet deri me 1479, kur qyteti pushtohet nga hordhite osmane, me te cilet u nderpre ajo perkatesi perendimore e qytetit, dhe shumica e popullsise se vjeter shkodrane emigroi drejt Venedikut, Ravenna-s, Padova-s, e eviso-s.
    Nen osmanet ne krye te qytetit u vu nje sanxhakbej, i cili ne rangun e nje pashai drejtonte tashme Iskanderije-n, emer qe u vu nga osmanet per qytetin.
    Nje rizgjim te jetes qyteti e pati ne kohen e Bushatllinjve ku kulmi i kesaj periudhe arrihet me Kara Mahmud Pashen, i biri i Mehmed Plak Bushatlliut, jo me kot kjo periudhe njihej nder shkodranet e vjeter per nga begatia qe solli, si "n'vakt vezirit".

    GJate luftes se pare boterore Shkodra behet qendra e administrates ushtarake austro-hungareze dhe pas humbjes se ketyre te fundit ne lufte, ne te hyjne trupat e Antantes dhe qyteti vihet nen drejtimin e francezit, Bardy de Fortou.

    ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    cfare jane podgoricanet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Faleminderit
    30
    20 falenderime në 13 postime
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime në 0 postime
    sa eshte numri i tyre

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Faleminderit
    0
    7 falenderime në 6 postime
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.

  10. #10
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Faleminderit
    0
    3 falenderime në 3 postime
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Really Dude... Get A Life!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Faleminderit
    0
    7 falenderime në 6 postime
    Citim Postuar më parë nga Adaes Lexo Postimin
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,919
    Faleminderit
    141
    234 falenderime në 190 postime
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgoriçanet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaçoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se çka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgoriçanet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgoriçanet".
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 09-04-2009 më 11:07
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Faleminderit
    0
    11 falenderime në 11 postime
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  14. #14
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Faleminderit
    0
    3 falenderime në 3 postime
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.
    Un jam me origjin ulqinake per vete...Fisi im ka ardh ne Shkoder para nja 150 vitesh.Dhe nga pervoja e origjines time...Shqiptaret e Malit te Zi dhe Podgricanjt jan komplet ndryshe.Tuzi perbehet kryesisht me shqiptare,ose me mir te them,te gjith banoret e Tuzit jan shqiptare,po nuk quhen podgricanj po tuziane.Me ca me tregon gjyshja perrallat e rinise te saj,thot qe podgricanjt u vendosen afer shtepive karakteristike te vjetra shkodrane,ku banonin familjet me te vjetra shkodrane,dhe punonin si sherbetore neper kto familje.Dhe kto podgricanj nuk dinin asnje fjal shqip kur kan ardh...kurse shqiptaret e Malit te Zi edhe sot e ksaj dite,ata qe padrejtesisht mbeten jasht shtetit shqiptar,flasin shqip,ose e pakta e pakta kuptojn.
    Really Dude... Get A Life!!!

  15. #15
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Faleminderit
    0
    11 falenderime në 11 postime
    adaes gjyshja ime edhe sot din me fol potguriqanshe.(dhe shum mir biles)
    dhe ne podgoric ka shume shqiptar ,gjithashtu di qe podguriqant jan vendos neper rrethina se shkodranet nuk i kan leju me u vendos ne qytet
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Faleminderit
    0
    7 falenderime në 6 postime
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgoriçanet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaçoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se çka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgoriçanet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgoriçanet".
    Stergjyshja ime ka ardhe shum e re nga Tuzi ne Shkoder. Un nuk e kam njofte por ka fole gjithmone shqip dhe e flasin edhe ata qe jetojne hala atje. Tuzi asht fshat shqiptare, megjithate shkodranet i qunin Podgriçan. Biles gjyshja me tregonte qe , kur ishte femije, shoqet qe e dinin se e kishte nanen podgriçane, kur donin me e sha i thoshin: "Podgriçan e mùt taman"
    Pra ka edhe shqiptar qe kane ardhe nga fshatrat shqiptare te Malit te Zi jane qujt podgriçan.

    Edhe podgriçant malazez kane kene te asimilum(flas per ata te 90 e ktej) dhe i thoshin vetes shqiptare. Maksimumi ndigjoshin ndonji kange Jugosllave ose ishin tifoz me Jugosllavine ne Botnor ngaqe Shqipnia nuk merrte pjese.
    Megjithse para disa ditesh pashe ne TVSH qe disa prej tyne kishin formu nji organizate dhe kishin fillu si grekt ne Himare.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Faleminderit
    0
    7 falenderime në 6 postime
    Citim Postuar më parë nga bombona Lexo Postimin
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?

  18. #18
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Faleminderit
    0
    11 falenderime në 11 postime
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Faleminderit
    0
    7 falenderime në 6 postime
    Citim Postuar më parë nga bombona Lexo Postimin
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....

  20. #20
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,721
    Faleminderit
    0
    11 falenderime në 11 postime
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....
    ku me pave mor te nxeme,a u dogje gja kur me preke a lol
    un thjesh po te shpjegoja se sa per te nxeme mos me hassh ne tela -thot nje fjal e urte
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •