Marko trimeria
ngrehu te therret Greqia
te vije Marko Shqiperia!
Me i lavdishmi i fares suliote te Bocareve, Marko Bocari lindi ne Sul te Janines me 1790 ne nje familje te degjuar qe kishin dale shume burra trima si Kico Bocari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit te 1821, Noti Bocari.
Marko Bocari pervee bemave te tij trimerore dhe burrerore dhe bukurise, na la trashegim edhe nje veper. eshte fjala per te famshim "Fjalori dy gjuhesh greko-shqip".
Babai i Markos, Kico Gj. Bocari u martua tre here dhe kishte 18 femije, pese prej tyre i vdiqen te vegjel. Nga martesa e pare me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kico Gj. Bocari u vra me 1813, ne Arte nga Gjoko Bakola. Ne vitet e kryengritjes se 1821, Marko Bocari i dha duart dhe u perqafua per te miren e perbashket me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas te dhenave banoret e pare qe u ngulen ne Sul ishin ushtaret e Skenderbeut.
Mbas vdekjes se Gjergj Kastrioti Skenderbeg, rreth 200 luftetare arvanite(shqiptare) me familjet e tyre, si fisi Bocari, Xhavelasit etj, formuan krahinen e Sulit dhe luftonin kundra turqeve per lirine e gjuhes dhe te drejten fetare.
Me vone Suli u zgjerua si krahine dhe u popullua nga shqiptar ortodokse camer, qe per t'i shpetuar skllaverise osmane turke, u shperngulen nga fshatrat e tyre te camerise rreth viteve 1500 dhe u vendosen ne Sul te Janines, qe krijuan fshatra te rinje me emra shqiptar. Qe suliotet jane camer kete na e deklaron anglezi V.M. Lik ''Suliotet jane nje fare e camerise, njera prej kater degeve te Shqiperise".
Ndersa studiuesi Ciapolini shkruan- ''Suliotet nuk dinin fare greqisht, gjuha qe ata perdornin eshte, shqipja e dialektit te camerise".
Nje pjese e popullates se Sulit pasi u nenshtruan Ali Pash Tepelenes u derguan per denim ne ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjere per rreth.
Ndersa mbas vdekjes se Ali Pash Tepelenes shumica e popullates se krahines se Sulit per ti shpetuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morren drejtimin per ne malin e Shenjte te Tomorrit duke u vendosur afer qytetit te sotem te Gramshit dhe formuan krahinen e Suloves me fshatrat, Shen Meri, Shen Mitri, Dardhzeze, Sulki, Dushke, Kushov, Jane, Tunje etj.
Sulioti Marko Bocari nuk ishte vetem nje nga heronjte shqiptare me i rrendesishem te revolucionit grek te 1821, i njohur per aftesite ushtarake dhe guximin e tij, por edhe per deshiren e madhe per shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashke me Odise Andrueon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan ne oborrin e Ali Pash Tepelenes ne artin ushtarak, politik dhe zgjuarsise.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenen ne rrethimin e Janines prej turqeve te Sulltanit dhe mandej, pas renies se Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij ne Rumeli me qender Mesollogjin.
endrra e Markos ishte qe te edukonte suliotet shqiptar qe te dilnin nga gjendja e luftetarit te pamesuar qe luftonte panderprere, pa nje ardheme, te jetoje paqesisht ne nje shoqeri te lire e te drejte. Markoja nderkohe shqetesohej se mos edukimi mesimor eon ne humbjen e disa tipareve te njohura cilesore qe e benin arvanitasin suliot nje figure popullore te veeante, qe edhe brenda mos shkollimit, varferise dhe kushteve me te veshtira te jeteses, ngjallte adhurim.
''Dua te shkollohesh, i shkruante ne leter, djalit te tij Dhimitrit, qe gjendej ne Ankona te Italise, por vee kesaj dua te brumosesh me traditat suljote, te mbetesh perhere suljot sie ka mbetur tata i yt".
Ne ate perjudhe te ndryshimeve te shenuara ne Ballkan dhe ne Europe, dukej qarte se virtyti liridashes dhe shpata arvanite nuk ishin te mjaftueshme qe te arrihej nje jete me e mire, nje shoqeri me e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevoje kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit te 1821, qe parapelqenin te shisnin edo lloj pasurie, me qellim ''te mesoje femija i tyre".
Dhe sigurisht, ne ate perjudhe kur thoshim ''shkrim e kendim" kuptonim ''gjuhen e re greke" qe flitej kryesisht ne qytetet e Greqis se sotme.
Por eshte fakt, se arvanitet perbuznin menyren e jeteses te shoqerive te tjera, plogeshtine, pabesine, fjalet e shumta, frymen e nenshtrimit, paftyrsine etj.
Karakteri i arvanitas eshte qe ai te jete kudo i pari, te tregoje perpara te gjitheve krylartesine, trimerine dhe mosnenshtrimin.
Dhe arvanitet e deshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetersimit dhe bjerjes se vlerave tradicionale vetjake e te bashkesise. Kesaj ia kishte friken dhe kete i theksonte djalit te vet Marko Bocari.
Kur gjendej i internuar ne Korfuz, Markoja mesoi greqishten dhe beri te fameshmin ''Fjalorin dygjuhesh te greqishtes popullore dhe arvanites se thjesht'' 1809 qe e shkruajti Markoja vete me ndihmen e babait te tij Kico Bocari (1754-1813), xhaxhait Noti Bocari (1759-1841) dhe vjerrit te tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Krijoni Kontakt