E Premte, 11 Korrik 2003
SHENJTORJA ISHTE GONXHE
Nga Aleksander Cipa
Engjejt dhe shenjteret nuk pronesohen, ata adhurohen dhe shnderrohen ne mite. Mitin, te gjallet e krijojne nga pak dhe sipas ligjesise se rrallesise. Ne verbin e rralle shpirteror te Nene Terezes dy aspekte kane mbetur te kthjellta dhe vecse brenda saktesise: Origjina shqiptare dhe drita shenjteruese e saj. Fqinji yne i paket, Republika me emer ende te diskutueshem, ajo ish Jugosllave e Maqedonise, tinezisht ne castet kur Vatikani ka nisur procesin e shenjterimit te Shenjtores se madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhi, paraqet pretendimet per ta njohur gjenine, si te genit te tyre. Jo me kot fjaleurti Gete shprehej se "gjenite lakmohen si territoret". Historia e shqiptareve kohe pas kohe i ka shtyre fqinjet dhe historiberesit e tyre te mbeten fallsifikues dhe retushues biografish, vlerash dhe aktesh fondamentale. Sllavet gjithehere s'kane rreshtur te mbeten pretendues te autoresise eposale, malazeste ne librarite e tyre shtojne ende libra per origjinen nga nacioni i tyre te Migjenit apo disa emrave fondamentale te kultures dhe historise sone kombetare, greket ne jug pandreqshmerisht edhe me sekuestrues apo greqishtberes per shumecka shqiptare. As me pak e as me shume, pretendimi i tyre per Skenderbeun te ashtuquajtur prejt tyre si Jorgos, eshte rast i mjaftueshem i tendences dhe pervojes lakmuese. Por adresimi qeveritar maqedonas prane kryebashkiakut te Romes me bustin e "Nene Terezes", eshte nje akt i fundit atentatues ndaj shenjtores shqiptare. E mbrojtur ne perkatesine e saj qe nga emri e deri tek fisi genetik, qe nga pohimet e riperseritura dhe deri tek puthja pagane e tokes shqiptare, Nene Tereza, brenda drites se shpirtit, pati te plote driten e etnitetit te vet.
Tinezia zyrtare maqedonase per fallsifikim te ketij fakti biografik te Nene Terezes, le te merret si nje naivitet qinjor. Ndersa projekti i kryetarit te bashkise se Romes, kurresesi nuk mund te kurorezohet e as te percillet me ceremoni te tilla, pasi ne gjuhen e besimit te perbotshem eshte unike sentenca: Me engjejt dhe shenjtoret mos luaj.
Nene Tereza eshte imazhi real dhe bashkekohor i gjenialitetit shpirteror shqiptar. Ne kete mit te shumepare, shumendjere e te shumefalur natyrshem ne shqiptaret mbartim supremacine tone spirituale mbi bashkebotasit tane. Skaj me skaj te rruzullit Shenjtorja jone njihet me emrin Gonxhe. Semantikisht ky emer vetem me gjuhen shqipe e lidh perkatesine dhe sipas M.Heidegger: Gjuha eshte "qela e qenies".
Fqinjit te paket ia kuptojme humorin, sikunder rasti i fundem i tyre na rikujton shprehjen e famshme te Librit te Nastradinit: "Vjedhja gjithmone ndodh ne kopshtin qe ka".
Natyrisht fallsifikimi i perkatesise se bustit te Shenjtores nuk mund te pranohet ne Romen e lashte sepse ne kete rast nuk do ta kishte fjalen meria, por pesha e rende e mekatit qe behet me Shenjtoren. Ne Rome dominon dijenia per fjalen biblike: Me engjejt dhe shenjtet mos luaj! Dhe, Shenjtorja ishte Gonxhe.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat
Krijoni Kontakt