Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Pretendimet sllavomaqedone mbi Nënë Terezën

    E Premte, 11 Korrik 2003


    SHENJTORJA ISHTE GONXHE

    Nga Aleksander Cipa

    Engjejt dhe shenjteret nuk pronesohen, ata adhurohen dhe shnderrohen ne mite. Mitin, te gjallet e krijojne nga pak dhe sipas ligjesise se rrallesise. Ne verbin e rralle shpirteror te Nene Terezes dy aspekte kane mbetur te kthjellta dhe vecse brenda saktesise: Origjina shqiptare dhe drita shenjteruese e saj. Fqinji yne i paket, Republika me emer ende te diskutueshem, ajo ish Jugosllave e Maqedonise, tinezisht ne castet kur Vatikani ka nisur procesin e shenjterimit te Shenjtores se madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhi, paraqet pretendimet per ta njohur gjenine, si te genit te tyre. Jo me kot fjaleurti Gete shprehej se "gjenite lakmohen si territoret". Historia e shqiptareve kohe pas kohe i ka shtyre fqinjet dhe historiberesit e tyre te mbeten fallsifikues dhe retushues biografish, vlerash dhe aktesh fondamentale. Sllavet gjithehere s'kane rreshtur te mbeten pretendues te autoresise eposale, malazeste ne librarite e tyre shtojne ende libra per origjinen nga nacioni i tyre te Migjenit apo disa emrave fondamentale te kultures dhe historise sone kombetare, greket ne jug pandreqshmerisht edhe me sekuestrues apo greqishtberes per shumecka shqiptare. As me pak e as me shume, pretendimi i tyre per Skenderbeun te ashtuquajtur prejt tyre si Jorgos, eshte rast i mjaftueshem i tendences dhe pervojes lakmuese. Por adresimi qeveritar maqedonas prane kryebashkiakut te Romes me bustin e "Nene Terezes", eshte nje akt i fundit atentatues ndaj shenjtores shqiptare. E mbrojtur ne perkatesine e saj qe nga emri e deri tek fisi genetik, qe nga pohimet e riperseritura dhe deri tek puthja pagane e tokes shqiptare, Nene Tereza, brenda drites se shpirtit, pati te plote driten e etnitetit te vet.

    Tinezia zyrtare maqedonase per fallsifikim te ketij fakti biografik te Nene Terezes, le te merret si nje naivitet qinjor. Ndersa projekti i kryetarit te bashkise se Romes, kurresesi nuk mund te kurorezohet e as te percillet me ceremoni te tilla, pasi ne gjuhen e besimit te perbotshem eshte unike sentenca: Me engjejt dhe shenjtoret mos luaj.

    Nene Tereza eshte imazhi real dhe bashkekohor i gjenialitetit shpirteror shqiptar. Ne kete mit te shumepare, shumendjere e te shumefalur natyrshem ne shqiptaret mbartim supremacine tone spirituale mbi bashkebotasit tane. Skaj me skaj te rruzullit Shenjtorja jone njihet me emrin Gonxhe. Semantikisht ky emer vetem me gjuhen shqipe e lidh perkatesine dhe sipas M.Heidegger: Gjuha eshte "qela e qenies".

    Fqinjit te paket ia kuptojme humorin, sikunder rasti i fundem i tyre na rikujton shprehjen e famshme te Librit te Nastradinit: "Vjedhja gjithmone ndodh ne kopshtin qe ka".

    Natyrisht fallsifikimi i perkatesise se bustit te Shenjtores nuk mund te pranohet ne Romen e lashte sepse ne kete rast nuk do ta kishte fjalen meria, por pesha e rende e mekatit qe behet me Shenjtoren. Ne Rome dominon dijenia per fjalen biblike: Me engjejt dhe shenjtet mos luaj! Dhe, Shenjtorja ishte Gonxhe.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Premte, 11 Korrik 2003


    TA RUAJME NENE TEREZEN TONE

    Jemi njohur me nje projekt te kryetarit te Bashkise se Romes ne Itali zotit Walter Veltrone, i cili para shpalljes se Nene Terezes Shenjetore nga papa Gjon Pali i dyte ne tetor te ketij viti, pra kryebashkiaku romak do te zhvilloje nje ceremoni per t'i dhene emrertimin nje sheshi ne rome te quajtur "Sheshi Maqedonia" si shenje respekti per dhuraten qe qeveria maqedone i ka bere atij me bustin e Nene Terezes si dhe duke e vendosur protretin e saj ne emertimin e ketij sheshi me emrin maqedonas me mbishkrimin "Bijes se kombit maqedon"! Pra me kete akt, nese ndodh perfundimisht, qeveria maqedonase, nepermjet kryebashkiakut te Romes, do te shpalle boterisht se Nene Tereza eshte maqedonase!

    Te gjithe shqiptaret dhe mbare bota e qyteteruar e di se Nene Tereza eshte me origjine shqiptare, dhe se ajo mbetet simbol i humanizmit, kurajos e i dashurise njerezore. Ndaj, qe te mos ndodhi ajo qe po pergatitet te ndodhe ne kryeqytetin italian i kerkojme qeverise shqiptare qe te nderhyje nepermjet institucioneve te saja zyrtare qe ky akt fyes e denigrues te mos ndodhe ne Romen e Lashte.

    Jemi te informuar, gjithashtu, se nje grup intelektualesh te njohur shqiptar te kryesuar nga Ismail Kadare dhe Edi Rama po hartojne nje peticion drejtuar kreut te Bashkise se Romes, zotit Veltrone, ku i kerkohet qe te mos ndermarre nje hap te tille ofendues per kombin tone. Ne te kundert kjo do te fyeje ndjenjen tone kombetare ne pergjithesi dhe ate te komunitetit katolik ne vecanti.

    Ja Lista e 10 intelektualeve shqiptare qe i kane derguar peticionin kryetarit te Bashkise se Romes z.Veltroni per ceshtjen e Nene Terezes

    (teksti i peticionit do te behet i njohur opinionit publik ne nje moment te dyte)

    1. Ismail Kadare

    2. Dritero Agolli

    3. Sabri Godo

    4. Bashkim Shehu

    5. Remzi Lani

    6. Piro Misha

    7. Genc Ruli

    8. Kujtim Cashku

    9. Ardian Klosi

    10.Fatos Kongoli





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat




    Maqedonët në njëfarë mënyrë edhe kanë pak të drejtë duke pasur parasysh se ata janë shqiptar por që janë sllavizuar dhunshëm apo edhe në mënyra të tjera në një të kaluar jo shumë të largët, dhe lirisht mund të themi se ata kanë qenë po sikur Nënë Tereza shqiptar, por që ta konsiderojnë Nënë Terezën të tyre ata duhet të kthehen në identitet të vërtetë të tyre kombëtar e që është po sikur ai i Nënë Terezës shqiptar dhe ashtu edhe ata mund ta konsiderojnë pastaj Nënë Terezën, Lekën e Madh etj sikur ne të tyren.
    Pra, ata si sllavomaqedon nuk mund të konsiderojnë në asnjë mënyrë Nënë Terezën të tyre, por si shqiptar që kanë qenë dhe nëse (çka unë jam i bindur se shumë shpejt do të kthehen) bëhen atëherë po edhe ata sikur ne mund të konsiderojnë edhe Nënë Terezën, Lekën e Madh të tyrin.
    Sidoqoftë shkrim shumë i mirë i Aleksandër Çipës por edhe përshëndesim dhe përkrahim peticionin e intelektualëve shqiptar drejtuar kryebashkiakut të Romës që gati bëri gabimin nga manipulimi dhe shpifjet e sllavomaqedonëve.

    Përshëndetje dhe gjithë të mirat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    raku
    i/e ftuar
    nene tereza eshte shqiptare dhe pike.e gjithe bota e din kete keshtu qe kjo teme eshte e kote dhe nuk ja vlen te diskutohet!

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ashtu është rakku,unë e solla vetëm për të parë se deri ku kanë shkuar sllavomaqedonët me rrenat, shpifjet e tyre, dhe mendoj se ia vlen të diskutohet për këtë gjë.
    Poashtu mendoj se ja vlen të diskutohet edhe se kush janë sllavomaqedonët sot, që janë shqiptar atë pa asnjë fije dyshimi por që nga ndikimi i kishës ruso-sllave në kishat shqiptaro-maqedone janë asimiluar edhe atë në një të kaluar shumë të afërt, prandaj ja vlen edhe kjo të diskutohet dhe të njihet nga gjithë shqiptarët kudo janë por edhe nga gjithë bota.
    Kurse sa për Nënë Terezën këtë e di gjithë bota, dhe shumë i mirë edhe reagimi i intelektualëve tanë dhe duhet që gjithmonë kështu të reagohet në gjërat me interes kombëtar.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Ju lumtë këtyre intelektualëve për reagimin.

    Unë lexova se sllavo-maqedonët kishin bërë një tillë, por nuk e pashë reagimin e këtyre 10 intelektualëve Shqiptarë.

    Ju lumtë dhe shpresoj se do ta arrijnë qëllimin.

    Nëna Tereze do të Shenjtërohet nga Ati i Shenjtë në Vatikan më 19 Tetor 2003 (e diel).

    Të mundohemi edhe mbajmë Nënën Terezë ashtu siç e meriton.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga Lekë Rezniqi
    Ju lumtë këtyre intelektualëve për reagimin.

    Ju lumtë dhe shpresoj se do ta arrijnë qëllimin.

    Leka nga Prishtina

    Leka po si more nuk do tia arrijnë qëllimit, mosarritja e qëllimit do të thotë sllavizim i Nënë Terezës për së vdekuri, rrenë e hapur kur gjithë bota e di fare mirë kombësinë e saj që e ka deklaruar qindra herë. Unë çuditem se si ata sllavomaqedon pa fije turpi mund të rrejnë e kërkojnë që rrena të tilla të institucionalizohen.
    Reagimi patjetër që do të ketë sukses, sepse e vërteta qëndron në anën tonë, prandaj patjetër që nuk do ketë sukses rrena e sllavomaqedonëve sikur që nuk do të ketë sukses asnjë rrenë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    raku
    i/e ftuar
    nuk e lejojme ne qe nje popull i vogel ne numer si maqedonia ta hapi gojen dhe te flasi brockulla te plota per njeriun me te famshem te kombit tone te shekullit te fundit.

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ça qu KOMB ti, une mendoj se Nene Tereza i perket RACES shqiptare dhe jo kombit shqiptar. Kur ka lind ajo shqiperia s'egzistonte si SHTET.
    Ne karieren e saj shqiperia as maqedonia s'kane NDIKIMIN me te vogel, s'besoj qe ajo ta kualifikonte veten shqiptare ose maqedone, perveçse ndoshta shume kohe para kur ishte goc e re. Ndryshe do te kerkonte te varrosej ne Shqiperi ku ka nenen dhe motren, me duket. Ne koh te Enverit ka ardh me vizitu shqiperine veç per me pa varret e tyre.

    Ka gati nje vit, duke diskutuar me Antonin (s'eshte me ketu) e kam PARASHIKUAR ket. Ngaqe dihet, shtetet e kalbme e kombet e tilla, zihen per "simbole", jo imi jo joti, a thu se do t'ju shtohet buka nga kjo.
    Gjithashtu te jeni te sigurt, Nene Tereza KURRE nuk e lidhi JETEN e ASPIRATAT e saj me JETEN e ASPIRATAT e kombit te saj. Prandaj arriti aty ku ndodhet sot, pra SHENJT.

  9. #9
    raku
    i/e ftuar
    pse ornament nuk eshte nene tereza shqiptarja me e famshme e shekullit te fundit?
    eshte e vertete qe shqiperia nuk ekzistonte si shtet kur ajo u lind por ajo ishte shume e vogel dhe e panjohur kur shqiperia u be shtet keshtu qe ajo padiskutim i perket kombit tone.

    pershendetje!!!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Shpetojeni nene Terezen nga kthetrat grabiqare te sllaveve!!! lol

    Nene Tereza qe ka bere aq shum per kombin shqiptar! (apo eshte indian se i ngaterroj?)

    Duhet t'ja shpjegonin ne fillim Nene Terezes qe ishte shqiptare pastaj t'jua mbushnin mendjen botes...me gjith respektin qe kam per humanizmat e saj etj etj...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kadare: Mjaft racizmit ndaj shqiptarëve

    “Shqipëria duhet ta bëjë problem të madh këtë në të gjitha instancat europiane”

    Z.Kadare, si mendoni pse ndodh pikërisht ky incident kur është viti i shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares së madhe?
    - Kjo që po ndodh për mua është shumë shqetësuese. Është shumë shqetësuese jo vetëm për faktin se lidhet për Nënë Terezën, por merr një kuptim dhe më të gjerë. Kjo është një gjë që nuk ardhur nga mungesa e informacionit, apo nga padija, është gjë që është bërë me lloj cinizmi, sepse botërisht dihet se Nënë Tereza quhet shqiptare kudo. Zyrtarisht, botërisht nuk ka keqkuptim me këtë gjë, për shkak se ka shumë vite, me këmbënguljen e saj, ajo është deklaruar si shqiptare dhe pranohet kudo, në të gjitha gjuhët e botës si Nënë Tereza me origjinë shqiptare, që ka lindur nga prindër shqiptarë. Pra ajo njihet si murgesha, shenjtorja shqiptare. Prandaj këtu nuk ka punë mungesë informacioni, këtu duket është kureshtje shqetësuese si dukuri, lidh një dukuri më të gjërë. Europa ka kulturën e saj, por për fat keq ditët e fundit vihet re qartë një racizëm antishqiptar. Ato janë shenja shumë të këqija për botën, për kontinentet, për rajonin ku lindin. Për fat të keq kjo është një gjë nuk mund të na pëlqejë, por është e vërtetë. Shqiptarët, Shqipëria krijon nervozizëm jo vetëm në rrethe të caktuara, në ato që quhen antishqiptare, jo, por për fat të keq krijon nervozizëm shumë vende edhe në rrethe të gjëra në opinionin publik. Dhe këtu nuk është fjala që ne të hiqemi si viktima, siç e kemi patur zakon dhe të ankohemi se të gjithë janë të këqinj dhe vetëm ne jemi të mirë. Jo! Natyrisht në këtë gjë populli ka mungesat e veta, ka përgjegjësitë e veta, ka atë gjë që ka nervozuar botën, e nervozon. Megjithatë në këtë realitet të errët që kanë provuar disa herë njerëzit e këtij populli, unë vë re që populli shqiptar nuk meriton një racizëm të tillë, të kësaj përmase. Asnjë popull nuk e meriton, kjo padyshim. Racizmi është një shenjë shumë e keqe kur shfaqet dhe ne duhet të jemi shumë të shqetësuar të gjithë si Shqipëri, popull, opinion publik, si shtet, si kulturë, si institucion. Nuk duhet të rrimë duarkryq, në qoftë se bindemi nëse ka një racizëm antishqiptar. Shteti shqiptar, shoqëria dhe opinioni publik shqiptar nuk duhet të rrijë duarkryq. Është shumë i rrezikshëm racizmi, paralajmëron gjëra shumë të këqija në të gjitha format. Ai është i drejtpërdrejtë dhe i tërthotë. Racizmin e drejtpërdrejtë e vuajnë një milion refugjatët shqiptarë të shpërndarë nëpër Europë. E dinë ata që vuajnë, është një tragjedi e tmerrshme, e padukshme që është e shpërndarë në mijëra e mijëra familje. E vuajnë që nga njerëzit që ndeshen drejtpëdrejt me të, fëmijët shqiptarë që shkojnë në shkollë, nënat u thonë të mos deklarohen si shqiptarë. Duke përgatitur kështu njerëz të gjymtuar, që janë të huaj për ato nëna vetë, për vendin që i ka pjellë, të huaj për vendin ku jetojnë, të huaj për të gjithë botën. Për fat keq Shqipëria nuk flet për këto gjëra, sociologët dhe psikologët tanë nuk flasin për këto gjëra, është një temë tabu, sepse nuk duan të shikojnë të vërtetën në sy. Pra ky është rasti i drejtpërdrejtë që vuan një pjesë e madhe e popullit shqiptar. Racizmi i tërthortë në Shqipëri, është rasti i Nënë Terezës, ku duan ta heqin popullin shqiptar nga çdo kujtim i tij i vyer, që është Nënë Tereza, që tregon një simbol, një dëshirë e popullit shqiptar për të patur një kontakt me botën, për t’u lidhur me familjen e popujve, nëpërmjet dashurisë dhe jo nëpërmjet mllefeve, urrejtjes, disa herë siç paraqitet, egërsisë. Por ja që tashti ka disa mendje që mendojnë se si ta neutralizojmë së paku, si t’ua heqim shqiptarëve.
    Duke marrë shkas nga rasti i Nënë Terezës, si mendoni zoti Kadare, kujt i shërben manipulimi i historisë së shqiptarëve?
    - Unë nuk mendoj se ka ndonjë vendim që është marrë në zyrë për të fituar në kurriz të shqiptarëve. Kjo është një rrjedhojë e nervozizmit të shqiptarëve, e një psikoze të rrezikshme, të hapur në Europë ndaj shqiptarëve. Nuk duan që populli shqiptar të çmohet për diçka, që për këtë shkak është qortuar gjithmonë se është shkatërruar, nuk është i aftë të krijojë shtet dhe të ndërtojë. Kjo figurë, Nënë Tereza, papritur e kundërshton këtë gjë, duke treguar se është një popull që ka nxjerrë simbole të mëdha të dashurisë në shkallë planetare dhe të tillë nuk i pëlqen. Kësaj lloj psikoze nuk mund t’i pëlqejë ky kundërshtim, ashtu siç nuk mund t’i pëlqejë për fat keq edhe rretheve shqiptare dhe antishqiptare që janë sot, siç ka një fushatë të heshtur në Shqipëri ndaj Skënderbeut, figura më e madhe e Ballkanit dhe vendit tonë, figurë e ndritur për Europën politike, që mishëron zhvillon krejt Ballkanin drejt Europës, prandaj ka propagandë kundër tij. Vlera të tilla duan ta privojnë popullin shqiptar, ta ndajnë prej tyre, në mënyrë që të triumfojë kjo psikozë negative, ky racizëm. Prandaj ndaj racizmit nuk duhet qëndruar duarkryq. Shqipëria duhet ta bëjë problem të madh këtë në të gjitha instancat europiane, qoftë në planin kulturor, etik, edhe në atë politik. Kur ajo konstaton racizëm flagrant, Shqipëria duhet të ankohet qoftë edhe në Këshillin e Europës, sepse racizmi është i dënuar nga Europa. Ajo i ka larë duart nga racizmi, i ka mbyllur hesapet me të, nuk duhet të ringjallet. Është njëlloj si të ringjallet nazizmi, sepse racizmi është vëlla i nazizmit, bën pjesë në kuzhinat fashiste. Prandaj të gjitha institucionet shqiptare dhe opinioni publik duhet të mobilizohet kundër kësaj gjëje.
    Pavarësisht iniciativës të ndërmarrë nga intelektualët shqiptarë, si mendoni ç’rol duhet të ketë shteti shqiptar për këtë incident të ndodhur me shqiptaren e madhe Nënë Tereza?
    -Unë nuk jam specialst i diplomacisë, por mendoj se duhen bërë të gjitha demarshet. E para, ko është një falsifikim shumë i rëndë, një mashtrim përpara gjithë opinionit botëror. Është e çuditshme se kjo ndodh në Itali. Në Romë, vendin kur njerëzit e kulturës dhe dijes e dinë se kush është Nënë Tereza, nga vjen dhe si është cilësuar ajo zyrtarisht që nga Vatikani dhe nga Papa vetë, nga vetë kështjella e katolicizmit. Atëherë si shpjegohet, pse në Romë ndodh kjo sfidë, ky përçudnim, ky mashtrim. Prandaj këtu duhen bërë të gjitha lëvizjet, ndërhyrjet që nga diplomacia shqiptare, organizmat, institucionet shqiptare kudo që janë, të kërkojnë se përse bëhet kjo gjë, ku është qëllimi, pasi kjo është një gënjeshtër kaq e trashë që të lejohet përpara opinionit botëror, në qendër, në Romë, nuk është në një qytet jo të rëndësishëm të Europës. Dhe Roma në këtë rast lidhet me emrin e Nënë Terezës, sikurse lidhet Shqipëria. Prandaj nuk duhet të rrimë duarkryq dhe nuk mjafton ky peticion që kemi bërë ne, ky është vetëm fillimi, të paktën ndonjë reagim duhet bërë. Sigurisht ky është incident. Nuk e di se kryetari i Bashkisë së Romës, kujt bindjeje politike i përket, sa lidhje ka me qeverinë italiane ose jo, me luftën politike-kulturore në Itali. Por është një incident, madje unë do të thosha është më kot t’i themi një incident, sidoqoftë mbetet në rrethe të kufizuara diplomatike, shtetërore dhe zyrtare, kjo është një fyerje, një lloj shuplake që i bëhet një populli të tërë. Ajo çka fshihet prapa është edhe më e shëmtuar. Përse bëhet kur dihet se këtu nuk ka mungesë informacioni, është një lloj sfide, përçmimi që bëhet publikisht përpara gjithë botës një populli.
    Mendoni se Ballkani vazhdon të vuajë ende nga nacionalizmat, ka ende qarqe antishqiptare kur liderët e Europës dhe të vetë rajonit janë angazhuar për integrimin europian të rajonit?
    -Ballkani nuk mund të çlirohet lehtë nga psikoza nacionaliste. Sigurisht çdo pastrim i tij çdo vit është një sukses për të gjithë. Unë besoj se Ballkani do shplahet nga kjo damkë. Besoj se ne duhet të gëzohemi për këdo që fillon të shplahet nga Ballkani, nuk duhet të jemi xhelozë. Për fat keq cmira dhe xhelozia janë sporti kombëtar i të gjithë ballkansave, vuajnë të gjithë nga kjo dhe duhet të dimë të shkëputemi nga kjo metodologji, pseudokulturë e keqe. Unë shpresoj se megjithë këtë kaluar të keqe, ballkanasit do e kapërcejnë këtë gjë. Ne shqiptarët, pavarësisht se i bëjnë të tjerët nuk duhet të ushqejmë më urrejtje, duhet të përpiqemi që të emancipohemi, të përpiqemi edhe vetë. Por emancipimi kalon nëpërmjet ndërtimit dhe jo shkatërrimit. Në qoftë se ne ndërtojmë jetën tonë siç duhet, çdo ditë ekonominë, kulturën tonë, gjithçka që përbën jetën tonë njerëzore, vetvetiu mund të emancipohemi. Vetvetiu edhe imazhi i keq që u krijua në botë do të fillojë të retushohet, të pastrohet.

    Si e komentoni ndikimin e faktorit shqiptar për integrimin europian?

    Faktori shqiptar është shumë i rëndësishëm në Ballkan dhe ka shumë peshë. Por ai peshën e vet do ta fitojë kur ai të shkëputet, të luftojë edhe vetë, të mos kënaqet me atë ç’ka arritur. Është gjë e mirë që populli shqiptar ka një autokritikë sot dhe kjo po vërehet nga shumë njerëz, mendje të ndritura sot në Evropë, domethënë që populli shqiptar ka filluar të shikojë me kritikë veten e vet, të kuptojë se çfarë duhet ndrequr, të mos kënaqet kot me përralla dhe me fantazira të kota. Natyrisht kjo nuk bëhet vetëm, miqësitë nuk ndërtohen vetëm, miqësitë ndërtohen mbi një bazë reciprociteti, miqësitë janë të ndërsjellta, kështu që populli shqiptar nuk mund të ndërtojë vetëm miqësitë duke shpallur atë pa iu përgjigjur të tjerët. Kështu që kthehemi prapë te figura e Nënë Terezës, adhurimi i shqiptarëve për të është një mesazh miqësie që ai i dërgon popujve të tjerë. Kjo është një gjë e madhe, sepse ky mesazh kthehet mbrapsht, si të thuash në rrethe të caktuara, e për fat të keq hidhet një dush i ftohtë mbi këtë prurje të mirë të vlerave të popullit tonë që tregon në këto çaste në Evropën e sotme, në Ballkanin e sotëm.
    Marrë nga TV Alsat
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Shume mire e ka thene kadareja, puna eshte se ne para se te perqendrohemi te nen tereza duhet te rregullojme veten, ndryshe skemi gje ne vije.

  13. #13
    raku
    i/e ftuar
    edhe une e lezova ket artikull te shekulli.
    fajin e ka qeveria shqiptare qe nuk i ben presion asaj maqedonase.
    ti shikon ne faqen e pare te gazetes z.alfred moisiu duke i shtrenguar doren presidentit maqedon dhe duke dhene nje buzeqeshje .
    ketu qendron problemi.politikanet tane jo qe jane te paafte por ja puthin b**n shume evropes dhe mundohen qe ti mbajne marredheniet e mira me popullin fqinj per tu anetaresuar ne be.
    duhet te behet thirrje per mbylljen e perkohshme te ambasades maqedone ne shqiperi derisa te kerkohet falje nga qeveria maqedone......

  14. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    shume e drejt, ky eshte dhe "mesimi" i Kadarese; ÇDO INSTANCE PUBLIKE OSE SHTETERORE, ÇDO INDIVID SHQIPTAR DUHET TE PERPIQET PER MBROJTJEN E INTEGRITETIT TE TIJ MORAL, ESTETIK E HISTORIK, DMTH ATIJ KULTUROR.

    qeveria shqiptare DUHET TE REAGOJE ne rruge dipllomatike, PA ASNJE LESHIM.
    por mund te mbeshtetet edhe nga te tjere, federata e futbollit psh, ket muj ka nje ndeshje miqesore futbolli midis skuadres kombetare Shqiptare dhe asaj Maqedone; Le te ANULLOHET kjo vetem per okazionin.

    shihni ç'ndodh ne ket moment midis italise dhe gjermanise vetem PER NJE FJALE GOJE.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shenjtorja që nuk ka një përmendore
    Nënë Tereza e harruar në vendin e saj


    --------------------------------------------------------------------------------



    Rreth dy muaj më parë një gazetare e televizionit italian është endur gjatë për të gjetur një pllakë me mbishkrimin e Nënë Terezës. Gazetarja paskësh ardhur enkas në Shqipëri për të bërë një reportash mbi vendi e prejardhjes së shenjtores. Dhe për fat të keq gazetarja është larguar pa gjetur qoftë edhe një pllakë ku të thuhej se aeroporti ka emrin "Nënë Tereza".
    Pas vdekjes së gruas së vogël me zemër të madhe, një shesh u pagëzua me emrin e saj. Po ashtu edhe një spital. U fol që mu në zemër të Tiranës do të ngrihej edhe një përmendore. U tha se krijuesi i saj do të ishte skulptori i njohur Muntaz Dhrami. E ndërsa ende në qendër të kryeqytetit nuk duket trupi i gruas së vogël, këshilltari i kryeministrit thotë se kjo nuk është realizuar për mungesë fondesh. Të mjafton paksa të këqyrësh në kryeqytetin tonë dhe sheh se (përveç se fjalëve nëpër biseda diplomatike), Nënë Tereza qëndron ende në Kalkutën e largët.
    Diku në një nga mëhallat e Tiranës deri në viti 1973 kanë jetuar dy njerëzit e saj më të shtrenjtë, e ëma dhe e motra. Për shtëpinë e tyre jo vetëm që nuk diskutohet që të shpallet muze, por as edhe një pllakë nuk na e bën me dijë këtë. Ndërsa varrin e Rozës dhe të Ages i ka mbuluar bari. Ndërsa aeroporti është i pagëzuar vetëm zyrtarisht me emrin e Nënë Terezës.
    Ndërsa sot reagojmë në emër të nacionalizmit kur mësojmë se maqedoasit kërkojë shpalljen e saj bijë e shtetit maqedonas.
    Për më shumë se 40 vjet Ne (drejtuesit e asaj kohe të shtetit shqiptar) e ndaluam gruan e vogël me zemër të madhe ta shihte për së gjalli nënën e saj.
    Aty nga fillimi i vitit 1970, Nënë Teresa kërkoi me ngulm të vinte në Shqipëri. E ëma i vdes në vetmi në fillim të vitit 1972 dhe një vit më vonë e motra. U varrosën në Sharrë, varre të cilat sot i ka mbuluar bari. Dhe ne themi se kemi bërë për të. Këtë e thotë Agim Isaku, Neritan Ceka, Rexhep Meidani e ndërsa Preç Zogaj thotë se e përdorim për demagogji emrin e Nënë Terezës. Intelektualët turren për të protestuar pas reagimit të maqedonasve.
    Ambasadori ynë në Romë siguron që italiaët nuk do ta marrin parasysh propozimin e bërë. Të njëjtën gjë thotë edhe ambasadori ynë në Vadikan. Madje Bushati thotë se paskërka dëgjuar më parë për pretendim të maqedonasve, që në dhjetor të vitit të kaluar. Por që prej atyre ditëve të ftohta dimri edhe në këto ditë të nxehta vere propozimi i maqedonasve, që na sjell ndër mend historinë e vjetër të Kalit të Trojës në tokën helene, bëri që ne të kujtohemi se kemi një shenjtëre shqiptare.
    Deri më sot askujt nuk i ka shkuar ndër mend qoftë edhe të hulumtojë mbi jetën e saj. Të propozojë ngritjen e një muzeu apo dhe shpalljen e e shtëpisë së saj monument kulture. Preç Zogaj thotë se shteti shqiptar nuk e do Nënë Terezën. Sipas tij, fjalët e politikanëve shqiptarë janë demagogji. Ndërsa Agim Isaku thotë se në të gjitha takimet kryeministri shqiptar flet për Nënë Terezë. Megjithatë këshilltari i kryeministrit thotë se asjëherë nuk është e majftueshme për të nderuar këtë figurë të shquar. Ndërsa Neritan Ceka thotë se shteti nuk mund të bëjë për Nënë Terezën aq sa ka bërë ajo, por që, sipas tij, institucionet duhet të jenë më energjike kur bëhet fjalë për vlerësimin e figurave të tij.
    E ndërsa ka reaguar ashpër edhe forumi i intelektualëve të Shqipërisë, të cilët pasi i pyet se çfarë kanë bërë për figurën e Nënë Terezës, të thonë se kjo është detyrë e shtetit shqiptar.


    "Letër edhe ish-kryeministrit Majko"

    Arkitekti Kote: Propozova statujë në malin e Dajtit
    Ka vite që arkitekti i njohur u drejtohet insitucioneve shqiptare për përjetësimin e figurës së Nënë Terezës. Madje ai i ka shkruar edhe një letër ish-kryeministrit Padeli Majko, ku i lutej që Nënë Tereza nga ne, në truallin tonë, duhet të qëndrojë madhështisht sa katedralja e Shën Pjetrit e Harku i Triumfit, sa Statuja e Lirisë. Që në vitin 1999 arkitekti propozonte ngritjen e një përmendoreje madhështore në malin e Dajtit. Sipas tij, kjo përmendore shumë shpejt jo vetëm që do të kthehej në një pikë pelegrinazhi për shumë besimtarë nga mbarë bota, por edhe do ta lartësonte dinjitetin e kombit shqiptar. Megjithëse shkresat e Kotes kanë qënë të shpeshta ndaj drejtuesve të shtetit shqiptar, duket se deri më tani ato kanë përfunduar nëpër koshat e Kryeministrisë. Jo vetëm që ideja e tij nuk është diskutuar qoftë edhe në një simpozium të vetëm (deri më tani nuk është zvlilluar asnjë i tillë), por as edhe përmendorja e premtuar që do të ngrihet në qendër të qytetit nuk dihet se kur do të hedhë shtat. Thuhet se mungojë fondet, ndërsa skulptori ende nuk ka filluar të cikë me çekanin e tij qoftë edhe një gur për të gritur trupin e vogël të gruas me zemër të madhe.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë frikohem shumë që kjo është marrëveshja e dytë midis Moisiut e Trajkovskit pas asaj të arrestimit të Adilit, edhe pse edhe po të jetë kështu prapë askush nuk mund ta çkombëtarizoj Nënë Terezën dhe ta sllavizoj atë,pa marrë parasysh marritë e ndonjë politikani tonë.
    Përkrah shumë këto nismat e reja për vënien e pllakës me mbishkrim të Nënë Terezës në aeroportin me të njëjtin emër në Tiranë, si dhe sheshin dhe statujën e saj në shesh por edhe nismën e arkitektit Kote si dhe për shtëpinë muze të Nënë Terezës në Tiranë ku kanë jetuar nëna e motra si dhe varret e tyre, mendoj se për këto projekte qeveria duhet të ndaj fonde edhe nga fondet e emergjencës po të jetë nevoja dhe poashtu komunitetet shqiptare kudo në botë.
    Pa marrë parasysh përpjekjet e sllavomaqedonëve për ta bërë sllavizuar Nënë Terezën, kjo do të jetë e dështuar mirëpo shqiptarët është dashur shumë më herët të reagojnë dhe mos te lejonin punën që të vijë deri këtu shumë afër përfundimit.
    Mendoj që edhe historianët shqiptar duhet të punojnë më shumë për të zbuluar rrenat e shpifjet e sllavomaqedonëve në lidhje me pretendimet e tyre për trashëgimin e emrit të maqedonëve të vjetër. Maqedonët kanë qenë fis ilir dmth shqiptar dhe nuk kanë pasur aspak të bëjnë me sllav e bile në atë kohë as sllav nuk ka pasur askund hiç fare, pra kjo duhet të dëshmohet qartë para botës dhe të mos lejohen të gënjejnë as edhe për këtë gjë as edhe për asnjë gjë tjetër.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    “Ngrini monumentin e Nënë Terezës”
    Zotit ALFRED MOISIU
    President i Republikës së Shqipërisë
    Prof. YLLI POPA
    Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
    Zonjës ARTA DADE
    Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    Zotit EDI RAMA
    Kryetar i Bashkisë së Tiranës
    Me bindjen se shprehim shqetësimin, ndjenjën dhe dëshirën e rretheve të gjera të bashkatdhetarëve, po Ju drejtohemi për sa vijon:
    Viti 2003 është vit gjatë të cilit në shumë vende të botës zhvillohen ceremoni të shumta, fetare dhe laike, në përkujtim dhe nderim të bamirëses së madhe shqiptare, çmimit Nobel për Paqen, Nënës Terezë,
    Kjo “Bijë e zgjedhur e popullit shqiptar”, siç e ka quajtur Papa Gjon Pali II, “kjo grua e vogël e madhe që mbart dhe ruan brenda saj humanizmin e popullit shqiptar” është bërë një simbol i admiruar dhe i respektuar në shkallë botërore nga njerëz të besimeve dhe kombësive më të ndryshme.
    Ajo është një nga personalitetet më të mëdha të kombit tonë shqiptar dhe këtij kombi i përket e drejta dhe detyra ta nderojë denjësisht, jo vetëm si të mbarë botës, por edhe si tonën. I është vënë emri i saj sheshit të madh para Universitetit të Tiranës, aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, kompleksit spitalor të Tiranës. Në Kosovë i është vënë emri i saj sheshit kryesor të Prishtinës dhe është vendosur aty shtatorja e saj. Por Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë pret ende të ngrihet aty shtatorja e saj, sipas vendimit që është marrë.
    Ne nuk e dimë se cilat janë arsyet e vonesës, por Ju drejtohemi Juve, me thirrjen që ngritja në Tiranë e monumentit të Nënës Terezë të shkëputet nga çdo qerthull burokratik, të realizohet ashtu si i përket dhe monumenti të përurohet në festën kombëtare të 28 Nëntorit 2003.
    Një nga zgjidhjet e mundshme, me kuptim edhe simbolik, do të ishte ndoshta që, ashtu siç u çua në Prishtinë kopja e monumentit të Skënderbeut nga Kruja, të sillet në Tiranë kopja e monumentit të Nënës Terezë nga Prishtina.
    Ndërkohë lexojmë në shtypin e ditëve të fundit mbi disa përpjekje për ta bërë Nënën Terezë “maqedonase”. Nënës Terezë mund t’i ngrihen monumente në çdo qytet të botës, ashtu edhe në Shkup, ku ajo ka lindur, por ajo në asnjë mënyrë nuk mund të quhet “maqedonase”, vetëm sepse ka lindur atje. Bijë familjeje brez pas brezi shqiptare nga Prizreni, me të jatin veprimtar të pavarësisë së Shqipërisë, të helmuar nga pushtuesit serbë, me nënën dhe motrën të varrosura në Tiranë, Nënë Tereza deklaronte në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel më 10 dhjetor 1979: “Atdheu im është Shqipëria”.
    Shprehim mendimin se opinioni publik shqiptar duhej të ishte vënë më parë në dijeni, si për përpjekjet e pahijshme që bëhen për t’i mohuar shqiptarsinë Nënës Terezë, ashtu dhe për ndërhyrjet e drejta të organeve të shtetit shqiptar në Romë, Vatikan e Shkup. I mbështesim fuqimisht këto përpjekje dhe kërkojmë që ato të vazhdohen kudo ku duhet, me të gjithë forcën e duhur dhe me të gjithë argumentat e drejtë e të pakundërshtueshëm historikë, juridikë dhe etikë.
    FORUMI I INTELEKTUALËVE TË SHQIPËRISË
    Tiranë, 11 korrik 2003
    Me respekt:
    Në rend alfabetik: Afërdita Onuzi, Ali Aliu (Shkup), Ali Podrimja (Prishtinë), Arbër Xhaferri (Shkup), Basri Çapriqi (Ulqin), Bashkim Hoxha (Durrës), Bashkim Kuçuku, Edit Mihali, Fatos Arapi, Eleni Laperi, Eva Brinja, Gjergj Sinani, Hivzi Islami (Prishtinë), Jovan Basho, Kim Mehmeti (Shkup), Koçi Petriti, Kristaq Prifti, Lazër Stani, Leonard Zisi, Luan Mullisi (Prishtinë), Luljeta Lleshanaku, Mehmet Myftiu, Mirush Kabashi, Moikom Zeqo, Natasha Lako, Nexhat Mustafa (Strugë), Pandeli Çina, Pano Taçi, Ramiz Kelmendi (Prishtinë), Rexhep Ismajli (Prishtinë), Romeo Gurakuqi (Shkodër), Sherif Delvina, Shqipe Zani, Tajar Kokalari (Gjirokastër), Tish Daija, Xhevahir Spahiu, Yllka Beçi, Zef Rakacolli.




    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Berisha: Qeveria, indiferente për Nënë Terezën
    TIRANË – Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar dje se qeveria shqiptare po tregohet indiferente ndaj figurës së Nënë Terezës. Në një konferencë për shtyp, enkas për çështjen e diskutuar ditët e fundit, Berisha ka dashur të vërë në dukje “indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë shqiptare ndaj ridimensionimit të figurës dhe personalitetit të Nënë Terezës”. Këto ditë, tha ai, ka një debat në shtyp lidhur me vendosjen e bustit të saj në Romë. Kam bindjen se kryetari i Bashkisë së Romës nuk do të bjerë në kurthet bizantine ballkanike. Qëllimi i këtij prononcimi ishte cilësimi si një qëndrim tepër i papërgjegjshëm, cinik, jonjerëzor e jokombëtar i qeverisë shqiptare ndaj këtij problemi. Berisha ka rikujtuar “se ekziston një vendim qeverie, i të paktën katër ose pesë viteve më parë, për vendosjen e shtatores së saj në sheshin “Nënë Tereza”. Prandaj, ai i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës, “të marrë direkt në dorë këtë çështje, të krijojë një komision me personalitetet më të shquara të kombit, të hartohet një program i denjë jo vetëm për kombin, por për mbarë njerëzimin”. Pas përhapjes së lajmit se në Romë do të vendoset busti i Nënë Terezës, madje edhe me mbishkrimin “Bijë e Maqedonisë”, rreth 10 intelektualë shqiptarë hartuan një peticion, drejtuar kryetarit të Bashkisë së Romës, Vletroni, me të cilin i kërkonin që busti me këtë mbishkrim të mos vendosej dhe se duhej të sqarohej fakti që Nënë Tereza është shqiptare, pavarësisht se ajo ka lindur në Shkup.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Presidenti maqedonoas shmang përgjigjen për kërkesën ndaj kreut të Bashkisë së Romës

    Trajkovski: Nënë Tereza, vlerë për rajonin

    POGRADEC– Presidenti maqedonas Trajkovski, i pyetur dje nga gazetarët se përse kërkohet që Nënë Tereza të paraqitet si bijë e Maqedonisë, ka thënë se “Nënë Tereza është një vlerë e madhe për rajonin tonë dhe kjo është më e rëndësishmja, mendoj unë”. Kaq ka qenë komenti i Trajkovskit, gjatë një konference për shtyp së bashku me Presidentin shqiptar Moisiu dhe atë bullgar George Parvanov. Megjithëse nga gazetarët shqiptarë është këmbëngulur në pyetjen nëse, sipas tij, është apo jo shqiptare Nënë Tereza, Trajkovski nuk ka shtuar asgjë nga kjo deklaratë. Për të mbyllur këtë situatë, ka ndërhyrë zëdhënësja e shtypit e Presidentit Moisiu, e cila ka deklaruar mbylljen e konferencës, duke thënë se pyetje të tilla ishin jashtë temës së konferencës. Ditët e fundit është hapur një debat i madh rreth çështjes në se Nënë Tereza është shqiptare apo maqedone. Dhe kjo pikërisht për faktin se qeveria maqedone, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, i ka dhuruar qeverisë italiane dhe veçanërisht Romës një bust të Nënë Terezës me mbishkrimin “Bijë e Maqedonisë”. Kjo nuk është pritur mirë nga shqiptarët, të cilët kanë kërkuar që një bust me këtë mbishkrim të mos vendoset në sheshin romak.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga ALBA_D
    Për të mbyllur këtë situatë, ka ndërhyrë zëdhënësja e shtypit e Presidentit Moisiu, e cila ka deklaruar mbylljen e konferencës, duke thënë se pyetje të tilla ishin jashtë temës së konferencës. [/B]
    A nuk është marrëveshja e dytë edhe kjo pas asaj të arrestimit të Adilit?

    Mirëpo le ta dij mirë kryetari i jonë Moisiu se marrëveshja të tilla antikombëtare nuk do të pijnë ujë. Edhe ne jemi për marrëdhënie të mira me ta por jo duke na shkelur neve, duke na sllavizuar figurat tona kombëtare, dhe në dëm të interesave tona kombëtare kryetari Moisiu. Ne ende e dijmë se jeni kryetari i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe si i tillë duhet të mbrosh dhe jo të shesësh interesat tona kombëtare, edhe pse edhe për këtë edhe po u munduat jo por edhe kushdo tjetër është fare i dështuar.


    Për kryetarin sllavomaqedon Trajkoski një korigjim.
    Nënë Tereza është vlerë shqiptare për rajonin dhe bijë shqiptare e jo sllavomaqedone.



    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Bota per Nene Terezen
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 07:41
  4. Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën
    Nga Shijaksi-London në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •