Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60

    Me jep krahe, krahe te bardhe.

    Jeta jo gjithmone eshte e bukur, e embel dhe e dashur me fatin tuaj. Ka edhe jeta inanet e veta per te bere ty qe te vuash, te lotosh , madje edhe te humbesh endrren tende.
    Nuk e di se si rrodhen ngjarjet, por mbaj mend fundin. Eshte i dhimbshem , i trishtueshem , me ben te qaj ne zemer deri sa te me zere gjumi me deshiren e embel edhe sot.
    Isha vetem 14 vjec kur dikush i vodhi jeten babit tim te dashur ne moshe shume te re.
    Mbaj mend gradat e tij si oficer naval i dekoruar nga shteti shqiptar.
    Mbaj mend buzeqeshjen e tij qe u dhuronte njerezve sinqerisht. Mbaj mend respektin qe gezonte prej shoqerise dhe kudo ne qytetin tone.
    Por te gjitha keto u thyen kur dikush e qelloi me automatik jashte barit qe prinderit e mi zoterojne. Ishte viti 1997 dhe qielli shqiptar cdo mbasdite ishte i erret, i zymte permes se cilit plumbat shoqeronin vajtimet e nenave, bashkeshorteve, motrave dhe vajzave te te gjithe shqipetareve qe i largoheshin jetes sepse keshtu vendoste dora kriminele. Dhimbja qe ndjen ne ato momente eshte me e tmerrshme se sa humbja. Nuk mendohet e ardhmja, kujtohet vetem e kaluara qe do te ngelet nostalgjike pergjithmone.
    Por imazhi i babit tim me dha force dhe kurajo qe une te ecja ne jete, te realizoja deshirat e mia duke e ditur qe ai do te vazhdonte te ndihej krenar per mua. Dhe krenaria qe me ka dhuruar emri i tij me ka shoqeruar kaq vjet.
    Cuditerisht vjen nje moment dhe problemet e jetes i bashkangjiten mallit per njeriun e humbur, mungesa qe ndjen ne shpirt nuk mund te te tolerohet me.
    Kam mall per ta perqafuar edhe njehere te vetme fort, ti them se sa me mungon, ti shpjegoj se si kam ecur ne jete, ti kerkoj falje se edhe kam gabuar, ta shikoj drejt ne sy per te marr nje pergjigje te pyetjeve te mija te panumerta. E di qe eshte e pamundur por cuditerisht une perseri pres.
    Ne keto momente ndihem vetem , larg familjes sepse kete rruge zgjodha per te studiuar, per tu bere dikush ne jete dhe te shoh shpirtin e tim eti te pasqyruar tek une neser.

    Po ja qe nuk eshte e lehte te pranosh realitetin, nuk mund te besoj se kur te kthehem ne vendin tim , babi nuk do te jete atje te me presi krahe- hapur kur te vrapoj drejt tij. Kesaj rradhe me duhet ti dhuroj lule, dhe jo te puthura.

    Kohet e fundit edhe vete fati ka qene pak i ashper tek mua. veshtiresite e jetes i kam pasur jashte normales. Ndaj ne keto momente kerkoj krahe, krahe te bardhe qe ta quaj veten engjell dhe ti afrohem per te me keshilluar, sepse po ndihem perseri 14 vjec.

    Keto ishin fjalet e mia ne keto momente, dhe mesazhi i tyre eshte nje. Me kalimin e viteve malli te vret me shume, te djeg ne zemer aq sa te ben te mendosh te jashtezakonshmen. Nuk eshte cmenduri, por eshte deshire e embel qe shpesh te ben te lotosh.

    1.Sa e veshtire ka qene per ju pranimi i humbjes te te afermit tuaj?
    2. Si e thyen ti deshiren e embel?
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  2. #2
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Angel82, histori mjaft e prekshme kjo e jotja por qe nuk besoj se e ka vendin tek Padogana . Me vjen keq per humbjen qe ke pasur dhe per vuajtjet qe te ka shkaktuar kjo humbje... Per mendimin tim , te kaluaren kujtoje por mos jeto me te pasi do behesh viktime e saj dhe do ta kesh shume te veshtire te pranosh jeten me te mirat dhe te keqiat e saj...Secili nga ne ka nje enderr te parealizueshme te cilen me kot perpiqet ti japi jete ...I feel very sorry for you , dhe shpresoj qe te te realizohet deshira te pakten ne enderrat tuaja...!
    ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 13-07-2003 mė 12:43
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Malboroman, edhe mua me vjen keq qe ma kane vene temen tek PADOGANE , po nuk ishte zgjidhja ime, aty e kane paraqitur. Une kam shkruar tek aktualitete shoqerore.
    faleminderit per mesazhin. Kur e kam shkruajtur kete teme jam e sigurt se jam ndier shume keq for some reason.
    Please, don't feel sorry for me, sepse une jam me e forte se dje, ne ndjenja , ne shpirt dhe intelekt. Dhe keto te gjitha nga vuajtjet qe kam pasur.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Postuar mė parė nga R2T
    U ngrit nga hiri dhe nje person tjeter qe dershiron te paraqitet si viktime. Miresevjen....
    nga cila maje po flet?
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 12:57
  2. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  3. Vend i lirė pune: Shtėpia e Bardhė nė kėrkim tė njė "cari tė luftės"
    Nga Zemrushja nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 19:31
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Djalli i bardhe qe merr jete te rinjsh!
    Nga VEKU nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2004, 22:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •