Jeta jo gjithmone eshte e bukur, e embel dhe e dashur me fatin tuaj. Ka edhe jeta inanet e veta per te bere ty qe te vuash, te lotosh , madje edhe te humbesh endrren tende.
Nuk e di se si rrodhen ngjarjet, por mbaj mend fundin. Eshte i dhimbshem , i trishtueshem , me ben te qaj ne zemer deri sa te me zere gjumi me deshiren e embel edhe sot.
Isha vetem 14 vjec kur dikush i vodhi jeten babit tim te dashur ne moshe shume te re.
Mbaj mend gradat e tij si oficer naval i dekoruar nga shteti shqiptar.
Mbaj mend buzeqeshjen e tij qe u dhuronte njerezve sinqerisht. Mbaj mend respektin qe gezonte prej shoqerise dhe kudo ne qytetin tone.
Por te gjitha keto u thyen kur dikush e qelloi me automatik jashte barit qe prinderit e mi zoterojne. Ishte viti 1997 dhe qielli shqiptar cdo mbasdite ishte i erret, i zymte permes se cilit plumbat shoqeronin vajtimet e nenave, bashkeshorteve, motrave dhe vajzave te te gjithe shqipetareve qe i largoheshin jetes sepse keshtu vendoste dora kriminele. Dhimbja qe ndjen ne ato momente eshte me e tmerrshme se sa humbja. Nuk mendohet e ardhmja, kujtohet vetem e kaluara qe do te ngelet nostalgjike pergjithmone.
Por imazhi i babit tim me dha force dhe kurajo qe une te ecja ne jete, te realizoja deshirat e mia duke e ditur qe ai do te vazhdonte te ndihej krenar per mua. Dhe krenaria qe me ka dhuruar emri i tij me ka shoqeruar kaq vjet.
Cuditerisht vjen nje moment dhe problemet e jetes i bashkangjiten mallit per njeriun e humbur, mungesa qe ndjen ne shpirt nuk mund te te tolerohet me.
Kam mall per ta perqafuar edhe njehere te vetme fort, ti them se sa me mungon, ti shpjegoj se si kam ecur ne jete, ti kerkoj falje se edhe kam gabuar, ta shikoj drejt ne sy per te marr nje pergjigje te pyetjeve te mija te panumerta. E di qe eshte e pamundur por cuditerisht une perseri pres.
Ne keto momente ndihem vetem , larg familjes sepse kete rruge zgjodha per te studiuar, per tu bere dikush ne jete dhe te shoh shpirtin e tim eti te pasqyruar tek une neser.
Po ja qe nuk eshte e lehte te pranosh realitetin, nuk mund te besoj se kur te kthehem ne vendin tim , babi nuk do te jete atje te me presi krahe- hapur kur te vrapoj drejt tij. Kesaj rradhe me duhet ti dhuroj lule, dhe jo te puthura.
Kohet e fundit edhe vete fati ka qene pak i ashper tek mua. veshtiresite e jetes i kam pasur jashte normales. Ndaj ne keto momente kerkoj krahe, krahe te bardhe qe ta quaj veten engjell dhe ti afrohem per te me keshilluar, sepse po ndihem perseri 14 vjec.
Keto ishin fjalet e mia ne keto momente, dhe mesazhi i tyre eshte nje. Me kalimin e viteve malli te vret me shume, te djeg ne zemer aq sa te ben te mendosh te jashtezakonshmen. Nuk eshte cmenduri, por eshte deshire e embel qe shpesh te ben te lotosh.
1.Sa e veshtire ka qene per ju pranimi i humbjes te te afermit tuaj?
2. Si e thyen ti deshiren e embel?
Krijoni Kontakt