Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Question A kemi një politikë kombëtare sot?

    A kemi nje politike kombetare sot ?

    A ka pasur nje politike kombetare pas krijimit te shtetit te pavarur shqiptar dhe pas copetimit te trojeve etnike prej fqijeve ballkanike?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ngritja ne nivelin e kerkuar e politikes kombetare

    Them se ka nje politike kombetare ne trojet etnike te shqiptareve.

    Kjo politike eshte e parcelizuar e pa bashkerenduar dhe jo e centralizuar.

    Mendoj se politika kombetare si rezultante e pjeseve te saj nuk eshte ne nivelin qe kerkohet nga shqiptaret.

    Detyra kryesore per ngritjen e ketij niveli i takon kryesisht veprimtareve politike te te gjitha krahinave, porse edhe ata te fushave te tjera si arti, kultura shkenca, arsimi, sporti, tregetia etj duhet qe te bejne punen e tyre.

    Te dalesh njezeri do ishte gje e mire, porse shqiptari eshte ende larg prej kesaj

    Si rruge e pare do ishte bashkepunimi dhe bashkerendimi i veprimtarive nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi e Greqia.

    Hapa jane bere dhe sot kryeministri i Kosoves shkon ne Shqiperi.
    Keto veprimtari duhet te behen te perditeshme

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. per mendimin tim shqiperia kur nuk ka pasur nje qeveri atedhetare, pra te mendonte per shqiperin si shqiperi per bashkimin e saj. bile bile ka qen qeveria qe e ka shitur e dhen shqiperin. sic dihet qeveria komuniste me ne kry enverin ia dhan kosoven serbit e pjesen e tjera grekut me shoke. e keto qeverite e soteshem o sic duan e hiqen ta quajan veten qeverti "demokratike" jo qe skan dermend te marrin cfare na eshte marr por kan borxh te japin e te shesin edhe keto qe kemi ne dore per ca para te qelbura......
    qeveria e soteshme derjtohet nga Nano ku tha ne nje takim me grekun qe " pse te zihemi ne per nje cop recke" ku kjo "cope reckes" na eshte Flamuri nderi e gjaku i nje vendi e nje kombi e ne duam e presim na keta qeveritare te na bashkojne e te na marrin toka qe na jan marr pa drejtesisht. vaj me det per ne....
    me shume respket
    eda

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Padyshim Jo!

    Me vjen keq qe po nderhyj me vonese por studimet nuk po me japin kohe te lire per te qene prezent online.


    Mendimi im eshte se: Nuk kemi nje politike kombetare sot.

    Copetimi i trojeve shqiptare prej Serbise, Greqise dhe Malit te Zi, sikur i ka copetuar edhe mundesite e nje politike kombetare shqiptare ne te gjithe hapesiren etnike shqiptare.
    Nuk kemi nje politike shqiptare, sepse akoma nuk kemi percaktuar interesat tona te perbashketa kombetare, sepse nuk kemi akoma nje pogram kombetar.

    Ajo qe me ben te mendoj qe s’kemi nje politike kombetare sot eshte se: Shqiperia me nje siperfaqje etnikisht rreth 56 mije km2 , behen pese politika shqiptare: politika e Shqiperise, politika e shqiptareve ne Kosove, politika shqiptare ne Maqedoni, politika e shqiptareve ne Mal te Zi, politika e shqiptareve ne Presheve, Bujanovc dhe Medregje.

    Nje popull shqiptar me pese politika shqiptare!
    Nje komb me pese politika te veçanta kombetare, e te mos themi me pese mini politika kombetare!

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Qe te kesh nje "politike kombetare" do te thote qe te kesh nje PLATFORME POLITIKE KOMBETARE. Qe te arrish tek PLATFORMA KOMBETARE duhet te kesh LIDER/A qe gezojne mbeshtetje ne te gjitha trojet shqiptare. Keta lidera do te marrin persiper te permbushin kete platforme. Nuk mbaron me kaq, ajo me e rendesishmja eshte:

    Qe shqiptaret te edukohen dhe te njohin interesat e tyre kombetare, qe qendrojne me lart se interesat politike dhe me lart se interesat personale.

    Nese kjo e fundit realizohet, atehere shqiptaret jane ne rrugen e duhur te zgjidhjes se ceshtjes kombetare jo me nga Perendimi, por nga vete perkushtimi dhe sakrifica e tyre.


    Per ti dhene pergjigje pyetjes suaj, une do te thosha qe ka patur perpjekje, por fatkeqesisht nuk ka nje platforme kombetare. Pengesa kryesore per kete eshte se shteti Am, Republika e Shqiperise eshte ne duart e njerezve anti-komb, qe u sherbejne me se miri interesave greke e sllave, por jo atyre shqiptare. Shteti Am eshte ai qe i bashkon dhe i identifikon shqiptaret si KOMB, jo me kot eshte investuar kaq shume nga qarqet anti-shqiptare fqinje, per te deaktivizuar RSH ne rajon.

    Shqiperia pa RSH eshte si nje shqiponje me krahe por pa koke !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    KOMBI DHE POLITIKA

    e para: koncepti - politike kombetare, i perket politikes se jashtme te nje kombit. Perndryshe, do te na lindte shprehja: a duhet politke brenda nje kombit. Se, a ka politike kombetare, i perket nje kombi, qe eshte i bashkuar dhe ka nje politike kombetare ne rajonin e tij. Kure brendaperbrenda kombit, politike kombetare, une quaj, politiken e faktoreve politik, qe siellin politizimin e kombit, apo kombetarizimin e politikes brenda nje populli, qe d te ishte nje sukses per arritjen e aspiratave qe jane dhe presin zgjidhje!

    Kombi e politika jane dy gjera krejt te ndryshme. Politiken e ben populli me partite etij politike pluraliste. Por, ja qe mungojne mesimet e skjarimit e zberthimit te ketyre dy termave dhe njerezit flasin vetem nga mendja e shendoshe.

    Ceshtja politike dhe ceshtja kombetare jane krejt te ndryshme!
    Politika kombetare, mund te aplikohet vetem ne mes kombeve te ndryshme, qe jane ne marredhenie te ndryshme ekonomike, politike dhe kulutrore e shkencore. Nje politike e tille, udheheqet
    nga kreret e shtetit dhe kombi brenda tij ben veprimet e veta, per ngritjen e kapaciteteve ekzistuese kombetare, duke ruajtur unin e vet dhe bashkepunimin me tjeret!

    Politika kombetare i takon politikes nderkombetare, te nje kombi!

    Konceptet: platforme politike dhe platforme kombetare, jane krejt te ndryshme. Platformen politike mund ta perpiljne lideret e nje pluralizmi politik, kurse nje platforme kombetare, mund ta perpilojne akademite e shkencave, kur ato jane ne nivel kombetar
    shkencor dhe kane prioritet te duhur brenda kombit edhe kane fuqi zbatimi te nje platforme nga i gjithe pluralizmi politik. Kjo duket ne disa shtete, te cilat edhe qeverisen indirekt nga akademite e shkencave! Akademite shkencore japin planet e programet e synimeve te reja per veprimin politik te nje shteti.

    Lideret politik te nje kombi, kurre ne histori nuk kane perpiluar ndonje platforme kombetare, se as nuk dijne as nuk gxojne ta aplikojne nje te tille, as brenda partive te tyre, as brenda qeverive te tyre - sikurse eshte rasti yne shqiptar! E keqja qendron, se ende nuk jane te kjarta per disa, keto dy koncepte - politika dhe kombi apo anasjelltas, sipas shkences politike (sepse edhe politika eshte nje shkence, kur ka nderlidhshmeri reciproke me institucionet shkencore, prej te cilave edhe krijon kuadrot politike, sepse, politika nuk eshe institucion, por vetem nje objekt studimi ku formohen institucionalisht politikanet, permes diplomave te marruna nga institutet shkencore... Kjo kerkon shume faqe skjarimi, qe te behet e njohur nga opinioni shqiptar (sidomos, qe ka nje obskurantizem ne vetedijen e tij kombetare)!

    Te thuash se lideret tone: berisha, nano, rugova, xhaferri(?) apo ndonje lider politik, te bej nje platforme kombetare, eshte nje moskuptim i vet konceptit - platforme kombetare! Nuk ka platforme politike kombetare, por ose ka platforme politike ose ka patforme kombetare!

    Kombi si nicion eshte mbi vet politiken dhe religjionet e nje populli, e ku ka mundesi ai qe eshte nen nivelin e kombit te perpiloje nje platforme per kombin. Platformen kombetare e bejne
    sh k e n c t a r e t, akademiket si njohes te thelle te historiografise kombetare te nje populli, ata qe kane tituj sa me kompetent per historine kombetare dhe jo lideret politik!

    Lideret politik duhet te udheheqen pikerisht nga akademite e shkencave te atdheut te tyre, te cilat jane keshilltaret e lidereve!
    Perndryshe, cdo tentative e lidereve politik, per nje platformekombetare, do te ishte e pasuksesshme!

    Tokat shqiptare nuk u copetuan nga fqinjet, por vet nga fuqite
    derisa lane ate shqiperi londineze qe eshte sot! Popujt fqinj ishin familje me gjak e kulture te kundert me shqiptaret - pra i takojne ish-superfuqise sovjetike, e cila beri krejt cka deshti me evropen, pas L2B...sa cuditerisht, neper tymera politike europian, mbeti nje shet shqiptar i cunguar!

    Ku ka politike kombetare, kur te gjtha copat shqiptare, bejne nje politike brenda koncezuesve te shteteve nen te cilat jane dhe vetem Kosova tash, po perpiqet te bej dicka per vete e kombin...

    Politika kombetare behet vetem kur kombi eshte i bashkuar, ka nje rrjet politik, nje sistem politik, nje atdhe te bashkuar, ne lidhje politike me boten!

    E nese mendojme, ne nje lidhje politike ne mes copave politike shqiptare, per peratitjet e nje uniteti kombetar - ajo eshte tjeter!

    Platforma politike kombetare, eshte harta politike e nje shteti, kufinjt politik te nje shteti, psh. Shqiperia politike me kufinj etnik!

    Politika ne pese copat shqiptare, vetem duhet ta aprovoj nje Platforme Kombetare (nese eshte e afte ta shfrytezoj momentin historik).

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Dua te theksoj...

    Me vjen keq qe nuk kam kohe te jem online, shkak qe nderhyj me vonese. Por siç thote populli: me mire vone se kurre.

    Pse duhet te kemi nje politike kombetare?

    Si nje popull sado akoma i ndare, ne duhet te ndertojme Nje politike globale kombetare, per tre arsye kryesore: e para, per arsye se ne me Nje politike kombetare mund ta çojme me mire perpara çeshtjen shqiptare; e dyta, per arsye se me Nje politike kombetare mund ta permisojme poziten nderkombetare te popullit shqiptar ne teresi; e treta, per arsye se vetem me Nje politike kombetare mund ta kerkojme dhe me ne fund te shpresojme se do ta arrijme zgjidhjen e perhershme, te teresishme, domethene te drejte te çeshtjes shqiptare.

    Me Nje politike kombetare mund ti bejme, pra, edhe ato qe per veten, per popullin shqiptar si teresi,
    nuk mund ti bejme me pese politika te veçanta shqiptare, siç e kam theksuar ne shkrimin e kaluar.
    Me nje fjale: eshte koha qe çeshtjen shqiptare si çeshtje me e rende kombetare e Ballkanit dhe si njera prej çeshtjeve me te renda ne Evrope, ta ngrejme me shume peshen dhe permasat e saje dhe ta arsyetojme permes nocioneve te nje politike qe do te quhet Politike globale kombetare, qe do ti kete te perpunuara strategjine gjeopolitike, strategjine demografike, strategjine diplomatike, strategjine ekonomike.

    E theksoj çeshtjen e Nje politike globale kombetare per keto arsye:
    ne qofte se vazhdojme te bejme politike pa vizion te qarte dhe te shpallur politik per zgjidhjen e çeshtjes; ne qofte se vazhdojme te bejme politike pa i percaktuar interesat tona te sotme kombetare dhe shteterore; ne qofte se vazhdojme te bejme politike pa pogram te qarte kombetar; ne qofte se vazhdojme te bejme pese politika shqiptare pa Nje politike globale kombetare, domethene pa Nje politike qe e proklamon Qellimin dhe e harton Strategjine gjithekombetare per sendertimin e tij, ne edhe njehere do te vonohemi ne Histori.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    kur eshte politika ne sherbim te kombit?

    asgje nuk jemi te vonuar ne histori, sa e ndihmojne disa vonesen
    dhenje gje duhet te kupthet fort mire - kur eshte politika ne sherbim te kombit?

    Sa eshte sot politika shqiptare ne sherbim te ceshtjes kombetare?

    Kombi eshte mbi termin politik e fetar!

    Kuptohet si politike kombetare sot, kur lideret e dijtur te pese politikave shqiptare - shpallin boterisht bashkimin kombetar!

    E kur behet kjo?

  9. #9
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    po kemi por eshte shume e dobet ne krahasim me politikat agresive te fqinjeve tane
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    un po i bie shkurt dhe po u them vetem per politiken pasdiktatoriale: sigurisht qe kemi patur pas 90-es nje politk unike do ta quaje dhe kombater nga cdo krah idealistesh (kshu u pelqen ta quajn veten) dhe i permbledh nje fjali e vogel

    " TE VJEDHIM SA ME SHUME PER SA KOHE KEMI PUSHTETIN"

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    fatkeqësisht politikë Kombëtare nuk kemi që nga Koha e Riliondasve tanë Kombëtarë të cilët ëndërronin që Shqiperin ta bënin të tërën. Pastaj më vonë erdhën të " moderuarit>" që pretendonin çfaredo Shqiperia vetëm e vetëm që ata të jenë prijes i saj

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-03-2007
    Postime
    3
    Mirembrama te gjithve

    Para disa dite u regjistrova ne e kete forum dhe shiqova se qfar posedon ky forum. Mbi te gjitha gjerat qe me brengosin dhe per te gjitha gjerat qe kerkoj pergjigje, kjartesim, sqarim mi qeshtjen kombtare hasi ne veshtersi. Mirepo ndaras anash te gjitha ketyre problemeve kombtare dua te ngriti vetem nje qeshtje per te cilen jam duke menduar javen e fundit.
    Kur krahasoj kete mos arritje te mendimit t'javes s'fundit me keto kerkesa te pakjartesuara lidhur me qeshtjen kombtare, e para me duket me e veshtira ndersa per te dyten prap menodj se ka rrug dalje.
    Kur mendoj sa te vjeter jemi ne Shqiptaret, sa te lasht jemi, sa shume histori kemi, sa shume hero, rilindaz, nje dite rikujtova te gjitha keto dhe pernjemend kemi nje temel shume te lasht me njerz shume te zot. T'paret tan kan egzistuar qysh edhe para Krishtit. Po me duken te teperta nese futem ne detaje dhe e sjelli nje pses te historis, mirpo mua qka eshte duke me interesuar me se shumti pse ne Shqiptaret si komb kemi mbetur mbrapa, si shtet shume i pazhvilluar dhe ne shume aspekte jeta ka ngecur ne trojet shqiptare. Kur mendoj disa shtete te Evropes si psh Suedia, kur kan egzistuar Iliret territori ne te cilin shtrihet Suedia sot ka qen i mbushur me uj dhe ka qen ngric totale. Mirpo nese shiqohet tash shteti suedes eshte nje shtet shume i zhvilluar ne Evrop. Nese marrim krahasime te tilla ka shume.
    Kur kujtoj te gjithe ata njerz te zot dhe gjith at origin te lasht te kombsise son a s'sht dashur qe te jemi me te zhvilluar, spaku disa probleme elementare a s'sht dashur te kryhen qe moti?
    Maxi

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    A kemi nje politike kombetare sot ?

    A ka pasur nje politike kombetare pas krijimit te shtetit te pavarur shqiptar dhe pas copetimit te trojeve etnike prej fqijeve ballkanike?
    GJUM TË ËMBËL SALI ....!
    Ah sikur të kisha nji grusht t'fortë
    Ta gjuaja malin që s'bëzan!
    ..........................
    Migjeni
    Cili shqiptar nuk e ka shkuar ndër mënd këtë dëshirë?!Cili shqiptar nuk do ta donte një mundësi të tillë?Të gjithë..!Në këtë kohë që jetojnë kjo dëshirë profetike, magjike e Migjenit është thirrja e parë për çdo shqiptar.Qoftë brënda Shqipërisë, qoftë në Kosovën martire,qoftë në Çamërin e barbarizuar,qoftë dhe emigrant i thjeshtë.Kur flasim për këtë dëshirë, nuk kemi parasysh se dikush mbeti pa bukë për disa ditë apo muaj! Se mbeti pa punë disa ditë apo muaj! Se mbeti pa strehë disa ditë apo muaj!Se mbeti pa drita disa ditë!Se mbeti pa ujë disa ditë!Se mbeti pa varr!Ka dhe më keq, që qeverija e sotme bën sehir dhe nuk është e zonja të ndërhyj! Të flasë për rebelimin e bashkëombësve të saj!Të flas për flliqësirat që i hedhin në surrat dhe ajo nuk qënka e zonja të kërkoj një PSE?Sot në Evropën e përparuar! Të qytetëruar!Të kulturuar!A thua se i ka të gjith kundër kjo masë fatkeqe?A thua se jan verbuar të gjithë nga MEGALOIDERA, siç jan verbuar gjitonët tanë Sërbi dhe Greku?Në qoftë se nuk e dinë, po marr unë guximin ta them, por nuk jam i pari dhe më keq akoma besoj shum se nuk jam as i fundit.Do kisha shum dëshirë të isha i fundit, por..."Siç duken bathët, jan larg pashkët."Çfar them dhe unë!Qeveria e sotme nuk është në gjëndje të caktoj një datë zgjedhjesh, e lëre pastaj më tej!Është tamam si fabula e Feritit
    ...Por kravatën burrë ziu...,
    Se lidh vetë..!
    Ja lidh komshiu..!
    Edhe kravëtën e qeveris shqiptare ka kohë që e lidhin komshijtë!As e kan kuptuar dhe as po e kuptojnë akoma se, me atë kravatë i kan mbytur dhe i kan varur deri sot.Intelektualët e lirë që e shohin, kan kohë që japin alarmin e tyre për këtë fatkeqësi të madhe kombëtare, për këtë rebelim të pa drejtë, nëpërmjet gazetave, e televizionit.Këto janë mjetet demokratike me të cilat një popull bashkbisedon dhe bashkvendos me qeverin e tij!Por qeveritarët tanë kan fituar imunitet ndaj goditjeve nga poshtë.Ai që duhet t'i godas nga lart, herë e kërcënojnë, herë i hedhin hi syve, herë ja dredhin, herë i lën afate fallco, për t'u dukur se duan të bëjnë kthesë.Jo vetëm intelektualët e ndershëm, por gjith populli shqiptar, brënda dhe jasht vëndit, po jep alarmin e një rebelimi në emër të qytetërimit, në emër të demokracisë së brishtë, që as Ju dhe as qeveritarët tuaj nuk e doni, sepse nuk e ndihmoni.Të them se nuk kini mundësitë, apo nuk kini aftësitë? Këtë nuk e them sepse e di dhe jam i bindur tek përkrahësit e vërtetë të demokracisë në Shqipëri! Por e them me plot gojën se jetojnë edhe mashtrues rreth jush dhe qeveris që ju drejtoni ,të cilët kurrë nuk do t'ju lejojnë të ndërtoni themele të forta , të një demokracie të konsoliduar.Deklaroni se luftoni korrupsionin!Jemi të gjith dakord ta heqim atë kërpudhë nga jeta jonë,por...Si?Kjo nuk më takon mua ta them e ta diktoj.Sot kam marrë një vendim. Që të bëj të njohur botërishtë se kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet.
    Z.Kryeministër!
    Në emër të shumicës së emigrantëve që punojnë dhe jetojnë prej 15 vjetësh në Greqi ,ju bëjmë edhe një herë thirrje, Ju dhe qeverisë që drejtoni.ZGJUHUNI NGA GJUMI! Shkunduni dhe shikoni, ku jetoni? Kush ju rrethon?KUSH JENI?Një detyrë, një barrë që kini marr përsipër, çojeni deri në fund! Zbatoni detyrimet z.Kryeministër sepse nuk ju pengon asgjë.Në qoftë se nuk i kini kushtet për t'i reabilituar andej nga erdhën emigrantët, të paktën kini guximin të kërkoni të respektohen si njerëz, e jo të merren nëpër këmbë si në kohët e inkuizicionit, nga kryqëzatat e pa shpirta e të betuara si mbrojtëse të idhullit KRISHT!Në qoftë se nuk mundeni të plotësoni kërkesat e popullit, lëreni atë vënd, me vullnet të plotë.Nuk është turp të lëshosh vëndin e punës për paaftësi! Turp është kur zotohesh dhe del gënjeshtar.Në qoftë se nuk kanë mundësi qeveritarët tanë të plotësojnë kërkesat e emigrantëve,dërgoji emigrant në Greqi!Përveç Panajotit të dashur, sepse ai ësht i lindur me këmishë dhe ka marr shtetësin e dokumenta të rregullta Greke. Nisi më këmbë nga malet dhe të bëjnë dokumentat e rregullta këtu në Greqi.Të gjith emigrantët këtu jan stabilizuar dhe kan mbetur akoma ca letra për t'ua shpërndar qeveritarëve tanë të dashur e të përpjekur! Sa të jetë zoti Panajot Barka në qeveri, shpëtuan emigrantët në Greqi, sepse jo më që nuk do marrin vite vjetërsie në punë, por do paguajnë ditë pune, siç po paguajnë, për dokumentat e qëndrimit.Nga se të ankohen emigrantët më parë?
    - Të ankohen për zvarritjet burokratike, të pa para në asnjë vënd të botës, aq më tepër në një vënd EVROPIAN? (Pika Evropës, me se mburret!)
    - Të ankohen për punën që heqin dhe më në fund del E ZEZË?
    - Të ankohen për shpërblimet që u takojnë dhe ua vjedhin me njëmij mënyra? Edhe ditët që shkojnë me leje,(Liri dalje) në atdhe ua heqin nga llogaria!
    - Të ankohen për lejet e drejtimit të automjeteve, të cilat nuk i njohin dhe po i çojnë nëpër gjyqe duke i dënuar shqiptarët? (Nuk ka mënyra të njehsimit pa i detyruar t'u nënështrohen kurseve të autoshkollave Greke? Përvoja nuk mungon për këto zgjidhje, por mungon dëshira e zgjidhjes, sepse kemi të bëjmë me përfitim të madh ekonomik.)
    - Të ankohen për shumat kolosale që paguajnë për lejet e qëndrimit dhe më në fund i marrin të mbaruara?
    - Të ankohen për fëmijët që mbetën analfabet për gjuhën kombëtare, ose u ç'kombëtarizuan si Arvanitasit? (Emigranti është si një i sapo nxierr nga torturat e fashizmit apo të komunizmit dhe që nuk gjen vënd ku ta prekësh sepse i dhëmb.)
    - Të ankohemi për matanë, apo më këtë anë të kufirit?
    Për këto dhe shum si këto të tjera, që nuk mundemi ti themi njëherësh, nuk ka përgjegjësi qeveria Shqiptare? Cili është ai shtet që i paska lën dorë të lirë një shteti tjetër të masakroj, të rebeloj,të ç'komtarizoj bashkëkombësit e tij?Mendohuni dhe veproni sepse historia do ju dënoj.Shqiptarët tani kan nevoj për mbrojtje, për shtet, për liri, për demokraci, për barazi shoqërore.
    Ku jan të gjitha këto? Kush i grabiti? Kush i mban peng? Kush? Pse?Këto po na mbysin, po na zën frymën.Lirojeni fytin e popullit sepse, "I mbyturi të mbyt".Mos i ndërseni kundër vetes.Kujdes!
    Edhe malin do godisim, fort dhe pa u trëmbur...!
    Ky është zëri i EMIGRANTIT.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje- me pelqen shum ky debat ,shumica prej jush paraqesin pergjegjjen ne kete teme edhe un kisha vetem dy fjali te shkurta .
    Institutet Kombtare me te lartat , Akademit njeherit te formojn nje kuvend gjithe Kombtar te te gjitha vendeve ku banojn Shqiptaret me antar te te gjitha religjioneve edhe ateistave ,kokat me te shquarapastaj Kuvendi te funksionoj.
    Besoj se shum shpejt do te shifen rezultatet ne te mire te KOMBIT per ndryshe efekti apo angazhimi i cilit do institut eshte i manget,gjysmak .
    ju pershendes

  15. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ..edhe une si shoku me lart, por fillimisht, duhen eleminuar nga ekzistenca apo nga mundesia per jete politike, politikanet e Shqiperise, korrupsioni i te cileve (ai monetar apo per pushtet) eshte i neveritshem.

    pastaj, mblidhen qarqet akademike dhe "pellazget" e vertete (ata burra te pakte), dhe me se fundi mendohet dhe punohet totalisht per kombin.

    fatkeqsisht, eshte veshtire menyre tjeter.
    Prektora

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    A kemi nje politike kombetare sot ?

    Jo,
    madje as politike nuk kemi.
    A ka pasur nje politike kombetare pas krijimit te shtetit te pavarur shqiptar dhe pas copetimit te trojeve etnike prej fqijeve ballkanike?
    Jo asnjehere.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    IRONIA E EVROPËS
    Mësojmë nga ekrani i televizionit se, Evropa që kërkon të bashkohet,do të tregoj se interesohet për banorët e saj! Nuk është nevoja ta theksoj unë se kjo thënie,e përsëritur dhe ripërsëritur me qindra mijra herë, është sa paradoksale aq dhe naive! Pse? Sepse për arsyen e thjeshtë nuk mund të pranohet, kjo thënie nga të gjith ata, që fati ju ra të ndodhen gjeografikisht në Evropë! Evropa kërkon të jetë trashëgimtare e traditave të qytetëruara, apo këmbëngulëse në vendosjen e qytetërimit në Evropë?Këto paranteza mund të duken si të pa përshtatëshme, apo të pa vënd, por jan dy pyetje, të cilat kërkojnë vërtet përgjigje.Përgjigjen më të saktë mund ta kthente dikush që jeton,shërben, merr pjes direktë në ingaranazhet e qeverisjes Evropiane, por mund të them me siguri se,"shijen mjaltit ja di më mir ai që e konsumon, se sa ai që e prodhon!".Vërtet evropa prodhon, (ose do të prodhoj),demokraci, por deri më sot ka treguar se nuk ka mësuar shijen e vërtet të saj, e si rrjedhim nuk mund të jet e sigurtë, se ka të drejt në atë që thotë! Demokracia është për njerzit, u shërben njerëzve,e ndërtohet nga njerzit! Po si mund të flasësh për një sistem njerëzor, pa njohur, pa kërkuar, pa mbrojtur të drejtat e shoqëris që e përbën? Nuk dua edhe unë të jet e kundërta, por duam s'duam ne Evropa e tregon fytyrën e saj të vërtet, sepse nuk mund ta fsheh! Më datën 21/ 3/ 07 mësojmë nga televizioni TOP NEWS, se BE e ka shpurë në gjykatën ndërkombëtare shtetin Grek, apo Greqinë siç thuhet shkurt në lajmin e transmetuar, për mos trajtimin e kafshëve!...Si mund të kuptohet kjo? Është shum e thjesht dhe shum e qartë.Evropa shqetësohet shumë për trajtimin e kafshëve në Greqi! Sepse kjo nuk përputhet me vendimet optimiste të Evropës.Por as me konventën bazë të të drejtave, të...Kafshëve! Pra detyra e njeriut evropian sot është shqetësimi për kafshët! Pasi për njerzit është zgjidhur problemi i trajtimit dhe i respektimit të të drejtave të tyre! Sa paradoks! Oh ç'ironi,e fatit!? Dhe meqë jemi këtu tek fytyra e njeriut...para se njerëzimi të shpikte pasqyrën,ishte më pak fajtor, sepse nuk mundej kurr të shikonte të keqen në sy! Kurse sot...Dashur pa dashur bie në kontakt ball përball me fytyrën e tij të vërtetë.Oh ç'tmerr ndjen dikush, kur sheh pamje kërcënuese para tij dhe harron se ajo është fytyra e tij! Edhe ai nuk e do, ndaj në vënd të ndërroj pamjen mizore, kërkon të hakmerret, duke thyer pasqyrën! Evropa flet e mbron të drejtat e kafshëve...! Evropa të çon edhe në bangon e të akuzuarëve...Po kjo është sa fisnike aq dhe e përsosur! Po si mundet njerëzimi të mbroj të drejtat e kafshëve, duke shkelur të drejtat e njeriut? Kafshët jan më fisnike,prandaj shohim, sa shkon e më dëndur, maninë që dikush ta ndërtoj jetën e tij me kafshët, duke përbuzur rracën njerëzore! Shohim njerëz të ndryshëm që shpenzojnë qindra euro çdo ditë, për të mbajtur një xhungël të tër me rraca të ndryshme kafshësh, vetëm e vetëm sepse ato nuk mund të ken pretendime dhe as mundësin e komunikimit! ,Në vënd që gjysmat e këtyre shpenzimeve t'i hidhnim për ata që enden rrugëve! Për ata që flën pa ngrënë! Për ata që mbeten analfabet! Për ata që shesin trupin për kushtet më themelore të jetës!Për ata që vdesin nga SIDA! Për ata që ngushëllohen me drogë! Dhe tani dikush del "Më katolik se papa", kërkon të tregoj anën më të bukur të humanizmit,kujdesin për çdo gjë të gjallë!
    Përse nuk përqëndrohet kjo Evro-Plaka në respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe komplet pakicave kombëtare në Greqi? Përse nuk ka kërkuar një proces gjyqësor? E në qoftë se mua më mungon iformacioni,nuk do të thot gjë kjo, sepse nuk më mungon kurrë praktika dhe praktika është realiteti i hidhur.Sado të më thotë dikush se jan bër përpjekje nga KE për këtë punë, këto jan disa detyra të mbetura në letër.
    Sa herë më jepet rasti të shkruaj, e të flasë për respektimin e të drejtave të njeriut, për të cilat disa njerëz intelektual kanë hartuar edhe një bazë ligjore, të njohur nga shumë shtete të botës. Aq herë shoh, se sa të prapambetur jemi akoma,(për të mos thën keqdashës).Por do thosha edhe një herë se, të gjitha ato përpjekje që bëhen në emër të humanizmit, jan një demagogji tashmë të shkuar kohe, për të tërhequr vëmëndjen e asaj pjese të prekur nga cënimi dhe cungimi i të drejtave njerëzore.

    Aty këtu në hijet
    e flamujve
    mund të shifet
    një mund, një përpjekje
    e madhe përmbi vdekje,
    për të pjellë diçka të madhe,
    për të qitë në dritë një xhind!
    Por, (o ironi)
    nga ajo përpjekje lind
    vetëm një mi.
    (Migjeni)

    Kjo ishte thirrja e Migjenit! Mësoje dhe ti Evropë se Migjeni Shqiptar t'i dinte mendimet,t'a njihte vrapin, para se ti Evropë të kërkoje bashkim mendimesh e kufijsh! Sa herë që ti Evropë je mbarsur me mendimin dhe dëshirën të lindësh gjeni,koha ka treguar se veç minj jan dukur! Minj që kan livadhisur sa kan dashur, e pastaj jan strukur nëpër vrimat e tyre nga ku nuk kan guxuar të dalin më! Le të mësojm më në fund se hipokrizija nuk është as e pa kuptueshme dhe as e pa shmangëshme.Pasi të rritet edhe pak Evropa do bëhet më e gjykueshme. Por që të rritet duhet të aktivizoj gjith gjymtyrët e trupit të saj.Një trup i cunguar do të mbetet gjithmon një invalid i gjymtuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 05-04-2007 më 16:39

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    A kemi një politikë kombëtare sot?


    me vjen keq ta pranoj por politika e sotme eshte per te deshiruar , si nga ana e Kosoves dhe ajo shqiptare pasi asnjera nuk ngre zerin per bashkimin e trojeve shqipetare dhe jane shume pasive ne kete drejtim . eshte dicka per te ardhur keq pasi kete pasoje e vuajne shqiptaret .

  19. #19
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Histori: "Kriza Politike dhe Ndërrimi i Qeverisë"

    Në bashkësinë ndërkombëtare rrjedha e ngjarjeve në Shqipërinë jugore po shihej me një alarm në rritje, sidomos midis fqinjëve aktualë të Shqipërisë. Frika e përhershme e ndonjë eksodi masiv të popullsisë ishte në qendër të vëmendjes politike. Më 4 mars një anije luftarake italiane voziste brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe në javën pasardhëse ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti, u përpoq të fillonte bisedimet midis krerëve politikë të Tiranës në bordin e anijes. Midis njerëzve që ai mblodhi atje nuk kishte përfaqësues të udhëheqjes kryesore të Partisë Demokratike, ndërsa nuk mungonin ata të Partisë Socialiste dhe opozitarë të tjerë. Drejtuesit e rebelimit të Vlorës që ishin të pranishëm premtuan se do të përpiqeshin të bindnin ndjekësit e tyre të ulnin armët, por pakkush në qytetin e rebeluar ua vuri veshin. Ministri i Jashtëm italian Lamberto Dini fluturoi për në Tiranë të diskutonte rezultatet e takimit me Berishën, por ata e ndien se në të vërtetë nuk kishte rezultate që t'ia vlenin t'i shqyrtoje.

    Me një iniciativë individuale, një nga krerët e Partisë Aleanca Demokratike, Arben Imami, shkoi në Sarandë nëpërmjet kanalit të Korfuzit në përpjekje për të nisur bisedimet me drejtuesit vendorë. Kjo iniciativë e mbështetur nga grekët ishte më e suksesshme dhe çoi në daljen e shpejtë të Bashkim Finos, kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës, si një udhëheqës i ri në shkallë vendi. ky socialist shtatshkurtër që dinte të vishej me shije dhe i pëlqente të mbante pallto ngjyrë blu, u caktua më 12 mars si pasardhës i Aleksandër Meksit në postin e kryeministrit. Shumë pak shqiptarë dinin ndonjë gjë për të, me përjashtim të faktit që ai bënte pjesë në elektoratin e shumtë socialist jugor. Shefi i vjetër i Partisë së tij, Fatos Nanoja, ishte syrgjynosur nga Presidenti Berisha prej dy vjetësh në burgun e sigurisë së lartë të Tepelenës. Dyert e burgut u hapën më 9 mars në kohën që kryengritësit morën Tepelenën, por Nanoja nuk pranoi të ikte pa marrë faljen nga qeveria. Nanoja ishte fuqia e vërtetë prapa Finos dhe do të bëhej arkitekti i largimit të Berishës nga pushteti brenda një kohe të shkurtër. (nenvizimi Linda)

    Si për ironi të fatit, kur diplomacia po përpiqej të paqëtonte jugun pas emërimit të Finos, kriza filloi të përfshinte veriun. Pikat ushtarake në Kukës u përfshinë nga një kaos i dhunshëm, ndërsa turmat zaptuan kazermat në Bajram Curri, në rrethin e Tropojës, që është vendlindja e Berishës, duke rrëmbyer sasi të mëdha armësh gjithfarëshe. Çmimi në rrugë i kallashëve ra deri në pesë dollarë për copë, ndërsa municioni jepej falas.

    Asaj që qeveria italiane i frikësohej, lëvizja e refugjatëve filloi thuajse në shkallë masive në javën e parë të marsit. Qindra njerëz të vobektë, por edhe anëtarë të familjes së Presidentit Berisha mbërritën me një traget në portin e Barit. Megjithëse qeveria italiane thoshte se ishte duke punuar për riatdhesimin e të gjithë refugjatëve, në të vërtetë nuk e bëri këtë. Tre helikopterë të forcave ajrore shqiptare u ulën në Brindizi, ndërsa ekuipazhi i tyre kërkoi strehim politik. (nenvizimi Linda)

    Më 11 mars, forcat e fundit pro-Berishës u tërhoqën nga Fieri, ndërsa kryengritësit të pajisur me armë e municione të shumta filluan lëvizjen drejt portit të Durrësit, vetëm 25 milje larg Tiranës. (Durrësi është një fortesë në brigjet shqiptare që, sipas historiografisë vendase, ka ndërruar zotëruesit 33 herë gjatë historisë së tij të gjatë). Ndërkohë njoftohej se kamionë të mbushur me armatime nga kryeqyteti shkonin drejt Shqipërisë veriore. Një gazetar anglez që vizitoi Shkodrën më 9 mars e gjeti qytetin në një rrëmujë të plotë dhe pa asnjë dëshirë për të formuar njësi ushtarake nën drejtimin e kryebashkiakut Hamdi Ura, që donte të thoshte në mbrojtje të presidentit. Durrësi shumë shpejt do të ndërronte sërish padron, ndërkohë që qeveria dhe opozita zhvillonin një takim me orë të stërgjatura në përpjekje për të krijuar një qeveri kombëtare.

    Kjo pak mund të merrej me mend në qytete si Vlora, ku uji dhe ushqimet po shtereshin me shpejtësi. Dinamiti i grabitur nga repartet ushtarake përdorej për të gjuajtur peshk në gjirin aty pranë, ndërsa në vend të bukës njerëzit hanin makarona. Megjithëse Partia Demokratike kishte një mbështetje të fortë në Durrës, ku ishin shfrytëzuar edhe lidhjet tregtare me Italinë (mbështetësi kryesor diplomatik i Berishës), në ngjarjet që po ndodhnin pothuajse nuk pati asfare rezistencë ndaj rebeluesve, pasi shumica e durrsakëve kishin humbur shuma të mëdha parash në skemat piramidale. Administrata vendore e qytetit u dorëzua, ndërsa kryengritësit dhe populli u kujdesën vetë të armatoseshin nga rajonet e policisë dhe depot ushtarake. Breshëri të pafundme automatikësh shkreheshin në ajër nëpër rrugët rreth e rrotull amfiteatrit të lashtë romak. Tregtarët kosovarë të armëve takoheshin në Durrës, ku në dritën e diellit në portin e tij u gjallërua një treg i vërtetë armësh.

    Lajmet për krizën e pashmangshme humanitare në Vlorë dhe gjithandej shërbyen si një nxitje e fuqishme për vendet e huaja të interesoheshin më shumë për Shqipërinë, pasi frika e viteve të mëparshme nga dyndja masive e shqiptarëve drejt Europës perëndimore nuk ishte shlyer nga kujtesa e politikës së jashtme të vendeve anëtare të BE-së. Hë për hë numri i refugjatëve ishte ende i vogël, krahasuar me kohën e pushtimit të anijeve më 1991, por gjithsesi kishte një ndjeshmëri të lartë të kryeqyteteve europiane se mos paniku kapte vendin dhe rendi mund të falimentonte në çdo moment. Në perspektivë ishte mundësia që trazirat më së fundi do të destabilizonin Kosovën dhe regjimi i Millosheviçit do të gjente shkak për të përzënë popullsinë shqiptare. Qëndrimi i politikës ndërkombëtare në përgjithësi nuk ishte i prirur nga argumentet për ndërhyrje në punët shqiptare. Nga ana tjetër, rrëzimi total i Shqipërisë ishte i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të rrezikonte, pavarësisht nga ndonjë teprim në këtë rast, por të huajt ishin ende të pavetëdijshëm për efektivitetin e strukturave të pushtetit vendor të bazuar në komitetet popullore. Lodhja e Ballkanit me pasojat e problemeve të paqes boshnjake të arritur në Dejton ishte kapërcyer, ndërsa ishte bërë e qartë se stabiliteti i rajonit rrezikohej sërish.

    Interpretimet tradicionale të politikës rajonale dhe globale vazhdonin punën e tyre, ndërsa një pjesë e kosovarëve ndien rrezikun e copëtimit të vendit të tyre midis Serbisë dhe Greqisë, kur mbrojtësi i tyre, Sali Berisha ra nga pushteti. Kjo në të vërtetë ishte një dritëshkurtësi e pashoqe që pasqyronte kufizimet dhe mangësitë e politikës së Berishës për Kosovën, pavarësisht se kishte një taban racional në logjikën e saj nisur nga e kaluara historike. Serbët kishin pushtuar dy herë veriun e Shqipërisë në shekullin e 19-të. Shumë kosovarë të zakonshëm e kishin parë Berishën si Presidentin 'e tyre', ndaj dhe ishin tmerrësisht të frikësuar për atë se ç'mund të ndodhte me jugorët në qeveri. Disa vëzhgues të huaj, nga përvoja e së kaluarës, i ndruheshin rolit në rritje të Greqisë për të realizuar planet e hershme të saj për të aneksuar zonat greqishtfolëse të jugut.

    Ndërkaq, në Shqipëri konflikti ishte përhapur me shpejtësi drejt Tiranës dhe veriut, ndërsa kontrolli i deriatëhershëm i qeverisë në këto zona kishte rënë. Më 13 mars banditë të armatosur mësynë depot e Akademisë Ushtarake në qendër të Tiranës. (nenvizimi Linda) Si reagim ndaj protestave që po zhvilloheshin kundër qeverisë së Berishës në shumë qendra të mëdha e të vogla, më 12 mars njerëz të armatosur sulmuan depot ushtarake në vendlindjen e Berishës, në Tropojë dhe filluan të krijonin një forcë të re paraushtarake, duke u betuar për të mbrojtur Presidentin e tyre. Ky ishte një grup besnikësh fanatikë të Berishës dhe në bërthamë të tyre nuk ishin tjetër veçse ata që pak më vonë do të konvertoheshin në FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), një organizatë paraushtarake gjatë luftës së Kosovës. Por kosovarë të tjerë mendonin ndryshe. Për ta ky ishte një shans i madh për të grumbulluar armë dhe për t'i futur ato në fshatrat e pambrojtura të Kosovës.

    Gjatë kësaj kohe në Tiranë, pas caktimit të Bashkim Finos si kryeministër, kishte filluar kalimi i pushtetit në duart e kundërshtarëve të PD-së. Finoja dukej i besueshëm dhe i zgjuar, si një nyje lidhëse që komunikonte me forcat e reja politike jugore. Ai i përkiste brezit të ri të politikanëve socialistë dhe nuk kishte pasur ndonjë pozitë të rëndësishme në shkallë vendi në kohën e Partisë së Punës. Ai ishte dikush që e tërhiqte - të paktën në dukje - komponentin europian të bashkësisë ndërkombëtare.

    Lidhjet e tij greke vunë në lëvizje Athinën për një rol parësor në veprimtarinë e qeverisë. (nenvizimi Linda) Greqia kishte punuar intensivisht gjatë javës së mëparshme në ngritjen e delegacionit paqeruajtës të OSBE-së të kryesuar nga ish-kancelari austriak Franz Vranicki, i cili do të luante një rol kyç në zhvillimet që do të ndodhnin në Shqipëri gjatë muajve prill dhe maj. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Athinës ishin tepër kritikë ndaj dështimit të diplomacisë italiane për të kontrolluar situatën. Paaftësia politike dhe përçarjet e brendshme në Bashkimin Europian për krizën kishin bërë që OSBE-ja të merrte rolin kryesor në zgjidhjen e konfliktit. Ministri i Jashtëm grek Pangallos kishte njëfarë lidhje gjaku shqiptar në origjinën e tij dhe, ndryshe nga disa kolegë dritëshkurtër të tij në Athinë, që ishin të shqetësuar vetëm për sigurinë e pakicës greqishtfolëse, ai mendonte se Greqia mundohej të rriste në mënyrë të paparë rolin e saj dominues në Shqipëri për shkak të krizës. Ka të ngjarë që në këtë periudhë, pretendimet e përkrahësve të Berishës për veprimtarinë e shërbimit të fshehtë grek të ishin më të vërteta se në javët paraardhëse. (nenvizimi Linda)

    Skenari i rebelimit si diçka e shestuar nën rrogoz kohë më përpara nga ish-komunistët dhe pakica greqishtfolëse kishte qenë pak më shumë se një teori e përpunuar tinëz. Gjithsesi, deri nga mesi i muajit mars kishte më shumë gojëdhëna se fakte bindëse për këtë. Në vend, emërimi i Finos si një "Kal Troje" de facto i Nanos në qeveri, i cili filloi një proces të 'reformës nga maja', i nxiti të huajt të përcaktonin një politikë të kujdesshme për muajin në vazhdim e më tutje. Kjo reformë nuk do të kishte praktikisht ndonjë rol mbi aftësinë e qeverisë për të ndikuar mbi ngjarjet. Por mendohej se ajo do të shërbente për dy gjëra: për të legjitimuar lëvizjen e protestave në jug, si dhe për të dhënë përshtypjen e ekzistencës së qeverisë dhe të vazhdimësisë, edhe pse 'qeveria' nuk kishte thuajse asnjë pushtet. Në thelb, ajo i mundësoi Greqisë t'i çonte më tej projektet politike nacionaliste dhe klerikale ortodokse me anë të qeverisë së re, nën petkun përmbajtjes 'europiane' dhe të 'zgjidhjes së konfliktit'. (nenvizimi Linda)

    Mbështetëse të Partisë Demokratike kjo u dukej sikur të huajt po mbanin anën e kryengritësve të rrugës kundër parlamentit të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ndërsa për protestuesit do të thoshte se kishin arritur fitoren e parë me synim fundin e pushtetit të PD-së dhe inkurajimin e militantizmit. Finoja me lidhjet e ngushta që kishte me Greqinë, nuk ishte ndonjë figurë tërheqëse. Ai njihej për aftësitë e veçanta që kishte në fushën financiare dhe që ishte përfshirë në një sërë projektesh biznesi në jug, dhe si i tillë kishte njohje e kontakte të shumta. Ambasadorët e Tiranës shpresuan shumë se ai do të mund të qetësonte kryengritjen në jug. Kjo ishte një logjikë normale për momentin, por ajo nuk mund t'i siguronte ligjshmëri, pasi askush nuk kishte votuar për të në këtë post të lartë, aq më shumë që nuk ishin të paktë shqiptarët që kishin dëgjuar shumë për punët e tij dhe e njihnin se kush ishte.

    Për më tepër mund të thuhet se marrëveshja për Finon kishte filluar të fuste në konflikt edhe qytetarët e Tiranës, ndërsa militantët flisnin për mungesë të autoritetit të qeverisë dhe kuptuan se asgjë nuk do të fitonin me kompromis, ndaj dhe gjithnjë e më shumë iu kthyen militantizmit të rrugës. Në të njëjtën kohë, grupet paraushtarake ishin duke u formuar në kryeqytet nga militantët besnikë të Presidentit, sidomos në Kamëz, qytezën e mbushur me barakat e të ardhurve nga veriu, që kishin zbritur drejt Tiranës gjatë kohës së Berishës dhe që ende ruanin besnikërinë e egër tradicionale politike veriore. (nenvizimi Linda)

    Megjithatë, pati një ndryshim të dukshëm në tonet e rebelimit gjatë 48 orëve midis 13 dhe 15 marsit. Deri më tani, në shumicën e rasteve, rebelimi e kishte përfshirë veriun pa hasur në ndonjë rezistencë, ndërsa strukturat e vjetra enveriste të shtetit ishin prishur dhe në vend të tyre funksiononin komitetet popullore. Në Tiranë, si një qytet i madh por shoqërisht i fragmentuar, kjo nuk u bë e mundur. Skenari i luftës civile dhe kapitullimit të shtetit, të cilit i frikësoheshin thuajse të gjithë, do të kishte më shumë të ngjarë të bëhej i vërtetë nëse do të gjente mbështetje në Tiranë dhe në rrethet fushore pranë saj. (nenvizimi Linda)

    Përbërja shoqërore dhe struktura klasore e Tiranës është e nevojshme të kihet parasysh kur analizohet kjo fazë e rebelimit. Megjithëse në dukje Tirana është një qytet me përbërje homogjene, me një popullsi përgjithësisht të varfër dhe me shumë pak minoritarë etnikë, në të vërtetë qyteti është i përçarë nga historia dhe tradita në shumë grupime të qarta, por jozyrtare dhe të pashpallura. Fjala vjen, zona në lindje të parlamentit është vendbanimi tradicional i çamëve myslimanë, zona e malit të Dajtit dhe Rruga e Dibrës i përket elitës së biznesmenëve të kamur, ndërsa ajo e stacionit të trenit dhe rreth e rrotull burgut banohet nga romët dhe njerëzit më të varfër të qytetit. Dyndja e të ardhurve nga veriu, që më së shumti janë djathtistë, veçse e shtoi më shumë kompleksitetin e Tiranës. Megjithatë, qyteti kishte po aq njerëz të pakënaqur dhe kreditorë në skemat piramidale sa dhe gjithandej. Por gjithsesi kishte dhe një bërthamë thellësisht konservatore, me shumë mbështetës të PD-së, që përgjithësisht ishin të mbijetuar nga klasat e mesme të regjimit të vjetër zogist të rrënuar nga komunizmi. Nëse konflikti i hapur do të mbërrinte në Tiranë, ajo nuk mund të ishte ndryshe veçse e ndërlikuar dhe e përgjakshme.

    Ndërsa rebelimi po i avitej Tiranës nga jugu, tensioni shoqëror po arrinte kulmin. Kjo dhe shenja të tjera të një konfrontimi të pritshëm, e shtynë ambasadën britanike dhe të tjera si ajo t'u kërkonin qytetarëve të tyre të largoheshin nga vendi. larg, në verilindje turmat sulmuan bazën e madhe ushtarake në Bajram Curri duke rrëmbyer deri edhe me makina armët e municionet që ndodheshin atje. kjo ishte një ngjarje pozitive për Kosovën fqinje, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe FARK-un. UÇK-ja e sapokrijuar ishte duke u rritur politikisht fshehtas matanë kufirit dhe në veriun e Shqipërisë do të gjente një treg të gatshëm armësh.

    Brenda një kohe të shkurtër rebelimi goditi kryeqytetin me një sulm të marrëzishëm ndaj depove të armatimit, mu brenda në qytet, ndërsa kryebashkiaku Albert Brojka bëri thirrje për qetësi, duke thënë që "populli i Tiranës duhet të vetëpërmbahet për ta ruajtur qytetin nga çdo lloj provokimi apo thashethemesh". Në të njëjtën kohë, rebelët në jug njoftuan krijimin e të ashtuquajturve 'Komitete të Shpëtimit Kombëtar', ndoshta si një lloj reagimi ndaj thirrjes së kryeministrit të ri Bashkim Fino për bisedime me kryengritësit. Kryeministri i ri kishte deklaruar në TV se 'nuk është koha për të dhënë urdhra, por për dialog'. Rruga e dialogut u inkurajua nga veprimi i Bashkimit Europian që mbështeti hapur misionin ndërmjetësues të OSBE-së të kryesuar nga ish-Kancelari austriak Franz Vranicki.

    Një problem themelor ishte se askush nuk i kishte zgjedhur drejtuesit e rebelëve në jug në postet e tyre. Në Tiranë, por edhe në Europë askush nuk e dinte se kush ishin në të vërtetë ata. Disa ishin figura të dyshimta që vepronin me emra të rremë apo pseudonime. Trupi diplomatik nuk dinte se si të hynte në dialog, edhe pse dëshironte të ishte pjesë e tij. Por kishte gjithashtu pengesa që vinin nga fakti se megjithëqë ata deklaronin se kishin nën kontroll një vendbanim të caktuar jugor, ata nuk kishin asnjë pushtet mbi përhapjen e lëvizjes popullore në rrugët e në zonat e trazuara përreth Tiranës. Në këtë kuptim, duke analizuar zbatimin e teorisë tradicionale të ndryshimit revolucionar, lëvizja shqiptare ishte më pranë teorisë së sindikalizmit revolucionar dhe natyrës së kryengritjeve fshatare, se sa me Marksizmin ortodoks. Kjo kishte të bënte me prapambetjen e ekonomisë shqiptare që edhe nën sundimin e Hoxhës kishte ruajtur veçori të formacioneve ekonomike parakapitaliste, sidomos ato që lidheshin me jetën në fshat dhe me bujqësinë. Harrohet shpesh fakti që më 1997 rreth dy të tretat e popullsisë jetonte në skamje fshatrave, ndaj dhe rebelimi i tyre kishte në bazë jetën ekonomike dhe shoqërore e cila në shumë aspekte ishte ende parakapitaliste. Klasa punëtore e organizuar, gjithnjë e vogël, e cila kishte parë më shumë interesat e saj, u shkërmoq pas 1990-ës me prishjen e uzinave dhe fabrikave, duke shënuar dhe fundin e komunizmit. (nenvizimi Linda)

    Më 14 mars Korça dhe Elbasani i ikën kontrollit të qeverisë. Shumica e misionarëve të huaj dhe punonjësve të ndihmave u larguan nga Korça përmes kufirit aty pranë për në qytetin grek të Kosturit. Marrja nga rebelët e qytetit të Elbasanit, këtij qyteti jetik nga pikëpamja strategjike, pasi dominon krejt luginën e Shkumbinit, ishte një pengesë serioze për ushtrinë dhe policinë. Librazhdi pak më tej, një qytet i dalluar për mosbindjen e tij, kishte grumbulluar një arsenal të madh nga uzina e armëve afër tij, ndërsa rebelët kontrollonin gjithë trafikun në rrugën kryesore që të çon në Maqedoni. Komandanti i garnizonit të Elbasanit thuhej se kishte qarë nga dëshpërimi, kur shihte njerëzit të hynin në depot e tij duke rrëmbyer prej andej sasi të mëdha armësh, midis të cilëve kishte edhe fëmijë që tërhiqnin deri në tetë pushkë zvarrë nëpër rrugë. Romët plaçkitën depot e repartit të tankeve në Labinot, duke përlarë edhe orenditë dhe krejt pajisjet që ndodheshin atje. Kur qytetet e Beratit dhe Elbasanit u ishin dorëzuar rebelëve, si dhe qytetet që prodhonin armë, Poliçani dhe Gramshi, mendohej se në duart e popullatës ishin rreth 200 mijë kallashnikovë dhe një sasi e jashtëzakonshme municioni që ishte rrëmbyer nga depot e armatimeve.

    Në Vlorë filloi ndërkaq vala e gjuajtjes dhe ekzekutimit të punonjësve të urryer të SHIK-ut, e cila u ndal me vështirësi nga gjenerali Skënder Sera, komandanti i rebelëve të qytetit, pasi i vuri në gjendje arresti të dyshuarit e SHIK-ut duke i mbrojtur ata me roje. Misionarëve të shumtë perëndimorë dhe punonjësve të ndihmave iu duhej të zgjidhin ose largimin nga vendi, siç ndodhi me misionarët bamirës në Korçë, ose të angazhonin polici private për të mbrojtur mallrat dhe mjetet që kishin me vete. Fabrika e re e Coca-Cola-s në periferi të Tiranës u mbrojt nga pesë vëllezërit e një familjeje dhe nga shokët e tyre të armatosur rëndë, duke bërë të mundur mbijetesën e saj dhe vazhdimin e punës në javët e ardhshme pa incidente. Ishte bërë e qartë tashmë që në qarkullim kishte sasi të mjaftueshme armësh për një luftë të mundshme civile, diçka që ishte vënë në dyshim deri në këtë javë të marsit kur u dorëzuan qytetet kryesore dhe të luginës së Shkumbinit.

    Dorëzimi përfundimtar i ushtrisë u bë pikërisht atë javë, ndërsa Robert Fox i gazetës londineze The Daily Telegraph shkruante më 13 mars se rruga nga Durrësi në Tiranë ruhej nga vetëm dy tanke pa municion. Rebelimi përfshiu edhe bazën e Pashalimanit në gjirin e Vlorës, i cili çoi në dorëzimin te kryengritësit të një nëndetëseje dhe dy anijeve patrulluese bregdetare, ndërsa në Tiranë gardistët që ruanin disa ndërtesa të rëndësishme publike ishin e vetmja shenjë e pranisë ushtarake, por dhe ata ishin disa rekrutë të rinj me uniforma të katandisura si mos më keq. Dezertimet masive u përhapën në gjithë vendin, ndërsa ushtarët vodhën armët për t'i shitur apo për të mbrojtur me to familjet e tyre. Ata pak gjeneralë që i kishin mbetur ende besnikë Berishës dhe Adem Çopanit, shefit të tij të ushtrisë, qëndronin ende në pozicionet e tyre dhe shpërndanin komanda për drejtuesit nëpër rrethe, pa e patur idenë nëse urdhrat e tyre arrinin të transmetoheshin nga radiot e ndërlidhjes dhe nëse po, sa ishin në gjendje të ndërmerrnin ndonjë veprim.

    Më 12 mars ekipi koordinues ushtarak i Pentagonit braktisi zyrat në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largua nga vendi pasi takoi Presidentin Berisha dhe i tha se nuk mund të ndihmonte më tej ushtrinë për të mbajtur atë në pushtet. Kjo ishte një njohje tepër e vonuar dhe e tejkaluar e realitetit dhe një shenjë se, pas përcjelljes së Kolonelit Lejn (Lane) katër muaj më parë, të dhënat e servirura nga zbulimi për gjendjen reale në Shqipëri që kishin mbërritur në Pentagon kishin qenë të pamjaftueshme. Të gjitha mjetet elektronike të zbulimit perëndimor në Ballkan në atë kohë qenë përqendruar në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë, kështu që nuk ishte e lehtë të përballoheshin shpenzimet për ndryshimin e mjeteve të konsumuara nga koha për riorientimin e satelitëve. Shefat perëndimorë të zbulimit po qortoheshin për mungesën e njoftimeve për qeveritë e tyre mbi kryengritjen, pasi kishin informacion të pamjaftueshëm mbi ngjarjet.

    Qeveritë europiane, ashtu si edhe qeveritë britanike, ishin tani më pak të interesuara për hollësitë e mbijetesës së Dr. Berishës se sa për largimin e qytetarëve të tyre. Vitet e adhurimit të pavlefshëm ndaj Berishës dhe ekipit të tij i kishin lënë ambasadat në gjendje të papërgatitur për ndonjë situatë kritike si kjo. Detyrë urgjente ishte largimi i qytetarëve britanikë nga Shqipëria. Nga fundi i javës së parë të marsit dy destrojerë të Marinës Mbretërore, HMS Birmingham dhe HMS Exeter, lëvizën nga Mesdheu qendror drejt brigjeve shqiptare. Ishin mbi 120 qytetarë anglezë që ndodheshin në atë kohë në Shqipëri. Më 13 mars Ministria e Jashtme britanike organizoi operacionin e evakuimit të tyre që u bë në kaos të plotë, pasi anijet shoqëruese të karvanit u përplasën me njëra-tjetrën në hyrje të portit të Durrësit. Punonjësit fatkeq të ndihmave ishin lënë në plazh pa një strehë për të kaluar natën, ndërsa gangsterët e armatosur bridhnin lirisht nëpër qytet.

    Në Tiranë gjithashtu banditët bënin ligjin natën, duke u kujtuar korrespondentëve të huaj skenat e Sajgonit në fund të luftës së Vietnamit. (nenvizimi Linda) Një ditë më parë marina italiane kishte larguar rreth 400 të huaj nga Durrësi. Qeveria e re e Finos nuk i kishte mundësitë praktike të kontrollonte portet dhe aeroportet. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike tregonte se 'ishte tmerrësisht e vështirë të dilje përjashta. Njerëz të armatosur vraponin përreth aeroportit. Sikur kishte një marrëveshje të përgjithshme për të hapur zjarr pa dallim dhe për të mbjellë kaos.' Në këto rrethana, Berisha ka shqyrtuar mundësinë e largimit nga vendi apo të qëndruarit aty për t'u përballur pastaj me zemërimin e popullit. Humbja e kontrollit të qeverisë ishte thuajse tërësore në mbarë vendin me përjashtim të zonës fshatare të Tropojës dhe verilindjes së largët. Qyteza veriore minerare e Fushë Arrëzit u zaptua nga rebelët atë javë, ndërsa pushteti i PD-së filloi të shpërbëhej në Mirditë dhe në Dibër, pranë kufirit maqedonas. Në këto zona thuhej se dëmtimet e shumta në ndërtesat publike, sidomos në qytetin e rëndësishëm të Peshkopisë, ishin bërë të organizuara nga dega e Partisë Demokratike me shpresën se do të nxitej një ndërhyrje e bashkësisë ndërkombëtare gjoja kundër 'komunizmit', një shpresë e kotë kjo pasi ngjarjet kishin marrë rrokullimën.

    Prej mbrëmjes së 14 marsit, Berisha filloi të mënjanohej gjithnjë e më shumë, ndërsa misioni Vranicki bënte takime me kryeministrin Fino në bordin e një anijeje në Durrës, në një kohë që Berisha vuante në vetmi në pallatin e tij presidencial në Tiranë. Si një shenjë e mirë për të ardhmen, mbërriti një i dërguar nga OSBE-ja me qendër në Vjenë për të diskutuar nëse bashkësia ndërkombëtare mund të ndërmerrte ndonjë lloj aksioni policor të brendshëm për të mbledhur armët. Por kjo ishte krejt e pamundur të bëhej hë për hë.

    Në qendrat e banuara, sidomos në zonat politikisht të përziera, mbërritja e luftanijeve të huaja më së shumti keqinterpretohej, ndërsa mbështetësit e së djathtës mendonin se ndërhyrja ndërkombëtare po bëhej në emër të qeverisë së Partisë Demokratike, pavarësisht se figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare si Havier Solana kishin folur troç për këtë çështje më shumë se një javë më parë. kjo solli më shumë plaçkitje dhe dhunë në disa zona që deri atëherë kishin mbetur në përgjithësi të paprekura nga këto akte. Militantët mujsharë të PD-së prishën ç'mundën në ndërtesat publike dhe pajisjet e tyre, me shpresën se për këtë ndërkombëtarët do të fajësonin rebelët dhe opozitën, dhe do të detyroheshin të ndërhynin menjëherë në favor të tyre. Mirëpo ky ishte një supozim idiot dhe naiv, pasi zyrtarët ndërkombëtarë as që e dinin se ç'ndodhte në këto zona, pa le më të bënin ndonjë gjë për të ndikuar mbi to. (nenvizimi Linda)

    Agjencitë e ndihmave ishin duke u përgatitur për një aksion të shpejtë furnizimi me ushqime. Mirëpo nuk ishte ende e qartë se çfarë veprimesh mund të bëheshin për këtë, në një kohë që stafet e Kombeve të Bashkuara dhe të organizmave të tjerë ndërkombëtarë ishin larguar nga vendi. në zonat periferike të Tiranës njerëzit kishin dalë rrugëve dhe prisnin mbërritjen e forcave kryengritëse në kryeqytet. Por ata nuk mund të prisnin gjatë. Prej mëngjesit të 15 marsit krismat e herëpashershme të armëve të ditëve të mëparshme u kthyen në një breshër të rrezikshëm plumbash që binin nga qielli, pasi armët në Durrës e në gjithë jugun ishin në duart e popullsisë. Në orët e para të mëngjesit në spitale numëroheshin 11 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur. Gazetari i të përditshmes Observer të Londrës, Xhon Suini (John Sweeney) e përshkruante qiellin e Tiranës më 16 mars si një 'shi plumbash' ndërsa 'rrugët ishin bllokuar nga civilë që shërbenin si forcë e re policore, të cilët ngjanin së tepërmi me forcat e policisë së fshehtë, SHIK-ut. Ata kishin të njëjtën kapardisje në sjelljen e tyre'. (nenvizimi Linda)

    Përkundër kësaj atmosfere në anarki të plotë, aktorë të rinj politikë ishin duke dalë në skenë. Bashkimi Europian më së fundi filloi të bëjë disa veprime, ndërkohë që më 18 mars mbërriti në Tiranë një delegacion me 11 diplomatë të shquar dhe këshilltarë ushtarakë. Komentatorët në shtypin britanik dhe amerikan e kishin kritikuar deri atëherë mosveprimin e BE-së. Nuk kishte më dyshim që bashkësia ndërkombëtare do të angazhohej seriozisht dhe për një kohë të gjatë për të ndihmuar Shqipërinë t'i shpëtonte së kaluarës dhe që ajo të shndërrohej në një vend relativisht normal europian. Gjithsesi, deri më tani kishte një vullnet të pamjaftueshëm politik për të bërë të mundur përmbushjen e këtij zotimi. Në shumicën e kryeqyteteve të BE-së, me përjashtim të Italisë dhe Austrisë, shtetet ende dukeshin të pavullnetshme për një angazhim të plotë në kapërcimin e krizës.

    Në Gjermani Kancelari Helmut Kohl tha se problemet shqiptare ishin të brendshme dhe dërgimi i një force të jashtme për të qetësuar situatën nuk ishte me vend. Ministri i Jashtëm britanik Nikolas Bonsor (Nicholas Bonsor) i hodhi poshtë argumentet pro ndërhyrjes në shtypin liberal britanik, duke thënë se 'nuk mund të imagjinohet që bashkësia ndërkombëtare ta krijojë një forcë të tillë'. Në këtë mënyrë ai i bëri jehonë pikëpamjes së H.Kolit. Qeveria konservatore britanike ishte mu në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe nuk kishte asnjë dëshirë të futej në ngatërresa ndërkombëtare. Miqtë e Berishës në Qeverinë Konservatore britanike nuk mbetën deri në fund aleatë të besueshëm të tij, pasi vunë parimet e mosndërhyrjes para mbijetesës së presidentit shqiptar. Ata ishin duke e humbur pushtetin në garën me administratën e re Laburiste të Toni Blerit (Tony Blair). Po shkërmoqej kështu strategjia ballkanike e Konservatorëve për të mbajtur një Shqipëri të dobët nën Berishën si dhe për t'i ndihur ekspansionizmit serb të Millosheviçit. (nenvizimi Linda)

    Si në fushën e ekonomisë edhe në atë të diplomacisë, mburrkëlat e shumta për arritje të Partisë Demokratike, dukej se ishin ngritur mbi themelet krejt të paqëndrueshme. Nisur nga situata e ndezur në Tiranë, emisioni i BE-së Vranicki vazhdonte të bënte thirrje për të ndërmarrë një operacion ndërkombëtar paqeje. Si përgjigje kryeministri Bashkim Fino kërkoi krijimin e një force të re vullnetare policore, dhe qindra djem të rinj u grumbulluan pranë rajoneve të policisë jashtë Tiranës, me dëshirën për të hyrë në të. Megjithatë, shumë prej tyre qëndruan në këtë forcë vetëm sa morën nga një pushkë dhe ia mbathën. Në pikëpamjen e shumë europianëve kishte ndodhur skenari i dështimit të shtetit ndërsa kishte filluar hetimi mbi shkaqet e tij.

    Një nga arsyet ishte dështimi i madh i shërbimit të fshehtë. Ndonëse këtu flitet për një shkallë më të vogël dhe në një vend më pak të rëndësishëm, por shumë nga të njëjtat dështime do të dukeshin më vonë në shërbimet inteligjente edhe në luftën e Irakut. Veçanërisht kishte mungesë të ndjeshme informacioni mbi gjendjen reale në vend dhe, në rastin britanik, një besim të tepruar në një rreth mbështetësish të deklaruar si admirues të Berishës që shtrembëronin realitetin dhe e zbukuronin atë, përkundër kontestimeve të njohura, me qëllim që të shpëtonin veten e tyre nga mbytja në procesin politik që ishte duke ndodhur. I gjori Xhef Brigs (Geoff Briggs), rezident i M16 në ambasadën e Tiranës gjatë rebelimit, u bë viktimë bash për shumë nga këto probleme të fshehta. Shtetet e Bashkuara kishin një besim të tepruar tek emigrantët shqiptarë që kishin shpesh programet e tyre politike, veçse të mbështetura më shumë në realitetet e Shqipërisë të shumë viteve të shkuara se sa në të tashmen.

    Disa grupe dhe organizata në skenën ndërkombëtare dukeshin se ishin më fajtore se të tjerat. Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të pretendojë të mbajë kampionin e dëlirësisë, pasi ishte ai që kishte shpjeguar dhe paralajmëruar haptazi Berishën mbi veprimtarinë e piramidave që në fillim të tetorit 1996. Banka Botërore ishte më pranë projekteve të Berishës për një kohë shumë të gjatë dhe nuk i bëri publike pikëpamjet e saj deri sa kriza arriti në një fazë shumë të avancuar. Grupi i zbulimit të Pentagonit mund të kërkojë mirënjohje për shkak të raportimeve që kishte bërë Koloneli Denison Lejn, për të cilat ai edhe u detyrua të largohej nga vendi, pavarësisht se burokracia e lartë e Pentagonit dhe NATO-s duket se pak kishin nxënë nga ato që ai kishte thënë. CIA dhe Departamenti i Shtetit e kishin ndier rrezikimin e demokracisë para shumë të tjerëve, ndonëse mund të argumentohet që Departamenti i Shtetit ruajti gjithsesi një qetësi olimpike gjatë gjithë kohës.

    Qëndrimi proserb i qeverisë së Mejxherit në Britani, lobi i djathtë shumë i fuqishëm i emigrantëve zogistë dhe Shoqata Anglo-Shqiptare njiheshin si përcaktuese dhe mbështetës ideologjikë të Berishës gjithandej nëpër botë. (nenvizimi Linda) Vendet skandinave kishin lidhje të pakta me Shqipërinë, pavarësisht nga lobet vendore të dominuara nga refugjatët kosovarë, ndaj dhe i shikonin ngjarjet që po ndodhnin me një habi thuajse naive. Përkundrazi, në Francë tabloja shqiptare shfaqte një atmosferë të fortë të së majtës, pasi ky vend ishte i vetmi në BE i parapëlqyer nga shqiptarët me të cilin ata kishin patur marrëdhënie tregtare dhe diplomatike relativisht normale gjatë kohë së Hoxhës, që kishte edhe një qendër të studimeve shqiptare në Universitetin e Lionit. Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës. (nenvizimi Linda) Në Gjermani qeveria e tij kishte një mbështetje të fortë nga e djathta dhe disa qarqe katolike, por shumë kundërshtarë nga e majta dhe midis bashkësisë së madhe dhe më së shumti radikale të emigrantëve kosovarë, bënë që zhgënjimet ndaj tij të shtoheshin dhe të forcoheshin qëndrimet kundër Serbisë.

    Në Departamentin amerikan të Shtetit qarkullonte një opinion se Shqipëria ishte pashmangshëm një 'shtet i varur' për shkak të varfërisë dhe prapambetjes ekonomike, ndaj dhe ishte subjekt i një lufte të paevitueshme për sundim midis Italisë dhe Greqisë gjatë krizës së pranverës së vitit 1997. Ndërkohë që të dy këto vende ishin aleatë të NATO-s, nuk pati në këtë kohë ndonjë shqetësim të madh nga Shtetet e Bashkuara se cili vend do të bëhej dominues. Kjo mund të kuptohet nga distanca që mbajti Uashingtoni ndaj konfliktit social. Megjithëse ndërhyrja në Bosnjë e dy vjetëve më parë kishte dhënë një shembull të suksesshëm për ruajtjen e paqes me anë të forcave amerikane në rajon, kishte patur (dhe ende kishte) zëra në elitën qeveritare që kundërshtonin përzierjen e mëtejshme në Ballkan, ndërsa dëshironin të gjenin një strategji të largimit sa më shpejt të ishte e mundur nga Bosnja. Pamjet televizive të CNN-it dhe të kanaleve të tjera nga Shqipëria u krijuan qytetarëve amerikanë përshtypjen e një vendi që dinte të shtinte me kallashnikovë dhe që po çmendej, ndaj dhe Shtetet e Bashkuara konsideruan se do të ishin të pashmangshme viktimat amerikane, nëse do të bëhej provë për ndonjë ndërhyrje, prandaj faktori 'trupat e kthyera në qeska në atdhe' luajti një rol të madh në vendimmarrje. Një pjesë e vogël ekspertësh amerikanë që e njihnin mirë rajonin thanë se humbja e qeverisë së Berishës ishte e pashmangshme, ndërsa paralajmëruan se në çdo rast ndërhyrja do të ishte një mundim i kot.

    Feja mund të ketë luajtur një rol në prapaskenë në llogaritë e fuqive të huaja. Italia kishte qenë gjithnjë mbrojtësi kryesor i katolikëve të Shqipërisë të përqendruar përreth Shkodrës në veri të vendit, duke krijuar një shumicë dërrmuese në favor të Partisë Demokratike. Islami nuk u shfaq si faktor politik përgjatë periudhës së krizës, edhe pse shumica e qeverisë së Berishës ishte myslimane. Prania e katolikëve të spikatur veriorë në drejtimin e vendit si Pjetër Arbnori, i cili ishte kryetar i Parlamentit, e përforconte edhe më shumë këtë përshtypje, ndërkohë që lidhjet ortodokse me Greqinë në krahun e kryengritësve ishin padyshim shumë përcaktuese. Marrëdhëniet greko-shqiptare ishin tepër të vakëta sidomos pas vitit 1994 kur qeveria e Berishës burgosi disa aktivistë grekë të të drejtave të njeriut, kurse Kisha Ortodokse Greke kishte bluar plane mjaft ambicioze prej shumë vitesh për shtrirjen në Shqipëri, mjaft kohë përpara rënies së komunizmit, ndaj dhe priftërinjtë vendorë e uronin haptazi largimin e qeverisë së Berishës.

    Në Beograd regjimi i Millosheviçit e ndiqte me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri me një lloj admirimi ku përzihej tmerri dhe kënaqësia. Ndaj dhe puna kryesore e strukturave të policisë shtetërore serbe në Kosovë ishte kontrolli për armët e lehta, pasi kishte njoftime se kosovarët ishin duke blerë sasi të mëdha armësh dhe municioni në qytete si Durrësi, duke i futur dridhma qeverisë. Nga ana tjetër, në pjesën më të madhe gabimisht, Berisha ishte parë në Beograd si një verior militant me një grua malazeze-shqiptare, i cili kishte aleatë të ngushtë Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës dhe që ishte i interesuar në çështjen e Kosovës. Kështu që lirimi i Fatos Nanos nga burgu në mars u prit me një kënaqësi të dukshme. Nanoja kishte një sërë lidhjesh me Beogradin, po të kthehemi pas në kohën që ai ishte një zyrtar i Partisë Komuniste gjatë viteve të shkrirjes së akullit në marrëdhëniet me Jugosllavinë në vitet 1980, ndërsa sjellja e ti autoritare socialiste teknokrate gjeti shumë lidhje shpirtërore me Partinë Socialiste të Millosheviçit në Serbi. (nenvizimi Linda)

    Pikëpamja e Nanos për Kosovën në këtë periudhë u mendua se ishte dhe pikëpamja e krejt Partisë Socialiste. Ky nuk ishte një rast i veçantë. Qeveria e Beogradit nuk e kuptonte kompleksitetin e traditës patriotike në kuadrin e ish-Partisë së Punës, e cila ideologjikisht ishte e lidhur me disa grupe që punonin në hije në Kosovë sipas parimeve politike hoxhiste dhe që kishin mundësi të mbështesnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Besohej gjerësisht ekuacioni i thjeshtëzuar dhe mashtrues: Verior=Gegë=pro Kosovës dhe Jugor=Toskë=antikosovar. Por midis popullit të thjeshtë te fqinjët e tjerë ballkanikë të Shqipërisë, jo vetëm të Serbisë, kishte gjithashtu një admirim të dukshëm për kryengritësit. (nenvizimi Linda)

    Rebelimi shqiptar i 1997-ës ishte një trashëgimi e traditës së rebelimeve që kishin patur grupe të tilla si haidukët serbë, kaçakët kosovarë, kleftët dhe andartët grekë si dhe komitët bullgarë, disa prej të cilëve kishin bashkëpunuar ngushtë së bashku kundër Perandorisë Osmane. Por kishte gjithashtu disa lidhje komplekse dhe të diskutueshme që nga periudha partizane e Luftës së Dytë Botërore, të cilat pollën regjimet komuniste ballkanike pas vitit 1945. Megjithatë, analizat që janë bërë për shkaqet që çuan në përmbysjen e qeverisë në mars, e konsiderojnë atë një çështje krejt ballkanike, me burra dhe gra të zakonshme që ndryshuan historinë me armë në dorë. Në shumicën e vendeve të Ballkanit thuajse të gjithë pa përjashtim vuajtën thellësisht tëhuajësimin nga qeveritë e dominuara më së shumti nga ish-burokratët komunistë, njerëz mafiozë të pleksur me krimin e organizuar dhe aparatçikë të majtë, të cilët vepronin të gjithë në një atmosferë të përmbytur nga korrupsioni. (nenvizimi Linda)

    Prandaj nuk ishte i papritur një admirim i maskuar apo i drejtpërdrejtë për rebelët shqiptarë që u vu re në shumë vende. Rebelimi i marsit ishte një shpërthim i madh i energjive të ndrydhura dhe i zhgënjimit midis qytetarëve shqiptarë, si i tillë pasqyroi edhe pakënaqësinë që kishin pësuar edhe popuj të tjerë në rajon. Por ata nuk patën ndonjë përfitim, ose, përkundrazi, ndonjë shqetësim me ankth, në varësi nga këndvështrimi i secilit prej qasjes neveriste/partizane në lidhje me mbrojtjen kombëtare që shërbente si mësimdhënëse për ata që planifikonin luftën në rrugë duke përdorur masivisht armët e lehta. Për të huajt ishte e vështirë të kuptonin theksin e fortë nga ata të traditës partizane si një forcë për ndërtimin e shtetit nga udhëheqja komuniste dhe për pasojë, lehtësinë me të cilën ajo u rifut në peizazhin politik të vitit 1997.

    Analiza e ngjarjeve që është paraqitur nga teoricienët e rebelimit për shkak të 'krimit të organizuar': domethënë se në themel ishte fenomeni i frymëzuar nga Mafia, është fare larg nga e vërteta. Kjo analizë e zhvesh nga politika një tablo thellësisht politike të situatës. Elementët kriminalë sigurisht që përfituan nga rënia e shtetit dhe e qeverisë së Berishës, siç do të kishin bërë në çdo vend tjetër, në qytete si Vlora u ndje një zhvillim shumë i përshpejtuar i kriminalitetit. Gjithsesi, arsyet e rënies së shtetit nuk duhen kërkuar te Mafia, madje as te kriza e piramidave. Ndryshimi midis asaj që shkaktoi serinë e krizave të veçuara në jug dhe një kryengritjeje të përgjithshme që rrëzoi qeverinë qëndron te fakti se jugorët, të cilët e urrenin qeverinë, qenë në gjendje të mbështeteshin te modelet partizane të sprovuara prej kohësh dhe drejtues të kryengritjes, figurat udhëheqëse të respektuara me një edukatë ushtarake si të partizanëve të kohës së luftës dhe që kishin me vete një brez me aftësi të mjaftueshme ushtarake. Kjo aftësi e tyre ishte bërë dyfish më e fortë si pasojë e rifitimit të së drejtës për të mbajtur armë në një kulturë shqiptare ku mbajtja e armëve në krahina kishte qenë një aftësi e rëndësishme mbrojtëse e bashkësisë nga kërcënimi i qeverive që ata nuk i donin, por edhe nga fqinjët armiqësorë si Greqia dhe Serbia. (nenvizimi Linda)

    Sidoqoftë, këto ngjarje u dhanë një mësim të mirë shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë. Udhëheqësit përkatës të tyre, Arbën Xhaferi në Tetovë të Maqedonisë dhe Ibrahim Rugova në Prishtinë, ishin konsideruar si ithtarë të Berishës në botën shqiptare, megjithëse politikanët e zgjuar të Tetovës e kishin vërejtur dobësinë e Berishës mbi çështjen kombëtare shumë herët dhe nuk shpresonin ndonjë ndihmë praktike në këtë drejtim nga qeveria e PD-së. Lidhjet e nënkuptuara me Greqinë të kryengritësve jugorë ishin në fakt një pengesë për Nanon dhe kolegët e tij, pasi epshmëria e tij ndaj trysnisë greke për të kënaqur Serbinë ishte një minus i madh, të cilit ai nuk do të mund t'i shmangej asnjëherë në qeverinë e tij të ardhshme. Vizioni i këtyre politikanëve dhe i shumë njerëzve në Kosovë ishte që Shqipëria të kishte një qeveri të fortë të krahut të djathtë që të pëlqehej nga Shtetet e Bashkuara dhe europianët, e për pasojë do të ndihmohej Kosova të bëhej demokratike dhe e pavarur si dhe të përmirësoheshin të drejtat njerëzore për shqiptarët e Maqedonisë. Ky në të vërtetë ishte një vizion utopik, pasi siç rrodhën ngjarjet, u pa se nuk ekzistonte kurrfarë mirëkuptimi për këtë çështje si në rajon ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. E mbi të gjitha, kjo nënkuptonte një hegjemoni të përjetshme serbe nga Beogradi në rajon.

    Nëse qeveritë europiane vuanin një dështim të përgjithshëm të shërbimeve të fshehta dhe politikës së tyre për ngjarjet e marsit, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën më të madhe të vetë krerëve shqiptarë. Ata kujtonin se shoqëritë komuniste dhe titiste mund të evoluonin natyrshëm në Rendin e Ri Botëror dhe jo drejt Çrregullit të Ri Botëror që ishte duke dominuar Europën juglindore prej kaq kohësh. E njëjta përzierje e voluntarizmit, vetëmashtrimit, pandershmërisë intelektuale dhe një opinioni kokëfortë që ishte formuar prej shumë kohësh, duke u përpjekur në mënyrën më të pakuptimtë t'u mbushte mendjen shqiptarëve për 'të mirat' e komunizmit, po zbatohej tashmë për të besuar sistemimin pas vitit 1989 si e vetmja rrugë për zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara prej vitesh nëpërmjet kapitalizmit dhe globalizimit.

    Rendi i Ri Botëror ishte parë si një shpëtim për Ballkanin. Në të vërtetë, ai mund të ofronte një të ardhme më të mirë, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të angazhoheshin seriozisht për të. Sidoqoftë, administrata e Klintonit mbeti në mëdyshje për ndërhyrje të mëtejshme, një qëndrim që elita e Tiranës nuk e kuptoi kurrë qartë në vitin 1997. Në vend të kësaj, krerëve politikë iu desh të përballeshin me realitetin aktual të politikanëve europianë dhe me hendekun e thellë ndërmjet perceptimeve të tyre se si duhej të ishte Ballkani dhe si ishte në të vërtetë.

    Në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, dy vatra të krizës në Jugosllavi, udhëheqësit shqiptarë (me përjashtim të Ibrahim Rugovës) i shikonin problemet në mënyra të ndryshme. Shumica ishin për një këndvështrim më veprues në të ardhmen lidhur me çështjen kombëtare. Kjo dialektikë ndërmjet optimizmit të Tiranës për rolin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbështetjes te forcat e veta të shqiptarëve në këto zona (veçanërisht për rritjen e aftësisë ushtarake), do të përcaktonte sfondin e përshkallëzimit të krizës në periudhën dyvjeçare nga rënia e Berishës deri në fillimin e fushatës së NATO-s kundër Serbisë në mars të vitit 1999. Ndërkohë, fakti i mosfunksionimit të globalizimit dhe ndërkombëtarizimit i krizës do të bënin që shqiptarët e zakonshëm të ndienin praninë e ushtarëve të forcës ndërkombëtare të ndërhyrjes që u quajt 'Operacioni Alba'.

    (Mare nga libri i James Pettifer, Miranda Vickers "Çështja Shqiptare Riformësimi i Ballkanit")

    Materiali u postua nga Linda

    Gazeta Kritika
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    A kemi një politikë kombëtare sot?

    Politikë kombëtare , JO skemi as nuk kemi per te pasur Politik MESt Shqiperise e jo me jashte e paskeni cuar shume large.


    Skemi Shtet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •