Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė arkivės, Shaban Sinanit, kėto dy dokumente do tė jenė referime tė mira nė lidhje me atdheun e vėrtetė tė Aleksandėr Moisiut
Dritė e re pėr origjinėn shqiptare tė Aleksandėr Moisiut
Belina Budini
TIRANĖ Nė tė gjallė tė tij e kanė quajtur aktori pa atdhe dhe ēifut. Cvajgu, nė njė portret kushtuar aktorit tė famshėm, e njeh si italian. Ende gjenden jetėshkrime pėr aktorin, qė kanė mospėrputhje pėrsa i pėrket vendlindjes: Trieste apo Durrės? Sado rastėsore dhe jodomethėnėse qė tė jetė, vendi ku ai u lind nė vitin 1879, ishte Trieste, edhe pse nė moshėn 4- vjeēare dhe deri sa mbushi 20 vjeē jetoi nė Durrės. As pasaporta shqiptare qė kėrkoi mė 1933-shin dhe iu dha nga shteti shqiptar mė 1934, nuk ka mjaftuar pėr disa syresh qė ta konsideronin Aleksandėr Moisiun si shqiptar, ndėrkohė qė ai vetė deklaronte se ishte i tillė dhe zotėronte certifikatė shqiptare tė lėshuar nga Princ Vidi. Por, pėr herė tė parė, mėsohet ekzistenca e njė certifikate pagėzimi tė Aleksandėr Moisiut e lėshuar nga zv.metropoliti i Kavajės dhe qė hedh njė dritė tė re nė faktet dhe dokumentet pėr origjinėn e aktorit. Bėhet fjalė pėr dy shkresa zyrtare tė ruajtura nė Arkivin Qendror dhe qė i referohen legalizimit tė certifikatės sė pagėzimit tė Aleksandėr Moisiut.
Shkresat zyrtare nė lidhje me certifikatėn e pagėzimit tė aktorit, i pėrkasin Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė i drejtohej Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Datojnė nė korrik tė vitit 1938, kur aktori nuk jetonte dhe janė nėnshkruar nga kryetari i Kishės Ortodokse Autoqefale, kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė dhe nga ministri i Drejtėsisė sė Mbretėrisė Shqiptare. Qė tė dy kėto dokumente pėrmendin Metropolinė e Kavajės, e cila posedonte certifikatėn e pagėzimit tė dramaturgut shqiptar Aleksandėr Moisiu. Kisha Ortodokse nė shkresėn e saj kėrkon qė kjo certifikatė tė legalizohet nga Ministria e Drejtėsisė dhe qė prej andej ti dėrgohet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pikėrisht Drejtorisė Politike, qė ia kishte kėrkuar kėtė dokument Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Kėtu duhet tė ketė pėrfunduar udhėtimi i certifikatės sė pagėzimit tė Aleksandėr Moisiut, qė e sjell kėsisoj atdheun e tij sėrish nė Shqipėri dhe pikėrisht nė vendlindjen e babait tė tij, Moisi Moisiut, nė Kavajė, ku dokumentet konfirmojnė se ėshtė pagėzuar Aleksandėr Moisiu.
Mė konkretisht, nė letrėn zyrtare tė Kishės Ortodokse shkruhet: Bashkėmbyllun kemi nderin me i dėrgue Asaj P.T. Ministrije njė cetifikatė tė sė Hirshmes Zavendėsis Mitropolitane tė Kavajės, qė i pėrket tė ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandėr Moisi, me lutje qė, pasi tė legalizohet edhe prej Asaj P.T. Ministrije, ti dėrgohet P.T Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Drejtorisė Politike, e cila na e ka kėrkue me anė tė shkresės sė saj NR: 279.XIV. P.I. datė 16.07.1938. Me nderime tė posaēme, Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithė Shqipėnis Kristofor. Tė njėjtėn shkresė, Ministria e Drejtėsisė e ka marrė dhe sigluar mė 23 korrik 1938 dhe ia ka adresuar Ministrisė sė Jashtme. Mė konkretisht, nė letrėn zyrtare tė Ministrisė sė Drejtėsisė thuhet: Nė lidhje me tatjeshmen nr. 2790/XIV, datė 16 tė vazhduesit, bashkė me dublikatėn e shkresės nr541, datė 23, tė Kryesisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitė njė ēertifikatė pagėzimi tė lėshueme prej Zav. Metropolitit tė Kavajės, simpas kėrkimit tasaj P.T. Ministrije.
Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė arkivės, Shaban Sinanit, kėto dy dokumente do tė jenė referime tė mira nė lidhje me atdheun e vėrtetė tė Aleksandėr Moisiut. Fakti qė janė deshifruar kaq vonė, ka tė bėjė, sipas tij, me pamjen e dokumenteve rutinė qė ato kanė. Dokumente tė tilla si cetifikatat e pagėzimit tė lėshuara nė ato vite, pra nė vitet tridhjetė nga Kisha Ortodokse e Shqipėrisė, janė dėshmi tė qarta tė shtetėsisė sė personit tė cilit i pėrkiste kjo certifikatė, pasi njė dokument i tillė lėshohej nė atdheun e tė pagėzuarit, - shpjegon Sinani.
DOKUMENT
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipnis
Kryesia e Sinodhit tė Shenjtė
Tiranė, mė 23. 07. 1938
P.T.
Ministrisė sė Drejtėsisė
Tiranė
Bashkėmbyllun kemi nderin me i dėrgue Asaj P.T. Ministrije njė ēetifikatė tė sė Hirshmes Zavendėsis Mitropolitane tė Kavajės, qė i pėrket tė ndjerit dramaturg shqiptar Aleksandėr Moisi, me lutje qė, pasi tė legalizohet edhe prej Asaj P.T. Ministrije, ti dėrgohet P.T Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Drejtorisė Politike, e cila na e ka kėrkue me anė tė shkresės sė saj NR: 279.XIV. P.I. datė 16.07.1938.
Me nderime tė posaēme
Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale Kryepiskop i gjithė Shqipėnis
KRISTOFOR
DOKUMENT
Mbretnia Shqiptare
Ministria e Drejtėsisė
Tiranė, mė 26 korrik 1938
P.T.
Ministrisė sė Punėve tė Jashtme
Tiranė
Nė lidhje me tatjeshmen nr. 2790/XIV, datė 16 tė vazhduesit, bashkė me dublikatėn e shkresės nr. 541, datė 23, tė Kryesisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale, kemi nderin me Ju paraqitė njė ēertifikatė pagėzimi tė lėshueme prej Zav. Metropolitit tė Kavajės, simpas kėrkimit tasaj P.T. Ministrije.
MINISTRI (firma)
Njohja
Moisiu, italian nė portretin e Cvajgut
Stefan Cvajg, gjahtar i personazheve mė interesantė tė kohės sė vet dhe kohėve para tij, skalitės i shquar i portreteve njerėzore nga mė tė ndėrlikuarit, ka pėrvijuar edhe njė portret lamtumire tė aktorit Aleksandėr Moisiu. Megjithatė, edhe Cvajg e ka njohur atė, gabimisht, pėr italian. Dhe duket se e ka njohur Moisiun jo vetėm si aktor, por nga afėr. Zėri i tij ishte mė harmonik, mė depėrtues, mė melodioz, mė i butė sesa zėrat gjermanė, nė tė spikaste njė melodiozitet i ngrohtė, plot diell, tė dukej sikur ishte Juga ajo qė e kishte sjellė nė flatrat e saj, duke kapėrcyer male. Cvajg shkruan mė tej se shikimi filozofik dhe thellėsisht njerėzor i problemeve njerėzore e interesonte shumė aktorin. Kush ka patur fatin e lumtur ta njihte nga afėr, e di se gjėja qė bėnte mė me pasion Aleksandėr Moisiu, ishin diskutimet dhe debatet nė temė filozofiko-morale. Debatet e nxehta nė kėto tema mė janė tė paharruara. Ku jeni, o net tė gjata, kur rrinim tok me tė, me mikun tim tė shpirtit, me mė tė shtrenjtin e miqve dhe ai merrte zjarr, jepte e merrte si dinte ai pėr ēėshtje tė filozofisė dhe tė moralit... Kurse unė vetė do tė kujtoj edhe mbrėmjet e kaluara me tė nė rini, ēastet kur rrija me sy tė mbyllur pėr tė shijuar dhe pėr tė depėrtuar sa mė thellė nė muzikėn mahnitėse tė zėrit tė tij magjepsės, qė pėrsėri i hapja pėr tė mos lėnė tė mė shpėtonte asnjė lėvizje e tij; do ti gjallėroj nė kujtesė takimet pas shfaqjeve, kur suleshim ta pėrqafonim kush e kush mė i pari, nė mos, tė paktėn, ti preknim pak dorėn....
Shtypi
Moisiu deklaronte: Jam shqiptar
Nė njė intervistė dhėnė shtypit tė huaj nė vitin 1917, Aleksandėr Moisiu deklaronte: Babai im rrjedh nga njė familje shqiptare, njė pjesė e sė cilės ende edhe sot vazhdon tė jetojė nė Shqipėri. Unė zotėroj njė certifikatė qytetare tė lėshuar nga qeveria e pėrkohshme e Pinc Vidit.
Atdheu
Lutjet pėr njė pasaportė shqiptare
Nė nėntor tė vitit 1933, Aleksandėr Moisiu i drejtohet legatės shqiptare me njė lutje pėr tu pajisur me pasaportė shqiptare. Kėrkesėn ia adresoi Ministrisė sė Jashtme. Nė kėtė letėr shkruhej: Artisti i njohur prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti Aleksandėr Moisiu, iu drejtua sot kėsaj konsullate me lutje qė ti akordohet sa mė parė shtetėsia shqiptare, bashkė me zonjėn e tij, Johana Tervin Moisiun. Ky artist i pėrmendur, qė nuk ka mohuar kurrė kombėsinė shqiptare, dėshiron qė ti njihet shtetėsia shqiptare. Ai refuzoi tė gjitha shtetėsitė e tjera dhe dėshiron tė pranohet vetėm si shtetas shqiptar, siē ka qenė familja e tij, e dalė me kohė prej Kavaje, (Dokument arkivor, rezervat i legatės shqiptare nė Vienė, 7 nėntor 1933).
Jetėshkrimi i Aleksandėr Moisiut
Moisiu ka lindur nė Trieste mė 2 prill 1879, me baba nga Kavaja dhe nėnė arbėreshe. Babai i tij, Moisi Moisiu, ishte njė tregtar dhe nė vitin 1860 transferohet nė Trieste, ku njeh edhe gruan e tij tė ardhshme, Amelia de Radėn. Kur Aleksandri mbushi 4 vjeē, familja e tij u rikthye nė Shqipėri.
Pasi kishte kaluar fėmijėrinė e tij nė Durrės, nė Trieste dhe nė Graz, kur mbushi 20 vjeē, Aleksandėr Moisiu u sistemua pėrfundimisht me nėnėn e tij dhe dy motrat nė Vienė. Me pėrkrahjen e aktorit austriak Josef Kainz, pikėrisht aty nisi karriera e aktorit tė ri qė nė vitet e mėvonshme tė shekullit XX do tė shndėrrohej nė njė nga personazhet mė tė mėdha tė skenės evropiane.
Mė vonė Moisiu u transferua nė Pragė dhe mandej nė Berlin, ku gjeti pėrkrahjen e Max Resinhard. Bėri njė turne shfaqjesh me trupėn teatrale tė Reinhardit dhe 100 trupa ndėrkombėtare tė tjera nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe tė Amerikės Jugore dhe Veriore. Akoma i pakrahasueshėm me askėnd tjetėr mbetet roli i Fedias nė "Kufoma e gjallė", e Leon Tolstoit, interpretuar 1 400 herė prej tij dhe i shikuar nga mė shumė se gjysmė milionė spektatorė nė botė. Moisiu ndoqi Ansamblin Reinhard nė Rusi nė 1911-ėn dhe u duartrokit shumė nė Shėn Petėrburg nga kritiku dhe dramaturgu Anatoliy Lunacharsky (1875-1933) pėr interpretimin e Edipit. Duke u bėrė njė aktor universal, repertori i tij i interpretimeve pėrfshinte krijimtarinė e dramaturgjisė evropiane qė nga tragjedianėt e lashtė tė Greqisė e deri te shkrimtarėt modernė tė shek XX. Ai ishte i pari nė Evropė qė interpretoi karaktere nga Strindbergu, Tolstoi, Ēehovi, Pirandelo, Hofmanstali etj. Midis roleve tė tjerė, pėr tė cilėt Aleksandėr Moisiu mbahet mend nė veēanti, janė Hamleti, Fausti, "Trupi i gjallė" i Tolstoit dhe Dubedati nė "Dilema e Doktorit" tė George Bernard Show. Megjithėse ishte kryesisht aktor teatri, Aleksandėr Moisiu u shfaq nė 10 filma nga viti 1910 deri nė vitin 1935, nga tė cilėt 7 filma pa zė dhe 3 me zė. Nė vitin 1934, me kėrkesė tė tij, autoritetet shqiptare tė asaj kohe i dhanė atij pasaportėn shqiptare. Aleksandėr Moisiu vdiq mė 22 mars tė 1935-ės. Megjithėse u bė i famshėm nė tė gjithė botėn, ai nuk e harroi vendlindjen. Dhe nė fakt, nė vitin 1934, pas njė lutjeje drejtuar shtetit shqiptar, kėrkesa e tij pėr pasaportė shqiptare u aprovua. Aleksandėr Moisiu vdiq vetėm njė vit mė vonė dhe varri i tij gjendet pranė liqenit tė Luganos nė Zvicėr.
Aktori
Fragment nga kujtimet e aktrimit tė Aleksandėr Moisiut
Ja ēfarė shkruante Aleksandėr Moisiu nė kujtimet e tij: "Doni tė dini sesi i interpretoj personazhet? Zhvishem gjithmonė nga personaliteti im dhe vesh personalitetin e rolit qė interpretoj. Kur recitoj, nuk gėnjej kurrė. Personazhi qė interpretoj merr frymė bashkė me mua. Hamleti, Fedia, Poza dhe Dubedot, tė gjithė bėjnė pėr mua. Me ata jetoj, me ata kaloj kohėn. Me ata qesh, me ata qaj, me ata emocionohen dhe me ata vuaj. Kėnga e tyre ėshtė kėnga e jetės sime.
Kanė thėnė pėr Moisiun
"Unė gjeta te Moisiu aktorin e vėrtetė qė kėrkoja",
nga Max Reinhard, reformator i skenės gjermane.
"Hamleti ėshtė shkruar pėr Moisiun dhe Moisiu ėshtė lindur pėr tė interpretuar Hamletin dhe vetėm Hamletin, vetėm ai",
nga Max Brod, shkrimtar dhe mik i ngushtė i Franc Kafkės.
"Zėri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diēka unike, diēka e cila nuk ishte parė mė parė asnjėherė nė skenėn botėrore tė artit",
nga Franc Kafka, shkrimtar.
"Nėpėrmjet interpretimit tė rolit tė Hamletit, Moisiu fitoi dashurinė e spektatorit francez",
nga Andre Antuan, reformist i teatrit francez.
K. Stanislavski shkruan: "Njė artist edhe njė njeri kaq i madh sa Moisiu, i pėrket tė gjithė botės".
30/05/2005
KATEGORIA: Dossier
Marre nga Shekulli.
Krijoni Kontakt