Me D o Xhori me D, jo me F.![]()
Me D o Xhori me D, jo me F.![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Isuf bej, të zëntë mali - Labe
Marrës: Guri Rrokaj
______
Isuf bej, të zëntë mali
të bëftë kafshita kali
Që na more djemtë tanë
ca bedela, ca nizamë
Shtatë a tetë vjet me radhë
Anadoll, Arabistanë
Shumë nuk u kthyen të gjallë
kush theu këmbën, kush la krahnë
Ç'është dashuria - Këngë labe
Meskëputur, yll karvani
nga vapa po përvëlohem
N'ata sy si gji limani
do vij njëher' të freskohem
Në buzë të malit, ku të shkul veriu
vjen një djal' nga stani si birë valiu
Si birë valiu vjen një djal' nga stani
kërkon djath' në napë e bijë çobani
E ç'tju them o shokë, ç'është dashuria
ajo është mjaltë, vetë perëndia
(pas çdo strofe)
Do dal përtejë në bregë
të loz me hundën qiri
Do zbres te buza që djegë
të çlodhem pak dhe të rri
T'ia marrim njëherë rëndë
kumbisur faqe më faqe
Aman të keqen o këngë
ç'mi kujton ato maraze
Moj kunadheja leshverdhë - Labe (Gjirokastër)
Moj kunadheja leshverdhë
O moj leshverdho (pas çdo vargu)
Besa jote, besë qëne
Na lajkose me kuvënde
Në shteg e në shtëpin' tënde
Besa jote, besë qëne
E vogël, e bukur'o - Grupi "Jehona labe"
E bukur si hëna sefte
E vogël, e bukur'o
Si qiriri seç u trete
E vogël, e bukur'o
Këmba-këmbës seç m'u qepe
E vogël, e bukur'o
Më thua - Merrëm me vete
E vogël, e bukur'o
Ku të të shpie, lanete
E vogël, e bukur'o
Merrëm e futëm në xhepe
E vogël, e bukur'o
Këngë e kënduar nga grupi të vjetërve të Dukatit.
Në Vlorë foli prefekti - Labe (Dukat, Vlorë)
Në Vlorë foli prefekti
O Vloro, Kanino (pas çdo vargu)
Osman Haxhi Muhameti
Të më mblidhenë mileti
Se vjen Qemali nga deti
Ç'i fola Shanikos - Labe (Vlorë)
Ç'i fola Shanikos'o
sumbull e Aliut'o (pas çdo vargu)
Dilna, dilna te krojet'o
Dilna, dilna te vathët'o
Se jam djal', zëmra ma do
Mbulom' me florinjt' e gushës'o
Mbulom' me rinin' e çupës'o
Vargjet e kësaj kënge janë shkëputur nga poezia "Vajza shqiptare" e Ali Asllanit.
Kush të ka dërguar – Labe (Vezhdanisht, Vlorë)
Teksti: Ali Asllani
_____________
Kush të ka dërguar, hëna apo dielli
pa më thuaj të lutem sa yje ka qielli
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur
apo sjell melhemin zëmrës së goditur
Nëse je sorkadhe, lumthi kush ka çapa
lum ai q'i vete zotëris' sate mbrapa
Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur
kush ësht' ajo dorë që të ka stolisur
Është drit' e diellit, është drit' e hënës
më shum' nga të gjitha është sis' e nënës
Liro sumbullesha - Labe
Teksti: Zaho Balili
Këndon: Grupi “Lot kurbeti”
_______
Shkon Lirua posht' e përpjetë
Vallahi, nëna t'i ka bërë
bilahi, zoti t'i ka falë
O djal' i vogël sevdalli
çuno more djalë
(pas çdo vargu)
Ajo Lirua sumbulleshë
O e bukur, xhinde vetë
Majëkëmbe aq e sertë
U sëmurt', ilaç mos gjetë
Të vish të më shërosh vetë
Të putha te faqeshegët
Pa të tjerat vijnë vetë
http://www.youtube.com/watch?v=QOJp8...ature=youtu.be
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 28-10-2012 më 14:47
Prapa më vjen historia - Grupi i Vranishtit (Vlorë)
Për liri e për flamurë seç u vranë trimëria
Cili je ti more burrë që na vjen nga Shqipëria
Unë jam 'Smail Qemali, dua vatanet e mia
Do t'i marr se s'është punë, është jona Shqipëria
Unë jam 'Smail Qemali, prapa më vjen historia
Si shelege flije - Labe (Hormovë, Tepelenë)
Teksti: Zaho Balili
_________
Në ëndërr më vije, në prehër më rrije
si shelege flije, këngë dashurije
Si fllad i beharit, si lulet e majit
si sorkadhe malit tretur bora zallit
Si hën' e pabërë, si moll' e pangrënë
si ves' e parënë, si shpuz' e pazënë
Në jetë të kisha, në jetë më kishe
un' si qiparisë, ti si dallandyshe
Në ëndërr më vije, në ëndërr më vjenë
s'ishe fat për mua, ishe për të tjerë
S'ishe fat për mua, ndaj nuk dua jetë
buza ime nxirë, kënga ime fjetë
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 10-11-2012 më 11:11
Çobane - Labe
Çobane shelegeve
Çobane, trime moj, yll o yll i rrall' (pas çdo vargu)
Shkon e bën sikur s'më sheh
Të kujtohet çfar' thash' dje
Tek syri shtrungës të pres
Zemrat tona besa-bes'
Nje dite te bukur behari
ne plazh ç'u ndodha i vrari
mikja qe e marte dreqi
m'u shtri prane
s'i ngjale deti
Ne plazh erdha per te nxire
ç'me shikon e ben sehir
sikur s'ke pare kurre grua
te mbeten syte te mua
I afrohem sa e pashe
i zgjata doren avash
por ajo s'ma beri gjate
ma hodhi nje çike me larte
Hedhe krahet si ne shkemb
kapem fort pas gjoksit tend
prej andej me poshte leshohem
digjem zjarr dhe pervelohem
Djalo me dogji behari
keq me vjen s'e mu dogj xhani
dhe me detin s'qenka pune
s'e te dhemb koka me shume
Ndryshuar për herë të fundit nga flamuri1912 : 07-12-2012 më 11:33
Baluket e ballit moj
mbi sy ç'te kane rene
si hena mbas malit moj
si hene e pa zene
Si do t'ia besh djalit moj
kujto ç'i ke thene
te burimi zallit moj
shtegun ta ka zene
Lulet e fustanit moj
ngjajne si argjende
kush t'i ka qendisur moj
vete apo jot'eme
Grupi Lapardhase Vlore marres Nazif Çela
TEKSTI I KORRIGJUAR
Që pa dirë mirë te porta ke dalë
shpëtofsh'ë nga syri moj vetullangjale
Balluket e ballit hedhur përmbi ball'
mbi cepin e buzës, faqes, një nishan
trëndafil i kuq'ë arom' kundermon
ky nishan i faqes detet i bashkon'
Mos qëndro tek porta, se fryn er' e malit
ruaju mos t'i prish balluket e ballit
Kur të kam'te afër, digjem, bëhen prush
prushërohen flakë buzët, permbi gush'
faqet sheg' e kuqe, mesin porsi ngjal'
ti i thua hënës dil apo të dal
Mos qëndro te porta, dëgjon a s'dëgjon'ë
se fryn er' e detit, dëshirat m'i zgjon'ë
http://www.youtube.com/watch?v=1E8nx...ature=youtu.be
Ndryshuar për herë të fundit nga Ana2015 : 24-11-2015 më 15:51
Pershendetje patriotet e mi nga Laberia
kush di ta shkruaj textin e kesaj kenge te bukur labe
https://www.facebook.com/musa.ferrun...3932368958391/
un kur isha i vogel kisha degjuar per nje histori; dikush vodhi nje dele dhe i zoti i deles vajti i kerkoi 21 dele si demshperblim, por nuk e di me hellesi historin
Ju falenderoj paraprakisht
Tepelenas 24
KJO KENGE VALLE eshte per raprezaljet turke pas kryengritjeve te Tanzimatit kerkoheshin
kapedanet e Laberise ( zenel gjoleka , hodo nivica , rrapo hekali , celo picari , tafil buzi )
Shih mos te ndihmon ky teksti i meposhtem
Gjemitë në det arrine ,
për të lidhë Parësinë,
e zunë që në Kaninë,
Laton e Dalan Seinë,
Në Kudhës Imer Alinë,
Mustafa Begë birbilë,
në Brataj Matan Haxhinë
Lilo Qëndro nishanllinë,
në Tërbaç Beqir Selimnë,
edhe Dulo Kokë trimnë,
Haxhi Hoxhënë Smokthinë,
dhe në Vajzë dy nishanë
Meten e Sadik Çobanë,
Leskodukajtë Bolenë,
Kallarat ata që qenë,
Lamenë me Dervish bejnë,
Birbil Hasani e Meçenë,
vanë në Sudan e mbenë,
Kallarat katër nishanë,
Lamja me Dervish Qejvanë,
Meçja me Birbil Hasanë,
mu tek rrapi seç u varrë,
tre bolenasit që qenë,
me Sadikun e Birçenë,
me Birbil e me Meçen,
me Lamen e Dervish bejnë
mu tek rrapi degë vjerrë,
të shtat si shqerra i therrë.
Ruaj Lidhjet