Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 440
  1. #41
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Si shqiponja me dy krerë
    Kish dy emra trimi ynë
    Njërin Gjergj tjetrin Skënder
    Një të vetme Shqipëri

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa

    I shkoj jeta për mbi kal
    Nuk e çlodhi shpatën kurr
    Sa në fushë moj aq lart në mal
    Me dy emra një flamur

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa

    Në beteja prej beteje
    Kështjell gjokset për mbi topa
    Gjaku yt na rrjedh në deje
    Duhet të na njoh Evropa

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #42
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shqipëtar kudo që jini
    Anë e mbanë nëpër botë
    Ju pret nëna që u lindi
    Në gjirin e saj të ngrohtë

    Mbi këta gur xhevairi
    Që jan vaditur me lotë
    Pret nëna ti vij i biri
    Ta puth dhe diçka ti thotë

    Juve ju ndau mërgimi
    Ikët dhe nuk erdhët dotë
    Neve na ndau mjerimi
    Më të varfrit në Evropë

    Këtu ku ja thot bilbili
    Ku buron ujët e ftohtë
    Ku pimë qumësht nga gjiri
    Këtu të bëhemi tokë

    Sot që tundet rruzullimi
    Është dita vetëm sotë
    Feja jon është bashkimi
    Ndryshe mbaruam si kombë
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    un jam lab 24 karatesh, por si kenga himarjote nuk ka

    Hyri prilli, shkriu bora, majave
    moj vajze kanakare c'ben atje
    mua me harrove fare zemer ke
    jo moj jo s'te kam harruar s'te harroj
    ne zemer te kam te shkruar sa te rroje

    do 2 shishe rraki per te kendur nje varg
    do zoti ta kendojme ndonjehere ne "direkt" se na u nxi jeta me You Tubat e leshit....

  4. #44
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    un jam lab 24 karatesh, por si kenga himarjote nuk ka
    Dhe unë pajtohem me ju se kënga Himarjote është Mretëresha e Polifornisë Shqiptare
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    Kenga himariote eshte quajtur perla e polifonise shqiptare

    ------------------------------------
    moj neperka pika-pika


    do kendoj po me zu grika
    moj neperka pika-pika

    ne jale te portit te prita
    moj neperka pika-pika

    te prita mike te prita
    moj neperka pika-pika

    ti nuk erdhe une ika
    moj neperka pika-pika

    ate dite kishte ngrica
    moj neperka pika-pika

    kishte ngrica ate dite
    moj neperka pika-pika

    duke qare i fshive site
    moj neperka pika-pika

    ti mos qaj o yll o drite
    moj neperka pika-pika

    se do te prishene site
    moj neperka pika-pika

  6. #46
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë shumë e bukur!
    Nuk e kisha dëgjuar ndonjë këtë variant të këngës, unë di variantin tjetër që këndohet në zonën e Përmetit

    ...........Me dy gurë çtë gotita
    Moj nepërka pika pika

    Të vrava më raftë pika
    Moj nepërka pika pika..........
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #47
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Varianti i Permetit eshte thjesht nje kopjim i rendomte Vashe e Valeve eshte nje nga perlat e kenges Labe.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #48
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Varianti i Permetit eshte thjesht nje kopjim i rendomte Vashe e Valeve eshte nje nga perlat e kenges Labe.
    Ne po kundojm për nepërkën o derman, çna hap meselera me përla nashti?
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Ne po kundojm për nepërkën o derman, çna hap meselera me përla nashti?
    Aman o Flory80 si thua t'ia marrim njëherë përmetarçe: "As aman, o moj lule"
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #50
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ja marim vëlla si të duash ti, lavdi Zotit unë vijë nga derë e madhe dhe kemi miqësira nga të 4 anët e Shqipërisë, kështu që të përgjigjem me çfardo lloj kënge të duash ti!
    As aman, o moj lule..... Nuk është këngë polifornike por bën pjes tek këngët karakteristike Përmetare.
    Polifornia Përmetare është shumë e vështirë për tu kënduar dhe do mjeshtëri, nuk e di a më përgjigjesh dot zotrote.
    Shembull: "Mbeçë more shokë, mbeçë"
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  11. #51
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Më ka marë malli rëndë

    Më ka marë malli rëndë
    Për një stan në korie
    Të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
    Të ulem dhe unë në hije

    Rrugën le ta bëj në këmbë
    Të pi ujë rrëzë një lajthie
    Të kërrit mallin në hënë
    Të më lag vesa që bie

    Të vë kopenë në shtrungë
    Një nga një ti shkoj tespie
    Të mbushen vedrat me shkumë
    Shkum e deles me aq shije

    Me barinjtë të marr një këngë
    Dhe culës ëmbël ti bie
    Të veshë gunënë pa mëngë
    Të shkoj shpatit mushka çile

    Të ngjitem përmbi shkëmbënjë
    Të mbledh çajin fije fije
    Zogjtë më mbushin me këngë
    Të dehem prej bukurie
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Magjia e polifonisë labe, eshte mrekullia e artit shqiptar. Keto vargje nuk ka poet qe mund ti thurë. Respekt dhe nderim maksimal per ty flori80 qe ke sjelle keto perla!

  13. #53
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Varianti i Permetit eshte thjesht nje kopjim i rendomte Vashe e Valeve eshte nje nga perlat e kenges Labe.
    Belami edhe une jam nga Permeti, mos na shaj"detin".
    Permeti ka poezine e kenduar shume orgjinale dhe per kete je dacord. Vajza e valeve eshte nje perle e vertete e bregut Jon, kudo qe e degjuan ne bote u preken edhe pse "Zvaranike" ne Temperament, nuk ngelen pa pyetur : Po kjo , kenge eshte apo ndonje lloj tjeter, qenka fantastike'. Imagjinoje ta degjosh kete nga nje nativ American , apo nga ndonje irlandez qe kerkon copy pa mbaruar kenga.
    Flory eshte flori qe na freskon traditen e gdhendur ne art. FLM Te gjitha kenget tona te vjetra perjashtuar ato me ndikim Othoman jane perla, ato me cifteli gjithashtu, te rrenqethin kur i degjon, ndoshta kjo ndodh vetem kur je ne kurbet.
    Gezuar
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up



    Qerpiku i diellit pa dale
    dallendyshet pale pale
    vajzes i o moj i thone ca fjale
    pike e lotit lag fustane

    Te erdh karta per nizame
    dridhet buza ane cigare
    ne u kthefsha moj dot i gjalle
    dil me prit tek lumi i Bardhe

    Kaluan o moj kaq behare
    mbeta me o koke menjane
    kur u poqem s'di c'ka ngajre
    dhe sa larg edhe prape te thare

    Kur te dy hypem mbi kale
    shkunden lule zogjte mbi dardhe
    mjergulla o moj mbuloi dynjane
    birbilat ndezen sabane







    Komandat Adem Jashari
    në ballë me UÇK-në
    bijtë tane prej luftëtari
    si Azemi e Shota bënë

    Ashtu si trimat në kohë
    dhimbja e shpirtit i mblodhi
    barbariymit i thane jo
    si Isa e Mic Sokoli

    UÇK-ja do fitojë
    se mbron truallin e vet
    thirrja e saj ne na bashkonë
    si Shqiptarët e vërtetë

    Mbahuni qëndroni në këmbë
    nëna motra gjihtë sa jeni
    se ajo Kosova mëmë
    po na bënë thirrje ti vemi
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 22-03-2009 më 16:30
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Vajz e Valeve

    Vajza e Valëvet
    Zëmëra s'ja mban
    Mbi një gur n'an të detit
    Qan, e zeza , qan
    Pret atë që pret
    E një dhembje ndjen
    Gjithë bota ven' e vijnë
    Po aty nuk vjen
    Prëndëver' arrin
    Një mëngjes të qet
    Vijn'e shkojnë dallëndyshet
    Vajza u thërret:
    Ju të bukur zogjë
    Tek ju kam një shpres'
    Ju që shkoni det'e male
    Dua t'u pyes
    Një jetime jam
    Pa nën e baba
    një që kisha, një që doja
    iku e më la
    Mos e patë ju
    Rron apo nuk rron
    ndonjë lajm a ndonjë letrë
    vallë më kujton
    Vajza e Valëvet
    Vetëm pa njeri
    Qante veten, qante fatin,
    n'atë varfëri
    Erdhi dimri 'keq
    një mëngjes të zi
    ç'u nxi qielli dhe deti
    gjëmon bie shi
    Në ëndrrë se ç'pa
    Djalin në vapor
    Sikur shkonte dhe i hodhi
    Vajzës një kuror
    Letra e zezë vjen
    E me të vërtet
    Djali kishte udhëtuar
    Pa kthim e për jetë
    Thoshte i mjeri Djal'
    "Vajza e Valëvet"
    "Mere këtë letrë e qajmë
    tjetër vend më pret
    "Ah!Këjo dunja
    një qëndrim nuk mban
    "Dashuria jonë shuhet
    Fat'i zi na ndan
    "Mos u dëshpëro
    Je një vajz' e re
    Un martohem n'atë jetë
    ti martohu atje
    "Vajza e Valëvet
    qofshë me shëndet
    "mos kujto kohën e shkuar
    po harroje shpejt
    "O i dashur Djal'
    shkove dhe më le
    s'pate faj as ti as unë
    ashtu qe për ne
    ne u ndamë këtu
    qielli atje lart
    do të na bashkojë, o Djalë
    prit se vij për pak
    Lamtumir, o Gur
    mjaft-ë kaqë koh'
    vuajte dhe ti me mua
    shkoj e më s'të shoh
    Haj Dunja ! Dunja
    s'ke gjë të vërtet
    Lamtumirë e Jet' e rreme
    Merm o valë, o det...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cam Lab E Kosovare Jan Te Gjithe Shqipetar



    Hjadeni o djemani
    këngës tani merjani
    kur këndon për Shqipërinë
    fjalët nga shpirti të vijnë

    Mallakaster djem me nure
    me dyfek e me koburre
    me dyfek e me koburre
    historisë si la kusure

    Mallakster rron me derte
    trimërinë e mban për vete
    si ke emrin je dhe vetë
    kala për trimat me fletë


    Labëri o vend i gurit
    që kur s'të ulet flamuri
    kur në hall është Shqipëria
    e para del Labëria

    Labëri moj hijerëndë
    veç për pushkë edhe për këngë
    kush ta rriti kaq shumë namin
    Ismaili me Selamin

    Myzeqe toke e bekuar
    me Beratin e dëgjuar
    Adrenicën me shënjtorë
    Skenderbu vuri kurorë

    Myzeqe e begatisë
    je hambar i Shqiperise
    për vete je me halle
    për të tjerët zemërmadhe

    Çamëria ballë kazani
    ku lindi Çelo Mezani
    e para për këngë e valle
    zonjë e rëndë në mëhallë

    Çameri do te vijë një ditë
    me ty do të kthehem
    fjalë e vjetër e ka thënë
    njeriu ka veç një nënë

    Kosova me Çamërinë
    në krahë Shqipërisë i rrinë
    që të dyja motra janë
    Shqipërinë nënë e kanë

    Çamë Labë e Kosovarë
    janë të gjthë Shqiptarë
    toskë dhe mallakstërjotë
    lidhur me gjak e me lotë



    Hopaaaaaaaaaaaaaaa.....



    U lutemi, vendosni edhe videot, me tekste...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  17. #57
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Iso për mbi valë
    për mbi val të detit,
    Lebrit feste* bardhë
    malli gjith miletit.

    (refreni)
    Zërat ngjit në iso
    burrat rreth në këngë,
    deti ndizet shpirto*
    mali luan vëndë.

    Iso gur më gurë
    nis e mban dhe vala,
    ç'tregon kënga, kurrë
    nuk e thot dot fjala


    (refreni)
    Zërat ngjit në iso
    burrat rreth në këngë,
    deti ndizet shpirto*
    mali luan vëndë.
    ..........................

    Feste = Qeleshe, kapuç, plis
    Shpirto = Shkrepse, zjarr
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  18. #58
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Vlora

    Vlor e bukura në gropë
    deti i pa anë
    ta freskonë gjinë

    (refreni)
    Vlor e rrahura në gropë
    këng e stramëdhanë
    e ke historinë

    Vlor e rralla në Evropë
    shekujt ty të lanë
    mbi supe lavdinë

    (refreni)
    Bardh e mbushur lule plotë
    me malet në këmbë
    tu lodhën tu mpinë

    Vlor e trimave me kokë
    linde kapedanë
    djep për trimërinë

    (refreni)
    Trimëria port më portë
    flamuri me shkabë
    tek ti mori frymë

    Vlor për ty nuk shkruan dotë
    dallg mbi tra mu ndanë
    diell ma ke synë

    (refreni)
    Deti qet dhe vala lotë
    dil do bënesh vargë
    nuse për lirinë
    o nuse për lirin
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  19. #59
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ismail Qemali e Isa Boletini

    Të dy bashk u nisën
    Ku merrej vendimi
    Ismail Qemali
    E Isa Boletini

    Se kishte shum halle
    Shqipëri e mjera
    Po duhej Revolet
    Ti linin tek dera

    U futën në Londër
    Brënda në pallatë
    Trimi luftëtarë
    Dhe plaku dipllomat

    Dolli Lordi mathë
    Me një gjuh të zgjidhur
    Me një fjal të rëndë
    E me humor të shtirur

    Ja tha Shqipëtarët
    Kurr nuk e besoja
    Që të çarmatosur
    Këtu ti shikoja

    Ky ishte momenti
    Nuk kish më ç'të pritej
    Nënë brez berreta
    Zu të hasharitej

    Faqen kish për trupi
    Veshin kish tek gjaku
    Syri i pagjumë
    Përgjonte nga plaku

    Vetëtiu sërmaja
    Vetëtiu fildishi
    Ndritën malet tona
    Sado larg që ishin

    Se nga gryk e saja
    Ishin zgjidhur halle
    Shqipëri e vogël
    Në sofrën e madhe
    .........................................

    Populli ynë u ka kënduar gjithmonë trimave.
    Gjuha Shqipe ka filluar të shkruhet shumë vonë në krahasim me gjuhët e tjera të botës, dhe kënga ka qënë libri ynë i historisë, aty shkruheshin bëmat dhe gjëmat e popullit.
    Aty lavdëroheshin dhe vajtoheshin trimat e rënë në luftë.
    Kënga ishte memorja e Kombit tonë, prandaj është detyrë e të gjithë neve ta mirëmbajmë dhe ta përcjellim tek brezi pasardhës...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    O Flory po sill edhe videot o lal.....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •