Close
Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 440
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35
    Maje e Llogarase mbi Vlore
    fryn nje ere e mban shume bore
    diten qe eshte mbytur anija
    coc ka pare e nuk tregone

    I flet Llogaraja detit
    o deti me kaltersi
    pse gjysmit na i dergove
    ca i mban pengje ne gji

    O deti me uje te kalter
    c`faje te kane femija
    qe kur ti u more jeten
    c`te besosh me te perendia

    O ju a nenat vlonjate
    per ke te qani me shume
    per ata qe piu deti
    o per ata qe u vrane me plumbe

    Obelisku qe eshte ngritur
    do ta qajne nenat me lot
    do tu kerkoje syri bijte
    por nuk do ti shohim dot.
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    --Kenge e kenduar nga grupi "KAONET" Delvine
    kushtuar viktimave te tragjedise se Otrantos
    ne mars te vitit 1997.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    angeldust
    Paske shije

    pergezime te gjithe postuesve.
    Kenga labe eshte e rralle dh eshte e vetmje qe i ka rezistuar kohes (lahuta ne veri dhe baladat jane motra binjake e kenges epike shqiptare)

  3. #23
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Do kendoj po mu zu gryka
    Moj neperka pika pika

    Ndenja ne dere e te prita
    moj neperka pika pika

    Te prita mike te prita
    moj neperka pika pika

    te prita sa u zbardh dita
    moj neperka pika pika

    Ti nuk erdhe une ika
    moj neperka pika pika

    Me tre gure te gotita
    moj neperka pika pika

    Te vrava me rafte pika
    moj neperka pika pika

    S te godita per te vrare
    te qellova per te marre

    Eshte edhe nje variant tjeter:

    Do kendoj po mu zu gryka
    moj neperka pika pika

    Ndenja ne porte e te prita
    moj neperka pika pika

    Qysh e ngryse ate dite
    moj neperka pika pika

    Duke qare e fshire syte
    ......

    Ti mos qaj o yll o drite
    ......

    Se do te prishene syte
    ....
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #24
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    C'ja hipe kalit balash
    Xhani moj Xhemi- Xhemile
    xhani moj me qafsh

    E more rrugen avash
    xhani moj.....
    ............................

    Fustani tre oke mendafsh
    Xhani moj ......
    ..............................

    O thelleza ne kafaz
    xhani moj.......
    ............................

    Xhemileja fshin shtepine
    xhani moj.......
    ..............................

    Me nje dege trendeline
    xhani moj......
    ..............................

    Fshin shtepine e lan avlline
    xhani moj.....
    ..............................
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #25
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Haj medet dynjaj e shkrete
    ma farmakose te zine
    porsi lumi shkojne vjete
    me vaj e me psheretime
    Jam semure semure perjete
    nga ilacet s'behem mire
    po vdiqa me te vertete
    do te ta le porosine
    kur te shkosh ti andej
    uleri brinje me brinje
    kuje per mua te zine
    te me qash si ke adene
    varrin ma thuri me drize
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Është vërtetë thesar dhe duhet shtuar.Ja diçka edhe nga mua.

    Kur mbushje ujë në krua.

    Kur mbushje ujë në Krua,
    Me mua Merjo me mua.
    S'ti gjej dotë gjurmët e tua,
    Me mua Merjo me mua.--përsëritet pas çdo vargu!
    Leshra verdha gjer në thua,
    Merjo ty të pata thënë,
    Mos më dil natën pa hënë,
    Se këtu ka djem çapkënë,
    Pa ngacmuar nuk të lënë.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Edhe një tjetër nga Labëria.

    O Teqeja në Smokthinë,
    Më mar'ç hakën o alla.
    Çpate me mua të zinë,
    Që ma bëre ktë hata?
    Kalin që kisha për dore,
    Ma lanë thesin në kra.
    S'kisha të haja për darkë,
    Na mu mblodhën gjith këta?

  8. #28
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Citim Postuar më parë nga Mina Lexo Postimin
    C'i hipe kalit balash
    Xhani moj Xhemi- Xhemile
    xhani moj me qafsh

    E more rrugen avash
    xhani moj.....
    ............................

    Fustani tre oke mendafsh
    Xhani moj ......
    ..............................

    O thelleza ne kafaz
    xhani moj.......
    ............................

    Xhemileja fshin shtepine
    xhani moj.......
    ..............................

    Me nje dege trendeline
    xhani moj......
    ..............................

    Fshin shtepine e lan avlline
    xhani moj.....
    ..............................
    ***************************************
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #29
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Që kur isha i vogël e kam patur fiksim këtë këngë dhe nuk kam lënë dasëm fejes apo gëzim familjar pa e kënduar kështu që vendosa ta ndaj edhe me ju


    Jam çoban në këto male
    Kam një cyl e një dyjare
    Një korbece një kal shale
    Dyzet byrgje një çokale

    Korbecja me atë trupë
    Na kish ndjekur pas një çupë
    Se kish ndjek por e kish ndukë
    I kish gris fustan e futë

    M'erdhi turp edhe si fola
    Shargun përpara ja hodha
    E mori dhe u mbulua
    Dhe erdhi në stan me mua

    I dhash pe edhe gjilpërë
    Mish qëngji për të ngrënë
    Pakëz buk e pakëz gjalpë
    Pakëz djath që qe në napë

    E përcolla gjer tek zalli
    Me ato që pati stani
    Nuk e di nga doli llafi
    Apo nga rrufjan çobani


    Hajde ju këndofë zëmra ore!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #30
    £u & £i Maska e xlindax
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    .....Edhe kjo keng labe eshte po nuk e di te gjithe.


    Me ka porosit babai
    mos u pleks me djemurine
    se djali qe do te mari
    vjen e te kerkon shtepine

    Mos pande se te harrova
    jo moj jo s'te kam harruar
    zjarrin o ne zemrat tona
    i ziu kush e ka shuar...

    Oh sa kam pa e degjuar
    Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
    Xkè lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  11. #31
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    [QUOTE=pulcina86;2058484][COLOR="SeaGreen"][B].....Edhe kjo keng labe eshte po nuk e di te gjithe.


    Me ka porosit babai
    mos u pleks me djemurine
    se djali qe do te mari
    vjen e te kerkon shtepine

    Mos pande se te harrova
    jo moj jo s'te kam harruar
    zjarrin o ne zemrat tona
    i ziu kush e ka shuar...

    Pa shiko erdhi behari
    Çeli lule trëndelinë
    Sa i bukur duket mali
    Po deshe hajde të rrimë

    mos pandeh se të harrova
    Jo moj jo s'të kam harruar
    Zjarri o në zemrat tona
    I ziu kush e ka shuar

    Kaq di dhe unë se mbaj mënd me, kur i pash këto vargje që kishe shkruar menjëherë më shkuan buzët vesh më vesh sepse shumë vjet më parë e këndoja këtë këngë me një kushëririn tim. Unë bëja zërin e djalit ndërsa ai të vajzës edhe më vonë kur u rritëm nuk e këndonte më edhe qeshnim gjithmonë me këtë histori
    Mu mbushën sytë me lota tani edhe nuk shkruaj dot më
    Sa më ka marë malli për ato kohë
    Shqiptarët kanë dryshuar shumë
    Janë bërë më të kamur por kan humbur shumë nga bota e brëndshme
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  12. #32
    £u & £i Maska e xlindax
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    [QUOTE=flory80;2059916]
    Citim Postuar më parë nga pulcina86 Lexo Postimin
    [COLOR="SeaGreen"][B].....Edhe kjo keng labe eshte po nuk e di te gjithe.


    Me ka porosit babai
    mos u pleks me djemurine
    se djali qe do te mari
    vjen e te kerkon shtepine

    Mos pande se te harrova
    jo moj jo s'te kam harruar
    zjarrin o ne zemrat tona
    i ziu kush e ka shuar...

    Pa shiko erdhi behari
    Çeli lule trëndelinë
    Sa i bukur duket mali
    Po deshe hajde të rrimë

    mos pandeh se të harrova
    Jo moj jo s'të kam harruar
    Zjarri o në zemrat tona
    I ziu kush e ka shuar

    Kaq di dhe unë se mbaj mënd me, kur i pash këto vargje që kishe shkruar menjëherë më shkuan buzët vesh më vesh sepse shumë vjet më parë e këndoja këtë këngë me një kushëririn tim. Unë bëja zërin e djalit ndërsa ai të vajzës edhe më vonë kur u rritëm nuk e këndonte më edhe qeshnim gjithmonë me këtë histori
    Mu mbushën sytë me lota tani edhe nuk shkruaj dot më
    Sa më ka marë malli për ato kohë
    Shqiptarët kanë dryshuar shumë
    Janë bërë më të kamur por kan humbur shumë nga bota e brëndshme

    Ishalla del ndonje qe di pjsen tjeter
    E kam kenduar shume dhe une kete keng
    E kendoj akoma tani, sh flm x rreshtin qe me shtove se ngela duke then qe me ka porosit babai mos te pleksem me djemurine... ui ui!!

    Dhe mua me ka mare malli x ato kohe por nuk mendoj se kemi ndryshuar, ne thjesht ndryshuam vendin e te jetuarit, ndoshta dime me shume se me pare por prap ata qe ishim jemi... te pakten une!
    Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
    Xkè lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  13. #33
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Atje ku më lindi nëna
    Atje ngrysem atje gdhihem
    Atje më fluturon zëmra
    Atje ulem atje ngrihem

    Si zog fluturoj mbi lumë
    Më ngopet xhani me erë
    Tek burimi nëpër gjumë
    Më loz e bukur e dheut

    Ngjitem arave përpjetë
    Përmbi lule në rrongaja
    Si ketrri more për mbi fletë
    Aty qeshja aty qaja

    Atje ku dremitin zilet
    Atje u zgjova me fyell
    Veç atje me shtohen kilet
    Atje mar dritë dhe diell

    Atje ku më lindi nëna
    Ku piva gjirin e thatë
    Atje le të vdesë zëmra
    Se atje do ngjallem prapë


    Kënga ime flamur
    Nuk ka herë që e dëgjoj dhe mos të më rrokullisen lotët faqeve
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  14. #34
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga pulcina86 Lexo Postimin

    Me ka porosit babai
    mos u pleks me djemurine
    se djali qe do te mari
    vjen e te kerkon shtepine
    Hahahaha, e lezeteshme kjo. Mençuria popullore.

    Nje tjeter qe me pelqen thote:

    Babai te kishte thene
    Nje burre po t'u afrua
    Te do mike e jo grua


    (tani nese eshte labe apo jo s'e di une por mesazhi eshte pak i shume i njejte me ate qe citova)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 26-10-2008 më 21:11
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Magjia e kenges politfonike labe, asht mrekullia e pa arritshme nga asnje komb! Deti i isos, zerat e mrekullueshem te kanges polifonike te bejne te harrosh gjithshka te keqe ne kete bote. Polifonia e Jugut asht pasuria me e madhe kombetare shqiptare, Gjeniu popull nepermjet kesaj mrekullie folklorike ka shprehur si e thote edhe gjeniu letrave I.Kadare : Biografine e vet ne vargje!
    U perjetsofte dhe u lartoftë kjo maje kulmore e Artit shqiptar.

  16. #36
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Magjia e kenges politfonike labe, asht mrekullia e pa arritshme nga asnje komb! Deti i isos, zerat e mrekullueshem te kanges polifonike te bejne te harrosh gjithshka te keqe ne kete bote. Polifonia e Jugut asht pasuria me e madhe kombetare shqiptare, Gjeniu popull nepermjet kesaj mrekullie folklorike ka shprehur si e thote edhe gjeniu letrave I.Kadare : Biografine e vet ne vargje!
    U perjetsofte dhe u lartoftë kjo maje kulmore e Artit shqiptar.

    Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj !


    Gjithe te mirat !

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shum te bukura vargjet ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  18. #38
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    shum te bukura vargjet ...
    Faleminderit!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  19. #39
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    (burri)
    Mua çmë ka zënë halli
    Kam gruan nga sua djalli
    Që për të nuk më mer malli
    I ka plas cipa tek balli
    (gruaja)
    Pa mu largo o matufë
    Mi bën turinjtë si bufë
    Me cigare paf e pufë
    Si stë dolli ai dufë
    (burri)
    Gruaja ime bizbiqe
    Që kur erdhe mëndje boshë
    Miq e shokë më than hiqe
    Më mirë krevatin boshë
    (gruaja)
    Ik o gëli arabelë
    Që ligjëron si gjinkalla
    Si pelivani më delë
    Rri o dreq se s'të shkon fjala
    (burri)
    Ti më ke mëndjen e kecit
    Si pazari Rroskovecit
    Pul e lagur e qymezit
    Më ke gjuhën e memecit
    (gruaja)
    Më marsh të keqen e këmbës
    Se un jam nga soji nënës
    Kur vij në buzë të lëmës
    Ec dhe në majë të këmbës
    (burri)
    Unë jam nga soji babushit
    Që pinte rakin e rrushit
    Që rriti këtë dragua
    Ishte fis e goxha sua

    (bashkë)
    Hajt të shkojmë tek krevati
    Të dy të bëhemi gati
    Atje do na dal inati
    Të mos e mar veshë fshati
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  20. #40
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Në mes të Përmetit
    Një shtëpi e bardhë
    Bini ju o cyla bini duke qarë

    Dy çupat e hoxhës
    Të dyja me barrë
    Bini ju o cyla bini duke qarë

    Njëra lindi çupë
    Tjetra lindi djalë
    Bini ju o cyla bini duke qarë

    Çupa u martua
    Mori burr Pashanë
    Bini ju o cyla bini duke qarë

    Djali u bë burrë
    Zaptoi dynjanë
    Bini ju o cyla bini duke qarë

    Ka dhe një strofë tjetër që nuk e mbaj mënd!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •