Çfarë roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj.
A mendoni se si shoqëri në përgjithësi jemi të lidhur me prindërit tanë më tepër se shoqërite e huaja ku jetojne shumë nga ne?
Gjatë periudhës së fëminisë ne kryesisht jemi tepër të lidhur me familjen dhe me kalimin e kohës kërkojme të shkëputemi prej saj qoftë dhe në mënyre instiktive pasi është e pashmangshme divergjenca në mendime dhe ide per shkak te konfliktit te brezave.
Tek kjo periudhë, kryesisht adoleshenciale vihet re nje rrebelim ndaj familjes dhe prindërve. Njerëzit kërkojne Liri Veprimi dhe mos gjykim për ato veprime. Tërhiqen fort nga Liberalja në një kohë që prindërit janë më tepër konservatorë dhe përpiqen të mbajnë më të frenuar.
Kjo është vetëm dicka përgjithësuese pasi kuptohet që ka dhe mjaft përjashtime.
Ambienti që frekuentohet nga personi padyshim që luan një rol tepër të madh në formimin e karakterit te tij, madje ka patur raste që ka ndikuar më tepër sesa vetë familja.
Megjithatë nga ato që kam parë, mund të them që shqiptarët në pergjithesi jane me te lidhur me familjen e tyre nga sa jane te huajt. Kjo vjen per shume arsye, kryesisht te mentaliteti te pergjitshem te shoqerise, kushteve ekonomike etj.
Dua te di se cfare roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj. Ju kanë penguar apo ndihmuar në realizmin e dëshirave dhe ambicjeve tuaja.
A jeni munduar ndonjëhere ti shikoni gjërat sipas këndvështrimit të prindërve tuaj dhe ti gjykoni ata sipas atij këndvështimi apo thjesht mendoni që janë Brez Tjetër dhe çdo gjë që thonë është në kundërshim me qëllimet dhe dëshirat tuaja.
A keni patur raste kur prindërit tuaj ju kanë ndihmuar kur keni qenë në vështirësi dhe në rast se PO, a keni ndryshuar mendim për ta?
Çfarë vlerash dhe mësimesh doni ti trashëgoni fëmijve tuaj dhe çfare të tjerash do të lini mënjanë?
Krijoni Kontakt