Kete teme e hapa qe ta beni si ditarin tuaj filozofik. Me poshte eshte nje pjese e marre nga nje leter qe i kam shkruajtur dikujt. Nuk eshte e thene te bini dakort me shkrimet. E kam shkruajtur pergjumesh.
...
Po te te dergoj nje tjeter kenge. "Only Time" nga Enya... nje klasik!!! E trishtueshme, por e bukur. Plus, thote edhe moton time: "Koha tregon gjithshka." (Sa moto qe kam une!! LoL)
kush mund te tregoje
ku rruga shkon
ku dita rrjedh
vetem koha
dhe kush mund te tregoje
ne qofte se dashuria jote rritet
sic e kerkon zemra jote
vetem koha
kush mund te tregoje
pse zemra jote psheretin
kur dashuria jote fluturon
vetem koha
dhe kush mund te tregoje
pse zemra jote qan
kur dashuria jote genjen
vetem koha
kush mund te tregoje
kur rruget takohen
se dashuria mund te jete
ne zemren tende
dhe kush mund te tregoje
kur dita flen
ne qofte se nata mban
te gjithe zemren tende
nata mban gjithe zemren tende
kush mund te tregoje
ne qofte se dashuria jote rritet
sic e kerkon zemra jote
vetem koha
dhe kush mund te tregoje
ku rruga shkon
ku dita rrjedh
vetem koha
kush e di
vetem koha
kush e di
vetem koha
Sa e keqe kam qene me ty. E keqja eshte se ti i mban mend me mire se une... e kush e di, mund te kem qene akoma me e keqe se sa mendoj.
E di... me quaj paranojake, por une po pres per me te keqen te ndodhi, por e di qe me kohe do me iki kjo pritja... dhe vetem atehere ndodh e keqja, kur nuk e pret. Ashtu eshte gjithnje, apo jo?
Nejse, s'ka gje, sepse rregulli im i ri eshte bej c'te duash.
Ka marre shume nete pa gjum me filozofira e argumentime me veten te arrija ketu. Gjithnje kam dashur te bej ate qe dua pa merzitur te tjeret, por tani e di qe s'behet. Dihet qe gjithnje jemi skllav te dickaje (nuk mund te bejme si te duam)... dhe ky rregulli im i ri eshte tamam si ti hedhesh benzine zjarrit. Mendo gjithe kaos qe shkakton ky rregull, e megjithate eshte e vetmja pergjigjje po deshe te mos zgjohesh nje dite e te mendosh, "Bo bo... me iku jeta!" dhe ne te njejten kohe e vetmja rruge si te zgjohesh e te pendohesh per gjera qe ke bere.
Ketu hyn genjeshtra: vaji qe na nxjerr unazen nga gishti, gjalpi qe na rreshqet krahun qe na ngeci neper hekura, kremi qe zbut lekuren e ashper nga mundimet. E vetmja menyre qe zbut realitetin. Por... a ke provuar te lash vajin nga duarte? Pothuajse e pamundur!! Te ngecet ne lekure edhe pse perdor sapun. Kjo, pra, eshte genjeshtra. E embel, e bute, te ndihmon, por te vjen pas edhe kur nuk e perdor me.
Bota eshte aq perfekte sa nuk eshte perfekte.
Paradoks. Kontradiktore. Po.
Per shembull, dicka qe nuk del egzakt 3 milimetra, s'do te thote qe s'eshte perfekte; vetem se na duhet dicka akoma me e vogel qe ta masim e t'i japim nje emer/mase me te sakte. Ne quajme imperfekte ato gjera qe vizorja jone nuk i nxen... dhe sa budallenj jemi, sepse vizoret tona (1.) ndryshojne me te ato te te tjereve, ose (2.) jane shume te kufizuara. Edhe te mos ishin te kufizuara, jemi ne, njerezit, qe jemi te kufizuar. Ja qe syri jone aq ka kapacitet; nuk sheh gjerat me te vogla se 1 milimeter. Por (teper qesharake) nuk jemi te kufizuar. E keshtu vazhdojne gjerat... nje varg e nje varg e nje varg... kush rri e mendon ti zgjedhi ka *topa* sa shalqinjte!!!UGH... do e bej veten te vjelle se sot hengra nje gjysem shalqiri.
Nuk e di ne i kupton keto gjera. Me te shumten e kohes kur flas keshtu, me thone, "What???" S'me kuptojne, dhe nuk u ve faj, se une me te shumten e kohes s'di si te them ato qe mendoj.
Kam qene rrotull 8 vjec dhe mendoja sa te vetem jemi ne njerezit ne kete bote. Kurre, kurre, kurre nuk na afrohet askush. Jemi vetem. Vetem. Te humbur!
Per shembull, ti te rrish 10 hapa larg meje, je 10 hapa me larg nga une. Bej 5 hapa dhe ke bere gjysmen e rruges. Por perseri je larg. Bej 5 hapa dhe me prek. Me perqafon. Me puth. E prap jemi larg. Jemi shume larg. Na ndajne rrobat, xhaketat, kepucet... c'do gje qe kemi ne trup! E kur i heqim, na ndan lekura. Te rrjepim lekuren e na ndajne muskujt. Heqim muskujt e na ndan DNA-ja. Heqim DNA-ne e na ndajne kockat. Varg... varg... varg... varg... shkon ne perjetesi. E pandaluar. E pafund. Pergjithmone.
Natyrisht, me vizoren tone, ne s'mund te jemi me afer njeri tjetrit se sa kur prekemi. "S'ka me afer se sa prekja, apo jo?" mendojne njerezit. Keshtu qe kjo u mjafton.
MUA JO!!
Na ndajne 10 hapa, 5 hapa, rrobat, lekura, mishi, atomet, kemikalet, mendimet, eksperiencat, memorja, gjaku, palca... Dhe kjo me duket nje distance e mijerave mijerave milje.
(Tradhetoj moshen time kur flas per gjera keshtu, kaq... rebelisht. LoL!)
Por s'kam tjeter rruge, keshtu qe duhet ta pranoj. DUHET te me mjaftoje! S'ka tjeter rruge. E kam ditur perpara se te dija fjalet qe ta shprehja. Dhe ate dua, afersine qe asgje nuk e ndan. Por ja qe nuk egziston. E aty me vjen inat sepse gjithnje dua te pamunduren. Pra, fajin e kam une.
Prandaj dashuria dhe romanca jane kaq POPULAR ne kete bote. Njerezit mendojne se i/e dashuri-a eshte me i aferti ne kete bote. Kane te njejtin mendim dhe respekt per njeri tjetrin. Jane besnike. Bejne njeri tjetrin te ndihet mire. Etj. etj..
Por realiteti eshte qe jemi aq te afert me ata sa jemi me armiqte tane.
Mund te shkruaja nje liber te tere per kete, por romantiket do me hapnin varrinLoL! E pra, eshte edhe deshira qe dashuria DUHET te jete e vetmja gje qe afron dy njerez me shume. Eshte NEVOJA per ate deshire edhe pse genjejme veten. C'fare arsye do kishin qe te jetonin? Atyre u duhen te besojne qe dashuria nuk eshte ndjenje, por fakt. E le ta besojne... s'u kundervihem; thjeshte po shkruaj mendimet. Po ta gjej nje menyre, nje rruge tjeter si te jetonin, atehere do u kundervihesha. Por ja qe s'kam gjetur nje. Dashuria eshte e vetmja. Dhe mendoj se fakti qe eshte e vetmja menyre per njerezit te jetojne, eshte pikerisht ajo qe e ben dashurine fakt e jo ndo nje ndjenje si te gjithe te tjerat (edhe pse faktikisht ashtu eshte: thjeshte nje tjeter ndjenje).
Me fal.
Ti doje te lexoje dicka qe te shlodh, kurse une shkruaj filozofi e budallalleqe qe s'do me hyjne ne pune, as mua, as ty. Po te lodh akoma me shume. Hyj neper labirinthe pa pergjigje dhe te nxjerr me dhimbje koke. Mundet qe ajo eshte arsyeja pse kam dhimbje koke kaq shume. Nejse, me qe s'kisha c'te shkruaja, hodha mendimet e mia te dites ne kete e-mail. Me duket se po te bej ty ditarin tim.
...
P.P.S.: Morali i gjithe ketij e-maili?
JETO TE SOTMEN!!!
"Te puth,
Elsa."
Krijoni Kontakt